Retorika linçuese e Qeverisë, kërcënim për demokracinë

2 Prill 2010  – DEKLARATË E PËRBASHKËT E ORGANIZATAVE JO-QEVERITARE:

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese ” BIRN Kosova, Internews Kosova, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile ” KCSF, Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), Lëvizja FOL, Klubi për Politikë të Jashtme, Rrjeti i Grave të Kosovës, Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave-KIPRED, Instituti Ballkanik i Politikave-IPOL, Forumi për Iniciativa Qytetare – FIQ, Instituti për Studime të Avancuara ” GAP, Iniciativa për Progres ” INPO, Syri i Vizionit ” SiV, Zhvillimi i Komuniteteve Mitrovice ” CBM, Qendra për Politika dhe Avokim ” QPA, Iniciativa Kosovare për Stabilitet ” IKS, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut ” YIHR Kosovë, Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar – KCIC

Organizatat joqeveritare në Kosovë, nëpërmjet kësaj deklarate, shprehin shqetësimin e tyre për retorikën kërcënuese dhe linçuese të zyrtarëve të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të drejtuara ndaj përfaqësuesve të shoqërisë civile.

Organizatat e shoqërisë civile në Kosovës kanë dëshmuar vetën për rolin konstruktiv në proceset e rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon vendi. Demokracia dhe liria e shprehjes janë ideale të cilat qëndrojnë përtej interesave të ngushta, partiake e politike, dhe si të tilla nuk mund të komprometohen.

Retorika e zyrtarëve të Qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj aktiviteteve të shoqërisë civile ka shkuar aq larg sa që ka marrë formën e thirrjeve publike për linçim. Në një rast të tillë, në emisionin “Zona e Debatit” në Klan Kosova, zëdhënësi i qeverisë, Memli Krasniqi, i klasifikoi si antishtetërore disa deklarata të përfaqësuesve të shoqërisë civile. z. Krasniqi i krahasoi deklaratat e tyre me shprehjet e përdorura në aktpaditë për krime lufte kundër Sllobodan Millosheviqit e Vojisllav Sheshelit.

Si përfaqësues të organizatave të lartshënuara, vlerësojmë se këto deklarime publike të zëdhënësit Krasniqi përbëjnë një thirrje të hapur për linçim dhe si të tilla duhet të dënohen fuqishëm. I bëjmë thirrje Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, që të distancohet ndaj kësaj retorike dhe të promovojë dialog me shoqërinë civile.

Po ashtu i bëjmë thirrje Presidentit të Republikës së Kosovës, që si garantues i funksionimit të institucioneve demokratike, të sigurojë të gjithë qytetarët e Kosovës se autoritetet publike do të respektojnë Lirinë e Shprehjes dhe të Associmit, liri kjo e garantuar me aktin më të lartë ligjor në vend, me Kushtetutën e Republikës.

Organizatat e nënshkruara në këtë deklaratë shprehin edhe njëherë vullnetin dhe gatishmërinë që të ofrojnë kontributin e tyre në proceset vendimmarrëse në Kosovë dhe që të jenë proaktive në demokratizimin e vendit.

Tryezë: “Parandalimi i Konfliktit të interesit në institucionet publike”

Me qëllim të implementimit sa më të mirë të ligjeve, të cilat tashmë janë në fuqi, Lëvizja FOL është duke organizuar debate në nivel të Kosovës për identifikimin dhe parandalimin e konfliktit të interesit në institucione publike, projekt ky i financuar nga NED-National Endowment for Democracy. Në kuadër të kësaj, Lëvizja FOL ka organizuar në Kamenicë, debat publik me temën “Parandalimi i Konfliktit të Interesit në institucionet Publike”. Të ftuar në këtë debat ishin përfaqësues të asamblesë komunale, përfaqësues të shoqërisë civile qytetar dhe mediat. Ndërkaq panelist në këtë tryezë ishin Petrit Zogaj nga Lëvizja FOL dhe Enver Mavriqi, kryesues i Kuvendit Komunal.

Petrit Zogaj, menaxher i programeve në Lëvizjen FOL, tha se zbatimi i ligjit për parandalim të konfliktit të interesit, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës, do të jetë shumë i rëndësishëm, derisa debatet që po mbahen në disa komuna të Kosovës, kanë për qëllim të nisin hetimet nga organet përgjegjëse për ato raste të konfliktit të interesit që paraqiten përmes mediave dhe organizatave të ndryshme.

Enver Mavriqi, kryesues i Kuvendit Komunal tha se përveç dyshimeve ende nuk kemi fakte konkrete për raste të konfliktit të interesit. “Kemi pasur vetëm 4 raste ku kanë qenë edhe këshilltar komunal edhe punëtorë të komunës, mirëpo me dorëzimin e formularëve ata kanë dhënë dorëheqje nga njëra pozitë”. Sipas tij, përderisa nuk ka transparencë dyshime për konflikt të interesit dhe korrupsionit do të jetë gjithmonë prezent.

Sanije Ajeti nga OJQ “Fortesa”, tha se ka tri vite që janë vetëm dy kompani të cilat i fitojnë të gjithë tenderët e komunës së Kamenicës. Ajo po ashtu pyeti kryesuesin e Kuvendit Komunal nëse është konflikt interesi edhe krijimi i 11 drejtorive të kësaj komune. Sipas saj, në komunën e Kamenicës punësimet bëhen në baza partiake e familjare. Po ashtu kjo komunë ka dhënë leje për ushtrimin e veprimtarive private brenda institucioneve publike, të cilat qojnë në raste të konfliktit të interesit.

“Fol”: Në dokumentet zyrtare kanë qasje vetëm zyrtarët

26 Mars 2010  –  Lëvizja “Fol”, publikoi të premten një raport me titull “Qasje në dokumente zyrtare vetëm për zyrtarët”, për shtatë komuna të Kosovës, ndërkaq u theksua se me gjithë kërkesat e shumta të shoqërisë civile dhe shumë organizatave për qasje në dokumentet zyrtare, një gjë e tillë po realizohet vetëm për zyrtarët.

Kjo lëvizje thekson se në komunat për të cilat është prezantuar raporti ka shumë mangësi, duke përfshirë rifreskimin e ueb faqeve të tyre, mungesën e transparencës për informacionet financiare, përkatësisht qasjen në kontratat publike dhe monitorimin e procesit vendimmarrës në dhënien e tenderëve, transmeton KosovaLive komunikatën e lëvizjes “Fol”.

Sipas raportit, megjithëse shumica e komunave marrin obligim nga Rregullorja për transparencë që t”i ftojnë shoqërinë civile të jetë pjesëmarrëse në hapjen e ofertave dhe vlerësimin e tyre, lëvizja FOL nuk ka arritur të verifikojë nëse në 7 komunat e përfshira në këtë raport një gjë e tillë është respektuar.

“Fol”, me këtë rast ka dhënë një sërë rekomandimesh; komunat duhet t”i përgatisin dhe publikojnë raportet vjetore për kërkesat për qasje në dokumente zyrtare, duhet të dihet më saktë numri i kërkesave që janë paraqitur për qasje në dokumente zyrtare, përgjigjet e dhëna si dhe arsyet e refuzimit të kërkesave eventuale.

Po ashtu rekomandohet që komunat të mirëmbajnë dhe krijojnë regjistrat e dokumenteve zyrtare që janë në dispozicion të qytetarëve mbi bazën e kërkesës, duhet t”i njoftojnë qytetarët për dokumentet të cilat mund t”i gjejnë në ueb faqe etj.

Në këtë raport po ashtu thuhet se të gjitha komunat, përveç Mitrovicës kanë rregullore komunale për transparencë që përbën një akt të vullnetit të mirë politik megjithëse zbatimi i rregullores është i mangët.

Po ashtu njoftohet se numri kërkesave për qasje në dokumente zyrtare në shtatë komunat arrin gjithsej në 27 për vitin 2009.

“Vetëm në komunën e Mitrovicës kanë qenë 22 kërkesa, të cilat thuhet se kanë marrë përgjigje pozitive, ndërkaq, komunat si Lipjani, Malisheva e Klina gjatë tërë vitit 2009 nuk kanë pasur asnjë kërkesë për qasje në dokumente zyrtare. Në Kamenicë e Vushtrri ka pasur vetëm nga një kërkesë ndërkaq në Podujevë kanë qenë vetëm dy kërkesa”, vlerëson raporti.

Ky rezultat sipas lëvizjes “Fol”, është shumë shqetësues dhe dëshmon për një indiferencë të qytetarëve karshi institucioneve publike lokale sa i përket kërkesave për qasje në dokumente zyrtare.

Sipas tyre kjo mund të jetë edhe si pasojë e nivelit të ulët të besueshmërisë së qytetarëve në institucionet publike.

Kërkesë për qasje në dokumente zyrtare

Kërkesë

Pranon: Republika e Kosovës/ Komuna e Prishtinës
Drejtoria e Kadastrit / z. Shiqeri Saphiu, drejtor
Data: 26 Mars 2010, Prishtinë
Lënda: Kërkesë për qasje në dokumente zyrtare

I nderuari z. Spahiu
Po ju shkruajmë për të kërkuar qasje në dokumente zyrtare në mbështetje të Ligjit 2003/12 për Qasje në Dokumente Zyrtare në Kosovë.
Kërkojmë që të na mundësoni qasje në këto dokumente/informacione:
1. Pasuria e paluajtshme e Presidentit të Republikës së Kosovës z. Fatmir Sejdiu e cila është e regjistruar në Drejtorinë e Kadastrit të Komunës së Prishtinës
2. Pasuria e paluajtshme e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Jakup Krasniqi e cila është e regjistruar në Drejtorinë e Kadastrit të Komunës së Prishtinës
3. Pasuria e paluajtshme e Kryeministrit të Kosovës z. Hashim Thaçi e cila është e regjistruar në Drejtorinë e Kadastrit të Komunës së Prishtinës
4. Pasuria e paluajtshme e z. Gani Thaçi (vëlla i z. Hashim Thaçi) e cila është e regjistruar në Drejtorinë e Kadastrit të Komunës së Prishtinës
5. Pasuria e paluajtshme e Kryeministrit të Kosovës z. Bardhyl Sejdiu (Djali i Presidentit Sejdiu) e cila është e regjistruar në Drejtorinë e Kadastrit të Komunës së Prishtinës
6. Pasuria e paluajtshme e Ministrit në Qeverinë e Republikës së Kosovës z. Fatmir Limaj e cila është e regjistruar në Drejtorinë e Kadastrit të Komunës së Prishtinës
7. Pasuria e paluajtshme e z. Demir Limaj (vëlla i z. Fatmir Limaj) e cila është e regjistruar në Drejtorinë e Kadastrit të Komunës së Prishtinës

Ju kujtojmë se Ligji 2003/12 për Qasje në Dokumente Zyrtare kërkon nga institucioni që brenda 15 ditëve të ofrojnë një përgjigje për kërkesën.

