Trajnim me biznese në Komunën e Mitrovicës mbi sinjalizimin në sektorin privat

Lëvizja FOL ka vazhduar me trajnimet me biznese në Komunën e Mitrovicës mbi sinjalizimin si një mjet kundër korrupsionit për të forcuar integritetin në sektorin privat.

Trajnimi do të ofroj njohuri të vlefshme praktike për biznese sa i përket zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve. Programi është krijuar për të shkëmbyer njohuri mbi çështjet që lidhen me raportimin dhe përpjekjet kundër korrupsionit në këtë sektor dhe do të mbahet në shtatë rajone të Kosovës.

Ky aktivitet mbështetet nga USAID – Kosovo Municipal Integrity.

Trajnim me biznese në Komunën e Gjilanit mbi sinjalizimin në sektorin privat

Lëvizja FOL ka vazhduar me trajnimet me biznese në Komunën e Gjilanit mbi sinjalizimin si një mjet kundër korrupsionit për të forcuar integritetin në sektorin privat.

Trajnimi do të ofroj njohuri të vlefshme praktike për biznese sa i përket zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve. Programi është krijuar për të shkëmbyer njohuri mbi çështjet që lidhen me raportimin dhe përpjekjet kundër korrupsionit në këtë sektor dhe do të mbahet në shtatë rajone të Kosovës.

Ky aktivitet mbështetet nga USAID – Kosovo Municipal Integrity.

Trajnim me biznese në Komunën e Ferizajit mbi sinjalizimin në sektorin privat

Lëvizja FOL ka vazhduar me trajnimet me biznese në Komunën e Ferizajit mbi sinjalizimin si një mjet kundër korrupsionit për të forcuar integritetin në sektorin privat.

Trajnimi do të ofroj njohuri të vlefshme praktike për biznese sa i përket zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve. Programi është krijuar për të shkëmbyer njohuri mbi çështjet që lidhen me raportimin dhe përpjekjet kundër korrupsionit në këtë sektor dhe do të mbahet në shtatë rajone të Kosovës.

Ky aktivitet mbështetet nga USAID – Kosovo Municipal Integrity.

Trajnim me biznese në Komunën e Prishtinës mbi sinjalizimin në sektorin privat

Lëvizja FOL ka vazhduar me trajnimet me biznese në Komunën e Prishtinës mbi sinjalizimin si një mjet kundër korrupsionit për të forcuar integritetin në sektorin privat.

Trajnimi do të ofroj njohuri të vlefshme praktike për biznese sa i përket zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve. Programi është krijuar për të shkëmbyer njohuri mbi çështjet që lidhen me raportimin dhe përpjekjet kundër korrupsionit në këtë sektor dhe do të mbahet në shtatë rajone të Kosovës.

Ky aktivitet mbështetet nga USAID – Kosovo Municipal Integrity.

OShC-të reagojnë kundër përzgjedhjes së anëtarit të Bordit të OShP-së pa konkurs të hapur dhe transparent

Prishtinë, 27 prill 2024 –

Organizatat Lëvizja FOL, INPO dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (tutje OshC-të) reagojnë kundër injorimit të institucionit të konkursit për emërimin e anëtarit të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP) dhe kufizimit të të drejtave të profesionistëve të interesuar që nëpërmjet mundësive të barabarta të aplikojnë për të qenë pjesë e këtij institucioni.

Në këtë mënyrë Qeveria po ndërton praktika të mbrapshta dhe të dëmshme të emërimit të personave politik në institucione të pavarura, duke shkelur parimet e transparencës, meritokracisë, qeverisjës së mirë dhe sundimit të ligjit.

Qeveria e Republikës së Kosovës, pa aplikuar procedurat e rekrurtimi përmes një konkursi të hapur dhe transparent, i ka propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës, dy (2) kanditatë për pozitën e një (1) anëtari të bordit të OShP-së, më ç’rast Kuvendi në seancën e fundit plenare, votoi znj.Batisha Ibrahimi për anëtare.

OShC-të i gëzon fakti që Bordi prej tre (3) anëtarëve akutal është plotësuar edhe me një (1) anëtar, pas mungesës shumë mujore të përbërjes së plotë prej pesë (5) anëtarëve, që ka penguar në mënyrë serioze funksionimin efikas dhe efektiv të Bordit të OShP-së. Megjithatë, OShC-të shprehin shqetësimin për mosgadishmërinë e Qeverisë që përzgjedhjen e anëtarit të bordit të OShP-së ta bëjë pa aplikuar procedura transparente dhe të hapura të rekrutimit, të cilat nuk sigurojnë konkurencë dhe cënojnë të drejtat e të interesuarve të tjerë.

OShC-të sjellin në vëmendje se pavarësisht që me ligjin e aplikueshëm për prokurimin publik në Kosovë, nuk përcakohet në mënyrë eksplicite instituti i konkursit gjatë përzgjedhjes së kryetarit dhe anëtarëve të Bordit të OShP-së, që nga viti 2019 është ndërtuar praktikë e mirë e përzgjedhjes së anëtarëve të Bordit të OSHP-së përmes konkursit të hapur dhe transparent.

Në konkursin e fundit për përzgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të OShP-së, të shpallur nga kjo Qeveri, kanë konkurruar gjithsej 25 kandidatë. Mirëpo, vetëm tre (3) nga konkurrentët ishin rekomanduar për votim, ndërkohë dy (2) kandidatët tjerë ishin propozuar dhe zgjedhur pa ju nënshtruar konkursit fare. Këta dy anëtarë, kujtojmë se kanë dhënë dorëheqje nga pozita e tyre në kohën kur OShP-ja përballej me sfida të mëdha dhe me numër të madh të lëndëve në shqyrtim.

Tutje, OShC-të vlerësojnë se përzgjedhja e disa anëtarëve me konkurs e disa të tjerëve pa konkurs në bordet e pavaruara, përçon mesazhin e mbrapshtë tek publiku dhe qytetarët në përgjithësi, ku ata apo ato që janë zgjedhur pa konkurs arsyeshëm mund të perceptohen si persona të lidhur me pushtetin dhe politikën.

Andaj, OShC-të i bëjnë thirrje Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës që të sigurohen se përzgjedhja e personave në pozitave larta, sidomos në institucionet e pavaruara të përcillet me proceduara të hapura dhe transparente, duke siguruar konkurueshmëri dhe meritokraci në proces si dhe mundësi të barabrata për të gjithë profesionistët e fushës përkatëse.

Letër publike: Heshtja nuk është opsion

I nderuar Rektor i Universitetit të Prishtinës, z. Qerim Qerimi,

Ne organizatat e poshtëshënuara po ju drejtohemi përmes kësaj letre të hapur për të kërkuar veprim të menjëhershëm nga ju si Rektor i Universitetit të Prishtinës për denoncimet e 27 studenteve të Fakultetit të Mjekësisë për ngacmime seksuale nga profesori Xhevat Krasniqi.

Ne kërkojmë suspendim të menjehershëm të Xhevat Krasniqit deri në epilogun e rastit. Duhet të ketë zero tolerancë për raste kur profesorët ngacmojnë seksualisht studentët e tyre dhe aq më pak kur këta profesorë veçse janë ngacmues seksual të dëshmuar, siç është Xhevat Krasniqi, i suspenduar nga Universiteti i Gjakovës për vepra të njejta kriminale. Duke heshtur karshi këtij akti kriminal ju jeni duke bashkëpunuar me ngacmuesin dhe jeni duke amnistuar e nxitur krimet seksuale brenda Universitetit të Prishtinës.

Mjaft është mjaft, ne kërkojmë drejtësi dhe e kërkojmë atë menjëherë!

