FOL “08 takon kryetarin e komisionit për peticione

Prishtinë, 19 Shkurt 2009 ” Aksioni Qytetar FOL”08 pas përfundimit të nënshkrimit të peticionit me të cilin ka arritur ti grumbulloj 10529 nënshkrime të qytetarëve, ka realizuar një takim me Kryetarin e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, z. Ismet Beqiri. Në këtë takim z.Beqirit i është dorëzuar peticioni kundër ngritjes së tarifës së energjisë elektrike. Beqiri ofroj mbështetjen e tij dhe premtoj se peticioni do të jetë në rend dite në mbledhjen e ardhshme të komisionit që ai drejton

Fillon nënshkrimi i peticionit

Prishtinë, 26 Janar 2009 – Koalicioni Ad- Hoc i organizatave të shoqërisë civile kundër ngritjes së tarifës energjisë elektrike, me 26 janar ka filluar zyrtarisht me nënshkrimin e peticionit kundër ngritjes së çmimit të energjisë elektritike.
Aksioni Qytetar FOL ’08 ka qenë në kontakt me të gjitha organizatat partnere, nga të cilat ka marrë konfirmimin se nënshkrimi i peticionit ka filluar në gjashtë qendrat e parapara si në: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjilan, Ferizaj dhe Mitrovicë.

Peticion kundër ngritjes së tarifës së energjisë elektrike

Prishtinë, 24 Janar 2009 ” Koalicioni ad-hoc i organizatave të shoqërisë civile, në vazhdën e aktiviteteve për të kundërshtuar ngritjen eventuale të tarifës së energjisë elektrike, në një konferencë për media, ka publikuar fillimin e një peticioni për këtë çështje.
Qëllimi ishte të mblidhen mbi 10 mijë nënshkrime. Nëse kjo shifër arrihet, atëherë peticioni do të dorëzohet edhe në Kuvendin e Kosovës, ku në këtë rast ai është i detyrua që të shqyrtoj këtë çështje.

FOL”08 kërkon zgjedhjen e shefit të sekretariatit të KQZ-së

Prishtinë, më 8 Janar 2009 – Aksioni qytetar FOL”08 përmes një deklarate për media ka reaguar ndaj mos zgjedhjes së Shefit të Sekretariatit të KQZ-së. FOL”08 i ka konsideruar të pakuptimta deklaratat e presidentit, kryeministrit dhe partive opozitare për mbajtjen e zgjedhjeve përderisa ka më shumë se një vit që është bllokuar zgjedhja e Kryeshefit Ekzekutiv të Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Aksioni qytetar FOL”08 kërkon nga Kuvendi i Kosovës të jetë garantues i pavarësisë së Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe partitë politike të mos i politizojnë institucionet e pavarura.

Koalicioni ad-hoc i shoqërisë civile kundër ngritjes së tarifës së energjisë elektrike”

Prishtinë, 20 Janar 2009 – Koalicioni ad-hoc i shoqërisë civile kundër ngritjes së tarifës së energjisë elektrike ka dërguar një shkresë zyrtare në adresë të Zyrës së Rregullatorit për Energji përmes së cilës kërkohet që të mos ketë ngritje të tarifës së energjisë elektrike.
Kjo shkresë ishte aktiviteti i parë i koalicionit në kampanjën për të kundërshtuar ngritjen eventuale të tarifës së energjisë elektrike.

Koalicioni ad-hoc i organizatave të shoqërisë civile përbehet nga: Aksioni Qytetar FOL’08, Forumi për Iniciativa Qytetare, Instituti Demokratik i Kosovës, Qendra Kosovare për Studime Ndërkombëtare, Iniciativa për Progres, Syri i Vizionit dhe Comunity Building.

Kuvendi i Kosovës minusi i vitit

Prishtinë, më 23 dhjetor 2008: Kuvendi i Kosovës gjatë vitit 2008 ka dëshmuar se i mungon iniciativa dhe guximi për t”i debatuar çështjet e rëndësishme me interes shtetëror. Kuvendi i Republikës së Kosovës ka dështuar të kërkoj llogari nga Qeveria duke humbur në shumë raste edhe pavarësinë dhe integritetin e institucionit më të lartë vendimmarrës të vendit

Babadimri

FOL”08 ka publikuar raportin “Babadimri” i cili nxjerr në pah mos zbatimin e Ligjit Kundër Korrupsionit, përkatësisht kreut 4 të këtij ligji për Regjistrimin e Dhuratave Zyrtare.

