Monitoruesi i Korrupsionit: Prokuroria Speciale në “pushim” për gjashtë muajt e parë të vitit

Prishtinë, 4 gusht 2012 – Lëvizja FOL ka publikuar sot, Raportin e saj ‘Monitoruesi i Korrupsionit’, në të cilin përfshihen të gjitha aktivitetet e ndërmarra institucionale në luftë kundër korrupsionit për periudhën gjashtë-mujore: janar-qershor 2012.

Sipas të gjeturave të këtij Raporti rezulton se “shtrirja më e madhe gjeografike e korrupsionit është në Prishtinë – me 50 akte akuzuese të ngritura nga prokuroritë e vendit; pason Peja me 19 akte akuzuese; Gjilani me 10; Prizreni me 7; Ferizaj me 8; si dhe Gjakova me 4 akte akuzuese.

Ndërkaq, prokuroritë që nuk kanë shënuar rezultat në luftë kundër korrupsionit janë: prokuroria e qarkut dhe ajo komunale në Mitrovicë, si dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, të cilat në gjashtëmujorin e parë të këtij viti nuk kanë ngritur as edhe një akt akuzues të vetëm.

Më mirë sipas këtij Raporti nuk qëndrojnë as gjykatat e rregullta komunale të Kosovës, të cilat gjatë kësaj periudhe kohore kanë zgjidhur gjithsej 64 lëndë: 36 në kuadër të Shpërdorimit të Pozitës Zyrtare, 10 në kategorinë Marrje e Ryshfetit dhe 18 në Dhënie të Ryshfetit. Ndërkaq, në fund të periudhës raportuese kanë mbetur gjithsej 187 lëndë të pazgjidhura: 126 në kategorinë Shpërdorim i Pozitës Zyrtare, 40 në kategorinë Marrje e Ryshfetit dhe 21 në Dhënie të Ryshfetit.

Po ashtu, FOL ka publikuar në kuadër të këtij Raporti edhe statistikat e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion (DHKEK), ku rezulton se Policia e Kosovës në gjashtë mujorin e parë të 2012 ka hetuar në total 95 raste, ka arrestuar gjithsej 28 zyrtarë të ndryshëm publikë, ka dërguara 69 raste në Prokurori me kryerës të njohur, 1 rast me kryerës të panjohur (N/N), si dhe 9 raste të tjera me raport të veçantë të prokurorit.

Lëvizja FOL vlerëson që Ekzekutivi i vendit nuk ka demonstruar vullnet për luftimin e korrupsionit dhe parandalimin e tij në institucionet publike. Nga 180 vendime sa ka miratuar gjithsej sipas këtij Raporti, vetëm 4 sosh kanë qenë në “luftë” kundër korrupsionit: a) miratimi i Strategjisë Kundër Korrupsion dhe Planit të Veprimit 2012-2016; b) themelimi i Komitetit Ekzekutiv “Qeverisja” (i cili do të përqendrohet në hartimin e politikave anti-korrupsion); c) miratimi i kërkesës së Agjencisë Kundër Korrupsion për shkarkimin e z. Elez Hajdaraj, anëtar i Bordit të Drejtorëve të “Hidrodrinit”, SH.A. Pejë dhe d) aprovimi i kërkesës tjetër të AKK-së për shkarkimin e z. Ismajl Jonuzi, anëtar i Bordit të Drejtorëve në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Sipas Raportit as Kuvendi i Kosovës nuk është treguar produktiv në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. Nga 29 seanca plenare sa janë mbajtur gjithsej, vetëm në dy prej tyre është diskutuar për luftën “kundër” korrupsion: a) Strategjinë Kundër Korrupsion dhe Planin e Veprimit 2012-2016 dhe b) Raporti Vjetor i Agjencisë Kundër Korrupsion (2011). Pa marrë parasysh diskutimet e bëra në këto dy seanca, ato nuk kanë pasur kurrfarë ndikimi në uljen e nivelit të lartë të korrupsionit në vend.

Raportin e plotë mund ta gjeni në këtë link: http://levizjafol.org/images/uploads/files/Monitoruesi_i_Korrupsionit_-_Raporti_Gjashtemujor_2012.pdf

Monitoruesi i Prokurimit: Milionat e rrezikuara nga tenderët e parregullt

Prishtinë, 02 gusht 2012 – Lëvizja FOL ka mbajtur sot konferencën për shtyp, në të cilën ka publikuar Raportin Monitoruesi i Prokurimit për periudhën prill-qershor 2012. Ky raport përfshinë parregullsitë ligjore të Ministrive, Komunave dhe Ndërmarrjeve Publike në fushën e prokurimit publik.

Menaxher i Programeve në Lëvizjen FOL, Fidan Kalaja, tha se “të dhënat e këtij raporti tregojnë �recidivizmin’ e shumë institucioneve dhe ndërmarrjeve publike në shkeljet ligjore që i kanë bërë gjatë procedurave të prokurimit”. Sipas tij, “këtij grupi i prinë KEK-u i, ku gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti kjo ndërmarrje ka bërë shkelje ligjore në 6 aktivitete të ndryshme të prokurimit, duke u pasuar nga PTK dhe Ministria e Infrastrukturës me nga tre tenderë”.

Më tutje, Fidan Kalaja tha se “përgjatë periudhës tremujore, prill-qershor 2012, këto institucione kanë bërë shkelje ligjore në gjithsej 13 tenderë të ndryshëm”. Ai theksoi se “prej këtyre 13 tenderëve të parregullt, vetëm në 4 prej tyre kemi arritur të sigurojmë shumën financiare të tyre, e cila rezulton të jetë 2.6 milionë EURO, e cila shumë potencialisht ka qenë e rrezikuar të keqpërdoret”. Mirëpo, edhe shumica e tenderëve tjerë janë të vlerës së madhe, ku sipas Ligjit të Prokurimit janë tenderë me vlerën e mbi 500 mijë EURO.

Ndërkaq, Koordinator i Projekteve në Lëvizjen FOL, Kenan Tora, tha se “ministritë kanë shkelur dispozitat ligjore të prokurimit publik në gjithsej 4 tenderë, ku Ministria e Infrastrukturës ka bërë shkelje në dy aktivitete të ndryshme prokurimi, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në nga një aktivitet të prokurimit”.