Nuk i tolerojmë ngacmimet seksuale të Xhevat Krasniqit. Aktet e tij të kundërligjshme nuk mund të normalizohen e as të minimizohen. Ngacmimi seksual nuk ka vend në Universitetin e Prishtinës. Mirëqenia e studentëve/eve duhet të prioritetizohet.

Ju bëjmë thirrje që si bartës i pozitës më të lartë brenda këtij institucioni të merrni përsipër zgjidhjen e këtij rasti dhe vendosjen e drejtësisë në UP në duart tuaja. Çdo gjë më pak do të ishte një tradhti ndaj besimit që ju është dhënë për ushtrimin e kësaj detyre dhe një dështim për të mbajtur lartë vlerat e integritetit dhe respektit brenda universitetit publik.

Heshtja nuk është opsion. Mosveprimi nga ana juaj është i papranueshëm!

Solidarizohuni me ne dhe kërkoni përgjegjësi dhe drejtësi për viktimat e ngacmimeve seksuale. Ne nuk do ndalemi derisa Universiteti i Prishtinës të çlirohet nga epidemia e ngacmimit seksual.

Kërkojmë nga ju me mirëkuptim që të na mbani të informuar rreth rastit. Qëndrojmë në dispozicion për korrespodencë të mëtutjeshme.

Faleminderit për vëmendjen.

Organizatat mbështetëse:

  1. Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut Kosovë – YIHR KS
  2. Qendra Kosovare për Studime Gjinore – QKSGJ
  3. Lëvizja Feministe Studentore – LFS
  4. Qendra për Liri dhe Barazi – CEL Kosova
  5. Qendra për Zhvillim të Grupeve Sociale – CSGD
  6. Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF
  7. Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA
  8. Organizata për Rritje të Cilësisë në Arsim – ORCA
  9. YMCA Kosova
  10. Instituti Kosovar për Drejtësi – IKD
  11. Lëvizja FOL
  12. Instituti D4D
  13. Rrjeti i Grave të Kosovës – RrGK
  14. Bubble Foundation
  15. Community Building Mitrovica – CBM
  16. Dylberizm
  17. Termokiss
  18. Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave – KIPRED
  19. Voice of Roma, Ashkali and Egyptians – VoRAE
  20. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK
  21. Dokufest
  22. Instituti Sekhmet
  23. Instituti Musine Kokalari
  24. Integra
  25. Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës – KRCT
  26. Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë – HLCK
  27. Iniciativa për Progres – INPO
  28. Kosovo Women 4 Women – K-W4W
  29. Advancing Together – AT
  30. Çohu
  31. Qendra Kosovare për Studime Sigurite – QKSS
  32. Forumi Kosovar i Aftësive të Kufizuara – KDF
  33. Pishtarët
  34. Hyjneshat

Bizneset e painformuara për ekzistimin e ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve

Prishtinë, 17 prill 2024

Lëvizja FOL, me mbështetjen e Aktivitetit të USAID-it për Integritet të Komunave të Kosovës, ka mbajtur tryezën e diskutimit në lidhje me sinjalizimin në sektorin privat, ku u shpalosen gjetjet e raportit të Lëvizjes FOL të titulluar: “Gjetjet e anketës mbi të kuptuarit dhe përceptimin e sinjalizimit nga punonjësit e sektorit privat”. Qëllimi i këtij raporti ishte që të vlerësohet niveli i informimit dhe perceptimi i subjekteve të sektorit privat për mekanizmin e sinjalizimit dhe se sa po zbatohet realisht ky mekanizëm në praktikë.

Pjesë e kësaj tryeze ishin: Përfaqësuesi i Aktivitetit të USAID-it për Integritet të Komunave të Kosovës, z. Stephen Carpenter, ; përfaqësuesi i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, z. Milot Shala; përfaqësuesi i Inspektoratit të Punës, z. Vesel Zhinipotokun; përfaqësues nga Aleanca Kosovare të Bizneseve, znj. Lumnije Ajdini; përfaqësuesi i subjektit privat Sh.P.K. “Liridoni”, z. Ngadhnjim Lajçi, si dhe përfaqësues të odave ekonomike në Kosovë dhe të organizatave të shoqërisë civile.

Drejtorja e Lëvizjes FOL, znj. Mexhide Demolli – Nimani, falënderoi pjesëmarrësit për prezencën dhe shpjegoj se kjo anketë vlerësoi shkallën në të cilën subjektet e sektorit privat janë të informuara për mekanizmin e sinjalizimit si dhe nivelin e zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve në sektorin privat.

Përfaqësuesi i Aktivitetit të USAID-it për Integritet të Komunave të Kosovës, z. Stephen Carpenter, tha se gjetjet e Lëvizjes FOL tregojnë vlerën, dhe nevojën urgjente për përmirësimin e kësaj gjendjeje përmes trajnimeve. Sipas, z. Carpenter, përderisa sot ndajmë përvojat tona dhe strategjitë e ndryshme, të përqendrohemi më shumë për përmirësimin e kësaj fushe.

Hulumtuesja e Lartë në Lëvizjen FOL, znj. Albana Hasani, prezantoj gjetjet e këtij raporti. Përveç kësaj, znj. Hasani tha se për FOL gjetjet ishin rezultate befasuese, meqe është pritur që përqindja e bizneseve të painformuara në lidhje me sinjalizimin ka me qenë më e lartë, megjithatë, sipas saj, edhe këto shifra theksojnë domosdoshmërinë e ndërmarrjes së iniciativave për rritjen e informimit dhe ndërgjegjësimit të bizneseve lidhur me këtë ligj.
Drejtori i Departamenti për Planifikim Strategjik në Inspektoratin e Punës, z. Vesel Zhinipotoku, tha se këtë vit thuajse është filluar me një qasje më pozitive që të gjitha subjektet ekonomike të caktojnë zyrtarin përgjegjës për sinjalizim. Sipas z. Zhinipotoku, ka subjekte që paraprakisht i kanë caktuar personat përgjegjës, mirëpo sa janë efektiv lë për të dëshiruar. Gjithashtu, z. Zhinipotoku ndër të tjera tha se masa ndëshkimore nuk kanë shqiptuar për subjektet që nuk i kanë caktuar zyrtarët përgjegjës, përveç 1 rasti, në mënyrë që të punohet në preventivë dhe jo në ndëshkim.
U.D Udhëheqësi i Divizionit për Sinjalizim në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, z. Milot Shala, tha se gjendja është më e mirë në sektorin publik se sa në atë privat. Ai tha se agjencia është shumë e gatshme për të bashkëpunuar, sidomos në vetëdijesim dhe në trajnime.

Drejtorja e Aleancës Kosovare të Bizneseve, znj. Lumnije Ajdini, tha se situata reale nga bizneset është shumë më keq se sa që po e diskutojmë këtu. Bizneset nuk kanë qenë aspak të informuara as nga ministria as nga institucionet tjera relevante. Sipas znj. Ajdini, ky mekanizëm është shumë i vlefshëm sepse ka favore që e mbrojnë imazhin e kompanive në Kosovë. Gjithashtu, znj. Ajdini tha se numri i inspektorëve nuk është i mjaftueshëm për me e mbuluar këtë fushë.

Udhëheqësi i Departamentit Ligjor në Kompaninë ”Liridoni”, z. Ngazhnjim Lajçi, tha se mbetet sfiduese zbatimi i këtij mekanizmi sidomos kur ka të bëjë me ruajtjen e konfidencialitetit. Z. Lajçi tha se po vërehet në terren rritja e numrit të inspektorëve dhe sipas tij, kompania në të cilën punon ai kanë pasur vazhdimisht inspektime nga ky institucion.

