“Reforma e pushtetit lokal dhe zgjedhjet”.

 Prishtinë 3 dhjetor 2009 – Lëvizja FOL, Instituti Ballkanik i Politikave si dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike, kanë mbajtur sot tryezën “Reforma e pushtetit lokal dhe zgjedhjet”.
Qëllimi i kësaj tryeze ishte nxitja e diskutimit në mes të shoqërisë civile dhe politike për reformat në pushtetin lokal dhe mundësisë së krijimit të më shumë zonave zgjedhore.

Ramadan Ilazi drejtor ekzekutiv i Lëvizjes FOL deklaroj: “Reforma në pushtetin lokal ka marr hov me krijimin e këtyre pilot-njësive në komuna të cilat sipas Pakos së Ahtisarit parashohin krijimin e komunave të reja me shumicë serbe, që me ligjin e ri për Qeverisje lokale parashohin kompetenca më të mëdha për komunat. “Ligj për zgjedhjet lokale parasheh dy palë zgjedhje në nivel të komunave: Zgjedhjet për Kuvendet Komunale dhe Zgjedhjet për Kryetar të komunave. Reformat e Pushtetit lokal për bashkimin e njësive administrative të veçanta; hapja e listave të kuvendeve komunale ku nuk votohet bartësi i listës; krijimi u kuotave për përkrahje gjeografike të kandidatëve etj”.

Partitë e vogla kërkojnë të përfitojnë nga fondi për mbështetje të subjekteve politike

Prizren, 11 nëntor 2009 – Instituti Demokratik i Kosovës dhe Lëvizja FOL, kanë prezantuar para shoqërisë civile dhe partive politike, Projektligjin për Financimin e Partive Politike, për të marrë rekomandimet e tyre, kjo në kuadër të programit “Bazë Ligjore dhe Mekanizma Funksional për Qeverisje të Mirë”. Pjesëmarrësit në tryezë kanë vlerësuar se Ligji për Financimin e Partive Politike duhet që të nxirret sa më shpejtë, ndërkohë kanë përgëzuar iniciativën e shoqërisë civile për avokimin që po bëjnë për këtë ligj. Qëllimi i programit “Bazë Ligjore dhe Mekanizma Funksional për Qeverisje të Mirë”, është që të paraqiten projektligjet anti-korrupsion që janë në diskutim dhe të merren rekomandimet e përfaqësuesve të partive politike dhe shoqërisë civile në nivel lokal. Merita Mustafa nga KDI, ka prezantuar Projektligjin për Financimin e Partive Politike, ndërkohë u ka bërë thirrje pjesëmarrësve të tryezës që të paraqesin mënyrat më të mira që duhet të përmbaj ky ligj. Panelistë në tryezë kanë qenë: Njazi Kryeziu nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Merita Mustafa nga Instituti Demokratik i Kosovës. Pjesëmarrësit në këtë tryezë kanë vlerësuar se Ligji për Financimin e Partive Politike duhet të rregulloj çështjen e financimit edhe të partive jashtë Parlamentit. Partitë politike jashtë parlamentit kanë kërkuar që edhe ata të përfshihen në përfitimin e mjeteve nga fondi për mbështetje të subjekteve politike. “Deri më tani partitë e vogla apo ato që janë jashtë Parlamentit kanë qenë disi të diskriminuara. Është një ligj i padrejtë pasi që i diskriminon partitë të cilat nuk e kalojnë pragun zgjedhor”, është thënë në tryezë. Pjesëmarrësit në këtë tryezë kanë thënë gjithashtu se subjektet politike të sapo formuara dhe të certifikuara, nuk e dinë se sa mjete u takojnë me ligj që të financohen. Po ashtu është konstatuar se donatorët të cilët japin kontributet për një parti, druajnë nga publikimi i emrave të tyre dhe se hezitojnë të finacojnë partitë e vogla. Rekomandimet e tryezës: Duhet të jepet mundësia që edhe subjektet politike të cilat janë jashtë Parlamentit, të financohen nga fondi për mbështetje të subjekteve politike. Auditimi i partive politike duhet të rregullohet me ligj dhe jo me akte nënligjore. Duhet që partitë politike në nivel lokal, ta gëzojnë të drejtën që të financohen nga buxheti i Kosovës. Partive politike duhet t”ju lejohet financimi edhe nga donacionet dhe anëtarësimi. Raportet financiare të partive duhet të publikohen në uebfaqe të partive dhe uebfaqe të KQZ-së. Duhet të caktohet një limit për shumën e donacioneve dhe shumën e anëtarësimit për një vit. Ligji për financimin e partive politike duhet të harmonizohet me ligjin mbi financat. Duhet të ketë limit të shpenzimeve për fushata parazgjedhore. KQZ-ja duhet t”i informoj më shumë subjektet politike të sapo-regjistruara dhe të certifikuara për fondet që ju takojnë. Projektligji duhet të ketë parasysh edhe financimin e kandidatëve të pavarur. Degët e partisë duhet të japin llogari apo t”i tregojnë shefit të shtabit për donacionet që marrin.

Peja kërkon financim të partive me standarde evropiane

Pejë, 5 nëntor, 2009 – Krijimi i një kornize ligjore me përfshirjen e parimeve të Këshillit Evropian për financimin e partive politike, ka qenë kërkesa e partive politike në Pejë, në një debat të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe Lëvizja FOL.