Ndërmarrjet Publike (KEK dhe PTK) kanë vazhduar edhe gjatë kësaj periudhe me shkelje ligjore, ku Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë shkelje ligjore në 3 aktivitete prokurimi, ndërkaq PTK ka bërë shkelje në gjithsej 2 tenderë.

Komunat kanë bërë shkelje ligjore në gjithsej 4 aktivitete prokurimi, ku komuna e Gjilanit, Vitisë, Ferizajt dhe Kamenicës kanë bërë shkelje ligjore në nga një aktivitet të prokurimit.
Përgjatë periudhës tremujore gazetat ditore kanë publikuar gjithsej 62 artikuj të ndryshëm. Prej këtyre 62 artikujve gazetaresk 21 kanë qenë raportime hulumtuese: 6 në muajin prill, 8 në muajin maj dhe 7 në muajin qershor. Ndërkaq 41 sosh kanë qenë të publikuara në formën e lajmeve: 13 në muajin prill, 23 në muajin maj dhe 5 sosh në muajin maj.

Ky aktivitet është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO?K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) si dhe projekti i mbështetur nga Civil Rights Defenders (CRD).

Galeria e aktivitetit

foto (14)

h03

h01

h00

Krijimi i klubeve të debatit në Podujevë

Lëvizja FOL pas krijimit të klubit të ri të debatit në Gjakovë ka vazhduar zgjerimin e komunave pjesëmarrëse në programin e debatit edhe në komunën e Podujevës. Te enjten, me datën 26 korrik 2012 në zyret e drejtorisë së kulturës – Podujevë, u mbajt trajnimi i formatit të debatit “Karl Popper” për nxënës të shkollave të mesme ku fillimisht u krijuan 3 ekipe. Klubet e reja të debatit të krijuara në Komunën e Podujevës do të marrin pjesë në turnetë e formatit të debatit “Karl Popper” të cilat do të organizohen në të ardhmen. Gjithashtu, gjatë ditës së premte, është mbajtur edhe një trajnim për të rinjtë e komunitetit RAE dhe gjithashtu edhe një debat mes të rinjve në komunën e Gjakovës.

Lëvizja FOL ka ri-kthyer programin e debatit në Kosovë, në vitin 2009. Aktualisht programi i debatit është prezent në tetë komuna të Kosovës. Fillimisht kanë qenë të përfshira tri komuna (Komuna e Prishtinës, Pejës dhe Ferizajt) ndërkaq gjatë vitit 2011-të, është zgjeruar edhe në tri komuna të tjera (Komuna e Suharekës, Malishevës dhe e Mitrovicës). Në zgjerimet e vitit 2012 përfshihet komuna e Prizrenit. Përveç zgjerimit në komunën e Gjakovës, Lëvizja FOL synon zgjerimin edhe në komuna tjera të Kosovës, me qëllim të përfshirjes sa më të madhe të të rinjve në programin e debatit.

Debati është një mundësi e jashtëzakonshme për zhvillimin e të rinjve dhe edukimin e tyre. Për të arritur sukses në jetën akademike dhe shkollore, të rinjve u nevojitet të dinë se si t”i prezantojnë idetë e tyre dhe se si të përgjigjen ndaj argumentimeve të të tjerëve që nuk janë dakord me idetë e tyre. Në një shoqëri demokratike debati zgjeron dijet e nxënësve, mjetet për të kuptuar zhvillimet politike e sociale dhe për të argumentuar për çështje në të cilat ata besojnë.

Galeria e aktivitetit

g62

g61

 

Letër Presidentes Jahjaga: Propozimi për anëtarësimin e Kosovës në OGP

Prishtinë, 26 korrik 2012 – Lëvizja FOL i ka dërguar sot një letër Presidentes së vendit, znj. Atifete Jahjaga, përmes së cilës ka bërë një propozim për anëtarësimin e Kosovës në Open Government Partnership(OGP).
OGP është një organizatë ndërkombëtare për promovimin e qeverisjes së hapur. Kjo nismë synon të siguroj angazhime konkrete nga qeveritë për të nxitur transparencën, fuqizimin e qytetarisë aktive, në luftën kundër korrupsionin dhe për të forcuar mirëqeverisjen e një vendi.

Në këtë kontekst, duke pas parasysh nivelin e ultë të transparencës në institucionet publike si një nga promotorët e nivelit të lartë të korrupsionit në vend, Lëvizja FOL, kërkon nga Presidentja Jahjaga që të pranon këtë propozim dhe të inicion anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Lëvizja FOL, shpreh gatishmërinë e saj për bashkëpunim dhe asistim në çdo fazë të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Letrën e plotë dërguar Presidentes mund ta gjeni në këtë link:
http://levizjafol.org/images/uploads/files/Propozimi_per_anetarsimin_e_Kosoves_ne_OGP.pdf

Mbledhja e radhës e Bordit Këshillëdhënës të Lëvizjes FOL

Prishtinë, 24 Korrik ” Bordi Këshillëdhënës i Lëvizjes FOL ka mbajtur të martën, mbledhjen e radhës. Stafi i Lëvizjes FOL dhe anëtarët e Bord-it i uruan mirëseardhje anëtarit të ri të Bord-it të FOL, Astrit Gashi, e i cili u njoftua më gjerësisht me punën e organizatës.

Pastaj, takimi vazhdoj me diskutimin për gjendjen e përgjithshme të organizatës, për angazhimet e FOL-it në gjashtëmujorin e parë të këtij viti si dhe për punën dhe aktivitetet e planifikuara të cilat do të realizohen deri në fund të këtij viti.

Në këtë takim ndër pikat më të rëndësishme që u diskutuan ishin Draft-Strategjia e Punës 2013-2015 e Lëvizjes FOL, dhe vlerësimi i punës së Lëvizjes FOL në raport me ndikimin tek institucionet dhe publikun. Bord-i në këtë takim ra dakord që dy dokumentet të diskutohen gjatë kësaj periudhe më gjerësisht me stafin, anëtaret e Bord-it, anëtarët e Kuvendit dhe miqtë e FOL-it për të qenë një vlerësim objektiv, i qëndrueshëm, i krahasueshëm e i cili do të ishte në shërbim të një pune më të avancuar në funksion të misionit të organizatës.