Raportin e plotë mund ta gjeni këtu:

Raport: Gjetjet e anketës mbi të kuptuarit dhe perceptimin e sinjalizimit nga punonjësit e sektorit privat Download

FOL, IKD dhe INPO: KPK-ja të sigurojë përfaqësim gjinor me së paku tri anëtare gra, me zgjedhjen e anëtarit të ri nga radhët e PSRK-së

Prishtinë, 18 mars 2024– Organizatat joqeveritare të poshtëshënuara i bëjnë thirrje Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) që në përputhje me kompetencat që ka, të garantojë përfaqësimin gjinor në përbërjen e KPK-së me rastin e votimit për anëtarin e ri të Këshillit nga radhët e prokurorëve të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).

KPK nga 27 marsi 2024 do të mbetet vetëm me dy anëtare gra në përbërjen e vet. Kjo pasi anëtares aktuale Merita Bina-Rugova i përfundon mandati më 27 mars 2024. E njëjta, në këtë pozitë ishte zgjedhur më 27 mars 2019.

Për plotësimin e kësaj pozite, Këshilli kishte shpallur konkursin më 13 shkurt 2024. Këtë konkurs, KPK e kishte shpallur me vonesa duke mos respektuar afatin kohor që kërkohet me Rregulloren Nr.06/2020 për Zgjedhjen e Anëtarëve Prokurorë të Këshillit Prokurorial të Kosovës, [Neni 6, par.1], ku përcaktohet se: “KPK-ja merr vendim për shpalljen e zgjedhjeve për anëtarë të saj nga radhët e prokurorëve, së paku tre (3) muaj para përfundimit të anëtarit të KPK-së”. Ky konkurs ishte shpallur një muaj e dy javë apo 43 ditë para përfundimit të mandatit të anëtares Bina-Rugova.

Pas shpalljes së konkursit për pozitën e anëtarit të KPK-së nga radhët e prokurorëve të PSRK-së, garës i janë nënshtruar prokurori Milot Krasniqi dhe prokurorja Habibe Salihu. Në zgjedhjet e mbajtura më 15 mars 2024, prokurori Krasniqi ka arritur të marrë 10 vota, ndërsa prokurorja Salihu tri vota. Kurse, dy vota ishin shpallur të pavlefshme. Në procesin zgjedhor morën pjesë 15 prokurorë të PSRK-së.

FOL, IKD dhe INPO i bëjnë thirrje KPK-së që të respektojë Ligjin për KPK dhe Rregulloren përkatëse për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë, kjo me qëllimin e vetëm që të sigurohet përfaqësimi gjinor siç kërkohet me legjislacionin në fuqi.

Sipas Ligjit Nr.06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, [neni 9, paragrafi 4], është përcaktuar se: “Anëtarët e Këshillit pasqyrojnë natyrën shumetnike dhe parimet e barazisë gjinore në Republikën e Kosovës dhe zgjedhen bazuar në kompetencën, përvojën dhe njohurinë e tyre”. Pra, sipas këtij Ligji, përbërja në KPK duhet të pasqyrojë parimet e barazisë gjinore.

Edhe sipas Rregullores përkatëse, konkretisht [Neni 5, par.2], Këshilli duhet të kujdeset dhe të bëjë vlerësimet paraprake mbi nivelin e përfaqësimit gjinor. Tutje, paragrafi 3 i po këtij neni ka paraparë se: “Nëse ka aplikues nga komunitetet joshumicë ose të gjinisë femërore, KPK-ja do të angazhohet të sigurojë që në përbërjen e saj të ketë së paku një (1) anëtar nga komunitetet joshumicë dhe së paku tre (3) anëtarë të gjinisë femërore. Sipas rregullores përkatëse, kërkohet që në përbërjen e KPK-së minimumi të jenë tri (3) anëtare të gjinisë femërore.

Po ashtu, [neni 8, par. 15] i Rregullores përkatëse ka përcaktuar se: “Nëse KZ i KPK-së konstaton se përfaqësimi i tillë gjinor dhe etnik nuk është arritur sipas nenit 4 të kësaj rregulloreje, atëherë KPK-ja do ta zbatojë rregullën sipas së cilës kandidatët femra apo kandidatët nga radhët e komuniteteve joshumicë që kanë numër më të lartë të votave në nivel të të gjitha prokurorive ku mbahen zgjedhjet në proporcion me numrin e përgjithshëm të prokurorëve, zgjedhen me përparësi anëtarë të KPK-së. Në rast se kandidatët kanë vota të njëjta atëherë zgjedhja bëhet me short”.

KPK në të kaluarën ka pasur situata të tilla të ngjashme, e ku veproi në përputhje me legjislacionin në fuqi. Kujtojmë se në zgjedhjet e zhvilluara në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, në tetor të vitit 2020 në votimin e dytë në garë kishin qenë prokurorët Jovo Radoviq dhe Naim Beka. Prokurori Beka e kishte fituar besimin e prokurorëve me 11 vota, ndërsa prokurori Radoviq kishte marrë vetëm 9 vota. Megjithatë, edhe pse humbës i zgjedhjeve, prokurori Radoviq ishte zgjedhur anëtar i KPK-së, kjo për faktin e arritjes së qëllimit të përfaqësimit etnik në KPK, pasi prokurori Radoviq vinte nga komuniteti serb.

Për më tepër, kryesuesi i asaj kohe i KPK-së, Bahri Hyseni i kishte kërkuar ndjesë Bekës i cili e kishte fituar garën, duke thënë se kështu përcaktohej me rregullore dhe se kjo siç thoshte ai është bërë praktikë edhe në mandatet e mëhershme të KPK-së.

Edhe Strategjia për Sundimin e Ligjit (2021-2026) dhe Plani i Veprimit të saj, kishin kërkuar nga KPK që të zbatojë masat e politikave për sigurimin e përfaqësimit gjinor dhe etnik në përbërjen e saj. [Raporti Vjetor për Zbatimin e Strategjisë për Sundimin e Ligjit, mars 2023, fq.18].

Po ashtu, sipas Raportit të Progresit për Republikën e Kosovës për vitin 2023, Republika e Kosovës ende ka një përqindje të ulët të grave gjyqtare dhe prokurore në krahasim me shumicën e vendeve të tjera evropiane.

Ndryshe, pabarazia gjinore më e theksuar shprehet në pozitat udhëheqëse. Përqindja e grave në pozitat udhëheqëse nuk është ekuivalente me përqindjen e përgjithshme të grave prokurore në sistemin e drejtësisë. Kjo pasi, nga dhjetë pozita të kryeprokurorëve në vend, pozitën e kryeprokurorëve e mbajnë vetëm prokurorët burra. Pra, asnjë nga to nuk udhëhiqet nga gratë.

Mbi bazën e të lartcekurave, FOL, IKD dhe INPO i rekomandojnë KPK-së që me rastin e votimit për anëtarin e ri të KPK-së nga radhët e PSRK-së, të zgjedhë prokuroren Habibe Salihu si anëtare të re të KPK-së, në mënyrë që të sigurohet përfaqësimi gjinor së paku tri anëtare gra në përbërjen e KPK-së. Në të kundërtën, KPK do të veprojë në kundërshtim me Ligjin për KPK, Rregulloren përkatëse, Strategjinë për Sundimin e Ligjit dhe me standardet dhe praktikën e krijuar nga vetë ajo deri më tani.

