FOL Hapur me Prokurorinë në qytetin e Pejës dhe Gjakovës


Pejë-Gjakovë, 20 qershor 2011 –
Lëvizja FOL në bashkëpunim me Kryeprokurorin e Shtetit, kanë zhvilluar debatin në komunën e Pejës dhe atë të Gjakovës, në kuadër të fushatës “Prokuroritë më afër qytetarit”. Pjesëmarrës në këto debate kanë qenë përfaqësues të shoqërisë civile, mediat, përfaqësues të partive politike dhe qytetarë të këtyre komunave. Ndërsa në cilësinë e panelistëve të pranishëm kanë qenë Kryeprokurori i Prokurorisë së Kosovës, z. Ismet Kabashi, z. Agron Galani, Kryeprokuror i Prokurorisë së Qarkut në Pejë, znj. Lirije Morina, Kryeprokurore e Prokurorisë Komunale në Pejë dhe znj. Shpresa Bakia, Kryeprokurore e Prokurorisë Komunale në Gjakovë.

Petrit Zogaj nga Lëvizja FOL, duke i falënderuar të pranishmit tha se “Lëvizja FOL në bashkëpunim me Kryeprokurorin e Shtetit kanë nisur fushatën “Prokuroritë më afër qytetarit”, përmes së cilës të dyja palët synojnë të rrisin informacionin për rolin dhe punën e prokurorive, të nxisin qytetarët të bashkëpunojnë me prokuroritë, si dhe të diskutojnë për punën e prokurorive nëpër regjione”.

Kryeprokurori i shtetit z. Kabashi tha se prokuroria është shumë e interesuar që të jetë një institucion plotësisht transparent karshi qytetarëve, shoqërisë civile dhe medieve dhe për këtë falënderojë Lëvizjen FOL për angazhimin e saj në realizimin e kësaj fushate. Sipas tij viti 2010 ka qenë një vit i suksesshëm për sistemin e drejtësisë në Kosovë, ku “Kuvendi i Kosovës ka miratuar dy nga ligjet më bazike për mirë funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe ka përfunduar procesi i emërimit dhe ri-emërimit të gjykatësve dhe prokurorëve”. Ai shtoi se “prokuroria gjatë vitit 2010, ka arritur të procedojë 8.2% më shumë lëndë se sa në vitin paraprakë si dhe në këtë vit ka pasur shumë, më shumë raste të lajmërimit të vet qytetarëve në prokurori”. Prokuroria do ti kushtojë vëmendje të veçantë lëndëve që kanë të bëjnë me korrupsion dhe krim të organizuar, ku sipas kryeprokurorit Kabashi “në kuadër të Prokurorisë Speciale është krijuar task-forca për luftën anti-korrupsion dhe se e në të gjitha prokurorit e qarkut është caktuar nga një prokuror i cili merret me hetimin e këtyre rasteve”. Z. Kabashi në debatin e Gjakovës tha së më ligjin e aprovuar vjet mbi gjykatat, komuna e Gjakovës do të bëhet me Gjykatë Themelore.

Debati ka vazhduar me Kryeprokurorin e Prokurorisë së Qarkut në Pejë, z. Agron Galani, i cili potencoi faktin se kjo prokurori ka mungesë të prokurorëve dhe se në korrik të këtij viti do të filloj me plotësimin e pozitave për prokurorë të rinj. Sipas tij “vetëm në vitin 2010, janë bërë 600 kallëzime penale, ku prej tyre janë ngritur 529 akuza, 10 akuza kanë të bëjnë me korrupsion dhe krime ekonomike dhe janë arrestuar zyrtarë komunal, të cilët më herët kanë qenë të “paprekshëm” nga drejtësia”. “Prokuroria e qarkut në Pejë është shumë transparente dhe bëri thirrje OJQ-ve, medieve dhe qytetarëve që të mos hezitojnë të kërkojnë të dhëna dhe dokumente në këtë prokurori”, përfundoi fjalimin e tij z. Galani.

Znj. Lirije Morina, kryeprokurore e Prokurorisë Komunale në Pejë tha se “gjatë vitit 2010 i kemi pasur rreth 1100 kallëzime penale për persona të mëdhenj dhe 60 për të mitur”. Prokuroria komunale është përballur me probleme dhe vështirësi të vazhdueshme, mirëpo sipas saj “është fakt pozitiv se vetëm nga viti i kaluar kjo prokurori ka filluar bashkëpunimin normal me prokurorinë e shtetit”. Sipas sa “natyra e lëndëve të proceduara nga kjo prokurori më së shumti kanë të bëjnë me vjedhjet e rënda, vjedhjet e pyllit, dëmtime, rrahjet, aksidentet e trafikut, marrja e ryshfetit etj.”.

Në debatin e zhvilluar në Gjakovë, kryeprokurorja e prokurorisë komunale në këtë komunë znj. Shpresa Bakia përshëndeti nismën e Lëvizjes FOL dhe prokurorisë që prokuroria të jetë sa më e hapur dhe sa më afër qytetarëve. Ajo tha se “prokuroria komunale e Gjakovës, përballet me një fenomen shumë të veçantë ku përqindja e rasteve më të mitur është më e lartë se sa në prokurorinë komunale të Pejës”.

Pas kësaj diskutimi u hap për pjesëmarrësit dhe kishte pyetje-përgjigje, në mes të pjesëmarrësve dhe panelisteve të ftuar në këtë debat.

FOL është takuar me Kryetarin e KGJK z. Peci

Prishtinë, 17 qershor 2011 – Përfaqësues të Lëvizjes FOL sot janë takuar me Kryetarin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës z. Enver Peci, ku është diskutuar për krijimin e një Forumi anti-korrupsion, si një platformë e komunikimit ndërmjet institucioneve kryesore të luftës kundër korrupsionit. Krijimin e një forumi të tillë po e mbështet edhe Qeveria Britanike. Në këtë takim gjithashtu është diskutuar për monitorimin e prokurimit në KGJK si dhe për lejimin e Lëvizjes FOL të monitoroj proceset gjyqësore për lëndët e korrupsionit.

