Fol: Të pavërtetat dhe të vërtetat e zyrtarëve të vendit

Lëvizja Fol ka vazhduar me publikimin e raportit javor ” Matësi i së vërtetës ” ku analizohet saktësia e deklaratave të zyrtarëve të vendit.

Kështu, këtë javë Lëvizja Fol ka paraqitur në raport deklaratën e kryeministrit Hashim Thaçi për energjinë elektrike dhe atë për strategjinë për veriun e vendit, deklaratën e ministrit të Brendshëm Zenun Pajaziti për liberalizimin e vizave, deklaratën e kryekuvendarit Jakup Krasniqi për mosangazhimin e duhur të komisioneve të Kuvendit, deklaratën e presidentit Fatmir Sejdiu për luftën kundër korrupsionit…

Matësi i së vërtetës – Raporti II

“PDK-ja premton se në rast të jetësimit të planit të vet, nuk do të ketë më kategori ABC, por do të ketë konsumatorë që paguajnë rrymë dhe atë që nuk e paguajnë”, Hashim Thaçi ” kryetar i PDK-së, Ferizaj, 30 tetor 2007

Vlerësimi: E pavërtetë

1. Gjendja e furnizimit me energji elektrike është përmirësuar, por reduktimet vazhdojnë sidomos në zonat jashtë Prishtinës.
2. Edhe në janar 2010, më shumë se 2 vjet pas dhënies së këtij premtimi paraelektoral të atëherë, kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi, KEK vazhdon ta praktikojë orarin e reduktimit ABC
3. Në planet e KEK-ut për furnizimin për janar 2010, aty detajizohet plani ABC, sipas të cilit kategoria A furnizohet 24:0, kategoria B 24/0, ose 5:1, dhe kategoria C 5:1, ose 4:2
4. Kjo qeveri i ka dhënë KEK-ut miliona Euro për t”u rimëkëmbur, për të sanuar dëmet e vazhdueshme në pajisjet e saj, që asnjëherë nuk kanë rezultuar me sukses
5. Ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, projekt ky shumë i diskutueshëm, qeveria e sheh si mundësi për furnizim të pandërprerë me energji elektrike, dhe madje edhe eksportim të saj

“Nëse Kosova i përmbush me sukses kriteret teknike brenda këtij viti, atëherë viti i ardhshëm do të mund të llogaritej si vit potencial për përfshirje në këtë proces”, Zenun Pajaziti, ministër i Brendshëm, 27 janar 2010

Vlerësimi: E pavërtetë

1. Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunachek ka thënë se Kosovës do t”i duhen 3-5 vjet për t”u përfshirë në listën Shëngen, që e bën të pavërtetë deklaratën e ministrit Pajaziti.
2. Shqipëria ka nisur në fillim të vitit 2008 negociatat me BE-në për liberalizimin e vizave. Gjasat që ajo të përfshihet në Listën e bardhë Shëngen janë në korrik 2010, që do të thotë se procesi ka zgjatur 2 vjet e gjysmë
3. Një takim në Prishtinë mes zyrtarëve të BE-së dhe atyre të Qeverisë së Kosovës, nga kjo e fundit është interpretuar si nisje e negociatave për liberalizim, por është hedhur poshtë si tillë nga Bashkimi Evropian
4. Përveç kritereve të gjithmbarshme, Kosova do të përballet edhe me pengesat e 5 shteteve të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e saj.

“Beogradi nuk do të jetë partner dhe as nuk do të pyetet sa i përket zbatimit të strategjisë së Qeverisë dhe mekanizmave ndërkombëtarë për veriun e Kosovës”, kryeministri Hashim Thaçi, 17 janar 2010.

Vlerësimi: Gjysmë e vërtetë

– Strategjia për veriun nuk është dokument i hartuar ekskluzivisht nga Qeveria e Kosovës
– Strategjia është përpiluar e ndihmuar nga Zyra Ndërkombëtare Civile në Prishtinë e përfaqësuar nga Pieter Feith
– Shefi i ICO-së, Pieter Feith, ka deklaruar se rreth Strategjisë për integrimin e pjesës Veriore të Kosovës në sistemin kosovar do të konsultohet me Beogradin
– Ndërkombëtarët e shohin të rëndësishëm rolin e Serbisë, që nën presionin e BE-së, do të mund të ndikonte tek serbët që ta pranojnë sistemin e Kosovës

“Krasniqi ka kërkuar angazhim më të madh të komisioneve për përshpejtimin e shqyrtimit dhe amendamentimit të projektligjeve në procedurë. Ai vlerësoi se një numër i drejtuesve dhe anëtarëve të komisioneve, nuk manifestojnë përgjegjësinë e nevojshme. Në këtë vështrim është apostrofuar Komisioni për Interesat e Komuniteteve dhe Kthim”, komunikatë e Kuvendit të Kosovës, 21 janar 2010.

Vlerësimi: E vërtetë

1. Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka kritikuar me vend komisionet kuvendare, për zvarritjet që ato bëjnë në procedimin e ligjeve
2. Nga monitorimi i punës së komisioneve del se ato tejkalojnë shpesh afatet ligjore për procedimin e Ligjeve në seancat e Kuvendit të Kosovës
3. Edhe Progres Raporti i vitit 2009, në pjesën kur flet për punën e Kuvendit vë në pah mosefikasitetin e komisioneve kuvendare
4. “Komisionet e Kuvendit duhet që të forcojnë kapacitetet teknike dhe administrative për të shqyrtuar me kujdes të madh legjislacionin”, thuhet në një pjesë të raportit
5. Raporti i Komisionit Evropian gjithashtu bënte thirrje për ngritjen e kapaciteteve financiare e administrative të Komisionit për Integrime Evropiane, gjë që e bën krejtësisht të vërtetë deklaratën e kryeparlamentarit Krasniqi

“Është borxh i politikës që të luftohet korrupsioni”, presidenti Fatmir Sejdiu, 27 janar 2010, Oda Ekonomike Amerikane

Vlerësimi: Gjysmë e vërtetë

1. Duhet vullnet politik për ta luftuar korrupsionin, dhe pikërisht kjo ka munguar gjatë gjithë këtyre viteve
2. Ka qenë ndërhyrja e vazhdueshme e politikës në gjyqësor që ka penguar luftimin e kësaj dukurie në Kosovë
3. Partitë politike ende nuk bëjnë të ditur prejardhjen dhe financat e tyre (duke përfshirë edhe partinë ku presidenti është kryetar), kështu që është borxh në kuptimin e asaj që politika në Kosovë e ka lejuar këtë situatë të krijohet
4. Partitë politike, ato që janë në pushtet dhe ato që janë në opozitë, e kanë qenë në pushtet, e kanë humbur kredibilitetin e luftuesve të korrupsionit.

/Telegrafi/

Tryezë në Lipjan: “Parandalimi i Konfliktit te interesit në institucionet publike”

Lipjan, 27 janar 2010 ” Lëvizja FOL ka vazhduar debatin me temën “Parandalimi i Konfliktit të Interesit në institucionet Publike” edhe në komunën e Lipjanit. Të ftuar në këtë debat ishin përfaqësues të asamblesë komunale, përfaqësues të shoqërisë civile qytetar dhe mediat. Ndërkaq panelist në këtë tryezë ishin Petrit Zogaj nga Lëvizja FOL dhe Halit Gashi, drejtor i administratës në Komunën e Lipjanit.
Petrit Zogaj, menaxher i programeve në Lëvizjen FOL, tha se ky është debati i katërt që po e mbajmë më ketë temë nëpër komuna të Kosovës. “Qëllimi ynë është të debatojmë për ligjet siç është ky, në mënyrë që të filloj të zbatohet, por edhe të plotësohet me rregullore komunale që brenda institucioneve publike të mos ketë konflikt interesi”. Sipas Zogajt, Komuna e Lipjanit i ka gjasat më të mëdha për ta parandaluar konfliktin e interesit tash në fillim të qeverisjes së re.
Halit Gashi, drejtor i administratës në Komunën e Lipjanit ” tha ky ligj është një bazë e mirë në të cilin mund të nisemi në parandalimin e konfliktit të interesit. “Edhe para aprovimit të këtij ligji, kanë qenë rregulloret e UNMIK-ut që e kanë përfshirë pak a shumë konfliktin e interesit por jo në nivelin që e përfaqëson ky ligj, me gjithë mangësit që ka. Ndonëse për zbatimin e këtij ligji kompetente është agjencia anti korrupsion, mirëpo mendoj se nuk duhet të jetë vetëm agjencioni i përfshirë këtu por të gjitha institucionet”, tha Gashi. Sipas tij edhe Ligji për vetëqeverisje lokale i ka disa dispozita ku e specifikon konfliktin e interesit. “Edhe statuti që është nxjerr në bazë të këtij ligji e ka rregulluar çështjen e konfliktit të interesit gjatë ushtrimit të funksionit publik”. Sipas Gashit kanë qenë dy raste në komunën e Lipjanit ku është paraqitur konflikti i interesit. “Kemi pasur dy raste, ku njëri ishte një këshilltar komunal, i cili konkurroj edhe për kryeshef të ekzekutivit, mirëpo ai u largua në momentin kur u votua ajo qështje. Ndërkaq rasti i dytë është dorëheqja e një anëtari të zgjedhur, për të mbajtur një post të shërbyesit civil” . Gashi tha se në komunën e Lipjanit funksionon shumë mirë trekëndëshi mes komunës, Agjencionit dhe Prokurorisë.
Xhavit Dakaj, udhëheqës i personelit në Komunën e Lipjanit, tha se ka pasur edhe raste tjera, kur anëtari i komisionit në rastin konkret është tërhequr nga vendimi për shkak të interesave që ka pasur. Rastet e tilla tek ne kanë vështirësi të prezantohen pasi që po ka ndikim pastaj te ai person. “Ka pas rast kur një zyrtar komunal s”ka pas të drejtë të nënshkruaj një vendim dhe ai e ka bërë këtë, dhe ka hesht. Kështu që opinioni nuk ka arritur të kuptoj krejt atë që ka ndodhur”.
Lumturije Bytyqi, këshilltare nga AKR-ja, tha se për të fituar një vend pune duhet të jesh ose nga radhët e partisë në pushtet, ose me qenë e afërt e drejtori ku konkurron. “Nëse një qytetar reagon ai do ti bëj vetëm keq vetës, sepse në të ardhmen nuk do të gjej punë askund. Po ashtu edhe te caktimi i tenderëve, fitojnë ata që ia mbushin xhepat më shumë komunarëve”.

