Transparenca e investimeve publike në infrastrukturën rrugore ne Prizren

Prizren, 29 prill 2011 – Lëvizja FOL, ka organizuar debatin e radhës në Komunën e Prizrenit me temën “Investimet Publike në Infrastrukturën Rrugore: Transparenca dhe Llogaridhënia”. Pjesëmarrës në këtë debat kanë qenë zyrtarët komunal, shoqëria civile, media dhe qytetarë të kësaj komune.

Petrit Zogaj deklaroj se Lëvizja FOL ka filluar të implementoj këtë projekt duke u bazuar në shkallën e lartë të investimeve në infrastrukturën rrugore dhe nivelin e ultë të transparencës që i ka përshkuar realizimin e projekteve në këtë sektor. Ai shtojë se qëllimi i debateve nëpër komuna është për të trajtuar trendin e investimeve publike në infrastrukturën rrugore nga niveli qendror dhe lokal në komuna, gjendja aktuale, planet për të ardhmen si dhe niveli i transparencës dhe llogaridhënies së këtyre investimeve. Sipas tij debati në këtë komunë ka një rëndësi të veçantë duke pasur parasysh se ndërtimi i projektit më të madh infrastrukturorë ai i autostradës Morinë-Merdare po zhvillohet në këtë komunë.

Debati ka vazhduar me Kryesuesin e Kuvendit Komunal të Prizrenit, z. Njiazi Kryeziu, i cili deklarojë se transparenca dhe llogaridhënia në komunën e Prizrenit është në nivel të kënaqshëm sa i përket investimeve publike të realizuara në këtë komunë. Sipas tij “hartimi i projekteve në këtë komunë është bërë në saje tw një tradite që është ndërtuar që 11 vjet qeverisje lokale”. Ai shtojë se “për sa i përket ndërtimit të autostradës Morinë-Merdare, Komuna e Prizrenit ka formuar një komision i cili si dytwr kryesore ka pasur informimin e qytetarëve rreth procesit të shpronësimit në këtë komunë”. Ai në emër të Kuvendit Komunal dhe Kryetarit të Komunës shprehu pakënaqësi rreth mos involvimit direkt të Komunës së Prizrenit në ndërtimin e autostradës Morinë-Merdare. Procesi i llogaridhënies sipas tij në Komunën e Prizrenit është i kushtëzuar nga vet natyra e koalicionit qeverisës “ku një parti nuk mund të marrë vet vendime pa një konsensus brenda koalicionit”, përfundojë fjalimin e tij z. Kryeziu.

Drejtori Drejtorisë për Shërbime Publike në Komunën e Prizrenit, z. Hasan Hasani shpalosi investimet komunale në infrastrukturën rrugore ne Komunën e Prizrenit, ku tha “se në vitin 2010 janë investuar 6 milion euro ndërsa në vitin 2011 janë planifikuar të investohen rreth 7 milion euro në projektet e infrastrukturës rrugore në këtë komunë”. Ai shtoj se të gjitha vendimet për të investuar në këtë sektor janë marrë sipas rëndësisë dhe nevojës që ka pasur një zonë e caktuar. Për vitin 2010, nga MTPT janë ndarë mjete për realizimin e dy projekteve, ku njëri ende nuk ka përfunduar. Ai shprehu pakënaqësi rreth investimeve të nivelit qendror në këtë komunë, ku tha se “edhe pse Komuna e Prizrenit është komuna e dytë për nga numri i banorëve, niveli i investimeve në ndërtimin e rrugëve nga ana MTPT-së ka qenë i ulët”.

Debati ka vazhduar me z. Haziz Hodaj, kryetar i grupit parlamentar të LDK-së në këtë komunë, i cili shprehu pakënaqësinë e tij me nivelin e ultë të transparencës dhe llogaridhënies së komunës sa i përket investimeve në këtë sektor. Ai tha “se nuk jemi kundër ndërtimit të autostradës, por jemi që ky proces të jetë i rregullt dhe transparentë përpara qytetarëve të Kosovës”. Ai shtojë se “projektet në komunën tonë janë përballur me vonesa të shumta si dhe parregullsi të mëdha, ku vetëm gjatë fushatës elektorale komuna ka investuar në projekte duke shpërfillur procedurat e tenderimit dhe nuk ka pasur pozicione buxhetore për këto projekte”.

Pas prezantimit nga ana e zyrtarëve, diskutimi u hap për pjesëmarrësit dhe kishte pyetje-përgjigje për disa projekte, një fokus i veçantë i është kushtuar procesit të shpronësimit në këtë komunë. Gjatë këtij diskutimi është vërejtur një ndryshim disponimi dhe minimizim i shqetësimeve të tyre rreth procesit të shpronësimit të pronave të tyre na krahasim me periudhën kur Lëvizja FOL ka vizituar këta banorë në korrik të vitit 2010.

Ky aktivitet u mundësua me përkrahje të USAID përmes Programit për Fuqizimin e Shoqërisë Civile i implementuar nga ISC ” Instituti për Komunitete të Qëndrueshme

Kuvendi i Lëvizjes FOL zgjerohet me shtatëmbëdhjetë anëtar

Prishtinë, 28 Prill 2011 ” Në Kuvendin e rregullt të Lëvizjes FOL është diskutuar dhe aprovuar Raporti i Punës dhe ai financiar për vitin 2010, të cilin e ka prezantuar drejtori ekzekutiv Ramadan Ilazi dhe menaxheri financiar Fidan Cerkini. Kuvendi u njoftua edhe me vlerësimet e jashtme për punën e Lëvizjes FOL të cilat janë realizuar nga ekspertë të huaj.

Statuti i ri i organizatës, Rregullorja e Punës si dhe Kodi i Mirësjelljes, janë aprovuar pas ndryshimve që janë bërë në bazë të Ligjit të Punës si dhe Ligjit të ri për Lirinë e Asociimit në Kosovë.

Lëvizja FOL ka anëtarësuar edhe shtatëmbëdhjetë qytetarë që vijnë nga profesione dhe komuna të ndryshme të Kosovës, të cilët do të jenë pjesë e aktiviteteve dhe procesit vendimmarrës.

Dy anëtarët e rinj të Bordit Këshillëdhënës të organizatës, z. Taulant Hoxha si dhe z. Dardan Velija janë aprovuar në këtë mbledhje, përderisa falënderohen për kontributin e tyre të gjertanishëm znj. Engjëllushe Morina, z. Enver Robelli si dhe z. Hajrullah Ceku të cilët kanë kontribuar në Bordin Këshillëdhënës që nga themelimi i Lëvizjes FOL.

Mbledhja e ardhshme e Kuvendit të Anëtarëve do të mbahet me 27 gusht 2011 kur edhe do të jenë zgjedhjet për Drejtorin Ekzekutiv të organizatës.

Të konfiskohet pasuria e të korruptuarve

Prishtinë, 22 prill, 201: Lëvizja FOL sot, publikoj ” Analizën mbi kornizën ligjore kundër pasurisë së përvetësuar në mënyrë të paligjshme” e cila trajton mungesën e legjislacionit të duhur për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme në Kosovë që është shumë e rëndësishme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Drejtësia kundër atyre që keqpërdorin parat e qytetarëv të Kosovës vendoset vetëm atëherë kur këta person përveçqë janë në burg gjithashtu u konfiskohet pasuria e fituar në mënyrë të paligjshme.

