Trajnim me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe avokatë: Standardet evropiane për luftimin e padive SLAPP

Prishtinë, 19 shkurt 2025 – Lëvizja FOL, e kontraktuar nga Projekti Pilot për SLAPP në Kosovë  i financuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë i zbatuar nga Chemonics UK, në bashkëpunim me AGK organizojnë trajnimin me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe avokat, me temën “Standardet evropiane për luftimin e padive SLAPP”.

Përgjatë trajnimit, pjesëmarrësit do të familjarizohen me standardet më të reja për luftimin e padive SLAPP, përfshirë metodat e identifikimit të padive të tilla që mund të përdoren si mjete për të frikësuar dhe ngacmuar aktivistët dhe gazetarët, me theks të veçantë gratë, personat me aftësi të kufizuara, dhe grupe të tjera të cenueshme, të cilat mund të jenë objektiv i këtyre padive për shkak të angazhimit të tyre në aktivitete publike ose si aktivistë.

Trajnim për gazetarë: Standardet evropiane për luftimin e padive SLAPP

Prishtinë, 18 shkurt 2025 – Lëvizja FOL, e kontraktuar nga Projekti Pilot për SLAPP në Kosovë i financuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë i zbatuar nga Chemonics UK, në bashkëpunim me AGK organizojnë trajnimin me gazetarë “Standardet evropiane për luftimin e padive SLAPP”.

Përgjatë trajnimit, pjesëmarrësit do të familjarizohen me standardet më të reja për luftimin e padive SLAPP, përfshirë metodat e identifikimit të padive të tilla që mund të përdoren si mjete për të frikësuar dhe ngacmuar aktivistët dhe gazetarët, me theks të veçantë gratë, personat me aftësi të kufizuara, dhe grupe të tjera të cenueshme, të cilat mund të jenë objektiv i këtyre padive për shkak të angazhimit të tyre në aktivitete publike ose si aktivistë.

Integriteti i kandidatëve, sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë

Prishtinë, 6 shkurt 2025 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO), me përkrahje të Rockefeller Brothers Fund, përmes një konference për medie publikuan raportin “Integriteti i kandidatëve, sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë”. Ky raport paraqet një analizë të listave të kandidatëve dhe programeve politike për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit 2025.

Prezantimi i këtij raporti u bë nga hulumtuesit Gzim Shala (IKD), Burbuqe Kastrati (FOL) dhe Arbër Kadriu (INPO), të cilët shpalosën gjetjet kryesore të analizës. Raporti adreson çështjet kryesore që lidhen me kandidatët e certifikuar për zgjedhje që kanë probleme me ligjin, si dhe një vlerësim cilësor të programeve politike të subjekteve të certifikuara, me fokus në sundimin e ligjit, qeverisjen e mirë dhe të drejtat e njeriut.

Sa i përket listave të kandidatëve, të cilët kanë probleme me ligjin, në kuptimin e aktakuzave aktive dhe dënimeve, tre subjekte politike: 1) Lëvizja Vetëvendosje; 2) koalicioni AAK-Nisma; dhe 3) Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë përfshirë në listat e tyre gjithsej 23 kandidatë që kanë probleme me ligjin, që përbëjnë rreth 7% të totalit të kandidatëve të tyre. Lëvizja Vetëvendosje ka numrin më të madh me 14 kandidatë (12.72% e listës), ndërsa koalicioni AAK-Nisma ka përfshirë tetë kandidatë (7.27%), dhe LDK një kandidat.

Nga 23 kandidatët për deputetë me probleme ligjore, 16 prej tyre përballen me aktakuza aktive, ndërsa tetë kanë dënime të formës së prerë. Në total, ndaj këtyre kandidatëve janë ngritur 20 aktakuza për 21 vepra penale, që përfshijnë veprat penale të korrupsion si “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”,  ashtu edhe vepra të tjera penale, si përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm (nëntë raste), mbajtja e paautorizuar e armëve (pesë raste), pengimi apo sulmi ndaj personave zyrtarë dhe vepra të tjera të natyrës kriminale.

Më tutje, raporti thekson se plan-programet e partive politike për drejtësinë në zgjedhjet e 2025-ës dallojnë ndjeshëm si në qasje ashtu edhe në nivelin e seriozitetit të tyre.

Lëvizja Vetëvendosje e trajton drejtësinë vetëm në një faqe të programit të saj dhe nuk i referohet fare Strategjisë për Sundimin e Ligjit. Ajo propozon krijimin e një Gjykate për çështje familjare, një Prokurori të Specializuar dhe një Zyre për Hetime Disiplinore, por pa ndonjë analizë të thelluar mbi nevojën dhe  funksionalitetin e tyre. Mungesa e planit të detajuar dhe dublifikimi i mekanizmave ekzistues e bën këtë program të konsiderohet joserioz.

Më tej, në raport thuhet se Lidhja Demokratike e Kosovës e trajton drejtësinë më gjerësisht, duke përfshirë vetingun, integritetin e sistemit të drejtësisë, rikthimin e pavarësisë së Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas dhe digjitalizimin e shërbimeve. Megjithatë, programi i saj nuk mbështetet në analiza të detajuara dhe nuk i referohet Strategjisë për Sundimin e Ligjit. Gjithashtu, disa propozime, si fuqizimi i kritereve për provimin e jurisprudencës dhe përzgjedhjen e gjyqtarëve, mbeten të paqarta dhe pa argumentim të mjaftueshëm.

Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës ka përfshirë 14 pika në kapitullin e saj për drejtësinë, duke theksuar strategjitë kundër korrupsionit dhe reformën e sistemit gjyqësor. As ky program nuk e përmendin fare Strategjinë për Sundimin e Ligjit. Programi në fjalë propozon krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimeve, por ky institucion paraqet një dublim të kompetencave të Prokurorisë Speciale dhe mund të krijojë mbikëqyrje të tepërt mbi sistemin gjyqësor. Programi gjithashtu parashikon miratimin e një Strategjie Kombëtare për Krimet e Luftës dhe krijimin e një Gjykate të Punës, por pa argumentim të qartë për nevojën e një institucioni të tillë.

Kurse, koalicioni AAK-Nisma e vendos sundimin e ligjit si prioritet kryesor, por nuk ofron propozime konkrete për zbatimin e tij. Programi i Koalicionit për Familjen përmban 15 pika mbi drejtësinë, por pa elaborime mbi implementimin e tyre, ndërsa disa parti të tjera, si Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës dhe Partia Fjala, trajtojnë sundimin e ligjit në mënyrë shumë të përgjithshme dhe pa masa konkrete.

Po ashtu, në këtë raport trajtohen edhe çështje tjera nga programet elektorale të partive kryesore për zgjedhjet e 2025-ës. Raporti thekson se këto programe adresojnë edhe çështje si transparenca, qeverisja e mirë, administrata publike, barazia gjinore dhe të drejtat e njeriut, por shumica prej tyre nuk ofrojnë detaje të qarta mbi mekanizmat e zbatimit dhe burimet financiare të reformave të propozuara. PDK dhe LDK e theksojnë transparencën dhe digjitalizimin, por nuk japin sqarime mbi mënyrën e realizimit të këtyre reformave. AAK premton zhvillim ekonomik dhe rritje pagash në administratën publike, por pa plan të qartë për mbështetje buxhetore. Koalicioni për Familjen dhe partitë më të vogla, si Partia Liberale Egjiptiane dhe PDAK-LPB, përmendin temat e sundimit të ligjit dhe barazisë, por programet e tyre mbeten të përgjithshme dhe pa strategji të mirëpërcaktuara për implementim.

