Tryeza: “Diskutim për Projektligjin për Qasje në Dokumente Publike”

Prishtinë 3 Qershor 2010: Lëvizja Fol ka mbajtur sot tryezën ?Diskutim për Projektligjin për Qasje në Dokumente Publike?. Ky projektligj është miratuar nga Qeveria e Kosovës më 13 maj të këtij viti, ndërkohë që pritet të kaloj në Kuvend për miratim.

Deklarata/Citate nga tryeza:

Ramadan Ilazi ? drejtor ekzekutiv i Lëvizjes FOL deklaroj se: ?Lëvizja FOL së bashku me disa organizata joqeveritare ka marrë pjesë në grupin punues për hartimin e këtij projektligji të ri. Ne mendojmë se ky projektligj i ri rregullon shumë probleme që në aspektin legjislativ i kemi hasur në ligjin e kaluar?.

Besim Kajtazi Drejtor i Zyrës Ligjore të Kryeministrit, tha se në Projektligjin e ri, janë larguar pengesat e ndryshme që kanë qenë në ligjin e vjetër, po ashtu është bërë edhe harmonizimin e tij me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. ?Ky projektligj është bërë në harmonizim me Kushtetutën e vendit, është edhe avancim i procesit të qasjes në dokumente publike e që është synim edhe i Qeverisë së Republikës së Kosovës?. Sipas Kajtazit, ky është Ligji i parë që është bërë edhe harmonizimi me Konventën e Këshillit të Evropës për qasje në dokumente publike e cila ka hyrë në fuqi në vitin e kaluar.

Valbona Puka-Gola, juriste nga Avokati i Popullit tha se ky institucion ka vendosur që njëri nga zëvendësit e Avokatit të merret ekskluzivisht me çështjen e qasjes në dokumente publike. ?Gjithashtu do të krijohet një njësit i cili do të rregulloj procedurat lidhur me zbatimin e qasjes në dokumente publike në mënyre të veçantë me rregullore të brendshme?. Sipas saj si problem tjetër i konstatuar nga institucioni i Avokatit ka qenë edhe që në të shumtën e rasteve zyrtarët kompetent nuk kanë pasur formularët e caktuar, por ka qenë një mungesë e madhe edhe e njohurive të qytetarëve për të drejtat e tyre dhe për ekzistimin e këtij Ligji.

Shqipe Pantina, nga Qendra për Politika dhe Avokim tha se nga rastet me të cilat janë marrë si organizatë kanë vërejtur se për moszbatimin e këtij ligji në disa raste ka qenë problem përmbajtja e Ligjit, por në të shumtën e rasteve problemi ka qenë te zyrtarët institucional të cilët ose nuk e kanë njohur ligjin ose kanë refuzuar të jenë bashkëpunues. ?Ne para një muaji e kemi bërë një prezantim të një hulumtimi nga ku ka dal se nëse flasim me përqindje në nivelin komunal, kemi vërejtur përgjigjet që kthehen nga zyrtarët komunal në përqindje qëndron diku në 10 deri në 15 përqind?.

Raba Gjoshi, drejtoresh ekzekutive e YIHR-së, tha se Nisma e të Rinjve në vitin 2006 ka bërë një raport dhe nga ai raport ka treguar se respektimi i këtij ligji ka qenë vetëm në masën prej 15 përqind. ?Si e metë kryesore edhe e ligjit të ri e po ashtu edhe të vjetrit ka qenë dhe mbetet mungesa e masave ndëshkuese për ata të cilët nuk e kryejnë detyrën e vet në bazë të ligjit. Nuk ka një mekanizëm ekzekutiv i cili do ta bënte të detyrueshëm zbatimin e këtij ligji, pra unë frikësohem për mundësin e zbatimit të këtij Ligji?.

Seb Bytyqi nga organizata IPOL, tha se janë dy probleme kryesore që e shoqërojnë ketë ligj. ?Mungesat kryesore në ketë ligj janë afatet kohore dhe masat ndëshkuese. Unë mendoi se duhet të ekzistoi një mekanizëm disiplinor për mos respektim ose neglizhencë.

Tryeza: “Diskutim për Projektligjin për Qasje në Dokumente Publike”

Lëvizja Fol ka mbajtur sot tryezën “Diskutim për Projektligjin për Qasje në Dokumente Publike”. Ky projektligj është miratuar nga Qeveria e Kosovës më 13 maj të këtij viti, ndërkohë që pritet të kaloj në Kuvend për miratim.

Deklarata/Citate nga tryeza:

Ramadan Ilazi ” drejtor ekzekutiv i Lëvizjes FOL deklaroj se: “Lëvizja FOL së bashku me disa organizata joqeveritare ka marrë pjesë në grupin punues për hartimin e këtij projektligji të ri. Ne mendojmë se ky projektligj i ri rregullon shumë probleme që në aspektin legjislativ i kemi hasur në ligjin e kaluar”.

Besim Kajtazi Drejtor i Zyrës Ligjore të Kryeministrit, tha se në Projektligjin e ri, janë larguar pengesat e ndryshme që kanë qenë në ligjin e vjetër, po ashtu është bërë edhe harmonizimin e tij me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. “Ky projektligj është bërë në harmonizim me Kushtetutën e vendit, është edhe avancim i procesit të qasjes në dokumente publike e që është synim edhe i Qeverisë së Republikës së Kosovës”. Sipas Kajtazit, ky është Ligji i parë që është bërë edhe harmonizimi me Konventën e Këshillit të Evropës për qasje në dokumente publike e cila ka hyrë në fuqi në vitin e kaluar.

Valbona Puka-Gola, juriste nga Avokati i Popullit tha se ky institucion ka vendosur që njëri nga zëvendësit e Avokatit të merret ekskluzivisht me çështjen e qasjes në dokumente publike. “Gjithashtu do të krijohet një njësit i cili do të rregulloj procedurat lidhur me zbatimin e qasjes në dokumente publike në mënyre të veçantë me rregullore të brendshme”. Sipas saj si problem tjetër i konstatuar nga institucioni i Avokatit ka qenë edhe që në të shumtën e rasteve zyrtarët kompetent nuk kanë pasur formularët e caktuar, por ka qenë një mungesë e madhe edhe e njohurive të qytetarëve për të drejtat e tyre dhe për ekzistimin e këtij Ligji.

Shqipe Pantina, nga Qendra për Politika dhe Avokim tha se nga rastet me të cilat janë marrë si organizatë kanë vërejtur se për moszbatimin e këtij ligji në disa raste ka qenë problem përmbajtja e Ligjit, por në të shumtën e rasteve problemi ka qenë te zyrtarët institucional të cilët ose nuk e kanë njohur ligjin ose kanë refuzuar të jenë bashkëpunues. “Ne para një muaji e kemi bërë një prezantim të një hulumtimi nga ku ka dal se nëse flasim me përqindje në nivelin komunal, kemi vërejtur përgjigjet që kthehen nga zyrtarët komunal në përqindje qëndron diku në 10 deri në 15 përqind”.

Raba Gjoshi, drejtoresh ekzekutive e YIHR-së, tha se Nisma e të Rinjve në vitin 2006 ka bërë një raport dhe nga ai raport ka treguar se respektimi i këtij ligji ka qenë vetëm në masën prej 15 përqind. “Si e metë kryesore edhe e ligjit të ri e po ashtu edhe të vjetrit ka qenë dhe mbetet mungesa e masave ndëshkuese për ata të cilët nuk e kryejnë detyrën e vet në bazë të ligjit. Nuk ka një mekanizëm ekzekutiv i cili do ta bënte të detyrueshëm zbatimin e këtij ligji, pra unë frikësohem për mundësin e zbatimit të këtij Ligji”.

Seb Bytyqi nga organizata IPOL, tha se janë dy probleme kryesore që e shoqërojnë ketë ligj. “Mungesat kryesore në ketë ligj janë afatet kohore dhe masat ndëshkuese. Unë mendoi se duhet të ekzistoi një mekanizëm disiplinor për mos respektim ose neglizhencë.

Deklaratë e përbashkët për lirinë e shprehjes në Kosov

31 Maj 2010 – Mbrojtësit e të Drejtave Civile (ish- Komiteti Suedez i Helsinkit Klubi për Politikë të Jashtme, Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), Lëvizja FOL,Zhvillimi i Komuniteteve ne Mitrovicë (CBM), Iniciativa për Progres (INPO), Syri i Vizionit (SiV), Instituti Ballkanik i Politikave (IPOL), Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS)

Ne, organizatat e lartshënuara, përmes kësaj deklarate, shprehim shqetësimin tonë për kanosjen e vazhdueshme të fjalës së lirë dhe punës së shoqërisë civile në Kosovë. Një kanosje e tillë, në vazhdën e përpjekjeve për të disiplinuar fjalën e lirë dhe mendimin kritik, është bërë në shkrimin kryesor të gazetës së përditshme Express, shkrim ky që shkel të gjitha parimet etike e profesionale të gazetarisë.

“Raporti Intim” botuar në Express me 30 maj 2010, me qëllim të njollosë një raport të publikuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR-Kosovë) rreth gjendjes së lirisë së shprehjes në Kosovë, ka ndërhyrë në jetën private të autorit të raportit, Alex Anderson, duke vënë paralele të pabaza dhe jo-etike mes jetës së tij private dhe raportit në fjalë.

Shkrimi në Express, i botuar në ballinë të gazetës, jo veç që është i pa-balancuar dhe joprofesional, por për më shumë nxitë urrejtje ndaj zotëriut Anderson, Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut YIHR-Kosova si dhe Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese në BIRN-Kosova.