Venera Ramaj, hulumtuese në Lëvizjen FOL vuri në pah neglizhencën e institucioneve që të zbatojnë edhe legjislacionin ekzistues në fushën e konfiskimit të pasurisë. Më tepër se një vit nga hyrja e tij në fuqi nuk kemi vërejtur një angazhim serioz në zbatimin e Ligjit për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe të Sekuestruar, deklaroi znj. Ramaj. Përveç kësaj, problem parësor për zbatim, është mungesa e një ligji themelor që do t”i obligonte autoritetet ta konfiskojnë pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme, duke e bërë atë pjesë integrale të hetimit, ndjekjes dhe ndëshkimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Qëllimi dhe fushëveprimi i tij reduktohet në themelimin e një Agjencie Ekzekutive, në kuadër të një ministrie të Qeverisë, e cila do të jetë përgjegjëse për zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe të masave pasuese që synojnë vendosjen e drejtësisë retributive (“ndëshkim shpagues”) ndaj pothuaj të gjithë qytetarëve të vendit (taksapaguesve). Ajo gjithashtu do të ndëshkojë abuzimin me fonde publike, duke i rikthyer ato tërthorazi në dobi të taksapaguesve.

Ky ligj, përveç se dështon të vendosë rregulla në parandalimin dhe sanksionimin e pasurimit të kundërligjshëm, në thelb ka më tepër karakter të legjislacionit sekondar. Pjesa dërrmuese e tij fokusohet në aspekte krejtësisht teknike të funksionimit të kësaj agjencie ekzekutive dhe të cilat duhet rregulluar nëpërmjet termave të referencës.

Sipas ekspertëve dhe avokatëve, deklaroi znj. Ramaj është e qartë se gjykatat nuk mund të gjykojnë dhe të shqiptojnë aktgjykime të plotfuqishme për konfiskim të pasurisë në raste të tjera përpos atyre që kanë të bëjnë me vepra të rënda penale, të parapara me Kodin Penal të Kosovës (neni 82 dhe 83). Sipas KPK-së, pasuria e kundërligjshme mund t”u konfiskohet vetëm atyre personave që kanë kryer ndonjë vepër të rëndë penale.
Pasuria në ditët e sotme mund të përvetësohet përmes krimit të organizuar në mënyra të sofistikuara. Kjo mënyrë shpesh aplikohet nga njerëzit me “jaka të bardha”, të cilët nuk janë njerëz të thjeshtë, por mund të jenë pjesë e strukturave të larta politike, ekonomike, diplomatike etj., duke e bërë të vështirë që Kodi Penal të merret si bazë juridike për ndjekje dhe ndëshkim efektiv.

Të japin dorëheqje ose të shkarkohen kryetarët Zharku dhe Xhemaili

Prishtinë, 22 prill 2011- Ne, organizatat e shoqërisë civile përmes kësaj deklarate shprehim mbështetjen tonë të plotë për punën e Gjyqësorit në trajtimin e rasteve të ndjeshme që përfshinë zyrtar të lartë shtetëror. Të tilla i konsiderojmë edhe rastin e z. Xhabir Zharkut, Kryetar i Komunës së Kaçanikut dhe të z. Bajrush Xhemailit, Kryetar i Komunës së Ferizajt, që të dy të shpallur fajtor për vepra penale nga Gjykatat e Republikës së Kosovës.

Sipas Nenit 56 pika (h) e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, mandati Kryetarit të Komunës përfundon në rast të dënimit për vepër penale me një urdhër për burgim për gjashtë (6) muaj ose më tepër. Në bazë të këtij neni nuk duhet pritur deri në një vendim të plotfuqishëm të Gjyqësorit siç është pretenduar, por ka bazë të mjaftueshme ligjore për shkarkimin e kryetarëve Zharku e Xhemaili nëse këta të fundit nuk ofrojnë dorëheqje.

Përderisa Gjyqësori ka bërë punën e vetë në këto dy raste, z. Zharku dhe z. Xhemaili nuk kanë dhënë shenja se do të respektojnë vendimin e Gjykatës. Organizatat tona i konsiderojnë të papranueshme përpjekjet për të injoruar apo shpërfillur vendimin e Gjykatës nga ana e zyrtarëve të lartë të Republikës së Kosovës.

Sjelljet e tilla i konsiderojmë si shantazh ndaj organeve te drejtësisë dhe minim të përpjekjeve për vendosje të rendit dhe ligjit në Kosovë. Vendosja e interesit individual mbi ligjet dhe vendimet e Gjyqësorit duhet të jetë fenomen i papranueshëm për një shoqëri demokratike.

Ne, i bëjmë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 64.1 dhe 64.3 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, që menjëherë të suspendojë dhe më pas shkarkojë Kryetarin e Komunës së Kaçanikut z. Xhabir Zharku si dhe atë të Ferizajt z. Bajrush Xhemaili nëse këta të fundit refuzojnë të japin dorëheqje.

___________________________________________________________________________________________________

Qendra për Politika dhe Avokim (QPA), Klubi për Politikë të Jashtme, Iniciativa për Progres (INPO), Syri i Vizionit (SiV), Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR), Lëvizja FOL, Qendra e Kosovës për Bashkëpunim Ndërkombëtar (KCIC)

Debati: Investimet Publike në Infrastrukturën Rrugore: Transparenca dhe Llogaridhënia

Pejë, 19 prill 2011 – Lëvizja FOL, ka organizuar debatin e radhës me komunat: Pejë dhe Gjakovë, me temën “Investimet Publike në Infrastrukturën Rrugore: Transparenca dhe Llogaridhënia”. Pjesëmarrës në këtë debat kanë qenë zyrtarët komunal të këtyre komunave, shoqëria civile, media dhe qytetarë të këtyre komunave.

Fillimisht z. Petrit Zogaj nga Lëvizja FOL, shprehu keqardhjen për mos pjesëmarrjen në këtë debat të zyrtarëve komunal nga komuna e Deçanit, Klinës e Istogut, duke e konsideruar këtë si mungesë të vullnetit për të diskutuar publikisht rreth temës së debatit. Sipas tij, Lëvizja FOL ka filluar të implementoj këtë projekt duke u bazuar në shkallën e lartë të investimeve në infrastrukturën rrugore dhe nivelin e ultë të transparencës që i ka përshkuar realizimin e projekteve në këtë sektor. Ai shtojë se qëllimi i debateve nëpër komuna është për të trajtuar trendin e investimeve publike në infrastrukturën rrugore nga niveli qendror dhe lokal në komuna, gjendja aktuale, planet për të ardhmen si dhe niveli i transparencës dhe llogaridhënies së këtyre investimeve.

Debati ka vazhduar me Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publik në Komunën e Gjakovës, z. Bernard Frrokaj, i cili deklarojë transparenca dhe llogaridhënia në KK të Gjakovës është në nivel të kënaqshëm sa i përket investimeve publike të realizuara në këtë komunë. Sipas tij “zyra e informacionit ë kësaj komune është në dispozicion të qytetarëve për çdo kërkesë që ata kanë, çdo mbledhje është e hapur për media, qytetarë, shoqëri civile e organizata ndërkombëtare si dhe më e rëndësishmja është se në këtë komunë në bazë të ligjeve secili qytetarë mund të ketë qasje në kontratat për secilin projekt që kjo komunë realizon”. Si fenomen negativë ai e cilësoj “tendencën që investimet komunale të planifikohen dhe orientohen nga niveli qendror, gjë e cila është kompetencë ekskluzive e kryetarit të komunës”. Sa i përket investimeve në infrastrukturën rrugore nga ana e Qeverisë së Kosovës në këtë komunë ai u shprehë se “kjo komunë është anashkaluar dhe se 7 projektet që kjo komunë i ka dërguar për financim nga niveli qendror ende nuk ka marrë asnjë përgjigje rreth statusit të kërkesës së tyre”.