Organizatat joqeveritare:

Lëvizja FOL
Instituti i Kosovës për Drejtësi
Iniciativa për Progres

FOL, IKD dhe INPO: KPK të shpallë sa më parë konkursin e ri për Kryeprokuror të Shtetit

Prishtinë- Organizatat jo-qeveritare: Lëvizja FOL, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Iniciativa për Progres, të hënën përmesë një komunikate për media, i kanë bërë thirrje Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), që në përputhje me kompetencat që ka, pas mos dekretimit të kandidatit për Kryeprokuror të Shtetit nga Presidentja e Republikës së Kosovës, të shpallë konkurs të ri për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit.

Sipas tyre, Kosova është pa Kryeprokuror të Shtetit që nga prilli i vitit 2022, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Kështu, tani po bëhet dy (2) vite që kur Prokurori i Shtetit funksionon me u.d. të Kryeprokurorit të Shtetit. Me këtë rast, duhet theksuar se nevoja për të pasur Kryeprokuror të Shtetit nuk përjashton nevojën për një proces transparent dhe meritor për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit”, thuhet në komunikatë.

Organizatat jo-qeveritare kanë rikujtuar se më 17 tetor 2023, Presidentja e Republikës së Kosovës ka njoftuar se nuk e ka dekretuar kandidatin e propozuar nga KPK për Kryeprokuror të Shtetit, duke e kthyer këtë proces në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

“Fatkeqësisht, kur po bëhen pesë (5) muaj nga nxjerrja e këtij njoftimi nga Presidentja e Republikës së Kosovës, KPK ende nuk ka vepruar në drejtim të zhvillimit të një procesi meritor dhe transparent për përzgjedhjen e kandidatit për Kryeprouror të Shtetit. Veprimi i vetëm i tyre ka qenë ripropozimi, pa proces të ri konkurues, i emrit të njëjtë për dekretim si Kryeprokuror të Shtetit”, theksohet me tej.

Sipas tyre, kjo mënyrë e veprimit nga KPK shpërfaqë mungesë të vullnetit të tyre për të zhvilluar një proces transparent dhe meritor për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit, duke abstrahuar mos zhvillimin e një procesi meritor, transparent dhe me integritet të pakontestuar.

“Nëse deri më 17 tetor 2023 KPK nuk ka pasur përgjegjësi për vonesat që janë krijuar në këtë proces për shkak se propozimi ishte tek Presidentja e Republikës së Kosovës, që nga kjo datë e tutje, KPK është institucioni i vetëm përgjegjës pse Kosova nuk ka Kryeprokuror të Shtetit”. Në linjë me rekomandimet e dala nga vendimi i Presidentes së Republikës së Kosovës, gjetjet e koalicionit të OJQ-ve dhe thirrjeve të partnerëve ndërkombëtarë, KPK duhet të shpallë konkursin e ri për Kryeprokuror të Shtetit dhe të sigurojë një proces meritor dhe transparent, në mënyrë që emri i Kryeprokurorit të ri të Shtetit të dalë nga një proces me integritet të pakontestuar”, thuhet në komunikatën e OJQ-ve.

Sipas tyre, vendimi i Presidentes së Republikës së Kosovës konfirmoi gjetjet e kualicionit të OJQ-ve që monitoruan procesin e përzgjedhjes së kandidatit për Kryeprokuror të Shtetit. Sipas koalicionit të OJQ-ve, procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit nuk ka siguruar meritokraci, objektivitet dhe se kandidatët nuk janë trajtuar në mënyrë të barabartë, çka sipas koalicionit ky proces është shoqëruar me shkelje të shumta të procedurave.

“Ndaj këtij procesi, kishte reaguar Ambasada Amerikane, ajo Gjermane dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, duke u shprehur të zhgënjyer me këtë proces. Duhet rikujtuar se integriteti i këtij procesi ishte cenuar qysh në fillim, pasi ishin tërhequr edhe nga monitorimi Ambasada Britanike, e cila ishte injoruar për dy muaj nga KPK dhe Kryeprokurori i Shtetit. Për më tepër edhe Raporti i Progresit për Kosovën për vitin 2022 ka theksuar zhgënjimin e ambasadave dhe shoqërisë civile për mungesën e drejtësisë, transparencës dhe parimeve të meritës në procesin e zhvilluar nga KPK, përfundon komunikata e OJQ-ve

Vendimet për shkeljet disiplinore për gjyqtarët dhe prokurorët (korrik-dhjetor 2023)

Lëvizja FOL në kuadër të projektit ‘’Ngritja e vetëdijes dhe besimit të qytetarëve në institucionet e sistemit të drejtësisë’’, ka vazhduar monitorimin e vendimeve të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës në lidhje me ankesat disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, numrin e paneleve hetimore të krijuara dhe llojin e sanksioneve disiplinore të shqiptuara nga ana e këtyre institucioneve.

Gjatë periudhës korrik – dhjetor 2023, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka shqiptuar 1 vendim për shkelje disiplinore ndaj prokurorëve. Lloji i sanksionit ka qenë: 1 vërejtje jopublike me shkrim.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës gjatë kësaj periudhe ka shqiptuar 7 vendime për shkelje disiplinore ndaj gjyqtarëve. Llojet e sanksioneve kanë qenë: 2 propozime për shkarkim, 2 vërejtje publike me shkrim, 1 lirim nga përgjegjësia, 1 lirim për hedhjen poshtë si të palejuar të ankesës, 1 revokim I vendimit për suspendim.

Këto statistika janë bazuara në të dhënat zyrtare të pranuara nga Këshilli Gjyqësor I Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Të dhënat e plota mund ti gjeni këtu:

Ky projekt financohet nga Bashkimi Europian.

Infografikë: Vendimet për shkeljet për disiplinore për gjyqtarët dhe prokurorët (korrik-dhjetor 2023) Download

Qeveria e Kosovës realizoj vetëm 36 % të aktiviteteve të parapara të përfundojnë gjatë vitit 2023

Prishtinë 28 shkurt 2023 – Lëvizja FOL ka mbajtur sot konferencë për medie, ku ka publikuar të dhënat nga monitorimi i Planit Vjetor të Punës së Qeverisë, tashmë i quajtur Plani Kombëtar për Zhvillim.

Burbuqe Kastrati, menaxhere e projektit në Lëvizjen FOL, tha se edhe këtë vit FOL ka bërë monitorimin e aktiviteteve të parapara në Planin Kombëtar për Zhvillim. “Qeveria e Kosovës nga 655 aktivitete të parapara të realizohen brenda periudhës janar-dhjetor 2023 ka arritur të realizoj vetëm 234 apo 36%, nuk i ka realizuar 151 apo 23 %, dhe nuk kanë kthyer përgjigje për 270 aktivitete apo 41 %”, tha Kastrati duke shtuar se numrin e madh të aktiviteteve pa përgjigje e kanë shtuar edhe tri ministritë që nuk janë përgjigjur fare e që kanë pasur një numër të madh të aktiviteteve të parapara.

Kastrati theksoi gjithashtu se Zyra e Kryeministrit, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nuk janë përgjigjur fare në pyetësorin e dërguar nga ne, dhe gjithashtu një numër i madh i ministrive kanë lënë pyetje pa përgjigje.

Gjitashtu, Kastrati shpjegoj se të gjitha aktivitetet e parapara të përfundojnë brenda periudhës janar-dhjetor 2023 përmes pyetësorëve i’u janë dërguar sekretarëve të përgjithshëm të ministrive. Pra, sipas saj, të dhënat e prezantuara sot, janë të dhëna të marra direkt nga personat përgjegjës për realizimin e këtyre aktiviteteve.