Raporti thekson se Lëvizja Vetëvendosje fokusohet kryesisht në projekte infrastrukturore, duke mos përfshirë në program tema kyçe si administrata publike, transparenca dhe llogaridhënia. Reformimi i sistemit të administratës, që ka qenë një nga çështjet më të debatuara gjatë mandatit të kaluar, nuk trajtohet në programin e saj elektoral, ndërsa moszbatimi i Aktgjykimit për Ligjin për Pagat në Sektorin Publik, nuk përmendet askund.

Raportin e plotë mund ta gjeni këtu

Sipas këtij raporti, në përgjithësi, shumica e programeve elektorale nuk japin masa konkrete për të siguruar administratë publike të depolitizuar dhe efikase. Barazia gjinore dhe të drejtat e njeriut përmenden në mënyrë të përgjithshme, por pa masa të qarta për adresimin e tyre në praktikë. Po ashtu, ndërsa disa programe flasin për luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e institucioneve të pavarura, mungojnë detaje mbi mekanizmat konkretë për të siguruar llogaridhënien dhe qeverisjen e pastër. Kështu, në raport thuhet se pjesa më e madhe e premtimeve elektorale mbeten të përgjithshme dhe pa një strategji të mirëpërcaktuar për implementim efektiv.

Integriteti i kandidatëve, sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë Download

Analizë e Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025

Prishtinë, 4 shkurt  2025 – Lëvizja FOL ka publikuar sot analizën e Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025.

Mexhide Demolli -Nimani, drejtore e Lëvizjes FOL tha se me ketë qeveri e cila kaloj mandatin e plotë ka qenë me e lehtë të analizohet programi katër vjeçar.

“Duke qene se është qeveria e parë me mandat të plotë që nga shpallja e pavarësisë ne kemi bërë edhe një analizë të Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025, i miratuar më 7 maj 2021. Program ky që paraqiti një vizion ambicioz për zhvillimin ekonomik, social dhe institucional të vendit. Megjithatë, zbatimi i këtij programi është përballur me sfida serioze që kanë penguar arritjen e objektivave kryesore. Ndër sfidat kryesore janë vonesat në miratimin e politikave, defektet legjislative dhe mungesa e koordinimit ndër-institucional”, tha ajo.

Programi i Qeverisë ka paraparë dy prioritet kryesore të asaj kohe që kanë qenë menaxhimi i pandemisë COVID 19 dhe ringjallja ekonomike. Kurse, sa i përket aspektit sektorial, Programi i Qeverisë është i ndarë në 18 prioritete, ku përfshihen: Shëndeti publik dhe mbrojtja sociale, Sundimi i ligjit, Rendi dhe siguria publike, Qeverisja, Të drejtat e njeriut dhe barazia gjinore, Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të komuniteteve, ETJ.

Sipas saj, në mënyrë që të zbatohet Programi, Qeveria është dashur të ndërmarrë veprime për miratimin e ligjeve si hapa paraprakë në zbatim të programit. “Megjithatë, një nga problemet më të dukshme ka qenë vonesa në miratimin dhe zbatimin e ligjeve. Një numër i madh projektligjesh të miratuara nga Kuvendi i Kosovës janë kontestuar për shkelje procedurale dhe janë dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Për shembull, në dhjetor 2024, një grup deputetësh dorëzoi 16 projektligje në Gjykatën Kushtetuese, duke e akuzuar qeverinë për mosrespektim të procedurave ligjore”, tha Demolli Nimani.

Analizën e plotë e gjeni këtu:

Analizë e Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025 Download

Qeveria realizoj vetëm 38 % të Planit Kombëtar për zhvillim për periudhën janar-dhjetor 2024

Prishtinë, 4 shkurt 2025 – Lëvizja FOL ka publikuar sot të dhënat nga Analiza e Programit të Qeverisë Së Kosovës 2021-2025 si dhe të dhënat nga monitorimi i Planit Kombëtar për Zhvillim për periudhën janar-dhjetor 2024.

Burbuqe Kastrati, menaxhere e projektit në Lëvizjen FOL, tha se FOL ka bërë monitorimin e aktiviteteve të parapara në Planin Kombëtar për Zhvillim dhe për 4 vite të Qeverisë së fundit. “Qeveria e Kosovës nga 544 aktivitete të parapara të realizohen brenda periudhës janar-dhjetor 2024 ka arritur të realizoj vetëm 207 apo 38 % nga to, ndërkaq 163 apo  30%  kanë mbetur të parealizuara. Ndërsa, për 174 aktivitete apo (32%) nga tri ministri (Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë), FOL nuk ka pranuar përgjigje se sa janë realizuar aktivitetet e tyre për vitin 2024.

Kastrati listoi dhe ministritë të cilat s’kanë planifikuar asnjë aktivitet për periudhën janar-dhjetor 2024 të cilat janë; Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal. Pra ka aktivitete në Planin Kombëtar Zhvillimor realizimi i të cilave është paraparë të bëhet përgjatë disa viteve. Por, FOL ka bërë monitorimin e aktiviteteve të parapara që fillojnë në janar dhe përfundojnë  në dhjetor 2024.

Burbuqe Kastrati gjithashtu prezantoi të dhënat për secilën ministri sa i përket realizimit të aktiviteteve të parapara të përfundojnë brenda periudhës janar-dhjetor të vitit 2024 janë:

  • Zyra e Kryeministrit – kishte paraparë 62 aktivitete të realizohen gjatë periudhës janar-dhjetor 2024 në kuadër të Planit Kombëtar për Zhvillim, nga to janë realizuar 35 dhe 27 kanë mbetur pa u realizuar.
  • Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – në kuadër të Planit Kombëtar për Zhvillim ka paraparë të përfundoj 29 aktivitete brenda periudhës janar-dhjetor 2024. Prej tyre kanë realizuar 19 ndërkaq 10 janë të parealizuara.
  • Ministria e Drejtësisë –  në kuadër të Planit Kombëtar për Zhvillim ka paraparë të përfundoj 79 aktivitete brenda periudhës janar-dhjetor 2024. Vetëm 44 janë përfunduar brenda afatit të paraparë ndërkaq 35 janë të pa përfunduara.
  • Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit – në kuadër të Planit Kombëtar për Zhvillim ka paraparë të përfundoj 20 aktivitete brenda periudhës janar-dhjetor 2024, prej të cilave ka realizuar 9 dhe 11 janë të parealizuara.
  • Ministria e Ekonomisë – në kuadër të Planit Kombëtar për Zhvillim ka paraparë të përfundoj 30 aktivitete brenda periudhës janar-dhjetor 2024, 14 janë realizuar brenda afatit të paraparë ndërkaq 16 janë të parealizuara.
  • Ministria e Punëve të Brendshme – në kuadër të Planit Kombëtar për Zhvillim, ka paraparë të përfundoj 71 aktivitete brenda periudhës janar- dhjetor 2024. Vetëm 41 janë përfunduar brenda afatit të paraparë ndërkaq 30 janë të parealizuara.
  • Ministria e Mbrojtjes – ka paraparë të realizojë vetëm 6 aktivitete gjatë periudhës janar-dhjetor 2024 në kuadër të Planit Kombëtar Zhvillimor, 2 janë realizuar dhe 4 të parealizuara.
  • Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – ka paraparë të realizojë vetëm 4 aktivitete gjatë periudhës janar-dhjetor 2024 në kuadër të Planit Kombëtar Zhvillimor, 1 ka realizuar dhe 3 kanë mbetur  parealizuar.
  • Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – në kuadër të Planit Kombëtar për Zhvillim ka paraparë të realizoj 45 aktivitete ka realizuar 30 dhe 15 kanë mbetur pa u realizuar.
  • Ministria e Shëndetësisë – ka paraparë të realizojë 21 aktivitete gjatë periudhës janar-dhjetor 2024 në kuadër të Planit Kombëtar Zhvillimor, 10 janë realizuar dhe 11 të parealizuara.
  • Ministria për Komunitete dhe Kthim – ka paraparë të realizojë vetëm 3 aktivitete gjatë periudhës janar-dhjetor 2024 në kuadër të Planit Kombëtar Zhvillimor, 2 janë realizuar dhe 1 e pa parealizuar.