Drejtorin e Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë në Komunën e Pejës, z. Naim Sahiti tha se “ne si komunë jemi të pakënaqur me nivelin e investimeve qendrore në komunën tonë, ku për vitin 2008 në infrastrukturën rrugore janë investuar 5.3 milion euro, 2009 rreth 2 milion euro, në vitin 2010 asnjë investim dhe në vitin 2011 rreth 500 mijë euro”. Sipas tij Qeveria e Kosovës nuk e bënë ndarjen e buxhetit në bazë të kritereve dhe prioriteteve. Këtë ai e dëshmon edhe më faktin së “kësaj komune nuk i është kthyer asnjë përgjigje për 11 projekte që i ka dërguar për financim nga ana e Qeverisë së Kosovës”. Ai me tej shtoj se “për vitin 2011, KK e Pejës për investime në rrugë ka ndarë rreth 1.7 milion euro dhe kjo ndarje buxhetore është bërë në bazë të disa kritereve e nevojave dhe debateve të realizuara me qytetarë të kësaj komune”.

Pas prezantimit nga ana e zyrtarëve, diskutimi u hap për pjesëmarrësit dhe kishte pyetje-përgjigje për disa projekte qe për disa vite ende nuk janë realizuar dhe u shpreh një pakënaqësi e theksuar për mungesën e transparencës për projektet në fjalë.

Ky aktivitet u mundësua me përkrahje të USAID përmes Programit për Fuqizimin e Shoqërisë Civile i implementuar nga ISC ” Instituti për Komunitete të Qëndrueshme.

TURNEU KOMBËTAR I DEBATIT “KOSOVA OPEN 2011”

TURNEU KOMBËTAR I DEBATIT “KOSOVA OPEN 2011”

Vushtrri, 15 ” 17 Prill 2011: Lëvizja Fol së bashku me BIRN-in dhe në bashkëpunim me organizatat: Syri i Vizionit në Pejë, Iniciativa për Progres(INPO) në Ferizaj dhe Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut(YIHR) në Prishtinë, Qendra Rinore në Malishevë, Qendra Rinore në Suharekë dhe CBM në Mitrovicë kanë mbajtur me 15- 17 Prill 2011, Turneun Kombëtar të debatit në formatin “Karl Popper – “Kosova Open 2011” në temën “Kosova duhet të zbatoj regjimin e vizave”. Formati i debatit “Karl Popper” synon të prekë dhe trajtojë elementët thelbësorë të një çështjeje kontradiktore. Ai thekson mbi të gjitha zhvillimin e të menduarit kritik, tolerancës dhe vlerësimit të pikëpamjeve të ndryshme. Ky format është i zhvilluar në shkolla të mesme.

Lëvizja FOL dhe BRIN me mbështetjen e Fondacionit SOROS/KFOS që nga Janarit i vitit 2010 kanë punuar me organizatat partnere INPO, SiV dhe YIHR për të krijuar klubet e debatit të qytetit si dhe për të trajnuar anëtarët e klubit në formatin e debatit Karl Popper. Ndërkaq që nga Janari i këtij viti ky program është zgjeruar edhe në tri komuna të reja, në Mitrovicë, Malishevë dhe Suharekë.

Aktualisht në Kosovë kemi 6 klube të debatit në 6 komunat përkatëse, ku numri i debaterëve që vijnë nga shkollat e mesme të qytetit po rritet vazhdimisht. Ndërkaq, në klubin e debatit të qytetit të Ferizajt tashmë janë formuar edhe ekipe me debatetër të komunitetit RAE.
Një kontribut të madh në organizimin e Turneut “Kosova Open 2011” e ka dhënë edhe Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Arsimit, dhe Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.

Gjatë ditës së shtunë(15 Prill) për gjatë tri rundeve të debatit janë ballafaquar 20 skuadra nga 6 komuna të Kosovës: Prishtinë, Pejë dhe Ferizaj, Mitrovicë, Malishevë dhe Suharekë. Ndërkaq, gjysmëfinalja dhe finalja e debatit janë mbajt të dielën. Në gjysmëfinale kanë arritur katër ekipet të cilat kanë grumbulluar më shumë pikë në bazë të numrit fitoreve dhe pikëve që kanë grumbulluar folësit e ekipeve. Gjysmëfinalistë të këtij debati ishin: Nisma Ime nga Klubi i debatit të Prishtinës, Sokratët nga Klubi i debatit të Ferizajt, The Young Europeans nga Klubi i debatit të Pejës dhe Epigonet nga Klubi i debatit të Malishevës. Ndërkaq, në finale arritën Sokratët dhe Nisma Ime.

Gjyqtarë të këtij turneu ishin ish- debaterë të cilët më parë kanë marrë pjesë në debate të formatit “Karl Popper”. Ekipi i gjyqtarëve të cilët e gjykuan finalen e këtij turneu, shpallën fitues të këtij turneu skuadrën Sokratët nga Ferizaj. Katër rezolutat për të u cilat debatua në këtë turne ishin tema rreth migrimit ndërkombëtar, ku dy nga këto rezoluta ishin me kohë të limituar përgatitjeje ndërkaq për dy rezolutat tjera debaterët kanë pasur mundësi të përgatiten më herët.

Rezoluta e parë ishte: “”Kosova duhet të vendos regjimin e vizave””,
Rezoluta e dytë ishte: “Të gjitha shtetet anëtare duhet të ratifikojnë Konventën e OKB-së për të drejtat e punëtorëve emigrantë dhe familjeve të tyre”,
Rezoluta e tretë ishte: “Shoqëria e hapur kërkon kufij të hapur”
Rezoluta e katërt ishte “Shtetet e botës duhet të rrisin mbrojtjen e të drejtave sociale dhe ekonomike të emigrantëve”

Turneu gjatë tri ditëve është mbajtur në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim(ish-Shkolla e Policisë në Vushtrri”.

Ky është turneu i dytë Kombëtar që po organizohet Kosovë, ndërkaq janë organizuar edhe dy turne të tjera, një në Qytetin e Ferizajt dhe një në Qytetin e Pejës.

Ekipi Fitues i dhe 3 folësit më të mirë të këtij Turneu do ta përfaqësojnë Kosovën në garat ndërkombëtare të debatit ” IDEA Youth Forum 2011, që këtë vit mbahet në Stamboll të Turqisë në Korrik/Gusht 2011.

Programi i debatit mbështet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur.

Qytetarët duhet të konsultohen për ndryshimet kushtetuese

Prishtinë, 9 prill 2011: Zhvillimet e fundit në Kosovë kanë testuar përkushtimin e liderëve politikë të vendit karshi karakterit demokratik të shtetit si dhe zotimin tyre për të mundësuar dhe lejuar funksionimin demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Lëvizja FOL e konsideron lajm të mirë zgjedhjen e një kandidati konsensual për postin e Presidentit të Republikës ashtu siç e kërkon Kushtetuta, megjithëse ky konsensus nuk ishte i plot.

