“FOL Hapur” më përfaqësues të bizneseve në Komunën Gjilanit

Prishtinë, 22 qershor 2023 – Lëvizja FOL ka mbajtur sot diskutimin “FOL Hapur” me përfaqësues të bizneseve në Komunën e Gjilanit.
Gjatë këtij takimi u diskutua në lidhje me sfidat e bizneseve në implementimin e dispozitave të Ligjit të Punës, si dhe të dispozitave të Ligjit për Mbrojtjen Sinjalizuesve.
Ky aktivitet është realizuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të Projektit “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të punës për grupet e cënueshme në tregun e punës”. Përmbajtja e këtij aktiviteti është përgjegjësi e vetme e
Lëvizjes FOL dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian’, Advocacy Training and Resource Center – ATRC ose BIRN Kosova.

Lëvizja FOL mban webinar mbi Sigurinë Kibernetike në Kosovë

Prishtinë, 22 qershor 2023 – Lëvizja FOL me mbështetjen e Internews dhe USAID, ka mbajtur sot webinar, ku temë diskutimi ishte trajtimi i çështjeve kritike të lirisë së internetit të sigurisë kibernetike në Kosovë.
Gjatë ëebinarit, u diskutua për dobësitë në infrastrukturën dixhitale të vendit tonë, të cilat paraqesin kërcënime të rëndësishme për sigurinë dhe privatësinë e qytetarëve tanë, bizneseve dhe institucioneve qeveritare. Përgjatë këtij webinari, diskutuam hulumtimin tonë, me fokus në identifikimin dhe zbutjen e këtyre dobësive dixhitale për të siguruar një mjedis dixhital më të sigurt dhe më të sigurt për të gjithë.

Panelistët në këtë webinar Shpend Lutfiu, AKREP, Lejla Leci, OJQ LAPS, Fleta Cetaj, QKSGJ, Jon Limaj, QKSS ndanë ekspertizën dhe njohuritë e tyre, duke ndihmuar në nxitjen e një dialogu konstruktiv dhe gjenerimin e vetëdijes për rëndësinë e sigurisë kibernetike në Kosovë.

Ne gjithashtu dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë për OJQ LAPS për inputet mbi rëndësinë e edukimit në këtë fushë, Qendrën Kosovare të Studimeve Gjinore për inputet e sensivitetit gjinor, Qendrën Kosovare të Studimeve të Sigurisë si dhe AKREP për kontributin dhe mbështetjen e tyre të paçmuar në realizimin e këtij webinari.

FOL do të vazhdoj të punojë për të promovuar një një të ardhme dixhitale më të sigurt në Kosovë. Duke qëndruar të informuar, duke marrë masat e nevojshme paraprake dhe duke mbrojtur masa të forta të sigurisë kibernetike, ne mund të mbrojmë peizazhin tonë në internet dhe të mbrojmë interesat e qytetarëve tanë.

Punëtoria për evidentimin e sfidave në implementimin e dispozitave të Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve në sektorin privat

Prishtinë, 21 qershor 2023 – Lëvizja FOL ka mbajtur sot punëtorinë për sfidat e implemtentimit të Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve në sektorin privat, ku u diskutua në lidhje me zbraztitë ligjore, sfidat në implementimin e ligjit, mbrojtjen e sinjalizuesve, mungesën e vetëdijës së bizneseve për kërkesat ligjore, e çështje të tjera të ngjajshme.
Pjesëmarrës në këtë diskutim ishin përfaqësues të Aleancës së Bizneseve të Kosovës, të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), përfaqësues te Qendrës për Politika dhe Avokim (QPA), si dhe përfaqësues të Qendrës për Studime të Avancuara (FIT).
Ky aktivitet është realizuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të Projektit “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të punës për grupet e cënueshme në tregun e punës”. Përmbajtja e këtij aktiviteti është përgjegjësi e vetme e Lëvizjes FOL dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian’, Advocacy Training and Resource Center – ATRC ose BIRN Kosova.

“FOL Hapur” më përfaqësues të bizneseve në Komunën e Mitrovicës dhe të Vushtrisë

Prishtinë 20 qershor 2023 – Lëvizja FOL ka mbajtur sot diskutimin “FOL Hapur” me përfaqësues të bizneseve në Komunën e Mitrovicës dhe të Vushtrrisë.
Gjatë këtij takimi u diskutua në lidhje me sfidat e bizneseve në implementimin e dispozitave të Ligjit të Punës, si dhe të dispozitave të Ligjit për Mbrojtjen Sinjalizuesve.
Ky aktivitet është realizuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të Projektit “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të punës për grupet e cënueshme në tregun e punës”.

