Qeveria e Kosovës duhet t`a përmirësoj konsultimin dhe angazhimin e palëve të interesuara në procesin e negociatave në bashkim evropian

Prishtinë, 14 nëntor 2023 – Lëvizja FOL sot ka publikuar raportin “Si mund të përmirësojë Kosova konsultimin dhe angazhimin e palëve të interesuara në procesin e negociatave për anëtarësim në BE?”, raport i cili thellohet në përvojat e vendeve të rajonit në lidhje me rolin e shoqërisë civile, sektorin privat/odat ekonomike, akademinë, dhe palëve të tjera të interesuara në proceset e negociatave për anëtarësim në BE.

Raporti vë në qendër të vëmendjes rastin e Sllovenisë, Kroacisë, Bullgarisë dhe Rumanisë, vende që i’u nënshtruan integrimit gjatë një periudhe 10-vjeçare dhe gjithashtu shqyrton kontributet e OSHC-ve në politikëbërje pas anëtarësimit të vendeve të tyre në BE dhe

Burbuqe Kastrati nga Lëvizja FOL, e cila prezantoj gjetjet e këtij raporti, shtjelloj procesin e deritanishëm të anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian (BE), duke filluar prej paraqitjes së kërkesës për anëtarësim në dhjetor të vitit 2021 , shtatë vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) ndërmjet Kosovës dhe BE-së në vitin 2015.

Kastrati shpjegoj rastet e vendeve të rajonit të Ballkanit, tashmë anëtarë të Bashkimit Europian, konkretisht rastin e Sllovenisë. Sipas saj, një nga faktorët që dha një kontribut të rëndësishëm në suksesin e Sllovenisë në procesin e integrimit evropian ishte sektori i gjallë i shoqërisë civile, i nxitur nga një kulturë e bashkëpunimit me institucionet publike. Gjithashtu, ajo tha se Komisioni Evropian gjithashtu nënvizoi rolin kryesor të OJQ-ve, që veprojnë si agjentë të shoqërisë civile, në informimin dhe përmirësimin e të kuptuarit të institucioneve, politikave dhe vlerave të BE-së në mesin e popullatës së përgjithshme në Slloveni. Gjatë procesit të anëtarësimit, Zyra e Komunikimit të Qeverisë Sllovene bashkëpunoi gjerësisht me OJQ të shumta për të shpërndarë informacione rreth institucioneve evropiane.

Kastrati gjithashtu shtjelloj edhe procesin e pranimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në vitin 2020, e cila mori një qasje nga lart-poshtë. “Qeveritë negociuan me BE-në, duke miratuar legjislacionin përmes parlamentit përmes pazareve shpesh të ndërlikuara për të akomoduar interesa të ndryshme politike. Ky manovrim legjislativ lejoi pak hapësirë për liri veprimi politik. Shoqëria civile luajti një rol të konsiderueshëm, të profesionalizuara, të financuara nga burime perëndimore dhe të integruara në rrjetet transnacionale”, tha Kastrati.

Në fund Kastrati shpjegoj edhe rastin e Kosovës, ku tha se përfshirja e organizatave të shoqërisë civile dhe akterëve të tjerë në punën e strukturave të stabilizim-asociimit ka qenë e kufizuar dhe jo efektive. “Shpesh qeveria e Kosovës tenton të organizojë mbledhjet e strukturave të stabilizim-asociimit pa konsultime paraprake me shoqërinë civile dhe palët e tjera të interesuara për materialet e takimeve. Kur organizohen takime konsultimi me shoqërinë civile dhe akterë të tjerë, shpesh ato bëhen afër datës së takimeve të strukturave të stabilizimit asociimit dhe lënë pak hapësirë për ndryshime në agjendë. Veçanërisht shqetësuese është mungesa e përfshirjes. së akterëve të tjerë, përveç organizatave të shoqërisë civile, veçanërisht sektorit privat”, tha Kastrati.

“Qeveria e Kosovës duhet t`i njoh organizatat e shoqërisë civile si partnerë aktivë në proceset vendimmarrëse në kuadër të Strukturave të Stabilizim Asociimit. Kjo kërkon jo vetëm konsultim, por edhe

përfshirje të vërtetë, duke përkthyer kontributin e shoqërisë civile në rezultate të prekshme të politikave”, përfundoj Kastrati.

Raporti i publikuar i Lëvizjes FOL në fund ofron edhe disa rekomandime për Qeverinë, të cila janë:

1. Qeveria e Kosovës duhet të përgatisë një raport vlerësimi për përfshirjen e shoqërisë civile dhe palëve të tjera të interesuara në punën e strukturave të stabilizim-asociimit, në përputhje me Rregulloren QRK-Nr.13/2016.

2. Prioritizimi i fushatave të ndërgjegjësimit publik që komunikojnë përfitimet, sfidat dhe implikimet e integrimit evropian, duke larguar keqkuptimet dhe duke nxitur mbështetjen. Kjo është një fushë me të cilën shoqëria civile dhe qeveria e Kosovës kanë bashkëpunuar në mënyrë efektive në të kaluarën.

3. Qeveria duhet të rrisë konsultimet me sektorin privat në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe të njohë rolin integral të sektorit privat, duke pasur parasysh fokusin ekonomik të Marrëveshjes së Stabilizim -Asociimit. Angazhimi i Odave të Ekonomisë dhe Tregtisë, së bashku me shoqatat specifike të sektorëve, në proceset e konsultimit dhe vendimmarrjes në lidhje me integrimin ekonomik.

4. Krijimi i praktikave transparente në lidhje me ndarjen e materialeve dhe agjendave të takimeve me organizatat e shoqërisë civile dhe palët e interesuara përpara takimeve zyrtare.