FOL”08 kërkon që Policia Rumune të mos jetë pjesë e EULEX

10 Dhjetor 2008  –  FOL”08 sot ka nisur dy letra në adresë të: Presidentit të vendit z. Fatmir Sejdiu dhe të Shefit të EULEX z.Yves de Kermabon për të kërkuar që Policia Rumune të mos jetë pjesë e EULEX, përderisa të mos dënohen policët rumun që ishin fajtor për vrasjen e dy qytetareve të Kosovës në Demonstratën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 10 Shkurt 2007.

FOL kundër korrupsionit

 Dhjetor 2008: 9 Dhjetori ” Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, e gjen Kosovën me një shpërndarje të gjerë dhe të fuqishme të korrupsionit në të gjitha institucionet kryesore të vendit. Ky fenomen po shkatërron qeverisjen dhe shërbimet më të rëndësishme dhe thelbësore për qytetarët si ato: shëndetësor dhe furnizimin me energji elektrike.

Korrupsioni dhe mungesa e rezultateve në luftimin e tij po thellon hapësirën ndërmjet vendimmarrësve dhe qytetarëve, duke quar në një mosbesim të plotë në punën e institucioneve të vendit. Ky fenomen po dëmton, shërbimin më esencial për qytetarët dhe perspektivën evropiane të Kosovë

FOL”08 kundër performancës mediale të kryeministrit

7 Tetor 2008 – ksioni qytetar “FOL”08 e ka cilësuar perforamncë mediale reagimin e djeshëm të kryeministrit Hashim Thaçi lidhur me ndalimin e privilegjeve të deputeteve(Kohavision): Aksioni qytetar “FOL”08 e ka cilësuar perforamncë mediale reagimin e djeshëm të kryeministrit Hashim Thaçi lidhur me ndalimin e privilegjeve të deputeteve. Në një komunikatë shtypi, FOL”08, ka thënë se reagimi i Kryeministrit vjen pas 14 ditëve nga data kur Kryesia e Kuvendit ka miratuar propozimin për blerjen e veturave dhe nënkupton se reagimi i Kryeministrit është rezultat i presionit publik dhe jo i vullnetit të mirë politik për të kursyer paratë e taksapaguesve. “FOL”08” shpreh indinjatën edhe me sjelljet e partive politike të përfaqësuara në Kryesi, të cilat janë pajtuar me propozimin.

Në mbështetje të Kushtetutës, kundër Planit 6 pikësh

Sot, përballë ndërtesës së Qeverisë: Aksioni Qytetar FOL”08 së bashku me Klubin për Politikë të Jashtme, Forumin për Iniciativa Qytetare, Institutin Demokratik të Kosovës si dhe organizatat; Iniciativa për Progres, Iniciativa Rinore Përparimtare dhe Syri I Vizionit kanë demonstruar në mbështetje të Kushtetutës, kundër Planit 6 pikësh të propozuar nga Sekretari I Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara z.Ban Ki-moon

Kushtetuta në rrezik! Të ndërhyj Gjykata

Aksioni Qytetar FOL”08 është i shqetësuar me sjelljet e krerëve më të lartë shtetëror në raport me zbatimin dhe respektimin e Kushtetutës së Republikës dhe kërkesave të saj. Përveç mos respektimit të parimit të ndarjes së pushteteve, siç ndodhi në rastin kur një Deputet i Kuvendit emërohet zëdhënës i Qeverisë, Kushtetutën nuk e respekton edhe Kryetari i Shtetit. Kryetari i Republikës së Kosovës z.Fatmir Sejdiu, duke ushtruar dy poste po shkelë nenin 88 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (pas zgjedhjes, Presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion në parti politike) si dhe nenin 84, (garanton funksionimin kushtetues të institucioneve”)