Në funksion të kësaj, Bord-i u pajtua që deri në mbledhjen e ardhshme, që do të jetë në fund të shtatorit do t”i adresoj të gjitha rekomandimet, vërejtjet, sugjerimet dhe këshillat për draft-strategjinë dhe për vlerësimin e punës së FOL-it.

Galeria e aktivitetit

g53

g52

g51

g50

Indeksi i transparencës në nivel Komunal

Prishtinë, 20 korrik 2012 – Lëvizja FOL ka mbajtur sot konferencën për media, me ç”rast ka publikuar raportin “Indeksi i transparencës në nivel Komunal”, ku qëllimi i këtij hulumtimi ishte vlerësimi i transparencës së Komunave të Kosovës.

Koordinatorja e Projektit në Lëvizjen FOL, Mexhide Demolli-Nimani, tha se duke qenë se projekti është i karakterit “pilot”, kësaj radhe ka mbuluar vetëm katër (4) Komuna të përzgjedhura: Gjakovën, Podujevën, Prizrenin dhe Mitrovicën. “Përmbajtja e këtij raporti bazohet në informatat e mbledhura përmes një pyetësori të strukturuar, të plotësuar nga secila Komunë e përzgjedhur gjatë muajve maj ” qershor 2012, dhe dokumenteve të dërguara nga këto Komuna” , tha Demolli-Nimani.

Përgjegjësit për informim publik në Komunën e Prizrenit kanë treguar njohuri të konsiderueshme, ndonëse jo të kënaqshme, të dispozitave të Statutit që synojnë zbatimin e dispozitave kushtetuese dhe ligjore. Po ashtu në Rregulloren për Transparencë, kjo komunë nuk ka arritur të shpjegojë çfarë obligimesh, strukturash dhe resursesh specifike brenda strukturave komunale parasheh ajo. “Kjo komunë nuk ka dhënë asnjë shpjegim mbi strukturën organizative të zyrës për informim, e po ashtu nuk ka hartuar ndonjë dokument politikash, plan zbatues apo plan vjetor të punës që prek fushën e komunikimit dhe informimit publik”, – tha ajo duke shtuar se “konferenca shtypi” është përmendur si aktiviteti i vetëm në këtë komunë për informimin e qytetarëve për të drejtën për qasje në dokumente komunale.

Ndërkaq, sa i përket komunës së Mitrovicës, zyrtarët për informim të kësaj komune kanë treguar njohuri të kënaqshme të dispozitave të Statutit , pasi që ata kanë listuar të gjitha dispozitat relevante të Statutit që rregullojnë qasjen në dokumente zyrtare të Komunës dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje. ” Gjendja duket pak më e mirë sa u përket masave zbatuese, pasi që kjo Komunë ka listuar disa prej tyre: transparencën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal dhe komiteteve të tij, publikimin e akteve të Komunës, peticionet, tubimet me qytetarë, konsultimet publike dhe qasjen në dokumente zyrtare të Komunës”. Ndërkaq, tek resurset e alokuara për zbatimin e aktiviteteve që ndërlidhen me komunikimin dhe informimin publik, sipas Demolli-Nimanit, kjo komunë ka dhënë një shifër prej “10,000, të alokuar këtë vit për botimin e revistës mujore të Komunës dhe të disa broshurave.

Ndërkaq, koordinatori lokal i Lëvizjes FOL në komunën e Podujevës, Granit Thaçi, tha se zyrtarët për Informim në Komunën e Podujevës kanë treguar njohuri të kënaqshme të dispozitave të Statutit pasi që kanë dhënë të gjitha dispozitat ligjore që rregullojnë përgjegjësinë ligjore të kësaj komune për komunikim dhe informim publik. “Tek ndarja e dokumenteve nga ato sensitive dhe ato që janë të qasshme për publikun komuna e Podujevës nuk ka dhënë asnjë shpjegim shtesë, rreth dokumenteve që janë përherë të qasshme ose jo. Po ashtu rreth buxhetit të ndarë për këtë zyrë kanë deklaruar se nuk kanë buxhet të ndarë veçmas për zyrën por në kuadër të buxhetit të zyrës së kryetarit dhe nuk është përmendur asnjë shifër konkrete”, tha ai.

Koordinatorja e Lëvizjes FOL për komunën e Gjakovës, Drenusha Mula tha se stafi i zyrës për informim me publikun ka treguar njohuri të pamjaftueshme të dispozitave të Statutit, kjo me arsyen që ata vetëm i janë referuar Statutit, por nuk kanë dhënë përmbajtjen e dispozitave të Statutit që rregullojnë përgjegjësinë ligjore për komunikim dhe informim publik. Sipas Mulës, zyrtarët në fjalë kanë përmendur Rregulloren për Transparencë por nuk kanë shpjeguar se çfarë obligimesh, strukturash dhe resursesh specifike brenda strukturave komunale parasheh kjo rregullore. “Vlerësimi i punës në komunën e Gjakovës kryhet në baza gjashtëmujore dhe vjetore, por megjithatë nuk është e qartë se çfarë standarde të raportimit e monitorimit të brendshëm dhe të vlerësimit të punës mund të ketë. Ndërkaq zyrtarët për informim kanë deklaruar se nuk kanë kryer ndonjë aktivitet shtesë për komunikim dhe informim publik sa i përkeq qasjes në dokumente publike”, tha ajo.