Ndërkaq, tri ministri nuk janë përgjigjur në pyetësorin e Lëvizjes FOL dhe nuk dihet nëse i kanë realizuar aktivitetet e parapara.

  • Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve – në kuadër të Planit Kombëtar Zhvillimor ka paraparë të përfundoj 57 aktivitete brenda periudhës janar- dhjetor 2024.
  • Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – në kuadër të Planit Kombëtar Zhvillimor ka paraparë të përfundoj 66 aktivitete.
  • Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë –  ka planifikuar të realizoje 51 aktivitete për vitin 2024 , nga e cila s’kemi pranuar përgjigje se sa nga to janë realizuar.

Ajo çka vlen të theksohet është se dy nga këto ministri ajo e Financave dhe e Mjedisit nuk janë përgjigjur as në gjashtë mujorin e parë kur FOL ka dërguar kërkesë. FOL kishte paraqitur ankesë në Agjencinë për Informim dhe Privatësi dhe pas ndërmarrjes së hapave nga AIP kemi pranuar përgjigje. Mirëpo të njëjtat kanë hezituar të përgjigjen dhe tani, FOL ka dërguar përsëri ankesë në Agjencinë për Informim dhe Privatësi për mos qasje në këto të dhëna sa i përket realizimit të Planit Kombëtar për Zhvillim për vitin 2024.

Të dhënat e plota mund ti gjeni këtu

Sipas Kastratit, Lëvizja FOL ka bërë krahasimin ndër vite të realizimit të aktiviteteve në kuadër të Planit Kombëtar Zhvillimor të parapara të përfundojnë brenda vitit për vitet 2021, 2022, 2023 dhe 2024. Në vitin 2021 niveli i zbatimit të Planit të Punës së Qeverisë ka rezultuar të jetë 56%, ndërsa në vitin 2022 Qeveria e Kosovës kishte realizuar 62%, në vitin 2023 kishte realizuar 36% dhe në vitin 2024 Plani Kombëtar për Zhvillim është realizuar vetëm 38% për periudhën janar-dhjetor. Duke u bazuar në këto të dhëna po del se puna e Qeverisë ka pësuar rënie sa i përket realizimit të Planit të punës i quajtur tani Plani Kombëtar për Zhvillim dhe realizimi më i madh i tij po del në vitin 2022 me 62%.

.

Zbatimi i PKZH-së për periudhën janar-dhjetor 2024 Download

Monitorimi i vendimeve mbi shkeljet disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve korrik – dhjetor 2024

Në kuadër të projektit “Ngritja e vetëdijes dhe besimit të qytetarëve në institucionet e sistemit të drejtësisë”, mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe në partneritet me Qendrën për Studime të Avancuara FIT, Lëvizja FOL ka vazhduar monitorimin mbi ankesat disiplinore ndaj gjyqtarëve.

Gjatë periudhës korrik – dhjetor 2024, Komisionet Hetimore të Këshillit Gjyqësor të Kosovës kanë shqiptuar 3 vendime për shkelje disiplinore ndaj gjyqtarëve. 

Gjatë periudhës korrik – dhjetor 2024, Komisionet Hetimore të Këshillit Prokurorial të Kosovës kanë shqiptuar 3 vendime për shkelje disiplinore ndaj prokurorëve, e cila ka qene vërejte publike me shkrim .

Për më shumë detaje, shih infografikat tona këtu

Monitorimi i vendimeve mbi shkeljet disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve korrik - dhjetor 2024 Download

Monitorimi i takimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për periudhën korrik– dhjetor 2024

Në kuadër të projektit “Ngritja e vetëdijes dhe besimit të qytetarëve në institucionet e sistemit të drejtësisë”, mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe në partneritet me Qendrën për Studime të Avancuara FIT, Lëvizja FOL ka vazhduar monitorimin e takimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK) për periudhën korrik – dhjetor 2024.

Gjatë kësaj periudhe monitoruese, KGjK ka mbajtur gjithsej 11 takime. Nga 11 agjenda të publikuara në ueb-faqen zyrtare të KGjK-së, 10 prej tyre janë publikuar në kohën e paraparë nga Ligji për Këshillin Gjyqësor, konkretisht sipas nenit 14, paragrafi 2, ku kërkohet që “Rendi i ditës së Këshillit duhet të bëhet publik së paku dyzet e tetë (48) orë para takimit.” Ndërsa një agjendë nuk ka arritur të publikohet në kohën e paraparë.

Nga 11 takimet e mbajtura, KGjK ka publikuar agjendat në dy gjuhët zyrtare. Gjatë kësaj periudhe monitorimi, 20 pika të rendit të ditës të takimeve të mbajtura janë mbajtur të mbyllura për publikun.

Për sa i përket përbërjes së Këshillit Gjyqësor, deri më 7 gusht 2024, KGjK kishte 12 anëtarë. Mirëpo, nga muaji gusht, anëtarja e KGjK-së nga radhët e komunitetit serb ka dhënë dorëheqje nga pozita e saj, dhe që nga ajo kohë, KGjK përbëhet nga 11 anëtarë. Për më shumë detaje, shih infografikat tona këtu.

Për më shumë detaje, shih infografikat tona këtu

Monitorimi i takimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për periudhën korrik – dhjetor 2024 Download

Monitorimi i takimeve të Këshillit Prokurorial të Kosovës për periudhën korrik – dhjetor 2024

Lëvizja FOL në kuadër të projektit ’Ngritja e vetëdijes dhe besimit të qytetarëve në institucionet e sistemit të drejtësisë’’ , në partneritet me Qendrën për Studime të Avancuara (FIT) , mbështetur nga Bashkimi Evropian, ka vazhduar monitorimin e takimeve te Këshillit Prokurorial të Kosovës, ku dhe ka publikuar infografikat mbi periudhën monitoruese korrik – dhjetor 2024

Gjatë periudhës së dytë gjashtëmujore, KPK ka mbajtur gjithsej 11 takime. Nga 11 agjenda të publikuara në ueb faqen zyrtare të KPK-së, 8 prej tyre kanë arritur të publikohen në kohën e paraparë me Ligjin për 

Këshillin Prokurorial të Kosovës, konkretisht me nenin 14, paragrafi 2, ku kërkohet që ‘’Rendi ditës së KPK duhet të bëhet publik së paku dyzet e tetë (48) orë para takimit. 