Në kuadër të programit “Bazë Ligjore dhe Mekanizma Funksional për Qeverisje të Mirë”, KDI dhe Lëvizja FOL, kanë shtruar në diskutim para qytetarëve të Pejës për Projektligjin për Financimin e Partive Politike, duke marrë kështu rekomandimet që do të duhej të përfshihen në këtë Ligj.

Në tryezën e organizuar nga KDI dhe Lëvizja FOL, me përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile, janë diskutuar mundësitë e gjetjes së zgjidhjeve më të mira për Ligjin për Financimin e Partive Politike, qëllim ky i iniciativës së këtyre dy organizatave. Përfaqësues të KDI-së kanë prezantuar Projektligjin për Financimin e Partive Politike, duke kërkuar nga pjesëmarrësit të japin idetë dhe rekomandimet e tyre për këtë ligj.

Në tryezë kanë marrë pjesë edhe deputetët të Kuvendit të Kosovës. Deputetja Gjylnaze Sylaj, ka rekomanduar që baza ligjore që rregullon financimin e partive politike, duhet të jetë kompatibile me standardet evropiane dhe parimet e Këshillit Evropian.

Në tryezë është kërkuar po ashtu që të ketë më shumë transparencë të partive politike sa i përket financimit të tyre. Një kërkesë tjetër e dalur nga kjo tryezë, ka qenë edhe rishikimi i çështjes së gjobave për partitë e papërgjegjshme, duke kërkuar rritjen e gjobave për partitë që nuk i kryejnë obligimet ligjore për financimin e tyre.

Rekomandimet e tryezës:

  • Krijimi i një kornize ligjore është mase i nevojshëm.
  • Parimet e Këshillit Evropian duhet të përfshihen në ligj.
  • Partitë politike duhet të financohen nga buxheti në mënyrë që të parandalohet varësia nga donatorët që mund të kenë ndikime politike.
  • Neni 5.1 i Ligjit për Financimin e Partive Politike, nuk e definon se sa duhet të paguaj brenda një viti ” anëtarësia e partive politike.
  • Të qartësohet Gjykata kompetente që do të jetë përgjegjëse për ndëshkimin e shkelësve të ligjit.
  • Gjobat nuk janë të mjaftueshme ” të përcaktohet me një përqindje, varësisht prej buxhetit të ndarë për partinë.
  • Mekanizmat mbikëqyrës duhet te jenë organe të pavarura.
  • Është diskutabile nëse 1% e buxhetit duhet të ndahet për financimin e partive politike ” për shkak se nëse rritet buxheti atëherë kjo shumë do të jetë shumë e madhe.
  • Duhet të përcaktohet se cilat shpenzime, grupet parlamentare duhet t”i mbulojnë me këtë fond.
  • Transparenca brenda partive duhet të ekzistoj ” ka shumë parti të cilat nuk e din se sa fonde merr subjekti i tyre.
  • Në këtë ligj duhet të përfshihen edhe ato parti të cilat kanë deputet në Asambletë Komunale.
  • Duhet të ketë limit të donacioneve.
  • Është vërtetuar se donatorët hezitojnë t”i financojnë partitë e vogla (kjo për shkak se nuk kanë interes ” dhe nuk mund t”ju shpaguhet donacioni nga p. e vogla).
  • Duhet të specifikohet se si bëhet ndarja e mjeteve për partitë në koalicion (kjo mund të bëhet edhe me marrëveshje në mes tyre ” por ndonjëherë është vështirë sepse partitë e vogla mbesin në mëshirë të grupit parlamentar-(pjesemarresit kane dhene edhe shembuj se disa deklarojnë vetëm 10 % të fondeve).
  • Të bëhet një komision gjithëpërfshirës për Auditim

Sfida e monitorimit të zgjedhjeve

Zgjedhjet lokale 2009 janë të parat në Republikën e Kosovës dhe që organizohen tërësisht nga institucionet vendore. Këto zgjedhje janë të rëndësishme në shumë aspekte dhe përbëjnë testin e parë të vërtetë për demokracinë e vendit. Këto zgjedhje janë të rëndësishme edhe në procesin e integrimeve euro-atlantike. Mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme janë një kusht absolut për Kosovën dhe në këtë aspekt Bashkimi Evropian nuk do të bëjë kompromise.

Për të siguruar që zgjedhjet do të plotësojnë kriteret e botës demokratike dhe do të përmbushin kushtet e Bashkimit Evropian është qenësore që ato të vëzhgohen nga faktori ndërkombëtar dhe ai i brendshëm. Meqenëse statusi politik i vendit është një mollë sherri në raportet në disa organizata ndërkombëtare, zgjedhjet lokale 2009 në Kosovë nuk do të mund të monitorohen nga OSBE-ja, që ka një traditë në këtë drejtim. Megjithatë, këto zgjedhje do të vëzhgohen nga Rrjeti Evropian i Organizatave për Monitorimin e Zgjedhjeve (ENEMO) dhe një numër relativisht i vogël i monitoruesve tjerë ndërkombëtar. Nga organizatat vendore, Rrjeti i OJQ-ve kosovare ?Demokracia në Veprim? është mekanizmi kryesor që ka mundur të organizohet që të bëjë një vëzhgim të fushatës elektorale dhe do të bëjë monitorimin e ditës së zgjedhjeve me rreth 2,500 vëzhgues.

