Gjella e nxehtë e emërimeve

Prej 2 vitesh, Kosova nuk ka Avokat të Popullit sikundër që nuk ka prej 9 muajsh as Kryeshef Ekzekutiv të Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Konkurset për këto dy vende janë hapur e rihapur, ndërkohë që i tërë procesi po përcillet përveç me jo transparencë edhe me presion politik. FOL”08 përkitazi me këto zhvillime shpreh shqetësimin e vetë me:

a) ndërhyrjen e partive politike në këto emërime,
b) mungesën e transparencës së mjaftueshme në këto procese dhe
c) dëmtimin e institucioneve përkatëse.

FOL”08 përshëndet vendimin e Kryetarit të Republikës

9 Shtator 2008 – FOL’08 përshëndet vendimin e Kryetarit të Republikës për rikthim të vendimit për ngritjen e pagës.Aksioni Qytetar FOL”08 përshëndet vendimin e Kryetarit të Republikës për rikthim të vendimit për ngritjen e pagës. Shpresojmë që ky shembull do të përcjelljet edhe nga Zyrtarët e tjerë të lartë shtetëror. Më tutje shpresojmë se Kryetari do të dëshmoj se zyra më e lartë në vend do të respektojë shqetësimet e qytetarëve dhe do ti merr në konsideratë vërejtjet e tyre për zhvillimet e ndryshme

Ngritja e pagave ” keqpërdorim i fuqisë politike dhe parave të taksapaguesve

Aksioni Qytetar FOL”08, kundërshton ngritjen e pagave të krerëve të shtetit dhe konsideron se ky veprim është jo vetëm abuzim me fuqinë politike dhe me parat e taksapaguesve, por edhe një mos respektim ndaj 30 përqind të qytetarëve, të cilët jetojnë në varfëri dhe 50 përqind të papunëve sa ka vendi ynë. Ky veprim është edhe një mos respekt ndaj të punësuarve në sektorin publik: policëve, punëtorëve shëndetësorë dhe atyre në administratën shtetërore, pagat e të cilëve vazhdojnë të jenë simbolike në krahasim me tyre. Këto kategori vazhdojnë të marrin paga 10 herë më të ulëta se zyrtarët e lartë politik. Për më tepër , këta shërbyes civil nuk i gëzojnë privilegjet që kanë krerët shtetërorë të Kosovës për mbulimin e shpenzimeve të reprezentacionit, telefonit si dhe udhëtimeve.

“Marrëdhënia e Kuvendit të Republikës së Kosovës me Shoqërinë Civile në hartimin e ligjeve”

Prishtinë, 21 Janar 2009 – Aksioni Qytetar FOL ’08 dhe Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), kanë organizuar një tryezë me temën ” Marrëdhënia e Kuvendit të Republikës së Kosovës me Shoqërinë Civile në hartimin e ligjeve”. Në këtë tryezë pjesëmarrës ishin: Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Bahri Hyseni, Kryetar i Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi, Ibrahim Makolli, Kryetar i Grupit Parlamentar të Aleancës Kosova e Re, Shpend Ahmeti, Drejtor i Institutit për Studime të Avancuara GAP, Ferdinand Nikolla, Drejtor i Forumit për Iniciativa Qytetare dhe Leon Malazogu, ekspert i pavarur.