Qeveria nuk ka realizuar 65 % të objektivave të parapara për 2015

Prishtinë, 31 Mars 2016 – Lëvizja FOL nxjerrë sot të gjeturat nga monitorimi një vjeçar i Planit të qeverisë për vitin 2015.
Lëvizja FOL përmes projektit “Matësi i së Vërtetës” të filluar në vitin 2015, ka monitoruar objektivat e parapara nga qeveria në planin një vjeçar të saj. Duke konsideruar se është në interes të publikut dhe të qytetarëve që të analizohet puna dhe performanca e qeverisë, Lëvizja FOL ka monitoruar çdo veprim të qeverisë të vendosur në planin e saj një vjeçar.

Një pyetësor i përgatitur nga FOL është dërguar në secilën ministri për të marrë përgjigje për zbatimin e objektivave të parapara nga vetë qeveria. Pothuajse të gjitha ministritë kanë bashkëpunuar me FOL duke kthyer pyetësorët me përgjigje. Të dhënat nga pyetësori janë përmbledhur në një raport vjetor duke vlerësuar punën e secilës ministri ndaras por edhe punën e qeverisë në tërësi. FOL ka monitoruar vetëm sasinë e veprimeve duke shikuar nëse ato janë përmbushur në afatin e paraparë, por jo edhe cilësinë e tyre.

Mbi bazën e të gjeturave, FOL shpreh shqetësimin e saj në lidhje me performancën e dobët qeverisë për vitin 2015. Siç argumentohet nga të dhënat që vetë ministritë i kanë dërguar, qeveria nuk ka përmbushur 65% të objektivave të saj për vitin 2015.

Ky nivel i ulët i performacës duhet të përmirësohet pasi veprimet e parapara për vitin 2015 duhet të barten për vitin 2016 duke e bërë edhe më të vështirë arritjen e premtimeve dhe objektivave që do të ndikonin në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Ju lutem, gjeni më poshtë përmbledhjen e të gjeturave nga monitorimi një vjeçar i punës së qeverisë.

Për më shumë informata:
Matësi i së vërtetës – http://matesi.levizjafol.org

Ballina


Qeveria e Kosovës ka arritur të realizoj 57 Premtime nga 160 sa kanë qenë të parapara në Planin Vjetor të Punës për vitin 2015.
Nga 20 ministri vetëm dy prej tyre nuk kanë kthyer përgjigje në pyetësorët e dërguar nga Lëvizja FOL, ato janë:Ministria e Administratës Publike dhe Ministria e Punëve të Jashtme.

Ministritë me më së shumti premtime të mbajtura janë: Ministria e Financave(8 nga 11 premtime), Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale(6 nga 10 premtime) dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural(6 nga 8 premtime).

Ministritë me më së shumti premtime të thyera janë: Zyra e Kryeministrit, (nga 16 premtime 11 janë të pa realizuara), Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ( nga 10 premtime 9 kanë mbetur të pa realizuara), dhe Ministria e Drejtësisë(nga 9 premtime 7 kanë mbetur të pa realizuara).
Ministritë që nuk kanë përmbushur asnjë premtim janë: Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Infrastrukturës.

Ministria e Drejtësisë – përgjatë vitit 2015 ka planifikuar të realizoj 9 premtime në kuadër të Planit Vjetor të Punës për vitin 2015. Nga monitorimi vjetor i planit del se kjo ministri ka realizuar vetëm 2 premtime. Shprehur në përqindje i bie që ka realizuar vetëm 22% të premtimeve të parapara për vitin2015.

Ministria e Shëndetësisë – Nga 10 premtime të bëra në kuadër të planit vjetor të punës, ka realizuar vetëm 3 dhe kanë mbetura të parealizuara 7 premtime. Shprehur në përqindje i bie që ka realizuar vetëm 30% të Premtimeve.