Përmbajtja e këtij aktiviteti është përgjegjësi e vetme e Lëvizjes FOL dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian’, Advocacy Training and Resource Center – ATRC ose BIRN Kosova.

“FOL Hapur” për sfidat në implementimin e Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve në sektorin publik dhe atë privat

Prishtinë, 19 qershor 2023 – Lëvizja FOL ka mbajtur sot diskutimin “FOL Hapur” për sfidat e implemtentimit të Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve në sektorin publik dhe atë privat.
Të ftuar në këtë diskutim ishin: Drejtori i Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit/ Agencija za Sprečavanje Korupcije, z. Yll Buleshkaj, si dhe Drejtori i Kosova Democratic Institute / Transparency International, z. Ismet Kryeziu.
Ky aktivitet është realizuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të Projektit “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të punës për grupet e cënueshme në tregun e punës”. Përmbajtja e këtij aktiviteti është përgjegjësi e vetme e Lëvizjes FOL dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian’, Advocacy Training and Resource Center – ATRC ose BIRN Kosova.
Ky ishte aktiviteti i parë që u mbajt në kuadër të javës për promovimin e sinjalizimit si mjet për luftimin e korrupsionit, javë kjo në të cilën FOL do ta organizoj aktivitete të ndryshme deri më datë 23 kur edhe është Dita Ndërkombëtare e Sinjalizueseve.

Reagim i Lëvizjes FOL ndaj zhvillimeve aktuale në Kosovë

Prishtinë, 16 qershor 2023 – Lëvizja FOL shpreh shqetësimin e thellë lidhur me zhvillimet aktuale në veri të Kosovës, dhe potencialin në rritje për konflikt dhe dhunë në atë pjesë të vendit.
FOL i bën thirrje Bashkimit Evropian si dhe NATO-s e KFOR-it që të lehtësojnë kthimin e shpejtë të policëve në Kosovë.

Tensionet e shtuara dhe dhuna në veri të Kosovës rrezikojnë të krijojnë kushte që e bëjnë gjithnjë e më të vështirë rivendosjen e normalitetit dhe rrezikojnë progresin e arritur në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike.

Nuk arrijmë të shohim racionalitet në qasjen aktuale të qeverisë së Kosovës ndaj situatës në veri të vendit; në vend të kësaj ne po shohim arrogancë dhe ngurtësi. I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe Kryeministrit Kurti që t’i dëgjojnë thirrjet e Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe të bashkëpunojë për ç’tensionimin e situatës në veri. Është në interesin më të mirë të Kosovës që t’i japë fund tensioneve aktuale dhe procesi i dialogut të rifilloj.

Për më tepër, jemi thellësisht të shqetësuar nga gjuha që po përdoret, sidomos në platformat e mediave sociale, dhe sulmet kundër atyre që kanë mendime të ndryshme nga qeveria për zhvillimet e fundit. Dënojmë çdo përpjekje për të pezulluar normat demokratike në vendin tonë. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe shumica e saj në Kuvendin e Republikës së Kosovës kanë përgjegjësinë për të krijuar konsensus, për të ofruar informacion të saktë për publikun për situatën dhe për të denoncuar çdo fushatë linçuese ndaj qytetarëve.

Vizitë studimore në Mal të Zi për Planet e Integritetit

Podgorice, 7 qershor – Lëvizja FOL, me mbështetjen e UNDP Kosova dhe në bashkëpunim me Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit në Kosovë, ka organizuar vizitën studimore në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit në Mal të Zi.

Përfaqësuesit nga Agjencia për parandalimin e Korrupsionit në Kosovë të udhëhequr nga drejtori Yll Buleshkaj, drejtorja e Lëvizjes FOL Mexhide Demolli-Nimani dhe Rrezarta Reka përfaqësuese nga Projekti SAEK III UNDP Kosova u pritën në takim nga drejtorja e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit në Mal të Zi, Jelena Perovic dhe kryetarin e Këshillit të Agjencisë, Momcilo Radulovic.

Qëllimi i kësaj vizite ishte analizimi dhe njohja nga afër me mekanizmat raportues dhe monitorues të planeve të integritetit, të cilat në ligjin e ri janë paraparë si dokumente që kanë qëllim të identifikojnë proceset e ndjeshme ndaj sjelljeve dhe veprimeve që mund të jenë korruptive, si dhe shkëmbimi i përvojave dhe praktikave institucionale në fushën e parandalimit dhe luftimit të korrupsionit.

