Rifillon Matësi i të vërtetës

Matësi i të vërtetës

“Unë po i jap 5 minuta pauzë. Por ta dini se kjo është shkelje e Kushtetutës dhe shkelje e rregullores. Çdo ndryshim i rezultatit është i papranueshëm dhe presion mbi deputetët”

Jakup Krasniqi, Kryetar i Kuvendit të Kosovës, 22 Shkurt 2011

Vlerësimi: E vërtetë

Derisa Kryetari Krasniqi ende vazhdon të ripërsërisë qëndrimin e tij se pauza ka qenë shkelje e Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit ende nuk ka bërë diçka tjetër në anë zyrtare për të përmirësuar këtë defekt.
Ai nuk e ka çuar përpara pretendimin për shkeljen e kushtetutës, dhe reagimi në seancë ka reflektuar më shumë si një inati personal me Thaçin, për mënyrën e marrjes së vendimit në PDK për kandidimin e Pacollit për president, përkundër marrëveshjes që kishte partia për të qenë ai kandidati.

“Duke respektuar Kushtetutën tonë, ne po krijomë institucionet tona të reja të fuqishme të cilat burojnë nga vullneti i qytetarëve tanë dhe të cilat do të mbrojnë interesat e të gjithë qytetarëve tanë.”

Hashim Thaçi, Kryeministër i porsazgjedhur, 22 shkurt 2011

Vlerësimi: E pavërtetë

Pauza e bërë nga deputetët e pranishëm në mes të votimit për Presidentin e Vendit është në kundërshtim me Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit. Presioni dëshmohet me kërkesën e Thaçit për pauzë dhe dëshmitë që kanë sjellë mediat të komunikimeve me sms për çështjen e zgjedhjes së Presidentit. Kushtetuta e Kosovës garanton mandatin jo detyrues të deputetëve në Nenin 70, Pika 1. Ku thotë “Deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati” detyrues. Shkelje tjetër e Kushtetutës është edhe votimi i Presidentit të Kosovës për Qeverinë pasi kishte dhënë betimin e tij për President.

“Gjithçka është në suaza të Kushtetutës, ligjeve të Kosovës, mjetet janë të siguruara, kostoja do të jetë mbi 100 milion euro në vit.

Hashim Thaçi, Kryeministër i shkarkuar, 06 Janar 2011

Vlerësimi: E pavërtetë

Dy vendime me numër 01/151 dhe 02/151 të qeverisë së shkarkuar të nënshkruara nga Kryeministri i shkarkuar për rritjen e pagave të mësimdhënësve dhe kategori të tjera që do të hynin në fuqi nga 1 Janari i 2011, ende nuk po zbatohen. Këto vendime nuk ishin në harmoni me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Një deklaratë tjetër e Thaçit tregon se pagat me rritje do të merren retroaktivisht pasi të miratohet buxheti i Kosovës.
Sigurisht pasi kjo i ka nxjerrë telashe Hashim Thaçit me FMN-në dhe ICO-në. Madje, në një deklaratë për media zëdhënësi i qeverisë së shkarkuar Memli Krasniqi kishte deklaruar se pagat me rritje po ekzekutohen dhe kjo përsëri nuk ndodhi. “Vendimi u ekzekutua (sot) dhe nesër (e martë) pagat do të dalin me rritje ashtu siç parasheh vendimi i kryeministrit”, ka thënë Krasniqi. (1 Shkurt 2011 Koha Ditore).

Deklaratë kundërthënëse
“Selia në Qafë, LDK e Hashim Thaçit”

Ukë Rugova, LDK Ibrahim Rugova, 28 Tetor 2010

Doli të jetë e kundërta, përderisa Ukë Rugova akuzonte LDK-në e Isa Mustafës për qeverisjen me Hashim Thaçin, doli që Ukë Rugova të jetë i interesuar vetëm të futet në qeveri me dikë, edhe po të jetë ai Hashim Thaçi. Vota e tij ka qenë vendimtare për Pacollin president, por lidhja me Hashim Thaçin nuk është mirëpritur nga elektorari i babait të tij, që kishte respekt për të për shkak të trashëgimisë.
Uka gjithashtu tradhëtoi edhe elektoratin e AAK-së që ia dha votat, sepse as ky elektorat nuk donte koalicion me PDK-në e Thaçit. Djali i ish-presidentit, megjithatë, e ka bërë pazarin më të lartë politik, duke shkëmbyer votën e tij me një mori postesh të lartë në qeveri.

Debati: Investimet Publike në Infrastrukturën Rrugore: Transparenca dhe Llogaridhënia

Suharekë, 11 mars 2011 – Lëvizja FOL, ka organizuar debatin e radhës me qytetarët e komunave: Suharekë, Rahovec dhe Malishevë, me temën “Investimet Publike në Infrastrukturën Rrugore: Transparenca dhe Llogaridhënia”. Në këtë debat janë trajtuar trendi i investimeve publike në infrastrukturën rrugore nga niveli qendror dhe lokal në këto tre komuna, gjendja aktuale, planet për të ardhmen si dhe niveli i transparencës dhe llogaridhënies së këtyre investimeve.

Pjesëmarrës në këtë debat kanë qenë Kryetari i Komunës së Suharekës, Kryetari i Komunës së Rahovecit, anëtarë të kuvendeve komunale (kryesuesit dhe anëtarët e Asambleve Komunale të këtyre dy komunave), shoqëria civile, media dhe qytetarë të këtyre komunave.

Fillimisht koordinatori i projektit z. Fidan Kalaja, shprehu keqardhjen për mos pjesëmarrjen në këtë debat të Kryetarit të Komunës së Malishevës z. Isni Kilaj, anëtarëve të Asamblesë Komunale të Malishevës, përfaqësuesve të Ministrisë së Infrastrukturës, Ministrisë së Ekonimisë dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës, duke e konsideruar këtë si mungesë të vullnetit dhe indikatorë të dëmshëm në promovimin e transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve karshi qytetarëve të Kosovës.

Në vazhdim ai prezantoj raportin “Transparenca e investimeve publike në infrastrukturën rrugore”. Sipas tij, duke u fokusuar kryesisht në projektin më të madh infrastrukturor pas lufte në Kosovë, Autostradën Morinë-Merdare, ky raport ka identifikuar disa nga mangësitë në rrafshin e respektimit të parimeve të transparencës siç janë mos informimi i publikut rreth planifikimit të këtij projekti e sidomos për koston e saktë financiare, mos dhënien e informacionit rreth burimeve të financimit të tij, refuzimi i qasjes në dokumentacionin e projektit pa ndonjë arsyetim të bazuar, si dhe krijimi i tendencës për anashkalimin e funksionit mbikëqyrës të Kuvendit në këtë proces.

