457 kandidatë për 34 pozita për prokurorë të rinj

Lëvizja FOL përmes kërkesës për qasje në dokumente publike, ka kërkuar nga i është drejtuar Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) listën e kandidatëve që kanë aplikuar në konkursin për rekrutimin e 34 prokurorëve të rinj të shtetit.

Në përgjigjen e marrë, KPK na ka njoftuar se në konkurs kanë aplikuar gjithsej 457 kandidatë, pra rreth 13 kandidatë për çdo pozitë. Prej tyre, 216 janë gra dhe 241 burra. Nga komunitetet joshumicë kanë aplikuar vetëm 7 kandidatë (3 serbë, 3 boshnjakë dhe 1 rom), pra më pak se 2% e totalit.

Konkursi është shpallur më 17 gusht dhe pas një shtyrjeje prej 15 ditësh, ka qenë i hapur deri më 15 shtator 2026.

Megjithatë, lista me emrat e kandidatëve nuk na janë ofruar. Sipas KPK-së, komisioni është ende duke i shqyrtuar aplikacionet dhe lista finale e kandidatëve që i plotësojnë kriteret do të bëhet publike vetëm pas përfundimit të procedurave.

Rekrutimi i prokurorëve është ndër proceset më të rëndësishme për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Qytetarët kanë të drejtë të dinë se kush synon të bëhet prokuror dhe si po zhvillohet përzgjedhja.

Transparenca në çdo fazë, jo vetëm në fund, është garancia më e mirë për një proces meritor dhe besimin e publikut në këtë proces.

FOL do ta përcjellë nga afër këtë proces dhe do të kërkojë publikimin e listës sapo të përfundojë faza e verifikimit.