FOL e konsideron pozitiv hapin për ndryshime kushtetuese mirëpo agjenda e ndryshimeve kushtetuese nuk mund të artikulohet në asnjë mënyrë nga një grup i caktuar individësh, por kjo agjendë duhet të jetë në përputhje me interesin dhe kërkesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës siç e kërkon karakteri demokratik i shtetit tonë.

Qytetarët e Kosovës duhet të jenë në qendër të vëmendjes në procesin e ndryshimeve kushtetuese. Nuk mund dhe nuk duhet të përsëritet procesi i vitit 2008 i nxjerrjes së Kushtetutës, i cili ka përjashtuar pjesëmarrjen cilësore të qytetarëve në proces
Presidenti i Republikës së Kosovës duhet që sa më parë të krijoj një grup i cili do të merr përsipër organizimin e konsultimeve të gjera me qytetar për nevojat në ndryshimin e Kushtetutës së vendit dhe ky grup pastaj të hartoj rekomandimet konkrete për ndryshime kushtetuese. Ky proces duhet të ketë pronësinë e plotë nga shtetasit e Republikës së Kosovës sepse sfidat që kemi sot me kushtetutën janë pikërisht si rezultat i mungesës së pronësisë kosovare ndaj Kushtetutës së vendit.

Gjithashtu, zhvillimet e fundit kanë tërhequr vëmendjen nga lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Raporti i Departamentit të Shtetit për të drejtat e njeriut vë në pah shtrirjen e gjerë të korrupsionet në qeveri, gjyqësor e institucione të tjera publike. Retorika kundër korrupsionit duhet të përkthehet në veprime konkrete dhe në këtë aspekt prokuroria speciale e Kosovës, gjykatat dhe organet e tjera po dështojnë ti ofrojnë Kosovë rezultatin e nevojshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ministri Yagcilar pajtohet në parim që të mundësoj Lëvizjes FOL të monitoroj prokurimin në MAP

Prishtinë, 5 prill 2011: Përfaqësues të Lëvizjes “FOL” kanë takuar të Martën me 5 prill Ministrin e Ministrisë së Administratës Publike z. Mahir Yagcilar, ka pritur nga i cili kanë kërkuar që të lejoj lëvizjen FOL të monitoroj prokurimin në këtë ministri. Lëvizja FOL e njoftoi z. Yagcilar me Memorandumin e nënshkruar me Ministrinë e Drejtësisë i cili mundëson FOL të monitoroj prokurimin në këtë ministri duke propozuar që një memorandum i ngjashëm të nënshkruhet edhe me MAP. Ministri Yagcilar është pajtuar në parim me nënshkrimin e një memorandumi të tillë në ditët në vijim.

Keqpërdorimet në prokurimet publike

Si pasojë e shkeljeve të ligjit të prokurimit rrezikojmë të humbasim miliona euro

Prishtinë, 05 Prill 2011 ” Lëvizja FOL publikon raportin e monitorimit të procesit të prokurimit. Ky njëherit është raporti i parë që ka të bëjë me fushën e prokurimit publik. Të gjeturat e këtij raporti tregojnë se institucionet dhe ndërmarrjet publike të Kosovës janë duke e dëmtuar me miliona euro buxhetin e shtetit për shkak të shkeljeve ligjore dhe të rregulloreve mbi prokurimin. Kjo po ndodhë për shkak të interesave të ndryshme, aferave korruptive dhe papërgjegjësisë së zyrtarëve. Edhe dikastere të ndryshme rrezikojnë të paguajnë qindra mijëra euro për shkak të mospërfilljes së procedurave dhe ligjeve në fuqi.

PTK rrezikon të paguajë 16 milion euro për shkak të papërgjegjësisë ” PTK, në prill të vitit të kaluar, kishte lidhur kontratë për ndarjen e dy platformave të faturimit për njësinë e Telekomit dhe atë të telefonisë mobile VALA, në vlerë prej 20 milion euro me kompaninë izraelite “Amodcs”. Pas nënshkrimit të kësaj kontrate Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë për Ekonomi e Financa e kishte marrë vendimin për shkëputjen e kontratës. Kjo ministri nuk kishte reaguar më herët edhe pse kishte pasur tetë ditë në dispozicion pas shpalljes së fituesit për këtë projekt nga PTK-ja. Më pastaj Kompania izraelite ka vendosur ta çojë lëndën në Gjykatën e Arbitrazhit në Londër duke kërkuar dëmshpërblim që kalon shumën prej 16 milionë eurove;

Shkeljet nga Komuna e Prishtinës ” Në një tender për ndërtimin e një shkolle në Hajvali, vlera e të cilës kalonte shifrën prej 900 mijë eurosh, kishte bërë shkelje të Ligjit të prokurimit respektivisht nenit 50 i cili obligon autoritetet kontraktues që të specifikojnë në dosjen e tenderit se kontrata do t”i jepet operatorit me ofertën me të lirë apo ekonomikisht më të favorshme. Komuna e Prishtinës në prill të vitit 2010 i kishte lënë të hapura të dyja mundësitë. Organi Shqyrtues i Prokurimit e kishte anuluar këtë tender duke kërkuar nga Zyra e Prokurimit që të bëjë rivlerësimin e tij dhe të specifikojë kriteret në bazë të Ligjit të Prokurimit. Rasti tjetër është ai i ndërtimit të një shkolle në fshatin Tenezhdoll. Edhe pse dy muaj më parë kishin filluar punimet, Komuna e Prishtinës kishte paguar kompaninë “Plan Ing” në vlerë prej 10 mijë euro nga Prishtina për të bërë projektin e kësaj shkolle. Punimet kishin nisur saktë më 4 gusht nga kompania “Rexha”, dhe në ceremoninë e nisjes kishte prezantuar kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, ndërsa tenderi është shpallur shumë kohë më vonë;

Ministria e Drejtësisë duhet të paguajë dëmshpërblim 80 mijë euro – MD vitin e kaluar kishte lidhur kontratë me kompaninë “Kaqandolli”, e cila ishte shpallur fituese në tenderin për furnizim me vetura që e kishte shpallur ky autoritet. Oferta e kësaj kompanie për furnizim me 20 vetura kishte qenë mbi 200 mijë euro. Zyrtarët e kësaj ministrie e kishin shkëputur kontratën me këtë kompani me arsyetimin se ky operator ekonomik nuk i kishte përfillur specifikat e tenderit. Kjo kompani e kishte paditur në shtator të vitit të kaluar MD-në në Gjykatën Ekonomike. Eksperti shqyrtues i kësaj gjykate në raportin e tij kishte konstatuar se kësaj kompanie duhet paguar 80 mijë euro dëmshpërblim për shkak të shkëputjes së njëanshme të kontratës.

Ministria e Administratës Publike: pesëfishim i një kontrate – Më 13 gusht të vitit të kaluar Ministria e Administratës Publike kishte shpallur fitues të tenderit për menaxhimin e shpenzimeve të automjeteve qeveritare me sistemin GPS kompaninë “PBC” në konsorcium me “Navirecin” e Estonisë. Ky konsorcium ishte shpallur fitues për një lot (pjesë) të këtij tenderi që kishte të bënte me montimin e pajisjeve për 2 mijë e 500 veturave qeveritare, agjencive buxhetore dhe komunave. Oferta e kësaj kompanie kishte qenë 187 mijë e 500 euro, por sipas raportit të Agjencisë Kundër Korrupsionit kjo vlerë është pesëfishuar prej momentit të nënshkrimit të kontratës, gjë që përbën shkelje të ligjit të prokurimit.