Debati ka vazhduar me Kryetarin e Komunës së Suharekës, z. Blerim Kuçi, i cili deklarojë se planifikimi dhe realizimi i projekteve kapitale në Komunën e Suharekës përshkohet me një nivel të kënaqshëm të transparencës. Sipas tij “janë realizuar 17 debate me qytetarë rreth hartimit të buxhetit komunal, investimeve kapitale si dhe projekteve tjera”. Gjatë prezantimit të investimeve komunale në infrastrukturën rrugore ai potencoj se “rreth 50% e buxhetit te komunës është i ndarë për investime kapitale, ndërsa mbi 50% e investimeve kapitale shkojnë në investime në infrastrukturën rrugore”. z. Kuçi tha se “problemet aktuale në realizimin investimeve publike janë pasojë e mungesës së një strategjie nacionale për zhvillimin e infrastrukturës rrugore dhe se këto investime ende bëhen ad hoc”. Respektimi nga ana e institucioneve të llogaridhënies publike dhe ligjore sipas tij “ende është i një niveli shumë të ultë, saqë mund të thuhet se ky parim nuk ekziston fare”.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi tha se “transparenca është motoja e komunës së Rahovecit, ndërsa llogaridhënia është bileta morale ndaj qytetarëve të kësaj komune”. Ai tha se pasi ka marrë detyrën e kryetarit të kësaj komune në janar të këtij viti, në këtë komunë ka gjetur mjaft kontrata të dyshimta dhe shumë projekte që janë të paraqitura vetëm në letër e asnjëherë nuk janë realizuar. Më tej ai shtoj se “sikur ka një “marrëveshje” ndërmjet institucioneve qeveritare që të mos ketë transparencë të investimeve publike, e këtë më se miri e dëshmon mungesa e raporteve që pasqyrojnë investimet publike të realizuara nga dhe në nivelin qendror dhe atë lokal”.

Ky aktivitet u mundësua me përkrahje të USAID përmes Programit për Fuqizimin e Shoqërisë Civile i implementuar nga ISC ” Instituti për Komunitete të Qëndrueshme.

FOL takoi studentët e School For International Training

09, Mars 2011 ” Në zyrat e Lëvizjes Fol kanë qëndruar një delegacion i përbërë nga studentë, pjesë e “School For International Training” nga Shtete e Bashkuara të Amerikës, të cilët janë duke vizituar Kosovën për studimet e Paqes dhe Konfliktit ne Ballkan. Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet dhe problemet me të cilat ballafaqohet Republika e Kosovës, si lufta kundër korrupsionit dhe rimit të organizuar.

Nga vrojtimi i punës së deri tanishme të Lëvizjes FOL u tha që, korrupsionit është një realitet i cili po e dëmton të ardhmen e Kosovës në rrugën e sajë drejt integrimeve evropiane. Lufta kundër korrupsionit është efikase vetëm duke i përfshirë të gjithë faktorët në këtë proces përshi EULEX-in.

Ramadan Ilazi (Drejtor Ekzekutivi Lëvizjes FOL) potencoi që problemi i korrupsionit sot është si rezultat i tolerancës ndaj korrupsionit në të kaluarën dhe e mungesës së një Gjyqësori të pavarur dhe efektiv.

Vështrim ” Lufta kundër korrupsion në numra

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë gjatë vitit të shkuar ka vazhduar, por pa përfunduar ndonjë zyrtar i lartë prapa grilave. Prokuroria Speciale e Kosovës, ka vazhduar hetimet në dy raste që konsiderohet si më të mëdha deri tash. Hetimet për të paktën pesë vepra penale në Ministrinë e Transportit janë duke vazhduar nga kjo prokurori. I dyshuari kryesor mbetet Fatmir Limaj, i dyshuar se ka kryer krim të organizuar, shpërdorim i detyrës zyrtare, përvetësim gjatë detyrës zyrtare, marrje të ryshfetit dhe për pastrim parash. Nën hetime mbetet edhe shefi i Prokurorimit, Nexhat Krasniqi. Pavarësisht se po bëhen një vit nga nisja e hetimeve, ende nuk ka ngritje të aktakuzës për këtë rast. Prokuroria është arsyetuar se duhet kohë pasi që rasti është shumë i ndjeshëm.

Arrestimi i ish-Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi, konsiderohet si rasti i dytë më i madh gjatë 2010-s. Ai u kap në vendin e punës dhe u mbajt në paraburgim për tre muaj nën dyshimin se ka keqpërdorur detyrën ose autoritetin zyrtar, ushtrim të ndikimit, shpëlarje parash, shmangie nga tatimi dhe marrje e mitos.

Rasti është udhëhequr tërësisht nga një prokuror kosovarë, ndërsa aksioni është kryer po nga policë kosovarë. Për këtë rast mbeten të dyshuar edhe zyrtarë tjerë, njëri prej të cilëve vazhdon të kryej detyrat që kishte në Bankën Qendrore.

Brenda vitit kalendarik 2010 Policia e Kosovës ka hetuar 704 raste të dyshuara për korrupsion dhe krim të organizuar. Nga këto 704 raste ka arrestuar 171 persona të të dyshuar, 530 raste janë dërguar në Prokurori përkatëse varësisht nga regjioni, 257 raste janë dërguar në prokurori me raport të veçantë, dhe ndaj 909 të dyshuarve janë ngritur kallëzime penale. Vlera e dëmeve të mundshme të shkaktuara nga veprimet e të dyshuarve korruptive është milionëshe.

Krahasuar me vitin 2009, Policia e Kosovës ka arritur sukses më të madh. Për krime ekonomike të ndryshme dhe korrupsion, gjatë vitit 2009 kanë qenë 90 raste nën hetime, 103 persona janë arrestuar, 325 raste janë dërguar në prokurori, 161 raste janë dërguar në prokurori me raport të veçantë, dhe ndaj 564 të dyshuarve është ngritur kallëzim penal.
Mirëpo gjithë ky sukses i Policisë në zbulimin, dhe kapjen e të dyshuarve të cilët po e shkatërrojnë vendin me veprime të tyre të kundërligjshme, nuk dihet se çfarë veprimesh hetimore ka ndërmarrë Prokuroria saktësisht.

Si pasojë e mungesës së një baze të të dhënave Prokuroria e Kosovës nuk ka mundur t”i jap Lëvizjes FOL të dhëna të sakta se çfarë ka ndodhur me rastet e dërguara nga Policia.

Prokuroria nuk ka të dhëna për secilin vit veç e veç por në total numri i përgjithshëm i lëndëve të korrupsionit që pritet të trajtohen nga prokurorë vendës është mbi 400. Ky numër është i shpërndarë në Prokurorinë Speciale të Kosovës, ato të qarqeve dhe komunale. Pozitive është se, nga ky numër, 100 lëndë ndodhen në fazën e hetimeve preliminare, që pritet të dorëzohen në Gjykatë për gjykim, kurse 300 lëndë janë në fazën hetimore.