Trajnim për legjislacionin kundër konfliktit të interesit

Tryezë në Lipjan: “Parandalimi i Konfliktet e interesit në institucionet publike”

27 Janar 2010 Lipjan, 27 janar 2010 ” Lëvizja FOL ka vazhduar debatin me temën “Parandalimi i Konfliktit të Interesit në institucionet Publike” edhe në komunën e Lipjanit. Të ftuar në këtë debat ishin përfaqësues të asamblesë komunale, përfaqësues të shoqërisë civile qytetar dhe mediat. Ndërkaq panelist në këtë tryezë ishin Petrit Zogaj nga Lëvizja FOL dhe Halit Gashi, drejtor i administratës në Komunën e Lipjanit. Petrit Zogaj, menaxher i programeve në Lëvizjen FOL, tha se ky është debati i katërt që po e mbajmë më ketë temë nëpër komuna të Kosovës. “Qëllimi ynë është të debatojmë për ligjet siç është ky, në mënyrë që të filloj të zbatohet, por edhe të plotësohet me rregullore komunale që brenda institucioneve publike të mos ketë konflikt interesi”. Sipas Zogajt, Komuna e Lipjanit i ka gjasat më të mëdha për ta parandaluar konfliktin e interesit tash në fillim të qeverisjes së re.

Halit Gashi, drejtor i administratës në Komunën e Lipjanit ” tha ky ligj është një bazë e mirë në të cilin mund të nisemi në parandalimin e konfliktit të interesit. “Edhe para aprovimit të këtij ligji, kanë qenë rregulloret e UNMIK-ut që e kanë përfshirë pak a shumë konfliktin e interesit por jo në nivelin që e përfaqëson ky ligj, me gjithë mangësit që ka. Ndonëse për zbatimin e këtij ligji kompetente është agjencia anti korrupsion, mirëpo mendoj se nuk duhet të jetë vetëm agjencioni i përfshirë këtu por të gjitha institucionet”, tha Gashi. Sipas tij edhe Ligji për vetëqeverisje lokale i ka disa dispozita ku e specifikon konfliktin e interesit. “Edhe statuti që është nxjerr në bazë të këtij ligji e ka rregulluar çështjen e konfliktit të interesit gjatë ushtrimit të funksionit publik”. Sipas Gashit kanë qenë dy raste në komunën e Lipjanit ku është paraqitur konflikti i interesit. “Kemi pasur dy raste, ku njëri ishte një këshilltar komunal, i cili konkurroj edhe për kryeshef të ekzekutivit, mirëpo ai u largua në momentin kur u votua ajo qështje. Ndërkaq rasti i dytë është dorëheqja e një anëtari të zgjedhur, për të mbajtur një post të shërbyesit civil” . Gashi tha se në komunën e Lipjanit funksionon shumë mirë trekëndëshi mes komunës, Agjencionit dhe Prokurorisë.

Xhavit Dakaj, udhëheqës i personelit në Komunën e Lipjanit, tha se ka pasur edhe raste tjera, kur anëtari i komisionit në rastin konkret është tërhequr nga vendimi për shkak të interesave që ka pasur. Rastet e tilla tek ne kanë vështirësi të prezantohen pasi që po ka ndikim pastaj te ai person. “Ka pas rast kur një zyrtar komunal s”ka pas të drejtë të nënshkruaj një vendim dhe ai e ka bërë këtë, dhe ka hesht. Kështu që opinioni nuk ka arritur të kuptoj krejt atë që ka ndodhur”. Lumturije Bytyqi, këshilltare nga AKR-ja, tha se për të fituar një vend pune duhet të jesh ose nga radhët e partisë në pushtet, ose me qenë e afërt e drejtori ku konkurron. “Nëse një qytetar reagon ai do ti bëj vetëm keq vetës, sepse në të ardhmen nuk do të gjej punë askund. Po ashtu edhe te caktimi i tenderëve, fitojnë ata që ia mbushin xhepat më shumë komunarëve”.

