Monitoruesi i Korrupsionit: Institucionet vazhdojnë paqen me korrupsionin

Prishtinë, 13 maj ” Lëvizja FOL publikon raportin Monitoruesi i Korrupsionit periudhën Janar-Mars 2012. Monitoruesi i Korrupsionit Monitoron Aktivitetet Institucionale në Luftë Kundër Korrupsionit.

Qeveria e Kosovës në tre mujorin e parë të 2012 ka nxjerr gjithsej 82 vendim, nga të cilat vetëm 4 kanë qenë në luftimin (parandalimin) e korrupsionit. Gjatë muajit janar, Qeveria e Kosovës ka miratuar 15 vendime nga të cilat vetëm një ka qenë në interes të kundër korrupsionit. Gjatë muajit shkurt nga 41 vendime të miratuara nga Qeveria, 3 kanë qenë të fokusuar në luftën kundër korrupsion. Ndërkaq gjatë tërë muajit mars nga 27 vendime asnjë nuk ka qenë i fokusuar në këtë fushë.

Kuvendi i Kosovës gjatë tre mujorit të parë ka qenë institucioni më pasivë sa i përket luftimit të korrupsionit. Në 10 seanca plenare sa i kishte mbajtur përgjatë muajve janar, shkurt, mars në asnjërin prej tyre nuk e kishte futur në rend ditë fushën e korrupsionit.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) Bazuar në statistikat e këtij institucioni për muajin janar, shkurt dhe mars në kuadër të kategorisë “shpërdorim i detyrës zyrtare” kemi 120 lëndë të pazgjidhura në fillim të periudhës raportuese, 19 lëndë janë pranuar në punë, 14 lëndë gjithsej janë të zgjidhura, ndërkaq 120 lëndë janë të pazgjidhura në fund të periudhës raportuese. Në kuadër të kategorisë “marrje e ryshfetit” kemi 10 lëndë të pranuara në punë dhe vetëm 3 lëndë janë zgjidhur në fund të periudhës raportuese. Ndërkaq në kuadër të kategorisë “dhënie e ryshfetit” kemi vetëm 17 lëndë të pranuar në punë dhe 16 lëndë të zgjidhur në fund të periudhës raportuese.

Prokuroritë e Republikës së Kosovës gjatë tre mujorit të parë të vitit 2012 në nivel komunal kanë pranuar lëndë në punë gjithsej 9, numri i propozim akuzave të ngritura është 42. Ndërkaq kemi 100 lëndë të pranuara gjatë periudhës raportuese, kemi 277 lëndë në punë, 42 propozim aktakuza dhe kemi 4 aktakuza, janë pushuar hetime ndaj 2 rasteve. Ndërkaq prokuroritë në nivel Qarku gjatë periudhës raportuese kanë pranuar gjithsej 60 lëndë, 383 lëndë kanë qenë në shqyrtim nga ana e tyre si lëndë pune, janë ngritur 8 aktakuza dhe janë pushuar 5 raste në fushën kundër korrupsion.

Sipas statistikave të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion (DHKEK) rezulton se në tre mujorin e parë të 2012 kemi 69 raste nën hetim. Në kuadër të këtyre lëndëve 39 raste janë dërguar në prokurori me kryerës të njohur, ndërkaq asnjë rast me kryerës N/N. Ndërkaq, në kuadër të rasteve të dërguara me raport të prokurorit për tre mujorin e parë janë gjithsej 3 raste. Prej hetimeve të Policisë së Kosovës 18 zyrtarë kanë përfunduar të arrestuar: 6 gjatë muajit janar dhe shkurt, ndërkaq 12 gjatë muajit mars.

Doganat e Kosovës gjatë tre mujorit të parë ka shqiptuar gjithsej 2 masa disiplinore. Gjatë muajit janar dhe shkurt, Doganat e Kosovës nuk kanë shqiptuar asnjë masë disiplinore, ndërkaq gjatë muajit mars është shqiptuar një vërejtje me shkrim dhë një vëretje me gojë. Gjatë muajit janar dhe shkurt në sektorin e standardeve profesionale janë iniciuar 2 raste, të dyja këto për dëmtim të pronës së Doganës. Ndërkaq gjatë muajit mars është iniciuar një rast edhe atë për sjelle joprofesionale.

Agjencia kundër Korrupsionit (AKK) në kuadër të tre mujorit të parë të viti 2012 ka qenë e fokusuar kryesisht në dy aktivitete në luftën kundër korrupsionit. Gjatë këtij tre mujori, AKK-ja ka publikuar raportin e saj ku ka pasqyruar punën e saj një vjeçare po ashtu AKK-ja
gjatë kësaj periudhe raportuese ka përmbyllur procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.

Raportin e plotë mund ta shihni në këtë link: http://levizjafol.org/images/uploads/files/Monitoruesi_i_Korrupsionit_Janar-_Mars_2012.pdf

Galeria e aktivitetit

[av_gallery ids=’3966,3967′ style=’thumbnails’ preview_size=’portfolio’ crop_big_preview_thumbnail=’avia-gallery-big-crop-thumb’ thumb_size=’portfolio’ columns=’5′ imagelink=’lightbox’ lazyload=’avia_lazyload’]

Të ndryshohet edhe neni 410 i Kod-it Penal

Prishtinë, 9 Maj 2012 – Pas vendimit të Presidentes së vendit, znj. Atifete Jahjaga që Kodi i ri Penal i Kosovës të kthehen për rishqyrtim në Kuvendin e Republikës së Kosovës , për shkak të neneve 37 dhe 38 në, të cilët ishin të papranueshme për median dhe opinionin publik, Lëvizja FOL i kërkon ligjvënësve kosovarë që ta rishikojnë nenin 410, i cili sipas përkufizimit aktual lë mundësi të ndryshme interpretimi dhe si i tillë bie ndesh me normat demokratike.

