z.Murat Mehmeti, fitues i Çmimit për Guxim Qytetar për vitin 2016
Prishtinë, 23 Dhjetor 2016 – Lëvizja FOL ka organizuar për herë të shtatë ceremoninë e ndarjes së Çmimit për Guxim Qytetar për vitin 2016, i cili në këtë vit iu nda z. Murat Mehmeti, inspektor hetues tatimor në Administratën Tatimore të Kosovës.
Petrit Zogaj, nga Lëvizjes FOL tha se këtë Çmim, FOL e ndanë për herë të shtatë, në shenjë vlerësimi për personalitetet më të angazhuara në mbrojtjen e interesit publik në vendin tonë. “z. Mehmeti përfaqëson shembullin më të mirë të njeriut guximtar. Ai me denoncimin e tij, nuk i mbylli sytë karshi krimit që po ndodhte në Administratën Tatimore të Kosovës. Përkundër shantazheve e kërcënimeve ai nuk u ndal deri në respektimin e ligjit. Andaj, Murat Mehmeti u bë edhe model guximi për të gjithë qytetarët, të cilët nga frika e kërcënimeve vendosin t’i mbyllin sytë po edhe mos të flasin ndaj keqpërdorimeve në institucionet e Kosovës”, tha Zogaj.
Valdete Idrizi, anëtare i Bordit këshillëdhënës të Lëvizjes FOL tha se Murat Mehmeti, tha se Bordi Këshillëdhënës i Lëvizjes FOL në mënyrë unanime ka vendos që ky çmim këtë vit të shkoj për z. Mehmeti.
Murat Mehmeti, fitues i çmimit për guxim qytetar tha se ndihem i lumtur për këtë çmim. “Nuk jam i vetmi që përjeton këso lloj presionesh për të heshtur, por i inkurajoj të gjithë punonjësit që të flasin dhe të mos dorëzohen para presioneve në mënyrë që të luftojmë keqpërdorimet dhe parregullsitë”, tha Mehmeti.