Faleminderit paraprakisht
Me respekt,
Ramadan Ilazi
Drejtor Ekzekutiv i Lëvizjes FOL

Lëvizja FOL: Qeveria po e humb betejën në luftën kundër korrupsionit

Qeveria e Kosovës, në krye me Hashim Thaçin, nuk ka vullnet politik për t”u ballafaquar me dukurinë e korrupcionit. Kjo qeveri e ka humbur betejën sa i përket luftës kundër korrupsionit, tha Ibrahim Makolli në tryezën e sotme të organizuar nga Lëvizja FOL, me temën “Aktivitetet institucionale në luftën kundër korrupsionit”.

Ibrahim Makolli (deputet në Kuvendin e Kosovës) theksoi se problemi kryesor nuk qëndron tek mungesa e mekanizmave ligjor për luftimin e korrupsionit, por te mungesa e vullnetit.

Sipas deputetit Makolli, Agjensioni Kosovar Kundër Korrupsionit (AKK) duhet të këtë më shumë mbështetje financiare dhe përkrahje nga Kuvendi i Kosovës, raporton KosovaLive.

“Po të kishte veprime më transparente dhe llogaridhënëse nga institucionet tona nuk do të kishim këto pasoja me të cilat jemi duke u ballafaquar tani”, tha Makolli. Qëllimi i kësaj tryeze ishte përmbledhja e aktiviteteve dhe ngjarjeve kryesore të cilat kanë karakterizuar institucionet e Kosovës në luftën kundër korrupsionit gjatë muajve të parë të vitit 2010.

Saranda Stublla, analiste nga Lëvizja Fol, ka përmbledhur të dhënat kryesore të raportit që përmbledh përgjigjet e institucioneve në luftën antikorrupsion, raport ky i publikuar javën e kaluar gjatë një konference për media.

Mentor Borovci (drejtor i Departamentit të Hetimeve në Agjensionin Kosovar Kundër Korrupsion), prezantoi raportin vjetor të Agjensionin Kosovar Kundër Korrupsion për vitin 2009.

Ai vuri në pah bashkëpunimin e mirë që ky agjension ka me prokurorinë e EULEX-it, përderisa me atë vendore niveli i bashkëpunimit është më i dobët. Si sfidë kryesore, Borovci tha se është mungesa e bashkëpunimit dhe koordinimit më të mirë ndërinstitucional, mospërkrahja adekuate dhe stimulimi jo i duhur financiar i zyrtarëve të këtij agjensioni.

FOL kritikon edhe Agjencinë Antikorrupsion

Kuvendi, Qeveria e Kosovës dhe gjyqësori kanë qenë në fokus të raportit për monitorimin e aktiviteteve institucionale në luftën kundër korrupsionit për muajin shkurt, nga lëvizja “FOL”. Sipas një raporti të publikuar nga kjo lëvizje, del të mos jetë vërejtur përkushtim i institucioneve të Republikës së Kosovës për të luftuar korrupsionin.

Në këtë raport po ashtu është kritikuar edhe Agjencia Antikorrupsion për mosofrimin e të dhënave për aktivitetet e tyre kundër korruptuese. Ndërsa, nota pozitive ka marrë vetëm Dogana e Kosovës, si i vetmi institucion i cili ka ofruar raporte në baza mujore për punën e vet kundër korrupsionit

Kërkohen ndryshime në Projektligjin e Financimit të Partive Politike

Prishtinë, 22 shkurt 2010 : Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe Lëvizja FOL, kanë prezantuar para shoqërisë civile dhe partive politike të Podujevës dhe Mitrovicës, Projektligjin për Financimin e Partive Politike, me ç?rast janë nxjerr rekomandime konkrete për ta pasur një ligj sa më të përshtatshëm. Këto tryeza janë zhvilluar në kuadër të programit ?Bazë Ligjore dhe Mekanizma Funksional për Qeverisje të Mirë?.

Përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile në këto dy komuna, kanë vlerësuar se draft-ligji kërkon disa ndryshime. Ndërkohë, ata kanë shprehur pakënaqësinë me vonesën e miratimit të këtij ligji dhe kanë kërkuar nga institucionet përgjegjëse që sa më parë të miratojnë këtë ligj.

Në tryezën e organizuar në Podujevë, më 22 shkurt, përfaqësues të partive politike kanë kërkuar që të përshpejtohet miratimi i Ligjit për Financimin e Partive Politike, ndërkohë kanë propozuar ndryshime konkrete. Përfaqësuesit e LDK-së kanë përshëndetur draft ligjin dhe kanë shprehur kureshtjen mbi shumat e papërcaktuara ende në nenin 5. Ndërsa Muhamet Latifi, Kryetar i PDK-së, ka shprehur dëshirën që ky draft të shndërrohet sa më shpejt në ligj të plotfuqishëm. Ai po ashtu ka propozuar që:
1) Ligji të obligoj partitë politike aplikimin e auditimit të brendshëm dhe atij të jashtëm. Krejt kjo për të rritur kontrollin dhe transparencën mbi thithjen respektivisht shpenzimin e fondeve nga partitë, gjatë dhe pas fushatave elektorale.
2) Të hyrat e partive nga anëtarësia të lirohen nga tatimi pasi ato në këtë mënyrë do ta evitonin tatimin e dyfishtë nga të ardhurat.
Në anën tjetër, Ilir Krasniqi nga AAK-ja ka argumentuar se mënyra e duplifikuar e organizimit institucional në luftë kundër korrupsionit, e ulë efiçiencën. Po ashtu ai mendon se rrafshi socio-politik është i rëndësishëm duke aluduar se korrupsioni është e keqe permanente psikologjike. Ai ka nxjerr në dritë interesimin e AAK-së për të organizuar debate me qytetarë në lidhje me korrupsionin në Kosovë.
Debatit në Podujevë ka dëshmuar nevojën për më shumë raste për qytetarët dhe grupet tjera të interesit, që të shprehin pikëpamjet e tyre në lidhje me këtë çështje.

Ndërkohë, në debatin e 12 shkurtit në Mitrovicë, është vlerësuar se qytetaret nuk janë të vetëdijshëm nëse ndonjëra nga partitë politike ka publikuar deri me tani raportet e tyre financiare. Pjesëmarrësit në tryezë kanë thënë se shpresojnë për një transparencë më të madhe në të ardhmen. Përpos kësaj, as anëtaret e partive politike pjesëmarrës në tryezë, nuk kanë informata mbi pasqyrat financiare të partive të tyre apo shpenzimet e bëra gjatë fushatave. Anëtarët e partive politike të nivelit lokal kanë vlerësuar se debati për financimin e partive politike duhet të filloj nga degët e partive, sepse ata edhe ballafaqohen më së shumti me vështirësitë e financimit. Po ashtu, në këtë debat janë dhënë vërejtje edhe për parat e shpenzuara gjatë fushatave, të cilat është vlerësuar se kanë qenë shuma marramendëse.

Një vlerësim tjetër ka qenë se projektligji aktual që rregullon financimin e partive politike, nuk parasheh sanksione të duhura dhe se ky projektligj vë në pah se në të vërtetë nuk ka pasur vullnet politik për hartuar një ligj i cili do t?i bënte transparente financat e partive politike.

Deputeti i pavarur Naim Rrustemi, panelit ka thënë se problemi i financimit të partive politike qëndron tek moszbatimi i ligjit. ?Ekziston rregullorja për financimin e partive politike, por ajo nuk zbatohet?, ka deklaruar Rrustemi.

Panelisti tjetër, deputeti i LDK-së, Arsim Rexhepi ka akuzuar partitë politike për shpenzime të mëdha në fushata. ?Shuma e harxhuar për fushata, ka qenë miliona euro, kanë qenë shuma të hatashme, marramendëse?, ka thënë ai.

Ndërsa Avdi Muzliukaj nga LDD-ja, ka kërkuar më shumë transparencë nga partitë. ?Sot partitë politike nuk kanë transparencë ndaj qytetarëve dhe se ne sot kemi një diktat financiar nga partitë, të cilat përcaktojnë se sa para duhet t?i mbledh?, ka thënë Muzliukaj. Ai ka shtuar se administrata tatimore më së miri e dinë se si bëhet financimi i partive politike, ndërsa degët e partive nuk janë duke u financuar nga fondi shtetëror. Po ashtu, ai ka nënvizuar se asnjë parti deri më tani nuk i ka dëshmuar raportet financiare, ndërsa partitë politike edhe pse nuk i kane dorëzuar raportet KQZ-së, ato ende vazhdojnë të funksionojnë. Sa i përket masave ndëshkimore, Muzliukaj ka thënë se ato duhet të fillojnë të zbatohen nga kryetari i partisë dhe jo nga nënkryetari i cili mund të urdhërohet.

Këshilltari Komunal nga LDK-ja, Faton Peci ka kërkuar që të rritet Fondi për financimin e partive politike nga shteti, për shkak se siç ka thënë ai, ka nevojë edhe për më shumë fonde dhe se nëse nuk ka fonde të mjaftueshme, atëherë tentohet që të gjenden mekanizma tjera të financimi, të cilat munden të jenë edhe jo të ligjshme.