Neni 410, Thirrja për Rezistencë thotë:
Kushdo që thërret të tjerët për rezistencë apo mosbindje ndaj vendimeve apo masave të ligjshme të nxjerra nga organi apo zyrtari kompetent, dënohet me burgim deri në tre vjet. Ndërsa, paragrafi tjetër vazhdon: 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni rezulton me vështirësi të mëdha apo pamundësi të zbatimit të vendimit, masës apo veprimit zyrtar të ligjshëm, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Një përkufizim i tillë krijon mundësinë që pushtetet e ndryshme në Kosovë t”a keqinterpretojnë këtë nen, ndërkohë që pasojat t`i bartin qytetarët e Kosovës.
Lëvizja FOL, e shesh si të domosdoshme rishikimin e formulimit të këtij neni nga ana e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi, si dhe nga deputetet e Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që të evitohet çfarëdo mundësie e shkeljes së të drejtave të njeriut, të lirisë së tubimit, të protestimit si dhe të demonstrimit të vullnetit të qytetarëve të Kosovës.

Duke besuar në ndërtimin e një shteti më vlera dhe parime demokratike, shpresojmë që kërkesa jonë për ta shqyrtuar këtë nen të Kodit Penal do të merret seriozisht nga institucionet e vendit dhe se përgjigjja ndaj këtij shqetësimi do të jetë pozitive.

Monitoruesi i Prokurimit: Shkeljet ligjore vazhdojnë

Prishtinë, 7 maj 2012 – Ministritë, Ndërmarrjet Publike (KEK dhe PTK) dhe Komunat e Republikës së Kosovës kanë vazhduar avazin e vjetër të shkeljeve dhe parregullsive ligjore në fushën e prokurimit publik. Përgjatë periudhës tremujore, janar-mars 2012, këto institucione kanë bërë shkelje ligjore në gjithsej 11 tenderë të ndryshëm. Prej tyre 8 janë kthyer në ri-vlerësim nga ana e Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik, 2 janë kthyer në ri-tenderim dhe vetëm në 1 aktivitet prokurimi është marrë vendimi për vazhdim të aktivitetit të prokurimit.

Prej tyre ministritë kanë shkelur dispozitat ligjore të prokurimit publik në gjithsej 4 tenderë të ndryshëm: a) Ministria e Punëve të Brendshme me rastin e tenderit “Furnizim me karburante”; b) Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në aktivitetin e prokurimit “Ndërtimi i Palestrës Sportive në Komunën e Klinës ” Faza e II-të”; c) Ministria për Komunitete dhe Kthim në tenderin “Shërbime hoteliere në ndërtesën e MKK-së”; dhe d) Ministria e Infrastrukturës me rastin e vlerësimit të tenderit “Shërbimet e mirëmbajtjes së seksionit 1 deri në 5 të rrugës nr. 7: Autostrada Morinë-Merdare”. Përveç kësaj, Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik ka shqiptuar edhe një gjobë ndaj Ministrisë së Infrastrukturës në vlerë prej 10,000.00 eurove, si dhe ka revokuar licencën e ushtruesit të drejtorit të kësaj ministrie për ushtrimin e veprimtarisë në fushën e prokurimit publik.

Ndërmarrjet Publike (KEK dhe PTK) kanë bërë shkelje ligjore në katër (4) tenderë të ndryshëm. Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë shkelje ligjore në tre (3) tenderë të ndryshëm: a) shërbime ndihmëse në largimin e djerrinës (sipas nevojës)”; b) “furnizim me kemikale” dhe c) “Furnizim me shirit gome”. Ndërkaq Postë-Telekomi i Kosovës në vetëm një tender: “Benefite për sigurim shëndetësor”. Të katër tenderët e këtyre ndërmarrjeve janë kthyer në ri-vlerësim.

Komunat kanë bërë shkelje ligjore në gjithsej tre tenderë të ndryshëm. Komuna e Prizrenit ka shkelur dispozitat ligjore me rastin e vlerësimit të tenderit “Mirëmbajtja verore dhe dimërore e rrugëve, trotuareve, hapësirave të gjelbëruara publike, shesheve dhe drunjve dekorativë në Prizren dhe mirëmbajtja dimërore e rrugëve nëpër fshatra-zona”; Komuna e Gjilanit me rastin e anulimit të tenderit “Transporti i punëtorëve dhe nxënësve të KK Gjilan, ndarja në 7 Lote” dhe Komuna e Pejës me rastin e vlerësimit të tenderit “Mirëmbajtja e shenjave të komunikacionit ” Lot 1″. Prej këtyre tenderëve dy janë kthyer në ri-vlerësim, ndërkaq vetëm njëri është anuluar nga ana e Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik.

Raportimet e gazetave ditore në fushën e prokurimit publik përbëjnë një rëndësi të jashtëzakonshme në eliminimin e parregullsive ligjore dhe praktikave korruptive në kuadër të kësaj fushe. Përgjatë periudhës tremujore gazetat ditore kanë publikuar gjithsej 69 artikuj të ndryshëm. Prej këtyre 69 artikujve gazetaresk 34 kanë qenë raportime hulumtuese, ndërkaq 35 sosh kanë qenë të publikuara në formën e lajmeve.

Për të parë raportin e plotë, ju lutem klikoni në këtë link: http://levizjafol.org/images/uploads/files/Monitoruesi_i_Prokurimit_IV_-_1.pdf

Galeria e aktivitetit

g66

g65

g64

g63

g62

g61

foto (85)

Kryeministër në funksion të shtetit, e jo të partisë

Prishtinë, 02 Maj – Ndonëse jemi në vitin e pestë të Pavarësisë së shpallur, institucionet e Republikës ende nuk kanë nën kontroll territorin e saj. Jemi në vitin e trembëdhjetë qysh kur veriu i Kosovës mbetet i mbytur nga kriminaliteti dhe paligjshmëria. Shteti i Kosovës më shumë se nga jashtë kontestohet nga brenda territorit të saj. Institucionet e tona udhëtojnë përditë në vende të ndryshme të botës, por e kanë të “pamundur” të jenë prezentë në veri të Kosovës.