Kultura politike në vend, pjesë e së cilës është edhe sjellja jonë në organizimin dhe vëzhgimin e zgjedhjeve është një proces që në vazhdimësi përmirësohet. Në aspektin historik monitorimi i zgjedhjeve është një punë që ka filluar tek pas luftës së dytë botërore. Zgjedhjet e para që u monitoruan nga fuqitë e mëdha evropiane është referendumi në Moldavi dhe Wallachia. Monitorimi i Zgjedhjeve ishte i pazakonshëm deri pas Luftës së Dytë Botërore. Vëzhgimi i zgjedhjeve është zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, së bashku me zhvillimin e standardeve ndërkombëtare për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike.

Në vitet 1990, vëzhgimi ndërkombëtar i zgjedhjeve u përqendrua në vendet me demokraci të dobët apo demokracitë në tranzicion. Në vitet e fundit, megjithatë, ka pasur një numër në rritje të misioneve vëzhgues të monitorimit të zgjedhjeve edhe në vendet me traditë të gjatë demokratike, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Francën, Britaninë e Madhe dhe Zvicrën.

Nga: Ramadan Ilazi

Lëvizja Fol: Për Zgjedhje të lira dhe të ndershme

Prishtinë, 14 nëntor 2009: Lëvizja FOL, Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut(YIHR) dhe Iniciativa për Progres(INPO), kanë organizuar sot aksionin rrugor për të bërë thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kemi zgjedhur rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ngase numërimi i votave do të jetë në Fushë Kosovë, dhe pikërisht nga ky vend dëshirojmë që të bëjmë thirrje për zgjedhje të lira dhe të ndershme, dalje në zgjedhje, dhe numërim të drejtë të votave. Mexhide Demolli, menaxhere e zyrës për media në Lëvizja FOL: “Kërkojmë nga KQZ dhe organet e tjera relevante që me profesionalizëm dhe me përkushtim të mundësojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme duke kaluar kështu testin më të rëndësishëm për demokraci, për shtetin që nga 17 shkurti 2008. Të gjithë qytetarët duhet të ndihen të sigurt se të dielën ata do të jenë dëshmitarë të një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm”.

Bujar Aruqaj, aktivist nga Iniciativa për progres(INPO): “Ky aksion rrugor po realizohet me qëllim që të japim një mesazh të qartë për numëruesit e votave në Qendrën e Numërimit të Rezultateve se çdo votë vlen, çdo votë duhet të numërohet dhe procesi i administrimit të zgjedhjeve të jetë plotësisht i lirë, i hapur dhe transparent” Besart Lumi nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) dhe Nisma Ime: “Nisma Ime dhe YIHR vazhdimisht i ka ftuar qytetarët e Kosovës që ta shfrytëzojnë ditën kur mund të vendosin se kush do të jetë udhëheqës i proceseve politike në vendin tonë. Nesër me 15 nëntor kemi mundësinë që ti zgjedhim ata që ne mendojmë që janë të aftë ta drejtojnë vendin drejt një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës”.

Ngecjet në procesin e riemërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Kosovë, shqetësuese

Prishtinë 12 nëntor 2009 – Lëvizja FOL, ka mbajtur sot konferencën për media, lidhur me ngecjet në procesin e shumë përfolur të riemërimit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Kosovë.

Lëvizja FOL, përmes kësaj deklarate publike ka njoftuar autoritetet përgjegjëse, ato vendore e ndërkombëtare, me të gjeturat tona në këtë proces, të nisur zyrtarisht në muajin Shkurt të këtij viti (2009) si dhe rekomandimet që procesi në fjalë të jetë efikas dhe transparent.

I financuar nga Komisionit Evropian me 5.5 mil. ” dhe Qeveria Amerikane me 1 mil.”, procesi i riemërimit ka nisur zyrtarisht më 13 shkurt të vitit 2009. Sipas kësaj marrëveshje të nënshkruar procesi i riemërimit të gjyqtarëve është ndarë në katër faza ndërsa si i tillë është paraparë të përfundoj për 18-24 muaj. Faza e parë përfshinë testin e etikës, faza e dytë aplikimin për pozita në Gjykatën Supreme dhe në Prokurorinë e Kosovës, faza e tretë aplikimin për pozita në Gjykatat dhe Prokurorit e Qarkut dhe faza e katërt aplikimin për pozita në Gjykatat dhe Prokuroritë Komunale si dhe në Gjykatat për Kundërvajtje.

Nga 870 gjyqtarë, prokurorë e juristë të rinj që kanë hyrë në testin e etikës me 26 Prill dhe 23 Maj 2008, 200 prej tyre nuk kanë arritur që t”i plotësojnë 30 nga 50 pyetjet që ishin kusht për kalueshmërinë e testit. Distanca në kohë e mbajtjes së testit në mes të dy grupeve ka bërë që në grupin e parë të ketë më pak kalueshmëri ndërsa në të dytin shumë më shumë.

Ramadan Ilazi, drejtor ekzekutiv i Lëvizjes FOL deklaroj se ata të cilët nuk e kanë kaluar testin e etikës janë përjashtuar nga vazhdimi i garës për në fazat e tjera për aplikim për pozita konkrete në Gjyqësor dhe Prokurori. Mirëpo, këta persona shumë nga ta të cilët kanë punuar si gjyqtarë apo prokuror kanë vazhduar punën edhe pse nuk kanë kaluar këtë test. “Në anën tjetër largimi i disa prej tyre nga pozitat që kanë, siç është rasti në Gjykatën Komunale të Prishtinës, ku 3 gjyqtar kanë dhënë dorëheqje pas dështimit në testin e etikës ndërsa disa nga të tjerët e kanë paralajmëruar një gjë të tillë, ka ndikuar në efikasitetin e punës së Gjykatës. Numri i lëndëve në këtë gjykatë dhe në të tjerat është në rritje, ndërsa numri i gjyqtarëve në zvogëlim e sipër”, tha Ilazi.