Rekomandimet nga debati:

1. Sanksionet ndaj partive duhet te ashpërsohen për tu zbatuar ligji;
2.Limitet nga donatoret privat duhet te përcaktohen me ligj;
3.Duhet te organizohen debate me shoqata te juristeve te cilët duhet ti hapin dhe ti trajtojnë këto tema;
4.Grupet parlamentare nuk duhet te financohen edhe nga buxheti I shtetit;
5.Ne ligj duhet parashihet edhe financimi I degëve te partive

Nuk ka vullnet politik për transparencë në financimin e partive politike

Prishtinë, 02 mars 2010 – Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe Lëvizja FOL, kanë organizuar tryezë diskutimi me temën: “Transparenca në financimin e partive politike”, ku pjesëmarrësit kanë vlerësuar se nuk ka transparencë të mjaftueshme në financimin dhe raportimin e partive politike.

Përfaqësuesit e partive politike kanë pranuar se ka regres në transparencën e financimit të partive, ndërkohë kanë bërë autokritikë për zvarritjen e raportimit të financave të tyre.  Panelistë në këtë tryezë kanë qenë: Lars Lage Olofsson ” auditor i përgjithshëm, Safete Hadërgjonaj ” PDK, Ardian Gjini ” AAK dhe Ibrahim Makolli ” AKR. Në tryezë është diskutuar edhe për draft-ligjin për financimin e partive politike. Në këtë çështje, më së shumti është diskutuar për mungesat e shumtë që ka draft-ligji aktual, të cilit i duhen amandamentime dhe ndryshime, në mënyrë që të jetë funksional në momentin e miratimit në Kuvendin e Kosovës.

Merita Mustafa nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka thënë se sipas informative të fundit të marra nga KQZ, partitë politike si në të kaluarën, edhe tani vazhdojnë te mos e zbatojnë ligjin kur është fjala tek deklarimi i financave te tyre. “KQZ ka konfirmuar se ka hasur në të gjetura kur edhe OSBE, që ishte si organ mbikëqyrës i partive, kishte shqiptuar gjoba të shumta për mos dorëzimin e raporteve financiare nga partitë politike. Sipas saj, shumë herë është potencuar se nuk është problem i vetëm mungesa e një ligji të veçantë që rregullon financimin e partive politike, sepse ekziston një rregullore e UNMIK-ut që rregullon këtë çeshjte, por që partitë politike ende nuk po arrijnë që ta zbatojnë. “Edhe draft ligji aktual që rregullon financimin e partive politike, tregon për mungesën e vullnetit të Qeverisë që t”i bëjë transparente mënyrat e raportimit të financave të partive, pra disi e mbyll ketë proces, duke e lëne që të zgjidhet me akte nënligjore”, ka thënë Mustafa.
Ndërkaq, Lars Lage Olofsson ” auditor i përgjithshëm ka thënë se nuk dihet se si institucionet publike po e mbrojnë paranë publike dhe nuk e dimë se si po i kontrollojnë institucionet private. Sipas tij, është po ashtu e rëndësishme së pari të qartësohen kriteret dhe kërkesat që pushteti jep fonde për organizata jopublike dhe është e rëndësishme që institucioni që është përgjegjës për dhënien e këtyre fondeve, duhet të jetë mekanizëm përkatës dhe të ketë kontroll të mirë që në vete të sigurojë që pagesat janë bërë dhe janë zbatuar në mënyrë të drejtë. “Pra nëse dikush është duke iu dhënë fonde partive politike, ai institucion duhet të ketë kontroll të brendshëm, për të siguruar mënyrën se si ato para po harxhohen”, ka thënë Olofsson. Natyrisht se kur jep fonde për një sektor privat duhet të ketë kërkesa të qarta se çfarë raporte ke ti më atë institucion kur po jep fonde. Institucioni që jep fonde duhet të sigurojë që këto raporte janë të vërteta dhe fer.

Panelistja Safete Haderxhonaj nga Grupi Parlamentar i PDK-së, ka folur edhe për pakënaqësinë e raportimit edhe të vet partisë që përfaqëson. Ajo ka theksuar edhe rregullimin e institucionit që do të monitoroj financimin e partive politike. “Rolin kryesor për monitorim duhet ta ketë një institucion, sepse kështu do të kemi një transparencë më të madhe dhe do t”i përshtatemi standardeve ndërkombëtare”, ka thënë Haderxhonaj. Ajo ka theksuar se do të ishte më mirë që ZAP-i ta bëjë auditimin e partive politike, për shkak se siç ka thënë ajo, përvoja nga e kaluara nuk ka qenë edhe e mirë sa i përket auditimit nga agjencionet tjera.

Ardian Gjini, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, panelist, ka kërkuar sqarim për ligjin për financimin e partive politike dhe kërkesat e shoqërisë për këtë ligj. “Ne duhet të fillojmë të mendojmë se çka është me rëndësi për Kosovën në këtë fazë. A është me rëndësi ta dimë se ku i marrin paratë dhe sa shpenzojnë apo është me rëndësi që ta limitojmë shumën. E di që duhet t”i bëjmë të dyja, por mendoj se mos po i konkurrojmë në këtë fazë kësaj çështjeje. Tani kufizimi është i domosdoshëm, realisht”, ka thënë Gjini.
Panelisti tjetër, Ibrahim Makolli nga Alenca Kosova e Re ka vlerësuar se mungesa e transparencës është rezultat i mungesës së vullnetit të subjekteve politike për t”i publikuar financat e tyre. ” Nëse e shihini se cilat kompani kanë përfituar prej tenderave të ministrive të caktuara, atëherë e shihni më së miri këtë rrethin në mes të partive politike dhe kompanive të cilat kanë përkrahur dhe financuar fushatën zgjedhore”, ka deklaruar Makolli.

Pjesëmarrësit në tryezë kanë vlerësuar se është shumë e rëndësishme që të qartësohet se cilat janë organet përgjegjëse për sigurimin e implementimin e ligjit. Ata kanë kërkuar edhe që donacionet të kenë kufizime.

Rekomandimet kryesore të tryezës:

Përcaktimi i qartë në ligj i institucioneve dhe mekanizmave që do të sigurojnë zbatimin e ligjit,
Rishikimi i mundësisë për ndryshimin e nenit që thotë se Auditori i Përgjithshëm duhet të kujdeset për auditimin e partive. Në vend të kësaj, një organ i pavarur do të duhej të themelohej për t”u marrë ta zgjidh këtë çështje
Përcaktimi nëse është më i rëndësishëm kufizimi i financave të partive, apo transparenca për prejardhjen e tyre
Kërkesa që partitë politike të bëjnë publike bizneset që i financojnë,
Duhet vullnet politik për bërjen e mirë të ligjit dhe deri atëherë partitë do të duhej të respektonin rregullat në fuqi.
Sanksionet duhet të jenë më të ashpra dhe duhet të ketë edhe sanksione penale.
Të ketë kufizim të donacioneve

Nuk ka vullnet politik për transparencë në financimin e partive politike

Prishtinë, 02 mars 2010 – Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe Lëvizja FOL, kanë organizuar tryezë diskutimi me temën: ?Transparenca në financimin e partive politike?, ku pjesëmarrësit kanë vlerësuar se nuk ka transparencë të mjaftueshme në financimin dhe raportimin e partive politike.

Përfaqësuesit e partive politike kanë pranuar se ka regres në transparencën e financimit të partive, ndërkohë kanë bërë autokritikë për zvarritjen e raportimit të financave të tyre.

Panelistë në këtë tryezë kanë qenë: Lars Lage Olofsson – auditor i përgjithshëm, Safete Hadërgjonaj – PDK, Ardian Gjini – AAK dhe Ibrahim Makolli – AKR. Në tryezë është diskutuar edhe për draft-ligjin për financimin e partive politike. Në këtë çështje, më së shumti është diskutuar për mungesat e shumtë që ka draft-ligji aktual, të cilit i duhen amandamentime dhe ndryshime, në mënyrë që të jetë funksional në momentin e miratimit në Kuvendin e Kosovës.

Merita Mustafa nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka thënë se sipas informative të fundit të marra nga KQZ, partitë politike si në të kaluarën, edhe tani vazhdojnë te mos e zbatojnë ligjin kur është fjala tek deklarimi i financave te tyre. ?KQZ ka konfirmuar se ka hasur në të gjetura kur edhe OSBE, që ishte si organ mbikëqyrës i partive, kishte shqiptuar gjoba të shumta për mos dorëzimin e raporteve financiare nga partitë politike. Sipas saj, shumë herë është potencuar se nuk është problem i vetëm mungesa e një ligji të veçantë që rregullon financimin e partive politike, sepse ekziston një rregullore e UNMIK-ut që rregullon këtë çeshjte, por që partitë politike ende nuk po arrijnë që ta zbatojnë. ?Edhe draft ligji aktual që rregullon financimin e partive politike, tregon për mungesën e vullnetit të Qeverisë që t?i bëjë transparente mënyrat e raportimit të financave të partive, pra disi e mbyll ketë proces, duke e lëne që të zgjidhet me akte nënligjore?, ka thënë Mustafa.

Ndërkaq, Lars Lage Olofsson – auditor i përgjithshëm ka thënë se nuk dihet se si institucionet publike po e mbrojnë paranë publike dhe nuk e dimë se si po i kontrollojnë institucionet private. Sipas tij, është po ashtu e rëndësishme së pari të qartësohen kriteret dhe kërkesat që pushteti jep fonde për organizata jopublike dhe është e rëndësishme që institucioni që është përgjegjës për dhënien e këtyre fondeve, duhet të jetë mekanizëm përkatës dhe të ketë kontroll të mirë që në vete të sigurojë që pagesat janë bërë dhe janë zbatuar në mënyrë të drejtë. ?Pra nëse dikush është duke iu dhënë fonde partive politike, ai institucion duhet të ketë kontroll të brendshëm, për të siguruar mënyrën se si ato para po harxhohen?, ka thënë Olofsson. Natyrisht se kur jep fonde për një sektor privat duhet të ketë kërkesa të qarta se çfarë raporte ke ti më atë institucion kur po jep fonde. Institucioni që jep fonde duhet të sigurojë që këto raporte janë të vërteta dhe fer.