Kontrata e Paligjshme e Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit – Kryesuesi i Bordit Drejtues të ART, Ekrem Hoxha, më 23 shkurt të vitit 2011 kishte marrë vendim që ta pushojë nga puna zyrtarin e lartë të prokurimit, Avdi Ferin, me arsyetimin se kishte bërë shkelje të rënda të detyrave të punës. Kjo kishte ndodhur për shkak se zyrtari i prokurimit kishte anuluar njoftimin për dhënie të kontratës e cila shpallte fitues konzorciumin R&T dhe TBS nga Shqipëria e cila ishte shpallur fitues në tenderin që kalonte shumën prej 830 mijë eurosh e që kishte të bënte me ndërtimin e qendrës nacionale të monitorimit të Radio Spektrit. Një gjë e tillë ishte kërkuar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit.

OSHP gjatë vitit 2010 ka pranuar 331, ku në 62 raste Paneli Shqyrtues ka marrë vendim për anulimin e aktivitetit të prokurimit (Ri-tenderim), si pasojë e konstatimit të shkeljeve të dispozitave të LPP-së, për parregullsitë në dosjet e tenderit apo për zhvillimin me mangësi të procedurave të prokurimit; në 84 raste ka marrë vendim që Autoritet Kontraktuese që të bëjnë ri-vlerësimin e ofertave pasi kishin bërë gabime si pasojë e vlerësimeve të gabuara nga komisionet vlerësuese.

Lëvizja “FOL” dhe Ministria e Shëndetësisë pajtohen për rritjen e transparencës në prokurim

Prishtinë, 29 mars 2011: Përfaqësues të Lëvizjes FOL janë takuar sot me Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, dr. Ferid Agani, për të diskutuar për rritje të transparencën në fushën e prokurimit në këtë institucion.

Ministri Agani i ka dhënë mbështetje projektit të lëvizjes FOL për fuqizimin e transparencës së institucioneve publike përballë qytetarëve, projekt ky i prezantuar nga kreu i kësaj lëvizje, Ramadan Ilazi.

Ministri Agani ka ofruar bashkëpunimin e plotë të MSh-së me shoqërinë civile, duke e vlerësuar këtë si indikator të demokratizimit të vet institucioneve dhe ka siguruar drejtuesit e “FOL” se MSH do të ofrojë maksimumin e bashkëpunimit që ligji e lejon.

Gjatë ditëve në vijim, MSh do të nënshkruajë një Memorandum bashkëpunimi me Lëvizjen “FOL”, në mënyrë që kësaj lëvizje t”i sigurohet qasje në monitorim të proceseve të ndryshme që zhvillohen në këtë ministri

FOL organizon trajnim për zyrtarët komunal ligjor dhe ata të informimit

Prishtinë, 25 mars 2011: Lëvizja FOL sot ka organizuar trajnim për zyrtarët ligjor dhe ata të informimit nga 13 komuna të ndryshme të Kosovës për Ligjin për Qasje në Dokumente Publike dhe ligjet që ndërlidhen me zbatimin e tij siç janë: Ligji për Klasifikimin e Informatave, Ligji për Mbrojtjen e të dhënave Personale si dhe Ligji për Avokatin e Popullit.

Ligji për Qasje në Dokumente Publike, i cili ka zëvendësuar ligjin e vitit 2003 për qasje në dokumente zyrtare, ka hyr në fuqi që nga 1 nëntori i vitit të kaluar. Lëvizja FOL ishte anëtare e grupit punues për hartimin e ligjit të ri i cili avancon të drejtën e qytetarëve për qasje në informacion zyrtar. Ky trajnim u organizua në kuadër të projektit “Rritja e transparencës së institucioneve publike të Kosovës” i cili mbështetet nga BTD ” Trusti Ballkanik i Demokracisë.

FOL kërkon qasje në prokurim në Ministrinë e Administratës Publike, Infrastrukturës, Arsimit…

Prishtinë, 25 mars 2011: Lëvizja FOL, sot, përmes një letre drejtuar ministrave përkatës, i ka propozuar Ministrisë së Administratës Publike, asaj të Infrastrukturës si dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shëndetësisë nënshkrimin e një memorandum që do ti mundësonte FOL-it qasje në procedurat e prokurimit në cilësinë e monitoruesit, të ngjashëm siç është nënshkruar me Ministrinë e Drejtësisë.

Memorandumi i propozuar nga Lëvizja FOL ka për qëllim të rrisë dhe zhvilloj transparencën gjatë procesit të dhënies së kontratave publike, procedurave të prokurimit dhe tenderimit, duke synuar parandalimin e keqpërdorimeve, korrupsionin dhe konfliktin e interesit deklaroi z. Ramadan Ilazi, drejtor ekzekutiv i Lëvizjes FOL.
FOL pret që Ministritë përkatëse të përgjigjen pozitivisht ndaj propozimit duke qenë se një praktikë e tillë është vendosur edhe nga zv. Kryeministri dhe Ministri i Drejtësisë z. Hajredin Kuçi.

Lëvizjes FOL i mundësohet qasje në Prokurimin e Ministrisë së Drejtësisë

Prishtinë, 24 Mars 2011 ” Lëvizja FOL është takuar sot më zv. Kryeministrin dhe ministrin e Drejtësisë z. Hajredin Kuqi . Në këtë takim u diskutua për gjendjen në sektorin e drejtësisë në vendin tonë. Me këtë rast Lëvizja FOL ka nënshkruar edhe Memorandum Mirëkuptimi i cili i mundëson qasje në monitorimin e Procedurave të Prokurimit në Ministrinë e Drejtësisë.
Ky memorandum ka për qëllim të promovoj dhe zhvilloj transparencën gjatë procesit të dhënies së kontratave publike, procedurave të prokurimit dhe tenderimit në pajtim me legjislaturën e vendit, duke synuar parandalimin e keqpërdorimeve, korrupsionit dhe konfliktit të interesit.

Ministria e Drejtësisë do të krijojë kushte të përshtatshme për monitorimin dhe vëzhgimin e gjithë procesit të tenderimit dhe do të informoj me kohë për takimet, ndërsa Lëvizja FOL, pas monitorimit dhe vëzhgimit të procedurave, do të përgatis raport me shkrim për rrjedhën e procesit në realizimin e procedurave të prokurimit, cilësisë, rregullsisë dhe ligjshmërisë.

Lëvizja FOL është takuar sot më zv. Kryeministrin dhe ministrin e Drejtësisë z. Hajredin Kuqi . Në këtë takim u diskutua për gjendjen në sektorin e drejtësisë në vendin tonë.Me këtë rast Lëvizja FOL ka nënshkruar edhe Memorandum Mirëkuptimi i cili i mundëson qasje në monitorimin e Procedurave të Prokurimit në Ministrinë e Drejtësisë.

Ky memorandum ka për qëllim të promovoj dhe zhvilloj transparencën gjatë procesit të dhënies së kontratave publike, procedurave të prokurimit dhe tenderimit në pajtim me legjislaturën e vendit, duke synuar parandalimin e keqpërdorimeve, korrupsionit dhe konfliktit të interesit.

Ministria e Drejtësisë do të krijojë kushte të përshtatshme për monitorimin dhe vëzhgimin e gjithë procesit të tenderimit dhe do të informoj me kohë për takimet, ndërsa Lëvizja FOL, pas monitorimit dhe vëzhgimit të procedurave, do të përgatis raport me shkrim për rrjedhën e procesit në realizimin e procedurave të prokurimit, cilësisë, rregullsisë dhe ligjshmërisë.