KPGJP (Komisionit të Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial) pas përfundimit të mbajtjes së testit të etikës dhe shpalljes së rezultateve, ka vazhduar me aplikimin e kandidatëve për gjyqtar të Gjykatës Supreme dhe për Prokurorinë e Kosovës, ku për këto pozita kanë aplikuar 56 kandidatë, ndërkaq vetëm 39 prej tyre janë thirrur në intervistë.

Sipas Ramadan Ilazit, pas përfundimit të intervistës nga ana e KPGJP-së, një listë me emrat e personave që kanë kaluar intervistën dhe me rekomandime ka shkuar në Këshillin Gjyqësor të Kosovës. Mirëpo, Komisioni i Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk kanë bërë transparente listën përkatëse megjithëse janë zotuar për proces transparent. “KPGJP-ja i ka dërguar emrat e të rekomanduarve më 18 shtator, ndërsa KGJK ende nuk ka bërë asnjë veprim konkrete në këtë drejtim. Dhe sipas informacioneve që ne kemi ende nuk ka filluar shqyrtimi i dosjeve. Kanë kaluar afër dy muaj dhe as më e vogla informatë rreth procesit nuk ka dalë nga KGJK”.

Ndërkohë, Mexhide Demolli, menaxhere e zyrës për media në Lëvizjen FOL, tha se donacionet për këtë proces janë të garantuara vetëm deri në tetor të vitit 2010. “Nuk ka garancion që donatorët do të vazhdojnë financimin shtesë të këtij procesi. Nëse vazhdohet me zvarritjet e nisura dhe me shtyrjet e shqyrtimeve, procesi nuk do të përfundoj siç ishte paraparë”, tha Demolli.

Konform ligjit, KPGJP-së i ka ndihmuar Institutit Gjyqësor të Kosovës (IGJK- institucion vendor) që të merret me kandidatët që kanë më pak se shtatë vjet përvojë pune në sistemin e drejtësisë por jo që nuk kanë qenë gjyqtar apo prokuror më parë. Testi është organizuar në zyrën e IGJK-së në formë të shkruar dhe verbale.

Sipas Demollit, rezultatet e publikuara janë ndryshuar dy herë me arsyetimin se janë bërë gabime teknike. “Për më tepër, në mesin e anëtarëve të komisionit (që të gjithë vendor) që kanë kontrolluar punimet me shkrim dhe që i kanë intervistuar kandidatët ka pasur edhe të tillë, dy prej tyre, që nuk e kanë kaluar testin e etikës të organizuar nga KPGJP”, tha ajo.

Duke pasur parasysh tërë këto zhvillime dhe këto ngecje të ngjara në procesin e reformimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë, Lëvizja FOL apelon tek institucionet gjegjëse, tek përfaqësuesit e institucioneve që kanë qenë pjesë e nënshkrimit të marrëveshjes për fillimin e procesit të riemërimit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, që të monitorojnë punën e bërë deri më tani dhe punën që është në zhvillim e sipër, me qëllim që në Kosovë të kemi vërtetë një sistem të drejtësisë çfarë e meriton një shtet i ri dhe në tranzicion.

Rekomandime:
1. Institucionet gjegjëse të gjejnë një zgjidhje në mënyrë që të mos kemi paralizim të punës në gjyqësor.
2. KPGJP-ja të vazhdoj ti respektojë afatet duke pasur parasysh se nuk kemi fonde shtesë të garantuara nëse procesi zvarritet.
3. Këshilli Gjyqësor i Kosovës që të jetë më transparent karshi publikut dhe të kryej punën e tij konform ligjit. Kërkojmë që sa më shpejt të përzgjidhet lista në mënyrë që si e tillë të dërgohet në Presidencë për emërime.
4. KPGJP-ja dhe Ministria e Drejtësisë po ashtu duhet ta rishikoj edhe njëherë zgjedhjen e bërë nga IGJK-ja si dhe integritetin moral të disa anëtarëve të komisionit i cili e ka bërë këtë listë dhe të sugjeroj veprime konkrete për eliminimin e lëshimeve.

Peja kërkon financim të partive me standarde evropiane

Pejë, 5 nëntor, 2009 – Krijimi i një kornize ligjore me përfshirjen e parimeve të Këshillit Evropian për financimin e partive politike, ka qenë kërkesa e partive politike në Pejë, në një debat të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe Lëvizja FOL. Në kuadër të programit ?Bazë Ligjore dhe Mekanizma Funksional për Qeverisje të Mirë?, KDI dhe Lëvizja FOL, kanë shtruar në diskutim para qytetarëve të Pejës për Projektligjin për Financimin e Partive Politike, duke marrë kështu rekomandimet që do të duhej të përfshihen në këtë Ligj.

Në tryezën e organizuar nga KDI dhe Lëvizja FOL, me përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile, janë diskutuar mundësitë e gjetjes së zgjidhjeve më të mira për Ligjin për Financimin e Partive Politike, qëllim ky i iniciativës së këtyre dy organizatave. Ramadan Ilazi nga Levizja FOL ka prezantuar Projektligjin për Financimin e Partive Politike, duke kërkuar nga pjesëmarrësit të japin idetë dhe rekomandimet e tyre për këtë ligj. Në tryezë kanë marrë pjesë edhe deputetët të Kuvendit të Kosovës. Deputetja Gjylnaze Sylaj, ka rekomanduar që baza ligjore që rregullon financimin e partive politike, duhet të jetë kompatibile me standardet evropiane dhe parimet e Këshillit Evropian. Në tryezë është kërkuar po ashtu që të ketë më shumë transparencë të partive politike sa i përket financimit të tyre. Një kërkesë tjetër e dalur nga kjo tryezë, ka qenë edhe rishikimi i çështjes së gjobave për partitë e papërgjegjshme, duke kërkuar rritjen e gjobave për partitë që nuk i kryejnë obligimet ligjore për financimin e tyre.