Panelistja Safete Haderxhonaj nga Grupi Parlamentar i PDK-së, ka folur edhe për pakënaqësinë e raportimit edhe të vet partisë që përfaqëson. Ajo ka theksuar edhe rregullimin e institucionit që do të monitoroj financimin e partive politike. ?Rolin kryesor për monitorim duhet ta ketë një institucion, sepse kështu do të kemi një transparencë më të madhe dhe do t?i përshtatemi standardeve ndërkombëtare?, ka thënë Haderxhonaj. Ajo ka theksuar se do të ishte më mirë që ZAP-i ta bëjë auditimin e partive politike, për shkak se siç ka thënë ajo, përvoja nga e kaluara nuk ka qenë edhe e mirë sa i përket auditimit nga agjencionet tjera.

Ardian Gjini, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, panelist, ka kërkuar sqarim për ligjin për financimin e partive politike dhe kërkesat e shoqërisë për këtë ligj. ?Ne duhet të fillojmë të mendojmë se çka është me rëndësi për Kosovën në këtë fazë. A është me rëndësi ta dimë se ku i marrin paratë dhe sa shpenzojnë apo është me rëndësi që ta limitojmë shumën. E di që duhet t?i bëjmë të dyja, por mendoj se mos po i konkurrojmë në këtë fazë kësaj çështjeje. Tani kufizimi është i domosdoshëm, realisht?, ka thënë Gjini. Panelisti tjetër, Ibrahim Makolli nga Alenca Kosova e Re ka vlerësuar se mungesa e transparencës është rezultat i mungesës së vullnetit të subjekteve politike për t?i publikuar financat e tyre. ? Nëse e shihini se cilat kompani kanë përfituar prej tenderave të ministrive të caktuara, atëherë e shihni më së miri këtë rrethin në mes të partive politike dhe kompanive të cilat kanë përkrahur dhe financuar fushatën zgjedhore?, ka deklaruar Makolli.

Pjesëmarrësit në tryezë kanë vlerësuar se është shumë e rëndësishme që të qartësohet se cilat janë organet përgjegjëse për sigurimin e implementimin e ligjit. Ata kanë kërkuar edhe që donacionet të kenë kufizime.

Rekomandimet kryesore të tryezës:

Përcaktimi i qartë në ligj i institucioneve dhe mekanizmave që do të sigurojnë zbatimin e ligjit,
Rishikimi i mundësisë për ndryshimin e nenit që thotë se Auditori i Përgjithshëm duhet të kujdeset për auditimin e partive. Në vend të kësaj, një organ i pavarur do të duhej të themelohej për t?u marrë ta zgjidh këtë çështje
Përcaktimi nëse është më i rëndësishëm kufizimi i financave të partive, apo transparenca për prejardhjen e tyre
Kërkesa që partitë politike të bëjnë publike bizneset që i financojnë,
Duhet vullnet politik për bërjen e mirë të ligjit dhe deri atëherë partitë do të duhej të respektonin rregullat në fuqi.
Sanksionet duhet të jenë më të ashpra dhe duhet të ketë edhe sanksione penale. Të ketë kufizim të donacioneve.

Nuk ka vullnet politik për transparencë në financimin e partive politike

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe Lëvizja FOL, kanë organizuar tryezë diskutimi me temën: “Transparenca në financimin e partive politike”, ku pjesëmarrësit kanë vlerësuar se nuk ka transparencë të mjaftueshme në financimin dhe raportimin e partive politike.

Përfaqësuesit e partive politike kanë pranuar se ka regres në transparencën e financimit të partive, ndërkohë kanë bërë autokritikë për zvarritjen e raportimit të financave të tyre.

Panelistë në këtë tryezë kanë qenë: Lars Lage Olofsson – auditor i përgjithshëm, Safete Hadërgjonaj – PDK, Ardian Gjini – AAK dhe Ibrahim Makolli – AKR. Në tryezë është diskutuar edhe për draft-ligjin për financimin e partive politike. Në këtë çështje, më së shumti është diskutuar për mungesat e shumtë që ka draft-ligji aktual, të cilit i duhen amandamentime dhe ndryshime, në mënyrë që të jetë funksional në momentin e miratimit në Kuvendin e Kosovës.

Merita Mustafa nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka thënë se sipas informative të fundit të marra nga KQZ, partitë politike si në të kaluarën, edhe tani vazhdojnë te mos e zbatojnë ligjin kur është fjala tek deklarimi i financave te tyre. “KQZ ka konfirmuar se ka hasur në të gjetura kur edhe OSBE, që ishte si organ mbikëqyrës i partive, kishte shqiptuar gjoba të shumta për mos dorëzimin e raporteve financiare nga partitë politike. Sipas saj, shumë herë është potencuar se nuk është problem i vetëm mungesa e një ligji të veçantë që rregullon financimin e partive politike, sepse ekziston një rregullore e UNMIK-ut që rregullon këtë çeshjte, por që partitë politike ende nuk po arrijnë që ta zbatojnë. “Edhe draft ligji aktual që rregullon financimin e partive politike, tregon për mungesën e vullnetit të Qeverisë që t”i bëjë transparente mënyrat e raportimit të financave të partive, pra disi e mbyll ketë proces, duke e lëne që të zgjidhet me akte nënligjore”, ka thënë Mustafa.

Ndërkaq, Lars Lage Olofsson – auditor i përgjithshëm ka thënë se nuk dihet se si institucionet publike po e mbrojnë paranë publike dhe nuk e dimë se si po i kontrollojnë institucionet private. Sipas tij, është po ashtu e rëndësishme së pari të qartësohen kriteret dhe kërkesat që pushteti jep fonde për organizata jopublike dhe është e rëndësishme që institucioni që është përgjegjës për dhënien e këtyre fondeve, duhet të jetë mekanizëm përkatës dhe të ketë kontroll të mirë që në vete të sigurojë që pagesat janë bërë dhe janë zbatuar në mënyrë të drejtë. “Pra nëse dikush është duke iu dhënë fonde partive politike, ai institucion duhet të ketë kontroll të brendshëm, për të siguruar mënyrën se si ato para po harxhohen”, ka thënë Olofsson. Natyrisht se kur jep fonde për një sektor privat duhet të ketë kërkesa të qarta se çfarë raporte ke ti më atë institucion kur po jep fonde. Institucioni që jep fonde duhet të sigurojë që këto raporte janë të vërteta dhe fer.

Panelistja Safete Haderxhonaj nga Grupi Parlamentar i PDK-së, ka folur edhe për pakënaqësinë e raportimit edhe të vet partisë që përfaqëson. Ajo ka theksuar edhe rregullimin e institucionit që do të monitoroj financimin e partive politike. “Rolin kryesor për monitorim duhet ta ketë një institucion, sepse kështu do të kemi një transparencë më të madhe dhe do t”i përshtatemi standardeve ndërkombëtare”, ka thënë Haderxhonaj. Ajo ka theksuar se do të ishte më mirë që ZAP-i ta bëjë auditimin e partive politike, për shkak se siç ka thënë ajo, përvoja nga e kaluara nuk ka qenë edhe e mirë sa i përket auditimit nga agjencionet tjera.

Ardian Gjini, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, panelist, ka kërkuar sqarim për ligjin për financimin e partive politike dhe kërkesat e shoqërisë për këtë ligj. “Ne duhet të fillojmë të mendojmë se çka është me rëndësi për Kosovën në këtë fazë. A është me rëndësi ta dimë se ku i marrin paratë dhe sa shpenzojnë apo është me rëndësi që ta limitojmë shumën. E di që duhet t”i bëjmë të dyja, por mendoj se mos po i konkurrojmë në këtë fazë kësaj çështjeje. Tani kufizimi është i domosdoshëm, realisht”, ka thënë Gjini. Panelisti tjetër, Ibrahim Makolli nga Alenca Kosova e Re ka vlerësuar se mungesa e transparencës është rezultat i mungesës së vullnetit të subjekteve politike për t”i publikuar financat e tyre. ” Nëse e shihini se cilat kompani kanë përfituar prej tenderave të ministrive të caktuara, atëherë e shihni më së miri këtë rrethin në mes të partive politike dhe kompanive të cilat kanë përkrahur dhe financuar fushatën zgjedhore”, ka deklaruar Makolli.

Pjesëmarrësit në tryezë kanë vlerësuar se është shumë e rëndësishme që të qartësohet se cilat janë organet përgjegjëse për sigurimin e implementimin e ligjit. Ata kanë kërkuar edhe që donacionet të kenë kufizime.

Rekomandimet kryesore të tryezës:

Përcaktimi i qartë në ligj i institucioneve dhe mekanizmave që do të sigurojnë zbatimin e ligjit,
Rishikimi i mundësisë për ndryshimin e nenit që thotë se Auditori i Përgjithshëm duhet të kujdeset për auditimin e partive. Në vend të kësaj, një organ i pavarur do të duhej të themelohej për t”u marrë ta zgjidh këtë çështje
Përcaktimi nëse është më i rëndësishëm kufizimi i financave të partive, apo transparenca për prejardhjen e tyre
Kërkesa që partitë politike të bëjnë publike bizneset që i financojnë,
Duhet vullnet politik për bërjen e mirë të ligjit dhe deri atëherë partitë do të duhej të respektonin rregullat në fuqi.
Sanksionet duhet të jenë më të ashpra dhe duhet të ketë edhe sanksione penale. Të ketë kufizim të donacioneve.