Ligji për parandalimin e konfliktit të interesit merr kritika në Mitrovicë

Mitrovicë 20 Janar 2010: Ligji për parandalimin e konfliktit të interesit merr kritika në MitrovLigji për parandalimin e konfliktit të interesit është kritikuar nga pozita dhe opizita mitrovicase dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët konsideruan se ky ligj ka shumë mangësi sidomos sa i përket masave sanksionuese dhe si i tillë nuk mund të zbatohet.
Këto vlerësime janë dhënë në debatin e organizuar nga Lëvizja FOL, me temën ?Parandalimi i Konfliktit të Interesit në institucionet Publike?, që sipas organizatorëve kishte për qëllim identifikimin dhe parandalimin e konfliktit të interesit në institucione publike.
Petrit Zogaj, drejtor i programeve në Lëvizjen FOL, tha se ?Një ndër objektivat fillestare është të lidhemi me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, që njerëzit ta lexojnë atë dhe të mendojnë për strukturat tjera si policinë, gjykatatë, qeverinë se a ka konflikt interesi nëpër struktura të tilla?.
Sipas tij, ky ishte debati i dytë i organizuar në këtë drejtim, ndërkohë që do të vazhdohet me mbajtjen e tyre edhe në disa komuna të Kosovës dhe nga diskutimet e pejsëmarrësve dhe raportet tjera do të publikohet edhe një dosje e konfliktit të interesit.
?Ende nuk është duke u kuptuar se Konflikti i interesit është korrupsion në thelb dhe Agjencioni Antikorrupsion si organ kompetent për trajtimin e konfliktit të interesit ende nuk ka shifra në lidhje me rastet e paraqitura të kësja vepre? tha Zogaj.
Kryesuesi në largim i Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Ahmet Tmava ka kritikuar ligjin në fjalë për faktin se ai u referohet vetëm nivelit lokal e jo edhe atij rajonal, gjë që në njëfarë mënyre liron dikë nga kjo vepër.
Duke iu referuar mandatit të kaluar, ai tha se nuk është në dijeni për ekzistimin e rasteve të konfliktit të interesit, ndërkaq shtoj se shoqëria civile duhet të motivoj qytetarët për të luftuar dukuritë negative, e jo duke i bombarduar ata me konflikt interesi, pa ofruar argumente për këtë.
Ndonëse në seancën e radhës të KK-së pritet të zgjidhet kryesuesi i ri i Asamblesë Komunale të Mitrovicës, Tmava, partia e të cilit ka rifituar pushtetin premtoj se si të shpallet Bordi i drejtorëve do të kërkojnë me automatizëm nga drejtorët që aty ku mund të ketë konflikt interesi të heqin dorë.
?Ligji është i pa mëshirshëm ai në mënyrë selektive e pasqyron kush mund të jetë edhe kush nuk mund të jetë kur përqendrohemi vetëm në nivel komunal. Zgjerimi më i madh në vendimmarrje është parandalim i konlfliktit të interesit? tha Tmava.
Faton Peci, këshilltarë i LDK-së në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, tha se shoqëritë që kanë arritur në sistemin e vlerave të demokracisë e kanë të qartë parandalimin e konfliktit të interesit.
Sipas tij, përveq se ligji ka mangëse, në Kosovë si në nivelin lokal ashtu edhe qëndror mungon vullneti politik për me vendos rregull sa i përket konfliktit të interesit.
?Unë njoh shumë zyrtar që kanë qenë pjesë e komunës dhe pjesë e Asamblesë, e këtu ka konflikte të hapura të interesit?, tha Peci, duke shtuar se duhet të ketë qartësi për përgjegjësit dhe kompetencat për parandalimin e konfliktit të interesit.
Nystret Muhaxheri këshilltar i ORA-së, vlerësoj se ligji për të cilin zhvillohej debati është ligj i cili nuk ka gjetur zbatim.
Sipas tij në këtë ligj mungojnë nenet të cilat janë kyçe për zbatimin e tij, për shkak se nuk ka përgjegjësi dhe se qëllimi thelbësor i tij është largimi i ndikimit të politikës në jetën normale të administrimit të jetës në Kosovë.
?Në Mitrovicë ka shumë raste të konfliktit të interesit, sepse partia është mbi ligjin edhe për ata nuk ka sanksione. Nëse kish me pas ligj që i gjobit ata të cilët bëjnë shkelje të tilla atëherë kish me qenë më ndryshe? tha Maxhera.
Në kontest të prezencës së konfliktit të interesit, ai përmendi raste kur drejtori i shkollës është edhe asamblist komunal.
Mustafë Pllana, këshilltarë nga LDD, tha se kur flitet për konflikt interesi pikërisht bashkësia ndërkombëtare në Mitrovicë ka konflikt interesi.
?Kjo që e kemi tash është prej instalimit të bashkësisë ndërkombëtare. Por si të gjejmë forma për ta parandaluar se nga konflikti i interesit vjen deri të korrupsioni. Është interesant se ambienti i sektorit publik është një dinamike e hatashme dhe është më se e nevojshme parandalimi se gjithmonë është duke ra fytyra e mire e institucioneve publike?, tha Pllana.
Ndonëse sipas tij ligji është i mangët, ai edhe si i tillë duhet të zbatohet me udhëzime administrative, por që sipas tij e tëra varet nga vullneti i njerëzve, gjegjësisht zyrtarëve se sa dëshirojmë të punojnë në parandalimin e këtij fenomeni.
Për Afërdita Syla, nga shoqëria civile, puna është se sa ne dëshirojmë ta kuptojmë dhe sa ne e luftojmë mes veti këtë dukuri. ?Pozita nuk ka faj përderisa opozita hesht. Për dy vite nuk kanë fol për asgjë, vetëm kanë ngrit dorën dhe kanë votuar derisa në fushatë janë marrë vetëm me akuza. Shoqëria civile është e vetmja që i ngrit disa gjëra. Duhet të bëhen të gjitha bashkë në mënyrë që të iniciohen këto gjëra? theksoj ajo.
Ndërkaq, Blerim Qela poashtu nga shoqëria civile tha se sikur ta kishim zbatuar këtë ligj sado që është i varfër besoj se s?do t?i kishim as 10 % të problemeve që i ka Kosova sot. Sa i përket Agjencionit Antikorrupsion ai tha se është larg prej asaj që të arrij pavarësinë e vet sa të kryej punën e vet si duhet. 20.01.2010 (KosovaLive)icë

Tryezë në Podujevë: “Parandalimi i Konfliktet e interesit në institucionet publike”

Podujevë, 26 janar 2010 ” Me qëllim të implementimit sa më të mirë të ligjeve, të cilat tashmë janë në fuqi, Lëvizja FOL është duke organizuar debate në nivel të Kosovës për identifikimin dhe parandalimin e konfliktit të interesit në institucione publike. Në kuadër të kësaj, Lëvizja FOL ka organizuar në Podujevë, debat publik me temën “Parandalimi i Konfliktit të Interesit në institucionet Publike”. Të ftuar në këtë debat ishin përfaqësues të asamblesë komunale, përfaqësues të shoqërisë civile qytetar dhe mediat. Ndërkaq panelist në këtë tryezë ishin Petrit Zogaj nga Lëvizja FOL dhe Faik Muqiqi, këshilltar politik në kabinetin e kryetarit të komunës së Podujevës
Petrit Zogaj, menaxher i programeve në Lëvizjen FOL, tha se ky është debati i tretë që po e mbajmë më ketë temë nëpër komuna të Kosovës. “Ideja pse jemi tërhequr nga Prishtina dhe kemi vendosur që këtë debat ta zhvendosim edhe nëpër komuna tjera është se në Prishtinë është vendosur pjesa më e madhe organizatave joqeveritare dhe janë anashkaluar qytetet tjera të Kosovës”. Sipas tij, Agjencioni Antikorrupsion ende nuk ka shifra se sa raste të konfliktit të interesit janë paraqit të ajo”.

Zogaj tha se për shkak se e vlerësojmë si të rëndësishëm këtë ligj, ne po tentojmë që të bëjmë presion të Agjencioni Antikorrupsion dhe në Prokurori, që të nisin hetimet për ato raste ku përmes medieve apo edhe nga organizata të ndryshme është treguar se ka konflikt interesi.

Faik Muqiqi, këshilltar politik në kabinetin e kryetarit të komunës së Podujevës tha se sensibilizimi i një çështje të tillë duhet të jetë i përhershëm, sepse shumë ligje po ngecin. Duke numëruar mungesat e këtij ligji, ai tha se aty janë përfshirë të gjithë zyrtarët. “Aty përmendet drejtori, por jo edhe zëvendës drejtori”
Sipas tij janë të pakta rastet me konflikt interesi në komunën e Podujevës. “Janë rreth shtatë raste në komunë, ku disa këshilltar komunal në të njëjtën kohë kanë qenë edhe drejtor të shkollave. Mirëpo nuk kemi pasur asnjë rast ku kryetari i komunës është përjashtuar nga vendimmarrja për shkak të konfliktit të interesit”, tha Muqiqi.
Sipas tij, këtë vit janë lajmëruar shërbyesit civil se nuk ju lejohet të kenë dy poste.

Fazli Veliu, gazetar, tha se konflikti i interesit nuk është korrupsion. Mirëpo ai prodhon korrupsion. “Kemi pas raste publikisht i kanë dhënë vende të punës familjarëve të tyre. Ligjet me të metat e tyre që i kanë nuk po arrijnë me u implementu” .

Lutfi Rexhepi ish ” këshilltar i asamblenë komunale të Podujevës tha se Ligjet nuk janë të definuara shumë qartë. Është kaluar një mandat i tërë në heshtje, ku në Komunën e Podujevës kanë qenë këshilltarët ku sipas Ligjit për Vetëqeverisje lokale ata nuk kanë mundur të ushtrojnë funksionin e tyre, mirëpo nuk janë larguar. “Efekti është se po mungon dëshira politike për të implementuar këtë ligj. Në mandatin e shkuar kemi bërë edhe shkresë zyrtare kryetarit që i kemi kërkuar pikërisht eliminimin e konfliktit të interesit, mirëpo asnjë herë nuk është ndërmarrë asgjë”.
Naim Qunaku, këshilltar në asamblenë komunale të Podujevës, tha se në një vend ku ligji qitet nëpër oda aty nuk ka demokraci. “Jemi të prirur të merremi me mangësi.

Ne mund të themi se këtu në Podujevë mund ta eliminojmë konfliktin e interesit mirëpo ata në Gllogovc nuk po mund ta bëjnë një gjë të tillë, kështu nuk është e bëjmë as ne”. Sipas tij, ato komuna të cilat e zbatojnë ligjin për vetëqeverisje lokale, mund të fitojnë grante deri në 70 mijë euro. Mirëpo qytetarët tanë nuk e dinë se shkaku se një këshilltarë komunal e mban edhe një post tjetër, i kanë humb ato mjete ka mundur ta fitoj komuna e tyre”.

Agim Sheholli qytetar, tha se asnjë Ligj në Kosovë nuk është ka zbatohet. “Nuk e respektojnë ata të cilët vet i hartojnë këto ligje, ku presin nga qytetarët me i respektuar. Konflikti i interesit nuk është asgjë tjetër përveç se hajni”.