Pesë shkelje të kushtetuese në zgjedhjen e presidentit

Prishtinë, 21 mars – Lëvizja FOL është treguar më e shpejtë se Gjykata Kushtetuese në dhënien e interpretimit, nëse zgjedhja e presidentit Behgjet Pacolli ka qenë në përputhshmëri me Kushtetutën dhe me ligjet në fuqi në Kosovë. Pas një vështrimi ligjor që kjo OJQ ia ka bërë seancës së jashtëzakonshme të mbajtur me 22 shkurt në Kuvendin e Kosovës, ka ardhur në përfundim sezgjedhja e kreut të shtetit është shoqëruar me parregullsi, të cilat e dëmtojnë integritetin e institucionit të presidentit të Republikës, si dhe funksionimin demokratik të shtetit të Kosovës.

Në dokumentin e FOL-it, të cilin e disponon “Koha Ditore”, e një kopje e të cilit i është dorëzuar edhe “gardianit” të Kushtetutës, specifikohen pesë shkelje kushtetuese dhe tri shkelje ligjore dhe procedurale. Shkeljet kushtetuese konsistojnë në nenin 86, pika 4; në nenin 86 paragrafi 5, në nenin 70 paragrafi 1, në nenin 86 pika 1 si dhe në nenin 83 të Kushtetutës. Kurse shkeljet ligjore dhe procedurale, sipas FOL-it, rëndojnë mbi nenin 3, pika 1 dhe pika 2 të Ligjit për të drejtat dhe përgjegjësit e deputetit, si dhe mbi nenin 5, pika 2 të Ligjit për presidentin e Republikës së Kosovës.

Drejtori ekzekutiv i kësaj OJQ-ja, Ramadan Ilazi, ka bërë të ditur se analiza është kryer nga juristët e organizatës me qëllim që Gjykatës Kushtetuese t”i jepen dëshmi shtesë rreth lëndës që është ngritur nga deputetët opozitarë.
“Me ligj, jepet mundësia që pala e tretë, të japë dëshmi shtesë në një lëndë të ngritur. Në këtë rast, palë e tretë jemi ne. Tash varet nga Gjykata Kushtetuese nëse e merr ose jo në shqyrtim vështrimin ligjor që e kemi bërë ne”, ka deklaruar Ilazi.

FOL ka sqaruar se neni 86, pika 4 të Kushtetutës përcakton që zgjedhja e presidentit të bëhet me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve. Kuvendi i Kosovës përbëhet nga 120 deputetë, çka sipas kësaj organizate, nënkupton se 2/3 e deputetëve janë e pakta 80 prej tyre.

“Në një proces i cili kushtëzohet me votimin e të paktën 2/3 të të gjithë deputetëve të Kuvendit, kuorumi i nevojshëm për të filluar procesin e tillë është 80 deputetë. Kjo nënkupton që nuk mund të kërkohen 80 vota nëse në sallë nuk janë të pranishëm së paku 80 deputetë”, thuhet në vështrimin ligjor të Lëvizjes FOL.

“Në Kuvendin e Republikës së Kosovës në kohën e votimit për president ishin të pranishëm vetëm 67 deputetë. Kjo e bën automatikisht të pamundshëm konstatimin e kuorumit të nevojshëm prej 80 deputetësh, respektivisht arritjen e 2/3 të votave. Prezencën e vetëm 67 deputetëve në sallë e ka konstatuar edhe Kryetari i Kuvendit”, sqaron kjo OJQ. Sipas kësaj organizate, në mungesë të një kuorumi të tillë, dy raundet e para të votimit për president kanë qenë improvizim dhe si të tilla kanë shkelur drejtpërdrejt nenin 86, paragrafin 4 të Kushtetutës.

Mungesa e kundërkandidatit

Për të argumentuar shkeljen tjetër, Lëvizja FOL i është referuar nenit 86 paragrafit 5 të Kushtetutës, i cili e specifikon organizmin e raundit të tretë të votimit për president në rast se asnjëri nga kandidatët për këtë post nuk arrijnë që t”i marrin votat e mjaftueshme në dy raundet e para. Në rastin konkret, atë të zgjedhjes së Pacollit, nuk ka pasur kundërkandidatë.

“Përgjatë gjithë këtij paragrafi, (5 v.j) kur flitet për kandidatët për president, përdoret vetëm shumësi (ngjashëm edhe në paragrafin 6 të po këtij neni). Kjo në vetvete nuk jep asnjë mundësi tjetër alternative, përveç domosdoshmërinë e pasjes së më shumë se një kandidati për president”, ka konstatuar Lëvizja FOL.

Nevoja për të pasur më shumë se një kandidat, sipas kësaj lëvizjeve, shihet edhe në paragrafin 3 të po këtij neni, pasi në të përcaktohet se për të qenë kandidat i nominuar për president, duhet të sigurosh nënshkrimet e së paku 30 deputetëve.

Pasi Kuvendi ka 120 deputetë, ky paragraf, sipas FOL-it, lejon mundësinë e nominimit të deri katër kandidatëve për kryetar shteti. “Duke pasur për kandidat vetëm z. Behgjet Pacolli, procesi i zgjedhjes së presidentit ka shkelur nenin 86, paragrafin 5 të Kushtetutës”, nxjerr konstatimin Lëvizja FOL.

Kjo lëvizje ka konstatuar se zgjedhja e Pacollit president, është bërë duke e cenuar edhe të drejtën e deputetit për ta shprehur lirshëm vullnetin e vet, gjë që i garantohet me nenin 70, paragrafi 1 të Kushtetutës.

“Zhvillimi i procesit të zgjedhjes së presidentit dhe intervenimet e ndryshme jashtë autorizimeve të tyre nga zyrtarë dhe persona të ndryshëm brenda dhe jashtë Kuvendit kanë dëshmuar që deputetët e Kuvendit kanë zgjedhur për president të Republikës së Kosovës z. Behgjet Pacolli nën presion. Duke pasur dhe ndikuar nga këto presione, të dëshmuara edhe nga vetë Kryetari i Kuvendit si dhe nga raportimet e mëvonshme në media, deputetët e pranishëm në sallë kanë bërë shkeljen e nenit 70, paragrafit 1 të Kushtetutës”, ka vlerësuar Lëvizja FOL.

Cenimi i së drejtës së deputetit

Kjo OJQ ka nxjerrë konstatimin se gjatë zgjedhjes së presidentit të ri është shkelur vullneti i deputetit për ta shprehur lirshëm qëndrimin e tij për kandidatin për president, përmes votimit të fshehtë.

Neni 86, paragrafi 1 i Kushtetutës, përcakton që Presidenti zgjidhet nga Kuvendi, dhe me votim të fshehtë. Fshehtësia e votës së deputetëve për procese të tilla të rëndësishme, përveç tjerash, garanton pavarësinë e tyre dhe siguron mbrojtje nga ndikimet e jashtme. Në rundin e parë dhe të dytë të votimit për President, kandidati Behgjet Pacolli nuk ka arritur të merrte më shumë se 54, përkatësisht 58 vota pro. “Pas një pauze kontroverse, kandidati Behgjet Pacolli është votuar me 62 vota pro, si President i Republikës së Kosovës.