Rekomandimet e dala nga Raporti:

” Siç tregojnë gjetjet e këtij studimi politikash publike, Komunat janë në fazën fillestare të kompletimit dhe zbatimit të legjislacionit dhe politikave lokale që mundësojnë qasjen e publikut në dokumentet publike të tyre dhe masa të tjera për përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies së tyre ndaj publikut.
” Rekomandohet që Komunat të rishikojnë Statutet e tyre për të siguruar reflektimin e obligimeve që dalin nga ligjet dhe aktet nënligjore në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive të zyrave të tyre që janë përgjegjëse për komunikim dhe informim me publikun.
” Rekomandohet që Komunat gjithashtu të fokusohen në zhvillimin e mëtejmë të këtyre rregulloreve, me fokus në eliminimin e paqartësive dhe mospërputhjeve me legjislacionin kornizë, përkufizimin më të saktë dhe gjithëpërfshirës të çështjeve që synojnë të rregullojnë.
” Rekomandohet që Komunat të marrin masa në drejtim të ngritjes së kapaciteteve humane të këtyre zyrave, për të siguruar që stafi përgjegjës për komunikim dhe informim publik të njohin në hollësi dispozitat ligjore dhe politikat që kërkohet të zbatojnë, si dhe të përmirësojnë kapacitetet për zbatimin e tyre.
” Hartimi i Strukturave Organizative/Organogrameve të brendshme, Termave të Referencës dhe Përshkrimeve të Vendeve të punës së zyrave përgjegjëse për komunikim dhe informim publik dhe të stafit të tyre;
” Hartimi i planeve vjetore të punës së zyrave përgjegjëse për komunikim dhe informim publik, të cilët do të përmbanin objektiva të qarta dhe aktivitete të detajuara për arritjen e tyre; dhe
” Zhvillimi i bazës së informatave mbi komunikimin dhe bashkëpunimin me akterë jashtë-qeveritarë, në veçanti me media dhe organizata të shoqërisë civile, të cilat do të mundësonin marrjen e një pasqyre të qartë mbi qëllimet dhe llojet e aktiviteteve për të cilat komunikohet dhe bashkëpunohet me secilën prej tyre.

Raportin e plotë mund ta gjeni në këtë link:
http://levizjafol.org/images/uploads/files/Transparenca_e_Komunave_2012_Raport_FINAL.pdf

Galeria e aktivitetit

foto (9)

g46

g45

g44

g42

g41

g40

Matësi i deklaratave të udhëheqësve shtetëror të Kosovës

Deklarata 1

“Gjatë 15 muajve të mandatit tonë të ardhshëm qeverisës, qeveria ime do ti përmbush të gjitha kriteret për të mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës pa viza në tërë Evropën.”
Autori: Hashim Thaçi � Kryeministër i Kosovës
Data: 10 dhjetor 2010
Burimi: http://www.pdk49.com

Vlerësimi: E PAVËRTETË
Arsyetimi: Ky premtim është dhënë gjatë fushatës elektorale të vitit 2010 nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, z. Hashim Thaçin. Mirëpo, ky premtim nuk u realizuar dhe si i tillë deklarimi i tij është i pavërtetë. Kanë kaluar më shumë se 15 muaj dhe Qeveria e Kosovës nuk i ka përmbushur kriteret që do të mundësonin lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në shtetet e Bashkimit Evropian. Vetë Komisioni Evropian në ditën e dorëzimit të udhërrëfyesit për viza ka përcaktuar për Qeverinë e Kosovës plot 101 kritere, të cilat duhet të përmbushen nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Deklarata 2

“Jam e bindur që klasa politike në Kosovë pa përjashtim ka arritur që të kuptojë që lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit do të jetë parakusht për proceset e mëtejshme integruese.”
Autori: Vlora Çitaku, ministre e Integrimeve
Data: 13 qershor 2012
Burimi: http://www.kohaditore.com/”page=1,13,103136

Vlerësimi: Kontradiktore
Arsyetimi: Çka nënkupton ky deklarim i ministres Çitaku” Që klasa politike nuk ishte e vetëdijshme para qershor të vitit 2012 për rëndësinë e luftimit të korrupsionit si një parakusht për integrim në BE”! A po nënkuptojmë me këtë deklaratë se luftimi i korrupsionit dhe i krimit të organizuar duhet të ndodhë vetëm për hatër të Bashkimit Evropian” Është një deklaratë kontradiktore dhe shqetësuese, sepse nxjerrë në pah një situatë tepër brengosëse për sa i përket rolit negativ të politikës në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Deklarata 3

“Po e them publikisht se edhe tash mund të thuhet se ka keqpërdorime për këtë nivel.”
Autori: Fehmi Mujota, ministër i Infrastrukturës
Data: 06 qershor 2012
Burimi: http://www.koha.net/”page=1,13,102504

Vlerësimi: Kontradiktore
Arsyetimi: Me gjithë keqpërdorimet e shumta në Ministrinë e Infrastrukturë, ministri Mujota bën sikur thuaj ai nuk ka asnjë përgjegjësi për aferat e tilla në ministrinë e tij. Për më tepër është vetë ministri Mujota, i cili ia ka besuar kohë më parë mikut të tij shtypjen e testeve për patentë shofer, duke mos respektuar procedurat e prokurimit dhe duke qenë në konflikt të pastër interesi.

Deklarata 4

“EULEX-i nuk është duke bërë asgjë në luftën kundër korrupsionit në nivele të lartë.”
Autori: EULEX, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit
Data: 12 qershor 2012
Burimi: http://www.eulex-kosovo.eu/al/pressreleases/0298.php

Vlerësimi: E VËRTETË
Arsyetimi: Përderisa prania e EULEX-it në Kosovës është e një rëndësie të veçantë në kuadër të marrëdhënieve BE-Kosovë, si dhe kontributi i këtij Misioni vazhdon të jetë i rëndësishëm në procesin e shtet-ndërtimit dhe sundimit të ligjit, fatkeqësisht rezultatet e EULEX-it janë të pamjaftueshme. FOL ka vendosur t”i jep përgjigje pyetjes se parashtruar nga EULEX-i, duke thënë se ky Misioni nuk është duke bërë luftën kundër korrupsion në nivelet e larta shtetërore. E vërteta është se shpërndarja dhe gjendja e korrupsionit në Kosovë nuk ka ndryshuar asgjë që nga ardhja e EULEX. Një angazhim i EULEX-it kinse për të hetuar raste e korrupsionit të nivelit të lartë si: Bankës Qendrorë, ministra, ish-ministra dhe zyrtarë të tjerë të lartë publik është parë të jetë jo-serioz dhe i pamundur për këtë misioni. Nëse shikojmë statistikat anti-korrupsion, dalin prokurorët dhe gjyqtarët kosovarë, dhe jo EULEX, ata që kanë bërë diçka kundër korrupsionit. Në fund, të gjithë ata që kanë shikuar këtë fushatë kanë vërejtur se në billborde gjithçka që po bën EULEX është karakterizuar “në vijim”.