FOL fillon monitorimin e prokurimit në Ministrinë e Shëndetësisë

Prishtinë, 10 qeshor – Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani dhe drejtori ekzekutiv i Lëvizjes FOL, Ramadan Ilazi, nënshkruan të premten Memorandumin e bashkëpunimit midis Ministrisë dhe FOL, i cili i mundëson organizatës t`i vëzhgoj drejpëtdrejt procedurat e prokurimit në këtë Ministri. Një memorandum i tillë synon të rrisë transparencën dhe llogaridhënien gjatë procesit të prokurimit publik.

Lëvizja FOL, memorandume të ngjashme për monitorimin e prokurimit ka nënshkruar edhe me Minsitrinë e Drejtësisë dhe atë të Administratës publike ndërsa Ministria e Infrastrukturës ka refuzuar lejimin e monitorimit të prokurimit nga Lëvizja FOL.

Nënshkrimin e memorandumit më MsH-në, ministri Agani dhe kreu i Lëvizjes “Fol”, Ramadan Ilazi e vlerësuan me rëndësi për ngritjen e përgjegjësisë në menaxhimin e parasë publike.

Fidan Kalaja, koordinator i projektit të monitorimit të prokurimit në Lëvizjen FOL ka thënë se sektori i Prokurimit si më i prekuri nga korrupsioni duhet të ketë vëmendjen e posacme të shoqërisë civile.”Këto memorandume i shërbejnë rritjes së transprencës dhe llogaridhëniesë si dhe mbrojtjes së interest publik për parandalimin e keqëpërdorimit të parasë publike”, ka potencuar Kalaja.

Kësisoj, në periudhqën prill-qershor, në Ministrinë e Drejtësisë janë anuluar dhe rishpallur afro 7 tenderë. Lëvizja FOL ka inspektuar gjatë kësaj faze edhe zbatimin e një kontrate. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe kërkesa e Lëvizjes FOL për ndryshimin e Ligjit për Prokurim ka gjetur përkrahje, ndaj ka hartuar rreth 20 rekomandime që duhet t`i plotësoj legjislacioni i ri.

Një e arritur tjetër praktike gjatë kësaj faze është edhe ngritja e përgjegjshmërisë së operatorëve ekonomikë gjatë hartimit të ofertave.

Këto memoradume janë të parat të llojit të tillë në Kosovë, një praktikë ndërkombëtare e njohur në sferën e veprimit të OJQ-ve dhe është në funksion të avancimit të demokracisë si dhe mbikëqyrjes së shpenzimit të parasë publike.

“FOL Hapur” me Ambasadorin Britanik dhe Anëtarët e Shoqërisë Civile

Prishtinë, 10 qershor 2011- Lëvizja FOL, në kuadër të Forumit “FOL Hapur”, ka organizuar panel-diskutimin me Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, z. Ian Cliff, dhe anëtarët e shoqërisë civile. Diskutimi është fokusuar në zhvillimet aktuale në Kosovë, luftën anti-korrupsion, dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe strategjinë e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur njohjen ndërkombëtare të Kosovës, veçanërisht të atyre shteteve brenda BE-së që nuk e kanë njohur ende Kosovën.

Në fjalimin e tij në këtë forum, Ambasadori Cliff potencoi:
“Lufta anti-korrupsion është njëra nga fushat me një rëndësi të veçantë për Ambasadën e Britanisë. Mbështetja dy projekte në kuadër të luftës anti-korrupsion, përfshirë edhe projektin e Lëvizjes FOL, dëshmon angazhimin tonë në trajtimin e problemit të korrupsionit në Kosovë. Kjo është një fushë ku liderët kosovarë duhet të përqendrohen në vazhdimësi për t”u siguruar se Kosova mund të ecë përpara në rrugën e integrimeve në BE”.
Ai shtoi se: “Lufta anti-korrupsion është pjesë e pandashme e programeve britanike dhe programet e tilla mbështesin institucionet e Kosovës në këtë luftë.
“Britania është duke ofruar mbështetje politike për një numër më të madh të njohjeve dhe të avancojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe regjionale”.

“Gjithashtu, Mbretëria e Bashkuar beson se progresi praktik në dialogun Prishtinë-Beograd është vendimtar për aspiratat e integrimit në BE – si për Kosovën ashtu edhe Serbinë”.

Drejtor Ekzekutiv i Lëvizjes FOL, Ramadan Ilazi, potencoi se: “Lëvizja FOL vlerëson lartë mbështetjen e Qeverisë Britanike për vendin tonë dhe shoqërinë civile në Kosovë. Lëvizja FOL beson se në mënyrë që të ngritët efektiviteti në luftën anti-korrupsion, institucionet publike duhet që të rrisin dhe fuqizojnë komunikimin dhe koordinimin në mes tyre”
Lëvizja FOL ka lansuar forumin “FOL Hapur” me qëllim që të ofrojë shoqërinë civile më pranë vendimmarrjes për proceset e rëndësishme në vend.

Mbi 7 milion është diferenca e deklarimeve të pasurisë në AKK dhe KQZ, të zyrtarëve të lartë

Mbi 7 milion është diferenca e deklarimeve të pasurisë në AKK dhe KQZ, të zyrtarëve të lartë

Prishtinë, 9 qershor 2011 – Lëvizja FOL sot publikoj Raportin e parë Krahasues mbi Vlerësimin e Deklarimeve të Deputetëve të Kuvendit të Kosovës në Agjencinë Kundër-Korrupsion dhe Komisionin Qendror Zgjedhor. Bazuar në të gjeturat e këtij Raporti, FOL ka evidentuar dallime të mëdha që ekzistojnë ndërmjet asaj që deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë deklaruar në AKK dhe KQZ.