FOL në bashkëpunim me Akademia e Drejtësisë organizuam trajnimin tre-ditor për trajnerë të Akademisë së Drejtësisë në Pragë

Pragë, 1 qershor 2023 – Lëvizja FOL me mbështetjen e projektit Lufta Efektive Kundër Korrupsionit (Effective Combat Against Corruption – ECAC), të implementuar nga @IFES dhe The CEELI Institute dhe në bashkëpunim me Akademia e Drejtësisë organizuam trajnimin tre-ditor për trajnerë të Akademisë së Drejtësisë.

Në këtë trajnim, pjesëmarrës ishin pesë gjyqtarë nga Kosova, të cilët janë trajnerë në Akademinë e Drejtësisë.

Trajnerët nga Federal Judicial Center nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës trajnimin e fokusuan në përditësimin e kurikulës dhe në përmirësimin e aftësive trajnuese dhe adresimin e nevojave specifike të sistemit gjyqësor të Kosovës.

Trajnimi u zhvillua në zyrat e The CEELI Institute në Pragë.

FOL Hapur me përfaqësues të bizneseve në Komunën e Gjakovës.

Gjakovë, 31 maj 2023 – Lëvizja FOL ka mbajtur sot diskutimin “FOL Hapur” me përfaqësues të bizneseve në Komunën e Gjakovës.
Gjatë këtij takimi u diskutua në lidhje me sfidat e bizneseve në implementimin e dispozitave të Ligjit të Punës, si dhe të dispozitave të Ligjit për Mbrojtjen Sinjalizuesve.
Ky aktivitet është realizuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të Projektit “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të punës për grupet e cënueshme në tregun e punës”.

Përmbajtja e këtij aktiviteti është përgjegjësi e vetme e Lëvizjes FOL dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian’, Advocacy Training and Resource Center – ATRC ose BIRN Kosova.

Gjykatat e Kosovës me 2475 vendime gjyqësore të publikuara për muajin prill 2023

Prishtinë, 24 maj 2023 – Lëvizja FOL vazhdon të bëjë monitorimin e aktgjykimeve dhe aktvendimeve të publikuara në ueb faqen zyrtare të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Të gjitha këto vendime të publikuara nga Gjykatat e Kosovës gjatë kësaj periudhe janë monitoruar një nga një sa i përket përmbushjes së kërkesave që përcaktohen me aktet nënligjore në fuqi.

Gjatë muajit prill gjykatat kanë publikuar 2475 vendime gjyqësore në ueb-faqen zyrtare të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Numrin më të madh të vendimeve i ka publikuar Gjykata Themelore e Prishtinës, përkatësisht 549 vendime gjyqësore, për t’u pasuar nga Gjykata e Apelit me 455 vendime të publikuara gjatë kësaj periudhe.

Të dhënat e detajuara në lidhje me publikimin e vendimeve nga secila gjykatë në veçanti, duke përfshirë degët dhe depratamentet e tyre, mund t’i shihni në grafikonët e mëposhtëm.