Deklarata 5

“Ligji (për konfiskimin e pasurisë së paligjshme) do të nxirret brenda këtij gjashtëmujori dhe ai do të vlejë për të gjithë.”
Autori: Hajredin Kuçi
Data: 16 mars 2012
Burimi: http://www.koha.net/”page=1,13,91834

Vlerësimi: E PAVËRTETË
Arsyetimi: Këtë deklaratë z. Kuci e ka bërë me 16 mars 2012. Me gjithë fjalët e shumta të Ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, që ligji do të nxjerrët brenda 6 mujorit të parë të këtij viti, dhe që rekomandimet e Shoqërisë Civile do të gjejnë vend në këtë draft ligj, veprimet e tij kanë treguar pikërisht të kundërtën. Kjo për vetë faktin se ky ligj ende s”është miratuar nga Kuvendi i Kosovës dhe për më tepër rekomandimet e Shoqërisë Civile janë shpërfillur nga ana e Ministrisë së Drejtësisë si draftuese e këtij ligji.

Galeria e aktivitetit

foto (8)

g33

g30

FOL dënon sulmin kundër Halil Matoshit

Lëvizja FOL dënon sulmin e fundit kundër gazetarit dhe publicistit Halil Matoshi, i cili njëherit është edhe anëtar i Bordit Këshillëdhënës pran Lëvizjes FOL. z. Matoshi është kërcënuar edhe më parë për shkak të shkrimeve të tij kritike.

Lëvizja FOL konsideron se sulmet kundër gazetarëve janë sulme kundër një shoqërie, sepse cenojnë bazat themelore të shtetit të Kosovës.

FOL i bën thirrje policisë që sa më shpejt të identifikojnë autorët dhe të sqarojnë rrethanat e sulmit.

Krijimi i klubeve të debatit në Gjakovë

Lëvizja FOL ka vazhduar zgjerimin në programin e debatit me ç”rast ka themeluar klubin e debatit në Komunën e Gjakovës. Të martën, me datën 26 prill 2012 në zyret e qendrës rinore ” Gjakovë, u mbajt trajnimi i formatit të debatit “Karl Popper” për nxënës të shkollave të mesme ku fillimisht u krijuan 3 ekipe. Klubet e reja të debait të krijuara në Komunën e Gjakovës do të marrin pjesë në turnetë e formatit të debatit “Karl Popper” të cilat do të organizohen në të ardhmen.

Lëvizja FOL ka ri-kthyer programin e debatit në Kosovë, në vitin 2009. Aktualisht programi i debatit është prezent në tetë komuna të Kosovës. Fillimisht kanë qenë të përfshira tri komuna (Komuna e Prishtinës, Pejës dhe Ferizajt) ndërkaq gjatë vitit 2011-të, është zgjeruar edhe në tri komuna të tjera (Komuna e Suharekës, Malishevës dhe e Mitrovicës). Në zgjerimet e vitit 2012 përfshihet komuna e Prizrenit. Përveç zgjerimit në komunën e Gjakovës, Lëvizja FOL synon zgjerimin edhe në komuna tjera të Kosovës, me qëllim të përfshirjes sa më të madhe të të rinjve në programin e debatit.

Debati është një mundësi e jashtëzakonshme për zhvillimin e të rinjve dhe edukimin e tyre. Për të arritur sukses në jetën akademike dhe shkollore, të rinjve u nevojitet të dinë se si t”i prezantojnë idetë e tyre dhe se si të përgjigjen ndaj argumentimeve të të tjerëve që nuk janë dakord me idetë e tyre. Në një shoqëri demokratike debati zgjeron dijet e nxënësve, mjetet për të kuptuar zhvillimet politike e sociale dhe për të argumentuar për çështje në të cilat ata besojnë.

Galeria e aktivitetit

g21

g22

g23

foto (7)

Tre vjet punë për qytetari aktive, kundër korrupsionit

Lëvizja FOL, sot me 25 qershor, shënon përvjetorin e themelimit, një punë tre-vjeçare për qytetari aktive, kundër korrupsionit. Falënderojmë familjet tona, anëtarësinë e organizatës, partnerët, miqtë, donatorët dhe në veçanti mediet për bashkëpunimin dhe përkrahjen që kanë ofruar për organizatën. Shprehim mirënjohjen tonë tw thellë për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që kemi marr nga qytetarët e Kosovës, për të rritur transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve publike të Kosovës.

FOL-i filloi punën me një kompjuter të vetëm dhe një staf prej tre personave. Sot, organizata punëson pesëmbëdhjetë persona, dhe ka një-qind anëtar të cilët në kuadër të Kuvendit të Anëtarëve në mënyrë të drejtpërdrejt qeverisin organizatën.

Për këto vite besojmë që kemi kontribuar në përfshirjen e shoqërisë civile në procesin e shtet-ndërtimit dhe ngritjen e debatit për qeverisje të mirë si komponent qenësore e këtij procesi.

Vlerat, që janë themel i punës së Lëvizjes FOL, si: përkushtimi ndaj të mirës ne interes te publikut, Përgjegjshmëria ndaj publikut, Përkushtimi përtej ligjit, Respekti për vlerën dhe dinjitetin e individëve, Paanshmëria politike, Respekti për pluralizmin dhe diversitetin si dhe transparenca, integriteti, dhe ndershmëria, e mbajnë organizatën të përkushtuar ndaj misionit.

Ne gjejmë inkurajim në parimet që drejtojnë punën tonë, të cilat na obligojmë të jemi ndërtues të koalicioneve të interesit të përbashkët për te ndihmuar proceset sociale, ekonomike dhe politike ne vend. Të jemi të përgjegjshëm, të hapur dhe llogaridhënës në marrëdhëniet tona ndaj anëtarësisë, me mbështetësit, bashkëpunëtorët, donatorët dhe qytetarët.

Ne, punojmë dhe angazhohemi në kuadër të qëllimeve që i kemi caktuar vetës duke mos bërë kompromise për vlerat dhe orientimin e organizatës.