Përderisa, ne nuk gjykojmë orientimin politik të një mediumi, ne vlerësojmë lartë punën profesionale disa mujore që ka çuar deri tek hartimi dhe publikimi i raportit “Tkurrja e hapësirës publike” nga YIHR-Kosova, i cili vë në pah probleme të cilat mbështeten në fakte.

Shkrimi i botuar në Express tërheq vëmendjen e publikut nga faktet e prezantuara të korrupsionit dhe keqpërdorimeve me fonde publike në Raportin “Tkurrja e hapësirës publike”, në çështje të parëndësishme në këtë kontekst, siç është statusi martesor i bashkë-autorit të raportit në fjalë.

Dënojmë shkrimin e botuar në Express si të pa-balancuar, jo-etik dhe tendencioz. Në të njëjtën kohë, shprehim mbështetjen tonë të fuqishme për punën profesionale që YIHR ka bërë me botimin e raportit “Tkurrja e hapësirës publike”, dhe bëjmë thirrje për respektim të privatësisë dhe lirisë së shprehjes.

Joint Statement on Freedom of Expression in Republic of Kosova

Civil Rights Defenders (former Swedish Helsinki Committee) Foreign Policy Club, Kosovar institute for Research and Policy Development (KIPRED), FOL Movement, Community Building Mitrovica (CBM), Initiative for Progress (INPO), Eye of Vision (SiV), Balkan Policy Institute(IPOL), Prishtina Institute for Political Studies (PIPS)

We the undersigned organizations through this statement express our deepest concern with the continuous threats towards the work of civil society organizations and freedom of expression in Republic of Kosovo. Such threats in the process of attempts to discipline the free speech and criticism was witnessed in the front page article of the Kosovar daily “Express”, an article that violates ethical and professional principles of journalism.

“The Report of Intimacy [the title of the article]” published in “Express” on 30th May 2010 aims at blotting a recent report published by Youth Initiative for Human Rights Kosovo on the situation with the freedom of expression in the country. The article violates the privacy of the author of the report, Mr. Alex Anderson, by drawing unethical parallels between his private life and the report.

The article which was published in the front page of the “Express” newspaper encourages hate towards Mr. Anderson, Youth Initiative for Human Rights Kosovo and Balkan Investigatory Reporting Network Kosovo

While we do not judge the political preferences that one media might have, we consider that the report published by YIHR-Kosovo “The State of Constriction” is a result of months of research bringing to surface problems that are based on facts.

The article published in the daily Express draws away the attention of the public from corruption and organized crime elaborated in the report “The State of Constriction” to irrelevant issues in this context such as the marriage of the co-author of the report.

We condemn the article “The Report of Intimacy” published in the daily Express on 30th of May 2010 as unbalanced, unethical and pretentious reporting. We express our support for the report “Sate of Constriction” published by Youth Initiative for Human Rights Kosovo and call for respect of the right of privacy and freedom of expression.

Premtimet e thyera të zyrtarëve

Lëvizja Fol ” në kuadër të matësit javor të deklaratave të zyrtarëve të lartë shtetëror ” e ka nxjerrë si të pavërtetë deklaratën e kryeministrit Thaçi, i cili kishte deklaruar se të zhvillimet në Serbi nuk ndikojnë në procesin e statusit politik të vendit dhe se vizita e Tadicit shënon fundin e pretendimit të ndonjë politikani serb për përfitim votash në Kosovë.

“Kjo deklaratë e kryeministrit Hashim Thaçi është vërtetuar disa herë si e pavërtetë dhe larg zhvillimeve aktuale në terren”, theksohet në raportin e Lëvizjes Fol. Edhe më shumë se dy vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, sipas Fol, Serbia do të mbajë zgjedhje në territorin e Kosovës, “në atë pjesë ku de-facto Prishtina asnjëherë nuk ka pasur fuqinë e vet ekzekutive”.

“Paraprakisht, politikanë serbë, pa u penguar fare bën fushatë zgjedhore në Kosovë, dhe madje bënë thirrje për spastrim etnik të shqiptarëve. Si zakonisht, reagimet kanë ndodhur vetëm pas vizitave të liderëve radikalë serbë që kanë hyrë të armatosur në Kosovë. Zgjedhjet në veriun e Mitrovicës mbahen në kohën kur Prishtina disa herë ka shtyrë përpjekjet për të organizuar zgjedhje legjitime edhe për atë pjesë, por pas sukses”, theksohet në raportin javor të Lëvizjes Fol.

Si të pavërtetë Lëvizja Fol e ka nxjerrë edhe deklaratën e kreut të Prishtinës, Isa Mustafa, i cili kishte premtuar se do të ruhet struktura dhe origjinaliteti i objektit Union, në qendër të Prishtinës, për të cilin së fundi u vlerësua se pas djegies së tij nuk përmban më vlera arkitektonike.

Sipas Lëvizjes Fol, krijohet përshtypja se gjithçka ka qenë e planifikuar që Hotel Unionin të përfundojë në këtë mënyrë. Po ta kishte seriozisht Komuna, sipas Fol, ajo duhej të monitoronte me rigorozitet punën e kompanisë që mori përsipër “rindërtimin” dhe “rehabilitimin” e Unionit.

Si premtim të thyer Fol ka nxjerrë premtimin që Fondi i Privatizimit të kthehet në tregun bankar të Kosovës si dhe zvarritjen e projektligjit për sigurimet shëndetësore. /Telegrafi/

FOL kritikon Qeverinë dhe Kuvendin për luftën kundër korrupsionit

Lëvizja “Fol”, në një raport monitorimi për muajin prill të publikuar të mërkurën në Prishtinë, vlerëson se gjatë këtij muaji nuk është vërejtur ndonjë lëvizje pozitive në luftë kundër korrupsionit, nga ana e Qeverisë së Kosovës apo nga Kuvendi i Kosovës. Sipas raportit të lëvizjes “Fol”, përkundër zotimeve të deputetëve dhe zyrtarëve të lartë për përmirësimin e gjendjes, është evidentuar përkushtim i vogël për luftimin e aferave korruptive në institucionet publike.

“Në fund të muajit prill ndodhi bastisja në Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të Kosovës (MTPT), si dhe në pronat private të ministrit Limaj dhe shefit të prokurimit, Nexhat Krasniqi, nga ana e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë EULEX, por ende asgjë nuk ka konkrete”, vlerëson kjo lëvizje.

Sipas tyre, zyrtarët e Policisë së Kosovës (PK) as gjatë prillit nuk kanë shprehur gatishmërinë e tyre që të bashkëpunojnë ngushtë me lëvizjen “Fol” në, kontekstin e identifikimit dhe informimit me përpjekjet që bëhen nga mekanizmat përgjegjës në luftën kundër korrupsionit.

Zyrtarët e kësaj lëvizjeje thonë se megjithëse “Fol”, prej janarit 2010 ka adresuar disa kërkesa zyrtare për qasje dhe bashkëpunim në Zyrën për Marrëdhënie me Publikun në Policinë e Kosovës, ata thonë se ende, për fat të keq, nuk kanë marrë ndonjë përgjigje, pozitive apo negative.

“EULEX-i ka filluar të ndërmarrë hapa konkret dhe të dukshëm ndaj luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, madje në nivelet më të larta politike. Paralajmërimet e shumta gjatë marsit për hetime edhe në nivelin e lartë politik, për të cilat edhe lëvizja “Fol” ka përmendur në raportin e muajit mars, përfundimisht janë bërë publike në muajin prill”, vlerëson lëvizja “Fol”.

Sipas tyre EULEX-i ndërmori një aksion bastisjesh ndaj MTPT-së dhe të pronave private të Ministrit Fatmir Limaj dhe shefit të prokurimit Nexhat Krasniqi, ku sipas lëvizjes këta të fundit dyshohen për shpëlarje parash, krim të organizuar, shpërdorim të detyrës zyrtare, mashtrim në zyrë dhe ryshfet. “Mirëpo, këta janë vetëm dy nga gjithsej gjashtë zyrtarë të profilit të lartë për të cilët flitet të jenë iniciuar hetime publike. Këto bastisje kanë ndodhur menjëherë pas deklaratave të shumta të përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare dhe thirrjeve të tyre për luftimin e korrupsionit brenda rrethit qeveritar”, vlerëson kjo lëvizje.

Sipas tyre gjatë muajit prill, në media, është përfolur dhe raportuar që përfaqësues ndërkombëtarë kanë kërkuar nga kryeministri Thaçi ta largojë një ministër të kabinetit të tij, ngase ka dëshmi të shumta për keqpërdorim të fondeve publike.

Mirëpo sipas lëvizjes po në të njëjtin muaj, ekzekutivi i vendit, ka vendosur të bëjë ndryshime në kabinetin qeveritar, duke shkarkuar gjashtë ministra, por duke mos shpjeguar arsyen e vërtetë të shkarkimit të tyre. Sa i përket gjykatave të Kosovës “Fol”, vlerëson se janë raportuar 143 lëndë të pazgjidhura, që kanë të bëjnë me shpërdorim të pozitës zyrtare si dhe marrje e dhënietë ryshfetit.

Kjo organizatë ndërkaq vlerëson se Këshilli Gjyqësor i Kosovës, i cili vepron në kuadër të sistemit gjyqësor, nuk ka shënuar ndonjë aktivitet të veçantë gjatë muajit prill në luftë kundër korrupsionit. “Edhe në muajin prill, sikundër edhe në muajin e kaluar, lëvizja “Fol” ka insistuar të ketë informacion për secilin gjykim që është mbajtur në gjykatat e Kosovës, që ka të bëjë me veprat penale që ndërlidhen me korrupsionin, mirëpo një gjë e tillë ka qenë e pamundur të realizohet”, thuhet në raportin e lëvizjes “Fol”.