Projektligji i ri për zgjedhjet e përgjithshme cenon integritetin zgjedhor

Prishtinë, 23 maj 2023 – Muajin e kaluar, Komisioni ad-hoc për Reformë Zgjedhore përmbylli punën e tij njëvjeçare, që rezultoi me një draft të ri të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, i cili është miratuar në parim. Ky projektligj reflekton një konsensus të plotë mes subjekteve politike parlamentare, të cilat kanë treguar dakordësi edhe për shqyrtimin e përshpejtuar të tij.
Edhe pse pritjet ishin që Komisioni të trajtonte reformën zgjedhore në mënyrë më përmbajtësore, pra në përputhje me vetë emrin e tij, projektligji që do t’i prezantohet Kuvendit ka adresuar vetëm çështje të natyrës teknike që lidhen me administrimin e zgjedhjeve, e të cilat ishin kërkuar vazhdimisht nga misionet e BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve. Shumë elemente, që janë në interes të garantimit të përfaqësimit sa më të drejtë dhe avancimit të demokracisë janë lënë anash, përkundër nevojës dhe rëndësisë që ato kanë. Në fakt, kjo “reformë”, përtej ndryshimeve kozmetike, i ka shërbyer shumë më tepër akomodimit të interesave të ngushta të subjekteve politike, veçanërisht lidhur integritetin e procesit zgjedhor – ku është shënuar regres serioz.
Kështu, subjektet politike janë pajtuar që me këtë projektligj t’a ulin standardin për përshtatshmërinë juridike të kandidatëve, që në praktikë ua mundëson kandidimin edhe atyre që janë të dënuar me kusht apo me gjobë për vepra penale. Ndalesa për të qenë kandidat në lista zgjedhore do të vlejë vetëm ndaj personave të dënuar me burgim efektiv prej së paku një viti apo atyre me dënime plotësuese. Duke qenë se sistemi ynë i drejtësisë shquhet për politikë të ulët ndëshkimore – ku vetëm gjatë dy viteve të fundit 2/3 e veprave penale për korrupsion kanë përfunduar me dënim me kusht apo me gjobë – projektligji i ri i hapë rrugë kandidimit, rrjedhimisht zgjedhjes së personave që kanë probleme me ligjin.
KDI rekomandon që kandidimi t’u mohohet të gjithë personave të dënuar me vendim të formës së prerë, pavarësisht llojit dhe lartësisë së dënimit, për veprat e rënda penale të përcaktuara sipas nenit 22 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës – ku mes tjerash, përpos veprave të dënueshme me mbi 10 vite burgim, përfshihen edhe veprat penale të korrupsionit, veprat e cenimit të të drejtave zgjedhore dhe kundër integritetit të zgjedhjeve, krimin e organizuar.
Me projektligjin e ri është ndryshuar edhe votimi preferencial, nga pesë kandidatë – sa ka qenë deri më tani, në 10 – sa ka qenë në zgjedhjet e vitit 2007. Bazuar në përvojën tonë në vëzhgimin e zgjedhjeve dhe edukimin e votuesve, dhënia e mundësisë për votuesit që të votojnë deri në 10 kandidatë nuk kontribuon në përfaqësim më të mirë apo më kualitativ në Kuvend. Për më keq, rritja e votës preferenciale ka ndikim negativ edhe në administrimin e zgjedhjeve. Përveç dyfishimit të kohës që duhet për numërimin e këtyre votave, rritet potenciali i manipulimit të vullnetit qytetar nga ana e komisionerëve, posaçërisht në rastet kur votuesit potencialisht do të shënjojnë më pak se 10 kandidatë.
Duke analizuar trendet e deritanishme të votimit, del se votuesit zakonisht nuk votojnë as pesë kandidatë, sa ua mundëson sistemi aktualisht. Në tri palë zgjedhjet e fundit parlamentare (2021, 2019 dhe 2017) votuesit kanë votuar mesatarisht katër kandidatë. Kurse, edhe në vet zgjedhjet e vitit 2007 kur kemi pasur votim preferencial deri në 10 kandidatë, mesatarja e kandidatëve të votuar është vetëm 5.3 sosh. Prandaj, KDI rekomandon që vota preferenciale duhet të kufizohet në tre kandidatë, duke kontribuar në një garë më konkurruese mes kandidatëve dhe duke siguruar të ruhet kuota gjinore prej 30%.
Çështja e tretë problematike që është futur në projektligjin e ri për zgjedhjet është mundësia e shkarkimit të kryesuesit apo anëtarëve të KQZ-së me propozim të 2/3 e përbërjes së KQZ-së, për rastet e shkeljeve të integritetit apo statusit të KQZ-së, që deri më tani ka qenë në diskrecion të plotë të Presidentit. Ndryshimet e propozuara, përveç se nuk adresojnë problematikën e paqartësisë mbi rrethanat e shkarkimit, në fakt mundësojnë cenim edhe më të rëndë të pavarësisë dhe integritetit të KQZ-së. Ndryshimet në fakt mundësojnë politizimin e përfundimit të mandateve të kryesuesit apo anëtarëve të KQZ-së, duke minuar besimin e publikut në këtë institucion. KDI vlerëson që KQZ-ja nuk duhet të ketë mundësi të propozojë shkarkimin e anëtarëve apo kryesuesit lidhur me shkeljet e pretenduara të statusit apo integritetit të KQZ-së. Kurse, projektligji i ri duhet të parashohë qartazi rrethanat, veprimet apo mosveprimet, të cilat mund të përbëjnë shkelje të integritetit apo statusit të KQZ-së – që mund të përdoren si bazë për përfundimin e parakohshëm të mandatit të anëtarëve të KQZ-së.
Përveç reagimit mbi këto tre probleme më akute që prekin integritetin e zgjedhjeve, KDI dhe Demokracia në Veprim gjatë ditëve në vijim do të paraqesin dhe elaborojnë elemente tjera të sistemit zgjedhor të cilat fatkeqësisht nuk janë marrë fare në konsideratë nga komisioni ad-hoc për reformën zgjedhore.