Arritjet tona për këto tre vite janë të shumta: qindra nxënës të shkollave të mesme kanë përfituar nga programi i debatit, i cili ofron mundësinë më të mirë për të rinjtë që të zhvillojnë potencialin e tyre të mendimit kritik, të pjesëmarrjes aktive dhe të reagimit. FOL ka qenë pioniere në hapjen e zyrave të prokurimit për mbikëqyrje dhe kontroll nga shoqëria civile, diçka që ka kontribuar drejtpërdrejt në reduktimin e mundësive për keqpërdorim. Po ashtu, kemi ofruar qytetarin me institucionet publike. Një fushate një-mujore gjatë vitit 2011 në bashkëpunim me Kryeprokurorin e Shtetit, ka hapur këtë institucion, duke ulur paragjykimet tradicionale për institucionin e akuzës. Puna jona ka inkurajuar organizata të tjera të shoqërisë civile që të vazhdojnë më tej këtë iniciativë.

Me ritëm edhe më të shtuar do të vazhdojmë më tej punën tonë, në funksion të misionit, në mbrojtën e interesit publik-si mision fisnik i çdo qytetari e shoqërie.

Galeria e aktivitetit

g18

g17

g16

g15

g14

g13

g12

g11

g10

Reagim: Shtrenjtimi i rrymës varfëron edhe më shumë jetën e qytetarëve

Prishtinë, 20 Qershor – Për më shumë se një dekadë Korporata Energjetike e Kosovës ka pasur vëmendjen më të madhe të institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare. Investimet në këtë ndërmarrje kanë qenë më të mëdha se në të gjitha ndërmarrjet tjera. Për vite të tëra Qeveria e Kosovës ka ndarë qindra miliona euro nga buxheti i Kosovës për KEK.

E, në anën tjetër, KEK-u ka rritur pothuajse për çdo vit çmimin e rrymës. Në këtë mënyrë qytetarët e Kosovës kanë paguar për të njëjtin produkt edhe përmes taksave, por edhe përmes pagesave direkte të tyre.

Ndërsa, për vite të tëra kjo ndërmarrje ka keqpërdorur, ka keq-menaxhuar dhe ka zhvatur buxhetin publik përmes disa udhëheqësve e menaxherëve të pangopur që kanë drejtuar këtë ndërmarrje, duke mos dhënë asnjëherë llogari për mënyrën e shpenzimit të qindra milionave që qytetarët e varfër kanë kontribuar.
Në këtë valle të keq menaxhimit e të keq udhëheqjes ka qenë edhe Zyra e Rregullatorit për Energji. Ky institucion ka manipuluar opinionin publik në vazhdimësi me nivelet e rritjes së çmimit të rrymës. Pra, përgjegjësinë për rritjet e vazhdueshme e të papërgjegjshme përpos KEK-ut e mbanë edhe vetë ZRrE-ja.
Të dhënat për nivelin e papunësisë dhe të varfërisë janë alarmante me vite të tëra. Shporta mujore e një familje sillet rreth 250 euro, ndërsa pjesa vitale e qytetarëve të vendit të aftë për punë nuk arrijnë dot që të kenë një pagë të këtij niveli.

Prandaj, shtrenjtimi i rrymës për qytetarët e Kosovës do të thotë shtrenjtim i jetës së tyre të përditshme, varfërim të mëtutjeshëm dhe pamundësi për të bëre një jetë të dinjitetshme. Në linjë të kësaj, FOL kërkon nga Zyra e Rregullatorit për Energji, nga KEK-u dhe nga institucionet tjera relevante që ta anulojnë këtë vendim dhe të marrin parasysh gjendjen e rëndë socio-ekonomike të qytetarëve të Kosovës.

Galeria e aktivitetit

Foto Galeria: Reagim: Shtrenjtimi i rrymës varfëron edhe më shumë jetën e qytetarëve
Foto Galeria: Reagim: Shtrenjtimi i rrymës varfëron edhe më shumë jetën e qytetarëve
Foto Galeria: Reagim: Shtrenjtimi i rrymës varfëron edhe më shumë jetën e qytetarëve
Foto Galeria: Reagim: Shtrenjtimi i rrymës varfëron edhe më shumë jetën e qytetarëve

Kuvendi i Kosovës të hapë debat për projekt-ligjin për Konfiskimin e Pasurisë

Prishtinë, 15 qershor 2012 – Lëvizja FOL, sot ka organizuar debatin me temë: “Projekt Ligji për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë së Përfituar me Vepër Penale”. Qëllimi i këtij debati ishte që të debatohet për rëndësinë e këtij ligji në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Të pranishëm ishin deputet e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu nga radhët e LVV si dhe Halit Krasniqi nga radhët e PDK-së. Po ashtu, të pranishëm ishin edhe Shoqëria Civile, si kontribuese direkte në rekomandimet e dhëna për këtë projekt-ligj.
Albulena Haxhiu nga radhët e VV ka përkrahur Shoqërinë Civile në rekomandimet e dhëna për këtë projekt-ligj, “Grupi parlamentar i LVV-së nuk do ta votoj këtë projekt-ligj nëse në të nuk përfshihen rekomandimet e Shoqërisë Civile” tha zonjusha Haxhiu.

Ndërkaq, Halit Krasniqi nga radhët e PDK-së e ka lavdëruar jashtë mase punën e Ministrisë së Drejtësisë për hartimin e këtij draft-ligji, mirëpo ai ka thënë se votimi në komisione dhe në Kuvend është më shume individual, mirëpo, sipas tij ky projekt-ligj duhet të ketë parasysh që veprat penale të kryera para miratimit të këtij ligji të mos parashkruhen.

Driton Selmanaj nga Instituti Demokratik i Kosovës ka drejtuar kritika tek deputetet e Kosovës, të cilët sipas tij “deklarimet dhe zotimet e deputetëve të Kosovës po bien në kundërshtim me atë çka ata votojnë pastaj”. Z. Selmanaj ka përmendur disa raste që në Kuvendin e Kosovës janë votuar disa ligje, që paraprakisht ka pasur deklarime kundër atyre ligjeve.

