Presidenti nuk përfaqësoj unitetin e popullit”

Prishtinë, 9 Korrik 2009 – Aksioni Qytetar FOL “08 ka reaguar ndaj fjalimit të Presidentit Fatmir Sejdiu, të mbajtur në Kuvendin e Kosovës, duke ia kujtuar shkeljet e vazhdueshme që është duke i bërë Presidenti ndaj aktit më të lart juridik të vendit, Kushtetutës. Prezantimi i punës së Presidentit para deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës më shumë i ngjan një shoë politik sesa një obligimi kushtetues, të cilin z. Sejdiu donë që ta respekton.

FOL”08 përmes këtij reagimi ka kërkuar që kjo paraqitje e z. Sejdiu në Kuvendin e Kosovës, të jetë e fundit ku Kushtetuta e Kosovës shkelet nga njeriu i parë i vendit, duke treguar në këtë mënyrë përgjegjësi qytetare dhe politike.

Komisioni Evropian i përgjigjet letrës së FOL “08”

Prishtinë, 3 Korrik 2009 – Komisioni Evropian i është përgjigjur letrës së FOL “08, të dërguar me 4 Maj të këtij viti. Kjo letër shprehte shqetësimin e FOL “08 përkitazi me shkeljen e të drejtave politike të qytetarëve nga ana e institucioneve publike të Kosovës. Në përgjigje të letrës, Komisioni Evropian zotohet se shqetësimet e ngritura nga FOL “08 do ti përfshijë gjatë përgatitjes së Raportit të Progresit për Kosovën.

Letra i është dërguar Komisionit Evropian pasi që Kuvendi i Kosovës refuzoj Peticionin e nënshkruar nga 10 mijë e 529 qytetarë kundër ngritjes së tarifave të energjisë elektrike, pa një shqyrtim të duhur parlamentar. Me këtë, deputetët e Kuvendit të Kosovës shkelën në mënyrë flagrante Kushtetutën e vendit.

FOL”08 bënë publikimin e raportit “Ide për politikë-bërje””

Prishtinë, 26 Qershor 2009 – Aksion Qytetar FOL “08 gjatë një konference për media ka bërë publike raportin “Ide për politikë-bërje”.
Përkushtimi i institucioneve të Kosovës për integrim evropian, gjendja e gjyqësorit në Kosovë si dhe raporti i mediumeve me Qeverinë përbën temat e këtij hulumtimi të cilin FOL “08 e ka realizuar gjatë periudhës Maj ” Qershor 2009. Ky punim është mbështetur nga Ambasada Mbretërore e Norvegjisë në Kosovë.

Letër e hapur kundër kërcënimeve ndaj lirisë së shprehjes dhe shtypit në Kosovë”

Prishtinë, 18 Qershor 2009 – 55 organizata të shoqërisë civile dhe 50 personalitete e qytetarë të ndryshëm nga Kosova dhe vendet e ndryshme të Evropës kanë protestuar kundër kërcënimeve ndaj lirisë së shprehjes dhe shtypit në Kosovë. “Letra e hapur e shoqërisë civile, personaliteteve dhe qytetarëve të ndryshëm i është drejtuar Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Reagim në 1 vjetorin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës”

Prishtinë, 15 Qershor 2009 ” Në një vjetorin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Aksioni Qytetar Fol “08, ka reaguar edhe njëherë ndaj shkeljes së Kushtetutës nga Institucionet më të larta të vendit. Megjithëse, përgjatë një vitit të zbatimit të Kushtetutës është bërë progres, respektimi i mirëfilltë i saj është ende një problem aktual dhe serioz. Paqartësia në mes autoriteteve të Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare përbën ndër faktorët kyç në mos zbatimin e aktit më të lartë juridik të vendit.

FOL “08 kërkon amandamentimin e Ligjit për Zgjedhje”

Prishtinë, 3 Qershor 2009 – Aksioni Qytetar FOL “08 i ka dërguar letër të gjithë shefave të grupeve parlamentare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me anë të së cilës ka kërkuar nismë legjislative për amandamentimin e Ligjit për Zgjedhjet, në mënyrë që të vendoset kushti për pjesëmarrje 40% në zgjedhje të nivelit lokal dhe 50% pjesëmarrje për zgjedhjet kombëtare në mënyrë që zgjedhjet të jenë legjitime.