Kryeministri i vendit qëndroi më ditë të tëra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nuk qëndroi as edhe një orë të vetme në Zveçan, Zubin-Potok apo Leposaviç.
Lëvizja FOL për gjatë fushatës për zgjedhjet për kryetar të Komunës së Ferizajt e ka monitoruar dhe analizuar përkushtimin që kryeministri Thaçi ka treguar për zgjedhjet atje.
Prezenca e Kryeministrit në Ferizaj të krijonte përshtypjen se vet ai po kandidonte për kryetar të Ferizajt. Atje ishte e gjithë qeveria: ministra, zv. ministra, këshilltarë, drejtorë dhe pothuajse të gjithë udhëheqësit ekzekutiv të Qeverisë së Kosovës. Nuk kemi parë përkushtim të tillë të Qeverisë së vendit për veriun e vendit dhe qytetarët e saj. Pra, atje kemi parë çdo gjë: krim të organizuar, informalitet, struktura anti-shtetërore, por nuk kemi parë dhe nuk po shohim dot institucione të Republikës së Kosovës.

“Zgjedhjet në Ferizaj treguan që për Qeverinë e Kosovës më i rëndësishëm është pushteti në atë komunë sesa shteti në veri të vendit. Qeveria dhe Kryeministri i Kosovës ka treguar që Strategjia për Veriun, Koordinatori për atë pjesë dhe vetë ndërhyrja më 25 korriku e Forcave Special nuk ishin për shtrirjen e autoritetit të Kosovës, por ishte kryekëput për rehabilitimin e pushtetit të tij brenda opinionit publik”, deklaroj Petrit Zogaj, drejtor ekzekutiv i Lëvizjes FOL.

Prandaj, në funksion të kësaj, FOL përmes këtij aksioni i kërkon Qeverisë që ta forcojë pushtetin shtetëror në tërë Republikën e Kosovës, e jo pushtetin partiak dhe personal të kryeministrit Thaçi.

Galeria e aktivitetit

g511

g510

g59

g58

g57

g56

g55

g54

g53

g52

g51

Lëvizja FOL, zgjeron aktivitetet e saj në Komunën e Podujevës dhe të Gjakovës

Podujevë-Gjakovë, 26-27 Prill 2012.– Lëvizja FOL ka filluar zgjerimin e aktiviteteve të saj direkt edhe në komuna të Kosovës. Në dy ditët e fundit FOL përmes ceremonive të rastit ka shpalosur qëllimet e zgjerimit në Komunën e Podujevës dhe atë të Gjakovës. Pjesëmarrës në këto ceremoni kanë qenë përfaqësues të institucioneve lokale, nga shoqëria civile, përfaqësues të partive politike, të medieve, të sektorit të biznesit dhe qytetarë të këtyre komunave.

Më këtë rast Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes FOL Petrit Zogaj duke i falënderuar të pranishmit tha se “pas më shumë se dy viteve që nga themelimi i Lëvizjes FOL, e cila, si mision kryesorë ka promovimin e qeverisjes demokratike, të transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve qendrore, tash kjo lëvizje do të realizojë këtë mision më direkt, nëpërmjet shtrirjes së saj edhe në nivelin komunal”. Lëvizja FOL vendimin e saj për zgjerimin në këto komuna e ka bazuar në parimin se “duke e zgjeruar lëvizjen tonë, ne, besojmë që do të sjellim mbikëqyrje publike tek niveli i qeverisjes lokale dhe të përmirësojë mjetet ekzistuese të shoqërisë civile që të kenë hulumtime efektive si dhe avokim në shërbim të ngritjes së transparencës, llogaridhënies dhe avancimin e reformës së qeverisë lokale”, tha Petrit Zogaj. Sipas tij “kjo është mënyra më e mirë për t`i inkurajuar qytetarët që të shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj politikave të brishta publike si dhe ndaj vendimeve që burojnë nga keqqeverisja”.

Format e keqqeverisjes, keqmenaxhimit dhe keqfunksionimit të institucioneve publike të nivelit qendror dhe atij lokal kanë bërë që të ulet besueshmëria e qytetarëve në institucione dhe njëkohësisht ka shkaktuar indiferencë qytetare ndaj zhvillimeve politike, sociale e ekonomike. Për këtë qëllim “Lëvizja FOL, do të fokusohet në rritjen e mbikëqyrjes publike mbi institucionet e qeverisë lokale në këto dy komuna, duke nxitur qytetarinë aktive përmes përfshirjes së akterëve relevant dhe qytetarëve në vendimmarrje”, tha Petrit Zogaj.
Këto takime kanë vazhduar duke u diskutuar rreth formave më të përshtatshme të avancimit të nivelit të bashkëpunimit ndërmjet sektorit të shoqërisë civile, sektorit qeverisës lokal, medieve dhe sektorëve tjerë relevant në promovimin e transparencës, llogaridhënies dhe mirëqeverisjes në këto komuna.

Galeria e aktivitetit

g47

g46

g45

g44

g43

g42

g41

foto (83)

Thyhen zyret e Lëvizjes FOL

Prishtinë, 23 Prill 2012 ” Sot, rreth orës 8:30 janë thyer zyret e Lëvizjes FOL nga persona të panjohur. Pas njoftimeve nga kompania e sigurimit, në vendin e ngjarjes kanë ardhur edhe njësit e Policisë së Kosovës, të cila ka kryer ekspertizat e nevojshme. Në këtë rast është dëmtuar dera e hyrjes mirëpo, pas një verifikimi të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe të stafit të Lëvizjes FOL u konstatua që nuk ka pasur ndonjë vjedhje të aparaturës ose të dokumenteve në zyre.

Më pas Policia e Kosovës ka hapur rastin për hetime, të cilat besojmë që do të rezultojnë me kapjen e personave, e të cilët në të njëjtin objekt është hera e dytë që tentojnë për thyerje dhe vjedhje të zyrave.

TURNEU KOMBËTAR I DEBATIT “KOSOVA OPEN 2012”

Ferizaj, 6- 9 Prill 2012 – Lëvizja FOL në bashkëpunim me gjashtë organizata lokale si: Syri i Vizionit në Pejë, Iniciativa për Progres(INPO) në Ferizaj, Qendra Rinore në Malishevë, Qendra Rinore në Suharekë, CBM në Mitrovicë dhe Këshilli i veprimit rinorë në Prizren kanë mbajtur nga 6 ” 9 Prill 2012, Turneun Kombëtar të debatit në formatin “Karl Popper – “Kosova Open 2012”
.
Lëvizja FOL me mbështetjen e Fondacionit SOROS/KFOS që nga Janarit i vitit 2010 kanë punuar me organizatat partnere kanë krijuar klubet e debatit të qytetit të Ferizajt, Prishtinës dhe Pejës. Ndërkaq, nga Janari i vitit 2011 ky program është zgjeruar edhe në tri komuna tjera, si Mitrovicë, Malishevë dhe Suharekë. Gjatë këtij viti programi i debatit do të zgjerohet edhe në disa komuna të tjera siç janë Prizreni, Gjakova dhe Podujeva. Aktualisht në Kosovë kemi shtatë klube të debatit në shtatë komunat përkatëse, ku numri i debaterëve që vijnë nga shkollat e mesme të qytetit po rritet vazhdimisht. Ndërkaq, në klubin e debatit të qytetit të Ferizajt tashmë janë formuar edhe ekipe me debatetër të komunitetit RAE.