Ndërkaq Viona Bunjaku, monitoruese në Lëvizjen FOL, prezantoi të dhënat për secilën ministri sa i përket realizimit të aktiviteteve të parapara të përfundojnë brenda vitit 2023. Këto të dhëna ishin:

  1. Zyra e Kryeministrit

    ZKM kishte paraparë 74 aktivitete të realizohen gjatë periudhës janar – dhjetor 2023 në kuadër të Planit Kombëtar për Zhvillim, mirëpo nuk ka kthyer asnjë përgjigje për realizimin e tyre. Në lidhje me këtë, FOL ka dërguar ankesë në AIP dhe presim afatet ligjore që të kemi të dhëna për realizimin apo jo të këtyre aktiviteteve.
  2. Ministria për Komunitete dhe Kthim

    MKK për periudhën janar – dhjetor 2023 ka paraparë realizimin e 4 aktiviteteve prej të cilave ka realizuar vetëm 2, ndërkaq 1 aktivitetet nuk është përfunduar dhe për realizimin e 1 aktiviteti nuk kanë kthyer përgjigje.
  3. Ministria e Shëndetësisë
    MSH në kuadër të Planit Kombëtar për Zhvillim ka paraparë të përfundoj 32 aktivitetet brenda periudhës janar- dhjetor 2023, prej të cilave 14 i ka realizuar, 14 nuk i kanë realizuar dhe për 4 aktivitete nuk kanë kthyer përgjigje.
  4. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

    MKRS në kuadër të Planit Kombëtar për Zhvillim ka paraparë të realizoj 41 aktivitetet brenda periudhës janar – dhjetor 2023. Përgjigje kemi marrë vetëm për 1 aktivitet të realizuar, 1 të pa realizuar dhe për 39 aktivitete të tjera nuk kemi pranuar përgjigje.
  5. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

    MBPZHR në kuadër të Planit Kombëtar për Zhvillim ka paraparë të përfundoj 22 aktivitete brenda periudhës janar – dhjetor 2023. Prej tyre kanë realizuar 10 ndërkaq 9 janë të parealizuara dhe 3 janë pa përgjigjje. Vlen të theksohet se kjo ministri ka dërguar përgjigje edhe për 24 aktivitete tjera realizimi i të cilave shtrihet përtej vitit 2023, dhe 6 aktivitete të tjera të cilat nuk ishin pjesë e PKZH-së.
  6. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

    MFPT në kuadër të Planit Kombëtar Zhvillimor ka paraparë të përfundoj 32 aktivitete brenda periudhës janar- dhjetor 2023. Vetëm 23 janë përfunduar brenda afatit të paraparë ndërkaq 8 janë të pa realizuara dhe 1 është pa përgjigje.
  7. Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

    MMPHI në kuadër të Planit Kombëtar Zhvillimor ka paraparë të përfundoj 61 aktivitete brenda periudhës janar- dhjetor 2023. Vetëm 7 janë përfunduar brenda afatit të paraparë ndërkaq 6 janë të parealizuara, ndërkaq 48 janë pa përgjigje.
  8. Ministria e Drejtësisë

    MD në kuadër të Planit Kombëtar për Zhvillim ka paraparë të përfundoj 77 aktivitete brenda periudhës janar- dhjetor 2023. Vetëm 43 janë përfunduar brenda afatit të paraparë ndërkaq 31 janë të parealizuara dhe 3 janë pa përgjigjje.
  9. Ministria e Zhvillimit Rajonal
    MZHR nuk ka paraparë asnjë aktivitet, realizimi i të cilave fillon në janar dhe përfundon në dhjetor 2023.
  10. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

    MASHTI në kuadër të Planit Kombëtar për Zhvillim ka paraparë të përfundoj 32 aktivitete brenda periudhës janar- dhjetor 2023, prej të cilave ka realizuar 16 dhe 16 të tjera janë të parealizuara.
  11. Ministria e Ekonomisë

    ME në kuadër të Planit Kombëtar për Zhvillim ka paraparë të përfundoj 25 aktivitete brenda periudhës janar- dhjetor 2023. Vetëm 14 janë përfunduar brenda afatit të paraparë ndërkaq 9 janë të parealizuara dhe 2 janë përgjigje.
  12. Ministria e Punëve të Brendshme
    MPB në kuadër të Planit Kombëtar për Zhvillim, ka paraparë të përfundoj 93 aktivitete brenda periudhës janar- dhjetor 2023. Vetëm 46 janë përfunduar brenda afatit të paraparë ndërkaq 43 janë të parealizuara dhe 4 janë pa përgjigje.
  13. Ministria e Mbrojtjes

    MM nga 9 aktivitete të parapara të realizohen gjatë periudhës janar – dhjetor 2023 në kuadër të Planit Kombëtar Zhvillimor, nuk ka kthyer përgjigje. Andaj nuk dihet se sa prej tyre janë realizuar dhe sa jo.
  14. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë

    MINT nga 80 aktivitete të parapara të realizohen gjatë periudhës janar – dhjetor 2023 në kuadër të Planit Kombëtar Zhvillimor, nuk ka kthyer përgjigje. Andaj nuk dihet se sa prej tyre janë realizuar dhe sa jo.
  15. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal

    MPJD në kuadër të Planit Kombëtar për Zhvillim ka paraparë të përfundoj 15 aktivitete brenda periudhës janar – dhjetor 2023. Prej tyre 9 prej tyre janë të realizuara, 5 të pa realizuara dhe 1 pa përgjigje.

Sipas Bunjakut, ajo çka duhet theksuar është se shumë nga ministritë kanë dërguar dhe informacione shtesë sa i përket realizimit të planit, mirëpo FOL ka bërë monitorimin e aktiviteteve të parapara të përfundojnë gjatë vitit 2023 dhe jo ato që kanë filluar në vitin 2023 dhe janë paraparë të përfundojnë përgjatë tri viteve pra deri në vitin 2025.

Të dhënat e plota mund ti gjeni këtu:


Monitorimin e zbatimit të Planit të Punës së Qeverisë, Lëvizja FOL e ka bërë edhe në vitet e kaluara. Në vitin 2022, niveli i zbatimit të Planit të Punës së Qeverisë ka rezultuar të jetë 49%, ndërsa në vitin 2021, realizimi i Planit të Punës së Qeverisë ishte 56%.

Zbatimi i PKZH-së për periudhën janar-dhjetor 2023 Download

Vendimet gjyqësore të publikuara gjatë periudhës tetor-dhjetor 2023

Lëvizja FOL ka vazhduar me monitorimin sistematik të publikimit të vendimeve gjyqësore nga të gjitha gjykatat e Republikës së Kosovës edhe në tre (3) mujorin e fundit të vitit 2023.

Gjatë kësaj periudhe, në ueb-faqen zyrtare të KGjK-së janë publikuar gjithsej 14,214 vendime gjyqësore. Numrin më të madh të aktgjykimeve gjatë këtij tre-mujori i ka publikuar Gjykata e Apelit, e cila ka publikuar gjithsej 3,111 vendime gjyqësore, duke u pasuar nga Gjykata Themelore e Gjakovës, e cila ka publikuar gjithsej 2,071 aktgjykime.

Nga këto vendime, 9478 janë për lëndë civile, 2947 për lëndë penale, 1108 për lëndë ekonomike dhe 681 për lëndë administrative.

Publikimi i vendimeve gjyqësore, përveç që është obligim ligjor, paraqet edhe një hap të rëndësishëm në respektimin e vlerave të gjyqësisë transparente dhe bashkëkohore. Rrjedhimisht, neni 6 i Ligjit për Gjykatat, ka paraparë obligimin e të gjitha gjykatave që brenda 60 ditësh t’i publikojnë në ueb-faqet e tyre zyrtare të gjitha vendimet, si akte që shënojnë epilogun e një procesi gjyqësor.

Të dhënat e plota mund ti gjeni këtu

Ky aktivitet mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan, përmes Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL).