Tryezë në Podujevë: “Parandalimi i Konfliktet e interesit në institucionet publike”

26 Janar 2010 –  Me qëllim të implementimit sa më të mirë të ligjeve, të cilat tashmë janë në fuqi, Lëvizja FOL është duke organizuar debate në nivel të Kosovës për identifikimin dhe parandalimin e konfliktit të interesit në institucione publike. Në kuadër të kësaj, Lëvizja FOL ka organizuar në Podujevë, debat publik me temën “Parandalimi i Konfliktit të Interesit në institucionet Publike”. Të ftuar në këtë debat ishin përfaqësues të asamblesë komunale, përfaqësues të shoqërisë civile qytetar dhe mediat. Ndërkaq panelist në këtë tryezë ishin Petrit Zogaj nga Lëvizja FOL dhe Faik Muqiqi, këshilltar politik në kabinetin e kryetarit të komunës së Podujevës

Petrit Zogaj, menaxher i programeve në Lëvizjen FOL, tha se ky është debati i tretë që po e mbajmë më ketë temë nëpër komuna të Kosovës. “Ideja pse jemi tërhequr nga Prishtina dhe kemi vendosur që këtë debat ta zhvendosim edhe nëpër komuna tjera është se në Prishtinë është vendosur pjesa më e madhe organizatave joqeveritare dhe janë anashkaluar qytetet tjera të Kosovës”. Sipas tij, Agjencioni Antikorrupsion ende nuk ka shifra se sa raste të konfliktit të interesit janë paraqit të ajo”.

Zogaj tha se për shkak se e vlerësojmë si të rëndësishëm këtë ligj, ne po tentojmë që të bëjmë presion të Agjencioni Antikorrupsion dhe në Prokurori, që të nisin hetimet për ato raste ku përmes medieve apo edhe nga organizata të ndryshme është treguar se ka konflikt interesi.

Faik Muqiqi, këshilltar politik në kabinetin e kryetarit të komunës së Podujevës tha se sensibilizimi i një çështje të tillë duhet të jetë i përhershëm, sepse shumë ligje po ngecin. Duke numëruar mungesat e këtij ligji, ai tha se aty janë përfshirë të gjithë zyrtarët. “Aty përmendet drejtori, por jo edhe zëvendës drejtori”

Sipas tij janë të pakta rastet me konflikt interesi në komunën e Podujevës. “Janë rreth shtatë raste në komunë, ku disa këshilltar komunal në të njëjtën kohë kanë qenë edhe drejtor të shkollave. Mirëpo nuk kemi pasur asnjë rast ku kryetari i komunës është përjashtuar nga vendimmarrja për shkak të konfliktit të interesit”, tha Muqiqi.
Sipas tij, këtë vit janë lajmëruar shërbyesit civil se nuk ju lejohet të kenë dy poste.

Fazli Veliu, gazetar, tha se konflikti i interesit nuk është korrupsion. Mirëpo ai prodhon korrupsion. “Kemi pas raste publikisht i kanë dhënë vende të punës familjarëve të tyre. Ligjet me të metat e tyre që i kanë nuk po arrijnë me u implementu” .

Lutfi Rexhepi ish – këshilltar i asamblenë komunale të Podujevës tha se Ligjet nuk janë të definuara shumë qartë. Është kaluar një mandat i tërë në heshtje, ku në Komunën e Podujevës kanë qenë këshilltarët ku sipas Ligjit për Vetëqeverisje lokale ata nuk kanë mundur të ushtrojnë funksionin e tyre, mirëpo nuk janë larguar. “Efekti është se po mungon dëshira politike për të implementuar këtë ligj. Në mandatin e shkuar kemi bërë edhe shkresë zyrtare kryetarit që i kemi kërkuar pikërisht eliminimin e konfliktit të interesit, mirëpo asnjë herë nuk është ndërmarrë asgjë”.

Naim Qunaku, këshilltar në asamblenë komunale të Podujevës, tha se në një vend ku ligji qitet nëpër oda aty nuk ka demokraci. “Jemi të prirur të merremi me mangësi.

Ne mund të themi se këtu në Podujevë mund ta eliminojmë konfliktin e interesit mirëpo ata në Gllogovc nuk po mund ta bëjnë një gjë të tillë, kështu nuk është e bëjmë as ne”. Sipas tij, ato komuna të cilat e zbatojnë ligjin për vetëqeverisje lokale, mund të fitojnë grante deri në 70 mijë euro. Mirëpo qytetarët tanë nuk e dinë se shkaku se një këshilltarë komunal e mban edhe një post tjetër, i kanë humb ato mjete ka mundur ta fitoj komuna e tyre”.

Agim Sheholli qytetar, tha se asnjë Ligj në Kosovë nuk është ka zbatohet. “Nuk e respektojnë ata të cilët vet i hartojnë këto ligje, ku presin nga qytetarët me i respektuar. Konflikti i interesit nuk është asgjë tjetër përveç se hajni”

Matësi i së vërtetës

Lëvizja FOL që nga janari i 2010 ka filluar të monitoroj dhe verifikoj deklarata udhëheqësve shtetëror. FOL do të prezantoj për çdo javë “Matësin e së Vërtetës”, i cili do të raportoj për deklarata të vërteta dhe të pavërteta të udhëheqëse shtetërorë të bëra gjatë javës paraprake. Matësi i së vërtetës – Raporti

“Në Kosovë, nuk ka struktura paralele. Ka individë që thirren si jo-legjitimë, dhe kjo nuk do të vazhdojë” ” Hashim Thaçi ” Kryeministër i Kosovës, Kuvendi i Kosovës, 19 nëntor 2009

Vlerësimi: E PAVËRTETË

Struktura të organizuara paralele serbe ka në pjesë të ndryshme të territorit të Kosovës. Më të konsoliduar janë në pjesën veriore të vendit. Atje individët kanë krijuar struktura të sistem dhe funksionojnë si të tilla.

1. Shteti i Serbisë ka organizuar zgjedhje lokale për një sërë komunash në Kosovë, me rëndësi të veçantë në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Këto komuna funksionojnë me kryetarë, me kuvende komunale, me drejtori e me administrata që kryejnë shërbime për qytetarët që jetojnë në atë pjesë.

2. Krejt afër kryeqytetit, në Graçanicë, mes tjerash, funksionin filiale e Postës së Serbisë. Letrat dhe shërbimet e tjera në këtë vend kryhen nëpërmjet sistemit paralel serb. Po në Graçanicë, si edhe në Fushë-Kosovë, ka zyra në të cilat serbë e shqiptarë aplikojnë për marrjen e pasaportave të Serbisë.

3. Në veri të Mitrovicës, asnjë gjykatës shqiptar nuk ka qasje për dy vjet, kurse gjykatësit serbë u referohen rregulloreve të UNMIK-ut për punën e tyre.

4. Në Shtërpcë, vetëm së fundi, kryetari legjitim ka marrë nën kontroll ndërtesën e Kuvendit komunal, por administrata paralele vazhdon të funksionojë.

“Kushtetuta e Kosovës është shumë e qartë…Nuk mund të ushtrohen dy poste”. Fatmir Sejdiu, President i Kosovës, Intervistë për gazetën Express, prill 2009

Vlerësimi: E PAVËRTETË

1. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu e ka shkelur Kornizën Kushtetuese, dhe po e shkel me të dyja këmbët edhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duke vazhduar të jetë kryetar legal i LDK-së, dhe president i Kosovës. Sejdiu u zgjodh kryetar i LDK-së, në “Kuvendin e Karrigeve”, në dhjetor 2006, dhe menjëherë pas fitores së vështirë, tha se do ta ngrinte postin e tij të kryetarit në LDK, duke i dhënë “prioritet” detyrës së presidentit.

2. Asgjë nuk ndryshoi edhe kur vendi u pavarësua, dhe Kushtetuta e Kosovës hyri në fuqi, më 15 qershor 2008. Ajo e thotë shumë qartë në Nenin 88. Papajtueshmëria 1. Presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion tjetër publik.

Ligji për Presidentin e vendit specifikon qartë papajtueshmërinë:

Neni 7 Papajtueshmëria:

2. Pas zgjedhjes, Presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion në parti politike.

1. Kushtetuta nuk përmend askund ngrirjen e postit të kryetarit në parti politike, të cilës presidenti i referohet duke u betuar se nuk po e shkel Kushtetutën.

2. Në definimin e detyrave të Presidentit, pika e parë, Neni 83 thotë: Presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Kosovës.

3. Jashtë kësaj presidenti ka dalë disa herë, e më së fundi më 23 dhjetor të vitit 2009, kur gjatë gjithë ditës, mori pjesë në manifestimet e shënimit të 20 vjetorit të LDK-së, duke folur për “meritat e jashtëzakonshme që kjo parti ka në pavarësimin e vendit”. Sejdiu është zgjedhur President në janar 2008, dhe mandati i tij zgjat 5 vjet (2013). Ai pritet të jetë kandidati i vetëm i LDK-së për kryetar në zgjedhjet e brendshme të kësaj partie.

