Monitoruesi i Prokurimit: Shkeljet ligjore vazhdojnë

Prishtinë, 7 maj 2012 – Ministritë, Ndërmarrjet Publike (KEK dhe PTK) dhe Komunat e Republikës së Kosovës kanë vazhduar avazin e vjetër të shkeljeve dhe parregullsive ligjore në fushën e prokurimit publik. Përgjatë periudhës tremujore, janar-mars 2012, këto institucione kanë bërë shkelje ligjore në gjithsej 11 tenderë të ndryshëm. Prej tyre 8 janë kthyer në ri-vlerësim nga ana e Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik, 2 janë kthyer në ri-tenderim dhe vetëm në 1 aktivitet prokurimi është marrë vendimi për vazhdim të aktivitetit të prokurimit.

Prej tyre ministritë kanë shkelur dispozitat ligjore të prokurimit publik në gjithsej 4 tenderë të ndryshëm: a) Ministria e Punëve të Brendshme me rastin e tenderit “Furnizim me karburante”; b) Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në aktivitetin e prokurimit “Ndërtimi i Palestrës Sportive në Komunën e Klinës ” Faza e II-të”; c) Ministria për Komunitete dhe Kthim në tenderin “Shërbime hoteliere në ndërtesën e MKK-së”; dhe d) Ministria e Infrastrukturës me rastin e vlerësimit të tenderit “Shërbimet e mirëmbajtjes së seksionit 1 deri në 5 të rrugës nr. 7: Autostrada Morinë-Merdare”. Përveç kësaj, Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik ka shqiptuar edhe një gjobë ndaj Ministrisë së Infrastrukturës në vlerë prej 10,000.00 eurove, si dhe ka revokuar licencën e ushtruesit të drejtorit të kësaj ministrie për ushtrimin e veprimtarisë në fushën e prokurimit publik.

Ndërmarrjet Publike (KEK dhe PTK) kanë bërë shkelje ligjore në katër (4) tenderë të ndryshëm. Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë shkelje ligjore në tre (3) tenderë të ndryshëm: a) shërbime ndihmëse në largimin e djerrinës (sipas nevojës)”; b) “furnizim me kemikale” dhe c) “Furnizim me shirit gome”. Ndërkaq Postë-Telekomi i Kosovës në vetëm një tender: “Benefite për sigurim shëndetësor”. Të katër tenderët e këtyre ndërmarrjeve janë kthyer në ri-vlerësim.

Komunat kanë bërë shkelje ligjore në gjithsej tre tenderë të ndryshëm. Komuna e Prizrenit ka shkelur dispozitat ligjore me rastin e vlerësimit të tenderit “Mirëmbajtja verore dhe dimërore e rrugëve, trotuareve, hapësirave të gjelbëruara publike, shesheve dhe drunjve dekorativë në Prizren dhe mirëmbajtja dimërore e rrugëve nëpër fshatra-zona”; Komuna e Gjilanit me rastin e anulimit të tenderit “Transporti i punëtorëve dhe nxënësve të KK Gjilan, ndarja në 7 Lote” dhe Komuna e Pejës me rastin e vlerësimit të tenderit “Mirëmbajtja e shenjave të komunikacionit ” Lot 1″. Prej këtyre tenderëve dy janë kthyer në ri-vlerësim, ndërkaq vetëm njëri është anuluar nga ana e Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik.

Raportimet e gazetave ditore në fushën e prokurimit publik përbëjnë një rëndësi të jashtëzakonshme në eliminimin e parregullsive ligjore dhe praktikave korruptive në kuadër të kësaj fushe. Përgjatë periudhës tremujore gazetat ditore kanë publikuar gjithsej 69 artikuj të ndryshëm. Prej këtyre 69 artikujve gazetaresk 34 kanë qenë raportime hulumtuese, ndërkaq 35 sosh kanë qenë të publikuara në formën e lajmeve.

Për të parë raportin e plotë, ju lutem klikoni në këtë link: http://levizjafol.org/images/uploads/files/Monitoruesi_i_Prokurimit_IV_-_1.pdf

Galeria e aktivitetit

g66

g65

g64

g63

g62

g61

foto (85)