Infografikë - Vendimet gjyqësore tetor-dhjetor 2023 Download

Sinjalizimi në sektorin privat – i paraparë në ligj, por i pazbatueshëm në praktikë

Lëvizja FOL, me mbështetjen e Aktivitetit të USAID-it për Integritet të Komunave të Kosovës, ka mbajtur sot punëtorinë për sinjalizimin në sektorin privat, me ç’rast u diskutua në lidhje me nivelin e zbatimit të mekanizmit të sinjalizimit në sektorin privat, si dhe u shpalosen gjetjet e analizës së Lëvizjes FOL të titulluar: “Dilemat praktiko-juridike të (pa) zbatueshmërisë së sinjalizimit në sektorin privat”, i cili vlerëson aspektin juridik dhe praktik të zbatimit të këtij mekanizmi në sektorin privat.


Drejtorja e Lëvizjes FOL, Znj. Mexhide Demolli – Nimani, tha se sinjalizimi në sektorin privat shërben si një mjet për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin dhe shkeljet e tjera etike dhe ligjore brenda subjekteve të sektorit privat. Gjithashtu, znj. Nimani tha se ky mekanizëm përmirëson kulturën organizative të subjekteve private, duke nxitë një mjedis ku përgjegjshmëria dhe integriteti janë vlerat themelore të këtyre subjekteve.


Zv, Drejtorja e USAID KMI, znj. Afërdita Mekuli, prezantoi Aktivitetin e USAID-it për Integritet të Komunave të Kosovës, e cila tha se synimi i aktivitetit është të luftohet korrupsioni në prokurimin publik. Gjithashtu, sipas znj. Mekuli, raporti i Lëvizjes FOL ka nxjerr shumë sfida, si mungesa e sinjalizuesve ne sektorin privat, e cila krijon një kulturë të heshtjes dhe frikës në vendin e punës.
Drejtori i Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, z. Yll Buleshkaj, tha se e vlerëson punën e Lëvizjes FOL në këtë fushë, në mënyrë që të fuqizohen mekanizmat e brendshëm në bizneset private.


Gjithashtu, z. Buleshkaj sqaroj strukturat dhe procedurat e sinjalizimit, duke theksuar edhe rëndësinë e këtij mekanizmi në luftimin e dukurive negative.


Hulumtuesja e Lëvizjes FOL, znj.Albana Hasani, e cila prezantoi gjetjet e këtij raporti analitik, tha se, edhe pse ky ligj është hartuar konform standardeve të Bashkimit Evropian, pra konform Direktivës për mbrojtjen e personave të cilët raportojnë shkelje, gjetjet e Lëvizjes FOL dëshmojnë se zbatimi i tij në sektorin privat ka hasur në sfida tejet të mëdha.


Sipas Hasanit, këto sfida kryesisht kanë të bëjnë kryesisht me mungesën e përcaktimit të saktë të institucioneve kompetente për të raportuar sinjalizimin e jashtëm, duke sjell një sërë vështirësish në identifikimin e këtyre institucioneve nga ana e të punësuarve në këtë sektor. Pra sipas znj. Hasani, raportimi i jashtëm në sektorin privat duhet të bëhet tek institucionet e ndryshme, të kategorizuara sipas llojit të rastit dhe natyrës për të cilin bëhet sinjalizimi dhe ligji nuk ofron udhëzime të tjera se ku duhet të drejtohen sinjalizuesit e sektorit privat për të sinjalizuar shkeljet apo keqpërdorimet.


Znj. Hasani shtjelloj zgjidhjet ligjore të Republikës së Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut në lidhje me procedurën e sinjalizimit në sektorin privat, ku tha se autoritetet kompetente për të raportuar janë të njëjta si për sektorin privat, ashtu edhe atë publik.


Gjithashtu sipas znj. Hasani, sipas të dhënave të pranuara nga Administrata Tatimore e Kosovës, aktualisht ne Kosovë operojnë 721 biznese me mbi 50 punëtore. Pra 721 biznese janë të obliguara që të caktojnë zyrtarët përgjegjës për sinjalizimin. Këto biznese, bashke me rregullatorët sipas fushave të përgjegjësisë, e kanë obligim ligjor që të përgatisin raporte vjetore lidhur me sinjalizimin për çdo vit përkatës dhe të njëjtin ta paraqesin ne Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, njëjtë sikurse institucionet publike.


Gjithashtu, znj. Hasani theksoj se në raportet vjetore të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit figuron se gjatë 3 viteve (pra gjate vitit 2020, 2021 dhe 2022) janë paraqitur vetëm 5 raporte vjetore nga subjektet e sektorit privat (3 raporte në vitin 2020, 2 në vitin 2021 dhe asnjë raport ne vitin 2022). Pra vetëm 5 biznese nga 721 sosh kane vepruar konform dispozitave te Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve.


Përfaqësuesi i Inspektoratit të Punës në këtë punëtori, z. Vesel Zhinipotoku, tha se e vlerëson punëtorinë duke potencuar nevojën për të njohur më shumë ligjin dhe sfidat në implementim me gjithë akterët pjesëmarrës. Sipas z. Zhinopotokut, Inspektorati i Punës deri diku ka arritur që ta mbikëqyr implementimin e këtij ligji, gjithmonë brenda mundësive/kapaciteteve humane në inspektorat.


Gjithashtu, z. Zhinepotoku tha se do t`i obligojnë subjektet që parashihen me ligj, që ta caktojnë personin përgjegjës për sinjalizim dhe do ti informojnë për masa ndëshkimore. Deri më tani, inspektorati nuk ka raste që ka iniciuar procedurë ndëshkimore.
Edhe të ftuarit tjerë në këtë punëtori, si përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe përfaqësuesit e rregullatorëve të përgjegjësisë, vlerësuan punëtorinë dhe shprehën përvojën e tyre dhe sfidat e tyre në lidhje me sinjalizimin në sektorin privat.

Rekomandimet e Lëvizjes FOL, të dhëna në fund të raportit, janë :

  1. Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Drejtësisë, të bëj vlerësimin ex-post të Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve për të vlerësuar efektivitetin e tij dhe për të shqyrtuar mundësitë për plotësim/ndryshimin e tij. Kjo e fundit me qëllim të specifikimit të autoriteteve kompetente që do të pranojnë dhe shqyrtojnë raportimet nga ana e subjekteve të sektorit privat, në mënyrë që të sigurohet implementimi i duhur i ligjit në praktikë.
  2. Në ndryshimet e mundshme të ligjit të përfshihen përfaqësuesit e bizneseve, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe palë të tjera. Kjo në mënyrë që të sigurohet pjesëmarrja e të gjithë akterëve që mund të kontribuojnë në këtë drejtim.
  3. Të ri-përcaktohen institucionet kompetente për të pranuar, shqyrtuar dhe trajtuar sinjalizimin e jashtëm në sektorin privat, në mënyrë që të mos ketë hamendësime tek të punësuarit e sektorit privat se cilat janë këto institucione.
  4. Të rritet numri i stafit profesional të Inspektoratit të Punës, në mënyrë që të filloj mbikëqyrjen e zbatimit të këtij ligji për sektorin privat, dhe të kryej obligimet për inicimin e procedurave për kundërvajtje për subjektet që nuk i përmbushin obligimet e parapara me këtë ligj. Kjo do të kontribuonte në forcimin e aftësive të institucionit për të siguruar respektimin dhe zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve në sektorin privat, duke ndihmuar në parandalimin dhe ndëshkimin e shkeljeve në këtë kontekst.
  5. Të parashihet obligimi për miratimin e udhëzimit administrativ mbi bazën e të cilit do të hartoheshin aktet e brendshme të institucioneve private për përcaktimin e procedurës për pranimin dhe trajtimin e rasteve të sinjalizimit.
  6. Të organizohen fushata ndërgjegjësuese për të punësuarit e sektorit privat në lidhje me obligimet që parashihen në LMS, si dhe për përfitimet e zbatimit të këtij mekanizmi.

