Diskutimi “FOL Hapur” me Odën Ekonomike të Kosovës

Prishtinë, 12 korrik 2023 – Lëvizja FOL ka mbajtur sot diskutimin “FOL Hapur” me përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës.

Gjatë këtij takimi u diskutua në lidhje me sfidat e bizneseve të përfaqësuara nga Oda Ekonomike e Kosovës në lidhje me implementimin e dispozitave të Ligjit të Punës, si dhe të dispozitave të Ligjit për Mbrojtjen Sinjalizuesve.

Ky aktivitet është realizuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të Projektit “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të punës për grupet e cënueshme në tregun e punës”. Përmbajtja e këtij aktiviteti është përgjegjësi e vetme e Lëvizjes FOL dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian’, Advocacy Training and Resource Center – ATRC ose BIRN Kosova.

IKD&FOL: Disa parregullsi dëmtuan integritetin e zgjedhjes së rektorit në Universitetin e Gjilanit

FOL&IKD: Disa parregullsi dëmtuan integritetin e zgjedhjes së rektorit në Universitetin e Gjilanit

Prishtinë, 12 korrik 2023 – Organizatat Jo-Qeveritare Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Lëvizja FOL (Tutje: Koalicioni), si organizata të specializuara në fushën e sundimit të ligjit në Kosovë dhe me përvojë të gjatë në monitorimin e proceseve rekrutuese, janë pajtuar që së bashku të bëjnë monitorimin e procesit të përzgjedhjes dhe emërimit të rektorit të ri të Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, me 6 korrik 2023.

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan pas zhvillimit të procesit të intervistave me katër (4) kandidatë, me 6 korrik 2023, ka zgjedhur Artan Dermakun, rektor të këtij Universiteti. Në konkursin e shpallur me 7 qershor 2023, kishin aplikuar pesë (5) kandidatë. Aplikimet i kishin dorëzuar kandidatët, Dukagjin Leka (UKZ), Xhevat Sopi (UKZ), Artan Dermaku (UKZ), Fadil Osmani (UKZ) dhe Xhavit Islami (AAB). Pas shqyrtimit të kandidaturave nga Komisioni i Shqyrtimit të Aplikacioneve, Këshilli Drejtues (KD) i ka rekomanduar vetëm katër (4) kandidatë, kjo pasi është refuzuar kandidatura e Xhavit Islamit.

Gjetjet e Koalicionit konsistojnë në atë se edhe pse përbërja e Këshillit Drejtues është me shtatë (7) anëtar, procesi i intervistimit të kandidatëve kishte filluar me përbërje të gjashtë (6) anëtarëve të KD-së, pasi anëtari i KD-së Urtak Hamiti nuk kishte qenë i pranishëm që nga fillimi i procesit të intervistimit të kandidatëve. Tutje, edhe pse i njëjti nuk ka qenë pjesë e tërë procesit të intervistimit të kandidatëve për rektor, i njëjti ka marrë pjesë në procesin e votimit për rektor.

Sipas Koalicionit, është e qartë që sipas Statutit të UKZ-së dhe Rregullores së Punës nuk kërkohet poentimi i intervistave me pikë dhe se të gjitha Universitetet në përgjithësi e ndjekin këtë praktikë. Por, është e rëndësishme që karakteri i intervistës të rregullohet me Rregulloren e veçantë të zgjedhjes së rektorit. Në këtë drejtim IKD dhe Lëvizja FOL rekomandojnë që të plotësohet rregullativa ligjore ku do të eliminoheshin të gjitha këto mangësi.

Po ashtu, IKD dhe Lëvizja FOL konsiderojnë se procedurat e zgjedhjes dhe votimit për rektor si në UKZ por edhe në të gjitha universitet publike duhet të jenë të qarta dhe të mos lënë hapësira për keqinterpretim të dispozitave. KD-ja duhet të miratojë rregullore të veçanta për zgjedhjen e rektorit ku duhet të parashihen edhe detajet më të vogla në procedurën e zgjedhjes apo shkarkimit të rektorit të UKZ-së.

Gjithashtu, IKD dhe Lëvizja FOL, kërkojnë nga organet drejtuese që të ndërmarrin masa ndaj anëtarit të KD-së, Urtak Hamitit për shkak të qasjes së tij jo etike dhe joprofesionale ndaj monitoruesve dhe tentimit të tij për t’i penguar monitoruesit në monitorimin e procesit edhe të votimit të zgjedhjes së rektorit të UKZ-së.