Matësi i së vërtetës

“Jemi duke punuar me bindje të plotë me respektimin e plotë të transparencës, të të gjitha procedurave. Ky proces i aspekteve procedurale do të përfundojë së shpejti dhe me fillimin e muajve të parë të vjeshtës, do të fillojë definitivisht edhe ndërtimi i këtij projekti madhor”. Hashim Thaçi, Kryeministër, 27 korrik 2009 ” Mbledhja e Qeverisë

E PAVËRTETË

1 Punimet për autostradën nuk kanë nisur as në fund të dimrit, që do të thotë se premtimi i Thaçit ka huqur dy stinë.
2. Aspekti i procedurave për të cilat kryeministri ka thënë se do të përfundojnë brenda verës, nuk kanë përfunduar ende.
3. Negociatat dhe komplet procesin po e shoqëron jo-transparenca, pasi që ende nuk dihet shifra e saktë e kostos së ndërtimit të autostradës.
4. Ende nuk është e qartë se s”i do t”i kthejë qeveria kreditë që do të merren në bankat evropiane dhe botërore dhe sa kohë do të ketë për ta bërë një gjë të tillë.
5. Deklarata kishte ardhur edhe para se të niste procesi i shpronësimit të pronave nëpër trasenë ku do të kalonte autostrada. As mënyra e financimit nuk dihej në atë kohë, dhe deklarata më shumë u kuptua si pjesë e fushatës zgjedhore të PDK-së, për zgjedhjet lokale që mbaheshin pas pak muajsh.

“Unë nuk besoj që ka pasur ndonjë rast, ndonjë kërkesë, jo vetëm Agjencioni kundër-korrupsionit, po edhe mediat, apo kushdo tjetër, që ka bërë kërkesë në qeverinë e Kosovës, dhe nuk ka pasur qasje në ndonjë dokument, apo ndonjë procedurë” Hajredin Kuci, Zv/kryeministër, 30 dhjetor 2009, Kohavision

E PAVËRTETË

1. Një deklaratë e tillë lë të kuptohet se në Kosovë zbatimi i ligjit për qasje në dokumente zyrtare është i kënaqshëm gjë që nuk është e saktë.
2. Është e saktë që vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës publikohen edhe në ueb sajtin zyrtar të Kryeministrit të Republikës së Kosovës mirëpo vendimi Nr 01/97 i 4 dhjetorit 2009 për pagat retroaktive të ministrave/deputetë nuk është i postuar në faqen e internetit të qeverisë së Kosovës.
3. Qeveria e Kosovës nuk ka kthyer përgjigje në kërkesën e OJQ INPO për informacion rreth këshilltarëve të jashtëm të Kryeministrit Thaçi.

“Institucionet e Republikës së Kosovës kanë ndërtuar një strategji të qartë për veriun, që do të implementohet dhe ka mbështetjen e plotë të bashkësisë ndërkombëtare. ” Kryeministri Hashim Thaçi, Gazeta Shqip 22 shkurt 2010

E PAVËRTETË

1. Strategjia për veriun nuk përkrahet nga e tërë bashkësia ndërkombëtare
2. Strategjia është përpiluar nga Qeveria me ndihmën e ICO-së. Bashkimi Evropian, si tërësi nuk e përkrah strategjinë, dhe nuk merret me të
3. EULEX që është mision evropian, dhe KFOR-i, mision i NATO-s nuk do të angazhohen për implementimin e strategjisë
4. ICO dëshiron ta përfshijë e pyes edhe Beogradin për strategjinë për veriun gjë që bie në kundërshtim me deklarimet e Qeverisë se Beogradi nuk do të pyetet për veriun

“Është hartuar dizajni dhe në fillim të muajit nëntor pritet lëshimi i targave të para me shenjat e Republikës së Kosovës. Lëshimi i targave të automjeteve është paraparë të bëhet në fund të korrikut, kjo nuk ka ndodhur për shkak të aspekteve teknike” Fisnik Rexhepi, këshilltar i ministri Pajaziti, 5 shtator 2008, Gazeta Express

E PAVËRTETË

1. 15 muaj pas këtij afati të paraparë nga Ministria e Punëve të Brendshme targat ende nuk janë vënë në qarkullim
2. MPB disa herë gjatë 2009-s ka dalë me afate e premtime për targat
3. Dyshime të shumta janë hedhur rreth tenderit për kompaninë që është dashur të prodhojë targat që do të vihen në qarkullim
4. Pajisja me targa kosovare ka qenë një nga premtimet e shpejta qeveritare si shenjë e shtetit të pavarur.

“Mbrëmë El Salvadori ka marrë vendim për njohjen e Republikës së Kosovës. Formalitetet e njohjes do të kryhen gjatë javës, ku njohja do të kalojë përmes parlamentit të këtij vendi. Nota verbale e njohjes do të arrijë në Kosovë brenda javës.” Behgjet Pacolli, kryetar i AKR-së, 2 qershor 2009, Bota Sot

E PAVËRTETË

1. Njohja nga El Salvadori nuk ka ndodhur 9 muaj pas kësaj deklarate të liderit të AKR-së, Pacolli
2. Pacolli ka qenë në inaugurimin e presidentit të ri dhe thotë se ka marrë premtimin për njohjen që nuk ka ndodhur kurrë
3. Lideri i AKR-së, disa herë ka folur me emra konkretë dhe me data për njohje që nuk kanë ndodhur asnjëherë
4. Së fundi, në dhjetor Pacolli deklaroi se Kosovën e ka njohur Guinea e Re, dhe se notën verbale do ta dërgonte në Ministrinë e Jashtme në janar, gjë që nuk ka ndodhur

Turneu i debatit kombëtar “Karl Popper” në Republikën e Kosovës “Prishtina Open 2010”

27 Shkurt 2010 –  Lëvizja Fol së bashku me BIRN-in dhe në bashkëpunim me organizatat: Syri i Vizionit në Pejë, Iniciativa për Progres(INPO) në Ferizaj dhe Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut(YIHR) në Prishtinë, ka mbajtur me 27 dhe 28 shkurt 2010, turneun kombëtar të debatit në formatin “Karl Popper – “Prishtina Open 2010” në temën “A duhet të lejohen fëmijët të punojnë””. Formati Karl Popper i debatit synon te prekë dhe trajtojë elementët thelbësorë të një çështjeje kontradiktore. Ai thekson mbi të gjitha zhvillimin e të menduarit kritik, tolerancës dhe vlerësimit të pikëpamjeve të ndryshme. Ky format është i zhvilluar në shkolla të mesme.

Lëvizja FOL dhe BRIN me mbështetjen e Fondacionit SOROS/KFOS që nga fillimi i Janarit 2010 kanë punuar me organizatat partnere INPO, SiV dhe YIHR për të krijuar klubet e debatit të qytetit si dhe për të trajnuar anëtarët e klubit në formatin e debatit Karl Popper. Tani në Kosovë kemi 3 klube të debatit në 3 komunat përkatëse (Ferizaj, Prishtinë dhe Pejë) të cilat numërojnë nga 15 debater që vijnë nga shkollat e mesme të qytetit.

Me 27 dhe 28 shkurt 2010 në Kosovë pas një kohe relativisht te gjatë është organizuar turniri i debatit kombëtar ku klubet nga Peja, Prishtina dhe Ferizaj kanë testuar njohuritë e tyre për temën dhe formatin e debatit.

Gjatë ditës së shtunë(27 Shkurt) për gjatë tri rundeve të debatit janë ballafaquar 15 skuadra nga tri komuna të Kosovës: Prishtinë, Pejë dhe Ferizaj. Ndërkaq, gjysmëfinalja dhe finalja e debatit janë mbajt të dielën. Në gjysmëfinale kanë arritur katër ekipet të cilat kanë grumbulluar më shumë pikë në bazë të numrit fitoreve dhe pikëve që kanë grumbulluar folësit e ekipeve. Gjysmëfinalistë të këtij debati ishin Ferizaj 1 dhe Ferizaj 2 nga Klubi i debatit të Ferizajt, dhe Nisma Ime 1 dhe Nisma Ime 4 nga Klubi i debatit të Prishtinës. Ndërkaq, në finale arritën Nisma Ime 1 dhe Ferizaj 2.

Gjyqtarë të këtij turneu ishin ish- debaterë të cilët më parë kanë marrë pjesë në debate të formatit “Karl Popper”. Ekipi i gjyqtarëve të cilët e gjykuan finalen e këtij turneu i përbërë nga : Jeta Xharra, Kujtim Kerveshi, Vjosa Beqaj, Valon Berani, Shpend Lila, Krenare Maloku, Ramadan Ilazi, Donikë Qerimi, Visar Ramaj, shpallën fitues të këtij turneu skuadrën nga Ferizaj, me pesë vota pro dhe katër kundër.

Dy ekipet finaliste të këtij turneu do të prezantojnë Kosovën në Youth Forum në Holandë korrik/gusht 2010. http://workserver.idebate.org/ideaforum/

Programi i debatit mbështet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur.

Çfarë është Debati i Formatit Karl Popper”

Një debat, brenda një formati të caktuar, nis me rezolutën ose temën- që është një pohim i thjeshtë dhe i qartë që përkufizon se mbi çfarë do te argumentojnë të dy palët në debat. Çdo skuadër, ajo pozitive dhe ajo negative, përpiqen të bindin një gjykatës neutral, e rëndësishme kjo, se pozicioni të cilin ata mbajnë në lidhje me temën është i drejtë. Skuadrat gjithë këtë e bëjnë duke ndërtuar argumentet e tyre pro temës së dhënë dhe duke hedhur poshtë argumentet e skuadrës kundërshtare.

Karakteristika kryesore në një debat formal është se ai përmban rregulla të cilat inkurajojnë përballen midis dy skuadrave me anë të argumenteve, arsyetimeve logjike dhe evidencave. Nuk është e mjaftueshme që të dy palët të paraqesin fjalimet e tyre. Secila prej tyre në kohë të barabarta duhet t”i përgjigjet direkt argumenteve të skuadrës kundërshtare, të krahasojnë pozicionet përkatëse në lidhje me mocionin, në fund të fundit t”i japin gjykatësve një arsye për të votuar pro pozicionit që ata mbajnë, qoftë ky pro apo kundër temës të dhënë për debat.