FOL Hapur me Komisioneren për Informim dhe Privatësi

Lëvizja FOL në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Dhënave ka mbajtur një diskutim me Komisioneren për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dermaku në forumin FOL Hapur, ku temë diskutimi ishin:
Shkelja e privatësisë nga faturat e hapura;
Të dhënat personale dhe mbrojtja e tyre ne sektorin shëndetësor dhe atë arsimor;
Mbrojtja e të dhënave, media dhe interesi publik.

Ky aktivitet u realizua me mbështetjen e Community Development Fund – CDF, dhe SIDA.

Punëtoria e dytë në lidhje me nevojën për anonimizimin e të dhënave personale e vendimeve gjyqësore

Lëvizja FOL ka zhvilluar sot punëtorinë e dytë në lidhje me nevojën për anonimizimin e të dhënave personale në përmbajtjen e vendimeve gjyqësore, me synim rritjen e transparencës së sistemit gjyqësor.

Kjo punëtori është organizuar në kuadër të Javës për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe ka për qëllimi të mundësoj një diskutim konstruktiv ndërmjet akterëve kyç, duke u fokusuar veçanërisht në vlerësimin e efektivitetit të kornizës ekzistuese ligjore në harmonizimin e tre aspekteve kryesore: të transparencës, privatësisë dhe administrimit të drejtë të drejtësisë në Kosovë.

Ky aktivitet u mbështet nga Departamenti i Shtetit Amerikan, përmes Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Sundim të Ligjit (INL).

FOL ka realizuar punëtorinë një ditore në Podgoricë

Podgoricë, 20 dhjetor 2023 – Lëvizja FOL me mbështetjen e UNDP Kosovo dhe në bashkëpunim me Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit/ Agencija za Sprečavanje Korupcije, ka realizuar punëtorinë një ditore në Podgoricë me disa zyrtarë raportues të institucioneve të Kosovës për sa i përket Planeve të Integritetit.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte njohja nga afër me mekanizmat raportues dhe monitorues të planeve të integritetit nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit të Malit të Zi .

Lëvizja FOL ka mbështetur gjithsej njëmbëdhjetë institucione publike në hartimin e këtyre planeve. Gjatë periudhës shtator-nëntor janë mbajtur punëtoritë/trajnimet me grupet punuese të këtyre institucioneve : Agjencia për Informim dhe Privatësi; Ministria e Ekonomisë; Akademia e Drejtësisë; Zyra e Kryeministrit; Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror; Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës; Ministria e Drejtësisë; Fondi i Sigurimeve Shëndetësore; Zyra Kombëtare e Auditimit; Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si dhe Universiteti “Kadri Zeka”.

Planet e Integritetit janë obligim ligjor i paraparë në ligjin e ri për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Ky dokument ka për qëllim të identifikojë proceset e ndjeshme ndaj sjelljeve dhe veprimeve që mund të jenë korruptive.

UNDP Kosovo

Swiss Development & Cooperation

Embassy of Sweden in Pristina

FOL dhe IKD: Komisioni i Venecias s’i përkrahu ndryshimet e MD-së për rritjen e përkohshme të anëtarëve të KPK-së në 19 deri në janar të vitit 2026

Prishtinë, 20 dhjetor 2023 – Komisioni i Venecias, në opinionin e publikuar me 18 dhjetor 2023 për Projektligjin e ri për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), nuk i ka mbështetur ndryshimet e reja sa i përket rritjes së përkohshme të numrit të anëtarëve në KPK në 19 anëtarë deri në janar të vitit 2026, ndryshime këto të propozuara me versionin e ri të Projektligjit për KPK, pas ndryshimeve të bëra nga Ministria e Drejtësisë. Sipas Projektligjit deri më 11 janar të vitit 2026, KPK-së parashihej ti shtohen edhe tetë ( 8 ) anëtarë jo-prokurorë të zgjedhur me shumicë të thjeshtë nga Kuvendi.

Megjithatë, rritja e përkohshme nuk është përkrahur nga opinioni i 18 dhjetorit 2023 të Komisionit të Venecias, ku ndër të tjera ky opinion thekson se: “Një Këshill prej 19 anëtarësh me kohë të plotë në një shtet me pak më shumë se dyqind prokurorë duket tepër i madh. Megjithatë, nëse kjo është arsyeja, nuk është e qartë se mbi çfarë parimi ligjvënësi propozon rritjen e anëtarësimit në mënyrë kaq dramatike vetëm për ta ulur atë në mënyrë drastike pas vetëm dy vjetësh”. [CDL-AD(2023)043, par 65]. Kjo nuk është hera e parë që Komisioni i Venecias nuk rekomandonte rritjen e numrit të anëtarëve të KPK-së në një vend të vogël si Kosova. Njëjtë kishte rekomanduar edhe në opinionin e muajit tetor 2021, lidhur me draft ligjin për KPK: “KPK do të bëhej shumë e madhe (mbi më shumë se 20 anëtarë), në raport me numrin e vogël të prokurorëve në Kosovë. Kjo zgjidhje sigurisht se do të ishte shumë e kushtueshme….” [CDL- AD (2021)051, Kosova, par. 61].

Komisionit i Venecias nuk e konteston faktin që ka rrezik të korporatizmit në përbërjen aktuale të KPK-së, megjithatë sipas Komisionit shtimi i tetë ( 8 ) anëtarëve jo prokurorë në KPK rrit rrezikun e politizimit të Këshillit, kjo pasi anëtarët shtesë që zgjedhen nga Kuvendi do të mund të zgjedhen nga shumica qeverisëse. “Edhe nëse ndryshimi i përbërjes mund të thuhet se është projektuar si një masë e jashtëzakonshme e vetme për të eliminuar kulturën e korporatizmit, një ndryshim i tillë po futet në një klimë polarizimi, do të jetë funksional vetëm për një periudhë të shkurtër kohore, më pak se dy vjet në skenarin më të mirë), është i mbushur me rreziqe bllokimesh dhe politizimi dhe krijon dyshimin se “KPK-ja e zgjeruar” do t’i nënshtrohet një ndikimi të konsiderueshëm politik përpara se të krijohet “KPK e reduktuar”. [CDL-AD(2023)043, par 62].

Se propozimi i MD-së ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Strategjinë për Sundimin e Ligjit dhe vet opinonet e Komisionit të Venecias ishte paralajmëruar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) përmes komenteve të dërguara në MD në maj të 2023, dhe komenteve të dërguara grupit punues në qershor 2023. Analiza dhe komentet e IKD, janë pothuajse identike me komentet dhe rekomandimet e ofruara nga vet opinioni i Komisionit të Venecias që u publikua para disa ditësh.

Për më tepër, IKD dhe Lëvizja “FOL” kishin reaguar edhe publikisht me reagimin e 17 korrikut 2023, ku theksohej se përbërja me numër kaq të madh të anëtarëve të KPK-së, nuk është hasur as në vendet e rajonit e as më gjerë dhe se kjo zgjidhje ishte në kundërshtim me opinionet e Komisionit të Venecias.