I përfshirë në luftën kundër korrupsionit është edhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX. Ky mision prokurorët e të cilit merren me raste të “ndjeshme “me të cilat nuk merren prokurorët vendës, gjatë vitit 2010 ka punuar në 91 raste të korrupsionit në nivel të Prokurorisë Speciale dhe atyre të Qarkut.

Sipas të dhënave të ofruara nga EULEX-i, 51 raste janë duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, dhe 40 nga Prokuroritë e Qarqeve që numri më i madh i tyre bije në Prokurorinë e Qarkut të Prishtinës në të cilën punon numri më i vogël i prokurorëve.

EULEX-i ka ofruar të dhëna më të sakta për rastet veç e veç dhe natyrën e tyre. Sipas këtyre të dhënave 5 raste penale janë në fazën para gjykimit për korrupsion, 34 raste pritet të nisin të gjykohen të cilat janë të natyrës së krimeve ekonomike, 32 të tjera të krimit të organizuar po ashtu pritet të nisin të gjykohen.

Rastet penale që janë në fazën e finale të gjykimit për vitin 2010 janë 18 raste të korrupsionit ndërsa 4 janë të krimit të organizuar. Numri i të pandehurve për këto raste është: 175 të akuzuar për korrupsion dhe 175 për krim të organizuar.
Gjatë vitit 2009-2010 kolegjet gjyqësore të kryesuara nga gjyqtarë të EULEX-t, kanë shpallur 14 aktgjykimi për korrupsion dhe 2 për krim të organizuar. Këto aktgjykime në shumicën e rasteve kanë qenë fajësuese për të pandehurit.

Në bazë të kësaj pune Lëvizja FOL nuk është e kënaqur më punën që është kryer. Pavarësisht se për raste të tilla duhet hetim i shumanshëm, niveli i korrupsionit në Kosovë po e tejkalon luftën kundër tij dhe rrjedhimisht sukseset në këtë luftë janë minore krahasuar me nivelin e korrupsionit në të gjitha nivelet.

Disa hapa pozitivë:

Hapi pozitiv 1- Një ndër hapat pozitiv që janë ndërmarr vitin e kaluar për luftimin e korrupsionit është krijimi i “Task Forcës” kundër krimit dhe korrupsionit. Kjo njësi e veçantë është formuar në shkurt dhe udhëhiqet nga një prokuror vendës. Ajo përbehet prokurorë vendës dhe ndërkombëtarë por edhe nga policë.

Hapi pozitiv 2 – Hapi i ditë pozitiv që është bërë është emërimi i prokurores Drita Hajdari, koordinatore e prokurorëve kundër korrupsionit. Ajo po e menaxhon punën kundër korrupsionit. Mirëpo e vetme në këtë punë nuk do t”ia del.

Suksesi 1 – Suksesi më i madh që edhe theu tabunë është bastisja e Ministrisë së Transportit. Me rastin e bastisjes në Kosovë u thye paragjykimi se “të fortët janë të paprekshëm”.

Suksesi 3 – Fillimi i Gjykimit në dhjetor 2010 të dy ish-ministrave nga komuniteti serbë dhe të një zëvendësministri. Slavisha Petkoviq, Branislav Gerbiq ish-ministra dhe zëvendësministri i Shëndetësisë në qeverinë e tashme, Nemanja Vujoviq, u ulën në bankën e të akuzuarve nën akuzën se kanë dëmtuar Buxhetin e shtetit më shumë se 1 milion e 100 mijë euro me ndërtimet fiktive të shtëpive për të kthyerit. Mirëpo kryeministri Thaçi, i cili ka propaganduar luftën kundër korrupsionit, nuk e shkarkoi këtë zëvendësministër nga detyra.

REKOMANDIME:

Lëvizja FOL kërkon që të rritet numri i hetuesve dhe prokurorëve për t”u marrë me rastet e korrupsionit. Sipas vlerësimeve të Lëvizjes, numri duhet të dyfishohet. Kjo duhet të ndodh në mënyrë të veçantë në Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë e cila ka numrin më të madh të rasteve të korrupsionit.

Kjo prokurori vazhdon të funksionojë vetëm me 5 prokurorë, ndërsa vetëm 1 merret me raste të korrupsionit. Vetëm shfletimi i lëndëve të dërguara nga Policia i të gjitha rasteve do t”ia merrte thuajse gjithë kohën një prokurori. Për trajtimin e tyre as që bëhet fjalë.

Për këtë arsyeje në këtë prokurori numri i prokurorëve duhet të jetë njëzet (20), ndërsa numri i prokurorëve të specializuar për ndjekjen e rasteve të korrupsionit duhet të jetë të paktën pesë (5).

Presidenti Pacolli të bëjë publike pasurinë dhe interesat ekonomike

Prishtinë 4 Mars 2011 – Vitin e kaluar z. Behgjet Pacolli kishte kërkuar nga Agjencia Kundër Korrupsion (AKK) që të mos e bëj publike pasurinë e tij. Një veprim i tillë nga vetë AKK-ja dhe z. Pacolli përbën shkelje të ligjit për prejardhjen, kontrollin dhe deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, i cili nuk e parasheh mos publikimin e pasurisë mbi bazë të kërkesës së një zyrtari. Një veprim i tillë i z. Pacolli ngreh pikëpyetje në përkushtimin e tij për ta luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar ” që janë problemet kryesore të vendit.
Lëvizja FOL kërkon nga Presidenti Pacolli që të kërkojë nga Agjencia Kundër Korrupsion të bëjë publike pasurinë e tij.

Në përputhje me nenin 15, pika 1 e Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit FOL kërkon nga Presidenti i vendit të zgjidhë vetë, sa më parë dhe në mënyrën sa më efektive të mundshme, çdo situatë të konfliktit të tij të interesit. Ndërkaq AKK-ja në përputhje me nenin 14 të verifikojë pasurinë e kryetarit Pacolli në përputhje me ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit si dhe ligjin për Presidentin.

Legjislacioni aktual nuk u lejon zyrtarëve publik të menaxhojnë aksione më shumë se 20% të vlerës në një kompani, si dhe të bartin këto aksione tek persona të afërt me z. Pacolli sipas nenit 6 të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit.
Në rastin e Presidentit të vendit, z. Pacolli, konsiderojmë se është jo-etike që ai të ketë interesa ekonomike përderisa ushtron funksionin më të lartë në vend. Prandaj, është ne interesin publik që z. Pacolli të sqarojë raportin që ka me bizneset e tij brenda dhe jashtë Kosovës. Kjo do t”i ndihmojë në funksionimin e këtij institucioni, si dhe do të krijojë një standard të mirë për zyrtarët e lartë publik.