Fakti që votat e deputetëve janë ndryshuar nga kundër ose abstenim në pro pas pauzës, është dëshmi logjike e presionit te deputetet për të ndryshuar votat e tyre në favor të kandidatit për president”, thuhet në analizën e FOL-it.
“Për më tepër, provat e mesazheve të shkëmbyera ndërmjet kandidatit për president dhe këshilltarit të tij dëshmojnë identifikimin e deputetëve që kanë votuar kundër ose kanë abstenuar, dhe ndikimet tek ta. Duke i konstatuar të gjitha këto më lart, gjatë procesit të zgjedhjes së presidentit të Kosovës është shkelur fshehtësia e votës, e me këtë është shkelur neni 86, paragrafi 1 i Kushtetutës”, shtohet më tej në këtë dokument.

Dhe shkelja e pestë kushtetuese, sipas FOL-it, është bërë në nenin 83, nen ky që e definon rolin unifikues që duhet ta ketë presidenti i vendit. “Presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikë së Kosovës”, thuhet në këtë nen. Nisur nga kjo, Lëvizja FOL ka ardhur në përfundim se presidenti Pacolli është zgjedhur pa kuorum, me prezencën në sallë vetëm të shumicës e thjeshtë të deputetëve të Kuvendit si dhe si pasojë e presionit e ndikimit të votave të deputetëve. Për më tepër, opozita, e cila përfaqëson “shumicën e votave popullore” të Kosovës, ka braktisur sallën. Me këtë rast FOL jep edhe një propozim. “Duke e përcaktuar presidentin si përfaqësues të unitetit të popullit, duke e përcaktuar mandatin e presidentit për (5) vite, ndryshe nga mandati i Qeverisë, si dhe duke ndalur presidentin që të ushtrojnë funksione të tjera janë dëshmi se Kushtetuta kërkon që kjo pozitë të mos bëhet pjesë e “pazarit politik” por në këtë pozitë duhet të vijnë individë përmes konsensusit”.

Lëvizja FOL ka vlerësuar se për të qenë vendimet e Kuvendit të ligjshme, nuk duhet të ketë shkelje as të Kushtetutës, e as të ligjeve dhe Rregullores së Kuvendit. Kjo lëvizje ka rikujtuar se kryetari i Kuvendit si interpretues i rregullores së punës ka deklaruar se pauza pas raundit të dytë të votimeve për presidentin e vendit ishte shkelje e Rregullores së punës.

FOL ka nxjerrë përfundimin se ndaj deputetëve është bërë presion për ta shprehur lirshëm vullnetin e tyre.
“Presioni i bërë ndaj deputetëve të pranishëm në sallë është evident edhe sipas deklaratës së Kryetarit të Kuvendit, ku thekson se çfarëdo ndryshimi në vota pas pauzës pas rundit të dytë do të ishte rezultat i presioneve. Në këtë rast kryetari i Kuvendit, duke qenë edhe pjesë e grupit parlamentar të PDK-së, është dëshmitarë se deputetet nuk i janë nënshtruar vetëm ndërgjegjes së tyre, por kanë votuar për presion”, ka konstatuar Lëvizja FOL.

Kjo OJQ ka bërë vërejtje edhe për angazhimin e Pacollit në ndërtimin e koalicionit qeverisës. Posti i presidentit ka qenë pjesë e negociatave për formimin e qeverisë së vendit. Në këtë mënyrë PDK-ja praktikisht ka ofruar postin e presidentit për partinë AKR në shkëmbim të votave për qeverinë, respektivisht duke e ndërlidhur drejtpërdrejt postin e presidentit me institucionet e tjera, respektivisht Qeverinë”, thuhet në vështrimin e FOL-it.

(Artikull i gazetës Koha Ditore, datë 23 mars 2011 nga Agron Halitaj)

Deklaratë në mbrojtje të lirisë së shprehjes dhe lirisë së asociimit

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), Lëvizja FOL, Syri i Vizionit, Instituti Ballkanik i Politikave (IPOL), Rrjeti i Grupeve te Grave te Kosovës, , Qendra për Politika dhe Avokim (QPA), Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR), Kosovo United States Alumn, Developing Together (DT), Ec Ma Ndryshe

Deklaratë në mbrojtje të lirisë së shprehjes dhe lirisë së asociimit

Prishtinë, 22 mars 2011
Ne, organizatat e lartshënuara, shprehim shqetësimin tonë ndaj sulmeve të fundit të një pjese të mediave lidhur me iniciativën legjitime të shoqërisë civile për të vepruar në mbrojtje të sundimit të ligjit dhe integritetit të institucioneve publike të Republikës së Kosovës.

Një dokument, draft-plan, i cili ishte publik dhe ka qarkulluar për diskutim ndërmjet organizatave jo-qeveritare, është kualifikuar si një përpjekje për “Puç”, “Komplot” ose “Rebelim” ndaj institucioneve të vendit, gjë që nuk ka të bëjë aspak me qëllimin e iniciativës përkatëse.

Keqinterpretimi i kësaj iniciative dhe përpjekja për ta prezantuar atë si kërcënuese, dashakeqëse dhe jo-ligjore dëmtojnë karakterin demokratik të shtetit të Kosovës ku Liria e Shprehjes dhe Liria e Asociimit janë të drejta themelore demokratike, të mbrojtura me Kushtetutën e vendit si dhe konventat ndërkombëtare. Fushata e raportimeve kërcënuese dhe denigruese ndaj organizatave pjesëmarrëse në këtë iniciativë ka cenuar integritetin personal dhe jetën e personave të përfshirë.

Gjithashtu kjo fushatë ka tentuar të ngulfasë reagimin civil në mbrojtje të interesit publik, duke i klasifikuar format e reagimit demokratik si anti-kushtetuese dhe anti-ligjore. Shoqëria civile ekziston dhe e ka për obligim që të merret me çështjet e interesit publik, në të gjitha format e lejuara me ligj dhe të bazuara në parimet universale demokratike.

Respektimi i formave legjitime të shprehjes së pakënaqësisë qytetare përkufizojnë një shtet demokratik dhe në këtë kontekst nuk duhet të ketë kurrfarë kompromisi.

FOL takohet me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese

Prishtinë, 21 mars 2011: Lëvizja FOL është takuar me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, të nderurin z. Enver Hasani për të diskutuar për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet shoqërisë civile dhe Gjykatës Kushtetuese në mbështetje të sundimit të ligjit. Ramadan Ilazi, e njoftoi Kryetarin e Gjykatës z. Hasani me punën e Lëvizjes FOL dhe shprehi rëndësinë dhe nevojën për bashkëpunim më të madh ndërmjet Gjyqësorit dhe shoqërisë civile në përparimin e sundimit të ligjit, duke vlerësuar gjithashtu pozitive edhe punën e Gjykatës Kushtetuese e cila ka rritur besimin e qytetarëve në sundim të ligjit.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese z. Hasani u shprehë në afirmativ për rolin e shoqërisë civile në mbështetje të sundimit të ligjit dhe i hapur për bashkëpunim brenda mundësive ligjore. Në këtë takim lëvizja FOL i dorëzoi z. Hasani një analizë ligjore për rastin e zgjedhjes së Presidentit të vendit me 22 shkurt 2011

Publikimi i raportit “Investimet Publike në Sektorin e Arsimit ” Sektori i Arsimit të Lartë 2008-20

Prishtinë 16 mars 2011 ” Lëvizja FOL ka mbajtur sot një konferencë për shtyp, ku ka prezantuar Raportin mbi “Investimet Publike në Sektorin e Arsimit ” Sektori i Arsimit të Lartë 2008-2010″.
Fidan Kalaja nga Lëvizja FOL ka bërë thirrje për më shumë transparencë në investimet publike dhe ka kërkuar njëherazi një përfshirje më të madhe të shoqërisë civile në dizajnimin dhe përcaktimin e prioriteteve për sektorin e arsimit.