Tutje, Koalicioni i OJQ-ve gjatë monitorimit të këtij procesi konsideron që kryesuesi i KD-së Ilir Gjinolli ka dështuar të ushtrojë funksionin e tij si kryesues i këtij Këshilli dhe të sigurojë mbarëvajtjen e mbledhjes së KD-së, ashtu siç kërkohet me Statutin e UKZ-së dhe Rregulloren e punës së KD-së.

IKD dhe FOL, kërkojnë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) që të ndërmarr masa ndaj kryesuesit të KD-së, Ilir Gjinolli, kjo për shkak të kërkesës së tij për ta larguar videon nga ueb-faqja e “Betimi për Drejtësi”. Sipas, Koalicionit kërkesa të tilla paraqesin ndërhyrje në punën e Organizatës dhe për më tepër, cenojnë rëndë parimin e transparencës, llogaridhënies dhe të drejtën e interesit publik që të jenë të informuar për procese të tilla të rëndësishme.

Diskutimi për çështjen e trajtimit të pacientëve jashtë institucioneve publike

Prishtinë, 3 korrik 2023 – Lëvizja FOL, si pjesë e koalicionit të përbërë nga D4D, Columbus, Internews Kosova, AGK dhe AKTIV, ka mbajtur sot diskutimin jo-formal me Zëvendës – Drejtorin e Fondit për Sigurime Shëndetësore, z. Bujar Kacuri.

Në këtë takim u diskutua në lidhje me sfidat në të cilat po përballet aktualisht Fondi për Sigurime Shëndetësore, bashkëpunimin ndër-institucional, çështjen e kornizës rregullative për trajtimin e pacientëve jashtë institucioneve shëndetësore publike, e çështje të tjera.

Ky aktivitet është mbështetur nga National Democratic Institut, në kuadër të projektit “Identifikimi dhe ekspozimi i korrupsionit: Sfidat në Sistemin e Kujdesit Shëndetësor Publik të Kosovës”. Mendimet e shprehura në këtë diskutim janë të autorëve dhe nuk shprehin pikëpamjet e NDI.

Doracak për sinjalizimin në sektorin privat

Ndërtimi i një ekosistemi digjital të sigurt dhe të qëndrueshëm: Adresimi i sfidave kryesore të sigurisë kibernetike në Kosovë

Ndërtimi i një ekosistemi digjital të sigurt dhe të qëndrueshëm

Byroja për Konfiksimin e Pasurisë nën llupën e Komisionit të Venecias

Gjykatat e Kosovës me 3681 vendime gjyqësore të publikuara për muajin maj 2023

Prishtinë, 27 qershor 2023 – Lëvizja FOL vazhdon të bëjë monitorimin e aktgjykimeve dhe aktvendimeve të publikuara në ueb faqen zyrtare të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Të gjitha këto vendime të publikuara nga Gjykatat e Kosovës gjatë kësaj periudhe janë monitoruar një nga një sa i përket përmbushjes së kërkesave që përcaktohen me aktet nënligjore në fuqi.

Gjatë muajit maj gjykatat kanë publikuar 3681 vendime gjyqësore në ueb-faqen zyrtare të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Numrin më të madh të vendimeve i ka publikuar Gjykata e Apelit, përkatësisht 560 vendime gjyqësore, për t’u pasuar nga Gjykata Komerciale me 489 vendime të publikuara gjatë kësaj periudhe.

Të dhënat e detajuara në lidhje me publikimin e vendimeve nga secila gjykatë në veçanti, duke përfshirë degët dhe depratamentet e tyre, mund t’i shihni në grafikonët e mëposhtëm.

FOL avokon për një të ardhme digjitale më të sigurt në Kosovë

Prishtinë, 26 qershor 2023 – Levizja FOL me mbështetjen e Internews dhe USAID, ka organizuar webinarin e dytë me fokus në çështjet thelbësore të lirisë së internetit dhe sigurisë kibernetike në Kosovë. Në këtë webinar u diskutua mbi dobësitë brenda infrastrukturës sonë digjitale që paraqesin kërcënime të rëndësishme për sigurinë dhe privatësinë e qytetarëve tanë, bizneseve dhe institucioneve qeveritare.
Paneliste në këtë webinar ishte Krenare Sogojeva Dermaku, Komisionere e Agjencisë për Informim dhe Privatësi. Ajo tha se institucionet duhet të kuptojnë rëndësinë e një zyrtari për mbrojtjen e të dhënave, i cili luan një rol vendimtar në mbrojtje të të dhënave personale dhe kjo më pas ul ndjeshëm rrezikun e krimit kibernetik. “Shoqëria jonë ka nevojë shumë për fushata vetëdijesuese sa i përket mbrojtjes së të dhënave personale, sepse gjendja aktualisht nuk është në nivelin e duhur”, tha Sogojeva Dermaku.
Lëvizja FOL mbetet e përkushtuar për të mbrojtur një të ardhme digjitale më të sigurt në Kosovë. Së bashku, duke qëndruar të informuar, duke marrë masat e nevojshme paraprake dhe duke mbrojtur masa të forta të sigurisë kibernetike, ne mund të mbrojmë peizazhin tonë në internet dhe të mbrojmë interesat më të mira të qytetarëve tanë.