Thaçi: Do luftojmë korrupsionin me çdo kusht, 16 Prill 2008

Vlerësimi: E PAVËRTETË

1. Korrupsioni mbetet mbizotërues në shumë fusha në Kosovë dhe vazhdon të jetë një shqetësim shumë serioz. Korniza ligjore dhe institucionale duhet të fuqizohen. Bashkëpunimi në mes Agjencisë dhe zyrës së prokurorit duhet të përmirësohet. Kosova duhet të zhvilloj një regjistër të hetimeve, dënimeve, ndjekjeve penale në rastet anti-korrupsion.

2. Qeveria ka adoptuar pakon e kompletuar ligjore kundër korrupsionit. Sidoqoftë, ka pasur një numër shume të kufizuar të hulumtimeve të rasteve ilegale të korrupsionit, kurse rezultati i tyre tregon se ka nevojë të ketë një metodë dhe mjete më të sofistikuara të hulumtimit.

3. Kapaciteti administrativ dhe mekanizmi i koordinimit të përfituesve kryesor të sistemit të prokurimit publik ka nevojë akoma për përforcim, në veçanti për ta reduktuar mundësinë për korrupsion

4. Kosova ka shënuar progres të kufizuar në adresimin e korrupsionit. AKK është plotësisht operacionale dhe me staf të plotë.

Kryesia e Kuvendit kundër Prokurorisë

Prishtinë, më 27 tetor 2009 ? Kuvendi i Kosovës dështoi që të tregohet institucioni i cili respekton ligjin dhe dokumentet në fuqi të vendit. Kryesia e Kuvendit të Kosovës nuk i lejoj Prokurorisë që të filloj hetimet kundër deputetit Agim Veliu. Lëvizja FOL kërkon nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës që sa më parë të filloj heqjen e imunitetit për të gjithë deputetët, dhe se rasti i deputetit Agim Veliu duhet të shërbej si precedent për të gjithë të tjerët.

Denonco Konfliktin e Interesit

Premtimet e parealizuara në dy vjetorin e Qeverisë Thaçi

Si rezultat i zgjedhjeve të përgjithshme të 2007-s Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe parti minoritare, kanë krijuar Qeverinë e re të vendit. Qeveria Thaçi është mandatuar nga Kuvendi i Kosovës më 9 janar 2008. Në vazhdim është raporti vlerësues për punën 2-vjeçare të kësaj qeverie për disa çështje kyçe të qeverisjes.

Veriu

Një nga premtimet kryesore të proklamuara nga qeveria Thaçi që në fillim të mandatit ka qenë sundimi i ligjit dhe shtrirja e pushtetit në tërë territorin e Kosovës. Kjo asnjëherë nuk ndodhi. Autoriteti i i Prishtinës nuk arriti të vendosej në veriun e vendit. Qeveria thotë se ka investuar dhe vazhdon të investoj në veri por kjo ndodh vetëm në një numër të kufizuar fshatrash dhe lagjesh në veri të Mitrovicës të banuar me shumicë shqiptare. Më tej nuk ofrohet asnjë shërbim i shtetit të Kosovës dhe veriu bashkë me tri komunat qeveriset nga struktura paralele të financuara nga Beogradi. Qeveria e Kosovës i ka lënë në dorë EULEX-it për të qenë prezent në veri. Shteti i Kosovës vazhdon të pengohet në dërgimin e gjykatësve shqiptarë në Gjykatën e Qarkut. Qeveria dhe ICO-ja po hartojnë strategji për t”i bindur serbët e Kosovës që të bëhen pjesë e sistemit.

Korrupsioni

Një nga problemet e vazhdueshme të Kosovës është bartur fuqishëm edhe në qeverinë Thaçi dhe ky është korrupsioni. Raportet e progresit të Komisionit Evropian për vitin 2008 dhe 2009 e identifikojnë shtrirjen e madhe të korrupsionit dhe mos-luftimin e duhur të tij si një problem të madh dhe pengues për funksionimin normal te ligjit në Kosovë. Në këta dy vjet të qeverisjes Thaçi është raportuar për keq-menaxhim të madh me paranë publike të cilat kryesisht kanë të bëjnë me favorizime në tenderë të ndryshme e të rëndësishme. Një rast evident është dhënia e tenderit për renovimin e Rilindjes, Mabetexit – Behxhet Pacollit (kryetar i Aleancës Kosova e Re, e cila është prezente në Kuvendin e Kosovës me dhjetë deputet) edhe për kundër faktit që Kuvendi i Kosovës kishte votuar kundër një projekti të tillë.

Ulja e shpenzimeve

Premtim i menjëhershëm i qeverisë Thaçi ka qenë edhe ulja e shpenzimeve të panevojshme. Megjithatë një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Ekzekutivi ka vendosur të jetë dorëlirë në shpenzimet për telefona. Në një vendim të fillimit të vitit 2008 kryeministrit i lejohet roaming pa limit kurse ministrave e zëvendësministrave mbushje telefonike deri në 250 Euro për muaj. Vendi ka 15 ministra dhe së paku 15 zv/ministra meqë disa ministri i kanë nga dy. Kjo do të thotë se mbi 100.000 euro në vit shpenzohen vetëm nga ministrat e zëvendësministrat për mbushje telefonike. Edhe pse ka 30 vetura rezervë, qeveria ka urdhëruar blerjen e një makine 70.000 euro për nevojat e Këshillit të Sigurisë së Kosovës që udhëhiqet nga kryeministri Thaçi. Gjithashtu u vonua implementimi i një prej vendimeve të para të qeverisë, që ishte vendosja e të gjitha institucioneve në objekte publike që duhej të ndodhte deri në fund të vitit 2008. Ministria e Arsimit nuk është vendosur në objekt publik deri në janar 2010 duke e shkelur vendimin për një vit dhe duke paguar në këtë mënyrë rreth 250.000 euro për qera përtej orarit. Edhe Ministria e Energjisë dhe e Minierave ka paguar qera në një shtëpi private deri në pjesën e dytë të 2010-s. Disa ministri si ajo e Drejtësisë dhe e Punës e Mirëqenies Sociale kanë zyra me qera kurse agjenci të pavarura si Agjencia Kundër-Korrupsion dhe ajo për Mbrojtjen e Ambientit veprojnë në objekte me qera të cilën e paguan Ministria e Administratës Publike.

Liria e shprehjes/medias

Liria e shprehjes në Kosovë është përkeqësuar dukshëm në kohën e qeverisjes Thaçi. Televizioni Publik i Kosovës gjendet përballë ndërhyrjeve të vazhdueshme të qeverisë dhe njerëzve të saj në politikat redaktuese. Unioni Evropian i Transmetuesve (ang.EBU) i ka shkruar një letër shqetësuese kryeministrit Thaçi për ndërhyrjet. Edhe pse qeveria thotë se dëshiron të krijojë partneritet me mediat, ajo shpesh kanë rënë pre e shantazhit nga ana e qeverisë nëpërmjet shpërndarjes jo-të barabartë të reklamave. Pavarësisht tirazhit gazetat më të vogla marrin shumicën e reklamave të qeverisë për shkak të politikave redaktorialë në favor të qeverisë. Edhe në këto dy vjet mediat e gazetarët kanë qenë cak i sulmeve, fyerjeve e kërcënimeve nga zyrtarët e lartë institucionalë për shkak të punës që bëjnë.

Lëvizja FOL që nga janari i këtij viti përmes raportimit dhe monitorimit, do të krahasoj dhe do të mas deklaratat e udhëheqësve politikë me realizimin e tyre ne terren. Ky raport do të jetë javor në formën elektronike dhe mujore në forme të shkruar.

Deklarimi i pasurisë, hap i progresit në luftimin e korrupsionit

Opinion botuar ne Koha Ditore,17Janar 2010:

Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon ta qarkulloj nga zyra në zyrë Projektligjin për Financimin e Partive Politike i cili së bashku me Ligjin për Deklarimin dhe Prejardhjen e Pasurisë së Zyrtareve të lartë publik përbëjnë nismën më të rëndësishme legjislative të kohëve te fundit në fushën anti-korrupsion. Instituti Demokratik i Kosovës dhe Lëvizja FOL kanë realizuar një seri tryezash në komunat e Kosovës ku është diskutuar për projektligjin për Financimin e Partive Politike, duke marrë kështu vlerësimet dhe rekomandimet që do të duhej të përfshihen në këtë Ligj.

Në këto tryeza të organizuara me përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile, janë diskutuar mundësitë e gjetjes së zgjidhjeve më të mira të cilat do të shërbenin rregullimit më të mirë të parimit qenësor të këtij ligji që ka të bëjë me transparencë dhe llogaridhënie më të madhe nga ana e partive politike sidomos nw burimet e financimit dhe shpenzimit. Pjesëmarrësit e këtyre tryezave zakonisht kanë vlerësuar se Kuvendi i Republikws sw Kosovës është vonuar dhe Ligji për Financimin e Partive Politike duhet që të nxirret sa më shpejt si dhe kanë vlerësuar se Ligji duhet të rregulloj çështjen e financimit edhe të partive jashtë Parlamentit. Partitë politike jashtë parlamentit kanë kërkuar që edhe ata të përfshihen në përfitimin e mjeteve nga fondi për mbështetje të subjekteve politike që projekti ligji aktual parasheh të krijoj.