#ZgjedhjeMeIntegritet
#DemokraciaNeVeprim #FOL #D4D #CPT #NenaTereze #SyriiVizionit #KDI

Lëvizja FOL ka mbajtur mbledhjen e radhës së Kuvendit të Anëtarëve

Prishtinë, 19 maj 2023 – Me ftesë të Kryesuesit të Kuvendit FOL ka mbajtur mbledhjen e rregullt vjetore të saj.
Gajtë këtij takimi është bërë miratimi i Raportit Financiar dhe i Punës për vitin 2022.

Kuvendi kishte diskutuar dhe çështje të tjera rreth punës dhe aktiviteteve të FOL, u dhan rekomandime nga anëtarët e kuvendit si dhe përgëzuan FOL-in për punën që po bënë.

Numri i anëtarëve të Kuvendit të Lëvizjes FOL arrin në 17, ndërkaq në këtë mbledhje prezent ishin 9 prej tyre.

Lëvizja FOL, falenderon të gjithë anëtarët e Kuvendit të organizatës për kontributin e dhënë për arritjen e objektivave të organizatës.

Shkalla e parë e sistemit gjyqësor të Kosovës zgjidh vetëm 31 % të lëndëve të korrupsionit për vitin 2022

Prishtinë, 12 Maj – Lëvizja FOL me mbështetjen e Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Lëvizja FOL publikoi sot raportin “Performanca e Sistemit Prokurorial dhe Gjyqësor në Zgjidhjen e Lëndëve të Korrupsionit gjatë vitit 2022”, i cili adreson çështjen e performancës së këtyre dy sektorëve në zgjidhjen e lëndëve të korrupsionit gjatë periudhës janar – dhjetor 2022, si dhe shtjellon nivelin e ngarkesës së punës së këtyre institucioneve në zgjidhjen e këtyre lëndëve.

Albana Hasani, hulumtuese e lartë në Lëvizjen FOL tha se raporti është bazuar në të dhënat statistikore zyrtare të pranuara nga Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës për vitin 2022, ndërsa për matjen e performancës së këtyre institucioneve mbi bazën e këtyre statistikave zyrtare, Lëvizja FOL ka përdorur metodologjinë e Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ).

“Duhet të bëhet e çartë se raporti nuk përfshinë cilësinë e lëndëve, apo cilësinë e punës së prokurorive dhe gjykatave, por ajo shtrihet vetëm në matjen kuantitative të tyre”, tha ajo.

Gjetjet kryesore të raportit për sistemin prokurorial:
• Shkalla e parë e sistemit prokurorial të Kosovës gjatë vitit 2022 ka pasur në punë gjithsej 953 lëndë të korrupsionit, numër ky që në raport me vitin 2021 (ku në punë ishin 802 lëndë) ishte rritur për 19 %. Prej këtyre lëndëve të korrupsionit në punë, 393 lëndë (apo 41 % e lëndëve në punë) kanë qenë të bartura nga vitet paraprake, ndërsa 560 lëndë (apo 59% e lëndëve në punë) kanë qenë lëndë të reja të krijuara gjatë vitit 2022.

• Nga 953 lëndët e korrupsionit në punë, shkalla e parë e sistemit prokurorial ka arritur të zgjidh vetëm 430 lëndë, apo vetëm 45 % të të gjitha lëndëve që i ka pasur në punë gjatë vitit 2022. Ndërsa pjesa tjetër prej 523 lëndëve, apo 55 % të tyre, kanë mbetur të pazgjidhura dhe janë bartur për vitin 2023.

• Këto shifra, pra, tregojnë së shkalla e parë e sistemit prokurorial ka arritur të zgjidh më pak lëndë të korrupsionit se sa në vitin 2021, ku këto institucione kishin zgjidhur 51 % të lëndëve të korrupsionit që i kanë pasur në punë.

• Prokuroria Speciale dhe shtatë prokurorit themelore gjatë vitit 2022 kanë ngritur aktakuza për 263 persona për kryerjen e veprave penale të korrupsionit. Ky numër i aktakuzave për persona kishte pësuar rënie në krahasim me vitin 2021, ku 335 persona ishin akuzuar për veprat penale të korrupsionit.
• Norma mesatare e zgjidhjes së lëndëve të korrupsionit në shkallën e parë të sistemit prokurorial gjatë kësaj periudhe ka rezultuar të jetë 77 %, pra dukshëm më e ulët se në vitin 2021, kur kjo normë ishte 84%.