Publikimi i raportit “Investimet Publike në Sektorin e Arsimit Sektori i Arsimit të Lartë 2008-2010”

Lëvizja FOL ka mbajtur sot një konferencë për shtyp, ku ka prezantuar Raportin mbi “Investimet Publike në Sektorin e Arsimit Sektori i Arsimit të Lartë 2008-20…

Publikimi i raportit “Investimet Publike në Sektorin e Arsimit Sektori i Arsimit të Lartë 2008-2010”

Publikimi i raportit "Investimet Publike në Sektorin e Arsimit Sektori i Arsimit të Lartë 2008-2010" Download

Medie e lirë dhe e fuqishme, qenësore për një shtet demokratik

Lëvizja FOL shprehë mbështetjen e sajë për mediet në Republikën e Kosovë duke kujtuar kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në proceset e demokratizimit dhe shtet-ndërtimit në Kosovë. Lëvizja FOL vlerëson lartë mbështetjen që Komisioni i Pavarur për Medie i ka dhënë medies në Kosovë për raportimet e tyre për procesin e zgjedhjes së Presidentit dhe Qeverisë.

Mediet e pavarura dhe të fuqishme janë kusht kryesore për një shtet demokratik, prandaj lëvizja FOL inkurajon dhe mbështet mediet në punën e tyre për të informuar qytetarët e Kosovës, dhe për të nxjerr në shesh të vërtetën e mbështetur në fakte siç ka bërë ditëve të fundit medie kosovare në raport me procesin e zgjedhjes së institucioneve shtetërore deklaroi Ramadan Ilazi, drejtor ekzekutiv i lëvizjes FOL

Mbledhja e rregullt e Bordit Këshillëdhënës të Lëvizjes FOL

Prishtinë, 25 Shkurt 2011: Në mbledhjen e rregullt të Bordit Këshillëdhënës të Lëvizjes FOL u diskutua për gjendjen e përgjithshme të organizatës, duke përfshirë edhe draft-raportin e punës për vitin 2010, procesin e auditimit të brendshëm që po bën organizata dhe qëndrimet përkitazi me zhvillimet e fundit politike në vend.

“Lëvizja FOL është duke implementuar në vazhdimësi strategjinë e saj trevjeçare, duke arritur kështu objektivat që i ka vënë vetes”, – tha Petrit Zogaj gjatë prezantimit të draft-raportit të punës për vitin 2010.

Në këtë takim me vendim unanim të anëtarëve të pranishëm është zgjedhur znj. Eli Gashi, Kryesuese e Bordit Këshillëdhënës.
Bordi ka dhënë mbështetjen për aktivitetet e tanishme të FOL dhe aktivitetet që janë paralajmëruar duke përfshirë edhe projektet që pritet të nisin implementimin.

Korrupsioni ndërmjet luftës dhe retorikës

Lëvizja FOL, me përkrahje të USAID përmes Programit për Fuqizimin e Shoqërisë Civile i implementuar nga ISC ” Instituti për Komunitete të Qëndrueshme, ka mbajtur sot tryezën me temën “Korrupsioni: Ndërmjet Luftës dhe Retorikës”, me ç”rast ka publikuar raportin e saj vjetor “Monitoruesi i Korrupsionit 2010”. Pjesëmarrës në këtë Tryezë ishin përfaqësues nga Prokuroria e Kosovës, Agjencia Kundër Korrupsioni, Policia e Kosovës, Shoqëria Civile si dhe përfaqësues tjerë nga institucionet publike të Kosovës.

Analisti i Politikave në Lëvizjen FOL, Armend Mazreku, tha se ky raport është produkt i monitorimit të institucioneve publike në luftën kundër korrupsion përgjatë tërë vitit 2010. Sipas tij është vërejtur një progres në luftimin e korrupsionit, mirëpo ky progres ka qenë i kufizuar dhe i pamjaftueshëm përball nivelit të lartë të korrupsionit dhe shtrirjes së gjerë të tij në institucionet e Kosovës. Më tutje ai ka bërë prezantimin e të gjeturave të këtij raporti, duke filluar nga aktivitetet e Qeverisë, Kuvendit, Këshillit Gjyqësor, Prokurorisë, Policisë, Agjencisë Kundër Korrupsion, Doganat e Kosovës, EULEX-in, Raportet Ndërkombëtare dhe shoqërinë civile.

Prokurorja në Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë dhe njëherazi Koordinatore Kundër Korrupsionit, Drita Hajdari, tha se ky raport tregon gjendjen faktike të nivelit të korrupsionit në Kosovë. Ajo ka thënë se Prokuroria është duke punuar në luftimin e korrupsionit, ku ka krijuar edhe një Task-Forcë, e përbërë prej 12 prokurorëve dhe 20 policëve hetues, në luftimin e veprave korruptive. Sipas saj Prokuroria e Qarkut dhe ajo komunale në Prishtinë ka thuajse gjysmën e lëndëve korruptive në nivel vendi. Më tutje ajo ka thënë se lufta kundër korrupsionit nuk duhet të jetë barrë vetëm e Prokurorisë, por edhe mekanizmave dhe institucioneve tjera.

Shefi i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovë, Shemsi Igrishta, ka thënë se Policia e Kosovës është marrë me ngritjen e kapaciteteve njerëzore, profilizimin e hetuesëve si dhe trajnime profesionale në fushën anti-korrupsion. Ai më tutje ka prezantuar shifrat e anti-korrupsionit në kuadër të kësaj drejtorie, ku ka bërë me dëmi i shkaktuar nga këto vepra korruptive përllogaritet të jetë mbi 27 milion euro.

Ndërkaq, shefi i Divizionit për Legjislacion dhe Edukim në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Burim Sadiku, ka pohuar se AKK-ja ka evidentuar disa faktorë që ndikojnë në ngritjen të korrupsionit në Kosovë: mungesa e vullnetit politik, ngecja e reformave në gjyqësor, mungesa e mekanizmave mbikëqyrës si dhe faza e transicionit. Sipas tij, format më të shpeshta të korrupsionit që ka proceduar AKK-ja është shpërdorim të pozitës zyrtare ose autorizimit, falsifikimi i dokumenteve, marrja dhe dhënia e ryshfetit dhe nxjerra e vendimeve gjyqësore të pabazuara.

Qeveri e pastër dhe President me integritet e domosdoshme për vendin

Prishtinë, 21 shkurt 2011: Lëvizja FOL përshëndet konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga i cili pas 4 muajsh krize politike dhe institucionale pritet të dalin institucionet e reja; Qeveria dhe Presidenti i Kosovës. 120 deputetët e rinj, si përfaqësuesit legjitim të popullit i pret edhe një përgjegjësi e madhe gjatë këtij mandati. Përkushtimi për shtet demokratik dhe sundim të ligjit, do të testohet sot-me votimin për Qeverinë e re dhe Presidentin e vendit.

Lëvizja FOL, nëpërmjet një aksioni-protestë kërkon nga të gjithë ata që kanë marrë mandatin e votuesve që të zgjedhin një Qeveri të pastër dhe kompetente, kurse në postin e Presidentit një personalitet kredibil, i cili mund të përfaqësojë unitetin e qytetarëve të vendit, pa dallim.
Duke marrë parasysh problemet dhe sfidat nëpër të cilat po kalon shteti, në veçanti imazhin e dëmtuar të tij kohëve të fundit, Lëvizja FOL, u bën thirrje deputetëve të sapozgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që me votën e tyre të zgjedhin institucione që garantojnë funksionimin të mirëfilltë demokratik dhe stabilitet të qeverisës.