5. Përafrimi i Strategjisë së Qeverisë për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2019-2023 me objektivat e anëtarësimit në BE.

6. Pranimi se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE) është dinamik dhe mund të kërkojë ndryshime në strategji.

7. Krijimi i një platforme të bazuar në ueb, e dedikuar për të ndjekur progresin e plotë të nismave të BE-së me implikime të mundshme biznesi.

Publikimi i këtij raporti është bërë i mundur me mbështetjen e Mbretërisë së Holandës, përmes Ambasadës së Holandës në Kosovë.

Si mund të përmirësojë Kosova konsultimin dhe angazhimin e palëve të interesuara në procesin e negociatave për anëtarësim në BE? Download

IKD&FOL: Disa parregullsi dëmtuan integritetin e zgjedhjes së rektorit në Universitetin e Gjilanit

Ndërtimi i një ekosistemi digjital të sigurt dhe të qëndrueshëm: Adresimi i sfidave kryesore të sigurisë kibernetike në Kosovë

Reformat e administratës publike në gjendjen e stagnimit

REFORMAT E ADMINISTRATËS PUBLIKE NË GJENDJEN E STAGNIMIT

Zbatimi i Planit Vjetor të Punës së Qeverisë së Kosovës për periudhën janar-shtator 2020

Kur ligjet bëhen komplekse

Transparenca Komunale

Lëvizja FOL sot ka mbajtur diskutimin online me ç’rast ka publikuar raportin “Transparenca Komunale”.

Pagesat e vendimeve gjyqësore nga komunat

Rritet numri i publikimeve të aktgjykimeve gjatë muajit nëntor

Prishtinë, 23 dhjetor 2019 – Lëvizja FOL dhe BIRN Kosova prezantojnë sot të dhënat nga monitorimi i publikimit të aktgjykimeve në të gjitha Gjykatat e Kosovës.  Përmes infografikave në vazhdim ju mund të shihni publikimin e të gjitha aktgjykimeve nga të gjitha gjykatat e Kosovës për muajin tetor 2019.

Publikimi i aktgjykimeve nga të gjitha gjykatat e Kosovës – nëntor 2019.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sqarim: Monitorimi i publikimit të aktgjykimeve për periudhën 1 nëntor – 30 nëntor 2019 është bërë për të gjitha gjykatat e Kosovës. Fokus kanë qenë departamentet penale, civile, ekonomike dhe administrative. Po ashtu, ky monitorim ka përcjellur publikimin e aktgjykimeve sipas gjyqtarëve të gjykatave dhe departamenteve. Kryetari i Gjykatës Supreme, Apelit, Kryetarët e Gjykatave Themelore, si dhe gjyqtarët e Divizionit për Kundërvajtje nuk janë përfshirë në këtë monitorim.

Gjatë monitorimit të aktgjykimeve të publikuara në ueb-faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për periudhën e lartpërmendur, është vërejtur se në total janë të publikuara 1835 aktgjykime, që i bie të jenë 28 aktgjykime më shumë se ato që FOL dhe BIRN kanë shënuar në bazën e të dhënave.

Ky dallim vie si rrjedhojë e publikimit të aktvendimeve në veçanti nga Dhoma e Posaçme dhe Kolegji i Apelit. Gjatë muajit nëntor, është vërejtur se gjykatat kanë publikuar aktgjykime për gjyqtarët të cilët janë avancuar në pozita më të larta, kanë kaluar në departamentin e kundërvajtjes, kanë dalë në pension apo janë suspenduar. Kjo është arsyeja pse ka dallime në numrin e gjyqtarëve në gjykata dhe numrin e gjyqtarëve që kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit nëntor.

*Mohim i përgjegjësisë: Ky monitorim është mundësuar me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Bashkëpunim Ndërkombëtar (USAID). Përmbajta e këtij artikulli është përgjegjësi vetëm e Lëvizjes FOL dhe BIRN Kosova dhe jo domosdoshmërisht reflekton këndvështrimet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Bashkëpunim Ndërkombëtar apo Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

 

Realizimi i Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën janar-qershor 2018

Komunat dhe Roli i tyre ne punësimin e të rinjve

Prishtinë, 18 Tetor 2017 – Lëvizja FOL ka publikuar raportin “Komunat dhe Roli i tyre ne punësimin e të rinjve”.  Ky Raport ka për qëllim t’ia përkujtojë publikut të përgjithshëm se komunat kanë një rol direkt në zhvillimin e ekonomisë dhe në krijimin e vendeve të punës përmes zgjedhjes së politikave dhe strategjive lokale që janë brenda kompetencave ligjore të komunave.

Komunat dhe Roli i tyre ne punësimin e të rinjve Download

Raporti i monitorimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme qendrore

Prishtinë, 13 Tetor 2017 – Lëvizja FOL, si pjesë e koalicionit Demokracia në Veprim, ka publikuar raportin e monitorimit të mediave gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohshme qendrore. Raportin e detajizuar mund të e gjeni këtu: Raporti i monitorimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet qendrore.

Raporti i monitorimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme qendrore Download

Matja e Sundimi të Ligjit në Administratë Publike në Komunat e Kosovës

Matja e Sundimi të Ligjit në Administratë Publike në Komunat e Kosovës

Prishtinë, 24 maj 2016 – Lëvizja FOL si partner implementues i pilot projektit për majten e sundimit të ligjit në Administratën publike, publikoi raportin “Matja e Sundimit të Ligjit në Administratën Publike në Komunat e Kosovës”, projekt ky i mbeshtetur nga Folke Bernadotte Academy, UNDP dhe misionin e OSBE-së në Kosovë.

Matja e Sundimi të Ligjit në Administratë Publike në Komunat e Kosovës Download