Nga 11 takime të mbajtura, 9 agjenda janë publikuar në gjuhën shqipe si dhe në gjuhën serbe janë publikuar 9 agjenda. Ndërsa, dy agjenda nuk janë publikuar fare në asnjërën nga gjuhët zyrtare. 

Gjatë kësaj periudhe të monitorimit, 12 pika të rendit të ditës të takimeve të mbajtura kanë qenë të mbyllura për publikun. 

Për një pasqyrë të detajuar, shih infografikat tona këtu: 

Monitorimi i takimeve të Këshillit Prokurorial të Kosovës për periudhën korrik – dhjetor 2024 Download

Reagim ndaj veprimeve të motivuara politike për kapjen e Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM)

Prishtinë, 17 janar 2025

Përmes këtij reagimi dënojmë ashpër veprimet e motivuara politike për ndërhyrje në pavarësinë e institucioneve shtetërore, përkatësisht iniciativat e rrezikshme dhe të kundërligjshme që synojnë ndryshimin e strukturave udhëheqëse të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) para përfundimit të mandateve ligjore, përmes ndryshimeve të Rregullores aktuale të Punës së KPM-së.

Gjatë mbledhjes së sotme të KPM-së, anëtarët e këtij institucioni miratuan në mënyrë të kundërligjshme ndryshimin e Rregullores së Punës, duke mundësuar zgjedhjen e Kryetarit dhe Nënkryetarit të KPM-së brenda një muaji para përfundimit të mandateve të tyre ligjore. Ky akt u ndërmor pa kaluar në procesin e konsultimeve publike, duke shkelur kështu nenin 8 të Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave, i cili kërkon përfshirjen qytetare në ndryshimet e akteve nënligjore.

Pas ndryshimit të kësaj rregulloreje, anëtarët e KPM-së ndryshuan strukturat aktuale udhëheqëse të KPM-së, në kundërshtim me procedurat ligjore, duke krijuar një precedent të rrezikshëm që synon kapjen politike të institucioneve të pavarura, duke cenuar parimet themelore të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Për më tepër, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të zgjedh me kohë anëtarët e Bordit të KPM-së para fillimit të fushatës zgjedhore, duke e lënë këtë bord me përbërje jo të plotë dhe duke e penguar funksionimin normal të këtij institucioni në këtë periudhë kritike. Vonesat e tilla kanë ndikuar drejtpërdrejte në funksionimin efikas të KPM-së, dhe rrjedhimisht është vështirësuar mbikëqyrja e mediave dhe ruajtja e një klime të drejtë dhe të paanshme mediatike gjatë kësaj periudhe të rëndësishme politike.

KPM-ja, si organ i pavarur, ka për mision të sigurojë një sistem të drejtë, të hapur dhe të barabartë për rregullimin e shërbimeve mediale, duke garantuar informimin e saktë dhe të paanshëm të qytetarëve. Përpjekjet për të instrumentalizuar këtë institucion në shërbim të interesave politike dëmtojnë rëndë pavarësinë e tij dhe e vendosin atë nën kontroll të drejtpërdrejtë politik, duke e rrezikuar rolin e tij mbikëqyrës dhe garantues të transparencës.

Këto veprime përfaqësojnë një përpjekje të qartë për të “kapur” një nga shtyllat kryesore të një demokracie funksionale – mediat e lira dhe të pavarura. Çdo përpjekje për të politizuar KPM-në është një sulm jo vetëm ndaj këtij institucioni, por edhe ndaj të drejtës së qytetarëve për t’u informuar lirshëm dhe në mënyrë të paanshme. Kjo cenon lirinë e shprehjes dhe krijon një atmosferë frike dhe autocensure në sektorin medial, duke dëmtuar seriozisht besimin e publikut në integritetin e mediave dhe në proceset demokratike.

Ruajtja e lirisë së mediave është një nga shtyllat kryesore të demokracisë, dhe çdo përpjekje për ta dobësuar atë duhet të trajtohet si një kërcënim serioz ndaj vetë të ardhmes demokratike të vendit.

Diskutim “FOL Hapur” mbi zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Prishtinë, 24 dhjetor 2024 – Lëvizja FOL mbajti sot diskutimin e formatit “FOL Hapur” për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale me Komisioneren e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva – Dermaku, ku u diskutua në lidhje me sfidat dhe mangësitë në zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Gjatë këtij diskutimi u prezantuan edhe gjetjet e raportit hulumtues “Niveli i zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale – Raport mbi rezultatet e anketave”, i cili ofron një pasqyrë të situatës aktuale dhe rekomandime për përmirësimin e mbrojtjes së të dhënave në institucionet publike.

Raporti theksoj një varg mangësish në zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, duke filluar nga mungesa e hartimit të politikave të privatësisë nga institucionet publike; mungesa e rregulloreve për masat e sigurisë dhe mbrojtjes së të dhënave personale; mungesa e protokolleve specifike për menaxhimin e të dhënave senzitive; mungesa e periudhave të përcaktuara për ruajtjen e të dhënave personale, e shumë çështje të tjera.

Raportin e plotë mund ta gjeni këtu

Niveli i zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në institucionet publike Download

Eksperienca e sinjalizueses së keqpërdorimeve milionëshe në MMPHI, rrëfyer ekskluzivisht në tryezën e FOL

Prishtinë, 12/10/2024

Lëvizja FOL, në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit, organizoi një tryezë të rëndësishme diskutimi me temën: “Sinjalizuesit nga Perspektiva Praktike”, ku u trajtuan sfidat dhe vështirësitë që hasin sinjalizuesit, si dhe roli i tyre thelbësor në luftën kundër korrupsionit.

Drejtorja e Lëvizjes FOL, Znj. Mexhide Demolli-Nimani, e cila moderoj diskutimin, tha se sinjalizimi si mekanizëm i fuqishëm për luftimin e korrupsionit si dhe për raportimin e akteve dhe veprimeve të tjera të paligjshme, është veçanërisht i rëndësishëm në një shoqëri ku besimi i qytetarëve në institucionet publike është i dobët dhe sfidohet vazhdimisht. Sipas saj, akti i sinjalizimit bëhet një veprim i guximshëm dhe një mjet për të sfiduar padrejtësitë, duke kontribuar në mbrojtjen e interesit publike dhe luftimin e keqpërdorimeve.

Sinjalizimi nuk përfaqëson vetëm një akt raportimi; ai është një zë i guximshëm për ndërtimin e një sistemi që respekton vlerat demokratike dhe sundimin e ligjit. Sinjalizuesit, të cilët shpeshherë marrin përsipër rreziqe për të denoncuar abuzime dhe keqpërdorime, si dhe i bëjnë ballë presioneve të mëdha, janë ata individë që refuzojnë të mbesin të heshtur përballë keqpërdorimeve dhe veprojnë si gardianë të interesit publik”, tha znj. Demolli-Nimani.

Në këtë diskutim, znj. Makfirete Dibrani, Udhëheqëse e Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore (ARPL),  shpalosi për herë të parë rrëfimin e saj rreth sinjalizimit që bëri për keqpërdorimet milionëshe në këtë ministri, duke ndarë përvojën e saj në raportimin e keqpërdorimeve lidhur me faljen e borxheve të ambalazhuesve të ujit nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Znj. Dibrani theksoi sfidat dhe vështirësitë me të cilat u përball gjatë procesit të sinjalizimit, si dhe pasojat e pësuara pas denoncimit të këtij rasti. Ajo ndau vlerësimin e rëndësisë së mbrojtjes ligjore për sinjalizuesit dhe nevojën për të siguruar mbështetje institucionale për ata që denoncojnë abuzimet dhe korrupsionin.