Petrit Zogaj nga Lëvizja FOL deklaroi se “Ky detergjent dhe këta 120 sapunë të hedhur në oborrin e Kuvendit të Kosovës janë tregues i qartë se vendi është përfshirë në një papastërti të skajshme politike. Fakti që në legjislaturën e parë të një shteti të pavarur, i cili synon të funksionojë sipas vlerave evropiane, janë zgjedhur edhe deputetë të cilët janë nën hetime apo të dyshuar për shkelje ligji e minon thellë besueshmërinë e secilit qytetar në një ligjvënie të drejtë, të paanshme dhe në mbrojtje të interesave të vendit”.

Përveç që imazhi i dëmtuar i Kosovës tani më është një gjendje faktike, edhe nëpërkëmbja e parimeve themelore kushtetuese dhe ligjore gjatë negociatave për koalicion qeveritar ka sjellë mundësinë që në krye të shtetit të vijë një njeri me një të kaluar tejet kundërthënëse, i cili madje, është hetuar nga një shtet mik i popullit të Kosovës.

Gjithashtu, duke marrë parasysh se vlera simbolike e postit më të lartë të vendit vetëm se është e dëmtuar rëndë nga Presidenti i kaluar, i cili u detyrua të linte detyrën për shkak të shkeljes së Kushtetutës, ky nuk duket të jetë veprim politik i matur për gjendjen aktuale politike në të cilën ndodhet vendi.

FOL konsideron se deputetët duhet të jenë në shërbim të interesave të qytetarëve të Kosovës dhe assesi në shërbim të interesave të tyre partiake apo personale. Ata nuk duhet të votojnë institucione që nuk do të jenë madje as kredibile që të përballen me sfidat e brendshme dhe të jashtme me të cilat përballet Kosova.

Më tutje z. Zogaj shtoi se “Këto rrethana i obligojnë ata që të votojnë në institucione njerëz me integritet dhe kompetent për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, riparuar imazhin e dëmtuar ndërkombëtar dhe që do ta përshpejtojnë rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian”.

Lëvizja FOL kërkon nga të gjitha institucionet që të tregohen të përgjegjshme në veprimet e tyre, llogaridhënëse në vendimet e tyre dhe transparente para qytetarëve që i kanë zgjedhur. Kjo është mënyra e vetme që në vendin tonë të vendoset siç duhet procesi i shtet-ndërtimit, demokratizimit dhe mirë-qeverisjes.

Reagimi negativ i Qeverisë ndaj raporteve ndërkombëtare, shqetësues

Pjesëmarrësit e konferencës me temën “Raportet ndërkombëtare si instrument presioni” të organizuar nga Klubi për Politikë të Jashtme ngritën shqetësimet e tyre për reagimin negativ të Qeverisë së Kosovës ndaj raporteve ndërkombëtare, duke e theksuar problemin e presionit që ushtrohet te organizatat joqeveritare kosovare dhe ekspertët vendorë, të cilët kontribuojnë në hartimin e këtyre raporteve, raporton KosovaLive.

Kjo konferencë kishte për qëllim nxitjen e debatit mbi rolin e shoqërisë civile në përpilimin e raporteve ndërkombëtare vlerësuese për Kosovën dhe përdorimin e këtyre raporteve për të ushtruar presion mbi institucionet shtetërore në segmentin e qeverisjes së mirë.

Panelistë të konferencës ishin Agron Demi nga Instituti GAP dhe Ramadan Ilazi nga Lëvizja FOL, të cilët diskutuan për mënyrën e hartimin të raporteve ndërkombëtare për Kosovën dhe shfrytëzimin e tyre për të ndikuar në përmirësimin e performansës së qeverisjes shtetërore në Kosovë.

Duke filluar nga Raporti i Progresit i Komisionit Evropian, por edhe raportet tjera ndërkombëtare të Kosovës, konferenca adresoi aftësinë e shoqërisë civile për t”i shndërruar ato në instrumente presioni dhe avokuar për përmirësime në performansën e qeverisjes, në veçanti në fushat më të kritikuara nga raportet ndërkombëtare.

Në konferencë u prezantuan versioni kosovar i Raportit të Progresit, i hartuar nga organizatat joqeveritare të Kosovës dhe analiza për raportet ndërkombëtare për shtetin e Kosovën në këto dy vitet e fundit. Qëllimi i këtyre produkteve është të ofrojë një pasqyrë alternative të progresit dhe regresit në Kosovë, duke reflektuar pikëpamjen dhe vlerësimin e organizatave të shoqërisë civile kosovare mbi fushat esenciale të qeverisjes shtetërore.

Konferenca më specifikisht adresoi çështjet si: A po tregohet e aftë shoqëria civile e Kosovës për t”i përdorur këto raporte si instrumente presioni” Cilat janë kapacitetet e shoqërisë civile për të ofruar raporte alternative të vlerësimit të performansës së qeverisjes në Kosovë” Me çfarë serioziteti trajtohen raportet ndërkombëtare nga institucionet shtetërore të Kosovës” Çka thonë në përgjithësi raportet ndërkombëtare për Kosovën” Konferenca u përkrah nga Ambasada e Norvegjisë në Prishtinë, e cila e ka mundësuar edhe përgatitjen e Raportin të Progresit Made in Kosova

Kriza institucionale po dëmton interesin e qytetarëve të Kosovës

Prishtinë, 14 shkurt 2011 – Lëvizja FOL, përmes kësaj komunikate për shtyp, shprehë shqetësimin e saj në lidhje me krizën institucionale dhe politike në vend. Kjo krizë, e cila vazhdon nga shtatori i vitit 2010, po i dëmton seriozisht proceset e shtet-ndërtimit në Kosovë dhe perspektivën evropiane të saj.
Pa-aftësia e klasës politike dhe institucionale që të gjej zgjidhje për krizën e krijuar më së shumti po i dëmton qytetarët e vendit. Nga kjo situatë, Kosova po e mbyll muajin e dytë të këtij viti pa buxhet të miratuar.

Gjithashtu, mungesa e institucioneve do të reflektojë veçmas në prag të përvjetorit të tretë të shpalljes së Pavarësisë së vendit, duke përçuar mesazhe jo të mira për ndërtimin e demokracisë dhe funksionimin e shtetit të së drejtës në Kosovë.

Zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010 nuk i kanë dhënë shumicën e votave asnjërës parti politike për të formuar vet Qeverinë, duke imponuar kështu një qeveri të koalicionit. Nuk mund të kuptojmë vonesat për shkak të mos pajtimeve në ndarjen e posteve.