Rekomandimet e tryezës:

? Krijimi i një kornize ligjore është mase i nevojshëm.
? Parimet e Këshillit Evropian duhet të përfshihen në ligj.
? Partitë politike duhet të financohen nga buxheti në mënyrë që të parandalohet varësia nga donatorët që mund të kenë ndikime politike.
? Neni 5.1 i Ligjit për Financimin e Partive Politike, nuk e definon se sa duhet të paguaj brenda një viti ? anëtarësia e partive politike.
? Të qartësohet Gjykata kompetente që do të jetë përgjegjëse për ndëshkimin e shkelësve të ligjit.
? Gjobat nuk janë të mjaftueshme – të përcaktohet me një përqindje, varësisht prej buxhetit të ndarë për partinë.
? Mekanizmat mbikëqyrës duhet te jenë organe të pavarura.
? Është diskutabile nëse 1% e buxhetit duhet të ndahet për financimin e partive politike – për shkak se nëse rritet buxheti atëherë kjo shumë do të jetë shumë e madhe.
? Duhet të përcaktohet se cilat shpenzime, grupet parlamentare duhet t?i mbulojnë me këtë fond.
? Transparenca brenda partive duhet të ekzistoj – ka shumë parti të cilat nuk e din se sa fonde merr subjekti i tyre.
? Në këtë ligj duhet të përfshihen edhe ato parti të cilat kanë deputet në Asambletë Komunale
. ? Duhet të ketë limit të donacioneve.
? Është vërtetuar se donatorët hezitojnë t?i financojnë partitë e vogla (kjo për shkak se nuk kanë interes – dhe nuk mund t?ju shpaguhet donacioni nga p. e vogla). ? Duhet të specifikohet se si bëhet ndarja e mjeteve për partitë në koalicion (kjo mund të bëhet edhe me marrëveshje në mes tyre – por ndonjëherë është vështirë sepse partitë e vogla mbesin në mëshirë të grupit parlamentar-(pjesemarresit kane dhene edhe shembuj se disa deklarojnë vetëm 10 % të fondeve).
? Të bëhet një komision gjithëpërfshirës për Auditim.

Peja kërkon financim të partive me standarde evropiane

Pejë, 5 nëntor, 2009 – Krijimi i një kornize ligjore me përfshirjen e parimeve të Këshillit Evropian për financimin e partive politike, ka qenë kërkesa e partive politike në Pejë, në një debat të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe Lëvizja FOL. Në kuadër të programit “Bazë Ligjore dhe Mekanizma Funksional për Qeverisje të Mirë”, KDI dhe Lëvizja FOL, kanë shtruar në diskutim para qytetarëve të Pejës për Projektligjin për Financimin e Partive Politike, duke marrë kështu rekomandimet që do të duhej të përfshihen në këtë Ligj. Në tryezën e organizuar nga KDI dhe Lëvizja FOL, me përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile, janë diskutuar mundësitë e gjetjes së zgjidhjeve më të mira për Ligjin për Financimin e Partive Politike, qëllim ky i iniciativës së këtyre dy organizatave.

Ramadan Ilazi nga Levizja FOL ka prezantuar Projektligjin për Financimin e Partive Politike, duke kërkuar nga pjesëmarrësit të japin idetë dhe rekomandimet e tyre për këtë ligj. Në tryezë kanë marrë pjesë edhe deputetët të Kuvendit të Kosovës. Deputetja Gjylnaze Sylaj, ka rekomanduar që baza ligjore që rregullon financimin e partive politike, duhet të jetë kompatibile me standardet evropiane dhe parimet e Këshillit Evropian. Në tryezë është kërkuar po ashtu që të ketë më shumë transparencë të partive politike sa i përket financimit të tyre. Një kërkesë tjetër e dalur nga kjo tryezë, ka qenë edhe rishikimi i çështjes së gjobave për partitë e papërgjegjshme, duke kërkuar rritjen e gjobave për partitë që nuk i kryejnë obligimet ligjore për financimin e tyre. Rekomandimet e tryezës: ” Krijimi i një kornize ligjore është mase i nevojshëm. “

Parimet e Këshillit Evropian duhet të përfshihen në ligj. ” Partitë politike duhet të financohen nga buxheti në mënyrë që të parandalohet varësia nga donatorët që mund të kenë ndikime politike. ” Neni 5.1 i Ligjit për Financimin e Partive Politike, nuk e definon se sa duhet të paguaj brenda një viti ” anëtarësia e partive politike. ” Të qartësohet Gjykata kompetente që do të jetë përgjegjëse për ndëshkimin e shkelësve të ligjit. ” Gjobat nuk janë të mjaftueshme – të përcaktohet me një përqindje, varësisht prej buxhetit të ndarë për partinë. ” Mekanizmat mbikëqyrës duhet te jenë organe të pavarura. ” Është diskutabile nëse 1% e buxhetit duhet të ndahet për financimin e partive politike – për shkak se nëse rritet buxheti atëherë kjo shumë do të jetë shumë e madhe. ” Duhet të përcaktohet se cilat shpenzime, grupet parlamentare duhet t”i mbulojnë me këtë fond. “