Duke folur për pasojat e raportimit të saj, ndër të tjera ajo tha “Nuk ishte rrugë aspak e lehtë, sepse guxova të denoncoj për keqpërdorimin e taksave të qytetarëve. Filloj një presion i jashtëzakonshëm për të ndërhyrë në procesin e vendimmarrjes. U përballa me komisione disiplinore, me vërejtje me shkrim nga personi që ndodhet në paraburgim për shkak të denoncimit tim. Këto përpjekje për të më larguar dhe diskredituar nuk përfundonin këtu. Ishte periudhë e mbushur me strese për të mbrojtur jo vetëm integritetin tim personal. Të gjitha këto i bëra ballë për te ndaluar keqpërdorimet publike”.

Znj. Dibrani foli edhe për kërcënimet dhe sabotimet që ajo kishte pësuar nga eprorët e saj, si rezultat i raportimit. “Një nga format më të dukshme të diskriminimit ishte përjashtimi im nga vizitat studimore brenda dhe jashtë vendit dhe çështjet të tjera për të sabotuar zhvillimin tim profesional. Udhëheqësi që abuzonte me taksat publike kishte obliguar kolegët e mijë që të më injoronin. Kjo ishte një mënyrë për të më larguar nga vendi i punës, por megjithatë unë mbeta e palëkundur”, tha ajo.

Ajo tha gjithashtu se është krenare që nuk është dorëzuar përballë vështirësive dhe presionit. Gjithashtu bëri thirrje për mbrojtjen e sinjalizuesve, të cilët nuk kërkojnë privilegje por vetëm mbrojtjen që e parasheh ligji.

Në fund, znj. Dibrani sinjalizoj publikisht edhe për një çështje tjetër brenda ministrisë. “Do të raportoj edhe në lidhje me pastrimin e shtretërve të ujërave dhe projekteve kapitale që janë dhënë kohët e fundit. Të dy projektet janë të ndara në 2 milion e 4 qind mijë euro, shumë mijë herë më shtrenjtë se Kroacia”. Sipas saj, ne guxojmë të bëjmë lëshime të tilla.

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, z. Yll Buleshkaj, tha se kemi zyrtarë të institucioneve që janë përgjegjës në trajtimin e sinjalizimeve, e njëjtë edhe zyrtarë të agjencisë.

“Sinjalizimi konsiderohet një guxim individual, dhe për më tepër është një veprim që i shërben interesit kolektiv. Në këtë mënyrë ne i’u bëjmë thirrje të gjithëve të mos jenë vetëm dëgjues dhe diskutues, por të marrin pjesë në raportim. Besimi i qytetarëve në institucione nuk fitohet vetëm me fjalë, por edhe me vepra. Zbatimi i legjislacionit pavarësisht se a është më i mirë në botë, duket që mungon përmbajtja e kontekstit të rrethanave të Kosovës. Ne kemi probleme praktike në zbatimin e tij”, tha Buleshkaj.

Gzim Shala, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi tha se nëse një qeveri, një institucion apo ndërmarrje e ka me të vërtetë primare që ta luftojë korrupsionin, sinjalizuesit do t’i sheh si të dobishëm dhe jo si armiq të institucionit.

Nevoja e vullnetit politik për me i mbrojt sinjalizuesit. Niveli i vullnetit politik për me i mbrojt sinjalizuesit është ekuivalent me nivelin që ka një qeveri, një institucion i caktuar për me luftu korrupsionin. Nëse një qeveri, një institucion, ndërmarrje e ka me të vërtetë primare që ta luftojë korrupsionin, normalisht se do t’i sheh si të dobishëm dhe nuk do t’i sheh si armiq të institucionit sinjalizuesit”, tha Shala.

FOL në këtë tryezë publikoj edhe Broshurën “Pengesat në zbatimin efektiv të Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve”, e cila përmban aktivitetet e FOL në avokimin e zbatimit të këtij ligji, si dhe sfidat dhe pengesat kryesore të zbatimit të këtij ligji, të hasura nga FOL gjatë këtij monitorimi.

Broshurën mund ta gjeni këtu

Pengesat kryesore në zbatimin efektiv të ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve Download

Sinjalizuesja Makfirete Dibrani, fituese e Çmimit për Guxim Qytetar 2024

Prishtinë 9 dhjetor 2024 – Lëvizja FOL në kuadër të Javës Kundër Korrupsion ka ndarë sot “Çmimin për Guxim Qytetar”. 

Mexhide Demolli Nimani drejtore ekzekutive e Lëvizjes FOL tha se sot, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, kemi një arsye të veçantë për t’u mbledhur dhe për të festuar guximin dhe integritetin. “Për të 15-tin vit radhazi, Lëvizja FOL ndan “Çmimin për Guxim Qytetar,” dhe këtë vit kemi vendosur ta ndajmë pak më herët, për të nderuar një person të jashtëzakonshëm që ka bërë shumë në luftën kundër korrupsionit.”

Sipas saj, këtë vit, ky çmim shkon për një sinjalizuese – znj. Makirete Dibrani. Znj. Dibrani tregoi guxim të jashtëzakonshëm duke ngritur zërin kundër abuzimeve serioze në institucionin e saj dhe raportoi  keqpërdorimet serioze brenda këtij institucioni, të cilat lidhen me vendimet mbi faljen e borxheve të ambalazhuesve të ujit duke mbrojtur interesin publik dhe duke luftuar kundër keqpërdorimeve financiare. Pavarësisht presioneve, ajo qëndroi e palëkundur, dhe sot, ne e nderojmë atë me mirënjohjen më të lartë.

“Guximi i znj. Dibrani na kujton se ndryshimi fillon me një akt të vetëm. Prandaj, të frymëzohemi nga veprimi i saj dhe të angazhohemi për të ndërtuar një shoqëri ku integriteti triumfon mbi çdo pengesë dhe drejtësia bëhet realitet për të gjithë”, tha Demolli-Nimani.

Çmimin këtë vit e ndau ish-presidentja, znj. Atifete Jahjaga, e cila në fjalën e saj vlerësoi angazhimin dhe guximin e znj. Dibrani si sinjalizuese. Jahjaga theksoi rëndësinë e përfshirjes së grave në luftën kundër parregullsive dhe korrupsionit.

 Fituesja e Çmimit për Guxim Qytetar, Makfirete Dibrani tha se ky rrugëtim kërkoi shumë sakrifica. “Sot qëndroj këtu sepse besova se e vërteta dhe drejtësia duhet të dilnin në pa, pavarësisht sfidave dhe pengesave të shumta. Kur u përballa me shpërdorimin e dhjetëra miliona euro nga ata që kishin për detyrë të mbronin interesin publik nuk mund të rrija në heshtje”.

Ky çmim paraqet një mirënjohje për guximin qytetar dhe përkushtimin ndaj mbrojtjes së interesit publik, si dhe një mesazh të qartë se e vërteta dhe ndershmëria gjithmonë triumfojnë.

Sinjalizuesit do të kenë gjithmonë mbështetjen e palëkundur të të gjithë qytetarëve!