Thaçi e ka harruar aktin më të lartë juridik të shtetit

15 Maj 2010  – Lëvizja “Fol” vlerëson se kryeministri Hashim Thaçi ka harruar aktin më të lartë juridik të shtetit ” kushtetutën, edhe pse diku në mes të një deklarate i referohet asaj. “Unë jam kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe emërimet e ndërrimet i bëj unë në bazë të mandatit tim kushtetues”, kishte deklaruar Thaçi më 5 maj 2010. Lëvizja “Fol” e paraqet këtë si të pavërtetë në raportin e radhës, ku publikon të thënat e vërteta e të pavërteta së zyrtarëve të institucioneve, transmeton KosovaLive. “Fol” thotë se po ta lexonte Thaçi deri në fund Kushtetutën, e sidomos dispozitat e saj kalimtare, kapitulli XIV, neni 146 dhe 147, si dhe Aneksin IX të Pakos së Ahtisaarit, neni II, pika c dhe d, do të shihte se aty specifikohet qartë se Përfaqësuesi Civil mund të marrë vendime, të sanksionojë dhe largojë nga detyra çdo zyrtar publik që rrezikon sundimin e ligjit. Si të pavërtetë tjetër të Thaçit “Fol” paraqiti edhe deklaratën se vendosja e EULEX-it dhe pranisë civile ndërkombëtare në Kosovë është bërë me ftesë të institucioneve të Kosovës në shkurt të 2008.

Ndërsa, Lëvizja “Fol” rikujton se pakoja e Ahtisaarit, që i jep fuqi ekzekutive shefit të ICO-së është miratuar me aklamacion në Kuvendin e Kosovës. “E pavërtetë tjetër është deklarata e Thaçit për mosangazhim adekuat të shefit të ICO-së për veriun e Mitrovicës, për mosmbështetje të plotë për zbatimin e strategjisë, dhe për mbisundim të ligjit në veri, deklaratë kjo e bërë me 5 maj 2010, ndërkaq krahasojmë këtë deklaratë me atë të 22 shkurtit 2010, që thotë se Institucionet e Republikës së Kosovës kanë ndërtuar një strategji të qartë për veriun, që do të zbatohet dhe ka mbështetjen e plotë të bashkësisë ndërkombëtare”, thotë “Fol”.

Si të pavërtetë tjetër “Fol” paraqet edhe deklaratën e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, që priste me padurim formimin e Gjykatës Kushtetuese për të deponuar padinë e tij kundër presidentit Fatmir Sejdiu, sepse kreu i shtetit kishte përcaktuar vetëm datën e zgjedhjeve lokale, por jo edhe të zgjedhjeve qendrore, siç kërkonte AAK-ja.

Sipas kësaj lëvizjeje, megjithatë, kanë kaluar një vit e katër muaj, kurse kryetari i AAK-së dhe partia e tij nuk kanë deponuar kurrfarë padie ndaj presidentit të Kosovës në Gjykatën Kushtetuese të vendit. Kjo lëvizje ka paraqitur edhe një deklaratë të shefit të ICO-së, Pieter Feith, të 27 prillit 2010, i cili ka deklaruar: “Ju do të shihni më shumë hapa që do të ndërmerren, ngase, në të kundërtën, Kosova kurrë nuk do të shënojë përparime në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ju lutem, kini durim dhe do të shihni se do të ketë zhvillime të tjera.”

Sipas “Fol”, ky është premtim në pritje pasi EULEX-i kishte folur për kapjen e peshqve të mëdhenj që në dhjetor të vitit 2009, por shenjat konkrete në këtë drejtim janë të pakta.

“Deklaratat e shefit të ICO-së Pieter Feith janë inkurajuese. Aksioni i hetimeve në MTPT dhe ndaj ministrit Limaj do të duhej të shkojë deri në fund dhe pa ndërhyrjen e asnjë faktori, sidomos atij politik, për çka ka folur presidenti Sejdiu në gazetën belge”, vlerëson kjo lëvizje.

Ndërkaq “Fol”, kërkon të bëhen transparente edhe gjashtë ministri tjera që janë duke u hetuar sipas u.d të kryeprokurorit të EULEX-it

OJQ-të kërkojnë çuarjen në fund të hetimit të korrupsionit

Organizatat jo-qeveritare: Klubi për Politikë të Jashtme, Instituti për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese ” BIRN-Kosova, Lëvizja FOL, Rrjeti i Grave te Kosovës, Internevs Kosova, Crossing Bridges, Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ), Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), Instituti për Studime të Avancuara (GAP), Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR), Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar (KCIC), Instituti Ballkanik i Politikave (IPOL), Syri i Vizionit, Iniciativa për Progres (INPO), Ndërtimi i Komuniteteve Mitrovicë (CBM), përmes një Deklarate të përbashkët për sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës, i kanë shprehur mbështetje angazhimit të Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe EULEX-it për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Kosovë.

“Qytetarët e Kosovës, bashkësia ndërkombëtare, si dhe Qeveria e Kosovës kanë kërkuar një angazhim konkret dhe të vendosur nga prokuroria dhe gjyqësia kosovare, duke theksuar se askush nuk është mbi ligjin”, thuhet në Deklaratë të këtyre OJQ-ve, e cila vazhdon:

“Përderisa përshëndesim angazhimin e Prokurorisë Speciale dhe EULEX që të hetojnë dyshimet për korrupsion, ne kërkojmë dhe presim që këto hetime të prodhojnë rezultate konkrete.

Një zmbrapsje nga iniciativa aktuale do të ishte një goditje shumë e dëmshme për Sundimin e Ligjit dhe sigurinë në Kosovë. Krimi i organizuar dhe Korrupsioni po e pengojnë të ardhmen Evropiane të Kosovës dhe luftimi i këtyre fenomeneve nuk guxon të lihet në mëshirën e agjendave të politikës ditore dhe interesave personale.

Reagimet e udhëheqësve të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, si dhe të partisë më të madhe në vend, të bëra ditëve të fundit ndaj punës së organeve të drejtësisë, na bëjnë të shqetësohemi ngase lejojnë hapësirë për dyshime në përkushtimin e sinqertë të tyre në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Diskursi publik që Qeveria e vendit po ndërton ditëve të fundit, duke prezantuar punën e prokurorisë si ndërhyrje në institucionet e shtetit, përbën kërcënim për punën e pavarur të organeve të drejtësisë.

Tendencat për të prezantuar punën e organeve të drejtësisë si të rrezikshme për stabilitetin e vendit janë një kërcënim tjetër serioz për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Ndryshimi i retorikës së Qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj Bashkësisë Ndërkombëtare pas bastisjeve në Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit është i papranueshëm për më tepër është i dëmshëm për interesat e vendit.

EULEX duhet të krijojë hapësirë për përfshirjen e Prokurorëve kosovarë si dhe të sigurojë se edhe pas përfundimit të Misionit EULEX, Prokuroria Kosovare do të jetë në gjendje që me sukses të ndjekë dhe luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Në këtë kontekst presim nga Prokurorët vendorë kosovarë që të përfshihen më aktivisht në procesin e hetimeve, grumbullimit të provave e dëshmive si dhe në përgatitjen e aktakuzave.

Procesi i filluar i hetimeve për korrupsion dhe krim të organizuar është hap shumë i rëndësishëm për ndërtimin e besueshmërisë së shoqërisë kosovare në sistemin e drejtësisë, që paraqet parakusht për funksionim të shtetit ligjor”, përfundon Deklarata.

Edhe FOL reagon për kërcënimet ndaj lirisë së shprehjes

Lëvizja FOL përmes një komunikate ka dënuar ashpër kërcënimin e pa vend dhe pa shije ndaj themeluesit dhe drejtueses së kompanisë “Koha” nga persona të panjohur, përmes vendosjes së një pllakate etiketuese ndaj këtyre dy personaliteteve të shquara të shoqërisë kosovare.

“Koha Ditore dhe Kohavision në vazhdimësi kanë shërbyer si kanale të fuqishme në prezantimit e realitetit kosovar. Guximi dhe përkushtimi i gazetarëve dhe punëtorëve të këtyre dy mediumeve është inkurajim për të gjithë ne”, thuhet në komunikatë.

Në vijim FOL vlerëson se derisa një ditë më parë qytetarët e Kosovës emëruan në mënyrë simbolike një rrugë në Prishtinë me emrin e u.d. Kryeprokurorit të EULEX-it, si shenjë e thirrjes së fuqishme për rend dhe ligj në Kosovë, sot kemi parë një akt dekurajues, ku kërkohet që në Kosovë të mos dënohet krimi i organizuar dhe korrupsionit.

“Akte të shëmtuara të kërcënimit dhe etiketimit nuk e ndihmojnë Kosovën, por e largojnë atë nga perspektiva evropiane”, thuhet në komunikatën e lëvizjes FOL, e cila kërkon që organet e drejtësisë sa më parë të zbardhin këtë rast të kërcënimit dhe sulmit ndaj lirisë së shtypit.

Shtatë raste të Konfliktit të Interesit në Institucionet e Larta Publike

Lëvizja FOL nga shtatori i vitit 2009, është angazhuar në luftimin e korrupsionit dhe formave të tij siç janë edhe rastet e konfliktit të interesit dhe veprave të kryera si rezultat i shpërdorimit të pozitës zyrtare ose autorizimit.

Gjatë punës sonë të monitorimit të zbatimit të ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit dhe ligjit kundër korrupsionit si dhe disa ligjeve dhe akteve nënligjore të cilat drejtpërdrejtë apo tërthorazi kanë të bëjnë me luftimin e korrupsionit kemi vërejtur se disa zyrtarë të lartë kanë konflikt interesi.

Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në nenin 7 përkufizon konfliktin e Interesit si gjendje e mospajtimit ndërmjet detyrës publike dhe interesit privat të një zyrtari, kur gjatë ushtrimit të funksionit të tij zyrtari ose personi i afërt ka interes privat pasuror ose personal jo pasuror, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, që ndikon, ose mund të ndikoj në kryerjen në mënyrë të drejtë të funksionit publik, kur gjendet në situata të shkeljes së mundshme të parimeve, të kufizimeve dhe ndalesave apo detyrimeve, sipas dispozitave të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit.

Në raportin e Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit për vitin 2009 kjo Agjenci, ka evidentuar gjithsej 47 raste të konfliktit të mundshëm të interesit. Më tutje ky raport thekson se “Në mesin e rasteve të vitit 2009, AKK e ka paralajmëruar një zyrtar të lartë në Zyrën e Kryeministrit (ZKM) për ekzistimin e konfliktit të interesit.

Edhe pse kanë kaluar të gjitha afatet ligjore, AKK ende nuk ka marr përgjigje për shmangien e konfliktit të interesit e as për ndërmarrjen e masës që AKK sipas ligjit, i ka propozuar institucionit ku zyrtari i lartë punon që i njëjti të largohet nga puna. Këtu bëhet fjalë për Drejtorin e Zyrës së Prokurimit në ZKM z. Isa Hajdari” . Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit thotë se zyrtari gjatë ushtrimit të funksionit publik duhet të veproj në mbrojtje të interesit publik dhe nuk ka të drejt që interesin e tij privat ta vërë para interesit publik, për mbrojtjen e të cilit është zgjedhur apo emëruar.

Sipas Ligjit Kundër Korrupsionit Marrëdhënie e afërt – nënkupton marrëdhënien mes dy personave: të cilët janë në vijë të gjakut në vijë të drejtë gjerë në pakufi, në vijë të tërthortë deri në shkallën e katërt dhe në gjini të krushqisë deri në shkallën e dytë.
Kodi Penal i Kosovës me kapitullin XXIX përkufizon veprat penale kundër detyrës zyrtare dhe përcakton si vepra penale:
Shpërdorimin e pozitës zyrtare ose të autorizimit, Përvetësimin gjatë ushtrimit të detyrës, Mashtrimin në detyrë, Përdorimin e paautorizuar të pasurisë, dhe një sërë veprash penale të cilat janë të dënueshme, ne nuk i paragjykojmë rastet e poshtëshënuara, dhe nuk mund të vërtetojmë ekzistencën e veprave penale për shkak se për këtë gjë është e thirrur vetëm gjykata, megjithatë ne mendojmë se në disa raste të cilat do ti përmendim tani edhe mund të këtë elemente të veprave penale.
Lëvizja FOL pas një analize juridike dhe pas verifikimit të të dhënave mbi bazën e fakteve konsideron se këta persona janë potencialisht në konfliktit interesi sipas Legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës.

1. Xhevdet Smakiqi, është këshilltar ligjor i Ministrit të Transportit Fatmir Limaj dhe njëherësh edhe zyrtar ligjor në Postë-Telekomin e Kosovës.

a. Kjo paraqet konflikt interesi për shkak se z. Smakiqi, duhet të informojë Ministrin Limaj për rastet e shkeljeve ligjore që mund të ndodhin në PTK pasi kjo ndërmarrje publike monitorohet nga Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, gjithashtu Qeveria e Kosovës është mbajtësi i aksioneve dhe i të drejtave në këtë Kompani.
b. Konsideroj se ka shkelje të nenit 24 të Ligjit Kundër Korrupsionit, ku personi zyrtar duhet veproj përputhje me interesin e përgjithshëm.
c. Zyrtari duhet ta kryej punën e tij, me ndërgjegje, paanshmëri, ta ruaj autoritetin e institucionit për funksionin që e ushtron në pajtim me ligjin.
d. Me paragrafin 3 të nenit 13 të Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit, parashihet për zyrtarin në fjale vetëm funksione nga lëmit e sportit, shkencës dhe veprimtarisë humanitare.
e. Këtu ka elemente të raportit të dy anshëm dhe nuk ka asnjë nga këto veprimtari. Zyrtari gjatë ushtrimit të funksionit nuk mund të ushtrojë funksion tjetër pa pëlqimin e institucionit i cili e ka zgjedhur”, Neni 9 paragrafi 8 i Ligjit Kundër Korrupsion.
f. Gjithashtu kjo është në kundërshtim edhe me vendimin e Qeverisë së Kosovës Nr. 08/3 të datës 22.01.2008 i cili ndalon postet e dyfishta për këshilltarët.

2. Gani Koci, deputet dhe zyrtar ligjor në KEK. Z. Koci është në Komisionin për Buxhet dhe Financa ku diskutohen edhe çështje që kanë të bëjnë me financimin e projekteve të KEK.

a. Konsideroj se ka shkelje të nenit 72 dhe neni 74 te Kushtetutës e cila përcakton është Papajtueshmëri me mandatin e deputetit që të ketë post ekzekutiv në ndërmarrje publike.
b. Deputetet sipas Ligjit Kundër Korrupsionit kanë titullin “zyrtar i lartë” çka është ne vijë te njëjtë me presidentin dhe Kryeministrin.
c. Neni 10 i Ligjit për parandalimin e konfliktit te interesit përcakton se Zyrtari gjatë ushtrimit të funksionit publik nuk mund të ushtroj funksion tjetër, përjashtimisht vetëm me pëlqimin e institucionit i cili e ka zgjedhur apo emëruar dhe që nuk është në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji apo ligjit tjetër, në këtë rast deputetin e ka zgjedhur qytetari i Kosovës e jo Kryetari i Kuvendit, çka është jo ligjore marrja e pëlqimit nga Kryetari i Kuvendit (nëse ekziston pëlqimi), gjithashtu kjo parashihet si ndalesë edhe me nenin 24 të Ligjit Kundër Korrupsionit, ku personi zyrtar duhet veproj përputhje me interesin e përgjithshëm, dhe interes i përgjithshëm në këtë rast është përfaqësimi i popullit në Kuvend.
d. Nëse z. Koci, shkel ligjin zyrtar ligjor në KEK, përgjegjësi penale sipas ligjit në të njëjtën kohë mbrohet nga Kushtetuta e Kosovës, neni .75 paragrafi 1 te përkufizimi i imunitetit te deputetëve.

3. Besa Gaxherri, deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe zyrtare në Postë-Telekomin e Kosovës, dega në Pejë.

a. Konsideroj se ka shkelje të nenit 72 dhe neni 74 te Kushtetutës e cila përcakton është Papajtueshmëri me mandatin e deputetit që të ketë post ekzekutiv në ndërmarrje publike.
b. Deputetet sipas Ligjit Kundër Korrupsionit kanë titullin “zyrtar i lartë” çka është ne vijë te njëjtë me presidentin dhe Kryeministrin.
c. Neni 10 i Ligjit për parandalimin e konfliktit te interesit përcakton se Zyrtari gjatë ushtrimit të funksionit publik nuk mund të ushtroj funksion tjetër, përjashtimisht vetëm me pëlqimin e institucionit i cili e ka zgjedhur apo emëruar dhe që nuk është në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji apo ligjit tjetër, në këtë rast deputetin e ka zgjedhur qytetari i Kosovës e jo Kryetari i Kuvendit, çka është jo ligjore marrja e pëlqimit nga Kryetari i Kuvendit (nëse ekziston pëlqimi), gjithashtu kjo parashihet si ndalesë edhe me nenin 24 të Ligjit Kundër Korrupsionit, ku personi zyrtar duhet veproj përputhje me interesin e përgjithshëm, dhe interes i përgjithshëm në këtë rast është përfaqësimi i popullit në Kuvend.

d. Nëse znj. Gaxherri, shkel ligjin si punëtore e postë telekomit, përgjegjësi penale sipas ligjit në të njëjtën kohë mbrohet nga Kushtetuta e Kosovës, neni .75 paragrafi 1 te përkufizimi i imunitetit te deputetëve.

4. Slobodan Petrovic, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe koordinator në Zyrën për Komunitete në PTK

a. Deputetet sipas Ligjit Kundër Korrupsionit kane titullin “zyrtar I lartë” çka është ne vijë te njëjtë me presidentin dhe Kryeministrin.
b. Konsideroj se ka shkelje të nenit 72 dhe neni 74 te Kushtetutës e cila përcakton është Papajtueshmëri me mandatin e deputetit që të ketë post ekzekutiv në ndërmarrje publike.
c. Deputetet sipas Ligjit Kundër Korrupsionit kanë titullin “zyrtar i lartë” çka është ne vijë te njëjtë me presidentin dhe Kryeministrin.
d. Neni 10 i Ligjit për parandalimin e konfliktit te interesit përcakton se Zyrtari gjatë ushtrimit të funksionit publik nuk mund të ushtroj funksion tjetër, përjashtimisht vetëm me pëlqimin e institucionit i cili e ka zgjedhur apo emëruar dhe që nuk është në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji apo ligjit tjetër, në këtë rast deputetin e ka zgjedhur qytetari i Kosovës e jo Kryetari i Kuvendit, çka është jo ligjore marrja e pëlqimit nga Kryetari i Kuvendit (nëse ekziston pëlqimi), gjithashtu kjo parashihet si ndalesë edhe me nenin 24 të Ligjit Kundër Korrupsionit, ku personi zyrtar duhet veproj përputhje me interesin e përgjithshëm, dhe interes i përgjithshëm në këtë rast është përfaqësimi i popullit në Kuvend.
e. Nëse z. Petrovic, shkel ligjin zyrtar ligjor në KEK, përgjegjësi penale sipas ligjit në të njëjtën kohë mbrohet nga Kushtetuta e Kosovës, neni .75 paragrafi 1 te përkufizimi i imunitetit te deputetëve.