Ky Raport fokusohet pikërisht në anën cilësore të deklarimit të pasurisë. Kjo bëhet duke u fokusuar në një grup zyrtarësh të lartë të zgjedhur drejtpërdrejt, përkatësisht duke i krahasuar deklaratat e pasurisë së tyre në Agjencinë Kundër Korrupsion dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (të dyja të bëra në vitin 2010). Me këtë synohet që duke i identifikuar të dhënat potencialisht të gabuara dhe mospërputhjet e mundshme, të jepet një pasqyrë se me çfarë sfidash dhe problemesh mund të përballet procesi i deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë nga aspekti teknik, në mënyrë që pastaj të mund të përmirësohet dhe të avancohet zbatimi i obligimit kushtetues dhe ligjor të zyrtarëve të lartë për të deklaruar pasurinë e tyre.

Ky Raport përmban të dhëna të hollësishme mbi numrin e zyrtarëve të lartë të obliguar për të deklaruar pasurinë, numrin e atyre që e kanë kryer këtë obligim gjatë periudhës raportuese e të atyre që nuk e kanë bërë këtë, si dhe numrin e zyrtarëve ndaj të cilëve Agjencia Kundër Korrupsionit ka kërkuar shqiptimin e sanksioneve administrative. Sipas këtij raporti, nga gjithsej 800 zyrtarë të lartë publikë të obliguar për të deklaruar pasurinë, 619 prej tyre e kanë deklaruar pasurinë, kurse 173 prej tyre nuk e kanë bërë këtë, gjë që paraqet një shkallë prej 78.1% të zbatimit. Sa i përket vitit 2010, brenda afatit të parë të deklarimit (31 mars 2010) shkalla e zbatimit është rritur për 9.97% (rritje nga 78.1% në 88.07%). Shprehur në shifra absolute, nga 1560 zyrtarë të lartë të obliguar për të deklaruar pasurinë, 1374 prej tyre e kanë bërë këtë e 186 prej tyre jo, kurse deri në qershor kanë mbetur vetëm 69 prej tyre që nuk e kanë deklaruar pasurinë. Brenda afatit përfundimtar për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, shkalla e zbatimit raportohet të jetë rritur për 7.63% (nga 88.07% në 95.7%). Sa i përket bashkëpunimit ndër-institucional në deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë, në raportin e vitit 2009 raportohet refuzimi nga ana e dy institucioneve ekzekutive për të bashkëpunuar me Agjencinë Kundër Korrupsionit në ofrimin e informatave të kërkuara, kurse në atë të vitit 2010 nuk është raportuar ndonjë pengesë e kësaj natyre.

Gjetjet e paraqitura në këtë analizë politikash tregojnë se deklarimi i pasurisë së zyrtarëve të lartë publik ende përballet me sfida dhe probleme. Ndër më kryesoret të identifikuara këtu janë: ekziston dallim i konsiderueshëm në mes të formularit të AKK-së dhe atij të KQZ-së për deklarimin e pasurive të zyrtarëve të lartë të zgjedhur, mungesa e një udhëzuesi për deklarimin e pasurisë, mungesa e mekanizmave dhe procedurave për verifikimin e pasurisë së deklaruar, mospërputhja e të dhënave për kategori të ndryshme të pasurisë, dhe madje shpesh edhe të dhëna kundërthënëse.

Matësi i së vërtetës

Matësi i së vërtetës

5 Qershor 2011
Deklarata: “Nuk është mirë për askënd që ne nuk kemi krijuar mekanizma të marrëveshjes, nuk kemi krijuar rrethana që jo rruga, por institucionet të jenë vendi ku gjendet zgjidhja.”
Autor: Atifete Jahjaga, Presidente e Kosovës
Data: 13 Maj 2011
Burimi: president-ksgov.net

Vlerësimi: E vërtetë

Arsyetimi: Institucionet e Kosovës nuk kanë arritur ende të krijojnë mekanizmat real për pjesëmarrje në vendimmarrje dhe përkitazi me këtë vlerësojmë si të vërtetë këtë deklaratë. Presidentja e vendit ka një mandat për unifikimin e klasës politike dhe duhet ta përdorë autoritetin e saj për krijimin e këtyre mekanizmave institucional për të rritur pjesëmarrjen qytetare në vendimmarrje. Ndryshe format e reagimit, përfshirë edhe protestat në rrugë, janë instrumente demokratike që shprehin vullnetin qytetar karshi zhvillimeve në vend dhe si të tilla nuk mund të ndalohen.

Deklarata: “Nga sot unë siguroj dhe garantoj gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe gjithë punëtorët e Kosovës, se falë politikave të qëndrueshme tona, shumë argumentuese dhe vendosmërisë sonë, kemi arritur marrëveshje me FMN-në dhe çështja e pagave është e zgjidhur njëherë e përgjithmonë.”
Autor: Hashim Thaçi, Kryeministër i Kosovës,
Data: 01 Qershor 2011
Burimi: Koha ditore
Vlerësimi: E pavërtetë

Arsyetimi: Fondi Monetar Ndërkombëtar momentalisht ka përjashtuar Kosovën nga mundësia për të përfituar nga programet e saj, pikërisht ngaqë Qeveria e Kosovës nuk ka arritur marrëveshje me këtë institucion për vendimin e saj për rritjen e pagave në sektorin publik.