Një kontribut të madh në organizimin e Turneut “Kosova Open 2011” e ka dhënë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, ku ky turne”Kosova është mbajtur në Qendrën e Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së në Ferizaj përgjatë tri ditëve.

Gjatë ditës së shtunë dhe të diel (7-8 Prill) përgjatë gjashtë rundeve të debatit janë ballafaquar 20 skuadra nga 7 komuna të Kosovës. Ndërkaq, gjysmëfinalja dhe finalja e debatit janë mbajt të hënën. Në gjysmëfinale kanë arritur katër ekipet të cilat kanë grumbulluar më shumë pikë në bazë të numrit fitoreve dhe pikëve që kanë grumbulluar folësit e ekipeve. Gjysmëfinalistë të këtij debati ishin: Skuadra Trifty-Trifty, iHithat, Nemo dhe Sokratët. Ndërkaq, në finale arritën Trifty-Trifty dhe iHithat. Debatet u zhvilluan mbi temen e përgjithshme e cila ishe Siguria dhe Liritë kurse tema e finales ishte “Përdorimi i dhunës së protestuesve mund të arsyetohet”.

Gjyqtarë të këtij turneu ishin ish-debaterë të cilët më parë kanë marrë pjesë në debate të formatit “Karl Popper”. Ekipi i gjyqtarëve të cilët e gjykuan finalen e këtij turneu, me vota unanime shpallën fitues të këtij turneu skuadrën iHithat nga Prishtina. Ekipi Fitues i të këtij Turneu do ta përfaqësojnë Kosovën në garat ndërkombëtare të debatit IDEA Youth Forum 2012, që këtë vit mbahet në Meksikë në Korrik/Gusht 2012.

Formati i debatit “Karl Popper” synon të prekë dhe trajtojë elementët thelbësorë të një çështjeje kontradiktore. Ai thekson mbi të gjitha zhvillimin e të menduarit kritik, tolerancës dhe vlerësimit të pikëpamjeve të ndryshme. Ky format është i zhvilluar në shkolla të mesme dhe është përkrahur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur.

Galeria e aktivitetit

g317

g316

g315

g314

g313

g312

g311

g310

g39

g38

g37

g36

g35

g34

g33

g32

g31

Lëvizja FOL ka mbajtur trajnimin për gjyqtarë të debatit në formatin “Karl Popper”

Prishtinë, 30 mars – Lëvizja FOL në kuadër të programit të debatit ka mbajtur edhe një trajnim për gjyqtarë të rinj të debatit të formatit “Karl Popper”. Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin ish-debaterët të cilët kanë përfunduar shkollën e mesme e që nuk mund të jenë më debater të këtij formati.

Lëvizja FOL ka ri-kthyer programin e debatit në Kosovë në shkurt të vitit 2009. Aktualisht programi i debatit është zgjeruar në gjashtë komuna të Kosovës. Lëvizja FOL synon zgjerimin edhe në komuna tjera të Kosovës, me qëllim të përfshirjes sa më të madhe të të rinjve në programin e debatit.

Galeria e aktivitetit

Foto Galeria: Lëvizja FOL ka mbajtur trajnimin për gjyqtarë të debatit në formatin "Karl Popper"
Foto Galeria: Lëvizja FOL ka mbajtur trajnimin për gjyqtarë të debatit në formatin “Karl Popper”
Foto Galeria: Lëvizja FOL ka mbajtur trajnimin për gjyqtarë të debatit në formatin "Karl Popper"
Foto Galeria: Lëvizja FOL ka mbajtur trajnimin për gjyqtarë të debatit në formatin “Karl Popper”

FOL: Pasuria e paligjshme nuk trajtohet me projekt-ligjin aktual

Prishtinë, 30 mars 2012 – Lëvizja FOL ka mbajtur sot konferencën me temë: “Konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme”. Qëllimi i kësaj konference ishte që të debatohet për rëndësinë e këtij ligji në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke marrë parasysh njëherazi edhe përvojat rajonale, përkatësisht Shqipërinë, në lidhje me hartimin dhe zbatimin e këtij ligji.
Panelistë në këtë konferencë ishin përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, nga Prokuroria e Qarkut, Profesor nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës dhe nga Prokuroria për Krime të Rënda të Shqipërisë.
Hulumtuesi nga Lëvizja FOL, Admir Salihu, tha se “Forumi Këshillues i OJQ-ve për pakon ligjore Kundër korrupsion, ku bën pjesë edhe FOL, ka zhvilluar disa takime konsultative, ku është analizuar përmbajtja e versionit fillestar të draft-ligjit për Konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale. Ky forum ka konkluduar se drafti aktual i ligjit nuk i përmbush standardet themelore dhe për këtë ky forum ka ofruar katër rekomandime për parimet bazë të këtij ligji”, tha Salihu.

Prokurorja e Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë, Drita Hajdari, tha se “ka pasur raste të luftimit të krimit, por nuk ka pasur konfiskim të pasurisë, sipas saj ky ligj do ta reduktoj këtë dukuri. Konfiskimi përveç se është dënim është edhe parandalim”, tha Hajdari. Sipas saj, projektligji bën dallim mes sekuestrimit dhe konfiskimit, sekuestrimi është masë e përkohshme, ndërkaq konfiskimi ka të bëj më marrjen përfundimtare të ndonjë pasurie, e cila kalon në pronësi të shtetit dhe pronarit nuk ka mundësi ti kthehet ajo pasuri.
Përfaqësuesi nga Ministria e Drejtësisë, Baki Gimolli, tha se “Projektligji për konfiskimin e pasurisë është ende në fazën fillestare. Draftin fillestar e kemi dërguar tek të gjithë akterët e tjerë për komente të ndryshme. “Me 5 prill do të jetë takimi i radhës dhe prezent do te jenë edhe akterët tjerë, por edhe këto rekomandime do ti trajtojmë një nga një” tha Gimolli.