5. Gani Buqinca, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe redaktor në Radio Televizionin e Kosovës.

a. Deputetet sipas Ligjit Kundër Korrupsionit kane titullin “zyrtar I lartë” çka është ne vijë te njëjtë me presidentin dhe Kryeministrin.
b. Konsideroj se ka shkelje të nenit 72 dhe neni 74 te Kushtetutës e cila përcakton është Papajtueshmëri me mandatin e deputetit që të ketë post ekzekutiv në ndërmarrje publike.
c. Deputetet sipas Ligjit Kundër Korrupsionit kanë titullin “zyrtar i lartë” çka është ne vijë te njëjtë me presidentin dhe Kryeministrin.
d. Neni 10 i Ligjit për parandalimin e konfliktit te interesit përcakton se Zyrtari gjatë ushtrimit të funksionit publik nuk mund të ushtroj funksion tjetër, përjashtimisht vetëm me pëlqimin e institucionit i cili e ka zgjedhur apo emëruar dhe që nuk është në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji apo ligjit tjetër, në këtë rast deputetin e ka zgjedhur qytetari i Kosovës e jo Kryetari i Kuvendit, çka është jo ligjore marrja e pëlqimit nga Kryetari i Kuvendit (nëse ekziston pëlqimi), gjithashtu kjo parashihet si ndalesë edhe me nenin 24 të Ligjit Kundër Korrupsionit, ku personi zyrtar duhet veproj përputhje me interesin e përgjithshëm, dhe interes i përgjithshëm në këtë rast është përfaqësimi i popullit në Kuvend.

e. Nëse z. Buqinca, shkel ligjin si zyrtar ligjor në KEK, përgjegjësi penale sipas ligjit në të njëjtën kohë mbrohet nga Kushtetuta e Kosovës, neni .75 paragrafi 1 te përkufizimi i imunitetit te deputetëve.

6. Nesrin Lushta, është kryetare e KQZ-së dhe gjyqtare e Gjykatës Supreme të Kosovës, duke i mbajtur kështu dy poste publike.
a. Ne konsiderojmë se kjo është shkelje e nenit 106 të Kushtetutës, i cili e ndalon rreptësisht që gjyqtaret të jenë bartës të funksioneve jashtë gjyqësorit.
b. Gjithashtu ne mendojmë se kjo është në kundërshtim edhe me nenin 4 të Kushtetutës i cili përcakton formën e qeverisjes dhe ndarjen e pushtetit.

7. Florian Dushi është ushtrues detyre i sekretarit të përhershëm në Ministrinë e Drejtësisë dhe në të njëjtën kohë është anëtar i KQZ-së nga LDK-ja.

a. Sipas nenit 5 të Rregullores 2001/19 për degën ekzekutive sekretari i përhershëm emërohet në pajtim me ligjet që rregullojnë Shërbimin Civil, pra ai është shërbyes civil e që në rastin konkret kjo është në kundërshtim me parimet udhëheqëse të parashtruara në nenin 2 të Rregullores 2001/36 për shërbimin Civil ku kërkohet neutraliteti politik dhe objektiviteti, i shërbyesve civil, mandej Rregullorja 2001/19 përcakton edhe funksionet e Sekretarëve ku shprehimisht si funksione cakton edhe Administrimin dhe menaxhimin e gjithëmbarshëm të ministrisë, Organizimin dhe punësimin e personelit për ministrinë, Menaxhimin efektiv dhe efikas të resurseve që i janë siguruar ministrisë, të gjitha këto kompetenca përfshire këtu edhe menaxhimin financiar të ministrisë janë të parapara që të kryhen nga një shërbyes civil i cili nuk është i ndikuar politikisht dhe nuk bart post politik.
b. Gjithashtu sipas këtij neni Sekretari, nuk merr udhëzime nga asnjë qeveri, organizatë, institucion apo person, përveç ministrit.
c. Ne mendojmë se kjo është në kundërshtim edhe me ligjin për prokurimin publik në Kosovë, i cili ne nenin 20 përcakton se ” Inicimi i aktivitetit të prokurimit” i cili kryhet nga zyrtar autorizues në këtë rast i autorizuar nga Sekretari e cili sipas nenit 24 të këtij ligji nënshkruan edhe kontratën publike.
d. Gjithashtu z. Dushi ka qenë i shkarkuar vitin e kaluar me vendim të Kryeministrit dhe vazhdimi i qëndrimit të tij në këtë post është në kundërshtim me vendimin e Kryeministrit.
e. Ne konsiderojmë se ne këtë rast ka shkelje të nenit 9 të ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik i cili përcakton se zyrtari gjatë ushtrimit të funksionit publik nuk ka të drejt të krijojë marrëdhënie varësie nga persona tjerë që do të mund të ndikonin në paanshmërinë dhe shprehjen e vullnetit të lirë në vendimmarrje.
f. Neni 13 paragrafi 3 i Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit, parasheh për zyrtarin vetëm funksione nga lëmit e sportit, shkencës dhe veprimtarisë humanitare. “Zyrtari duhet ta kryej punën e tij, me ndërgjegje, paanshmëri, ta ruaj autoritetin e institucionit për funksionin që e ushtron në pajtim me ligjin”

Lista e lartshënuar nuk nënkupton se persona të tjerë në pozita të ngjashme si me ato të lartshënuara nuk janë në konflikt interesit. ###

Odisejada e riemërimit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve

Odisejada e Riemërimit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve

Analizë e shkurtër e procesit

Më në fund ka përfunduar odisejada e riemërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka dekretuar këtë javë gjyqtarët e Gjykatës Supreme të Kosovës, Prokurorëve të shtetit dhe atyre të Prokurorisë Speciale.

Fejzullah Hasani është zgjedhur kryetar i Gjykatës Supreme, Ismet Kabashi, kryeprokuror i Shtetit dhe Sevdie Morina zëvendësprokurore e Prokurorisë Speciale. Ky vendim përshëndetët nga Lëvizja FOL dhe shihet si një hap i mirë për nisjen e punëve të mira në sistemin e drejtësisë, sistem ky më i kritikuari dhe më i përfshiri në afera korrupsioni. Dekretimi nga presidenti është bërë pasi në zyrën e tij kanë qëndruar për më shumë së dy muaj emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ky vendim ishte vonuar për një kohë të gjatë për arsyeje “objektive”. Vonesa e dekretimit të tyre ka ngjallur dyshime në kohën e zgjedhjeve lokale se presidenti Sejdiu po shantazhon kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Nesrin Lushta, e cila ishte në listën e gjyqtarëve për Gjykatën Supreme të Kosovës.

Por me këtë dekretim problemi nuk është zgjedhur. Nga procesi i riemërimit është arritur të përzgjidhen vetëm tetë gjyqtarë të Supremes përfshirë edhe kryetarin dhe jo 15 sa nevojiten. Po ashtu edhe në prokurori janë zgjedhur vetëm katër prokurorë përfshirë edhe kryeprokurorin dhe jo 7 sa është e paraparë. Vetëm në Prokurorinë Speciale janë zgjedhur 10 prokurorë aq sa kërkohen. Kjo mbase është një lajm i mirë pasi që kjo prokurori merret me ndjekjen e krimit të organizuar. Puna e kësaj prokuroria deri tash nuk ka dhënë ndonjë rezultat konkret.

Procesi i zgjedhjes së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve është përcjellë me mungesë të transparencës. Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk ka lejuar që procesi milionësh i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Amerikane t”i nënshtrohet një debati të mirëfilltë. Procesi madje është përcjell edhe me konflikt të hapur interesi pasi përbërja aktuale e cunguar e Këshillit Gjyqësor të Kosovës përbëhet nga avokatë aktiv.

Tre anëtarët vendor të Këshillit Gjyqësor të Kosovës janë avokatë, ndërsa dy anëtar të tjerë janë ndërkombëtarë. Që prej një viti ky organ i pavarur funksionon vetëm me pesë anëtarë e jo me 13 siç parashihet me ligj. Këtyre avokatëve u është besuar përzgjedhja e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme të Kosovës, kryetarit të kësaj gjykate, prokurorëve të shtetit dhe kryeprokurorit.

Kryesuesja e KGJK-së, Lirie Osmani, (shqiptare) Bilgaip Maznikar (me kombësi turke) dhe Zhivojin Jokanoviq (me kombësi serbe) anëtarë të KGJK-së, që të tre ushtrojnë profesionin e avokatit. Anëtarë të KGJK-së janë edhe dy ndërkombëtarë, Gabriela Walentich dhe Harri Katara.

Anëtarët vendas si avokat kanë lëndë nëpër Gjykata të ndryshme të Kosovës dhe në Gjykatën Supreme. Duke qenë se kanë lëndë të hapura nëpër gjykata dhe kanë në dorë të ardhmen dhe karrierën e gjyqtarëve dhe prokurorëve për riemërim, kjo përbënë konflikt të hapur interesi. Krejt lehtë këta avokatë kanë mundur që të kushtëzojnë riemërimin e ndonjë gjyqtari apo prokurori me shpalljen e ndonjë aktgjykimi në favor të klientëve të tyre. Me raste edhe e kanë bërë këtë.