Deklarata: “S`ka hair prej tyre, ruana Zot prej EULEX-it”,
Autor: Bajram Rexhepi, Ministër i Punëve të Brendshme,
Data: 27 Prill 2011,
Burimi: koha.net
Vlerësimi: Kontradiktore

Arsyetimi: Derisa në intervistën për gazetën Koha Ditore z.Rexhepi akuzon EULEX-in për mos punë, në anën tjetër në raportin e prezantuar në Kuvendin e Kosovës, ai e përgënjeshtron vetveten duke thënë se: “Gjendja e përgjithshme e sigurisë dhe sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës është e qetë dhe stabile, por mund të klasifikohet në suaza të brishtësisë, sidomos në pjesën veriore të vendit, por e gjithë kjo nën kontroll, si rezultat i angazhimit të të gjitha institucioneve përgjegjëse të sigurisë, duke filluar nga Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i, të cilët janë duke u angazhuar në ruajtjen e rendit dhe të situatës së sigurisë në këtë rajon, por edhe në tërë Republikën e Kosovës.”

Premtim programor: “Gjatë këtij mandati të qeverisë, reforma e administratës publike vazhdon të jetë një ndër prioritetet kryesore. Në shërbim të realizimit të këtij prioriteti qeveria ka bërë analizën e situatës në të gjitha segmentet e administratës publike, përmes programit të Rishikimit Funksional të qeverisë”
Autor: PROGRAMI I QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2011-2014
Data: Shkurt 2011
Burimi: Ueb faqja e Kryeministrisë
Vlerësimi: E pavërtetë

Arsyetimi: Veprimi i fundit i qeverisë së kolicionit për themelimin e Ministrisë së Diasporës është në kundërshtim me vetë programin e qeverisë dhe mbi të gjitha me Programin e Rishikimit Funksional të Qeverisë (Fridom). Derisa ky program thekson që: “Numri i portofoleve ministrore është një shqetësim i cili duhet të trajtohet. Kosova aktualisht ka më shumë ministri sesa shtetet e tjera të vogla të BE-së, që ndikojnë në kosto dhe koordinim të brendshëm. Objektiva duhet të jetë racionalizimi i përbërjes së qeverisë duke ri-rregulluar funksionet në disa ministri” , në anën tjetër Qeveria e Kosovës për nevojat koalicionit themelon edhe një ministri shtesë për të rritur numrin e ministrive në 19, ani pse raporti Fridom thekson numrin 18 të ministrive si numër të madh. Fridom thekson se Kosova ka numrin më të madh të ministrive krahasuar me shtete tjera evropiane, ani pse me GDP dukshëm më të vogël se ato vende.

Deklarata: “Unë mas pari nuk kam parti, jam a-partiak, nuk kam parti, AKR-ja i ka problemet e veta le t’merren me problemet e veta, nuk jam përgjegjës për ta… por sa i përket punës time dhe në mënyrë profesionale s’kam me ta asnjë lidhje.”
Autor: Behxhet Pacolli, President,
Data: 17 Mars 2011,
Burimi: emisioni Jeta në Kosovë, RTK
Vlerësimi: E pavërtetë

Arsyetimi: Janë dy arsye pse kjo deklaratë e z. Pacolli nuk qëndron. E para ka të bëjë me faktin se z. Pacolli ishte pjesëmarrës aktiv ne takimet tri-palëshe ndërmjet PDK-së, LDK-së dhe AKR-së, që rezultuan me një marrëveshje të cilën z. Pacolli e nënshkroi gjithashtu. Në këto takime s”ka dilemë se z. Pacolli ka përfaqësuar AKR-në ndryshe nuk do të kishte arsye që ai të ishte në këto takime. Si dhe arsyeja e dytë ka të bëjë me marrëveshjen e fundit për ristrukturimin e Qeverisë, e cila e bëri z. Pacolli zv. Kryeministër. Në deklaratat e z. Pacolli konfirmohen bisedimet ndërmjet tij dhe z. Thaçi për ndryshimin e marrëveshjes së koalicionit. Në emër të kujt negocioi z. Pacolli nëse ai nuk është më Kryetar i AKR-së”

“FOL hapur” ” Sfidat e bisedimeve me Serbinë

Prishtinë, 3 qershor 2011 – Lëvizja FOL ka nisur sot një forum të quajtur “Fol Hapur”, i cili synon të sjellë shoqërinë civile më pranë proceseve të rëndësishme vendimmarrëse për vendin tonë. Aktiviteti i parë në kuadër të forumit ishte diskutim për dialogun Kosovë- Serbi. Në panel ishin: z. Bekim Baliqi, shef i departamentit të Shkencave Politike në UP si dhe z. Halil Matoshi, analist.

Ramadan Ilazi, drejtor ekzekutiv i Lëvizjes FOL në hapje të këtij diskutimi tha se qëllimi i këtij debati është të sjell një perspektivë tjetër prej asaj politike të bisedimeve Kosovë-Serbi. Më tej ai deklaroi se “Është e rëndësishme të kuptojnë që nëse ky proces do të përmblidhet me një marrëveshje dhe nëse një dokument i tillë do të dërgohet për miratim në Kuvendet e dy shteteve përkatëse. Përvoja e Kosovës me negociata ka dëshmuar se procese që nuk kanë pronësi publike mund të dështoj prandaj është qenësore transparencë e procesit dhe që qytetarët e Kosovës të sigurohen se vendi do të përfitoj nga ky proces.

Në anën tjetër, z. Halil Matoshi, tha se është mirë që së paku shoqëria civile të flas hapur për këtë proces, kur dihet se në Kuvendin e Kosovës nuk ka pasur diçka serioze për këtë proces.
“Mendoj se nuk ka qenë koha e duhur për Kosovën që të hyj në këto bisedime. Kuvendi i Kosovës duhet të miratoj një rezolutë me anë të së cilës do të kërkohej ndërprerja e bisedimeve deri në përmbushjen e disa kushteve nga Serbia, duke përfshirë edhe ndërprerjen e fushatës kundër Kosovës si dhe ndërprerjen e mbështetjes së strukturave paralele në Kosovë.