Roli dhe e ardhmja e Zyrës se Auditorit Gjeneral

Instituti për Studime të Avancuara GAP në bashkëpunim me Aksionin Qytetar Fol “08 organizuan tryezë të rrumbullakët me temën “Roli dhe e ardhmja e Auditorit Gjeneral”. Tryeza u drejtua nga Shpend Ahmeti ” drejtor ekzekutiv i Institutit GAP, ku të ftuar ishin përfaqësues të Zyrës së Auditorit Gjeneral, deputetë të Kuvendit të Kosovës, përfaqësues nga PCN, UNDP, organizata të shoqërisë civile, media, etj. Agron Demi nga Instituti GAP i njoftoi të pranishmit me analizën e GAP dhe rekomandimin që ky Institut i ka bërë Kuvendit të Kosovës për nevojën e formimit të një Komisioni të ri Parlamentar për Auditim. Një komision i tillë në kuadër të Kuvendit të Kosovës do të rriste përgjegjësinë e shpenzimeve financiare nga ana e ekzekutivit. Pasi që Kuvendi i Kosovës është institucioni më i lartë që autorizon shpërndarjen e parasë publike, po ky institucion duhet që të marr edhe funksionin e kontrollit për mënyrën e shpenzimeve të parasë publike.

Ramadan Ilazi nga FOL “08 shprehu brengën e tij se rekomandimet e Auditorit Gjeneral nuk po zbatohen nga agjencitë buxhetore, duke bërë që keqpërdorimet të përsëriten për çdo vit. Të pranishmit në tryezë mbështetën nevojën e formimit të një komisioni të ri parlamentar, i cili do të mbikëqyrte shpenzimet e parasë publike dhe do të kërkonte llogaridhënie politike për keqpërdorimet që evidentohen në raportet e Auditorit Gjeneral

Tregu i Problemeve

Aksioni Qytetar FOL”08 së bashku me organizatat; Rrjeti Rinor i Kosovës, Syri i Vizionit, Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Iniciativa për Progres, këtë të Premte (10 Tetor) nga ora 12:00 deri ne 13:00, përgjatë sheshit “Nëna Terezë organizojë aktivitetin “Tregu i Problemeve”. Protesta simbolike synon të shpreh pakënaqësinë qytetare ndaj problemeve politike, ekonomike dhe sociale me të cilat ballafaqohen qytetarët e Kosovës.

Bazat Ligjore Kundër Korrupsionit: Deklarimi i Pasurisë

Aksioni Qytetar FOL “08, Organizata për Demokraci, Antikorrupsion dhe Dinjitet”ÇOHU dhe Instituti si dhe Demokratik i Kosovës (KDI) sot kanë organizuar një tryezë me temën “Bazat Ligjore kundër korrupsionit: deklarimi i Pasurisë”. Në këtë Tryezë kanë qenë pjesëmarrës Deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, përfaqësues të: Agjencisë Kundër Korrupsionit, Qeverisë si dhe të Shoqërisë Civile.

Konkluzionet e kësaj tryeze ishin:

1) Publikimi i pasurisë së Zyrtarëve të Lartë dhe të burimeve të financimit të partive politike do të dëshmonte një vullnet të lartë politikë të institucioneve shtetërore për luftimin e korrupsionit.
2) Infrastruktura Ligjore Kundër Korrupsionit nuk ka është e harmonizuar si dhe interpretohet në mënyra të ndryshme në varësi të institucioneve
3) Duhet të inkurajohet pjesëmarrja qytetare në luftën kundër korrupsionit, duke dhënë edhe shembuj pozitivë të një përfshirjeje të tillë dhe
4) Agjencia Kundër Korrupsionit duhet të fuqizohet përmes ngritjes së kapaciteteve teknike dhe potencialit njerëzor.