• Norma mesatare e qarkullimit të lëndëve të korrupsionit në shkallën e parë të sistemit prokurorial ka rezultuar të jetë 0.82, që është gjithashtu normë dukshëm më e vogël se në vitin 2021, ku kjo normë ishte 1.04.

• Nga pasqyra e përgjithshme e statistikave të pranuara nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, shihet se prokuroria që ka arritur rezultatet më të mira në zgjidhjen e lëndëve të korrupsionit (pra gjithmonë në aspekt kuantitativ) është PROKURORIA THEMELORE E GJILANIT. Nga 83 lëndë të korrupsionit sa ka pasur në punë kjo prokurori, ka arritur të zgjidh 68 lëndë, apo 82% të të gjitha lëndëve që i ka pasur në punë. Me këto shifra, kjo prokurori ka arritur normën më të lartë të zgjidhjes së lëndëve, normën më të lartë të qarkullimit të lëndëve, kohën më të shkurtër të nevojshme për zgjidhjen e lëndëve që në këtë vit kishin mbetur të pazgjidhura, si dhe indeksin më të ulët të lëndëve të grumbulluara.

• Ndërkaq prokuroria që ka arritur rezultatet me të dobëta në zgjidhjen e lëndëve të korrupsionit, (pra gjithmonë bazuar në statistikat e Këshillit Prokurorial të Kosovës), është PROKURORIA THEMELORE E MITROVICËS, e cila nga 155 lëndë të korrupsionit sa ka pasur në punë, ka arritur të zgjidh 49 lëndë, apo vetëm 32 % të të gjitha lëndëve. Me këto shifra, kjo prokurori ka arritur normën më të ulët të qarkullimit të lëndëve, kohën më të gjatë të nevojshme për zgjidhjen e të gjitha lëndëve që këtë vit kishin mbetur të pazgjidhura, si dhe indeksin më të lartë të lëndëve të grumbulluara.

Gjetjet kryesore të raportit në lidhje me performancën e zgjidhjes së lëndëve të korrupsionit nga ana e sistemit gjyqësor të Kosovës:

• Shkalla e parë e sistemit gjyqësor të Kosovës gjatë vitit 2022 ka pasur në punë gjithsej 268 lëndë të korrupsionit, numër ky që në raport me vitin 2021 (ku ishin 383 lëndë në punë) ishte zvogëluar për 20 %. Prej këtyre lëndëve të korrupsionit në punë, 59 % kanë qenë të bartura nga vitet paraprake, ndërsa 41% kanë qenë lëndë të reja të krijuara gjatë vitit 2022.

• Nga 268 lëndët e korrupsionit në punë, shkalla e parë e sistemit gjyqësor ka arritur të zgjidh 81 lëndë, apo vetëm 31 % të të gjitha lëndëve që i ka pasur në punë gjatë vitit 2022. Ndërsa pjesa tjetër prej 184 lëndëve, apo 69 % të tyre, kanë mbetur të pazgjidhura dhe janë bartur për vitin 2023.

• Këto shifra tregojnë për ulje të nivelit të zgjidhjes së lëndëve të korrupsionit nga ana e shkallës së parë të sistemit gjyqësor, në krahasim me vitin 2021, ku këto institucione kishin zgjidhur 38 % të lëndëve të korrupsionit që i kanë pasur në punë.

• Nga 82 lëndët e zgjidhura gjatë këtij viti, janë nxjerrë 41 aktgjykime fajësuese, 23 aktgjykime liruese, 4 aktgjykime refuzuese, si dhe 14 lëndë janë zgjidhur në mënyra të tjetra.

• Gjatë kësaj periudhe, 42 persona janë dënuar më burgim, 22 persona janë dënuar me kusht, 31 persona janë dënuar me gjobë, ndërsa për 5 persona është shqiptuar dënimi plotësues: ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike.

• Norma mesatare e zgjidhjes së lëndëve të korrupsionit në shkallën e parë të sistemit gjyqësor gjatë kësaj periudhe ka rezultuar të jetë 75 %, normë kjo dukshëm më e ulët në krahasim me vitin 2021, ku gjykatat kishin arritur normë të zgjidhjes së lëndëve në 106%.
• Ndërkaq norma mesatare e qarkullimit të lëndëve të korrupsionit në shkallën e parë të sistemit gjyqësor gjatë kësaj periudhe ka rezultuar të jetë 0.44.