FOL ka përmbyllur “Javën e Sinjalizimit”

Prishtinë, 23 qershor 2023 – Lëvizja FOL ka organizuar “Javën e Sinjalizimit” me një sërë aktivitetesh të ndryshme, me qëllim të rritjes së vetëdijës së shoqërisë për rëndësinë e sinjalizmit në luftimin e korrupsionit dhe të keqpërdorimeve.

• Me 19 qershor Lëvizja FOL ka organizuar diskutimin “FOL Hapur” për sifdat në zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve me Drejtorin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), z.Yll Buleshkaj, si dhe me Drejtorin e Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), z. Ismet Kryeziu.

• Me 20 qershor Lëvizja FOL ka organizuar diskutimin “FOL Hapur” me përfaqësues të bizeneseve të Komunës së Mitrovicës dhe të Vushtrrisë, ku në mes të tjerash, u diskutua edhe për obligimet dhe kërkesat që parasheh Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve për punëtorët e sektorit privat.

• Me 21 qershor Lëvizja FOL ka organizuar punëtorinë një-ditore me përfaqësues të shoqërisë civile dhe të institucioneve të të tjera relevante. Qëllimi i kësaj punëtorie ishte evidentimi i sfidave të sinjalizimit në sektorin privat.

• Me 22 qershor Lëvizja FOL ka mbajtur Diskutimin “FOL Hapur” më përfaqësues të bizneseve në Komunën e Gjilanit, ku ndër të tjera, temë e diskutimit ishte edhe çështja e kërkesave që i parasheh Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve në sektorin privat.

Lëvizja FOL do të vazhdoj edhe me aktivitete të tjera informuese dhe vetëdijësuese për publikun, me qëllim të përmbushjes së misionit të saj në luftën kundër korrupsionit.

#KQYR #NGO #FOL #SINJALIZO

“FOL Hapur” më përfaqësues të bizneseve në Komunën Gjilanit

Prishtinë, 22 qershor 2023 – Lëvizja FOL ka mbajtur sot diskutimin “FOL Hapur” me përfaqësues të bizneseve në Komunën e Gjilanit.
Gjatë këtij takimi u diskutua në lidhje me sfidat e bizneseve në implementimin e dispozitave të Ligjit të Punës, si dhe të dispozitave të Ligjit për Mbrojtjen Sinjalizuesve.
Ky aktivitet është realizuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të Projektit “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të punës për grupet e cënueshme në tregun e punës”. Përmbajtja e këtij aktiviteti është përgjegjësi e vetme e
Lëvizjes FOL dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian’, Advocacy Training and Resource Center – ATRC ose BIRN Kosova.

Lëvizja FOL mban webinar mbi Sigurinë Kibernetike në Kosovë

Prishtinë, 22 qershor 2023 – Lëvizja FOL me mbështetjen e Internews dhe USAID, ka mbajtur sot webinar, ku temë diskutimi ishte trajtimi i çështjeve kritike të lirisë së internetit të sigurisë kibernetike në Kosovë.
Gjatë ëebinarit, u diskutua për dobësitë në infrastrukturën dixhitale të vendit tonë, të cilat paraqesin kërcënime të rëndësishme për sigurinë dhe privatësinë e qytetarëve tanë, bizneseve dhe institucioneve qeveritare. Përgjatë këtij webinari, diskutuam hulumtimin tonë, me fokus në identifikimin dhe zbutjen e këtyre dobësive dixhitale për të siguruar një mjedis dixhital më të sigurt dhe më të sigurt për të gjithë.

Panelistët në këtë webinar Shpend Lutfiu, AKREP, Lejla Leci, OJQ LAPS, Fleta Cetaj, QKSGJ, Jon Limaj, QKSS ndanë ekspertizën dhe njohuritë e tyre, duke ndihmuar në nxitjen e një dialogu konstruktiv dhe gjenerimin e vetëdijes për rëndësinë e sigurisë kibernetike në Kosovë.