“Raporti ndërmjet Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar dhe Gjykatës Kushtetuese”

Prishtinë, 27 Maj 2009 – FOL”08 së bashku me Institutin e Kosovës për Drejtësi dhe Institutin për Studime Politike të Prishtinës, kanë organizuar tryezën e rrumbullakët me temën: “Raporti ndërmjet Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar dhe Gjykatës Kushtetuese”. Qëllimi i kësaj tryeze ishte nxitja e diskutimit në mes të shoqërisë civile dhe politike, për raportin institucional që Gjykata Kushtetuese do ta ketë me Zyrën Ndërkombëtare Civile(ICO) dhe ndikimin që ky raport do ta ketë në funksionimin e këtij institucioni. Disa pyetje që u trajtuan në këtë tryezë ishin: Cili do të jetë raporti ndërmjet këtyre institucioneve” A do të ketë fuqi ICO të anuloj vendimet e Gjykatës” Kujt do ti përgjigjen për punën e tyre 3 gjykatësit ndërkombëtar” A do ti verifikoj vendimet e veta Gjykata tek ICO” Cila do të jetë burokracia që do të rregulloj këtë marrëdhënie” A do të mund ti apelojmë vendimet e ICO-së si antikushtetuese në Gjykatën Supreme” A do të mund ti referojmë rastet e Pakos Ahtisaari në Gjykatë”

Ndërkaq konkluzionet e dala nga kjo tryezë ishin:
Legjislacioni në fuqi dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk sqaron dhe nuk ofron shpjegime juridike për raportin institucional ndërmjet gjykatës Kushtetuese dhe Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar Rregullimi i marrëdhënieve ndërmjet institucioneve publike të vetëqeverisjes në Kosovë dhe autoriteteve ndërkombëtare mbi të gjitha është një proces.
Duhet të ketë një përkufizim të mandatit të Autoriteteve Ndërkombëtare në Kosovë Gjendja aktuale e mos rregullimit të raporteve ndërmjet institucioneve ndërkombëtare dhe atyre vendore nuk është e qëndrueshme.

ICO të bëj publik emrat e kandidatëve për 3 gjykatësit ndërkombëtar të Gjykatës Kushtetuese”

Prishtinë, 19 Maj 2009 – Aksioni Qytetar FOL “08 gjatë një konference për mediaka reaguar ndaj dy çështjeve në procesin e themelimit të Gjykatës Kushtetuese: atë të emërimit të gjyqtarëve ndërkombëtar të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe mënyrën e votimit të gjyqtarëve vendor nga ana e Kuvendit të Kosovës. FOL “08 i është bashkëngjitur zërit të disa deputetëve të cilët kanë kritikuar mënyrën e votimit të kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.
Dhe gjithashtu ka kërkuar nga ICO të bëj publik emrat e kandidatëve për tre gjykatësit ndërkombëtar të Gjykatës Kushtetuese. FOL “08 i bashkëngjitet zërit të disa deputetëve të cilët kanë kritikuar mënyrën e votimit të kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Ofertë për sigurimin e Policisë së Kosovës”

Prishtinë, 7 Maj 2009 – Aksioni Qytetar FOL’08 dhe “Nisma Ime”, kanë mbajtur një performansë me anë të së cilës kanë shprehur shqetësimin lidhur me rastin e vjedhjes skandaloze që ka ndodhur në objektet e Policisë së Kosovës. Vjedhja brenda ndërtesës së Policisë së Kosovës, pa dyshim që përbën një rast të rëndë dhe kërcënim serioz për sigurinë në vend. Përderisa trajtimi aspak profesional i organeve të policisë kundrejt këtij rasti është tejet shqetësues për qytetarët dhe sigurinë e tyre.

FOL “08 i dërgon letër Komisionit Evropian dhe Këshillit të Evropës për çështjen e tarifave të rrymë

Prishtinë, 4 Maj 2009 – Aksioni Qytetar FOL ” 08, i ka dërguar letër Komisionit Evropian dhe Këshillit të Evropës, përkitazi me procesin e ngritjes së tarifës së energjisë elektrike. FOL “08 përmes këtyre letrave ka shprehur shqetësimin me shkeljen e të drejtave politike të qytetareve në një shoqëri demokratike nga ana e institucioneve publike të Kosovës. FOL ” 08 shpreson që shqetësimet e ngritura, do të ndahen nga këto dy institucione me institucionet e Kosovës dhe udhëheqësit politik të saj, në mënyrë që ata më në fund të përkthejnë retorikën e tyre Euro-entuziastike në vepra konkrete në ndihmesë të qytetarit.

Kuvendi i Kosovës dështoi të mbroj interesin publik

Prishtinë, 16 Prill 2009 – Aksion Qytetar FOL “08 ka mbajtur një konferencën për media, për të kundërshtuar vendimin e ZRrE-së për shtrenjtimin e tarifës së energjisë elektrike për 2.5 për qind. FOL “08 ka shpreh zhgënjim të thellë me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, i cili megjithëse premtoi se do të kujdesej që Peticioni të trajtohej me seriozitet, kjo nismë e rëndësishme për të vendosur shembull për demokracinë u injoruar nga Kryesia e Parlamentit, e cila edhe pse kishte disa rekomandime të dy komisioneve parlamentare për të proceduar për seancë plenare çështjen e ngritjes së tarifave të energjisë, një gjë të tillë nuk e bëri. Ky është një dështim i Kuvendit të Republikës së Kosovës për të përmbushur mandatin e tij si mbrojtës i interesit publik.