Shefi i departamentit të Shkencave Politike në UP z. Bekim Baliqi, tha se nuk pajtohet me frikën se çfarë po humb Kosova dhe se çfarë po fiton Serbia nga këto bisedime. “Ajo që dihet është se këto nuk janë bisedime, por negociata klasike. Më e rëndësishmja në këtë proces e që nuk po bëhet transparente është kohëzgjatja e këtyre bisedimeve, sepse nuk mund të negociohet pafundësisht për diçka”, tha Baliq. Sipas tij, zakonisht palët që hyjnë në bisedime kanë qëndrime të kundërta andaj kërkohet një mes i artë. “Ne si Kosovë ende nuk e kemi të qartë se çfarë presim nga këto negociata, e që shihet Serbia këtu e ka më të qartë se çfarë pret nga to. Nëse për Serbin ka qenë një lloj joshje anëtarësimi në BE, e për Kosovën liberalizimi i vizave, do duhej të dihej se cili do të jetë çmimi që Kosova do ta paguaj në këtë rast”. Baliq i cili shtoi se mos përfshirja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si ndërmjetësues në këto negociata, është një gabim.

Konkluzionet e dala nga ky diskutim ishin:
” Status quo në Kosovë po ndihmon krimin në veri të vendit
” Kosova është fut në negociata pa përgatitje paraprake të opinionit publik për pritjet dhe pa strategjinë për pronësi publike në proces.
” Transparenca e këtyre bisedimeve është qenësore për të rritur mbështetjen e publikut për ndonjë marrëveshje eventuale

FOL priti Ambasadorin Norvegjez Shkëlqesinë e tij, Z. Sverre Johan Kvale

Prishtinë, 30 Maj 2011 ” Lëvizja FOL ka pritur sot Ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, FOL priti Ambasadorin Norvegjez Shkëlqesinë e tij, Z. Sverre Johan Kvale e tij, Z. Sverre Johan Kvale në një takim miqësor, ku u diskutua për gjendjen e përgjithshme në vend si dhe për punën që bën FOL-i në luftën kundër korrupsionit.

Nga 50 vendime të Qeverisë në dy muaj, asnjë kundër korrupsionit

Prishtinë 27 Maj 2011-Lëvizja FOL, sot ka publikuar raportin dy mujor (mars dhe prill) mbi aktivitetet institucionale në luftë kundër korrupsionit.

Në bazë të këtij raporti del se Qeveria e Kosovës gjatë këtyre dy muajve ka miratuar gjithsej 50 (pesëdhjetë) vendime. Nga këto vendime asnjë nuk ka qenë në luftë kundër korrupsionit, krimit të organizuar apo ekonomisë joformale. Në kuadër të këtyre vendimeve ka qenë edhe ai për themelimin i Njësisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Zbatimin e Ligjit dhe ai i Strategjisë Legjislative për vitin 2011.

Kuvendi i Kosovës gjatë dy muajve (mars dhe prill) ka mbajtur gjithsej 7 seanca plenare. Prej tyre 4 (katër) janë mbajtur në muajin mars dhe 3 (tri) sosh në muajin prill. Në asnjërën nga këto seanca nuk është diskutuar për nivelin e lartë të korrupsionit në institucionet publike të vendit.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës gjatë tre mujorit të parë nuk është treguar produktivë në zgjidhjen e lëndëve anti-korrupsion. Në kuadër të kategorisë “shpërdorim me detyrën zyrtare ose autorizimit” kanë qenë 81 lëndë të pazgjidhura në fillim të periudhës raportuese, 17 lëndë të pranuara në punë, 98 lëndë aktualisht në punë, vetëm 14 lëndë të zgjidhura dhe gjithsej 84 lëndë kanë mbetur të pazgjidhura. Në kuadër të kategorisë “marrja e ryshfetit” kemi 21 lëndë të pazgjidhura në fillim të periudhës raportuese, 2 të pranuara në punë, 23 lënë aktualisht në punë, 0 lëndë të zgjidhura dhe 23 kanë mbetur të pazgjidhura. Ndërkaq në kuadër të kategorisë “dhënie e ryshfetit” kemi 9 lëndë të pazgjidhura në fillim të periudhës raportuese, 0 lëndë të pranuara në punë, 9 lëndë aktualisht në punë, 0 lëndë të zgjidhura dhe 9 kanë mbetur të pazgjidhura.

Sipas statistikave të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion (DHKEK) rezulton se Policia e Kosovës në muajt mars-prill ka zhvilluar gjithsej 106 hetime: 96 për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe 10 për marrje të ryshfetit. Prej tyre vetëm 2 (dy) janë arrestuar, 16 raste janë dërguara në Prokurori me kryerës të njohur, 26 raste të dërguara me raport të veçantë në Prokurori. Ndërkaq vlera e dëmeve të supozuara përllogaritet të jetë 139355.00 Euro: 131,950.00 për shpërdorim të pozitës zyrtare ose autorizimit dhe 7,405.00 për marrje të ryshfetit.

Ndërsa Doganat e Kosovës gjatë dy muajve (mars dhe prill) kanë shqiptuar gjithsej 5 masa disiplinore. Këto masa kanë qenë vetëm për muajin prill. Në kuadër të tyre janë 3 vërejtje me shkrim dhe 2 sosh rekomandim për trajnim. Ndërkaq në kuadër të Sektorit për Standarde Profesionale janë paraqitur gjithsej 8 raste: 4 në muajin mars dhe 4 të tjera në muajin prill. Në muajin mars janë shqiptuar për neglizhencë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, kurse në muajin prill janë shqiptuar për shkak të dëmtim të pronës së Doganës (1), për mos-paraqitje në punë (1) dhe 2 raste të tjera për neglizhencë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Publikimi i këtij Raporti u mundësua nga USAID-i përmes Programit për Fuqizimin e Shoqërisë Civile dhe implementuar nga Instituti për Komunitete të Qëndrueshme.