Veturat e deputetëve

Në mbledhjen e 23 shtatorit të këtij viti, Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka miratuar propozimin e anëtarit të Kryesisë së Kuvendit z.Xhavit Haliti, sipas të cilit 120 deputetëve të Kuvendit të Republikës, do t”u lejohet një zyrë pune për kontakt me elektoratin në një shumë qiraje deri 300 “, Një asistent deri 200 “, Një makinë deri 6000 “, dhe të lirohet nga dogana ” për mandatin. (nuk ka të drejtë ta shesë pa e paguar doganën) dhe 100 ” benzinë në muaj. Kuvendi i Kosovës, duhet të akomodoj me zyre secilin deputet, mirëpo një gjë e tillë duhet të bëhet brenda ndërtesës së Kuvendit. Më tutje Kosova është një zonë elektorale dhe mbi këtë bazë Kuvendi nuk ka obligim që t`u siguroj hapësira për punë deputetëve në qytetet e tyre përkatëse. Kontakti i deputetëve me qytetarët është obligim i punës së tyre dhe nuk është angazhim shtesë.
Blerja e veturave për deputetët e Kuvendit të Kosovës në bindjen tonë të thellë është abuzim me paratë e taksapaguesve dhe abuzim i fuqisë së Kryesisë së Kuvendit. Sipas përkufizimit “veturat deputetët nuk mund t`i shesin pa e paguar doganën”, i bie që veturat do të jenë pronë e tyre, e cila gjë është skandaloze. Z. Krasniqi, duhet t`u kujtojmë që ju këto vendime po i merrni në një kohë kur spitalet ballafaqohen me mungesë të infrastrukturës së nevojshme duke përfshirë mungesën e veturave si dhe barnave esenciale.

Top Lista e institucioneve më të mbyllura në Kosovë

28 Shtatori është Dita Ndërkombëtare (jo-formale) e së Drejtës për të Ditur. Për të shënuar këtë ditë në Kosovë FOL”08 I mbështetur nga Rrjeti Rinor I Kosovës, Organizatat: Çohu, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR), Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ), Syri I Vizionit (SiV), Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar (KCIC), Çelnaja, dhe Iniciativa për Progres (INPO) kanë përzgjedhur 5 institucionet më të mbyllura sa I përket qasjes dhe dhënies së informacioneve zyrtareve gjatë vitit 2008. Përzgjedhja e institucioneve është bazuar mbi veprimet ose mos veprimet e institucioneve përkatëse, për publikimin e informacionit zyrtar.

Rishpallja e Konkursit për Avokatin e Popullit, dështim për Kuvendin

25 Shtator 2008 Vendimi i sotëm i Kuvendit të Kosovës për rishpallje të konkursit për Avokatin e Popullit pa arsye të bazuara në Ligj dëmton kredibilitetin e institucionit më të lartë në vend dhe është indikator i fuqishëm i ndërhyrjeve politike në këtë proces. Ky veprim i Kuvendit hedhë poshtë punën e një komisioni të themeluar për përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë për këtë post.

Gjella e nxehtë e emërimeve

Prej 2 vitesh, Kosova nuk ka Avokat të Popullit sikundër që nuk ka prej 9 muajsh as Kryeshef Ekzekutiv të Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Konkurset për këto dy vende janë hapur e rihapur, ndërkohë që i tërë procesi po përcillet përveç me jo transparencë edhe me presion politik. FOL”08 përkitazi me këto zhvillime shpreh shqetësimin e vetë me:

a) ndërhyrjen e partive politike në këto emërime,
b) mungesën e transparencës së mjaftueshme në këto procese dhe
c) dëmtimin e institucioneve përkatëse.

FOL”08 përshëndet vendimin e Kryetarit të Republikës

9 Shtator 2008 – FOL’08 përshëndet vendimin e Kryetarit të Republikës për rikthim të vendimit për ngritjen e pagës.Aksioni Qytetar FOL”08 përshëndet vendimin e Kryetarit të Republikës për rikthim të vendimit për ngritjen e pagës. Shpresojmë që ky shembull do të përcjelljet edhe nga Zyrtarët e tjerë të lartë shtetëror. Më tutje shpresojmë se Kryetari do të dëshmoj se zyra më e lartë në vend do të respektojë shqetësimet e qytetarëve dhe do ti merr në konsideratë vërejtjet e tyre për zhvillimet e ndryshme