Transparenca brenda partive duhet të ekzistoj – ka shumë parti të cilat nuk e din se sa fonde merr subjekti i tyre. ” Në këtë ligj duhet të përfshihen edhe ato parti të cilat kanë deputet në Asambletë Komunale. ” Duhet të ketë limit të donacioneve. ” Është vërtetuar se donatorët hezitojnë t”i financojnë partitë e vogla (kjo për shkak se nuk kanë interes – dhe nuk mund t”ju shpaguhet donacioni nga p. e vogla). ” Duhet të specifikohet se si bëhet ndarja e mjeteve për partitë në koalicion (kjo mund të bëhet edhe me marrëveshje në mes tyre – por ndonjëherë është vështirë sepse partitë e vogla mbesin në mëshirë të grupit parlamentar-(pjesemarresit kane dhene edhe shembuj se disa deklarojnë vetëm 10 % të fondeve). ” Të bëhet një komision gjithëpërfshirës për Auditim.

Regresi i Kosovës drejt integrimeve evropiane

Prishtinë, 28 Tetor 2009 – Lëvizja FOL, ka reaguar përmes një aksioni rrugor ndaj të gjeturave të Raportit të Progresit 2009 për Kosovën nga Komisioni Evropian. Ky raport ka identifikuar mangësi substanciale në funksionin e institucioneve shtetërore përderisa ka tërhequr vërejtjen në probleme serioze politike, ekonomike, sociale dhe me të drejtat e njeriut në Kosovë.
Aksioni “Qendra Tregtare” tenton që në mënyrë cinike të paraqes neglizhencën dhe injorimin që Qeveria e Kosovës i ka bërë Raportit të Progresit nga Komisioni Evropian.

Të gjeturat nga ky raport tregon që Qeveria e Kosovës nuk i ka trajtuar dhe nuk po i trajton me vëmendjen e duhur, problemet e qytetarëve dhe në mënyrë të qartë qytetarët e Kosovës nuk po i konsideron partner të shtet-ndërtimit. Pra, Qeveria e Kosovës qytetarët po i trajton si palaço, dhe në anën tjetër Raportin e Progresit, përkatësisht të gjeturat në këtë raporti po i manipulon duke bërë deklarata pompoze dhe të kryera kinse për progresin që ka pasur Kosovë gjatë vitit 2008.

Kryesia e Kuvendit kundër Prokurorisë

Prishtinë, më 27 tetor 2009 – Kuvendi i Kosovës dështoi që të tregohet institucioni i cili respekton ligjin dhe dokumentet në fuqi të vendit. Kryesia e Kuvendit të Kosovës nuk i lejoj Prokurorisë që të filloj hetimet kundër deputetit Agim Veliu.

Lëvizja FOL kërkon nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës që sa më parë të filloj heqjen e imunitetit për të gjithë deputetët, dhe se rasti i deputetit Agim Veliu duhet të shërbej si precedent për të gjithë të tjerët.

Kosova i bashkohet Ditës Ndërkombëtare të Veprimit Kundër Ndryshimeve të Klimës”

Prishtinë, 24 tetor 2009 – Lëvizja FOL dhe Organizata 350 organizuan performancën simbolike për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Veprimit Kundër Ndryshimeve të Klimës, me ç”rast Kosova u bë pjesë e një fushate globale kundër këtij fenomeni. Mbi 2.000 ngjarje sa janë zhvilluar sot, në më se 150 shtete, duke përfshirë edhe tubimin në Prishtinë, janë shfaqur në ekranet gjigante në Times Square në Nju Jork dhe do të jenë të qasshme edhe në uebin 350.org.

Kryeministri të mos premtoj parat e taksapaguesve në emër të PDK-së

22 Tetor 2009 – Prishtinë, më 22 tetor 2009 – Lëvizja FOL, ka reaguar ndaj premtimeve milionëshe nga ana e Kryeministrit Hashim Thaqi gjatë kësaj fushate parazgjedhore. Sa më shumë që ju afrohemi datës së zgjedhjeve

Fëmijët larg fushatës parazgjedhore

Prishtinë, 19 Tetor 2009 – Lëvizja FOL ka reaguar ndaj përdorimit të fëmijëve në fushatën parazgjedhore, akt ky i cili bie ndesh me Konventën e të Drejtave të Fëmijëve, si dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës në Nenin 50, alineja 3 ku ndalohet eksploatimi i fëmijëve.

FOL i ka kërkuar partive politike të cilat synojnë të drejtojnë një shtet ligjor, që të respektojnë jo vetëm Konventën e të Drejtave të Fëmijëve, por edhe etikën perëndimore ku Kosova aspiron të arrij.

Tryeza “Dalja në zgjedhje dhe Legjitimiteti”

Prishtinë, 15 Tetor 2009 – Lëvizja FOL ka organizuar tryezën e diskutimit me temën “Dalja në Zgjedhje dhe Legjitimiteti”, me ç”rast ka prezantuar edhe publikimin me të njëjtin titull. Në këtë diskutim pjesëmarrës ishin përfaqësues nga shoqëria civile dhe mediat. Lëvizja FOL në Qershor të këtij viti, i ka dërguar letër të gjithë shefave të grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës, ku ka kërkuar fillimin e një iniciative legjislative për amandamentimin e Ligjit për Zgjedhje në mënyrë që të vendoset kushti për pjesëmarrje 40% në zgjedhje të nivelit lokal dhe 50% pjesëmarrje për zgjedhjet kombëtare në mënyrë që zgjedhjet të jenë legjitime, mirëpo asnjëri grup parlamentar nuk i është përgjigjur kësaj letre.