Performanca: “Farat e Rrejshme”

Prishtinë, 9 dhjetor 2024 – Lëvizja FOL me përkrahjen e Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit (INL), shënon Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit përmes performancës “Farat e Rrejshme”, me të vetmin qëllim të përbashkët: ndërgjegjësimin e shoqërisë në luftën kundër korrupsionit dhe nevojën e pashmangshme për reflektim kolektiv mbi pasojat e dëmshme të këtij fenomeni.

Mexhide Demolli -Nimani drejtore ekzekutive e Lëvizjes FOL tha se në këtë ditë të shënuar, të gjithë ne duhet të reflektojmë mbi fenomenin që dëmton themelet e shtetit dhe substancat e shëndosha të shoqërisë sonë, me ndikim kaq të madh në cilësinë e jetës tonë sociale dhe progresit institucional.

“Përveç se një akt i paligjshëm, ky fenomen përbën një proces të vazhdueshëm që minon besimin e qytetarëve tek institucionet publike, kërcënon demokracinë dhe sundimin e ligjit, pashmangshëm dobëson integritetin e institucioneve shtetërore, rritë pabarazinë sociale, si dhe pengon zhvillimin ekonomik të vendit”, tha Demolli-Nimani.

Sipas saj, në Kosovë, që nga pavarësia e saj, lufta kundër korrupsionit ka qenë dhe vazhdon të mbetet një sfidë qenësore shtetërore dhe shoqërore. Qeveri të ndryshme kanë projektuar dhe miratuar ligje e strategji të ndryshme, si dhe kanë dhënë premtime të shumëllojshme. Por, çdo qeveri që ka udhëhequr vendin tonë, ka dështuar t’i përmbushë edhe premtimet që vetë i kishin dhënë.

“Edhe Qeveria aktuale, e cila erdhi me moton politike si “Drejtësi dhe Punë”, dhe që qeverisjen do ta bënin me duar të pastra dhe duke e luftuar korrupsionin, ka dështuar të përmbush premtimet e dhëna. E përveç kësaj, një sërë skandalesh dhe aferash korruptive janë rënduar mbi ministra, funksionarë e zyrtarë të lartë të kësaj qeverie.

Emërimet nepotike, shpenzimet e pajustifikuara të fondeve publike, e tenderët e dyshimtë pa transparence, janë bërë elemente të mosfunksionit institucional, ndërsa dështimi në finalizimin e hartimit të Strategjisë Kombëtare për Luftimin e Korrupsionit, tregon qartë vullnetin e kësaj qeverie për të luftuar korrupsionin e cila për dy vite nuk arriti ta finalizoj një strategji të tillë”.

Demolli – Nimani tha se akuzat për keqpërdorime në rezervat shtetërore, për mosdeklarim të pasurisë, për faljen e miliona euro borxheve për ambalazhuesit e ujit të tokës së Kosovës, për ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë, për kontrollimin e mediave, presionet ndaj gazetarëve dhe linçimet publike, për kontratat njëburimore, “aksham pazaret” kuvendore – ishin vetëm disa nga praktikat të cilat e kanë karakterizuar këtë qeveri. Këto praktika natyrisht se kanë nxitur shqetësime të mëdha te qytetarët dhe kanë dëmtuar besimin e tyre në institucionet publike .

Raportet e organizatave më kredibile, kombëtare e ndërkombëtare, kanë nënvizuar se ndërhyrjet e politikës, administrata e kapur dhe prania e lartë e korrupsionit janë pengesa kryesore në zbatimin  e ligjit. Dobësitë e sistemit gjyqësor dhe mungesa e llogaridhënies kanë krijuar një ambient ku korrupsioni jo vetëm që tolerohet, por edhe kultivohet.

Kjo situatë kërkon ndërhyrje të menjëhershme te përcjella me reforma rrënjësore dhe efektive për të ndërtuar institucione qe ne qendër kane prosperitetin dhe fitojnë besueshmërinë e qytetareve, si dhe për të parandaluar e luftuar këtë fenomen të rrezikshëm në të gjitha hallkat e rëndësishme shtetërore e shoqërore.

Sipas saj togfjalëshi “Lufta kundër korrupsionit” nuk duhet të shfrytëzohet vetëm si një parullë politike në fushata zgjedhore e konferenca mediatike, por duhet të përcjellët me strategji e politika efektive dhe rezultate konkrete.

Korrupsioni nuk është fenomen i izoluar e abstrakt. Korrupsioni në një mënyrë apo tjetër, prek aspektet më të rëndësishme të jetës së qytetarëve, si: arsimin, shëndetësinë, drejtësinë dhe ekonominë, duke i dhënë prioritet interesave personale mbi ato publike. Përballë këtij realiteti, duhet një angazhim i përbashkët nga institucionet publike, shoqërisë civile dhe qytetarëve që t`a luftojmë këtë fenomen.

Për t`a shënuar këtë ditë, ne kemi zgjedhur të prezantojmë një performancë artistike që simbolizon ndikimin e korrupsionit në shoqërinë tonë. Vepra “Farat e Rrejshme pasqyron një realitet, ku mungesa e ndershmërisë dhe transparencës krijon një errësirë të thellë që pengon zhvillimin e vendit.

Simbolika e veprës është e qartë: farat që mbillen pa ndershmëri nuk mund të japin fryte të shëndetshme. Pra korrupsionin nuk duhet t`a shohim thjesht si një njollë në letrën e bardhë të shoqërisë sonë, por si një farë e rrejshme që mbin, lulëzon dhe helmon tokën tonë të përditshme.

Mirëpo në qendër të saj, ka një dritë që pulson, që është e vogël por e dukshme – si guximi i një qytetari që vendos të flasë, të sinjalizoj, që përbën hapin e parë drejt ndryshimit.

Ky mesazh na kujton se ndryshimi fillon nga secili prej nesh. Angazhimi i gjithsecilit, qoftë me denoncimin e padrejtësive, qoftë me mbështetjen e reformave, është jetike për ndërtimin e një të ardhmeje pa korrupsion.

Lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm detyrë e institucioneve të drejtësisë, por një përgjegjësi e përbashkët e të gjithë qytetarëve.

Lufta ndaj korrupsionit fillon me vepra të vogla: me aktin e thjeshtë të refuzimit të padrejtësisë.

Kështu që sot, le të marrim një angazhim të përbashkët: të jemi ndriçuesit e rrugës drejt një shoqërie më të drejtë, më transparente dhe më me integritet.

Përmbajta e Doracakut:

Doracaku “Farat e Rrejshme”, i marum n’bashk- punim me artistin Driton Selmani, asht nji udhëzues vizual që ka për qëllim me i ndihmu njerzt me i pa e kuptu praktikat korruptive që shpesh fshihen mrapa sipërfaqes. Ky manifest me 11 pika âsht i plekun për me tregu se si edhe nji veprim a send i vogël mundet me kenë pjesë e marrveshjeve t’fshehuna, që bâhen mrapa dyrve t’mbylluna, ose pjesë e “farave” që jan’ subven- cionu me hile.

Me ilustrime që tregojnë situata t’ditshme, ky doracak jep nji rrugë t’lehtë vizuale me kuptu si dukuritë që doken t’pafajshme janë lidhë me ndikime t’padukshme, e që i ndihmon ujdiť e errta. Gjuha ironike përdoret për me zgju vetdi- jen e njerzve, me i ba me kuptu ndikimet që shpesh kalojnë pa u vrejtë, e me u fuqizu për me i pa e shmangë kto marrveshje t’mshefta që ndikojnë n’jetën e përditshme.