Deri më tani partitë e vogla apo ato që janë jashtë Parlamentit kanë qenë disi të diskriminuara. Po ashtu është konstatuar se donatorët të cilët japin kontributet për një parti, druajnë nga publikimi i emrave të tyre dhe se hezitojnë të financojnë partitë e vogla. Duhet të jepet mundësia që edhe subjektet politike të cilat janë jashtë Parlamentit, të financohen nga fondi për mbështetje të subjekteve politike. Auditimi i partive politike duhet të rregullohet me ligj dhe jo me akte nënligjore si dhe duhet që partitë politike në nivel lokal, ta gëzojnë të drejtën që të financohen nga buxheti i Kosovës. Raportet financiare të partive duhet që domosdo të publikohen në ueb faqe të partive dhe të KQZ-së.

Duhet të caktohet një limit për shumën e donacioneve dhe shumën e anëtarësimit për një vit. Projektligji duhet të ketë parasysh edhe financimin e kandidatëve të pavarur. Gjithashtu Degët e partive politike ? duhet të kenë numrin e xhirollogarisë, si dhe të marrin përgjegjësitë për donacionet (kryetari, sekretari). Donacionet gjatë fushatave elektorale duhet të sanksionohen dhe limitohen me ligj. Të ketë limitim ? kufizim te shumës maksimale të mjeteve të shpenzuara për fushate për një parti. Përderisa rekomandimet e lartshënuara janë mbështetur nga zyrtaret e partive politike në komunat përkatëse, zyrtaret e partive politike në Prishtinë e kanë vonuar ligjin pikërisht për shkak të kërkesave për transparencë publike të financave të partive politike.

Duhet të kujtojmë se zv. Kryeministri Hajredin Kuqi pati premtuar se Ligji për Financa të Partive Politike do të ishte gati para zgjedhjeve por një gjë e tillë nuk ndodhi. Kjo sjellje anti-transparencë dhe anti-llogaridhënie e deputeteve dhe zyrtareve partiak për ligjin për financimin e partive politike si dhe për ligjin për deklarimin dhe prejardhjen e pasurisë së zyrtareve të lartë publik dëshmon mungesë të vullnetit politikë për të luftuar korrupsionin si dhe sinjalizon fuqizimin të krimit të organizuar. Megjithatë janë qytetarët e Kosovës ata që më së shumti do të dëmtohen duke u përjashtuar nga integrimi evropian për faje të mungesës së vullnetit politik nga ana e institucioneve qeveritare në Kosovë që të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar Përpjekjet që ligji për Financimin e Partive Politike dhe ai për Deklarimin dhe Prejardhjen e Pasurisë së Zyrtarëve Publik të mos kërkojnë publikimin e pasurisë për publikun e gjerë por vetëm për disa institucione të caktuara janë cenuese për parimin e llogaridhënies dhe transparencës. Gjithashtu Ligji për Financimin e Partive Politike duhet që të rregulloj aspektin e dhuratave.

Duke qenë se tani më publikisht disa zyrtar dhe lider të partive politike, pasurinë e partisë dhe të tyren personale e lidhin me dhurata që janë bërë në emër të partisë ligji duhet të sanksiononte këtë aspekt dhe publicitetin e donacioneve të tilla.

Instituti Demokratik i Kosovës dhe Lëvizja FOL

(Botuar ne Koha Ditore, 17Janar 2010)

Ngecjet në procesin e riemërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Kosovë, shqetësuese

Prishtinë 12 nëntor 2009 –  Lëvizja FOL, ka mbajtur sot konferencën për media, lidhur me ngecjet në procesin e shumë përfolur të riemërimit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Kosovë.

Lëvizja FOL, përmes kësaj deklarate publike ka njoftuar autoritetet përgjegjëse, ato vendore e ndërkombëtare, me të gjeturat tona në këtë proces, të nisur zyrtarisht në muajin Shkurt të këtij viti (2009) si dhe rekomandimet që procesi në fjalë të jetë efikas dhe transparent.

I financuar nga Komisionit Evropian me 5.5 mil. ? dhe Qeveria Amerikane me 1 mil.?, procesi i riemërimit ka nisur zyrtarisht më 13 shkurt të vitit 2009. Sipas kësaj marrëveshje të nënshkruar procesi i riemërimit të gjyqtarëve është ndarë në katër faza ndërsa si i tillë është paraparë të përfundoj për 18-24 muaj. Faza e parë përfshinë testin e etikës, faza e dytë aplikimin për pozita në Gjykatën Supreme dhe në Prokurorinë e Kosovës, faza e tretë aplikimin për pozita në Gjykatat dhe Prokurorit e Qarkut dhe faza e katërt aplikimin për pozita në Gjykatat dhe Prokuroritë Komunale si dhe në Gjykatat për Kundërvajtje.

Nga 870 gjyqtarë, prokurorë e juristë të rinj që kanë hyrë në testin e etikës me 26 Prill dhe 23 Maj 2008, 200 prej tyre nuk kanë arritur që t?i plotësojnë 30 nga 50 pyetjet që ishin kusht për kalueshmërinë e testit. Distanca në kohë e mbajtjes së testit në mes të dy grupeve ka bërë që në grupin e parë të ketë më pak kalueshmëri ndërsa në të dytin shumë më shumë.

Ramadan Ilazi, drejtor ekzekutiv i Lëvizjes FOL deklaroj se ata të cilët nuk e kanë kaluar testin e etikës janë përjashtuar nga vazhdimi i garës për në fazat e tjera për aplikim për pozita konkrete në Gjyqësor dhe Prokurori. Mirëpo, këta persona shumë nga ta të cilët kanë punuar si gjyqtarë apo prokuror kanë vazhduar punën edhe pse nuk kanë kaluar këtë test. ?Në anën tjetër largimi i disa prej tyre nga pozitat që kanë, siç është rasti në Gjykatën Komunale të Prishtinës, ku 3 gjyqtar kanë dhënë dorëheqje pas dështimit në testin e etikës ndërsa disa nga të tjerët e kanë paralajmëruar një gjë të tillë, ka ndikuar në efikasitetin e punës së Gjykatës. Numri i lëndëve në këtë gjykatë dhe në të tjerat është në rritje, ndërsa numri i gjyqtarëve në zvogëlim e sipër?, tha Ilazi.

KPGJP (Komisionit të Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial) pas përfundimit të mbajtjes së testit të etikës dhe shpalljes së rezultateve, ka vazhduar me aplikimin e kandidatëve për gjyqtar të Gjykatës Supreme dhe për Prokurorinë e Kosovës, ku për këto pozita kanë aplikuar 56 kandidatë, ndërkaq vetëm 39 prej tyre janë thirrur në intervistë.
Sipas Ramadan Ilazit, pas përfundimit të intervistës nga ana e KPGJP-së, një listë me emrat e personave që kanë kaluar intervistën dhe me rekomandime ka shkuar në Këshillin Gjyqësor të Kosovës. Mirëpo, Komisioni i Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk kanë bërë transparente listën përkatëse megjithëse janë zotuar për proces transparent. ?KPGJP-ja i ka dërguar emrat e të rekomanduarve më 18 shtator, ndërsa KGJK ende nuk ka bërë asnjë veprim konkrete në këtë drejtim. Dhe sipas informacioneve që ne kemi ende nuk ka filluar shqyrtimi i dosjeve.