Profesori i Procedurës Penale në Universitetin e Prishtinës, Azem Hajdari, tha se “ky debat është shumë i rëndësishëm sepse ka përfshi të gjithë akterët relevant, por edhe për faktin se ky draft-ligj është në procedurën drejt finalizimit dhe do të jetë një sugjerim i mirë për Ministrinë e Drejtësisë që të mbledh këto konkluzione dhe në fund ta hartoj një draft, i cili ofron zgjidhje të problemit. Hajdari në prezantimin e tij u fokusua në 4 rekomandimet e Forumit Këshillues të OJQ-ve, të cilat i cilësoj si shumë të rëndësishme për këtë ligj. “Emërtimi i ligjit duhet të ndryshoj. Vepra penale është njëra prej mënyrave më të vrazhda për të fituar pasuri, por nuk është e vetmja. Edhe pa kryer vepra penale mund të fitohet pasuria. Pa këto vërejtje dhe pa përfshirjen e tyre, ky ligj nuk do të ketë asnjë vlerë”, tha Hajdari.

Ndërkaq, Besnik Muçi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Republikën e Shqipërisë ka ndarë bazën ligjore dhe përvojën e tij në Shqipëri sa i përket kësaj fushe. Pasi shpalosi legjislacionin në fuqi dhe mënyrën se si e rregullon ai konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, ai tregoi edhe për rezultatet që i kanë pasur në këtë drejtim që nga miratimi i Ligjit Anti-Mafia. “Që nga miratimi I Ligjit Anti-Mafia janë paraqitur në Gjykatë 40 kërkesa për konfiskim të pasurive, disa edhe janë rrëzuar. Janë konfiskuar dhe kaluar në pronësi të shtetit pasuri si banesa, apartamente, tokë, vlera monetare, mjete motorike etj., me një vlerë rreth 10 milion Euro”, tha Muci.

Rekomandime e dala nga konferenca

1. Duhet ndryshuar emri i draft-ligjit, i cili në të njëjtën kohë reflekton në fushëveprimin dhe qëllimin e këtij draft-ligji. Forumi rekomandon që kualifikimi “pasuritë e fituara me kryerjen e veprës penale”, të ndryshohet me “pasuritë e fituara në mënyrë të paligjshme” (edhe për rastet kur nuk ka të bëjë me vepër penale).
2. Pasuria e përfituar në mënyrë të paligjshme të vërtetohet nga i dyshuari, e jo sipas detyrës zyrtare. Me bartjen e barrës së provës tek të dyshuarit, do të rritej mundësia e luftimit më efikas të krimit të organizuar dhe pasurisë së paligjshme. Një përvojë e tillë çfarë rekomandon Forumi paraqitet edhe në shtetet e rajonit, si Shqipëria, Sllovenia e Bullgaria.
3. Ky draft-ligj do të duhej të zbatohej edhe për pasuritë e fituara në mënyrë të paligjshme të personave të dyshuar, të krijuara para hyrjes në fuqi të këtij ligji.
4. Sugjerohet krijimi i mekanizmave të veçanta brenda institucioneve ekzistuese (polici, prokurori, gjykata) me qëllim të zbatimit më efikas të legjislacionit të kësaj fushe.
5. Rekomandohet Ministria e Drejtësisë që të gjej hapësirë në kuadër të dispozitave të këtij ligji të vendos edhe çështjen e pasurisë që mund të jetë pa titullar.

Galeria e aktivitetit

g210

g29

g28

g27

g26

g25

g24

g23

g22

g21

foto (81)

FOL: Të bëhet publike marrëveshja me shtetin e IMO-s/Nigeria

Prishtinë, 29 mars – Në media të vendit tonë dje është raportuar për një marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Kosovës (të nënshkruar nga zv. kryeministri Behxhet Pacolli) dhe Imo State Nigeria (nënshkruar nga Guvernatori Rochas). Njoftimi për këtë marrëveshje është botuar në web-sajtin zyrtar të Shtetit të Imo-s/Nigeria, por e njëjta nuk është bërë në web-sajtet e institucioneve të vendit tonë. Në njoftimin zyrtar të Guvernatorit të shtetit të Imo-së/Nigeria, thuhet që “Qeveria e Kosovës do të investojë në sektorin e energjisë në këtë shtet”.

Ndërkohë, ne, gjatë ditës së djeshme kemi kërkuar në të gjitha web-site-te e institucioneve të vendit, por nuk kemi gjetur asnjë informatë lidhur me ato të cilat i publikoi Guvernatori i Shtetit të Imos.

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar një praktikë jo-demokratike dhe jo transparente në lidhje me marrëveshjet qe ka nënshkruar kohëve të fundit.

“Ne sot kërkojmë nga Qeveria e vendit që të bëjë publike marrëveshjet e nënshkruara. Kjo për të kuptuar se për çfarë marrëveshje bëhet fjalë, si ka vendosur që Qeveria të investojë në këtë shtet dhe në çfarë kapaciteti e ka nënshkruar zv. Kryeministri Pacolli një marrëveshje të tillë” Nëse është nënshkruar në kapacitet institucional, atëherë si është e mundur që Qeveria e Kosovës të investojë në fushë të energjisë në këtë shtet, problem ky që është ende i pazgjidhur në shtetin tonë””, deklaroj Petrit Zogaj, drejtor ekzekutiv i Lëvizjes FOL.

E, nëse zv. Kryeministri Pacolli e ka nënshkruar si biznesmen, që është edhe në të shumtën e herëve, kërkojmë nga Agjencia Kundër Korrupsion që të nis menjëherë procedurat e hetimeve paraprake për konflikt interesi.

Pra, e gjithë ajo çka ne kërkojmë është një komunikim me qytetarët e Kosovës, një përgjegjësi qeverisëse në politikat që ndërmerr, dhe zbatim të praktikave demokratike të cilat janë të përcaktuara me Kushtetutën e vendit për marrëveshjet ndërkombëtare.

