Reagim: Të ndalohet denigrimi i gjyqtarëve dhe sulmet ndaj gjyqësorit
Prishtinë, 9 dhjetor 2025 – Ne, organizatat e poshtëshënuara, dënojmë ashpër denigrimin e vazhdueshëm që u bëhet gjyqtarëve nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje përmes përfaqësuesit të saj, Alban Krasniqi, në Komisionin Qendror Zgjedhor.
Më 9 nëntor, Krasniqi ka publikuar një status në llogarinë e tij në Facebook, në të cilin fyen dhe denigron gjyqtarët e gjykatave dhe Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) me fjalë poshtëruese. Kjo sjellje ka për qëllim të dëmtojë kredibilitetin e sistemit gjyqësor, të nxisë publikun të përdorë diskurs negativ ndaj gjyqtarëve dhe të krijojë klimë armiqësore ndaj tyre.
Ne kërkojmë nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti që menjëherë të ndalojë sulmet ndaj sistemit gjyqësor dhe pushteteve tjera, siç janë mediat dhe organizatat e shoqërisë civile, sa herë që nuk pajtohet me to.
Ne u rikujtojmë anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, e sidomos atyre që njëkohësisht ushtrojnë funksione publike, se e vetmja formë e kundërshtimit të vendimeve gjyqësore është përmes apelimit të tyre. Një gjë e tillë është e paraparë edhe me Rekomandimin CM/Rec (2010)12 të Këshillit të Europës për gjyqtarët: pavarësinë, efikasitetin dhe përgjegjësitë, sipas të cilit: “Nëse komentohen vendimet e gjyqtarëve, ekzekutivi dhe legjislativi duhet të shmangin kritikën që do të nënvlerësonte pavarësinë apo besimin në gjyqësor. Ata duhet të shmangin gjithashtu veprimet që mund të vënë në pikëpyetje vullnetin e tyre për të zbatuar vendimet e gjyqtarëve, përveç rasteve kur shprehin qëllimin e tyre për të apeluar vendimin.”
Ne konsiderojmë se sistemi gjyqësor është një shtyllë e fuqishme që mbron demokracinë në vend.
- Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)
- Lëvizja FOL
- Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)
- Instituti Musine Kokalari
- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK)
- Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës (RrGGK)
- Flutura Kusari, aktiviste
- Iniciativa për Proges (INPO)
- Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut(YIHR)
- Qendra per Barazi dhe Liri (CEL Kosova)
- KMDLNj
- KIPRED
- SHL-Kosova- Rahovec
- Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS)
- QIKA
- Fourth Wave
- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë
- OMM Gjethi
- Organizata ÇOHU!
- OJQ Pishtarët
- K-W4W
- Qendra per Zhvillimin e Grupeve Shoqerore (CSGD)