Hulumtim Politikash: Vendimet e Qeverisë nuk luftuan korrupsionin

Lëvizja FOL ka mbajtur sot konferencën për shtyp, në të cilën është publikuar analiza “Ndikimi i Vendimeve të Qeverisë në Luftë Kundër Korrupsionit 2010-2011”.
Hulumtuesi në Lëvizjen FOL, Armend Mazreku, deklaroi se ky hulumtim politikash nxjerrë në pah ndikimin e vendimeve kryesore të qeverisë në luftë kundër korrupsionit që janë miratuar përgjatë viteve 2010 dhe 2011.

“Prej vitit 2008 e deri më tash, prioriteti kryesor i qeverisë Thaçi është thënë të jetë luftimi dhe parandalimi i korrupsionit. Mirëpo, arsyeja që është përsëritur e ripërsëritur kaq shumë është pikërisht se luftimi i korrupsionit s’ka qenë asnjëherë prioritet i kësaj qeverie. Nëse luftimi i korrupsionit do të ishte njëmend prioritet i kësaj qeverie, atëherë niveli i korrupsionit në institucionet publike do të bëhej i pavërejtshëm dhe Kosova nuk do të renditej më si vendi më I korruptuar në Evropë”, tha ai.

Ky hulumtim politikash dëshmon mungesën e seriozitetit të Qeverisë që të nxjerrë vendime të qëndrueshme në fushën e parandalimit dhe luftimit të korrupsionit. Të gjashtë vendimet e analizuara, dy të nxjerra për konsolidimin e kornizës institucionale dhe katër sosh për kompletimin e kornizës ligjore anti-korrupsion, tregojnë mungesën e përgjithshme të ndikimit që do të duhej ato të kishin në uljen e shkallës së korrupsionit në institucionet publike.

Ndër dobësitë kryesore që kanë shoqëruar vendimet e tilla janë:

I. Vendimi pwr Themelimin e Task-Forcws Anti-Korrupsion:

a. mungesa e analizave dhe studimeve paraprake që do të arsyetonin themelimin e
një mekanizmi të tillë në luftë kundër korrupsionit; b. emërtimet e llojllojshme dhe paqartësitë e tjera mbi karakterin e këtij mekanizmi; c. përbërja e përzier e prokurorëve vendorë dhe atyre ndërkombëtarë (moskoordinimi dhe mos-lejimi i prokurorëve vendorë në zgjidhjen e lëndëve që kanë të bëjnë më nivelin e lartë të zyrtarëve publikë); d. korniza e pa definuar e fushëveprimit ligjor dhe funksionimi përbrenda PSRK-së; e. profil i ulët i zyrtarëve të akuzuar për vepra korruptive; si dhe
f. mungesa e transparencës dhe mos-bërja publike e punës së tyre në luftë kundër
korrupsionit.

II. Kompletimi i Stafit tw Agjencisw pwr Administrimin e Pasurisw sw Sekuestruar apo Konfiskuar:

a. mungesa e specializimit në administrimin e pasurive që burojnë kryesisht nga
korrupsioni, krimi i organizuar dhe shpëlarja e parasë;
b. mungesa e ekzekutimit të vendimeve për konfiskim apo sekuestrim të pasurisë; dhe
c. mungesa e komunikimit dhe koordinimit ndërmjet Agjencisë dhe prokurorive,
gjykatave dhe institucioneve tjera relevante.

III. Ndryshimin e Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe Dhuratave të Zyrtarëve të Lartë Publikë

a. mungesa e sanksioneve të ashpra sa i përket mos-deklarimit të pasurisë;
b. mungesa e verifikimit të saktësisë së deklaratave; dhe
c. pamundësia për ta kontrolluar prejardhjen apo origjinën e pasurisë që mund të
jetë fituar me veprime të kundërligjshme.

IV. Miratimi i Ligjit për Mbrojtjen e Informatorëve:

a. mangësia fillestare e këtij ligji ka të bëjë me vetë emërtimin e tij. Në vend që të
quhej Ligji për Mbrojtjen e Zyrtarëve që Raportojnë Korrupsionin, ligji është
emërtuar �Ligji për Mbrojtjen e Informatorëve’. Një emërtim i tillë ndërlidhet me
persona që operojnë në kuadër të shërbimeve inteligjente/sekrete;

b. së dyti, ligji në fjalë nuk përcakton ndonjë institucion apo komision të posaçëm në
të cilin do të mund të raportoheshin praktikat e dyshimta abuzive nga ana e
zyrtarëve institucionalë; dhe

c. së treti, por që është më e rëndësishmja, ligji nuk e qartëson mbrojtjen e
identitetit të informatorit dhe as nuk e penalizon situatën kur një institucion apo
zyrtar përkatës e zbulon anonimitetin e informatorit që denoncon një veprim
abuziv.

V. Ndryshimi i Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike:

a. Ashpërsimi i dispozitave ndëshkimore. Derisa në ligjin e mëparshëm shuma sanksionuese ka qenë prej 3,000.00 – 10,000.00 �, në ligjin e tanishëm është përcaktuar prej 5,000.00 – 50,000.00 �; dhe
b. Një dispozitë tjetër e rëndësishme sanksionuese është edhe ajo për mos-raportim të financave brenda afatit të përcaktuar me ligj. Nëse një subjekt politik nuk e paraqet raportin vjetor financiar (…) humb të drejtën për të përfituar nga fondi në vitin e ardhshëm” (neni 21, paragrafi 2).

VI. Ndryshimi i Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit:

� zvogëlimi i përqindjes së aksioneve (nga 20 % në 5 %) që një zyrtar publik mund
të posedojë; dhe
� ashpërsimi i sanksioneve në rastet kur zyrtarët publikë gjenden në konflikt
interesi (shkarkimi nga funksioni publik dhe/ose gjoba prej 500.00 � deri në 2500.00 �).