Ministra e Forcës së Sigurisë së Kosovës – Gjatë vitit 2015 kishte paraparë të realizoj tri premtime, të cilat sipas tyre janë realizuar të gjitha, përkundër faktit se kjo Ministri gjatë vitit 2015 është planifikuar të shndërrohet në Ministri të Mbrojtjes dhe se Forca e Sigurisë së Kosovës të kthehet në Forcat e Armatosura të Kosovës dhe një gjë e tillë ende s’ka ndodhur.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor– Në kuadër të planit një vjeçar të Qeverisë, ka paraparë 6 premtime, por përkundër faktit se ka dërguar sqarime për aktivitetet të cilat ende gjenden në proces del se kjo Ministri s’ka realizuar asnjë premtim gjatë periudhës një vjeçare.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik – nga 8 premtime ka realizuar vetëm 3 nga to, shprehur në përqindje i bie se ka realizuar 37% të premtimeve të bëra.

Ministria e Diasporës – nga 6 premtime të bëra për realizimin e Planit një Vjeçar të Qeverisë, ka realizuar 3 premtime dhe 3 kanë mbetur të pa realizuara. Shprehur në përqindje i bie se ka realizuar 50% të premtimeve të dhëna.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – ka premtuar se do realizoj 5 premtime në kuadër të Planit një Vjeçar të Qeverisë për vitin 2015. Ka realizuar 1 premtim, ndërkaq 4 premtime kanë mbetur të pa mbajtura. Ku në përqindje i bie se ka realizuar vetëm 20 % të premtimeve të dhëna.

Ministria e Integrimit Evropian– nga 6 premtime të parapara ka realizuar vetëm 3 prej tyre, shprehur në përqindje i bie vetëm 50 % të premtimeve janë realizuara.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë – në kuadër të planit një vjeçar ka planifikuar të realizoj 5 Premtime, nga to ka realizuar 1 premtim dhe 4 kanë mbetur të pa realizuara. Shprehur në përqindje i bie se ka realizuar vetëm 20 % të premtimeve.

Ministria për Komunitete dhe Kthim – nga 4 premtime, ka realizuar 1 premtim, Pra kjo ministri ka realizuar 25% të premtimeve të parapara.

Ministria e Punëve të Brendshme – për vitin 2015 ka paraparë të realizoj 11 premtime, por ka realizuar vetëm 4. Shprehur në përqindje i bie që ka realizuar 36 % të premtimeve, ndërkaq 63 % kanë mbetur të pa realizuara.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – nga 7 premtime kjo ministri ka realizuar 5 prej tyre. Shprehur në përqindje i bie se ka realizuar 71% të premtimeve.

Ministria e Infrastrukturës – nga 6 premtime s’ka arritur të realizoj asnjë, andaj na del se ka dështuar 100% në realizimin e premtimeve të parapara për vitin 2015. Edhe pse kanë dërguar sqarime shtesë se asfaltimi i disa rrugëve është ende në proces.

Zyra e Kryeministrit – në Planin vjetor të punës së Qeverisë ka paraparë të realizoj 16 premtime, mirëpo vetëm 5 prej tyre kanë arritur ti realizojnë brenda afatit të përcaktuar. Pra, Kryeministria ka realizuar vetëm 31 % të premtimeve.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale – nga 10 premtime ka arritur të realizoj 6. Shprehur në përqindje i bie se ka realizuar 60% të premtime.

Ministria e Punëve të Jashtme – për vitin 2015 kjo ministri ka pasur 12 premtime, nga të cilat 2 janë realizuar në periudhën janar-shtator. Ndërkaq, për 10 premtimet tjera të parapara me Planin Vjetor të Punës së Qeverisë, ministra në fjalë s’është përgjigjur.

Ministria e Administratës Publike- për 7 premtime te parapara për realizim s’kemi marre përgjigje se a janë realizuar.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë – 1 premtim ka realizuar nga 10 premtime sa ishin paraparë me planin vjetor të punës. Pra ka realizuar vetëm 10% të premtimeve te bëra.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – nga 8 premtime ka realizuar 5 nga to apo 75 % të premtimeve për vitin 2015.

Ministra e Financave – nga 11 premtime ka realizuar 8 nga to, që i bie se është ndër ministritë që ka përmbushur pothuajse të gjitha aktivitetet e parapara me planin vjetor të qeverisë për vitin 2015.