Ne gjithashtu dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë për OJQ LAPS për inputet mbi rëndësinë e edukimit në këtë fushë, Qendrën Kosovare të Studimeve Gjinore për inputet e sensivitetit gjinor, Qendrën Kosovare të Studimeve të Sigurisë si dhe AKREP për kontributin dhe mbështetjen e tyre të paçmuar në realizimin e këtij webinari.

FOL do të vazhdoj të punojë për të promovuar një një të ardhme dixhitale më të sigurt në Kosovë. Duke qëndruar të informuar, duke marrë masat e nevojshme paraprake dhe duke mbrojtur masa të forta të sigurisë kibernetike, ne mund të mbrojmë peizazhin tonë në internet dhe të mbrojmë interesat e qytetarëve tanë.

Punëtoria për evidentimin e sfidave në implementimin e dispozitave të Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve në sektorin privat

Prishtinë, 21 qershor 2023 – Lëvizja FOL ka mbajtur sot punëtorinë për sfidat e implemtentimit të Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve në sektorin privat, ku u diskutua në lidhje me zbraztitë ligjore, sfidat në implementimin e ligjit, mbrojtjen e sinjalizuesve, mungesën e vetëdijës së bizneseve për kërkesat ligjore, e çështje të tjera të ngjajshme.
Pjesëmarrës në këtë diskutim ishin përfaqësues të Aleancës së Bizneseve të Kosovës, të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), përfaqësues te Qendrës për Politika dhe Avokim (QPA), si dhe përfaqësues të Qendrës për Studime të Avancuara (FIT).
Ky aktivitet është realizuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të Projektit “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të punës për grupet e cënueshme në tregun e punës”. Përmbajtja e këtij aktiviteti është përgjegjësi e vetme e Lëvizjes FOL dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian’, Advocacy Training and Resource Center – ATRC ose BIRN Kosova.

“FOL Hapur” më përfaqësues të bizneseve në Komunën e Mitrovicës dhe të Vushtrisë

Prishtinë 20 qershor 2023 – Lëvizja FOL ka mbajtur sot diskutimin “FOL Hapur” me përfaqësues të bizneseve në Komunën e Mitrovicës dhe të Vushtrrisë.
Gjatë këtij takimi u diskutua në lidhje me sfidat e bizneseve në implementimin e dispozitave të Ligjit të Punës, si dhe të dispozitave të Ligjit për Mbrojtjen Sinjalizuesve.
Ky aktivitet është realizuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të Projektit “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të punës për grupet e cënueshme në tregun e punës”.

Përmbajtja e këtij aktiviteti është përgjegjësi e vetme e Lëvizjes FOL dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian’, Advocacy Training and Resource Center – ATRC ose BIRN Kosova.

“FOL Hapur” për sfidat në implementimin e Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve në sektorin publik dhe atë privat

Prishtinë, 19 qershor 2023 – Lëvizja FOL ka mbajtur sot diskutimin “FOL Hapur” për sfidat e implemtentimit të Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve në sektorin publik dhe atë privat.
Të ftuar në këtë diskutim ishin: Drejtori i Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit/ Agencija za Sprečavanje Korupcije, z. Yll Buleshkaj, si dhe Drejtori i Kosova Democratic Institute / Transparency International, z. Ismet Kryeziu.
Ky aktivitet është realizuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të Projektit “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të punës për grupet e cënueshme në tregun e punës”. Përmbajtja e këtij aktiviteti është përgjegjësi e vetme e Lëvizjes FOL dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian’, Advocacy Training and Resource Center – ATRC ose BIRN Kosova.
Ky ishte aktiviteti i parë që u mbajt në kuadër të javës për promovimin e sinjalizimit si mjet për luftimin e korrupsionit, javë kjo në të cilën FOL do ta organizoj aktivitete të ndryshme deri më datë 23 kur edhe është Dita Ndërkombëtare e Sinjalizueseve.

Reagim i Lëvizjes FOL ndaj zhvillimeve aktuale në Kosovë

Prishtinë, 16 qershor 2023 – Lëvizja FOL shpreh shqetësimin e thellë lidhur me zhvillimet aktuale në veri të Kosovës, dhe potencialin në rritje për konflikt dhe dhunë në atë pjesë të vendit.
FOL i bën thirrje Bashkimit Evropian si dhe NATO-s e KFOR-it që të lehtësojnë kthimin e shpejtë të policëve në Kosovë.