Pushteti i dhënë njërit nga anëtarët e KGJK-së ka bërë që një gjyqtare e gjykatës komunale e propozuar nga Komisioni Prokurorial dhe Gjyqësor për gjyqtare të Gjykatës Supreme është eliminuar apriori. Madje ky anëtar i KGJK-së i ka dërguar fjalë nëpërmjet njerëzve kësaj gjyqtareje se “Unë të kam hequr nga lista”. Kjo tregon për një shkallë të lartë të konfliktit të interesit në këtë institucion.

Njëri nga anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Zhivojin Jokanoviq, ka disa lëndë në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë dhe në Gjykatën Supreme.

Përveç konfliktit të interesit, përbërja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Neni 108 pika 6 i Kushtetutës që ka të bëjë me Këshillin Gjyqësor të Kosovës, thotë:

Këshilli Gjyqësor i Kosovës përbëhet nga trembëdhjetë (13) anëtarë, me kualifikime dhe ekspertizë profesionale. Anëtarët emërohen për një mandat pesëvjeçar dhe zgjedhën në këtë mënyrë:

1. Pesë anëtarë do të jenë gjyqtarë të zgjedhur nga anëtarët e gjyqësorit;

2. Katër anëtarë i zgjedhin deputetët e Kuvendit, të cilët i mbajnë vendet e fituara gjatë ndarjes së përgjithshme të vendeve. Të paktën dy nga katër anëtarët duhet të jenë gjyqtarë, dhe një do të jetë anëtar i Odës së Avokatëve të Kosovës;

3. Dy anëtarë i zgjedhin deputetët e Kuvendit, të cilët i mbajnë vendet e rezervuara ose të garantuara për përfaqësuesit e komunitetit Serb në Kosovë, dhe të paktën njëri prej këtyre të dyve, duhet të jetë gjyqtar;

4. Dy anëtarë i zgjedhin deputetët e Kuvendit, të cilët mbajnë vendet e rezervuara ose të garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve të tjera, dhe të paktën njëri prej këtyre të dyve, duhet të jetë gjyqtar;”

Përbërja aktuale e Këshillit Gjyqësor të Kosovës nuk i ka 13 anëtarë, asnjë nuk është gjyqtar apo prokuror.

Zgjedhja e këtyre anëtarëve të KGJK-së ishte bërë si zgjidhje emergjente dhe e përkohshme deri në kompletimin e KGJK-së për të zhbllokuar procesin e riemërimit deri në zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës dhe gjyqtarëve të kësaj gjykate e po ashtu edhe kryeprokurorit dhe prokurorëve të shtetit. Mirëpo kjo zgjidhje e përkohshme ka mundësuar zgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve me mandat të përhershëm deri në pensionimin e tyre.

Presidenti ka mundur që t”ia vazhdonte mandatin kryesuesit të KGJK-së, Rexhep Haxhimusës edhe për një kohë derisa të riemëroheshin gjyqtarët dhe prokurorët tjerë. Këtë ka mundur ta bëjë pasi që Rexhep Haxhimusa, tashmë ka mbushur moshën e pensionit dhe nuk ka të drejtë të ushtrojë më profesionin e gjyqtarit. Ka mundur po ashtu t”i emëronte anëtar të KGJK-së edhe dy gjyqtarë tjerë të Gjykatës Supreme të cilët kanë mbërritur moshën e pensionit. Dy prej tyre janë Agim Krasniqi dhe Zahit Xhemajli.

Ata do të mund të merreshin me riemërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Gjykatës Supreme dhe Prokurorisë së Shtetit të cilët pastaj do të zinin vende në Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe jo të ndodhte shkelja e Kushtetutës dhe të mundësohej konflikti i interesit.

Por ajo që është edhe më e çuditshme, Këshilli Gjyqësor i Kosovës vazhdon të marr vendime “Ad hoc” të kualifikuara si emergjente. Të enjten në mbledhjen e vet duke e parë se numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve të riemëruar nuk e plotëson as për së afërmi numrin e nevojshëm ka marrë vendim që t”u lejojë të punojnë pesë gjyqtarëve të Gjykatës Supreme dhe tre prokurorëve të Prokurorisë së Kosovës edhe për një kohë derisa të shpallet konkursi i ri i cili mund të zvarritët pafundësisht. Pavarësisht se ata kandidatë nuk i kanë plotësuar kushtet dhe kriteret për riemërim, do të vazhdojnë të marrin vendime vendimtare për fatin e njerëzve. Njëri nga kandidatët për Kryetar të Gjykatës Supreme të Kosovës, por që nuk ka arritur të bëhet as gjyqtar në intervistë para komisionit nuk kishte arritur ta arsyetonte pasurinë e tij të madhe dhe paratë në llogari.

Kjo kishte bërë që ai të s”kualifikohet por që do të vazhdojë të ndajë drejtësi edhe për një kohë pasi këtë po ia mundëson KGJK-ja.

Pavarësisht bërjes së një hapi, sistemi i drejtësisë është në krizë të thellë.

Përbërja aktuale e Gjykatës Supreme nuk ka arritur që t”i kryej as gjysmën e punëve. Efikasiteti në punën e Gjykatës Supreme nuk ka qenë në nivel të duhur, e posaçërisht në përfundimin e procedurës penale për të mitur, ku 50 % e lëndëve janë të pazgjidhura. Sipas procedurës penale civile mbi 50%  e lëndëve janë të pazgjidhura, gjithashtu, në procedurën e revizionet janë 850 lëndë të pazgjidhura, në veçanti më se 70 % janë në konteste ekonomike e që zgjidhja e tyre ka rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik në Kosovë.

Kjo është një alarm për veprime emergjente.  Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, prokurorët dhe gjyqtarët dekretohen nga presidenti i Republikës me propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Këshilli i Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial, emrat e të rekomanduarve i ka dërguar në Këshillin Gjyqësor të Kosovës më 18 shtator. Procesi i emërimit dhe riemërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve ka nisur zyrtarisht më 13 shkurt të vitit 2009 dhe është financuar nga Komisionit Evropian me 5.5 milion euro dhe nga Qeveria Amerikane me 1 milion euro.

Procesi i riemërimit të gjyqtarëve është ndarë në katër faza ndërsa si i tillë është paraparë të përfundoj për 18-24 muaj. Faza e parë ka përfshirë testin e etikës, faza e dytë aplikimin për pozita në Gjykatën Supreme dhe në Prokurorinë e Kosovës, faza e tretë aplikimin për pozita në Gjykatat dhe Prokurorit e Qarkut dhe faza e katërt aplikimin për pozita në Gjykatat dhe Prokuroritë Komunale si dhe në Gjykatat për Kundërvajtje.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës është organi më i lartë i sistemit gjyqësor në Kosovë. Ky Këshill është përgjegjës për administrimin e sistemit gjyqësor si të tërë. KGJK është themeluar në pajtim me Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2005/52 të datës 20 dhjetor 2005 Mbi Themelimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. KGJK është një organ profesional nën autoritetin suprem të presidentit të Republikës dhe ka pavarësi të plotë në kryerjen e funksioneve të tij.

KGJK vepron për të ruajtur një sistem gjyqësor profesional, të pavarur, të paanshëm, të integruar, të drejtë dhe efikas. KGJK është kompetent dhe përgjegjës për emërimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve porotë, për masat disiplinore ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve porotë në raste të sjelljes së pahijshme, për zhvillimin profesional të tyre.

E gjithë puna dhe funksionimi i KGJK-së mbështetet nga Sekretaria. Sekretaria e KGJK-së e udhëhequr nga Drejtori që zgjidhet nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, i ndihmon KGJK-së në punën e tij. Sekretaria e këshillon dhe e ndihmon KGJK-në në kryerjen e përgjegjësive të tij, në menaxhimin e gjyqësorit dhe të gjykatave dhe është përgjegjëse për zbatimin e vendimeve të Këshillit, si dhe është përgjegjëse për të gjitha funksionet administrative dhe të hulumtimit që ndërlidhen me përkrahjen e Këshillit, në pajtim me rregulloren e punës së Këshillit

KGJK përbëhet nga njëmbëdhjetë anëtarë, prej të cilëve shtatë janë gjyqtarë ose prokurorë dhe katër janë jo-gjyqtarë. Në kuadër të KGJK-së funksionojnë 8 Komisione

Monitoruesi i Korrupsionit per muajin Mars 2010

Muajin mars e kanë karakterizuar një sërë akuzash për korrupsion nga raportet ndërkombëtare, por edhe nga opozita.1 Raportet ndërkombëtare si ai i Departam…

 
Monitoruesi i Korrupsionit per muajin Mars 2010

Edhe disa të pavërteta të qeveritarëve

Lëvizja FOL, në konferencën e saj të rregullt për media, ka prezantuar raportin më të ri “Matësi i së vërtetës”, ku ka prezantuar disa nga deklaratat, sipas FOL, të pavërteta dhe gjysmë të vërteta të kryeministrit Hashim Thaçi dhe një deklaratë të pavërtetë të ministrit të Kulturës, Lutfi Haziri. Në “Matësin…” e kësaj jave, drejtuesi i FOL Petrit Zogaj ka përmendur se si deklaratë e pavërtetë vlerësohet ajo e kryeministrit Thaçi dhënë më 2 prill për bashkëpunim të mirë me opozitën, shoqërinë civile dhe mekanizmat ndërkombëtarë, e që në fakt, sipas tij në realitet po dëshmohet e kundërta.

“Kryeministri Thaçi ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë me mekanizmat ndërkombëtarë, shoqërisë civile, opozitën, për të mirën e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe të ardhmen, duke shkurtuar shpenzimet e panevojshme dhe investimet në drejtime të duhura për qytetarët e Republikës së Kosovës. Faqja zyrtare e kryeministrit. 2 prill 20010. Është e pavërtetë”, ka thënë Zogaj.