Interesat e qytetarëve të Kosovës duhet te jenë parësore dhe nuk duhet të mbeten peng i egos dhe lakmisë personale për fuqi të individëve brenda partive politike, e në këtë rast edhe brenda institucioneve të vendit.

Prandaj, partitë politike, liderët partiak, përfaqësuesit e dalë nga zgjedhjet e fundit parlamentare, duhet t”i tejkalojnë interesat meskine të tyre, duke drejtuar agjendën kah problemet praktike, që qytetarët e Kosovës përballen për çdo ditë.

Publikimi i Raportit “Monitoruesi i Korrupsionit” për muajt Nëntor-Dhjetor

Prishtinë, 4 shkurt 2011 – Nga 17 vendime të Qeverisë së Kosovës për muajin nëntor dhe dhjetor asnjë një vendim nuk ka qenë në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjatë kësaj kohe ka ndodhur edhe rrëzimi i qeverisë së Kosovës nga mocioni i mos-besimit;
Në Prokuroritë e Qarkut janë kryer 148 lëndë: 130 në prokurorinë e Prishtinës, 2 në atë të Gjilanit dhe 16 në atë të Prizrenit. Deri me 2009, janë bartur gjithsej 248 lëndë: 231 në Prokurorinë e Prishtinës, 3 të Pejës, 2 të Gjilanit dhe 12 në atë të Mitrovicës. Ndërkaq, në vitin 2010 janë pranuar gjithsej 58 lëndë: 30 në Prokurorinë e Prishtinës, 2 të Pejës, 7 të Gjilanit dhe 19 të Prizrenit. Tani-për-tani janë 158 lëndë në total: 131 prej tyre në Prishtinë, 5 në Pejë, 7 në Gjilan, 3 në Prizren dhe 12 në Mitrovicë. Ndërkaq, nëse i shqyrtojmë statistikat anti-korrupsion në nivel komunal shohim se 93 lëndë kanë qenë të bartura nga vitet e mëparshme, 256 sosh lëndë të pranuara vetëm gjatë vitit 2010, 85 lëndë janë kryer në 2010 dhe 264 janë lëndë në punë;
Prej këtyre lëndëve, në Prokurorinë Speciale 20 lëndë janë pranuar në vitin 2010 dhe ende vazhdojnë të jenë lëndë në punë, duke mos zgjidhur as një lëndë të vetme;

Gjatë muajit dhjetor janë akuzuar Slavisha Petkoviq dhe Branislav Gërbiq nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, bashkë me nëntë persona të tjerë, se kanë keqpërdorur 1.1 milionë euro. Slavisha Petkoviq akuzohet se ka ndërtuar një shtëpi në të cilën jeton edhe sot në vlerë prej 95 mijë. Pa e futur dorën në xhep ai kishte rinovuar një restorant të quajtur “Tropikana”, në Çagllavicë. Petkoviq ishte thirr në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë në cilësinë e të akuzuarit për pesë vepra penale. Ky grup prej 11 personash 2 serbë, dhe 9 shqiptarë akuzohen se kanë dëmtuar Buxhetin e Kosovës më shumë se një milion euro duke nënshkruar kontrata fiktive për ndërtimin e shtëpive për të kthyerit;

Statistikat e muajit nëntor nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion (DHKEK) tregojnë se gjithsej 15 persona kanë qenë nën hetime: 3 për marrje të ryshfetit dhe 12 sosh për shpërdorim të detyrës zyrtare; 6 lëndë janë dërguar në Prokurori me kryerës të njohur: 1 për marrje të ryshfetit dhe 5 për shpërdorim të detyrës zyrtare; 5 raste janë dërguar në Prokurori me Raport të Veçantë dhe vetëm 2 persona janë arrestuar për shpërdorim të detyrës zyrtare;

Nga 45 artikuj të publikuar nga gazetat e përditshme për muajin dhjetor (Koha Ditore, Zëri, Kosova Sot dhe Expressi), 24 janë realizuar si tema, 21 lajme. Koha Ditore dhe Zëri më shumë kanë qenë të fokusuara në Qeverinë dhe Ndërmarrjeve Publike të Kosovës. Ndërkaq, kritikat e gazetës Kosova Sot ka qenë më shumë të fokusuara në Gjyqësorin e vendit dhe më pak për Qeverinë dhe Ndërmarrjet Publike, ndërkaq Express-i më shumë në nivel lokal.

“Trekëndëshi jo funksional”

Prishtinë, 3 shkurt 2011- Lëvizja FOL, gjatë vitit 2010 ka monitoruar dhe ka mbështetur punën e Avokatit të Popullit për të ndikuar në rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Venera Ramaj, asistente juridike në Lëvizjen FOL tha se nga monitorimi i aktiviteteve publike në media për Avokatin e Popullit që i ka bërë Lëvizja FOL, rezulton se prej 80 artikujve, rreth 40 kanë të bëjnë me aktivitetet dy javore të publikimit të raportit të punës të Avokatit për vitin 2009, ndërkaq dhjetëra artikuj të tjerë nga tryezat e organizuara prej Lëvizjes FOL dhe aktivitete të tjera të pasqyruara në shkrimet autoriale të medias.

“Mos vëmendjen e duhur të institucioneve karshi Avokatit të Popullit, rënia e kredibilitetit, moszbatimi i rekomandimeve nga institucionet e tjera, kapacitetet e limituara, zvarritja e ligjit, injorimi i Kuvendit, evidentohen si disa prej sfidave që e kanë përcjell këtë institucion dhe si të tilla ndikuan negativisht në luftën kundër abuzimit me pushtetin”, tha Ramaj. Ndërsa mos zgjedhja e zëvendësve, mungesa e stafit dhe e buxhetit, sipas saj, janë disa nga problemet tjera që i shtohen listës së gjatë të mungesave që e karakterizoi institucionin gjatë vitit 2010. Dështimi i Kuvendit të Kosovës, për disa vite për ta zgjedhur Avokatin e Popullit i kushtoi kredibilitetit të këtij institucioni, i cili megjithatë shënoi disa nga sukseset, që sipas zyrtarëve të tij janë “rritja e numrit të ankesave të qytetarëve dhe disponimi i mirë i institucioneve tjera për t”i kthyer përgjigje avokatit”.

Në agjendën e legjislativit për vitin 2010, deputetët pak kohë i rezervuan punës dhe aktiviteteve të Avokatit të Popullit. Për fat të keq, kërkesat dhe rekomandimet hasën në vesh të shurdhër. Për ta tejkaluar situatën, Avokati propozoi forma të tjera alternative, si themelimin i Gjykatës Administrative, por pa sukses, nismë të cilën e përkrah edhe Lëvizja FOL.