Galeria e aktivitetit

g15

g14

g13

g12

g11

foto (80)

FOL: Ligji i Prokurimit Publik pamundëson transparencën

Prishtinë, 26 mars 2012 – Lëvizja FOL ka publikuar sot “Analizën për Ndryshimet në Ligjin e Prokurimit Publik – në kontekst të Parimit të Transparencës”. Qëllimi i kësaj analize ligjore është të vejë në pah se deri në çmasë ka arritur Ligji për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës të parashohë zbatimin e parimit të transparencës në procedurat e prokurimit publik.

Sipas koordinatorit të projektit, Armend Pajaziti, “versioni i ri i ligjit, i aprovuar në gusht të vitit 2011, përsëritë shumicën e të metave të ligjit të mëhershëm”. Më tej, ai ka shtuar se “ky ligj është ende larg standardeve të BE-së në fushën e prokurimit publik, gjë që e konfirmon edhe Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për vitin 2011”. Gjithashtu, sipas tij “ky ligj nuk përmbushë nevojat e kërkuara për procedura transparente, madje disa procedura të reja prokurimi janë rregulluar në atë mënyrë që edhe përjashtojnë mundësinë e informimit të publikut dhe lënë mundësi për përjashtimin nga konkurrenca të Operatorëve Ekonomikë”.

Ndërkaq, analisti ligjor në këtë lëvizje, Admir Salihu, duke vënë në pah dobësitë e shumta të këtij ligji, ka theksuar se “pothuajse asnjë nga rekomandimet e shoqërisë civile nuk është marrë parasysh nga ana e Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës”. Sipas tij, “një nga çështjet problematike që e cenon drejtpërdrejt zbatimin e parimit të proklamuar të transparencës në aktivitetet e prokurimit është edhe pika që flet për përjashtimet e aktiviteteve të caktuara të prokurimit (neni 3, paragrafi 1)”. Më tej, ai ka potencuar se “ky ligj i jep mundësinë Qeverisë që të përjashtojë nga fushëveprimi i këtij ligji aktivitetet e caktuara të prokurimit, me cka vihet në dyshim transparenca e shpenzimit të parasë publike të qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

Ndërkaq, duke folur për paqartësitë e shumta që e karakterizojnë fushëveprimin e institucioneve kryesore të prokurimit, KRPP-së dhe OSHP-së, ai ka pohuar se “duhet të rishikohen kompetencat e institucioneve të prokurimit publik, duke qenë se ekziston një konfuzion i madh në mesin e KRPP-së dhe OSHP-së, se cili është interpretuesi përfundimtar.

Në fund të kësaj konference janë dhënë edhe rekomandime të shumta për ndryshimin e këtij ligji.

FOL: Abuzimet me tender, dëmtojnë paranë publike

Prishtinë, 22 mars 2012 – Lëvizja FOL ka mbajtur tryezën “Abuzimi me autoritetin publik në fushën e prokurimit”, ku janë diskutuar aspektet e shpërdorimit të detyrës zyrtare në fushën e prokurimit publik nga zyrtarë të prokurimit, autoritetet kontraktuese, operatorë ekonomikë dhe institucione të tjera. Për të diskutuar këtë temë në panel ishin Abdyl Limani, ekspert në Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik, Admir Salihu, monitorues i prokurimit në Lëvizjen FOL, ndërkaq përkundër konfirmimit se do të jetë pjesëmarrës, mungoj Arian Zeka përfaqësues i Odës Amerikane në Kosovë.

Në këtë debat u vu në pah moskoordinimi i institucioneve për të rregulluar aspekte të ndryshme të Prokurimit duke përmendur edhe raste kur OSHP dhe KRPP nuk kanë dhënë mendime të njëjta dhe zyrtarë të prokurimit kanë mbetur peng interpretimeve dhe gjobave.
Pjesëmarrësit gjithashtu kanë përmendur edhe ndryshimet e fundit në Ligjin e Prokurimit të cilat ende nuk kanë rregulluar mirë disa aspekte të prokurimit duke lënë ende të parregulluar mirë çështjen e çmimeve jo-normalisht të ulëta në tenderim apo edhe atyre çmimeve tepër të larta, që si pasojë e kësaj operatorët ekonomik ofrojnë abuzojnë me çmime.

Admir Salihu, monitorues në Lëvizjen FOL tha se FOL që nga marsi 2011, FOL ka monitoruar dhe mbikëqyrur rreth 40 tender duke filluar nga procedura e hapjes së tenderit, ekzaminimi, vlerësimi dhe krahasimi i tenderëve deri te dhënia e kontratës. Po ashtu kemi marrë pjesë në më shumë se 20 ri-tenderime dhe ri-vlerësime”. Lëvizja FOL ka raportuar lidhur me parregullësit ligjore dhe administrative në bazë të së cilave disa herë ka pasur edhe ndikime të drejtpërdrejta për tu rishikuar apo anuluar në tërësi këto parregullsi. “Ekzistojnë 14 raportime për tenderët për të cilat FOL ka konstatuar se ka pasur probleme serioze, nga të cilat tri janë anuluar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik, për tri të tjera jemi marrë garanci nga zyra e prokurimit se dyshimet tona janë shqyrtuar me kujdes dhe janë evituar dhe për dy tender të tjerë Lëvizja FOL ka kërkuar që Ministria e Drejtësisë ti procedoj në Prokurori për dyshimin e bazuar se operatorët ekonomik kanë kryer vepra penale, mashtrim, falsifikim i dokumenteve dhe legalizim i të pavërtetës nga të cilat vetëm një sekretari i përhershëm i Ministrisë së Drejtësisë përmes e-mail-it ia ka dërguar raportin ton edhe Prokurorit të Shtetit”.