Pse debatojmë”

Ka shumë arsye pse debatojmë. Arsyeja më e rëndësishme është të zhvillojmë aftësi të cilat do t”i ndihmojnë debatuesit gjatë gjithë jetës së tyre, në fusha nga më të ndryshmet. Debati do t”i mësojë ata të mendojnë në mënyrë kritike mbi botën dhe shoqërinë, mbi vendime dhe politika të ndryshme. Debati i inkurajon pjesëmarrësit në të ta shohin një çështje nga shume anë, të hedhin supozime, të kërkojnë fakte dhe të zhvillojnë argumente logjikë të tillë, që të mund të bindin të tjerët për atë çfarë ata po flasin. Çdo debatues duhet të jete një folës i mirë dhe një dëgjues akoma më i mirë. Debatuesit duhet t”i organizojnë mendimet dhe idetë tyre dhe t”i prezantojnë ato në mënyrë të qartë, efektive dhe bindëse. Aftësitë e mësuara me anë të debatit janë thelbësore në kohët që jetojmë. Për të arritur sukses në jetën akademike dhe shkollore, të rinjve u nevojitet të dinë se si t”i prezantojnë idetë e tyre dhe si ti përgjigjen argumentimit të të tjerëve që nuk janë dakord me idetë e tyre. Debati u jep nxënësve, në një shoqëri demokratike, mjetet për të kuptuar zhvillimet politike dhe për të argumentuar për çështje në te cilat ata besojnë.

Struktura e debatit në formatin Karl Popper

Në formatin Karl Popper të debatit janë dy skuadra kundërshtare që takohen në një raund debati. Njëra palë pohon rezolutën, tjetra e mohon atë, dhe e gjithë kjo ndodh në kornizën e një formati të caktuar dhe një kohe të limituar për secilin folës, format i cili siguron që të gjithë folësit të kenë mundësi të shprehim pozicionet e tyre ndaj çështjes.

Në formatin Karl Popper ka 10 kohë të veçanta fjalimesh dhe pyetje përgjigjesh. Çdo seksion kohor ka një karakter specifik dhe ka minuta të përcaktuara. Gjashtë prej tyre janë fjalime te debatuesve, prezantime të pandërprera te secilit folës, dhe katër të tjerat janë seksionet pyetje- përgjigje, të cilat do t”i hasni shpesh me termin cross-examinations. Këto të fundit konsistojnë në një seri pyetjes e përgjigjesh midis dy folësve nga skuadrat kundërshtare. Sfida në këtë debat është të ruhet ritmi i lojës dhe të ndiqet sa më mirë parafolësi/ja dhe idetë e tij/saj.

Debati ne formatin Karl Popper është një debat ku premisa bazë e diskutimit është vlera. Debati fokusohet në idetë, vlerat dhe shpirtin që duhet të udhëheqë qëndrimet tona mbi çështje politike, ekonomike, sociale, morale dhe estetike.

Financat e partive, çelësi për luftim të korrupsionit

Partitë Politike në Kosovë janë kampione të jo-transparencës në burimet e pasurisë dhe financave të partisë në Kosovë. Një situate si kjo ka kontribuar në shpërndarjen e korrupsionit duke dobësuar përpjekjet e institucioneve përgjegjëse në luftimin dhe parandalimin e korrupsionit.  Partitë Politike në Kosovë janë mbretëri në vete ku dominon nepotizmi, konflikti i interesit dhe mbi të gjitha mungesa e vullnetit politikë për të mbështetur një agjendë efektive kundër krimit dhe korrupsionit.

Lidhja ndërmjet korrupsioni, krimit të organizuar dhe partive politike është një raport pothuajse i pashmangshëm dhe një problem me të cilin ballafaqohen edhe vendet me nivel të lartë të sundimit të ligjit. Njëra nga temat më të nxehta të debatit gjatë garës presidenciale në SHBA ishte pikërisht premtimi i Obamës për të ndaluar ndikimin e grupeve të lobimit të cilat mbështeten nga ndërmarrje dhe grupe të interesit.  Gjendja në SHBA pothuajse ka pamundësuar komunikimin dhe ndikim qytetar tek ligjvënësit për shkak të lidhjeve të ngushta të tyre me grupe lobuese.  Në zgjedhjet e fundit në Kosovë edhe një herë është dëshmuar se partitë politike nuk kanë pasur vullnet të bëjnë publike financat e tyre. Kemi pa zëdhënësit e partive duke dhënë shifra 500 mijë, 600 mijë, etj mirëpo pa dhënë asnjë informacion për prejardhjen e këtyre financave.

Verena Blechinger në Raportin ?Korrupsioni dhe Partitë Politike? vë në pah format e korrupsionit të partive politike të cilat janë të njohura për opinion Kosovar. Megjithëse ky raport është bërë në vitin 2002 gjërat vazhdojnë të jenë të freskëta.  Për të mbushur buxhetin e tyre të fushatës, partitë pranojnë donacione nga donatorë të pasur ndonjëherë edhe përmes kërcënimeve me përjashtim nga fitimi i kontratave publike në rast se ndërmarrje përkatëse nuk kontribuon për partinë.  Ndonjëherë vetë pagesat e anëtarësisë së partisë mund të shërbejnë për korruptim ose shpërlarje të parasë.  Një skenar i këtillë i ngjashëm së fundi ka marr edhe dënim nga ana e Gjykatës në Kosovë.  Në prononcime publike kemi dëshmuar deklarata të zyrtarëve të lartë partiak për pranim të dhuratave në mall; si ndërtim shtëpie apo veturë.

Një tjetër shfaqje e korrupsionit në fushën e partive politike është edhe blerja e votave. Në vendet në zhvillim, dhe sidomos në vendet ku patronazhi është një faktor i rëndësishëm shoqëror, votuesit mund të presin dhurata nga partitë dhe kandidatët para zgjedhjeve dhe pastaj të marrin vendimin e tyre në bazë të sasisë dhe cilësisë së dhuratës përkatëse.  Pasi një traditë e tillë të jetë vendosur, votuesit gjithashtu kanë gjasa për të kërkuar në vazhdimësi dhurata në këmbim të votave. Ne gjithashtu mund të konsiderojnë korrupsion edhe kur liderët e partisë kërkojnë donacione nga anëtarët e partisë si një parakusht për avancimin në hierarkinë e partisë apo për fitim të drejtës për udhëheqjen e partisë.

Me 22 Shkurt Komisioni për Buxhet dhe Financa i Parlamentit të Kosovës organizoi një dëgjim publik për Projektligjin për Financimin e Partive Politike.  Për të treguar vullnet politikë për luftim të korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe me qëllim që të dëshmojnë seriozitetin e tyre për mbështetje të transparencës dhe llogaridhënies asnjë prej partive kryesore politike nuk morri pjesë në këtë dëgjim publik.

Instituti Demokratik i Kosovës dhe Lëvizja FOL

Raporti i verifikimit të deklaratave ” 20 shkurt 2010

“Kemi konfirmimin e rreth 100 shteteve se janë të gatshme ta njohin pavarësinë e Kosovës, menjëherë pasi që ne ta shpallim atë. Do të kemi njohje masive dhe të fuqishme” Hashim Thaçi, kryeministër, 8 shkurt 2008

E PAVËRTETË

– 2 vjet pas shpalljes së Pavarësisë, Kosovën e kanë njohur 65 shtete, 35 më pak sesa kryeministri kishte premtuar se do të ndodhte menjëherë pas shpalljes. – Njohje masive dhe të fuqishme Kosova ka pasur vetëm në shkurt e mars 2008, kur është njohur nga 35 shtete
– Në vitin e parë të pavarësisë Kosova është njohur nga 53 shtete, në vitin 2009 nga 11 shtete, dhe në vitin 2010 nga 1

– Edhe në faza të tjera, kryeministri ka paralajmëruar njohje të fuqishme e masive që nuk kanë ndodhur asnjëherë

“Problemi ynë i vetëm në raportet me jashtë mbetet Serbia, e cila vazhdon politikën e saj agresive kundër Kosovës.” Fatmir Sejdiu, President, Fjalimi në Kuvendin e Kosovës, 17 shkurt 2010

E PAVËRTETË

– Edhe pse janë vendosur marrëdhënie diplomatike me Maqedoninë dhe Malin e Zi, marrëdhëniet nuk janë të nivelit të duhur
– As me Maqedoninë e as me Malin e Zi, 1 vite e disa muaj pas njohjes, nuk janë shkëmbyer ambasadorët
– Mali i Zi pohon se i ka dy çështje të pazgjidhura me Kosovën: e para, njohja e malazezëve si pakicë kombëtare në vend dhe e dyta: demarkacioni i kufirit, me mundësinë që Mali i Zi të hyjë disa kilometra në brendësi të territorit të Kosovës – Presidenti që duhet të dekretojë ambasadorin e ka kushtëzuar këtë, me plotësimin e kushtit për pakicën
– Marrëdhëniet me Maqedoninë kanë njohur ulje-ngritje
– Vetë presidenti Sejdiu është injoruar në inaugurimin e presidentit Ivanov, duke u ftuar dhe lutur që të mos shkojë
– Qeveria maqedonase ka sponsorizuar Enciklopedinë që i paraqet shqiptarët ardhacakë, kurse në dokumentet e MPB-së së këtij shteti Kosova ende figuron si pjesë e Serbisë

“Qeveria nuk ka asnjë pretendim për të kontrolluar asnjë medium” Hashim Thaçi, kryeministër, 18 shkurt 2010, Klan Kosova

E PAVËRTETË

– Raporti i progresit i vitit 2009, mes tjerash thotë: “Sa i përket lirisë së shprehjes, pavarësia dhe paanshmëria e televizionit publik ” RTK nuk është e garantuar sa duhet. Një anëtar i qeverisë merr pjesë në Komisionin që cakton bordin e drejtorëve”
– EBU është shprehur e shqetësuar dhe ka kritikuar personalisht kryeministrin Thaci për ndikim të madh në politikën redaktuese në RTK
– KIPRED në një raport për gjendjen e medieve ka konstatuar se presioni më i madh që qeveria u bën medive është shpërndarja jo e barabartë e reklamave