Ramadan Ilazi, drejtor ekzekutiv i Lëvizjes FOL deklaroj: “Zgjedhjet pa dyshim që përbëjnë ngjarjen më të rëndësishme të një shoqërie demokratike. Në këtë kuptim, zgjedhjet lokale që do të mbahen me 15 nëntor 2009 në Kosovë janë testi më i rëndësishëm politikë dhe qytetar për shtetin e Kosovës. Qëllimi i tryezës së sotme është nxitja e një debati sa i përket daljes në Zgjedhje dhe Legjitimitetit të tyre. Në zgjedhjet e kaluara u identifikuan disa mangësi dhe probleme me procesin zgjedhor, përsëritja e tyre në këto zgjedhje do të cenonte të gjitha proceset e në veçanti integrimin e vendit në BE”.

Qeveria e vetes, për veten dhe e vetvetes

Shpenzimet e parave të taksapaguesve për blerje të artikujve luksoz nga ana e Qeverisë, siç janë telefonat celular Iphone përben një fyerje për qytetaret e vendit, 38 për qind e të cilëve jetojnë në varfëri përderisa ende nuk gëzojnë shërbime të mirëfillta publike

Ramadan Ilazi

Raporti i Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës për vitin 2008 ka gjetur shkelje e procedurave të prokurimit, marrja e pagave pas kryerjes së kontratës, emërime pa konkurs publik, shkelje në dhënien e subvencioneve, shkelje në procedurat e shpenzimeve për reprezentacion nga Zyra e Kryeministrit. Janë blerë telefona Iphone, që janë një luks dhe nuk njihen si mjetë pune. Në Mistrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor 6,930 Euro janë shpenzuar për furnizim me telefona mobil.  Ose në Ministrinë për Kthim dhe Komunitete tre lap-top janë blerë në vlerë prej 3,300 Euro. Faturat janë fryrë, është gjetur rritje të faturave në vlerë prej 9.009 Euro.  10, 000 Euro nga parat e taksapaguesve janë shpenzuar nga Ministria për Kthim për të blerë mobile të cilat nuk gjenden në ministri por janë në dispozicion të Ministrit. Kjo nuk është qeverisje e mirë, por keqqeverisje dhe keqpërdorim i parasë publike.

Shpenzimet e parave të taksapaguesve për blerje artikujsh luksoz nga ana e Qeverisë, siç janë telefonat celular Iphone përbën një fyerje për qytetarët e vendit, 38 për qind e të cilëve jetojnë në varfëri, përderisa ende nuk gëzojnë shërbime të mirëfillta publike. Kjo sjellje e institucioneve të vendit është edhe një treguesi tjetër i hendekut të madh ndërmjet qeveritarëve dhe qytetarëve.

Shtetet e rajonit, te cilat së shpejti do ta marrin statusin e kandidatit për anëtarësim ne BE, siç është rasti me Shqipërinë po i zvogëlojnë përfitimet për zyrtar qeveritar. Institucionet tona po nxitohen t`i krijojnë vetes privilegje përderisa dështojnë në nxjerrjen dhe zbatimin e infrastrukturës ligjore në disa fusha të rëndësishme si në atë kundër korrupsionit.

Institucionet e vendit duhet që të angazhohen seriozisht për punësimin e personave profesional dhe të përkushtuar në poste publike duke mos shpërblyer kështu njerëz që përveç pasurimit të vetvetes nuk kanë ndonjë agjendë tjetër.  Shumë të rinj Kosovar janë larguar nga vendi ose nuk kthehen në vend megjithëse gëzojnë kredenciale të larta akademike dhe profesionale, sepse nuk u është mundësuar angazhimi, ose bërë pre e burokracirave. Të qenit në shërbim të qytetarëve ka domethënie atëherë kur shteti së pari i rregullon, shkollat, spitalet, rrugët, ujin dhe shërbimet e tjera esenciale për qytetarin, pastaj mendon për telefonat, mobiliet, veturat, etj.

Takimi i parë dhe më i shpeshtë i qytetarit me shtetin është nëpërmjet sporteleve, të cilat i japin mundësinë taksapaguesve sall për të drejtuar ndonjë letër në adresë të institucionit. Kjo është shenjë se administrata kosovare ka nevojë për transparencë, t`i shihet fytyra, të vihet një komunikim direkt me nevojtarin-qytetarin.

Komunikimi nëpërmjet një vrime të tillë le përshtypjen se në këtë vend ende ka fosile të sistemit nga e kaluara, ku zyrtarët ishin pjesë e aparatit shtetëror, i cili nuk nënkuptonte asgjë tjetër veç dhunës psikike.

Qeverisja e mirë nuk përbën më vetëm një kërkesë të  kohës por një nevojë për funksionim të mirëfilltë të shtetit. Qeverisja e mirë mishëron përgjegjësinë, transparencën dhe llogaridhënien. Duke zbatuar këto parime, administrata publike përmirësohet duke vepruar mbi bazën e kërkesës së qytetarëve.