Ndërkaq, Abdyl Limani, ekspert në Komisioni Rregullativ të Prokurimit Publik(KRPP) tha se KRPP në kuadër të kompetencave që kemi, ne ju ofrojmë opinione autoriteteve kontraktuese dhe operatoreve ekonomik, përgatisim dhe shpërndajmë fletushka për zbatimin dhe interpretimi e dispozitave ligjore. KRPP në kuadër të saj ka departamentin e Rregullave, Monitorimit, IT dhe Trajnimeve. Në kuadër të departamentit të Rregullave është formuar tryeza këshilluese apo ndihmëse në të cilën çdo person i interesuar ka adresën dhe në çdo kohe mund të kërkoj ndihmë, këshillë dhe interpretim”, tha Limani. Sipas tij, në këtë institucion për çdo ditë pranojmë thirrje të shumta për ndihmë dhe këshilla. “Aktualisht janë disa raste që janë në hetuesi dhe monitorim. Shkeljet me tipike janë përgatitja gabim e dokumenteve të tenderit nga zyrtarët e prokurimit, anulimi i tenderëve pa bazë ligjore, specifikimi i kritereve të pa matshme dhe diskriminuese, mosrespektimi i kontratës dhe përcaktimi i kritereve të cilat favorizojnë një grup të operatoreve publik dhe diskriminojnë të tjerët, deklaroj Limani. Sipas tij Autoritetet Kontraktuese kanë mundësi të lëshojnë referenca negative për Operatorët Ekonomik që nuk përmbushin kontratat ashtu si duhet, kjo do t”u ndihmoj edhe Autoriteteve tjera Kontraktuese të mos i përzgjedhin ata Operator Ekonomik.

Bedri Bahtiri, Sekretar Permanent në MD tha se Transparenca më e madhe në Zyrat e Prokurimit ndikon në uljen e keqpërdorimeve. Gjithashtu duhet të punohet edhe në arsimimin e kuadrove për në fushën e prokurimit, duke dhënë mundësinë çdokujt të profesionalizohet. Më tej z. Bahtiri shtoi se është e rëndësishme që Agjencioni Qendror i Prokurimit të merr përsipër prokurimin e shërbimeve të ngjashme të institucioneve të ndryshme siç janë furnizimi me derivate të naftës dhe shërbime të tjera, të cilat do të ulnin koston e shpenzimeve të disave nga institucioneve.

Krijimi i klubeve të debatit në qytetin e Prizrenit

Prizren, 17 mars 2012 ” Lëvizja FOL ka zgjeruar programin e debatit edhe në qytetin e Prizrenit. FOL, të shtunën edhe zyrtarisht ka themeluar klubin e debatit në këtë qytet ku ka trajnuar tri ekipe të nxënësve të shkollave të mesme në formatin e debatit “Karl Popper”, të cilët do të jenë pjesëmarrës në turneun Kombëtar të Debatit “Kosova Open 2012”, që do të organizohet në muajin prill të këtij viti.

Lëvizja FOL ka ri-kthyer programin e debatit në Kosovë, në shkurt të vitit 2010 ku fillimisht kanë qenë të përfshira tri komuna (Komuna e Prishtinës, Pejës dhe Ferizajt) ndërkaq gjatë vitit 2011-të, është zgjeruar edhe në tri komuna të tjera (Komuna e Suharekës, Malishevës dhe e Mitrovicës). Përveç zgjerimit në komunën e Prizrenit, Lëvizja FOL synon zgjerimin edhe në komuna tjera të Kosovës, me qëllim të përfshirjes sa më të madhe të të rinjve në programin e debatit.

Debati është një mundësi e jashtëzakonshme për zhvillimin e të rinjve dhe edukimin e tyre. Për të arritur sukses në jetën akademike dhe shkollore, të rinjve u nevojitet të dinë se si t”i prezantojnë idetë e tyre dhe se si të përgjigjen ndaj argumentimeve të të tjerëve që nuk janë dakord me idetë e tyre. Në një shoqëri demokratike debati zgjeron dijet e nxënësve, mjetet për të kuptuar zhvillimet politike e sociale dhe për të argumentuar për çështje në të cilat ata besojnë.

Qeveria e tenderëve të korruptuar

Prishtinë, 12 mars 2012 – Lëvizja FOL sot ka mbajtur një konferencë me ç”rast ka publikuar raportin vjetor Monitoruesi i Prokurimit Publik 2011. Menaxheri i Programeve në FOL, Fidan Kalaja tha se “edhe viti 2011, është përshkuar në përgjithësi me mungesë serioziteti nga ana e institucioneve të Kosovës, të cilat nuk kanë marrë hapa konkretë dhe serioz në përmirësimin gjendjes dhe parandalimin shkeljeve, keqpërdorimeve dhe korrupsionit në sektorin e prokurimit publik, duke bërë që ky sektor edhe në vitin 2011 të jetë prijës sa i përket zhvillimit të korrupsionit”.

Ai deklaroi se “të gjeturat tona kryesore që ne kemi identifikuar gjatë monitorimit dhe hulumtimeve tona në disa autoritete kontraktuese (kryesisht ministri) janë mos-respektimi i specifikacioneve teknike të dosjeve të tenderëve nga ana e operatorëve ekonomik (me poshtë OE ), ofrimi i dokumenteve false, marrëveshjet paraprake dhe të paligjshme ndërmjet OE dhe zyrtarëve të institucioneve përkatëse, ofertimi i OE më çmime të cilat dëmtojnë konkurrencën, shpërblimi i OE të cilët kanë qenë të papërgjegjshëm në zbatimin e kontratave të më hershme më kontrata të reja etj.”

Në fillim të tetorit të vitit që shkoi, FOL pat publikuar një raport mbi shkeljet dhe parregullsitë që janë bërë nga Ministria e Shëndetësisë, me këtë rast Fidan Kalaja tha se “ne kemi përmendur pikërisht emrat e zyrtarëve që janë arrestuar për përfshirjen e tyre në vepra korruptive. Në lidhje më këtë rast Lëvizja FOL ka siguruar konfirmimin zyrtarë nga prokuroria së nën hetime është edhe një zyrtarë i lartë, përkatësisht zëvendës kryeministri i Qeverisë së Kosovës, z. Bujar Bukoshi. Në vazhdën e kërkesave të Lëvizjes FOL për një qeveri të pastër nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, ne sot shfrytëzojmë rastin ti kërkojmë z. Bukoshi dorëheqjen nga ky post, sepse është përgjegjësi publike dhe do të ishte shembull që do të duhej të ndiqej nga shumë zyrtarë tjerë të vendit, përkatësisht kolegë të z. Bukoshi. Gjithashtu, kryeministri i Qeverisë së Kosovës do të duhej të jap përgjegjësi për rastet e tilla dhe për nivelin e lartë të korrupsionit që ka përfshirë të gjitha nivelet e Qeverisë së Kosovës”.