Një tjetër deklaratë e pavërtetë është ajo e ministrit të Kulturës, Lutfi Haziri, i cili më 7 prill 2010 ka thënë “Unë jam shumë i lumtur që të gjithë ata që mendojnë se unë si kritik më i madh i qeverisë kam hyrë në këtë kabinet, e s”kam hyrë si servil i qeverisë. Qeverisje të përsosur nuk ka, pretendohet të ketë qeverisje më të mirë”.

“Arsyeja e hyrjes së Lutfi Hazirit në Qeverinë e Kosovës vihet në dyshim, për shkak të deklaratave të tij akuzuese, e jo kritikuese në drejtim të qeverisë Thaçi. Mund të jetë e vërtetë që qeverisje të përsosur nuk ka, por Haziri gjithmonë ka folur për keqqeverisje në Kosovë dhe jo për një të mirë që do të bëhet më e mirë”, ka thënë Zogaj. /rtv21/

Sa është duke punuar Kuvendi në zgjidhjen e çështjes së financimit të partive politike?

Instituti Demokratik i Kosovës dhe Lëvizja FOL

Megjithëse Kuvendi i Kosovës bëri hapë të mirë me miratimin e Ligjit për Deklarimin dhe Prejardhjen Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë, ky institucion po çalon në nxjerrjen e Ligjit për Financimin e Partive Politike i cili përbën një rëndësi të veçan në luftën kundër korrupsionit.  Projektligji është miratuar në leximin e pare me 29 Nëntor 2009 mirëpo që nga kjo datë Kuvendi nuk ka lëvizur duke shkelur kështu afatin prej 2 muajve që rregullorja e punës parasheh brenda së cilës periudhë do të duhej që Kuvendi të shqyrton ligjin.

Problemi kryesor me këtë projektligj është se nuk po është e saktë cilat janë çështjet kontestuese në përmbajtjen aktuale të tij.  Ajo çka dihet është se sanksionet janë shumë te dobëta apo më mirë të themi ndëshkimet financiare janë shumë të ulëta në shumat që parashikohet. Diferenca për ndëshkimin e një është shume e vogël diku 500 ? 3000 për kandidat , ndërsa 3000-10000 për partitë. Neni 21 i projektligjit në pikën 2 deklaron se personi përgjegjës brenda partisë politike dënohet ne shume prej 300 deri ne 1000 euro për cenim te dispozitave te ligjit. Ky sanksionon mund ti inkurajoj partitë politike të vazhdojnë të injorojnë kërkesën për transparencë dhe llogaridhënien në prejardhjen e pasurisë së tyre dhe financimit të fushatave elektorale.

Pothuajse të gjitha Partitë kryesore politike në vend kanë munguar në dëgjimin publik për projektligjin i cili mbetet dhe aktiviteti i vetëm i komunikimit me jashtë sa i përket projektligjit. Grupi punues i cili është duke e përpunuar projektligjin përbehet nga anëtarët e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa ku ligji trajtohet në mënyrë institucionale. Pra pjesëtarët e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa përbëjnë edhe grupin e punës për projektligj duke lënë anash kështu përfaqësim më të mirë te partive ose grupeve që do të duhej të ofronin mendimin e tyre rreth këtij projektligji të rëndësishëm, duke përfshirë edhe organizatat jo-qeveritare,.

Shqyrtimi i projektligjit për Financimin e Partive Politike po bëhet prapa dyerve të mbyllura duke sinjalizuar se shqetësimet rreth transparencës së financimit të partive politike nuk do të zgjidhen me këtë ligj duke qenë se vetë procesi i hartimit të ligjit po është përjashtues. Nuk ka informacion të rëndësishëm rreth këtij projektligji duke përfshirë çështje qenësore që kanë të bëjnë me mënyrën dhe shumat që do ti paguhen partive politike nga Buxheti Shtetërore, para këto të taksapaguesve kosovar.

Tryezë: “Parandalimi i Konfliktit të interesit në institucionet publike ne Kamenice”

Tryezë në Klinë “Parandalimi i Konfliktet e interesit në institucionet publike”

Klinë, 13 prill 2010 ” Lëvizja FOL ka vazhduar debatin e gjashtë me temën “Parandalimi i Konfliktit të Interesit në institucionet Publike” edhe në komunën e Klinës. Të ftuar në këtë debat ishin përfaqësues të asamblesë komunale, përfaqësues të shoqërisë civile qytetar dhe mediat. Ndërkaq panelist në këtë tryezë ishin Petrit Zogaj nga Lëvizja FOL dhe Fadil Gashi, kryesues i Kuvendit Komunal të Klinës.
Ky ishte raundi i parë i debateve nëpër komuna të Kosovës sa i përket konfliktit të interesit dhe hartimit të rregulloreve për këtë fushë.

Petrit Zogaj, menaxher i programeve në Lëvizjen FOL, tha se ky është debati i gjashti që po e mbajmë më ketë temë nëpër komuna të Kosovës. “Qëllimi ynë është të debatojmë për ligjet siç është ky, në mënyrë që të filloj të zbatohet, por edhe të plotësohet me rregullore komunale që brenda institucioneve publike të mos ketë konflikt interesi. Ne jemi duke identifikuar raste të konfliktit të interesit dhe më pas ti dërgojmë në Agjencionin Antikorrupsion dhe në Prokurori”.

Fadil Gashi, kryesues i Kuvendit Komunal të Klinës, tha se kjo komunë ende nuk ka krijuar rregullore për parandalimin e konfliktit të interesit, mirëpo ajo shumë shpejt do të jetë në asamblenë komunale. “Inicimi për një rregullore të tillë e kam bërë unë, dhe besoj se shumë shpejt do të jetë në asamble për miratim” Gashi tha se ky ligj ka shumë mangësi dhe ai po ashtu duhet të harmonizohet me ligjin për Agjencionin Anti korrupsion, me ligjin Vetëqeverisje lokale.

Haxhi Ibishi përfaqësues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Kuvendin Komunal të Klinës tha se mungon transparenca e pushtetit lokal saqë edhe ne vet që jem të zgjedhurit popullit në komunë nuk kemi qasje në dokumente zyrtare, dhe kjo gjë e vështirëson mundësinë e identifikimit të rasteve të tilla.

Blerta Maliqaj, përfaqësuese e PDK-së në Kuvendin Komunal të Klinë, parti kjo e cila është në pushtet në këtë komunë, ka mohuar se ka raste të konfliktit të interesit në komunën e Klinës. “Me aq sa unë kam informata në komunën tonë nuk ka raste të konfliktit të interesit”.

Tryezë në Klinë “Parandalimi i Konfliktet e interesit në institucionet publike”

13 Prill 2010 Lëvizja FOL ka vazhduar debatin e gjashtë me temën “Parandalimi i Konfliktit të Interesit në institucionet Publike” edhe në komunën e Klinës. Të ftuar në këtë debat ishin përfaqësues të asamblesë komunale, përfaqësues të shoqërisë civile qytetar dhe mediat. Ndërkaq panelist në këtë tryezë ishin Petrit Zogaj nga Lëvizja FOL dhe Fadil Gashi, kryesues i Kuvendit Komunal të Klinës.Ky ishte raundi i parë i debateve nëpër komuna të Kosovës sa i përket konfliktit të interesit dhe hartimit të rregulloreve për këtë fushë.

Petrit Zogaj, menaxher i programeve në Lëvizjen FOL, tha se ky është debati i gjashti që po e mbajmë më ketë temë nëpër komuna të Kosovës. “Qëllimi ynë është të debatojmë për ligjet siç është ky, në mënyrë që të filloj të zbatohet, por edhe të plotësohet me rregullore komunale që brenda institucioneve publike të mos ketë konflikt interesi. Ne jemi duke identifikuar raste të konfliktit të interesit dhe më pas ti dërgojmë në Agjencionin Antikorrupsion dhe në Prokurori”.

Fadil Gashi, kryesues i Kuvendit Komunal të Klinës, tha se kjo komunë ende nuk ka krijuar rregullore për parandalimin e konfliktit të interesit, mirëpo ajo shumë shpejt do të jetë në asamblenë komunale. “Inicimi për një rregullore të tillë e kam bërë unë, dhe besoj se shumë shpejt do të jetë në asamble për miratim” Gashi tha se ky ligj ka shumë mangësi dhe ai po ashtu duhet të harmonizohet me ligjin për Agjencionin Anti korrupsion, me ligjin Vetëqeverisje lokale.

Haxhi Ibishi përfaqësues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Kuvendin Komunal të Klinës tha se mungon transparenca e pushtetit lokal saqë edhe ne vet që jem të zgjedhurit popullit në komunë nuk kemi qasje në dokumente zyrtare, dhe kjo gjë e vështirëson mundësinë e identifikimit të rasteve të tilla.

Blerta Maliqaj, përfaqësuese e PDK-së në Kuvendin Komunal të Klinë, parti kjo e cila është në pushtet në këtë komunë, ka mohuar se ka raste të konfliktit të interesit në komunën e Klinës. “Me aq sa unë kam informata në komunën tonë nuk ka raste të konfliktit të interesit”.

Leter drejtuar James Steinberg

6 Prill 2010 Shkëlqesia juaj,

Me anë të kësaj letre dëshirojmë t”ju njoftojmë me shqetësimet tona për gjendjen në fushën e sundimit të ligjit në Kosovë. Dy vite pasi Kosova shpalli pavarësinë dhe ftoi Misionin evropian për sundimin e ligjit (EULEX) kemi pare shumë pak përparim në fushën e sundimit të ligjit. Tregues për këtë është mungesa e sundimit të ligjit në veri të Kosovës si dhe mungesa e rezultateve të prekshme në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në tërë territorin e vendit tonë. Kjo bëhet e qartë edhe në gjetjet e Raportit për të Drejtat e Njeriut në Kosovë të Departamentit të Shtetit për dy vitet, 2008 dhe 2009. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë pjesë e EULEX-it që është ndërmarrja e parë trans-atlantike e këtij lloji.