Ndërkaq, Armend Pajaziti, koordinator i projektit tha se Kosova dhe institucionet e saj sërish janë kritikuar në raportin e Progresit të vitit 2010. Madje edhe Institucioni i Avokatit të Popullit, veçmas në aspektin e adresimit të shkeljes së të drejtave të njeriut dhe zvarritjes në përzgjedhjen e zëvendësve të Avokatit. “Ky raport sugjeron që Autoritetet duhet të sigurojnë përgjigje të shpejta për të gjitha kërkesat dhe rekomandime e Avokatit të Popullit”, tha Pajaziti.
Sipas tij, me pushtetin ende abuzohet në Kosovë. Shkelen të drejtat e njeriut, ndërsa Institucioni i Avokatit të Popullit mbetet i pafuqishëm përball këtyre zhvillimeve. Raporti I Lëvizjes FOL nxjerr disa rekomandime për disa institucione, rekomandimet më të rëndësishme janë:

Për Institucionin e Avokatit të Popullit:
” Avokati i Popullit të marrë një rol më proaktiv në të gjitha fushat që cenojnë liritë dhe të drejtat e njeriut. Aletatët e identifikuar si mediat dhe shoqërinë civile, ti afroj edhe më tej në krijimin e një fronti të përbashkët kundër abuzimit të autoritetit publik nga zyrtarët publik;
” IAP-i të ngrisë çështje në publik, atëherë kur ato nuk ti zgjidh përmes rrugëve institucionale;
” Të filloj një fushatë sensibilzimi, jo vetëm me qëllim të vetëdijesimit qytetar për tu ankuar, por edhe të institucioneve në përmbushjen e përgjegjësive të tyre ligjore karshi IAP-it;
” Të forcoj zyrën për komunikim publik, duke i bërë më aktiv dhe të zëshëm zyrtarët e saj në publik në avokimin e çështjeve.
” Të hap një linje online telefonike për shërbime falas për qytetarët që kërkojnë ndihmën e Avokatit të Popullit.

Për Kuvendin e Kosovës:
” Kuvendi i Kosovës duhet të konsultohet më shpesh me IAP-in për nevojat e tij, si dhe aktivitetet e tjera që i ndërmerr me qëllim të fuqizimit të punës së Avokatit të Popullit në mbrojtjen e të drejtave të njeriut;
” Kuvendi i Kosovës, marr parasysh agjendën e ngjeshur, do të duhej që në legjislativin e ri të formonte një komision ad hoc që do të merrej vetëm me zbatimin e rekomandimeve të Avokatitt të Popullit në mënyrë që ky institucion të forcoj autoritetin e tij, ashtu siç e parasheh Kushtetuta e Kosovës;
” Komisionet parlamentare, të fillojnë me zbatimin e menjëhershëm të rekomandimeve të Komisionit Evropian të evidentuara në të gjitha Raportet e Progresit, që kanë të bëjnë me punën e Avokatit të Popullit;
” Kuvendi i Kosovës, para miratimit të Buxhetit për vitin 2011, ti ndaj një buxhet më të favorshëm IAP-it, në mënyrë të rritjes së kapaciteteve njerëzore, organizative dhe profesionale në adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me keqpërdorimin e pushtetit dhe shkeljes së të drejtave të njeriut;
” Deputetët e Kuvendit të Kosovës, veçmas ata të Komisionit parlamentar për të Drejtat e Njeriut, të mos presin agjendën e komisionit, raportimet e Avokatit, por të iniciojnë debate në kuvend, të shtrojnë pyetje parlamentare duke u bërë pal me IAP-in në luftën kundër abuzimit me autoritetin publik.

Turneu i debatit “Karl Popper”

Pejë, 29-30 Janar 2011: Lëvizja Fol së bashku me BIRN-in dhe në bashkëpunim me organizatat: Syri i Vizionit në Pejë, Iniciativa për Progres(INPO) në Ferizaj dhe Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut(YIHR) në Prishtinë, kanë mbajtur me 29 dhe 30 Janar 2010, turneun e debatit në formatin “Karl Popper – “Peja Open 2011” në temën “Kosova duhet të zbatoj votimin elektronik”. Formati i debatit “Karl Popper” synon të prekë dhe trajtojë elementët thelbësorë të një çështjeje kontradiktore. Ai thekson mbi të gjitha zhvillimin e të menduarit kritik, tolerancës dhe vlerësimit të pikëpamjeve të ndryshme. Ky format është i zhvilluar në shkolla të mesme.

Lëvizja FOL dhe BRIN me mbështetjen e Fondacionit SOROS/KFOS që nga fillimi i Janarit 2010 kanë punuar me organizatat partnere INPO, SiV dhe YIHR për të krijuar klubet e debatit të qytetit si dhe për të trajnuar anëtarët e klubit në formatin e debatit Karl Popper. Aktualisht në Kosovë kemi 3 klube të debatit në 3 komunat përkatëse (Ferizaj, Prishtinë dhe Pejë) ku numri i debaterëve që vijnë nga shkollat e mesme të qytetit po rritet vazhdimisht.

“Peja Open 2011” është turneu i tretë i organizuar në Kosovë, që nga viti 2010, kur edhe ka filluar programi i debatit. Risi e këtij turneu ka qenë pjesëmarrja e 2 ekipeve nga qyteti i Gjakovës, 1 ekip nga Shkolla Amerikane e Kosovës dhe 1 ekip nga komuniteti RAE.

Një kontribut të madh në organizimin e Turneut “Peja Open 2011” e ka dhënë edhe komuna e Pejës, gjegjësisht drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport. Aver Husaj, zyrtar nga kjo drejtori tha se Komuna e Pejës ka përkrah organizmin e këtij turneu, dhe një gjë të tillë do ta bëj edhe në të ardhmën.

Gjatë ditës së shtunë(29 Janar) për gjatë tri rundeve të debatit janë ballafaquar 21 skuadra nga katër komuna të Kosovës: Prishtinë, Pejë dhe Ferizaj dhe Gjakovë. Ndërkaq, cerekfinalja, gjysmëfinalja dhe finalja e debatit janë mbajt të dielën. Në gjysmëfinale kanë arritur katër ekipet të cilat kanë grumbulluar më shumë pikë në bazë të numrit fitoreve dhe pikëve që kanë grumbulluar folësit e ekipeve.

Gjysmëfinalistë të këtij debati ishin: ManekenEt nga Klubi i debatit të Prishtinës, Feniks dhe Supernova nga Klubi i debatit të Ferizajt, dhe The Young Europeans nga Klubi i debatit të Pejës. Ndërkaq, në finale arritën Feniks dhe The Young Europeans.
Gjyqtarë të këtij turneu ishin ish- debaterë të cilët më parë kanë marrë pjesë në debate të formatit “Karl Popper”. Ekipi i gjyqtarëve të cilët e gjykuan finalen e këtij turneu, shpallën fitues të këtij turneu skuadrën The Young Europeans nga Peja, me gjashtë vota pro dhe një kundër.

Turneu është mbajtur në Shkollen fillore “Lidhja e Prizrenit”, ndërkaq finalja në Teatrin e qytetit në Pejë.