• Nga pasqyra e përgjithshme e statistikave të pranuara nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, shihet se gjykata që ka arritur rezultatet më të mira në zgjidhjen e lëndëve të korrupsionit gjatë vitit 2022 është GJYKATA THEMELORE E PEJËS. Nga 12 lëndë të korrupsionit sa ka pasur në punë kjo gjykatë, ka arritur të zgjidh 6 lëndë, apo 50 % të të gjitha lëndëve që i ka pasur në punë. Me këto shifra, kjo gjykatë ka arritur normën më të lartë të qarkullimit të lëndëve, kohën më të shkurtër të nevojshme për zgjidhjen e lëndëve që në këtë vit kishin mbetur të pazgjidhura, si dhe indeksin më të ulët të lëndëve të grumbulluara.

• Ndërkaq gjykata që ka arritur rezultatet me të dobëta në zgjidhjen e lëndëve të korrupsionit bazuar në statistikat e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, është GJYKATA THEMELORE E MITROVICËS, e cila nga 45 lëndë të korrupsionit sa ka pasur në punë, ka arritur të zgjidh vetëm 6 lëndë, apo 13 % të të gjitha lëndëve. Me këto shifra, kjo prokurori ka arritur normën më të ulët të zgjidhjes së lëndëve, normën më të ulët të qarkullimit të lëndëve, kohën më të gjatë të nevojshme për zgjidhjen e të gjitha lëndëve që këtë vit kishin mbetur të pazgjidhura, si dhe indeksin më të lartë të lëndëve të grumbulluara.

Raportin e plotë me të dhëna më të detajuara e gjeni në këtë link:

REAGIM: OJQ-të kërkojnë shkarkimin e të gjithë anëtarëve të OSHP-së

Prishtinë, 10 maj 2023 – Organizatat e shoqërisë civile (OJQ-të) të poshtëshënuara reagojnë kundër vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës që vetëm anëtarja e bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (tutje OSHP) respektivisht Kryetarja e Panelit Shqyrtues në rastin e insulinave, Kimete Gashi, të propozohet për shkarkim nga ana e Kuvendit, duke e vlerësuar si vendim selektiv, i cili aministon nga përgjegjësia anëtarët e tjerë të Bordit të OSHP-së që votuan njëjtë sikurse e propozuara për shkarkim.
OJQ-të i bëjnë me dije Qeverisë së Republikës së Kosovës se votimi në shqyrtimin e prokurimit është i ndërtuar sipas parimit “një anëtarë, një votë”, pavarësisht rolit të anëtarit në panele, siç janë kryetar, referues apo anëtar.
Në frymën e Ligjit për Prokurimin Publik në Kosovë dhe Rregullores së Punës së OShP-së, vota e anëtarëve të paneleve shqyrtuese është e barabartë dhe duhet të bëhet sipas bindjes së lirë së anëtarit në raport me provat dhe argumentet e çështjes kontestimore. Në këtë drejtim, vendimi i sotshëm i qeverisë që anëtaren e OShP-së, Kimete Gashi, t’ia propozoj Kuvendit për shkarkim, me arsyetimin se ajo e ka udhëhequr panelin shqyrtues, i cili përmes një vendimi ka mundësuar importin e insulinave pa autorizim-marketing, është diskriminues dhe selektiv, si dhe cënon parimet Kushtetuese të Republikës së Kosovës, siç është ai i barazisë para ligjit dhe mosdiskriminimit.
Roli i Kimete Gashit, sipas procedurës, si kryetare e paneleve shqyrtuese, në rastin e shqyrtimit të tenderit për insulina, është administrativ, bazuar në rregulloren e OShP-së. Respektivisht, pasojat e vendimeve të nxjerra nga panelet e kryesuara nga ajo, nuk mund t’i faturohen vetëm asaj duke pas parasysh se vendimmarja në këto shqyrtime është kolegiale. Rrjedhimisht, të gjithë anëtarët e paneleve shqyrtuese, që kanë votuar njëjtë si Kimete Gashi, duhet të propozohen për shkarkim, dhe ndaj të njëjtëve duhet të kërkohet llogaridhënie institucionale dhe jo të amnistohen.
Andaj, OJQ-të e poshtëshënuara kërkojnë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të mos aplikojë qasje selektive ndaj anetarëve të OShP-së, të plotësojë/ndryshojë vendimin për propozimin për shkarkim edhe me anëtarët e tjerë të OShP-së që përmes votimit të tyre kanë mundësuar që në Kosovë të importohen insulina pa autorizim – marketing.