“Ministri i Jashtëm Skënder Hyseni po pret njohje të reja për Kosovën nga një varg shtetesh, një pjesë e mirë e të cilave do të realizohet më 17 shkurt, ditën kur shteti i ri mbush një vjet të pavarësisë”. 27 janar 2009 prishtinanet.com

E PAVERTETE

– Asnjë njohje nuk ka ndodhur më 17 shkurt 2009
– Më 19 shkurt 2009 Kosovën e kanë njohur Ishujt Maldive, kurse në mars 2009 Palau
– Ministri Hyseni disa herë në vitin 2009 ka paralajmëruar njohje të reja, por përvec njohjes nga Arabia Saudite të tjerat kanë qenë simbolike
– Hyseni është kritikuar për moslobim të mjaftueshëm në vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë

“Nuk ka qenë vendim i plotfuqishëm, por ata që kanë qenë prezent dhe ata që e marrin transkriptin mund ta marrin ndryshimin që ka ndodhë”. Hajredin Kuçi, Zëvendëskryeministër, Kohavision, 30 dhjetor 2009

E PAVËRTETË

– Deklarata është bërë duke iu referuar vendimit të qeverisë për pagat retroaktive
– Edhe pse Zëvendëskryeministri e ka quajtur vendim jo të plotfuqishëm, mediet kanë raportuar se 3 ministra deputetë e kanë marrë rrogën retro-aktivisht – Vendimi i 4 dhjetorit e thotë mjaft qartë:
– Kryeministri Thaçi asnjëherë nuk e ka mohuar marrjen e një vendimi të tillë, por ka folur për mundësinë e “gabimeve teknike”
– Vendimi i 4 dhjetorit vazhdon të jetë në fuqi, përderisa nuk merret një vendim tjetër për anulimin e tij
– Vendimi i 4 dhjetorit 2009 e “ndryshonte dhe plotësonte vendimin Nr. 02/3, të datës 22.01.2008, që thoshte se ministrat deputetë duhet të përcaktohen për vetëm një rrogë, në kuadër të uljes së shpenzimeve dhe kursimeve

H.E. Miss Catherine Margaret Ashton, Baroness Ashton of Upholland

To: H.E. Miss Catherine Margaret Ashton, Baroness Ashton of Upholland,
High Representative of European Union for Foreign Affairs and Security Policy
First Vice-President of European Commission

Your Excellency,

Through this letter we want to bring to your attention our concerns over the rule of law situation in Kosovo. Two years after Kosovo declared independence and the European Rule of Law Mission (EULEX) was invited to deploy, we have seen very limited progress in the rule of law area. Emblematic of this is the lack of law and order in northern Kosovo as well as the lack of meaningful results in fighting corruption and organized crime throughout our country. This is also evident in the findings of European Commission”s progress reports on Kosovo both in 2008 and 2009.

We have engaged in dialogue with EULEX, out of which we have concluded that the mission lacks a clear political support, political will and internal capacities to fulfill its mandate. Kosovo”s civil society reflects the expectations of its citizens that EULEX is in Kosovo to change the existing realities, rather than adapt to them. It is crucial for the mission to show to our society what a meaningful and functioning rule of law is, something we have been deprived of historically. Your commitment and determined support is crucial for the success of EULEX and functional rule of law beneficial to the people of Kosovo, regardless of their ethnic and religious background.

The year 2010 is pivotal in determining the future of Kosovo ” will it be a functioning democratic society or will be a stagnant state. The latter would place at risk the joint achievements of the past decade, and our EU future. Success or failure will be a joint merit and responsibility not only for the future of Kosovo but also peace and stability in the whole Western Balkans region, as well as for the future of ESDP.

Our recent past has shown that the unity of EU countries coupled with determination and commitment is decisive for tangible progress. Your Excellency, we urge You to exert Your influence to ensure that EULEX has sufficient capacities and political support to fulfill its mandate, and to deliver in line with the priorities of the citizens of Kosovo.

Please accept, Your Excellency, the assurances of our highest consideration,

Signed by:
Foreign Policy Club (FPC),
Kosovar Institute for Policy Research and Development (KIPRED),
Balkan Policy Institute (IPOL),
Fol Movement,
Balkan Investigative Reporting Network (BIRN),
Kosovo Foundation for Civil Society (KCSF),
Institute for Advanced Studies (GAP),
Kosovo Democratic Institue (KDI),
Forum for Civic Initiatives (FIQ),
Community Building Mitrovica (CBM),
Syri I Vizionit,
Initiative for Progress (INPO),
Kosovo Womens Network (KWN),
Internews Kosova,
Crossing Bridges

FOL u vesh Thaçit, Jacobsit dhe Gashit cilësorin gënjeshtarë

Prishtinë, 13 shkurt –  ” Hashim Thaçit, Theo Jacobsit dhe Alush Gashit u ka veshur cilësorin gënjeshtar këtë javë lëvizja FOL. Të shtunën, FOL e ka bërë prezantimin e raportit të katërt të shqyrtimit të vërtetësisë së deklaratave të shtetarëve të Kosovës, përmjet “Matësit të së vërtetës”.

Menaxheri i programeve të lëvizjes FOL, Petrit Zogaj, provën e parë të vërtetësisë, ia ka qitur një deklarate të kryeministrit të Kosovës, njëherazi kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me rastin “Bllaca”, të plasuar në kuadër të një interviste të botuar te gazeta austriake “Die Presse” e të huajtur në shtypin kosovar më 12 të këtij muaji. “Kjo ishte një dramë e pavlerë e fushatës zgjedhore. Ishte pjesë e një fushate negative kundër partisë sime para zgjedhjeve lokale. Por, jam krenar, sepse përkundër kësaj, qytetarët masivisht votuan për mua. Askush nuk u besoi gënjeshtrave që i përhapën kundërshtarët tanë politikë”, ka cituar Zogaj, shefin e ekzekutivit.

Ai e ka kategorizuar një deklarim të Thaçit si të pavërtetë, duke u shprehur se EULEX-i e ka marrë seriozisht rastin e Nazim Bllacës. “Një person i dytë është arrestuar pas Nazim Bllacës, si i dyshuar për përfshirje në rastet e vrasjeve, plagosjeve e rrahjeve të pasluftës. Të tjera arrestime për këtë rast ka gjasa të ndodhin shumë shpejt. DVD-ja e Nazim Bllacës vërtet u shpërnda nga deputetë të një partie rivale të Thaçit, por në të u fol për shumë vrasje e sulme enigmatike të pasluftës”, ka thënë menaxheri i lëvizjes FOL.

Provën e dytë të vërtetësisë, FOL e ka rezervuar për deklarimin e prokurorit të Misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX, Theo Jacobsit, në një tryezë të rrumbullakët më 3 nëntor të vitit të kaluar në Prishtinë. “Shumë shpejt, pritet të bëhen arrestimet e para për korrupsion të figurave të larta publike, të përfshira në afera joligjore. EULEX-i nuk është duke u marrë vetëm me gjykimin e ish-ushtarëve të UÇK-së, por brenda pak muajve do të shihni rezultate për korrupsion”, ka cituar Zogaj prokurorin e EULEX-it, për ta shpallur më pas një deklarim të tillë të pavërtetë.

Ai ka thënë se më shumë se tre muaj nga kjo deklarata e Jacobsit, të mos ketë asnjë shenjë të angazhimit të EULEX-it, për të arrestuar të përfshirët në afera korruptuese.

“Jacobs i ishte referuar edhe arrestimit të figurave të larta politike, që dyshohen për korrupsion”, ka thënë menaxheri i lëvizjes FOL. Zogaj ka theksuar që EULEX-i ende të jetë larg përmbushjes së misionit të vet kryesor, që duhet të jetë ofrimi i ndihmës për sundimin e rendit dhe ligjit.

Cilësimin e pavërtetë FOL ia ka vënë edhe deklaratës së ministrit të Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Alush Gashi, të shprehur në kuadër të një interviste për një gazetë kosovare, më 5 gusht të vitit të kaluar.

“Për ata që përcjellin me vëmendje shëndetësinë kosovare dhe e dinë se çfarë ka ndodhur në këtë sistem para se ne të vijmë në këtë mandat dhe çfarë po ndodh tani, është më se e qartë që gjendja ka ndryshuar shumë në të mirë. Me fjalë të tjera, ato që ishin planifikuar në Kosovë të bëhen pas dy ose tre vjetësh, po bëhen tani nga Ministria e Shëndetësisë dhe kjo na bën të ndihemi të qetë dhe të vazhdojmë të japim edhe më shumë nga vetja”, ka cituar Zogaj ministrin Gashi. FOL e ka kualifikuar të pavërtetë një deklarim të tillë, duke arsyetuar se gjendja në shëndetësi nuk ka njohur ndonjë ndryshim të madh dhe vazhdon të mbetet e mjerueshme.

DEKLARATË E PËRBASHKËT E ORGANIZATAVE JO-QEVERITARE PËR SUNDIMIN E LIGJIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Zotimet e zyrtarëve të lartë të Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) se do të luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivelet më të larta të shoqërisë dhe politikës kosovare janë mirëpritur. Por vonesat në zbatimin e tyre kanë filluar të vënë në dyshim përmbushjen e këtyre zotimeve. Këtë shqetësim e shprehë shoqëria civile e Kosovës me anë të kësaj deklarate.

Ne konsiderojmë se korrupsioni dhe krimi i organizuar janë kërcënimet kryesore për Kosovën sot. Këto po dëmtojnë institucionet e vendit dhe shoqërinë tonë në përgjithësi duke penguar rimëkëmbjen ekonomike dhe duke cenuar demokracinë e brishtë të Kosovës. Së bashku sistematikisht dhe sigurt po dëmtojnë të ardhmen tonë evropiane.