Kanë kaluar afër dy muaj dhe as më e vogla informatë rreth procesit nuk ka dalë nga KGJK?. Ndërkohë, Mexhide Demolli, menaxhere e zyrës për media në Lëvizjen FOL, tha se donacionet për këtë proces janë të garantuara vetëm deri në tetor të vitit 2010. ?Nuk ka garancion që donatorët do të vazhdojnë financimin shtesë të këtij procesi. Nëse vazhdohet me zvarritjet e nisura dhe me shtyrjet e shqyrtimeve, procesi nuk do të përfundoj siç ishte paraparë?, tha Demolli.
Konform ligjit, KPGJP-së i ka ndihmuar Institutit Gjyqësor të Kosovës (IGJK- institucion vendor) që të merret me kandidatët që kanë më pak se shtatë vjet përvojë pune në sistemin e drejtësisë por jo që nuk kanë qenë gjyqtar apo prokuror më parë. Testi është organizuar në zyrën e IGJK-së në formë të shkruar dhe verbale.
Sipas Demollit, rezultatet e publikuara janë ndryshuar dy herë me arsyetimin se janë bërë gabime teknike. ?Për më tepër, në mesin e anëtarëve të komisionit (që të gjithë vendor) që kanë kontrolluar punimet me shkrim dhe që i kanë intervistuar kandidatët ka pasur edhe të tillë, dy prej tyre, që nuk e kanë kaluar testin e etikës të organizuar nga KPGJP?, tha ajo.
Duke pasur parasysh tërë këto zhvillime dhe këto ngecje të ngjara në procesin e reformimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë, Lëvizja FOL apelon tek institucionet gjegjëse, tek përfaqësuesit e institucioneve që kanë qenë pjesë e nënshkrimit të marrëveshjes për fillimin e procesit të riemërimit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, që të monitorojnë punën e bërë deri më tani dhe punën që është në zhvillim e sipër, me qëllim që në Kosovë të kemi vërtetë një sistem të drejtësisë çfarë e meriton një shtet i ri dhe në tranzicion.
Rekomandime:
1. Institucionet gjegjëse të gjejnë një zgjidhje në mënyrë që të mos kemi paralizim të punës në gjyqësor.
2. KPGJP-ja të vazhdoj ti respektojë afatet duke pasur parasysh se nuk kemi fonde shtesë të garantuara nëse procesi zvarritet.
3. Këshilli Gjyqësor i Kosovës që të jetë më transparent karshi publikut dhe të kryej punën e tij konform ligjit. Kërkojmë që sa më shpejt të përzgjidhet lista në mënyrë që si e tillë të dërgohet në Presidencë për emërime.
4. KPGJP-ja dhe Ministria e Drejtësisë po ashtu duhet ta rishikoj edhe njëherë zgjedhjen e bërë nga IGJK-ja si dhe integritetin moral të disa anëtarëve të komisionit i cili e ka bërë këtë listë dhe të sugjeroj veprime konkrete për eliminimin e lëshimeve.

Rufki Suma pranon Çmimin për Guxim Qytetar 2009

Në një ndej jo-formale të organizuar për fundvit, Lëvizja FOL ndau Çmimin për Guxim Qytetar. Ky çmim ndahet për të nderuar dhe njohur kontributin dhe guximin e qytetarëve për pjesëmarrje në procese të cilat ndihmojnë në zhvillimin e kulturës politike dhe demokracisë së vend. Çmimi për Guxim Qytetar do të jetë i përvitshëm. Ky Çmim, i cili ndahet për herë të parë në Kosovë dhe nga Lëvizja FOL, e fitoj Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, z. Rufki Suma i cili ishte kandidati i vetëm, i pavarur në Kosovë, që hynë në garë dhe fiton një postë të rëndësishëm publik.

Hajrullah Ceku, Kryesues i Bordit Këshillëdhënës të Lëvizjes FOL duke dorëzuar çmimin, deklaroi se ?Iniciativat Qytetare duhet të kenë mbështetjen dhe suksesi i tyre është avancim i kulturës politike në vend. Rufki Suma ka dëshmuar sukses në iniciativën e tij dhe ne duhet ta çmojmë këtë guxim?

Me rastin e pranimit të çmimit z. Suma deklaroi se e pranoj këtë çmim më shumë kënaqësi dhe njëkohësisht edhe më shumë përgjegjësi, duke menduar që vitin 2010 dhe vitet në vijim ta dëshmoj qartë dhe bindshëm përkushtimin e shoqërisë civile, e në këtë rast Lëvizjes FOL në ndarjen e çmimeve të tilla. Z. Suma më tutje uroj që ky çmim, i cili jepet për herë të parë në Kosovë, të nxisë gare dhe rrisë konkurrencën në mes njerëzve që kanë guxim, kurajo dhe vlera morale që të përballen dhe të fitojnë me konkurrencën e pa guximshme, të pakurajo dhe të pamoralshëm për të udhëheq me institucionet e vendit.

Ramadan Ilazi, drejtor ekzekutiv i Lëvizjes FOL duke komentuar ndarjen e çmimit dhe fundvitin për Lëvizjen FOL deklaroi se organizata në vitin 2010 do të zgjerohet me aktivitete dhe do të jetë më e zëshme në kundërshtimin e keqqeverisjes dhe korrupsionit. Ai tha ?Në vitin 2010 ne do të fillojmë me tri programe kryesore; për debat, mirëqeverisje dhe qytetari aktive. Ne do të krijojmë metrin e së vërtetës i cili do të verifikojë deklaratat dhe premtimet e partive politike, do të fillojmë të publikojmë raportin mujor Monitoruesi i Korrupsionit si dhe do të punojmë me institucionin e avokatit të popullit?

Lëvizja FOL është organizatë jo-qeveritare që promovon lirinë e fjalës dhe angazhohet për mirëqeverisje, qytetari aktive si dhe zhvillim të kulturës së debatit. Në arritjen e këtyre qëllimeve FOL do të përqendrohet në hulumtime dhe fushata advokimi, në rrjetëzime si dhe në mobilizim.

Vizioni i Lëvizjes FOL është që Qytetaret e Kosovës janë pjesëmarrës aktive në procesin vendimmarrës dhe në përmirësimin e kushteve të jetesës së bashkësisë së tyre dhe janë kërkues të llogarisë nga zyrtaret e zgjedhur .

Rufki Suma pranon Çmimin për Guxim Qytetar 2009

23 Dhjetor, 2009 – Në një ndej jo-formale të organizuar për fundvit, Lëvizja FOL ndau Çmimin për Guxim Qytetar. Ky çmim ndahet për të nderuar dhe njohur kontributin dhe guximin e qytetarëve për pjesëmarrje në procese të cilat ndihmojnë në zhvillimin e kulturës politike dhe demokracisë së vend. Çmimi për Guxim Qytetar do të jetë i përvitshëm. Ky Çmim, i cili ndahet për herë të parë në Kosovë dhe nga Lëvizja FOL, e fitoj Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, z. Rufki Suma i cili ishte kandidati i vetëm, i pavarur në Kosovë, që hynë në garë dhe fiton një postë të rëndësishëm publik.

Hajrullah Ceku, Kryesues i Bordit Këshillëdhënës të Lëvizjes FOL duke dorëzuar çmimin, deklaroi se “Iniciativat Qytetare duhet të kenë mbështetjen dhe suksesi i tyre është avancim i kulturës politike në vend. Rufki Suma ka dëshmuar sukses në iniciativën e tij dhe ne duhet ta çmojmë këtë guxim”

Me rastin e pranimit të çmimit z. Suma deklaroi se e pranoj këtë çmim më shumë kënaqësi dhe njëkohësisht edhe më shumë përgjegjësi, duke menduar që vitin 2010 dhe vitet në vijim ta dëshmoj qartë dhe bindshëm përkushtimin e shoqërisë civile, e në këtë rast Lëvizjes FOL në ndarjen e çmimeve të tilla. Z. Suma më tutje uroj që ky çmim, i cili jepet për herë të parë në Kosovë, të nxisë gare dhe rrisë konkurrencën në mes njerëzve që kanë guxim, kurajo dhe vlera morale që të përballen dhe të fitojnë me konkurrencën e pa guximshme, të pakurajo dhe të pamoralshëm për të udhëheq me institucionet e vendit.

Ramadan Ilazi, drejtor ekzekutiv i Lëvizjes FOL duke komentuar ndarjen e çmimit dhe fundvitin për Lëvizjen FOL deklaroi se organizata në vitin 2010 do të zgjerohet me aktivitete dhe do të jetë më e zëshme në kundërshtimin e keqqeverisjes dhe korrupsionit. Ai tha “Në vitin 2010 ne do të fillojmë me tri programe kryesore; për debat, mirëqeverisje dhe qytetari aktive. Ne do të krijojmë metrin e së vërtetës i cili do të verifikojë deklaratat dhe premtimet e partive politike, do të fillojmë të publikojmë raportin mujor Monitoruesi i Korrupsionit si dhe do të punojmë me institucionin e avokatit të popullit”

Lëvizja FOL është organizatë jo-qeveritare që promovon lirinë e fjalës dhe angazhohet për mirëqeverisje, qytetari aktive si dhe zhvillim të kulturës së debatit. Në arritjen e këtyre qëllimeve FOL do të përqendrohet në hulumtime dhe fushata advokimi, në rrjetëzime si dhe në mobilizim.

Vizioni i Lëvizjes FOL është që Qytetaret e Kosovës janë pjesëmarrës aktive në procesin vendimmarrës dhe në përmirësimin e kushteve të jetesës së bashkësisë së tyre dhe janë kërkues të llogarisë nga zyrtaret e zgjedhur .

Kosovës i vihet perdja e zezë

19 Dhjetor, 2009 – Lëvizja FOL së bashku me Instituti Ballkanik i Politikave (IPOL) dhe Iniciativën për Progres(INPO), organizuan performancë para NEW BORN-it, ku përmes mbulimit të kësaj skulpture me perden të zezë u reagua për izolimin e Kosovës.