Koordinatori i projekteve, Armend Pajaziti, prezantoi rezultatet e raportit Monitoruesi i Prokurimit Publik 2011. Ai tha se “ministritë kanë bërë shkelje të shumta ligjore në gjithsej tridhjetë(30) tenderë të ndryshëm. Ministria e Drejtësisë ka bërë shkelje ligjore në 5 tenderë, Ministria e Administratës Publike, Ministria e Infrastrukturës dhe Ministria e Kulturës në katër (4) tenderë, Ministria e Forcës së Sigurisë dhe ajo e Bujqësisë në 3 tenderë, si dhe Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Zhvillimit Ekonomik në 2 tenderë. Ndërkaq, ministritë me shkelje ligjore vetëm në një tender janë Ministria e Financave, ajo e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Diasporës”.

Ndërmarrjet publike kanë bërë shkelje të shumta ligjore në nëntë (9) aktivitete të ndryshme prokurimi. Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë shkelje në gjashtë (6) tenderë, ndërkaq Postë-Telekomi i Kosovës ka bërë shkelje ligjore në tre (3) aktivitete të ndryshme prokurimi. Komunat gjatë vitit 2011 kanë bërë shkelje të shumta ligjore në gjithsej 37 aktivitete prokurimi. Komunat më me shumë shkelje janë Komuna e Lipjanit dhe ajo e Suharekës, me nga katër (4) tenderë. Pastaj vijnë komuna e Prishtinës, e Gjilanit, e Rahovecit dhe ajo e Vitisë me nga tre (3) tenderë. Ndërkaq, me nga dy (2) tenderë janë Komuna e Graçanicës, e Podujevës, e Shtërpcës dhe ajo e Kamenicës. Dhe me nga një (1) tender të vetëm janë Komuna e Pejës, e Ferizajt, e Prizrenit, e Kaçanikut, e Istogut, e Kllokotit, e Fushë Kosovës, e Mitrovicës dhe ajo e Klinës.

Qeveria: Nga 367 vendime brenda 2011, vetëm 10 anti korrupsion

Prishtinë, 9 mars 2012 – Kosova si një prej vendeve më të prekura nga korrupsioni më 2011 është përballur me mungesë të gatishmërisë në luftë kundër korrupsionit.
“Qeveria e Kosovës gjatë vitit 2011 ka miratuar gjithsej 367 vendime. Prej këtyre vendimeve vetëm 10 kanë qenë në fushën e parandalimit dhe luftimit të korrupsionit. Në kuadër të këtyre vendimeve hyjnë miratimi i projektligjeve për Prokurimin Publik, Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave të Zyrtarëve të Lartë Publik, ai për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, projekt-ligji për mbrojtjen e informatorëve (whistle blowers law), projekt-ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve, ai për financimin e subjekteve politike, projekt-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për përfitimin e ish zyrtarëve të lartë”, tha Nora Bajrami, hulumtuese në Lëvizjen FOL.

Gjithashtu, Qeveria e Kosovës ka përkrahur kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për kompensimin e shtesave dhe stimulimin financiar për punonjësit e saj, është emëruar kryeshefi ekzekutiv në Agjencionin për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe është miratuar projekt-kodi Penal i Republikës së Kosovës.

“Kuvendi i Kosovës gjatë vitit 2011 ka mbajtur gjithsej 37 seanca. Gjatë kësaj periudhe janë miratuar një sërë ligjesh anti-korrupsion, të cilat pritet të ndikojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe ekonomisë joformale. Ligjet e aprovuara gjatë këtij viti janë: Ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve, Ligji për mbrojtjen e Informatorëve, Ligji për Deklarimin, Prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së Zyrtarëve të Lartë Publik, Ligji për parandalimin e konfliktit të interesit, Ligji për prokurimin publik, për financimin e subjekteve politike dhe Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për përfitimin e ish- zyrtarëve të lartë” tha Bajrami.

Sipas saj, nga statistikat e Këshilli Gjyqësor shohim se përgjatë vitit 2011 janë ndërmarrë një sërë vendimesh dhe masash në luftë kundër korrupsionit. “Gjatë periudhës raportuese Gjykata e Qarkut ka trashëguar 45 lëndë, 24 lëndë të pranuara dhe 16 lëndë të zgjidhura. Nga 9 lëndë më aktgjykim gjykues, 6 lëndë kanë përfunduar me burg, 3 me dënim me kusht, 1 me dënime të tjera, 2 me aktgjykim lirues dhe 5 lëndë në mënyra të tjera. Në fund të periudhës raportuese kanë mbetur 53 lëndë të pazgjidhura”.

Ndërkaq në gjykatat komunale janë 206 lëndë të trashëguara nga periudha raportuese, 132 lëndë janë të pranuara dhe 120 lëndë të zgjidhura. Nga 82 lëndë me aktgjykim gjykues, 14 lëndë kanë përfunduar me dënim me burg, 45 lëndë me dënim me gjobë, 22 lëndë dënim me kusht, 1 lëndë me dënime të tjera. Me aktgjykim lirues janë shqiptuar 6 lëndë, me aktgjykim refuzues 3 dhe 29 në mënyra të tjera. Viti 2011 është përmbyllur me 218 lëndë të pazgjidhura.

Prokuroritë e Republikës së Kosovës gjatë vitit 2011 kanë paraqitur 959 kallëzime penale për korrupsion kundër 1862 personave. “Gjatë periudhës janar”dhjetor 2011 prokuroritë e vendit kanë zgjidhur 538 kallëzime penale kundër 1038 personave, ndërkaq kanë mbetur të pazgjidhura 421 kallëzime penale kundër 824 personave. Nga rastet e zgjidhura, janë ngritur 107 propozim akuza kundër 139 personave,107 aktakuza kundër 478 personave, janë hedhur 165 kallëzime penale kundër 216 personave dhe janë pushuar hetimet në 31 raste kundër 71 personave”, tha Nora Bajrami, hulumtuese në Lëvizjen FOL.

Galeria e aktivitetit

foto (12)

g71