Debati ka vazhduar edhe me përfshirjen e Shoqërisë Civile dhe nga mediat, të cilët kanë thënë se do të vazhdojnë të bëjnë presion tek deputetët e Kuvendit, në mënyrë që të mos e aprovojnë këtë projekt-ligj pa rekomandimet e saja.
Me respekt,
Lëvizja FOL

Galeria e aktivitetit

g65

g64

g63

g62

g61

Mbahet takimi i radhës i Bord-it të Lëvizjes FOL, Astrit Gashi anëtar i ri i Bordit

Prishtinë, 12 Qershor “Javën e kaluar është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit Këshillëdhënës të Lëvizjes FOL, me ç”rast është diskutuar gjendja e përgjithshme e Organizatës.

Në këtë takim janë diskutuar Raporti i Punës dhe ai i Auditimit për vitin 2011. Të dyja raportet janë miratuar nga ana e anëtarëve të Bord-it në mënyrë unanime. Pjesë e agjendës së këtij takimi ka qenë po ashtu edhe zgjerimi i Bordit me një anëtarë të ri.

Propozimi nga ana e Drejtorit të Lëvizjes FOL për anëtarin e ri, Bordi i aprovoi. Propozimi ishte Astrit Gashi, gazetar me profesion.

Pikë tjetër e rendit të ditës në këtë mbledhje ka qenë edhe Strategjia e Punës së Lëvizjes FOL, e cila strategji përfundon në fund të këtij viti. Propozimet e Bordit për këtë strategji kanë qenë që Lëvizja FOL në strategjinë e radhës të fokusohet në çështje më specifike.

Anëtarët e Bordit Këshillëdhënës kanë diskutuar dhe analizuar punën e Lëvizjes FOL për vitin 2011 dhe kanë ofruar mbështetjen e tyre për aktivitetet e ndërmarra nga Lëvizja FOL, si dhe kanë ofruar përkrahjen e tyre për zhvillimin dhe avancimin e objektivave të Organizatës.

Galeria e aktivitetit

foto (3)

g54

g53

g52

g51

OJQ-të tërhiqen nga grupi punues për Ligjin për Konfiskimin e pasuris

Prishtinë, 31 Maj – Organizatat që përbëjnë Forumin Këshillues të OJQ-ve për pakon Ligjore Kundër-korrupsion kanë qenë pjesë e grupit punues të Ministrisë së Drejtësisë për Ligjin për Konfiskimin e Pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, vetëm formalisht. Deri më tani janë mbajtur vetëm tre takime, një konstituiv, dhe dy takime të llojit të seminarit, ku kanë prezantuar një ekspert italian dhe një gjerman dhe asnjë takim pune.

E vetmja formë e komunikimit me MD-në ka qenë në formë elektronike, ku Forumi i OJQ-ve ka dërguar qëndrimet në lidhje me përmbajtjen e ligjit më 1 mars të këtij viti. Nga ana tjetër, MD ka premtuar se do të organizojë takime punuese, me qëllim të shkëmbimit të ideve, por që kjo nuk ka ndodhur asnjëherë..

Ndërkohë, në strategjinë legjislative ishte paraparë që Ligji në fjalë të arrij në Kuvend gjatë muajit maj. Duke qenë dëshmitarë se është shkelur edhe ky afat, MD më 29 maj ka dërguar tek ne një draft të dytë të Ligjit që ata e quajnë për Konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale dhe ka kërkuar që për dy ditë, përkatësisht më 1 qershor të kthehen komentet tona. Kjo nënkupton se MD nuk i ka marrë parasysh qëndrimet tona rreth ligjit.

Tani, duke parë se MD ka injoruar qëndrimet e shoqërisë civile, është qëndrim i Forumit Këshillues të OJQ-ve që përbëhet nga dhjetë OJQ, që të tërhiqemi nga grupi punues dhe çdo aktivitet i mëtutjeshëm i Qeverisë, nuk e ka mbështetjen e shoqërisë civile.

Drejtuar: Ministrinë e Drejtësisë


Qëndrime

për versionin fillestar të Draft-ligjit për
Konfiskimin e Pasurisë së Fituar me Vepra Penale

1 mars 2012

Të nderuar,

Forumi Këshillues i OJQ-ve për pakon Ligjore Kundër-korrupsion ka zhvilluar disa takime konsultative, ku është analizuar përmbajtja e versionit fillestar të Draft-ligjit për Konfiskimin e Pasurisë së Fituar me Vepra Penale. Forumi pas analizave e sheh të arsyeshme të kontestojë draft-ligjin e propozuar.

Dispozitat kryesore që përmban ky draft-ligj janë të rregulluara me legjislacionin e zbatueshëm në Kosovë. Duke u bazuar në këtë fakt, Forumi ka ardhur në këto përfundime:

1. Duhet ndryshuar emri i Draft-ligjit, i cili në të njëjtën kohë reflekton në fushëveprimin dhe qëllimin e këtij Draft-ligji. Forumi rekomandon që kualifikimi “pasuritë e fituara me kryerjen e veprës penale”, të ndryshohet me “pasuritë e fituara në mënyrë të paligjshme” (edhe për rastet kur nuk ka të bëjë me vepër penale).
2. Barra e provës për të vërtetuar ligjshmërinë e pasurisë së fituar, të bie mbi të dyshuarin, e jo sipas detyrës zyrtare. Me bartjen e barrës së provës tek të dyshuarit, do të rritej mundësia e luftimit më efikas të krimit të organizuar dhe pasurisë së paligjshme. Një përvojë e tillë çfarë rekomandon Forumi paraqitet edhe në shtetet e rajonit, si Shqipëria, Sllovenia e Bullgaria.
3. Ky Draft-ligj do të duhej të zbatohej edhe për pasuritë e fituara në mënyrë të paligjshme të personave të dyshuar, të krijuara para hyrjes në fuqi të këtij ligji.
4. Sugjerohet krijimi i mekanizmave të veçanta brenda institucioneve ekzistuese (polici, prokurori, gjykata) me qëllim të zbatimit më efikas të legjislacionit të kësaj fushe.

Ky Forum Këshillues shpreh përkushtimin për bashkëpunim dhe dhënie të kontributit edhe në kuadër të grupit punues brenda Ministrisë së Drejtësisë, por duke respektuar parimet themelore të lartpërmendura. Në të kundërtën bashkëpunimi jonë vije në dyshim.