Tensionet e shtuara dhe dhuna në veri të Kosovës rrezikojnë të krijojnë kushte që e bëjnë gjithnjë e më të vështirë rivendosjen e normalitetit dhe rrezikojnë progresin e arritur në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike.

Nuk arrijmë të shohim racionalitet në qasjen aktuale të qeverisë së Kosovës ndaj situatës në veri të vendit; në vend të kësaj ne po shohim arrogancë dhe ngurtësi. I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe Kryeministrit Kurti që t’i dëgjojnë thirrjet e Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe të bashkëpunojë për ç’tensionimin e situatës në veri. Është në interesin më të mirë të Kosovës që t’i japë fund tensioneve aktuale dhe procesi i dialogut të rifilloj.

Për më tepër, jemi thellësisht të shqetësuar nga gjuha që po përdoret, sidomos në platformat e mediave sociale, dhe sulmet kundër atyre që kanë mendime të ndryshme nga qeveria për zhvillimet e fundit. Dënojmë çdo përpjekje për të pezulluar normat demokratike në vendin tonë. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe shumica e saj në Kuvendin e Republikës së Kosovës kanë përgjegjësinë për të krijuar konsensus, për të ofruar informacion të saktë për publikun për situatën dhe për të denoncuar çdo fushatë linçuese ndaj qytetarëve.

Vizitë studimore në Mal të Zi për Planet e Integritetit

Podgorice, 7 qershor – Lëvizja FOL, me mbështetjen e UNDP Kosova dhe në bashkëpunim me Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit në Kosovë, ka organizuar vizitën studimore në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit në Mal të Zi.

Përfaqësuesit nga Agjencia për parandalimin e Korrupsionit në Kosovë të udhëhequr nga drejtori Yll Buleshkaj, drejtorja e Lëvizjes FOL Mexhide Demolli-Nimani dhe Rrezarta Reka përfaqësuese nga Projekti SAEK III UNDP Kosova u pritën në takim nga drejtorja e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit në Mal të Zi, Jelena Perovic dhe kryetarin e Këshillit të Agjencisë, Momcilo Radulovic.

Qëllimi i kësaj vizite ishte analizimi dhe njohja nga afër me mekanizmat raportues dhe monitorues të planeve të integritetit, të cilat në ligjin e ri janë paraparë si dokumente që kanë qëllim të identifikojnë proceset e ndjeshme ndaj sjelljeve dhe veprimeve që mund të jenë korruptive, si dhe shkëmbimi i përvojave dhe praktikave institucionale në fushën e parandalimit dhe luftimit të korrupsionit.

FOL në bashkëpunim me Akademia e Drejtësisë organizuam trajnimin tre-ditor për trajnerë të Akademisë së Drejtësisë në Pragë

Pragë, 1 qershor 2023 – Lëvizja FOL me mbështetjen e projektit Lufta Efektive Kundër Korrupsionit (Effective Combat Against Corruption – ECAC), të implementuar nga @IFES dhe The CEELI Institute dhe në bashkëpunim me Akademia e Drejtësisë organizuam trajnimin tre-ditor për trajnerë të Akademisë së Drejtësisë.

Në këtë trajnim, pjesëmarrës ishin pesë gjyqtarë nga Kosova, të cilët janë trajnerë në Akademinë e Drejtësisë.

Trajnerët nga Federal Judicial Center nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës trajnimin e fokusuan në përditësimin e kurikulës dhe në përmirësimin e aftësive trajnuese dhe adresimin e nevojave specifike të sistemit gjyqësor të Kosovës.

Trajnimi u zhvillua në zyrat e The CEELI Institute në Pragë.

FOL Hapur me përfaqësues të bizneseve në Komunën e Gjakovës.

Gjakovë, 31 maj 2023 – Lëvizja FOL ka mbajtur sot diskutimin “FOL Hapur” me përfaqësues të bizneseve në Komunën e Gjakovës.
Gjatë këtij takimi u diskutua në lidhje me sfidat e bizneseve në implementimin e dispozitave të Ligjit të Punës, si dhe të dispozitave të Ligjit për Mbrojtjen Sinjalizuesve.
Ky aktivitet është realizuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të Projektit “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të punës për grupet e cënueshme në tregun e punës”.

Përmbajtja e këtij aktiviteti është përgjegjësi e vetme e Lëvizjes FOL dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian’, Advocacy Training and Resource Center – ATRC ose BIRN Kosova.