Në muajin shtator të vitit të kaluar është organizuar edhe Turneu Kombëtar i debatit në formatin “Karl Popper”, “Ferizaj Open 2010”. Ndërkaq, turneu Kombëtar i debatit “Prishtina Open 2011” do të mbahet në Prill të këtij viti në Prishtinë.

Lëvizja FOL në bashkëpunim me BIRN nga ky muaj do të zgjerojnë rrjetin e klubeve të debatit edhe në qytetin e Mitrovicës, Suharekës dhe Malishevës.

Debati: Transparenca e investimeve publike në infrastrukturën rrugore

Gjilan, 27 janar 2011 – Lëvizja FOL, sot, ka organizuar debatin e radhës me qytetarë në Komunën e Gjilanit, me temën “Transparenca e investimeve publike në infrastrukturën rrugore”. Në këtë debat janë trajtuar trendi i investimeve publike në infrastrukturën rrugore në nivelin qendror dhe lokal për vitet 2008-2010 dhe ato të parashikuara për vitet 2011-2013, niveli i transparencës së këtyre investimeve, gjendja aktuale dhe hapat që duhet të ndërmerren në të ardhmen.

Pjesëmarrës në këtë debat kanë qenë Kryetari i Komunës së Gjilanit, anëtarë të kuvendit komunal (kryesuesi dhe anëtarët e Asamblesë Komunale të Gjilanit), përfaqësues nga zyra e prokurimit, shoqëria civile, media dhe qytetarë të kësaj komune.

Fillimisht koordinatori i projektit z. Fidan Kalaja, prezantoj raportin “Transparenca e investimeve publike në infrastrukturën rrugore”. Sipas tij, investimet në infrastrukturën rrugore kanë qenë prioritet i qeverisë në këto tre vitet e fundit gjë e cila mund të shihet qartë edhe në planifikimin dhe në ndarjen e buxhetit për këtë sektor. “Vetëm në tri vitet e fundit (2008-2010), mesatarisht 30% deri në 50% i buxhetit të Republikës së Kosovës për investime kapitale është ndarë për projekte rrugore, kurse në tri vitet e ardhshme (2011-2013) parashihet që kjo përqindje do të shkojë deri në 60%.”, tha Kalaja. Sipas tij, duke u fokusuar kryesisht në projektin më të madh infrastrukturor pas lufte në Kosovë, Autostradën Morinë-Merdare, ky raport ka identifikuar disa nga mangësitë në rrafshin e respektimit të parimeve të transparencës siç janë mos informimi i publikut rreth planifikimit të këtij projekti e sidomos për koston e saktë financiare, mos dhënien e informacionit rreth burimeve të financimit të tij, refuzimi i qasjes në dokumentacionin e projektit pa ndonjë arsyetim të bazuar, si dhe krijimi i tendencës për anashkalimin e funksionit mbikëqyrës të Kuvendit në këtë proces.

Debati ka vazhduar me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, z. Qemajl Mustafa, i cili deklarojë se “problemet aktuale në realizimin investimeve publike janë pasojë e mungesës së një planifikimi ekonomik, fiskal e zhvillimor afatmesëm dhe afatgjatë”. Kjo sipas tij bënë që të jetë e paqartë se cilat do të duhej të ishin prioritetet e nivelit qendror dhe atij lokal në investimet që do të duhej të realizoheshin në 5 ose 10 vitet e ardhshme. Njëra nga mënyrat se si do të evitohej ky problem sipas z. Mustafa do të ishte, “komunikimi i qëndrueshëm me vet komunitetin”, e që kjo nënkupton nivel më të lartë të transparencës në planifikim, realizim dhe përfundim të projekteve kapitale e në veçanti atyre në infrastrukturën rrugore. Gjithashtu ai potencoj një problem që ka të bëjë me investimet e nivelit qendror nëpër komuna. Sipas tij “ndarja e granteve qeveritare dhe realizimi i investimeve nëpër komuna nuk bëhet në bazë të disa parametrave dhe specifikave të secilës komunë, mirëpo këto investime më shumë janë bazuar në preferencat e ministrave, “aftësive” të kryetarëve të komunave ose ndoshta edhe vet kryeministrit”. Sa i përket investimeve të realizuara në infrastrukturën rrugore në këto vitet e fundit “në përgjithësi kanë qenë investime të duhura dhe domosdo të nevojshme edhe pse në kuadër të tyre ka pas edhe investime të gabuara” përfundon z. Qemajl Mustafa.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal, z. Izmi Zeka deklaroj se “investimet në infrastrukturën rrugore të realizuara nga niveli qendror, janë parakusht për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovë”. Në komunën e Gjilanit sipas tij, nuk është realizuar asnjë projekt pa u diskutuar me qytetarë dhe se të gjitha investimet e realizuara në këtë komunë janë prioritizuar në bazë të disa parametrave. Sipas z. Zeka “në Komunën e Gjilanit, qytetari është pjesë e qenësishme e vendimmarrjes dhe se prioritetet e investimeve në infrastrukturën rrugore janë bërë në bazë të debateve dhe kërkesave të qytetarëve”. Sa i përket transparencës së këtyre investimeve në Komunën e Gjilanit, ajo është në “nivel të duhur e ndoshta nga njëherë edhe tejkalon nivelet e transparencës”, shtoj Kryesuesi i Kuvendit Komunal z. Izmi Zeka.

Anëtari i Asamblesë Komunale nga radhët e LDK-së, z. Sadedin Berisha, theksoj problemin e mungesës së legjislacionit të duhur, e i cili ndikon direkt në mos promovimin e transparencës së investimeve publike. Sipas tij, niveli i transparencës në Komunën e Gjilanit rreth këtyre investimeve nuk është edhe nivelit të knaqshëm, sepse “as un si këshilltarë komunal nuk kam informacione të nevojshme rreth kontratave për ndërtimin e projekteve rrugore”. Gjithashtu sipas tij një kujdes i veçantë do të duhej ti kushtohej cilësisë së këtyre investimeve.

Ky debat u organizua në kuadër të projektit: “Transparenca e investimeve publike në infrastrukturën rrugore” , që mbështetet nga ISC/USAID

Vizitë e studentëve të programit EMA në Lëvizjen FOL

Prishtinë, 20 janar 2011 – Lëvizja FOL sot ka pritur në një takim një delegacion të studentëve që ndjekin studimet master në programin për të drejtat e njeriut dhe demokratizimit në kuadër të Qendrës Evropiane ndër-universitare.

Në takim Ramadan Ilazi dhe Venera Ramaj i njoftuan të pranishmit për punën e organizatës si dhe për gjendjen e përgjithshme në Kosovë.
Ramadan Ilazi në këtë takim përsëriti kërkesat e Lëvizjes FOL se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit më së miri do të rehabilitonte imazhin dëmtuar të vendit.
Të pranishmit janë interesuar për situatën e përgjithshme në vend, më konkretisht për rolin e prezencës ndërkombëtare në Kosovë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.