LËVIZJES FOL I MUNDËSOHET QASJE NË PROKURIMIN E MINISTRISË SË ADMINISTRATES PUBLIKE

23 maj 2011 Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, z. Mahir Yagcilar, dhe drejtori ekzekutiv i Lëvizjes “Fol”, z. Ramadan Ilazi, nënshkruan Memoranduminin e Mirëkuptimit ndërmjet MAP-it dhe Lëvizjes “Fol”, që ka të bëjë me vëzhgimin dhe monitorimin e procedurave të prokurimit.

Ky veprim është në funksion të promovimit të transparencës gjatë procesit të dhënies së kontratave publike, procedurave të prokurimit dhe të tenderimit, në pajtim me Ligjin për Qasje në Dokumente Publike nr.03/L-215 dhe të Nenit 7 të Ligjit të Prokurimit Publik nr.03/L-241, që synon parandalimin e keqpërdorimeve, korrupsionin dhe konfliktin e interesit.

Me këtë Memorandum, palët nënshkruese, MAP-i dhe Lëvizja “Fol”, do të jenë pjesë e vëzhgimit të procedurave të tenderimit në të gjitha fazat e procedurës, sidomos në fazën e hapjes dhe të vlerësimit të ofertave, duke iu siguruar qasje të plotë dhe të drejtpërdrejtë në gjithë dokumentacionin e tenderit, për aq sa lejojnë dispozitat ligjore. Është edhe ky një hap i Qeverisë/Ministrisë në transparencën e punës institucionale, por edhe në luftimin e dukurive negative.

Publikimi i raportit “Prokurimi Jo-publik”

Prishtinë, 18 maj 2011 – Lëvizja FOL, sot ka publikuar raportin “Prokurimi Jo-publik”, i cili përfshinë një përmbledhje të aktiviteteve të prokurimit publik për periudhën janar-mars 2011.
Koordinator i projektit, Fidan Kalaja, deklaroi se ky aktivitet është një përmbledhje dhe analizë e të dhënave të Organi Shqyrtues i prokurimit(OSHP), Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik(KRPP), mediave dhe të dhënave nga monitorimi i drejtpërdrejtë i procedurave të monitorimit nga ana e Lëvizjes FOL. Ai theksoi se Lëvizja FOL gjatë kësaj periudhe ka arritur që të nënshkruajë memorandum për monitorimin e procedurave të prokurimit në Ministrinë e Drejtësisë dhe gjithashtu sot është njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Administratës Publike për nënshkrimin e një memorandumi të tillë. Ai kritikoi Ministrinë e Infrastrukturës dhe atë të Arsimit që nuk janë përgjigjur pozitivisht në kërkesën tonë për monitorimin e procedurave të prokurimit në këto ministri.

Ndërkaq, analisti i politikave, Armend Mazreku, prezantoi të gjeturat e këtij raporti, ku tha se institucionet, ndërmarrjet publike dhe agjencionet e tjera publike kanë vazhduar avazin e vjetër të parregullsive ligjore gjatë procesit të prokurimit publik. Përgjatë periudhës janar-mars janë bërë gjithsej 21 shkelje ligjore, tri prej të cilave kanë rezultuar me gjobitje në vlerën prej 70.000.00″: 20.000.00″ për PTK-në, 20.000.00″ për Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit dhe 30.000.00″ tjera për Autoritetin Rregullativ të Telekomunikacionit;

Sipas tij, Qeveria e Kosovës ka bërë 4 shkelje ligjore, komunat po ashtu kanë bërë 4 shkelje, ndërmarrjet Publike (KEK dhe PTK) kanë bërë gjithsej 4 shkelje ligjore, Gjykata Kushtetuese ka bërë shkelje ligjore gjatë aktivitetit të prokurimit “shërbimet e përkthimit me shkrim dhe me gojë dhe transkriptin-Pjesa 1”. Për shkak të parregullsive të tilla ky aktivitet i prokurimit është kthyer nga 0SHP-ja në ri-tenderim; Kuvendi i Kosovës ka bërë shkelje të nenit 32.4 të LPP-së me rastin e anulimit të aktivitetit të prokurimit “Renovimi i sallës 301 në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës; Zyra e Auditorit të Përgjithshëm gjatë muajit shkurt ka bërë shkelje të procedurave të prokurimit në tenderin “Shërbimet e telefonisë mobile për stafin e ZAP-it”; ART-ja nuk e ka respektuar vendimin e OSHP-së për ta ri-vlerësuar tenderin “Tender/Propozim për Qendrën Nacionale të Monitorimit të Radio Spektrit” dhe më pastaj i ka shqiptuar një gjobë prej 30.000.00 Euro; Doganat e Kosovës ka bërë shkelje të nenin 59 dhe 60 të LPP-së në tenderin “Furnizim me material shpenzues higjenik”; Përveç këtyre shkeljeve, janë edhe tre institucione tjera të cilat kanë bërë shkelje: Agjencioni Kosovar i Pronave (ri-vlerësim), Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës (ri-tenderim) dhe Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinës (ri-tenderim).
Ky aktivitet u mundësua me përkrahje të OSI/CRD.

Parregullsitë në Ministrinë e Infrastrukturës, alarmuese

Prishtinë, 12 maj 2011 ” Mediet kanë raportuar të enjten për parregullsi dhe keqpërdorime në prokurim në Ministrinë e Infrastrukturës, shkaku i të cilave buxheti i Kosovës dyshohet të jetë dëmtuar për miliona euro. Një situatë të tillë e ka prodhuar një tender për mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve nacionale dhe rajonale të Republikës së Kosovës për vitin 2011/2012.