Farat e Rrejshme âsht nji mjet për me pru dritë n’nji shoqni ma t’drejtë e ma t’pastërt, tu ofru kuptime t’lehta e t’qarta për me luftu padrejtsitë e për me promovu ndershmninë e përgjegjësinë

Përmbajtjen e plotë të doracakut mund ta gjeni këtu

Java Kundër Korrupsionit 2024 organizohet falë mbështetjes së Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit (INL)

#bashkëkundërkorrupsionit #UnitedAgainstCorruption

Doracak - Farat e rrejshme Download

“Aksham Pazari” – Ligjvënia e përshpejtuar në Kuvendin e Kosovës

Prishtinë, 5 dhjetor 2024 – Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka theksuar nevojën urgjente për të adresuar praktikën e partisë në pushtet, e cila, për qëllime elektorale, po miraton ligje të rëndësishme pa respektuar standardet dhe procedurat që një shtet demokratik duhet të ndjekë.

Lëvizja FOL shpreh shqetësimin e saj të thellë për vendimet e marra gjatë kësaj seance të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilat cenojnë parimet e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Shqyrtimi dhe miratimi në parim i Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, pa siguruar kohë dhe hapësirë të mjaftueshme për diskutime dhe konsultime të gjera publike me të gjithë akterët e interesuar, reflekton një qasje të nxituar dhe të motivuar politikisht. Votimi i tij brenda një dite më shumë duket si një përpjekje për përfitim elektoral sesa një angazhim serioz për luftimin e korrupsionit dhe pasurimit të paligjshëm. Kjo praktikë rrezikon rëndë procesin e hartimit të ligjeve dhe është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me kritikat e përsëritura të Raportit të BE-së për Vendin, ku është theksuar se miratimi i ligjeve me procedura të përshpejtuara cenon vlerat demokratike.

Po ashtu, emërimi i familjarëve të Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe të Zëvendëskryeministrit të Parë, si anëtarë të Bordit të Drejtorëve të ndërmarrjes publike KOSTT, përbën një shembull të qartë të nepotizmit dhe konfliktit të interesit. Ky veprim është një tregues shqetësues për kapjen e institucioneve publike dhe shfrytëzimin e pushtetit për interesa private.

Lëvizja FOL konsideron se zhvillimet e fundit në Kuvend reflektojnë një prirje të rrezikshme për dobësimin e shtetit të së drejtës dhe favorizimin e interesave të ngushta politike. Kuvendi i Kosovës, si organi më i lartë legjislativ dhe mbikëqyrës i ekzekutivit, ka një përgjegjësi të veçantë për të ruajtur integritetin institucional dhe për të forcuar shtetin e së drejtës, duke garantuar transparencë, llogaridhënie dhe respektim të standardeve demokratike.

Thirrje për aplikim: Gara për ese

English and Serbian below

  1. Hyrje: 

Lëvizja FOL dhe Qendra për Studime të Avancuara (FIT) janë duke implemtuar projektin ‘’Ngritja e vetëdijes dhe besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë’’, mbështetur nga Bashkimi Evropian. Ky projekt tre vjecar synon që të edukojë dhe inkurajojë qytetarët për pjesëmarrje aktive qytetare dhe në këtë proces të kontribuojë në luftën kundër korrupsionit, avancimin e reformave në drejtësi dhe në administratën publike. Njëherazi për të forcuar rolin dhe kapacitetet e shoqërisë civile dhe mediave në avancimin e demokracisë pjesëmarrëse, qeverisjes së mirë, të drejtave të njeriut kështu duke kontribuar në perspektivën evropiane të Kosovës. 

Në kuadër te projektit është paraparë të realizohet kampanja ‘’Qasja në Drejtësi’’ ku FOL dhe FIT përmes një sërë aktivitetesh (Udhëzuesit praktik ‘’Qasja në Drejtësi’’, Video animacioneve, paneleve të diskutimit) do realizoj edhe Garën për Ese me temën: ‘’Avancimi i Qasjes në Drejtësi: Rëndësia dhe Sfidat’’ , e dedikuar për studentët nga universitetet publike dhe private në Kosovë. 

2. Qëllimi:  

Kjo garë synon të inkurajojë këndvështrime dhe njohuri të ndryshme mbi barrierat me të cilat përballen qytetarët kur kërkojnë drejtësi, si dhe rëndësinë e një gjyqësori të hapur dhe të përgjegjshëm. Përmes shkrimit të eseve, pjesëmarrësit jo vetëm që do të kontribuojnë në dialogun më të gjerë mbi këto tema jetike, por gjithashtu do të kenë mundësinë të shfaqin punën e tyre për një audiencë më të gjerë.Tri esetë më të mira do të publikohen në uben faqen e Lëvijzes FOL dhe në gjitha platformat e tjera sociale.  

3. Kriteret për aplikim:  

  • Esetë duhet të jenë të fokusuara në temat që lidhen me qasjen në drejtësi; sfidat, rëndësinë e një gjyqësori transparent, raste studimore që nxjerrin në pah iniciativat e suksesshme për rritjen e qasjes në drejtësi; Rekomandime për reformat e politikave për të përmirësuar qasjen në drejtësi; 
  • Esetë duhet të jenë origjinale që nuk janë botuar më parë ose paraqitur për konkurse të tjera; 
  • Esetë duhet te jenë të mirë argumentuara dhe te kenë strukturë të qartë; 
  • Esetë duhet të përfshijnë citimet e duhura për çdo burimi të referuar;  
  • Esetë duhet të shkruhen në fontin Times NewRoman, 12; 
  • Esetë duhet të përmbajnë nga 800 deri 1000 fjalë dhe mund të dorëzohen në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze;  
  • Esetë duhet të dërgohen vetëm në formatin ‘Word’; 
  • Esetë do të vlerësohen bazuar në qartësinë e argumentimit dhe cilësinë e kërkimit, origjinalitetin, lidhjen me temën dhe cilësinë e përgjithshme të shkrimit. 

      4.    Kush ka të drejtë të aplikoj? 

  • Thirrja është e dedikuar për studentë (niveli bachelor dhe master) nga universitetet publike ose private në Kosovë;

Afati për Dorëzim: 

Esetë të dorëzohen deri më datë 10 dhjetor 2024, në emailin: [email protected].  

Bashkangjitur në email duhet të jetë kopja e ID-së së studentit/es. 

Subjekti i emailit: “Gara për Ese – Emri dhe Mbiemri i Aplikantit/es.” 

Tri esetë më të mira do të përzgjidhen nga juria e Lëvizjes FOL, dhe do shpërblehen me:  

Vendi i parë: €150

Vendi i dytë: €100 

Vendi i tretë: €50 

Të gjithë aplikantët që nuk plotësojnë kushtet e thirrjes, do të eliminohen nga gara.

1. Introduction

The FOL Movement and the Center for Advanced Studies (FIT) are implementing the project “Raising Citizens’ Awareness and Trust in the Justice System” supported by the European Union. This three-year project aims to educate and encourage citizens to engage in active civic participation, thereby contributing to the fight against corruption and advancing reforms in justice and public administration. Additionally, it seeks to strengthen the role and capacities of civil society and the media in promoting participatory democracy, good governance, and human rights, ultimately contributing to Kosovo’s European perspective.

As part of the project, the “Access to Justice” campaign, where FOL and FIT will conduct a series of activities—including practical guidelines, video animations, and discussion panels—alongside an Essay Contest dedicated to students in Kosovo.