Galeria e aktivitetit

g44

g43

g42

g41

g44

Prokurimi, fushë më plot probleme

Prishtinë, 30 Maj – Lëvizja FOL ka mbajtur sot debatin me temën “Problemet e Autoriteteve Kontraktuese në Fushën e Prokurimit”, ku janë prezantuar problemet e identifikuara nga Lëvizja FOL gjatë monitorimit të saj në procedurat e prokurimit në Ministrinë e Drejtësisë, Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe në Ministrinë e Administratës Publike.

Në këtë debat, ku pjesëmarrës ishin përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Ministria e Administratës Publike dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës, është thënë se problemet në procedurat e prokurimit nisin që nga Njësia Kërkuese, e cila edhe bën specifikimet teknike, e të cilat në shumicën e rasteve rezultojnë të jenë diskriminuese për operatorët ekonomikë.

Në këtë debat është cekur njashtu se hartimi i dosjeve të tenderit vazhdon të jetë një nga problemet kryesore, ku për shkak të kërkesave të mëdha dhe jo të harmonizuara mirë për dokumentacionet që duhet të sjellin Operatorët Ekonomikë, ata hezitojnë të aplikojnë ose në të shumtën e rasteve nuk arrijnë t”u përmbahen kërkesave të përcaktuara nga Autoritetet Kontraktuese.

Menaxheri i Prokurimit në Shërbimin Korrektues të Kosovës, Sadri Emërllahu, ka thënë se “Nga viti 2012 kemi filluar që të kërkojmë dokumentacione minimale dhe të mos i anulojmë tenderët për çështje administrative dhe kjo ka rritur numrin e pjesëmarrësve të operatorëve ekonomikë në tenderë të ndryshëm”.

Ndërkaq, Admir Salihu nga Lëvizja FOL ka potencuar se “Shumë parregullsi që ndodhin në fushën e prokurimit janë si rezultat i mangësive të shumta të Ligjit për Prokurim Publik”. Me tej, ai ka pohuar se “në disa raste Ministritë duhet të bashkojnë kërkesat dhe të shpallin tenderë të përbashkët, pastaj duhet që stafi i prokurimit të profilizohet edhe më shumë nga ana e përgatitjes profesionale, si dhe të përmirësohen kushtet e punës për zyrat e prokurimit”. Më këtë rast Lëvizja FOL ka rekomanduar që specifikimet teknike të hartohen më me kujdes dhe në mënyrë profesionale, pastaj komisionet e vlerësimit të jenë më kompetente dhe dosjet e tenderit të standardizohen.

Galeria e aktivitetit

g34

g33

g32

Tenderët jo-normalisht të ulët, dëmtojnë konkurrencën

Prishtinë, 17 maj ” Sot Lëvizja FOL mbajti takimin koordinues me institucionet përgjegjëse në fushën e prokurimit publik. Në këtë takim është diskutuar gjendja e përgjithshme në fushën e prokurimit publik, duke u ndalur në një sërë çështjesh dhe shqetësimesh që kanë të bëjnë pikërisht me këtë fushë.
Si shqetësime kryesore që janë identifikuar nga pjesëmarrësit e këtij takimi janë mangësitë e shumta në legjislacionin e prokurimit dhe të konkurrencës, si dhe kapacitetet e pamjaftueshme institucionale në eliminimin e praktikave korruptive dhe parregullsive tjera ligjore në këtë fushë.

Në kuadër të kornizës ligjore mangësitë e evidentuara konsistojnë:

” Ligji për Prokurimin Publik nuk e specifikon çmimin e ulët jashtë normale për njësi, por vetëm për çmimin total të operatorit ekonomik që oferton në një aktivitet të caktuar prokurimi;
” Ligji për Prokurim Publik përmban kryesisht çmimin më të lirë, krahas atij ekonomikisht më i favorshëm, si kriter kryesor në të gjitha aktivitetet e prokurimit;
” Ligji për Prokurim Publik nuk specifikon politika ndëshkimore për Operatorët Ekonomikë që kryejnë vepra të ndryshme penale gjatë aktiviteteve ofertuese;
” Mungesa e akteve të tjera nënligjore dhe udhëzuesve të ndryshëm që mirë-sqarojnë dispozitat ligjore në fushën e prokurimit publik për zyrtarët e ndryshëm të kësaj fushe në Autoritetet e Ndryshme Kontraktuese;
” Ligji për Mbrojtjen e Konkurrencës pamundëson fushëveprimin e Komisionit të Konkurrencës që të ndërmerr veprime ndëshkimore (në formën e gjobave) ndaj OE që ofertojnë çmime që çrregullojnë tregun në Republikën e Kosovës dhe largojnë interesimin e kompanive serioze ndërkombëtare;

Në kuadër të kornizës institucionale mangësitë e konstatuara kanë të bëjnë me:

” Mungesën e trajnimeve në fushën e konkurrencës ” për zyrtarë të prokurimit dhe monitorues të shoqërisë civile;
” Mungesën e kapaciteteve njerëzore për mbikëqyrjen e zbatimit të kontratave nga ana e Autoriteteve Kontraktuese;
” Mungesën e takimeve të përbashkëta në mes të institucioneve përgjegjëse në fushën e prokurimit publik;
” Mos publikimi i interpretimeve dhe monitorimeve nga ana e KRPP-së.

Përveç këtyre çështjeve, nga pjesëmarrësit është diskutuar edhe nevoja e përfshirjes së sektorit privat në luftimin dhe parandalimin e korrupsionit, si dhe në eliminimin e parregullsive apo shkeljeve ligjore në fushën e prokurimit publik. Këto çështje, por edhe shumë të tjera që pritet të dalin nga takimet e radhës, do të adresohen me kohë në të gjitha instancat relevante që do të ndikonin në përmirësimin e fushës së prokurimit publik.

Në këtë takim morën pjesë: Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik, Organi Shqyrtues I Prokurimit Publik, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës dhe Autoritete Kontraktuese si Ministria e Drejtësisë, Ministria e Administratës Publike, MAPL, Komuna e Pejës etj.

Galeria e aktivitetit

g25

g24

g23

g22

g21