Kësisoj, Ministria e Infrastrukturës vazhdon të prijë sa i përket dyshimeve për keqpërdorim dhe parregullsi në mbarëvajtjen e procedurave të prokurimit dhe dhënies së kontratave publike. Njëra prej arsyeve kryesore që kontribuojnë në abuzimet në prokurim në këtë Ministri është edhe mungesa e transparencës në procesin e tenderimit. Lëvizja FOL kohë më parë ka kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës që të hap zyrën e prokurimit për monitorim nga shoqëria civile dhe mediat, mirëpo kërkesa jonë nuk është pranuar.

Lëvizja FOL, shfrytëzon këtë rast që edhe njëherë të kërkojë nga Ministria e Infrastrukturës, që të lejojë Lëvizjen FOL, organizatat tjera të shoqërisë civile, mediet dhe institucionet tjera të kenë qasje në monitorimin e proceduarve të prokurimit me qëllim të ngritjes së nivelit të transparencës në këtë ministri, me të cilën gjë do të mund të parandalohej abuzimi dhe korrupsioni.

Për dyshimet e publikuara në media rreth tenderit për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale, Lëvizja FOL kërkon nga ministri i Infrastrukturës z. Fehmi Mujota, që të hetojë procedurat për identifikimin e individëve, të cilët me veprimet e tyre dëmtuan buxhetin shtetëror, të jetë transparent dhe llogaridhënës për këtë rast, para qytetarëve të Kosovës.

Nga Prokuroria dhe Policia e Kosovës kërkojmë që menjëherë të iniciojnë procedurat hetimore në zbardhjen e këtyre dyshimeve, ndërkaq nga Agjencia për Konkurrencë kërkojmë inicimin e hetimeve me dyshimin se ka ekzistuar një marrëveshje paraprake nga fituesit e tenderit.

5 deklarata të pavërteta të politikanëve

Prishtinë, 7 Maj 2011 – Lëvizja FOL sot ka publikuar pesë deklarata të radhës të vlerësuara nga matësi i së vërtetës. Pretendimi i z. Hashim Thaci se mediet në Kosovë janë më të lirat në rajon është vlerësuar si e pavërtetë duke ju referuar raporteve të Freedom House për 2009 dhe 2010 qe e nxjerrin Kosovën më së keqi në rajon. Gjithashtu, Thaçi në të njëjtin emision kishte premtuar heqjen e TVSH-së për mediet nga Janari i 2011, por FOL vlerëson edhe këtë premtim si të pambajtur meqë mediet ende vazhdojnë të paguajnë TVSH-në.

Lideri tjetër i vlerësuar nga Matësi i së vërtetës është edhe Isa Mustafa për deklaratën e tij “Zotit Thaçi kurrë nuk do t”ia shtrijë dorën”. Edhe kjo deklaratë është vlerësuar si e pavërtetë bazuar në marrëveshjen që ka arritur ai me Kryeministrin Thaçi (siç u tha) për tejkalimin e krizës institucionale, për Presidenten e vendit, për ndryshimet Kushtetuese, si dhe për ndryshimet në sistemin zgjedhor.

Ndër vlerësimet e radhës së Matësit të së Vërtetës janë edhe dy deklarata të Behgjet Pacollit, njëra si Kryetar i AKR-së dhe tjetra si President i Kosovës. Premtimi i z.Pacolli gjatë fushatës se do të zvogëloj numrin e ministrive, fillimisht në 11 e më vonë në 6, është cilësuar si premtim i thyer apo i kundërt me veprimet e tij të fundit. Ku për shkak të koalicionit Qeveria u bë me 18 Ministra, dhe pastaj për të rritur pjesëmarrjen e AKR-së në Qeveri ai kërkoi edhe shtimin e një ministrie të re për tu bërë 19.

Prokurimi Jo-publik

Parregullsitë ligjore të institucioneve dhe ndërmarrjeve publike Janar-Mars 2011 Institucionet, ndërmarrjet publike dhe agjencionet e tjera publike kanë vazhduar avazin e vj…

Prokurimi Jo-publik

Prokurimi Jo-publik Download

Konfiskimi i pasurisë, drejtësia e vërtet në luftën kundër korrupsionit

Shteti do të ishte përfituesi më i madh i konfiskimit të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme duke qenë se arka e shtetit do të mbushej. Mirëpo, është e qartë se në rastin e Kosovës, konfiskimi i pasurisë mund të prek interesat personale ekonomike të shumë politikanëve e zyrtarëve të lartë dhe kjo mbase është arsyeja pse gjer më tani në Kosovë kemi të konfiskuar vetëm 15 lopë dhe 32 viça

Diskursi publik ka reduktuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vendosjen parapa grilave të personave të përfshira në afera të tilla. Megjithëse në rastin e Kosovës edhe kjo e para ka hasur në vështirësi, futja prapa grilave e kriminelëve dhe të korruptuarve nuk mund të jetë objektivi kryesor, sepse drejtësia e vërtet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar arrihet kur këtyre të fundit shteti u konfiskon pasurinë që e kanë fituar në mënyrë të paligjshme. Shteti do të ishte përfituesi më i madh i një veprimi të tillë duke qenë se arka e shtetit do të mbushej. Mirëpo, është e qartë se në rastin e Kosovës, konfiskimi i pasurisë mund të prek interesat personale ekonomike të shumë politikanëve e zyrtarëve të lartë.

Konfiskimi i pasurisë nënkupton marrjen e përhershme të sendeve në bazë të vendimit të formës së prerë nga ana e gjykatës kompetente, kurse si pasuri që mund të sekuestrohen konsiderohen sendet e luajtshme e të paluajtshme, paratë dhe letrat me vlerë, të cilat janë në qarkullim juridik, ndërsa me sekuestrim nënkuptohet marrja e përkohshme e tyre në pajtim me ligjin.