Aksioni Qytetar FOL “08 reagon ndaj deklaratës së Zyrës së Rregullatorit të Energjisë

Prishtinë, 15 Prill 2009 – Aksioni Qytetar FOL “08 ka reaguar ndaj deklaratës së Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, të datës 2 Prill, me ç”rast palëve të interesuara(përfshirë edhe FOL “08) iu ka dërguar përgjigje ndaj komenteve që janë bërë rreth ngritjes së tarifës së energjisë elektrike. Në këtë reagim, FOL”08 vlerëson se ZRrE duhet të dërgoj një porosi të qartë që pa shterjen e të gjitha opsioneve, ngarkimi financiar i qytetarëve është vendimi i fundit ekstrem. Kërkojmë nga ZRrE që përfundimisht të mos vendos për ngritjen e tarifave të energjisë elektrike dhe kështu të përmbush një obligim ndaj qytetarëve.

Letër ICO-së për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese”

Prishtinë, 25 Mars 2009 ” Aksioni Qytetar FOL “08 i ka dërguar një letër Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar (ICR) z. Pieter Feith, me të cilën ka shprehur shqetësimin lidhur me procesin e rekrutimit të gjyqtarëve për Gjykatën Kushtetuese dhe krijimin e institucionit më të lartë të drejtësisë në Kosovë.

Kredibliteti i Gjykatës Kushtetuese në Rrezik”

Prishtinë, 13 Mars 2009 – Aksioni Qytetar FOL “08 ka reaguar ndaj përzgjedhjes së disa kandidatëve si konkurrent të mundshëm për gjyqtarë në organin më të lartë të drejtësisë në Kosovë. Burimet e FOL”08 kanë siguruar një listë të kandidatëve që janë në listën e përbërë prej 38 personave për Gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese dhe për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm dhe i bazuar se nuk janë të denjë për të qenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese.

Z. Anton Nokaj: Njësia e Inspektimit Gjyqësor ka paraqitur shumë parashtresa të cilat janë duke u hetuar. Rasti ndodhet për hetim edhe në kuadër të Komisionit Disiplinor të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Gjithashtu kohëve të fundit është përfolur nga mediet për keqpërdorime dhe dallavere me çështje pronësore (toka/prona).

Z. Halit Muharremi: Që nga marrja e postit të Drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës është akuzuar për shkelje të të drejtave të punëtorëve, largim të njerëzve nga puna, punësim në baza familjare, injorim të ankesave, keqpërdorime financiare, etj. Bordi i Pavarur i Ankesave (që ka vepruar në Kuadër të Ministrisë së Shërbimeve Publike” tani vepron si organ i pavarur) ka akuzuar publikisht z. Halit Muharremin për të gjitha ato që u prezantuan më lartë. Më shumë informata për rastin në fjalë mund t”i drejtoheni Bordit të Pavarur të Ankesave.

Znj. Hava Ismajli: Dekane në Fakultetin Juridik, është kritikuar nga studentët për hakmarrje për ata studentë të cilët kanë kundërshtuar keqpërdorimet në Universitetin e Prishtinës.

Komunikimi i institucioneve publike me qytetarë: Shembulli i Zyrës së Deputetëve për Qytetarë”

Prishtinë, 11 Mars 2009 – Aksioni Qytetar FOL “08 dhe Zyra e Deputetëve të Prishtinës për Komunikim me Qytetarë kanë organizuar tryezën e rrumbullakët, me temën “Komunikimi i institucioneve publike me qytetarë: Shembulli i Zyrës së Deputetëve për Qytetarë”. Në këtë tryezë pjesëmarrës ishin: Gleen Bradburry përfaqësues i NDI, Njomza Emini, deputete e Kuvendit të Kosovës, Ramadan Ilazi, koordinator i FOL “08, si dhe pjesëmarrës të Organizatave Joqeveritare dhe studentë nga Instituti “Universum”.

Konkluzionet e dala nga kjo tryezë:
Qytetarët duhet të kenë qasje në të gjitha dokumentet zyrtare ashtu siç e parasheh edhe Ligji për dokumente zyrtare.
Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të mbështesë Zyrën e Deputetëve për Komunikim me Qytetarë, dhe zyra të këtij lloji të hapen edhe në institucionet tjera.
Në një sistem zgjedhor të ndarë me zona, komunikimi i qytetarëve me të zgjedhurit e tyre do të ishe më i mirë.
Mungon komunikimi i vazhdueshëm i qytetarëve me të zgjedhurit e tyre.
Mungojnë vizitat e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës nëpër qytete tjera për të komunikuar më për së afërmi me qytetarë.