Dëshmitë rrëqethëse të dala në opinion në rastin Bllaca, shëtitja e lirë e personave të implikuar në krimin e organizuar nëpër Kosovë, gjendja e jashtëligjshme në veri të Kosovës si dhe raportet e shumta të organizatave e institucioneve vendore e ndërkombëtare e bëjnë edhe më urgjente nevojën për vendosjen e rendit dhe ligjit në Kosovë. EULEX-i është i thirrur t”i ndihmojë dhe mbështesë autoritetet kosovare në këtë drejtim.

Hapja e procesit gjyqësor kundër Albin Kurtit në kohën kur nga EULEX-i pritej të zbatonte zotimet për arrestime të individëve të inkriminuar, ka shtuar hutinë ndër qytetarët e Kosovës por edhe frikën se EULEX-i nuk do të përqendrohet në atë që qytetarët e Kosovës e konsiderojnë prioritet.

Shoqëria civile, por sigurisht edhe të gjithë qytetarët e Kosovës, nuk dëshirojnë të paragjykojnë për punën e EULEX-it apo të ndërhyjnë në zbatimin e drejtësisë. Megjithatë bindja jonë është që në kandarin e prioriteteve të Kosovës, më me peshë është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar se sa trajtimi i rastit të z. Kurti.

Çelës i suksesit të misionit të EULEX-it në Kosovë është mbështetja që qytetarët e Kosovës do t”ia japë këtij misioni. I bëjmë thirrje EULEX-it që të përqendrohet në përmbushjen e misionit të vet dhe të ndihmojë në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në mënyrë që të shohim Kosovën duke bërë progres në integrimet evropiane dhe në zhvillimin e gjithëmbarshëm të vendit.

Lëvizja Fol i cilëson të pavërteta deklaratat e Thaçit

Lëvizja Fol të shtunën prezantoi raportin e verifikimit të deklaratave të zyrtarëve të lartë shtetërorë të Kosovës, ndërkaq derisa deklaratat e presidentit Fatmir Sejdiu rreth njohjes së shtetit të Kosovës janë cilësuar si gjysmë të vërteta, deklaratat e kryeministrit Hashim Thaçi lidhur me rritjen e pagave të mjekëve dhe policëve dhe deklarata tjera të tij, janë quajtur si të pavërteta.

Lëvizja Fol në një konferencë për media rikujtoi deklaratat e krerëve të institucioneve të Kosovës, sipas të cilëve dolën të jenë të pavërteta. Petrit Zogaj, nga lëvizja Fol, sç njofton KosovaLive, rikujtoi deklaratën e Thaçit në fillim të shkurtit për protestën e policëve dhe mjekëve me ç”rast ishte shprehur “Ne kemi bërë lëvizjet. Ne kemi shqyrtuar të gjitha mundësitë që të lëvizim në këtë drejtim. Besoj fuqishëm se lëvizjet, të cilat janë bëra nga ministritë përkatëse që do të rezultojnë me angazhime konkrete për kryerjen e përgjegjësive në raport me të gjitha kategoritë e shoqërisë kosovare”.

Sipas përfaqësuesve të lëvizjes Fol kjo deklaratë e Thaçit është e pavërtetë, pasi që çështja e policëve dhe mjekëve është zvarritur dhe nuk është zgjidhur asnjëherë si duhet, policët e Kosovës, sidomos njësitë e specializuara kanë shfaqur hapur pakënaqësinë e tyre me pagat, dhe ngritjen simbolike të tyre. “Vetë propozimi qeveritar në nëntor të vitit të kaluar, fliste për rritje pagash për njësitë e specializuara 140 euro, gjë që nuk është bërë edhe me marrëveshjen e djeshme. Edhe mjekët kanë protestuar duke akuzuar qeverinë se nuk i ka mbajtur premtimet për rritje pagash, 44 eurot e premtuara nuk janë dhënë rregullisht…”, tha Zogaj.

Lëvizja Fol të pavërteta i quajti edhe deklaratat e bëra po nga kreu i ekzekutivit kosovar se Prizreni është kryeqytet i kulturës në Kosovë dhe se në këtë qytet do të ndërtohet një teatër modern evropian.

“2 vjet e disa muaj nga ky premtim elektoral, qyteti historik nuk ka fare teatër, e aq më pak modern e evropian. Shfaqjet e pakta teatrale përgatiten dhe jepen në Shtëpinë e Kulturës në Prizren. Ende askush nuk ka folur për mundësinë e ndërtimit të teatrit në qytetin e dytë më të rëndësishëm të vendit”, tha Zogaj. Sipas lëvizjes Fol, PDK-ja, lideri i së cilës e ka dhënë këtë premtim në zgjedhjet e 2007-ës, e ka fituar Prizrenin edhe në zgjedhjet lokale të 2009-s (2010) dhe e ka borxh që në këtë mandat këtë qytet ta bëjë me teatër.

Deklarata tjetër e radhës e kryeministrit Thaçi, e cilësuar si e pavërtetë ka të bëjë me deklaratën se qeveria angazhohet që tarifat e energjisë elektrike të reflektojnë koston aktuale të prodhimit dhe të jenë të përballueshme nga të ardhurat e konsumatorëve familjarë.

“Zotimi është i pavërtetë sepse rritja e vazhdueshme e çmimit të energjisë, dhe fakti që ajo është më e shtrenjta në rajon, është e papërballueshme për shumicën e qytetarëve të Kosovës”, pohoi Zogaj.

Deklarata të pavërteta janë quajtur edhe ato të zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi për procedimin në Kuvend të Ligjit për financimin e partive politike.

http://www.koha.net/index.php”cid=1,7,10906

Në kërkim të interesit shtetëror

Politikanët në Kosovë kanë arritur me sukses që debatin rreth proceseve në Kosovë ta ndajnë në dy grupe të njerëzve; ata që shohin bardh dhe ata që shohin zi. Një kualifikim i tillë përveç që është një reflektim i karakterit racist të këtyre personave, është dhe shprehja më e zakonshme që dëgjoj nga të gjithë ata që ose në mënyrë direkte ose indirekte janë pjesë e institucioneve qeveritare. Kjo shprehje në thelb është dëshmi e krizës në kulturën politike të partive dhe institucioneve, sepse ndryshe nuk po arrijnë t?i shohin kritikat. Kjo shprehje është dëshmia e dështimit të kuptimit të funksionimit të shoqërisë demokratike. Përderisa Qeveria reklamon dhe nxjerr në pah të arriturat dikush tjetër duhet që të bëjë të kundërtën dhe të nxjerr në pah të metat. Mungesa e një raporti të tillë është indikator për totalitarizëm ose autoritarizëm ku e vërteta absolute për proceset dhe kahjen e shoqërisë i takon vetëm shtetit.

Shoqëria Politike dhe ajo Qytetare i përplasin kuptimet dhe konceptet e tyre për proceset në mungesë të një mirëkuptimi fillestar për kahjen e shoqërisë. Mungesa e këtij mirëkuptimi konsideroj përbën shkas për krizën në kulturën tonë politike dhe në komunikimin e politikës me pjesën tjetër të shoqërisë. Ata që ishin të gjendje të jepnin jetën e tyre për të fituar lirinë, sot janë indiferentë ndaj përkushtimit për të mbajtur dhe avancuar këtë liri që kemi fituar. Përderisa miliona investohen në krijimin e ndërtesave luksoze për institucione qeveritare në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës ndalet ngrohja. Deputetët i rrisin pagat dhe privilegjet e tyre krahas 38% të qytetarëve që jetojnë në varfëri dhe përfitimeve të mjera të mjekëve dhe profesorëve të cilët konsideroj asnjëherë nuk kanë gëzuar respektin për angazhimin e tyre gjatë viteve të ?90 përkundrazi trajtohen me inferioritet nga disa deputetë.

Kosova duhet të përcaktoj interesat e veta shtetërore të cilat tejkalojnë ndarjet politike dhe filozofike. SHBA e cila ka shërbyer si model për ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe për shqiptarët është sinonim i demokracisë ka të përcaktuar interesat e veta kombëtare. Një raport i vitit 2000 nga Komisioni për Interesin Nacional Amerikan përkufizon interesin nacional si kushtet që janë të domosdoshme për ruajtjen dhe avancimin ekzistencës së një shteti dhe mirëqenien në kushte të lirisë, sigurisë dhe pavarësisë së popullit të tij. Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës me qëllim që edhe të arsyetoj investimin 5 milion Euro në krijimin e ndërtesës së tyre të re do të duhej të angazhohet në përcaktimin e interesave shtetërore të Kosovës. Ky institucion duhet të filloj një debat për identifikimin e interesave shtetërore të Kosovës të cilat do të ishin edhe udhërrëfyes për shoqërinë politike poashtu edhe për Shoqërinë Civile. Ky debat s?do mend se duhet të jetë gjithëpërfshirës.

Përcaktimi i Interesave shtetërore më së miri do t?i shërbente Ministrisë së Punëve të Jashtme e cila konsideroj është në nevojë urgjente për një udhërrëfyes të tillë duke pasur parasysh performancën e deritanishme.
Krijimi i identitetit politik dhe kulturor të shtetit të Kosovës duhet të ishte në mesin e interesave afatshkurtra përderisa avancimi i agrikulturës si dhe shfrytëzimi i mirëfilltë i pasurive nëntokësore siç janë mineralet do të duhej të ishin interesa vitale për vendin. Në këtë kuptim Kosova do të bëhej lider për ekonomi të gjelbër në rajon dhe në këtë aspekt do të rrugëtonte së bashku me vendet e tjera në botë sa i përket mbrojtjes së mjedisit. Mirëmbajtja e tolerancës fetare e cila karakterizon popullin shqiptar duhet të jetë pjesë e interesave tona shtetërore dhe në këtë kontest edhe ruajtja e laicizmit e cila së fundi është cenuar në disa raste.

Pa dyshim që identifikimi i interesave shtetërore nuk është diçka që ky opinion ka pasur për qëllim të bëjë, mirëpo nevoja për një debat gjithëpërfshirës për atë se kah po shkon shoqëria kosovare dhe kah duhet të shkoj është imperativ për një angazhim gjithëpërfshirës.

Botuar ne Koha Ditore, 3 Shkurt 2010