Problem parësor për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme është mungesa e një ligji themelor që do t?i obligonte autoritetet ta konfiskojnë pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme, duke e bërë atë pjesë integrale të hetimit, ndjekjes dhe ndëshkimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Kosova megjithëse ka bazë ligjore për konfiskim të pasurisë, legjislacioni aktual nuk është i mjaftueshëm dhe ka mangësi. Duke shfrytëzuar këtë amulli të kornizës ligjore dhe një gjyqësor jofunksional, krimi i organizuar ka krijuar një terren gjithëpërfshirës nga i cili individë apo grupe të caktuara kanë krijuar pasuri marramendëse.

Prandaj pa një bazë të qartë ligjore dhe pa sistem të pavarur me të gjithë mekanizmat përcjellës, vështirë të arrihen rezultate konkrete në  luftimin e krimit të organizuar, apo konfiskimi i pasurisë së krijuar në mënyrë të paligjshme.

Krimi i organizuar, apo veprimet tjera të kundërligjshme përmes të cilave arrihet përvetësimi i paligjshëm i pasurisë nuk është i pranishëm vetëm në Kosovë. Vepra të tilla kriminal në botë sot janë pothuajse të përditshme. Jo rastësisht në teorinë kriminalistike këto veprime njihen si kriminaliteti i ?jakave të bardha? dhe përsosmëria e tyre mund të arrijë perfeksionin.

Vendet e rajonit si Kroacia, Serbia dhe Shqipëria deri më sot kanë ligjet e tyre apo të ashtuquajturën ?paketën e ligjeve anti-mafia?. Aktualisht Bosnje e Hercegovina dhe Kosova janë të vetmet shtete në rajon që nuk e kanë të miratuar këtë lloj ligji që rregullon kornizën institucionale ekzekutuese për administrimin e pasurive të konfiskuara ose të sekuestruara që janë përvetësuar në mënyrë të paligjshme.  Për dallim nga Kosova, Bosnje e Hercegovina e ka të rregulluar pjesërisht këtë gjë nëpërmjet ligjit penal të saj. Ndërkaq Kroacia, Shqipëria dhe Serbia në legjislaturën e tyre kanë të miratuar këtë paketë ligjesh, ku nuk përfshihet vetëm ligji për konfiskim të pasurisë, por një sërë ligje të tjera të kësaj natyre.

P.sh. Kroacia dhe Serbia në paketën anti-mafia kanë nga 4 ligje, të cilat janë të përputhshme mes vete, përkatësisht Ligjin për luftimin e korrupsionit, atë për konfliktin e interesave, për krimin e organizuar dhe trafikimin, si dhe ligjin për konfiskimin e pasurisë. Shqipëria po ashtu ka bërë një ligj për konfliktin e interesave, ku shumë qartë përcaktohet se asnjë zyrtar, i cili punon në organet publike, e njëherësh është ndërmarrës privat, nuk mund të marrë asnjë punë publike përderisa qëndron në atë post. Po ashtu edhe ligji për konfiskim të pasurisë përcakton qartë fushë veprimtarinë dhe kompetencat e tij.

Pa një paketë të tillë ligjore, dhe pa u siguruar se të gjitha ligjet në fjalë janë në harmoni me njëri-tjetrin nuk ka mundësi të krijohet një bazë të fortë ligjore. Prandaj, në këtë kontekst, nuk mund të ketë një ligj të mirë për konfiskim të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme dhe ligje të tjera të kësaj natyre.

Ligji potencial në këtë fushë në Kosovë duhet qartë ta përcaktojë se pasuria e fituar në mënyrë të paligjshme bëhet në mënyra të ndryshme joligjore dhe ligjore. Ligji duhet të përcaktojë se prejardhja e një pasurie duhet të dëshmohet dhe arsyetohet nga ana e vetë bartësit dhe poseduesit të saj dhe jo që pasurinë e tij ta dëshmojë ose arsyetojë shteti.
Duke i kërkuar një personi fizik ose juridik të dyshimtë që të dëshmojë prejardhjen e pasurisë që pretendon se e zoton e vë atë në sprovë të madhe. Kjo pasi që shteti është i kufizuar ta bëjë atë për arsye se ligjet dhe procedurat e brendshme që e kufizojnë atë. Për shembull, shumë veprimtari ekonomike dhe persona juridik që sot ekzistojnë në Kosovë operojnë në mënyrë legale, dhe nëse organet e drejtësisë hetojnë veprimtarinë e tyre zakonisht nuk do të nxirren rezultatet e kërkuara. Mirëpo, një gjë të tillë me ligj i obligon vetë këta persona që të dëshmojnë prejardhjen e pasurisë së tyre edhe atëherë kur dyshohet të ketë pista të mjaftueshme për t?i hetuar, ndonëse një gjë e tillë është e vështirë nëse bëhet vetëm nga informacionet e ofruara nga ana e tyre.

Pasuria përvetësohet shpeshherë jashtë një territori të caktuar, ndërsa fryti i saj investohet legalisht diku tjetër. Prandaj, paketa e ligjeve anti-mafia në Kosovë duhet të përfshijë një gamë të gjerë ligjesh, të cilat do të rregullojnë me saktësi mënyrën e fitimit të pasurisë dhe ndërlidhjen e saj mes vete, sepse për vepra të tillë të kundërligjshme nevojitet një rrjet tepër i organizuar, i sofistikuar dhe kriminal.

Kosova ende nuk e ka miratuar Legjislacionin kornizë për konfiskimin e pasurisë, ndonëse kryeministri Hashim Thaçi ka pohuar ta ketë iniciuar një gjë të tillë nga mesi i 2010-ës.

(Ky shkrim është bazuar nga analiza e publikuar nga FOL me titull ?Analizë mbi kornizën ligjore kundër pasurisë së përvetësuar në mënyrë të paligjshme?)