???-??̈ ??̈?????????:
Levizja Fol
Democracy Plus
Group for Legal and Political Studies
Iniciativa për Progres – INPO
Kosova Democratic Institute / Transparency International Kosova
Kosovo Law Institute

FOL Hapur me përfaqësues të bizneseve në Komunën e Prizrenit

Prizren, 04 maj 2023 – Lëvizja FOL ka mbajtur diskutimin “FOL Hapur” me përfaqësues të bizneseve në Komunën e Prizrenit. Gjatë këtij takimi u diskutua në lidhje me sfidat e bizneseve në implementimin e dispozitave të Ligjit të Punës, si dhe të dispozitave të Ligjit për Mbrojtjen Sinjalizuesve.

Në këtë diskutim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga Oda Ekonomike e Kosovës, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Komunën e Prizrenit.

Ky aktivitet është realizuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të Projektit “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të punës për grupet e cënueshme në tregun e punës”. Përmbajtja është përgjegjësi e vetme e Lëvizjes FOL dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian’, Advocacy Training and Resource Center – ATRC ose BIRN KOSOVA.

Raporti i shoqërisë për të drejtat e njeriut në Kosovë në vitin 2022

Gjykata e Apelit me 629 vendime gjyqësore të publikuara për muajin mars 2023

Prishtinë, 4 maj 2023 – Lëvizja FOL ka vazhduar me monitorimin sistematik të aktgjykimeve dhe aktvendimeve të publikuara në ueb faqen zyrtare të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Të gjitha këto vendime të publikuara nga Gjykatat e Kosovës gjatë kësaj periudhe janë monitoruar një nga një sa i përket përmbushjes së kërkesave që përcaktohen me aktet nënligjore në fuqi.

Gjatë muajit mars gjykatat kanë publikuar 3414 aktgjykime dhe aktvendime në ueb-faqen zyrtare të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, si dhe 7 vendime të përsëritura, e të cilat nuk janë evidentuar në databazën tonë. Numrin më të madh të vendimeve e ka publikuar Gjykata e Apelit, përkatësisht 629 vendime gjyqësore, për t’u pasuar nga Gjykata Themelore e Gjakovës me 553 vendime të publikuara gjatë kësaj periudhe. Të dhënat e detajuara në lidhje me publikimin e vendimeve nga secila gjykatë në veçanti, duke përfshirë degët dhe depratamentet e tyre, mund t’i shihni në grafikonët e mëposhtëm.

Në Ditën e Punëtorëve reflektojmë për rritjen e numrit të aksidenteve në vendet e punës dhe nevojën për një mjedis më të sigurtë në punë

Prishtinë, 01 maj 2023 – Bazuar në statistikat e siguruara nga raportet e punës të Inspektoratit të punës, numri i aksidenteve të shkaktuara në vendet e punës ka shënuar rritje përgjatë viteve të fundit.

Në vitin 2020 në vendet e punës kanë ndodhur 176 aksidente, në vitin 2021 numri i tyre është rritur në 188, ndërsa në vitin 2022 numri i aksidenteve ka arritur në 394. Në total, gjatë këtyre tre viteve, kanë ndodhur 758 aksidente në vendet e punës, ku 40 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet.

Pra brenda 3 vitesh, numri i aksidenteve të ndodhura në vendet e punës është rritur për 124 %.

Kjo rritje shqetësuese e numrit të aksidenteve në vendet e punës thekson nevojën për të vënë masa më të forta për garantimin e sigurisë në vendet e punës. Kjo mund të bëhet përmes sigurimit të kushteve më të favorshme, si dhe sensibilizimit të punonjësve rreth rrezikut të mundshëm në vendet e punës.

Infografikat në vijim paraqesin të dhënat statistikore të aksidenteve që kanë ndodhur në vendet e punës gjatë viteve 2020, 2021 dhe 2022, si dhe numri i personave që kanë përfunduar me pasoja të lehta, të rënda, si dhe me fatalitet si pasojë e këtyre aksidenteve.

Ky aktivitet është realizuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të Projektit “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të punës për grupet e cënueshme në tregun e punës”. Përmbajtja është përgjegjësi e vetme e Lëvizjes FOL dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian, Advocacy Training and Resource Center – ATRC ose BIRN Kosovo.