2. Purpose

This competition aims to encourage diverse perspectives and insights on the barriers citizens face when seeking justice, as well as the importance of an open and accountable judiciary. By writing essays, participants will not only contribute to the broader dialogue on these vital topics but also have the opportunity to showcase their work to a wider audience. The top three essays will be published on the FOL website and shared on all social media platforms.

3. Criteria for Application

  • Essays should focus on topics related to access to justice, including challenges, the importance of a transparent judiciary, case studies that highlight successful initiatives, and recommendations for policy reforms to improve access to justice.
  • Essays must be original and not previously published or submitted for other competitions.
  • Essays should be well-argued and have a clear structure.
  • Proper citations must be included for each referenced source.
  • Essays must be written in Times New Roman font, size 12.
  • Essays should contain between 800 and 1,000 words and can be submitted in Albanian, Serbian, or English.
  • Submissions must be sent only in Word format.
  • Essays will be evaluated based on clarity of argument, quality of research, originality, relevance to the topic, and overall writing quality.

4. Eligibility

  • The call is open to students (bachelor’s and master’s level) from public or private universities in Kosovo.

Deadline for Submission

Essays should be submitted by 10 December, 2024, to the email [email protected]. For students, a copy of the student ID must be attached to the email.

Email Subject: Essay Competition – Applicant’s First and Last Name.

The three best essays will be selected by the FOL Movement jury and will be awarded as follows:

  • First Place: €150
  • Second Place: €100
  • Third Place: €50

All applicants who do not meet the eligibility criteria will be disqualified from the competition.

1. Uvod

Pokret FOL i Centar za napredne studije (FIT) sprovode projekat “Podizanje svesti i poverenja građana u pravosudni sistem” koji podržava Evropska unija. Ovaj trogodišnji projekat ima za cilj da obrazuje i podstakne građane da se uključe u aktivno građansko učešće, čime se doprinosi borbi protiv korupcije i unapređenju reformi u pravosuđu i javnoj upravi. Pored toga, nastoji da ojača ulogu i kapacitete civilnog društva i medija u promovisanju participativne demokratije, dobrog upravljanja i ljudskih prava, što na kraju doprinosi evropskoj perspektivi Kosova.

Kao deo projekta, kampanja „Pristup pravdi“ uključuje niz aktivnosti – uključujući praktične smernice, video animacije i panele za diskusiju – zajedno sa takmičenjem za eseje posvećenim studentima na Kosovu.

2. Svrha

Ovo takmičenje ima za cilj da podstakne različite perspektive i uvide u barijere sa kojima se građani suočavaju kada traže pravdu, kao i na važnost otvorenog i odgovornog pravosuđa. Pisanjem eseja, učesnici ne samo da će doprineti širem dijalogu o ovim vitalnim temama, već će imati i priliku da prikažu svoj rad široj publici. Prva tri eseja biće objavljena na veb stranici FOL-a i podeljena na svim platformama društvenih medija.

3. Kriterijumi za prijavu

  • Eseji treba da se fokusiraju na teme koje se odnose na pristup pravdi, uključujući izazove, važnost transparentnog pravosuđa, studije slučaja koje ističu uspešne inicijative i preporuke za reforme politike za poboljšanje pristupa pravdi.
  • Eseji moraju biti originalni i ne smeju biti prethodno objavljeni ili poslani na druge konkurse.
  • Eseji treba da budu dobro argumentovani i da imaju jasnu strukturu.
  • Odgovarajući citati moraju biti uključeni za svaki referencirani izvor.
  • Eseji moraju biti napisani fontom Times New Roman, veličine 12.
  • Eseji treba da sadrže između 800 i 1.000 reči i mogu se poslati na albanskom, srpskom ili engleskom jeziku.
  • Prijave se moraju slati samo u Word formatu.
  • Eseji će se ocenjivati na osnovu jasnoće argumenta, kvaliteta istraživanja, originalnosti, relevantnosti za temu i ukupnog kvaliteta pisanja.

4. Podobnost

  • Poziv je otvoren za studente (nivo bachelor i master) sa javnih ili privatnih univerziteta na Kosovu.

Rok za podnošenje

Eseji treba dostaviti do 10 decembar 2024, na email [email protected].

Za studente, kopija studentske karte mora biti priložena uz email.

Naslov e-pošte: Konkurs za esej – ime i prezime kandidata.

Tri najbolja eseja odabrati će žiri Pokreta FOL i biće nagrađeni na sledeći način:

  • Prvo mesto: €150
  • Drugo mesto: €100
  • Treće mesto: €50

Svi kandidati koji ne ispunjavaju kriterijume kvalifikovanosti biće diskvalifikovani sa konkursa.

Qeveria po propozon praktika të gabuara ligjvënëse, me të cilat cenon sigurinë juridike

Prishtinë, 7 nëntor 2024 – Qeveria e Republikës së Kosovës përmes dispozitës së nenit 33 të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës sё Kosovës për vitin 2025, i cili i është propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës, po vendos një praktikë të dëmshme juridike dhe ligjvënëse, duke ndërhyrë në Ligjin për Pagat në Sektorin Publik.

Përkatësisht, neni 9 i Ligjit për Pagat në Sektorin Publik ka përcaktuar se vlera monetare e koeficientit të pagave të të punësuarve në sektorin publik të përcaktohet me ligjin vjetor të buxhetit, ndërsa në asnjë rast nuk e ka autorizuar Qeverinë e Republikës së Kosovës që me ligjin vjetor të buxhetit të ndryshoj strukturën e koeficientëve, veçse të përcaktuar në Ligjin për Pagat në Sektorin Publik.

Kjo praktikë e propozuar ka ngjallur shqetësime për mënyrën e ndjekur, pasi nuk respekton në tërësi dispozitat e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, i cili është ligj special (lex specialis) që përcakton në detaje strukturën dhe nivelet e pagave në sektorin publik. Ndryshimi i tij përmes një ligji tjetër special, siç është Ligji vjetor mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës sё  Kosovës, krijon precedent të gabuar në praktikën ligjore dhe ligjvënëse, duke anashkaluar procedurat e zakonshme për ndryshime ligjore në Kuvend.

Ndryshimet në Ligjin për Pagat përmes Ligjit për Buxhetin mund të ngjallin pikëpyetje për koherencën dhe qëndrueshmërinë e sistemit ligjor. Për më tepër, kjo praktikë mund të hapë rrugën për ndryshime të tjera të ligjeve specifike përmes ligjeve të ndryshme në të ardhmen, gjë që mund të përdoret në mënyrë të papërshtatshme.

Ndryshimet në ligje duhet të kryhen përmes procedurave legjislative të parashikuara, duke respektuar parimet e transparencës dhe përfshirjes së akterëve të interesuar. Vetëm kjo garanton që çdo ndryshim të jetë i studiuar mirë, i qëndrueshëm dhe të përputhet me parimet kushtetuese dhe ligjore.

Rrjedhimisht, kërkojmë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës të veprojnë me përgjegjësi dhe të mbrojnë integritetin e sistemit ligjor të Kosovës, duke siguruar që çdo ndryshim ligjor të jetë i miratuar vetëm në përputhje me procedurat dhe parimet kushtetuese dhe ligjore, për të shmangur precedentët e rrezikshëm që mund të dëmtojnë interesat e qytetarëve.