Në PTK drejtorët caktohen pa konkurs”

Prishtinë, 6 Mars 2009 – Aksioni Qytetar FOL”08 ka siguruar disa dokumente të cilat prezantojnë dyshime të arsyeshme për shkelje të Politikave të Rekrutimit dhe Seleksionimit në Post Telekomunikacionin e Kosovës (PTK). Politikat e Rekrutimit të PTK-së në nenin 1.4 thekson se të gjitha vendet e lira të punës, në gradën 13-15, duhet të shpallën me konkurs të jashtëm. Nga dokumentacioni që posedon FOL “08, këtë nen e kanë shkelur të paktën dy zyrtar të lart të PTK-së.
z. Bardhyl Sejdiu dhe
z. Demir Limaj

Nga hulumtimi i bërë nga FOL “08 nuk është vërejtur se konkursi për pozitat përkatëse ka qenë i publikuar në gazetat ditore ose në ueb sajtin e PTK-së. Ndërkohë që zyrtarët e PTK-së nuk kanë qenë të gatshëm të ofrojnë përgjigje lidhur me këto dyshime. FOL “08 i ka kërkuar hetim nga institucionet përgjegjëse dhe për këtë qëllim dokumentet e ka dërguar në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

2.5 për qind nuk e ndihmon KEK-un, por e ngarkon qytetarin”

Prishtinë, 4 Mars 2009 “ FOL”08 përmes një reagimi ka përshëndetur vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) që nuk e ka mbështetur në hapin e parë kërkesën e KEK-ut, për ngritje 18.3 për qind të tarifës së energjisë elektrike, por ka sugjeruar që të jetë 2.5 për qind.
FOL”08 megjithëse e ka cilësuar si hap të mirë vendimin paraprak të ZRrE-së, thekson se ky institucion nuk iu është përgjigjur pozitivisht kërkesës së 10529 qytetarëve për mos ngritje të tarifës së energjisë elektrike.

Komisioni për Peticione kundërshton ngritjen e tarifës së energjisë elektrike”

Prishtinë 25 Shkurt 2009 ” Komisioni për të Drejtat e Njeriut Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione diskutoj çështjen e peticionit të Koalicionit ad-hoc i organizatave të shoqërisë civile. Nga diskutimi në këtë Komision u arrit qëndrimi se ngritja e tarifës së energjisë elektrike është e panevojshme, e pabazë dhe si e tillë do të rëndonte edhe më shumë shportën e qytetarit. Ky Komision vendosi të kërkoj nga Kryesia e Kuvendit që në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Kosovës si pikë e veçantë e rendit të ditës të jetë edhe ngritja eventuale e tarifës së energjisë elektrike.

Kundër aprovimit të strategjisë anti korrupsion 2009-2011″

Prishtinë, 23 Shkurt 2009 ” Grupi i Organizatave të shoqërisë civile (ÇOHU!, Aksioni Qytetarë FOL’08, Instituti Demokratik i Kosovës ” KDI dhe Iniciativa për Progres INPO) ka organizuar një konferencë për shtyp ku ka paraqitur një analizë të shkurtër në të cilën pasqyrohen mangësitë e shumta të në Strategjinë Kundër Korrupsionit 2009-2011 si dhe të procesit në përgjithësi.

Grupi i Organizatave me këtë analizë ka synuar që të vë në pah të metat e këtij dokumenti si dhe të procesit të përpilimit të tij në përgjithësi dhe kështu synon që të ndikoj në vendim-marrjen e parlamentit rreth miratimit të mundshëm të tij.

OSCE diskriminon shtetasit e Kosovës

Prishtinë, 22 Shkurt 2009 – Aksioni Qytetar FOL”08 ka reaguar ndaj një njoftim (konkurs), të publikuar në të përditshmen ”Koha ditore”, të datës 21 shkurt, 2009, në faqe 47, për dy vende të lira të punës në Misionin e OSCE në Kosovë, në kuadër të kushteve të aplikimit parashihet që personat, të cilët aplikojnë për pozitat përkatëse, duhet të jenë banues të Kosovës dhe që një gjë të tillë duhet ta dëshmojnë përmes letërnjoftimit të UNMIK-ut ose që konkurrenti të jetë qytetar i Serbisë.

Sipas FOL “08, ky kusht i OSCE-së diskriminon të gjithë ata persona që posedojnë dokumente identifikimi të Shtetit të Kosovës. OSCE duke njohur plotësisht të drejtën për aplikim shtetasve serbë, por jo edhe të atyre Kosovarë, nuk dëshmon se është neutral ndaj statusit të Kosovës, por përkundrazi dëshmon se është e njëanshme në favor të shtetit Serb.