Tutje, IKD dhe “FOL” kishin kundërshtuar edhe çështjen e kuorumit ku sipas Projektligjit kuorumi deri më 11 janar të vitit 2026, formohet me gjysmën e anëtarëve të zgjedhur të Këshillit [Neni 21.3. i Projektligjit]. Në rast se të gjithë anëtarët e Këshillit zgjedhën, kuorumi formohet me dymbëdhjetë (12) anëtarë. Ky rregull zbatohet deri më 11 janar të vitit 2026 [Neni 21.3. i Projektligjit]. Kjo sipas IKD-së dhe FOL rrezikonte skajshmërisht politizimin e Këshillit, duke përfshirë rrezikun për bllokim të tërësishëm të vendimmarrjes, kjo pasi nëse zgjedhen të gjithë anëtarët jo prokurorë atëherë kuorumi do të formohet me 12 anëtarë të KPK-së, që në çdo rast do të krijonte një varësi nga shumica qeverisëse. Për të mos ardhur deri tek një bllokadë në vendimmarrje, ku interesat e ngushta të asnjë grupi nuk do të mbizotëronin, në opinionin e dytë, Komisioni i Venecias kishte rekomanduar që ligjvënësi kosovar, në koordinim me partnerët e tjerë të përcaktojë parametra specifikë të mekanizmave kundër-bllokadë, që KPK të mund të marrë vendime edhe kur anëtarët prokurorë dhe jo prokurorë nuk mund të arrijnë kompromis, e që në rastin konkret ky rekomandim i Venecias nuk ishte adresuar nga MD në Projektligjin e ri, as në përbërjen prej 19 anëtarëve as kur KPK do të mbetej vetëm me shtatë (7) anëtar pas vitit 2026. [CDL-AD(2022) 006, Kosova, par 15].

Edhe lidhur me këtë çështje, Komisioni i Venecias në opinionin e fundit, ka theksuar se çështja e kuorumit edhe nëse zgjedhen të gjithë anëtarët e KPK-së mund të rezultojë lehtësisht në një paralizë të KPK-së, ku ekziston rrezik i konsiderueshëm i bllokimeve nëse anëtarët joprokurorë të emëruar nga Kuvendi zgjedhin të mos marrin pjesë në mbledhje, duke paralizuar kështu veprimtarinë e KPK-së. Sipas Komisionit të Venecias, për të eliminuar mundësinë e bllokimeve, është rekomanduar që ligji të parashikojë masa disiplinore më të rrepta dhe efektive për mospjesëmarrje efektive në aktivitetet e KPK-së pa arsyetim të vlefshëm. [CDL-AD(2023)043, par 68].

Tutje, sa i përket zgjedhjes së tre (3) anëtarëve jo prokurorë nga Kuvendi, Komisioni i Venecias ka rekomanduar që të gjindet një zgjidhje e cila do të siguronte kontributin e ekspertëve dhe institucioneve të pavarura në procesin e përzgjedhjes. Komisioni nuk është bindur se mënyra dhe procedura e përzgjedhjes së tre (3) anëtarëve të zgjedhur nga Kuvendi ka trajtuar thelbin e rekomandimit të mëparshëm, i cili kërkonte të sigurohej një përbërje pluraliste e KPK-së me qëllim për të reduktuar rrezikun e politizimit në zgjedhjen e anëtarëve jo prokurorë. Ky propozim sipas Komisionit do të duhet të përpunohet më tutje për të vendosur një ekuilibër të drejtë midis rrezikut të korporatizmit në një KPK të dominuar nga anëtarët e prokurorë dhe rrezikut të politizimit të anëtarëve jo prokurorë të zgjedhur nga Kuvendi.

IKD dhe Lëvizja “FOL” në reagimin e bërë me 17 korrik 2023, kishin theksuar se dispozitat e Projektligjit të ri për KPK nuk ishin në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Strategjinë për Sundim të Ligjit dhe Opinionet e Komisionit të Venecias, duke konsideruar se ndryshimet e reja paraqisnin politizim objektiv të Këshillit. Si rrjedhojë, sipas IKD-së këto manovrime ishin vështirë të kalueshme në Gjykatën Kushtetuese, nëse eventualisht edhe ky Projektligj i nënshtrohet vlerësimit të kushtetutshmërisë nga ana e Gjykatës Kushtetuese me përmbajtjen që e ka aktualisht.

Në anën tjetër, duhet theksuar se IKD pas vënies në konsultim publik të këtij Projektligji nga Ministria e Drejtësisë, kishte dërguar komente në lidhje me këtë projektligj duke ofruar një zgjidhje adekuate dhe të përshtatshme lidhur me përbërjen e anëtarëve të KPK-së në të ardhmen, në harmoni me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese ku me vendimin e kësaj të fundit veçse është humbur mundësia e shkurtimit të mandateve të anëtarëve aktual. Sipas IKD-së, në mënyrë që të shmangej përbërja “korporatiste”, por edhe të bëhej balancimi në mes të përfaqësuesve të prokurorëve dhe kuvendit, KPK duhet të ketë shtatë (7) anëtarë, ku dy (2) anëtarë të zgjedhur nga sistemi prokurorial dhe Kryeprokurori i Shtetit sipas detyrës zyrtare dhe katër (4) anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi, një prej të cilëve duhej të jetë prokurorë.

Me këtë përbërje, sipas IKD-së, prokurorët nuk do ta kishin shumicën në KPK por se këtë shumicë do ta kishte Kuvendi. Në anën tjetër kjo nuk mund të konsiderohej se Kuvendi e mbisundon me përbërje KPK, për faktin se Kuvendi do të obligohej që të paktën njërin nga anëtarët e saj ta zgjedhë një prokuror. Rrjedhimisht, në KPK do të ishin katër (4) prokurorë, njëri prej të cilëve zgjedhet nga Kuvendi. Kjo përbërje do të krijonte një balancë adekuate në mes të numrit të anëtarëve të KPK-së që zgjedhen nga sistemi prokurorial dhe atyre që zgjedhen nga Kuvendi.

IKD kishte paraparë që ripërtërija e përbërjes së KPK-së të jetë e përshkallëzuar kjo pasi sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk mund të i’u merret mandati anëtarëve aktual të KPK-së dhe sipas IKD-së zgjidhja adekuate në këtë situatë do të ishte duke ruajtur mandatet aktuale të anëtarëve. Sipas IKD-së në dispozitat kalimtare, do duhej përcaktuar se deri me 1 janar 2026, kur KPK mbetet me dy anëtarë, përkatësisht një anëtarë prokuror dhe Kryeprokurori i Shtetit, anëtarët e KPK-së të cilët përfundojnë mandatin nuk do të kishin mundësi që të zëvendësoheshin me anëtarë të tjerë. Gjatë vitit 2025, Kuvendi do të duhej të zhvillonte procedurat për përzgjedhjen e katër (4) anëtarëve të KPK-së ku secili prej tyre, do të fillojë mandatin më 1 janar 2026, kur Këshilli do të mbetej me dy (2) anëtarë. Njëkohësisht, edhe sistemi prokurorial do ta zgjedhë edhe një anëtarë të KPK-së dhe si rrjedhojë, më 1 janar 2026, KPK do të ishte e kompletuar me shtatë (7) anëtarë.

Megjithatë, këto komente ishin injoruar nga Ministria e Drejtësisë, e cila kishte zgjedhur një rrugë të shkurtër dhe jo adekuate.

Pas opinionit të Komisionit të Venecias, FOL dhe IKD rekomandon që të merren parasysh rekomandimet dhe konstatimet e dhëna nga opinioni i fundit i Komisionit të Venecias në mënyrë që të mos përsëriten gabime të ngjashme dhe të ketë vonesa të panevojshme, ku potencialisht edhe Projektligji i ri do ta ketë fatin e njëjtë sikurse i kaluari duke mos kaluar filtrin e Gjykatës Kushtetuese nëse dërgohet në këtë të fundit.