Seb Bytyqi, drejtor ekzekutiv i Instituti Ballkanik i Politikave (IPOL), deklaroj: “Më 19 dhjetor 2009 hiqen vizat për qytetarët e Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të zi për të udhëtuar për në vendet e Bashkimit Evropian. Kjo ka ardhur si rezultat i procesit të liberalizimit të vizave që BE kishte inicuar me këto shtete. Ndërsa, një proces i tillë nuk është inicuar ende me Kosovën. Përderisa, Evropa gjatë Luftës së ftohtë ka qenë e ndarë nga Perdja e hekurt mes shteteve kapitaliste dhe komuniste, sot ajo ndahet nga një Perde e zezë mes shteteve të Bashkimit Evropian dhe atyre që aspirojnë të jenë pjesë e BE-së”. Sipas tij, shteteve të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Kosovën, BE -ja u ka premtuar anëtarësim dhe në fazën e ndërmjetme, udhëtim pa viza për qytetarët e tyre, nëse ato plotësojnë disa kritere. “Sivjet janë bërë 20 vjet nga rënia e Murit të Berlinit dhe Perdes së hekurt mirëpo, qytetarët e Kosovës ende e ballafaqohen me mure. Duke neglizhuar Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave BE ka ndihmuar në izolimin e saj, praktikisht duke ngritur një perde mbi shtetit më të ri në Evropë”. Bytyqi po ashtu tha se çmimi mesatar i një vize Schengen për kosovarët është 124 Euro, përderisa paga mesatare mujore është 240 Euro. Gati gjysma e kërkesave të kosovarëve për viza refuzohen. Kosova ka shkallën më të lartë të refuzimit të kërkesave për viza në rajon. Fatkeqësisht, Kosova sot është shteti më i izoluar në botë.

Ramadani Ilazi, drejtor ekzekutiv i Lëvizjes FOL, deklaroj: “Sot, Bashkimi Evropian po e izolon Kosovën dhe në këtë mënyrë po stimulon trafikimin me qenie njerëzore, përderisa BE ka nisur procesin për liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën një gjë të tillë nuk po e bën edhe me Kosovën duke dështuar të dëshmoj unitet dhe të zgjeroj zonën e paqes dhe prosperitetit”. Sipas Ilazit, institucionet e Kosovës po i kontribuojnë izolimit të vendit duke mos treguar vullnet politik të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. “BE gjithashtu po tregon standard të dyfishtë ndaj Kosovës përderisa për Serbinë po vlen deklarata se një popull nuk mund të dënohet për fajin e liderëve të tij, një gjë e tillë po ndodh pikërisht në Kosovë ku qytetarët po dënohet pikërisht për fajin e liderëve të tyre. Nuk e kuptojmë këtë sjellje, duke qene se përmbushja e kriteret qenësore në procesin e liberalizimit të vizave siç është kontrolli i kufijve dhe sundimi i ligjit janë fusha ku kanë përgjegjësi ekzekutive kanë KFOR-i respektivisht EULEX-i”, tha ai. Lëvizja FOL së bashku me Instituti Ballkanik i Politikave (IPOL) dhe Iniciativën për Progres(INPO), apelojmë te BE që ta përfshijë Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave; dhe te Qeveria e Kosovës që të angazhohet seriozisht në plotësimin e kritereve për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Debatojnë nxënësit për “votimet e obligueshme”

Prishtinë, 15 Dhjetor 2009: Lëvizja “FOL”, në bashkëpunim me “BIRN” dhe “Syrin e Vizionit”, kanë organizuar një debat mes shkollave të mesme me qëllim të avancimit të të rinjve nëpër debate. Tema e debatit ishte “Pjesëmarrja e obligueshme në votime” ku pjesëmarrës ishin nxënësit e Shkollës Amerikane dhe Shkollës së Ferizajt

Venera Gashi
OJQ të ndryshme, me qëllim të ngritjes profesionale të të rinjve dhe pjesëmarrjen aktive të nxënësve dhe studentëve në çështjet në interes të tyre, kanë organizuar një debat të tipit “Karl Poper”, ku si temë ishte “Pjesëmarrja e obligueshme në votime”. Ky debat është mbajtur në mes të Shkollës Amerikane dhe Shkollës së Ferizajt, ku nxënësit e këtyre dy shkollave kanë paraqitur pikëpamjet e tyre. Drejtori i Shkollës Amerikane, Charli Londor është shprehur i kënaqur për organizimin e këtij debati, i cili, sipas tij , ka për qëllim ngritjen profesionale të studentëve dhe avancimin e tyre për të marrë pjesë në çështje publike, të cilat atyre iu interesojnë. “Është hera e parë që ky lloj debati organizohet në mënyrë formale, por nuk është hera e parë që ne debatojmë”, ka thënë Londor.

Sipas Londor, debatet kanë rëndësi, sepse me anë të tyre mund t”i bindim të tjerët për idetë tona, mund të prezantojmë vetën dhe të dëgjojmë të tjerët. “Qëllimi i debateve është t”i bindim të tjerët me argumentet, të cilat ne i posedojmë, të shprehim mendimet tona, të themi qartë atë që kemi për të thënë dhe të dëgjojmë mirë, në mënyrë që të kemi më lehtë për të kundërshtuar ekipin tjetër”, ka thënë Londor. Shpend Ahmeti, nga Instituti KAP, tha se “Mënyra më e mirë për të mundur frikën është të debatosh”. Më tej, ai foli për disa eksperienca personale për pjesëmarrjen e tij nëpër debate. Duke inkurajuar të rinjtë që të marrin pjesë në debate, Ahmeti potencoi se debati përgatit kuadrot të, cilët janë ambicioz dhe duan të jenë të suksesshëm.

Lëvizja FOL anëtarësohet në IDEA, rikthehet Debati i formatit “Karl Popper”

Prishtinë, 15 dhjetor 2009 – Lëvizja FOL në bashkëpunim me Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese (BIRN), Iniciativën për Progres(INPO)nga Ferizaj dhe Syri i Vizionit nga Peja, kanë organizuar debatin e formatit “Karl Popper” ndërmjet dy klubeve: Klubi i Debatit nga Shkolla Amerikane e Kosovës (ASK) dhe Klubi i Debatit nga Ferizaj.

Tema e debatit ishte: “Pjesëmarrja në zgjedhje duhet të jetë e obligueshme”, ku dy ekipet kanë prezantuar argumentet e veta për dhe kundër obligimit për të dal në zgjedhje. Ky debat njëherit shënoj edhe fillimin e programit kombëtar të debatit në Kosovë i cili do të udhëhiqet nga Lëvizja FOL dhe Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN).

Korrupsioni nuk alarmon Qeverinë e Kosovës

Nëntë dhjetori është Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit. Për Qeverinë dhe të gjitha institucionet e Republikës së Kosovë do të duhej të ishte ditë, në të cilën do të numëroheshin sukseset në luftën kundër korrupsionit. Fatkeqësisht sukseset ndaj kësaj dukurie janë në një nivel të papërfillshëm.

Të dhënat nga raporte kredibile kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilat, specifikojnë pjesë të korrupsionit janë alarmante. Sipas Odës Ekonomike Amerikane për vitin 2009, rreth 60 për qind nga 550 kompani kanë dhënë mito për të pasur një funksionim normal të biznesit të tyre.

Deri më tash, institucionet si Prokuroria dhe Gjykatat nuk kanë ndërmarrë dhe nuk po ndërmarrin veprimet e nevojshme me të cilat do të dëshmonin përkushtimin e tyre ndaj luftës kundër korrupsionit. Po ashtu, sipas Transparency International për vitin 2009, sistemi gjyqësor, nga këndvështrimi qytetar është ndër më të korruptuarit.
Qeveritë në dhjetë vitet e fundit e kanë përdorur pushtetin gjyqësor për interesa të ngushta politike dhe klanore dhe në këtë mënyrë e kanë shndërruar këtë hallkë të pushtetit në njërën nga dikasteret e qeverisë.

Prandaj, sot, në mënyrë simbolike, ne po vendosim para Institucionit më të lartë të drejtësisë dhe institucionit më të lartë të akuzës këto simbole që interpretojnë atë që po ndodh në sistemin tonë gjyqësor, pra urdhrin e qeverisë për t”i mbyllur këto institucione që kanë dështuar në çdo hap të përmbushin detyrimet e tyre ligjore. Ndërsa, në anën tjetër Qeverisë së Kosovës po i dorëzojmë kartonët e kuq, po ashtu në mënyrë simbolike t”i japim mesazhin se është momenti i fundit që ajo t”i stopoj ndërhyrjet e saj në institucione të pavarura dhe t”i lejoj ato të kryejnë obligimet e tyre.

Pasuria e zyrtareve ne internet