(Autori është  Drejtor Ekzekutiv i Lëvizjes FOL)

28 Shtatori, Dita Ndërkombëtare e së Drejtës për të Ditur – Prokuroria pa adresë

Prishtinë, 28 shtator 2009 – Lëvizja FOL, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut(YIHR) dhe Qendra për Politika dhe Avokim(QPA), në një konferencë për media, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të së Drejtës për të Ditur, kanë shpallur institucionin më të hapur dhe institucioni më të mbyllur.
Përderisa mirënjohja për Policinë e Kosovës si institucioni më transparent i është dhënë Zëdhënësit të këtij institucioni, Prokurorisë Publike të Kosovës ka qenë e pamundur ti dorëzohet certifikata si institucioni më i mbyllur, pasi që ka qenë e pamundur të gjejmë adresën e kryeprokurorit Hilmi Zhitia.

Ramadan Ilazi, drejtor ekzekutiv i Lëvizjes FOL deklaroj: “Autoritet vendore dhe ato ndërkombëtare kanë dështuar të lejojnë pronësinë e qytetareve ndaj proceseve të rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon Kosova. E drejta për të ditur është një fondament i shoqëri demokratike dhe çelësi për progres. Ne nuk arritëm dot të gjejmë zyrat e Kryeprokurorit Publik z. Hilmi Zhitia, ky është treguesi i një sistemi buzë greminës dhe fakti se institucionet e vendit marrëdhëniet me publik nuk i marrin seriozisht”

Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi sa më parë të themeloj institucionet më të larta të drejtësisë

Prishtinë, 21 Shtator 2009 – Lëvizja FOL dhe Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) kanë kërkuar nga organi më i lartë ekzekutiv i vendit që sa më shpejtë të zhbllokohet procesi i ndërtimit dhe konsolidimit të institucioneve më të larta të drejtësisë në vend, si dhe te rishikohen dispozitat përfundimtare të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, neni 151, që i referohet Urdhëresës Administrative 2008/02, me të cilat përcaktohet dhe fuqizohet roli i Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

Në letrën dërguar kryeministrit FOL dhe FIQ i bëjnë thirrje që urgjentisht: 1. Të procedoni në Kuvend Ligjin për mbi gjykatat, Ligjin mbi Këshillin Gjyqësor, Ligjin mbi prokuroritë dhe Ligjin mbi këshillin prokurorial; 2. Të themeloni institucionet më të larta të gjyqësisë për të kompletuar kështu infrastrukturën e nevojshme për të garantuar sundimin e ligjit në vend; 3. Në bazë të përgjegjësive kushtetuese të garantoni plotësisht pavarësinë e tyre dhe të përshpejtoni procesin e tranzicionit të tej vonuar në mënyrë që qytetari por edhe bartësit e pushtetit vendor të ndjejnë ndryshim edhe përmbajtjesor në punë pas shpalljes së pavarësisë së vendit si dhe 4. Të përshpejtoni aktivitetin e qeverisë për të qartësuar mjedisin (konfuzionin) ligjor në mes të institucioneve të Republikës dhe administratës ndërkombëtare në vend.

Lëvizja FOL i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për Protokollin”

Prishtinë, 15 shtator 2009 – Lëvizja FOL, i ka dërguar një letër kryetarit të Gjykatës Kushtetuese z. Enver Hasani, me anë të së cilës ka shprehur shqetësimin ndaj nënshkrimit të njëanshëm të Protokollit për Bashkëpunimin Policor nga ana e Misionit Evropian për Drejtësi dhe Sundim të Ligjit – EULEX me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë.

Me këtë rast, drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes FOL, Ramadan Ilazi, deklaroj: “Kjo letër është mishërim i vlerave të Bashkimit Evropian si dhe përgjigje ndaj thirrjes për tu sjellë si shtet, në të cilin rast institucionet shtetërore duhet të marrin përgjegjësinë kushtetuese që ju takon. Lëvizja FOL, është e gatshme të jap kontributin e saj më të lartë në ruajtjen e rendit institucional dhe kushtetues në vend”.

Kosova renditet e 11-ta në Turneu Ndërkombëtar i Debatit në Bosnje e Hercegovinë

Prishtinë, 3 Gusht 2009 – Ekipi i Kosovës i cili po përfaqëson vendin në Turneun Ndërkombëtar të Debatit në Bosnje dhe Hercegovinë ka arritur të kualifikohet në të tetat e finales dhe në fund të turneut është renditur në vendin e 11 nga gjithsej 34 ekipe sa po marrin pjesë në këtë ngjarje.

Organizatorët e turneu kanë vlerësuar lartë arritjen e ekipit të Kosovës dhe kanë shprehur respektin e tyre për këtë sukses. Edhe tre folësit e ekipit të Kosovës, Jon Mulliqi, Gresa Statovci dhe Samin Emini kanë treguar sukses duke u dëshmuar për aftësi cilësore të argumentimit dhe retorikës.

Kosova përfaqësohet në Turnirin Ndërkombëtar të Debatit ne Bosnje dhe Hercegovina”

Prishtinë, 24 Korrik 2009 – Me ftesën e IDEA-s, FOL”08 ka përzgjedhur dhe përgatitur ekipin e Kosovës, i cili po merr pjesë në Turneun Ndërkombëtar të Debatit ndërmjet shteteve. FOL”08 pas hulumtimeve ka ftuar nxënësit: Gresa Statovci, Jon Mulliqi dhe Samin Emini nga “American School of Kosova” në Ekipin e Kosovës. Ky ekip është përgatitur për më shumë se një muaj nga Mia Marzouk (Konsulente Private) dhe Ramadan Ilazi (Trajner i certifikuar i debatit).