Së voni kemi nisur një dialog me EULEX-in nga i cili kemi parë se misionit i mungon përkrahja e qartë politike, vullneti politik dhe kapacitetet e brendshme për të përmbushur mandatin e vet. Shoqëria civile e Kosovës pasqyron pritjet e qytetarëve të saj se EULEX-i është në Kosovë që të ndryshojë realitetin e tashëm e jo t”i përshtatet atij. Është qenësore për misionin që t”i tregojë shoqërisë sonë se çfarë është sundimi i ligjit kuptimplotë dhe funksional, diçka që na është mohuar gjatë historisë. Përkushtimi juaj dhe përkrahja e vendosur është kusht i domosdoshëm për suksesin e EULEX-it dhe për sundim të ligjit të mirëfilltë për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike apo fetare.

Viti 2010 është kryesor në përcaktimin e të ardhmes së Kosovës ” se a do të jetë shoqëri demokratike funksionale apo do të jetë shtet i prapambetur. Kjo e fundit do të vë në rrezik të arriturat e përbashkëta të dekadës së fundit si dhe të ardhmen tonë evropiane. Suksesi apo dështimi do të jenë meritë e jona e përbashkët dhe përgjegjësi jo vetëm për të ardhmen e Kosovës por për paqen e stabilitetin në tërë Ballkanin Perëndimor dhe të ardhmen e Politikave të Përbashkëta të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

E kaluara jonë e afërt na mëson se lidershipi amerikan i vendosur dhe këmbëngulës është vital për përparim të prekshëm. Shkëlqesia juaj, ju lusim që të shfrytëzoni ndikimin tuaj për të siguruar që EULEX-i ka kapacitetet e mjaftueshme dhe përkrahjen politike që të përmbushë mandatin e vet dhe të japë rezultate ashtu siç presin qytetarët e Kosovës. Shkëlqesia juaj, ju lutem pranoni mirënjohjet tona më të përzemërta.

Nënshkruar nga:

Foreign Policy Club (FPC),
Kosovar Institute for Policy Research and Development (KIPRED),
Balkan Policy Institute (IPOL),
Fol Movement,
Balkan Investigative Reporting Network (BIRN),
Kosovo Foundation for Civil Society (KCSF),
Institute for Advanced Studies (GAP),
Kosovo Democratic Institue (KDI),
Forum for Civic Initiatives (FIQ),
Community Building Mitrovica (CBM),
Syri I Vizionit, Initiative for Progress (INPO),
Kosovo Womens Network (KWN),
Internews Kosova,

Matës i të vërtetës

“Natyrisht se çdo ditë është duke ndodhur afirmimi i energjive të reja në kuadër të Qeverisë dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.
Hashim Thaci, Kryeministër, 25 mars 2010

E PAVËRTETË

Një pjesë e emrave që bëri publik kryeministri Thaçi, si pjesë e riformatizimit të qeverisë bien në kundërshtim me këtë deklaratë, dhe ato të fillim vitit 2008, sipas të cilave qeveria e tij, nuk do të kishte ministra politikanë të konsumuar dhe të së kaluarës.
Lutfi Haziri ka qenë pjesë e qeverisë së LDK-së me AAK-në, dhe ka qenë vetë Thaçi dhe partia e tij që e kishin quajtur atë koalicion të njerëzve të korruptuar dhe të parapolitikës.
Bujar Bukoshi është në skenën politike që prej viteve “90, dhe ka qenë kryeministër ne ekzil i qeverise në vitet 90-ta. Një prej kundërshtarëve më të mëdhenj të Thaçit, dhe kritikues së fundi i qeverisjes së tij.

Edita Tahiri ka kohë që është e pranishme në politikë, dhe ka ndërruar disa parti në këto vjet. Ka qenë po ashtu në qeverinë e ekzilit gjatë viteve 90-ta.
Ndërsa Bajram Rexhepi, i cili vjen nga radhët e partisë së z. Thaçi ka qenë për disa vite kryeministër i Kosovës dhe në dy vitet e fundit ishte kryetar i Komunës së Mitrovicës.
Haziri, Bukoshi, Tahiri dhe Rexhepi nuk janë “energji të reja”, dhe nuk pritet t”i kontribuojë asaj që kryeministri e quan “rritje të efikasitetit dhe efektivitetit” të punës së qeverisë.
“Të gjithë bashkëbiseduesit, (Sejdiu, Ivanov, Topi, Vujanovic) u dakorduan që të bëhet harmonizimi i përbashkët për takimin, që mund të mbahet në muajt e parë të vitit të ardhshëm në Kosovë dhe për datën e saktë të të cilit opinioni do të njoftohet me kohë”.
Presidenca e Kosovës, 22 dhjetor 2009

E PAVËRTETË

Muajt e parë të vitit 2010 tashmë kanë kaluar dhe nuk ka as edhe një shenjë të përpjekjeve për të organizuar një samit rajonal në Kosovë. Në fakt, edhe ideja e Samitit të Prizrenit që duhej të mbahej në fillim të janarit, ishte hedhur nga ish-presidenti kroat, Stipe Mesiq, që në atë kohë vizitonte Kosovën. Vendi nuk ka traditë të organizimit të samiteve të tillë, por një arsye më shumë për shtyrjet e vazhdueshme duket të jetë edhe hezitimi i presidentëve të rajonit që të marrin pjesë në të.
Presidenti maqedon, Ivanov, parimisht ka shprehur gatishmërinë për pjesëmarrje, por edhe kishte paralajmëruar shumë herë, nuk e ka vizituar asnjëherë Kosovën. Presidenti malazez, Vujanoviq, sa herë ka mundur, ia ka bërë të qartë Prishtinës se duhet të pranojë pakicën malazeze dhe të definojë kufirin, për të pasur çështjet e mbyllura me Podgoricën. I vetmi që nuk do të hezitonte të merrte pjesë është presidenti shqiptar, Topi, që organizoi samit rajonal në Vlorë, në qershor 2009, pasi që Sejdiu u injorua në disa të tilla në rajon. Sidoqoftë, për momentin është Kosova ajo që nuk merr asnjë iniciativë.

“Projekti im i parë do të jetë implementimi i autostradës që lidh Prishtinën me Zubin ” Potokun. Ne nuk do të ndalemi te Ura e Ibrit”
Hashim Thaçi, Kryetar i PDK-së, 02 nëntor 2007

E PAVËRTETË

Në këto dy vjet të qeverisjes Thaçi ka përmendur shumë herë veriun si sukses të tij, dhe investimet që ka bërë në atë pjesë, e që sipas tij janë të parat. Një nga premtimet kryesore të fushatës së tij, për t”u bërë kryeministër ka qenë ndërtimi i autostradës deri në Zubin-Potok, në kufi me Serbinë, si shenjë kjo që qeveria do të kontrollonte edhe pjesën veriore të Kosovës. Një rrugë me katër korsi për Mitrovicë tashmë ka filluar, por ajo natyrisht ka arritur vetëm pak kilometra larg Prishtinës, pasi që kjo qeveri sikurse edhe të tjera nuk kanë arritur të ofrojnë as edhe një shërbim për komunat e Leposaviqiti, Zubin Potokut dhe veriut të Mitrovicës. Më shumë sesa një mundësi reale dhe e studiuar, premtimi zgjedhor i Thaçit, ka qenë një iluzion dhe përpjekje për t”i mbushur me shpresë qytetarët e Mitrovicës se qyteti do te bashkohej dhe veriu do të vihej nën kontroll, diçka që vazhdon të mos ndodhë edhe 11 vjet pas luftës.

“Prioriteti yni kryesor është zhvillimi i ekonomisë, zvogëlimi i papunësisë dhe varfërisë. Për ta realizuar këtë prioritet unë kam angazhuar ekspertë si dr. David Klein dhe Xhek Kemp dhe eksperte vendor për hartimin e planit ekonomik kombëtar”.
Hashim Thaçi, Kryetar i PDK-së, 29 tetor 2007, Konventa e PDK-së

E PAVËRTETË

Për vitin 2009 është raportuar ngritje ekonomike, por ajo natyrisht nuk ka ndikuar në gjendjen e vështirë sociale ekonomike. Dy vjet të qeverisjes Thaçi kanë parë ndryshime të pakta të përmirësimit të kësaj gjendjeje. Pagat e punëtorëve të shumë sektorëve janë rritur vetëm pas presioneve, vonesave, grevave e bllokimit të punës. Por, kjo vetëm për ata që punojnë. Shifrat e të papunëve vazhdojnë të mbesin të njëjta, sikurse edhe niveli i varfërisë. UNDP vazhdon të jap shifrat e njëjta të nivelit të lartë të papunësisë dhe të varfërisë. 37 % e popullatës jetojnë në varfëri ” me 1.42 cent në ditë, kurse mbi 17 % në varfëri ekstreme me 0.93 cent në ditë. Papunësia arrin shifrat në 45 %, më e larta në Ballkanin Perëndimor. Procesi i privatizimit ka bërë që të humben vende të punës, kurse edhe privatizimi ose dhënia me koncension e ndërmarrjeve të mëdha shoqërore (KEK, PTK, Aeroport), rrezikon vendet e punës për qindra punëtorë kosovarë.