Ndërkaq, analisti i politikave, Armend Mazreku, ka bërë prezantimin e të gjeturave të këtij raporti. “Përkundër progresit të arritur gjatë viteve 2008, 2009, 2010, ende mbesin probleme dhe sfida të mëdha”, ka thënë Mazreku. Ai ka kërkuar që sektori i arsimit të mos shikohet si problem në vete, por si mundësi për zhvillimet e gjithëmbarshme socio-ekonomike, kulturore dhe politike. “Institucionet e arsimit të lartë duhet të orientohen drejtë sferës së hulumtimeve dhe publikimeve shkencore, jo vetëm në funksionin e tyre mësim-dhënës. Pastaj, problem tjetër mbetet infrastruktura e pamjaftueshme, mungesa e stafit akademik dhe buxheti i vogël për sektorin e arsimit në përgjithësi dhe për atë të lartë në veçanti”.

Me gjerësisht shih përmbledhjen ekzekutive që ka prezantuar z. Mazreku:

Në periudhën 2004-2007 janë investuar gjithsej 121 milion euro. Në vitin 2004 janë investuar në total rreth 35 milion euro, në 2005 rreth 24 milion euro, në 2006 rreth 27 milion euro dhe në 2007 rreth 33 milion euro. Ky trend i investimeve tregon për një gjendje të pandryshueshme sa i përket fokusit në ngritjen e cilësisë në sistemin arsimor në përgjithësi.

Prej vitit 2008-2010 janë investuar gjithsej rreth 146milion euro. Në vitin 2008 janë investuar rreth 56 milion euro, në vitin 2009 rreth 52 milion euro, ndërkaq në vitin 2010 ka pasur rënie në këto investime me gjithsej 37 milion euro;
Fondet Publike sipas Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve 2011-2013 do të jenë rreth 174 milion euro. Për vitin 2011 parashihen gjithsej 57 milion euro, në 2012 rreth 55 milion euro dhe në vitin 2013 do të rriten në rreth 61 milion euro;

Struktura e organizimit të institucioneve të arsimit të lartë kompozohet prej 2 universiteteve publike, 10 kolegjeve universitare private, 5 shkollave profesionale dhe 3 instituteve. Në kuadrin e tyre funksionojnë 122 janë programe publike, 69 private, 6 nga institutet dhe 14 nga shkollat profesionale. Këto programe përfshijnë nivelin e studimeve themelore (Bachelor) dhe ato post-diplomike (Master).

Gjatë vitit 2008 në arsimin e lartë janë investuar rreth 15 milion euro. Prej tyre rreth 8 milion euro janë shpenzuar për paga dhe mëditje, mbi 3 milion euro për mallra dhe shërbime, rreth 1 milion euro për shpenzime komunale dhe 2,3 milion euro për investime kapitale. Prej tyre Universiteti i Prishtinës ka shpenzuar 7,3 milion euro për paga dhe mëditje, 2,8 milion euro për mallra dhe shërbime, 945 mijë euro për shpenzime komunale. Qendra e studentëve ka shpenzuar në të gjitha kategoritë gjithsej 1,1 milion euro, Institutet 480 mijë euro dhe Instituti Pedagogjik 116 mijë euro;

Gjatë vitit 2009 në arsimin e lartë janë investuar në total 13,6 milion euro. Prej tyre Qeveria e Kosovës ka investuar 8,5 milion euro për paga dhe mëditje, 3,3 milion euro për mallra dhe shërbime, 1,3 milion euro për shpenzime komunale dhe mbi 375 mijë euro për investime kapitale. Nga këto investime Universiteti i Prishtinës ka marrë 7,5 milion euro për paga dhe mëditje, 3 milion euro për mallra dhe shërbime dhe mbi 947 mijë euro për shpenzime komunale. Qendra e Studentëve ka shpenzuar 661 mijë euro për paga dhe mëditje, 182 mijë euro për mallra dhe shërbime dhe 337 mijë euro për shpenzime kapitale. Institutet kanë shpenzuar 283 mijë euro për paga dhe mëditje, mbi 103 mijë euro për mallra dhe shërbime dhe 54 mijë euro për shpenzime komunale;

Në vitin 2010 janë destinuar gjithsej 15 milion euro për arsimin e lartë. Prej tyre Qeveria e Kosovës gjatë vitit 2009 ka investuar 11,1 milion euro për paga dhe mëditje, 3,3 milion euro për mallra dhe shërbime, 1,4 milion euro për shpenzime komunale dhe 2,2 milion euro për investime kapitale. Nga këto investime Universiteti i Prishtinës ka marrë mbi 10 milion euro për paga dhe mëditje, 2,9 milion euro për mallra dhe shërbime dhe mbi 1 milion euro për shpenzime kapitale. Qendra e Studentëve ka shpenzuar 646 mijë euro për paga dhe mëditje, 201 mijë euro për mallra dhe shërbime dhe 337 mijë euro për shpenzime komunale. Institutet kanë shpenzuar 321 mijë euro për paga dhe mëditje, mbi 118 mijë euro për mallra dhe shërbime dhe 40 mijë euro për shpenzime komunale. Instituti Pedagogjik ka shpenzuar 73 mijë euro për paga dhe mëditje, 33 mijë euro për mallra dhe shërbime dhe 9 mijë euro për shpenzime komunale;

Qeveria e Kosovës ka investuar gjithsej 4,9 milion euro në projektet kapitale. Në kuadër të këtyre projekteve hyjnë Instituti i Historisë, Ndërtimi i Konviktit të Studentëve në Prishtinë, Renovimi i Fakultetit të Mjekësisë, Ndërtimi i Fakultetit të Edukimit në Prishtinë, Renovimi i Institutit Albanologjik, Ngritja e Infrastrukturës, etj

Lëvizja FOL ka zhvilluar takim me Drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit

Prishtinë, 14 mars 2011 – Sot, Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes FOL, z. Ramadan Ilazi, është takuar me Drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit z. Hasan Preteni. Në këtë takim është diskutuar rreth procesit të deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, për ligjin mbi deklarimin e pasurisë dhe ligjin mbi konfliktin e interesit. Me këtë rast z. Preteni ka deklaruar se procesi i deklarimit të pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik është duke u zhvilluar sipas planifikimit të Agjencisë dhe se publikimi i deklarimeve të pasurisë do të bëhet në fillim të qershorit të këtij viti.

Gjithashtu ai ka potencuar se AKK është duke bërë një analizë të detajuar për ligjin mbi konfliktin e interesit në mënyrë që gjatë rishikimit të këtij ligji kjo Agjenci të ofrojë rekomandimet e saja për ndryshimet në këtë ligj. Në anën tjetër z. Ilazi ka theksuar se Lëvizja FOL do të jetë shumë aktive dhe do të vëzhgojë në vazhdimësi procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik dhe do të ofrojë bashkëpunimin e Lëvizjes FOL në angazhimet e AKK dhe shoqërisë kosovare në luftën anti-korrupsion.