Turneu i debatit “Karl Popper” “Ferizaj Open 2010”

Ferizaj, 18 ” 19 Shtator 2010: Lëvizja Fol së bashku me BIRN-in dhe në bashkëpunim me organizatat: SiV në Pejë, INPO në Ferizaj dhe YIHR në Prishtinë, kanë mbajtur mFerizaj, 18 ” 19 Shtator 2010: Lëvizja Fol së bashku me BIRN-in dhe në bashkëpunim me organizatat: Syri i Vizionit në Pejë, Iniciativa për Progres(INPO) në Ferizaj dhe Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut(YIHR) në Prishtinë, kanë mbajtur me 18 dhe 19 shtator 2010, turneun e debatit në formatin “Karl Popper – “Ferizaj Open 2010” në temën “Simbolet fetare duhet të lejohen nëpër shkollat e Kosovës”. Formati i debatit “Karl Popper” synon të prekë dhe trajtojë elementët thelbësorë të një çështjeje kontradiktore. Ai thekson mbi të gjitha zhvillimin e të menduarit kritik, tolerancës dhe vlerësimit të pikëpamjeve të ndryshme. Ky format është i zhvilluar në shkolla të mesme.

Lëvizja FOL dhe BRIN me mbështetjen e Fondacionit SOROS/KFOS që nga fillimi i Janarit 2010 kanë punuar me organizatat partnere INPO, SiV dhe YIHR për të krijuar klubet e debatit të qytetit si dhe për të trajnuar anëtarët e klubit në formatin e debatit Karl Popper. Aktualisht në Kosovë kemi 3 klube të debatit në 3 komunat përkatëse (Ferizaj, Prishtinë dhe Pejë) ku numri i debaterëve që vijnë nga shkollat e mesme të qytetit po rritet vazhdimisht. Ndërkaq, në klubin e debatit të qytetit të Ferizajt tashmë janë formuar edhe ekipe me debatetër të komunitetit RAE.

Një kontribut të madh në organizimin e Turneut “Ferizaj Open 2010” e ka dhënë edhe komuna e Ferizajt, gjegjësisht drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport. Drejtori Naim Ferati, ka premtuar se ky turne do të jetë tradicional dhe vitin tjetër do të organizohet me iniciativën e Komunës.
Gjatë ditës së shtunë(18 Shtator) për gjatë tri rundeve të debatit janë ballafaquar 14 skuadra nga tri komuna të Kosovës: Prishtinë, Pejë dhe Ferizaj. Ndërkaq, gjysmëfinalja dhe finalja e debatit janë mbajt të dielën. Në gjysmëfinale kanë arritur katër ekipet të cilat kanë grumbulluar më shumë pikë në bazë të numrit fitoreve dhe pikëve që kanë grumbulluar folësit e ekipeve. Gjysmëfinalistë të këtij debati ishin: ATOM dhe Nisma Ime nga Klubi i debatit të Prishtinës, Sokratët nga Klubi i debatit të Ferizajt, dhe The Young Europeans nga Klubi i debatit të Pejës.

Ndërkaq, në finale arritën Sokratët dhe Nisma Ime.

Gjyqtarë të këtij turneu ishin ish- debaterë të cilët më parë kanë marrë pjesë në debate të formatit “Karl Popper”. Ekipi i gjyqtarëve të cilët e gjykuan finalen e këtij turneu, shpallën fitues të këtij turneu skuadrën Sokratët nga Ferizaj, me gjashtë vota pro dhe një kundër.
Turneu është mbajtur në Gjimnazin “Kuvendi i Arbrit”, ndërkaq finalja në Shtëpinë e Kulturës në Ferizaj.
Në muajin shkurt të këtij viti është organizuar edhe Turneu Kombëtar i debatit në formatin “Karl Popper”, “Prishtina Open 2010”. Ndërkaq, turneu i ardhshëm i debatit “Peja Open 2010” do të mbahet në dhjetor të këtij viti në qytetin e Pejës.
Dy ekipe me debaterë të zgjedhur nga këto tri klube të debatit do ta përfaqësojnë Kosovën në turneun rajonal të debatit “Maedonia Open” që mbahet në Ohër me 24 dhe 26 shtator.

Programi i debatit mbështet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur.

Çfarë është Debati i Formatit Karl Popper”
Një debat, brenda një formati të caktuar, nis me rezolutën ose temën- që është një pohim i thjeshtë dhe i qartë që përkufizon se mbi çfarë do te argumentojnë të dy palët në debat. Çdo skuadër, ajo pozitive dhe ajo negative, përpiqen të bindin një gjykatës neutral, e rëndësishme kjo, se pozicioni të cilin ata mbajnë në lidhje me temën është i drejtë. Skuadrat gjithë këtë e bëjnë duke ndërtuar argumentet e tyre pro temës së dhënë dhe duke hedhur poshtë argumentet e skuadrës kundërshtare.
Karakteristika kryesore në një debat formal është se ai përmban rregulla të cilat inkurajojnë përballen midis dy skuadrave me anë të argumenteve, arsyetimeve logjike dhe evidencave. Nuk është e mjaftueshme që të dy palët të paraqesin fjalimet e tyre. Secila prej tyre në kohë të barabarta duhet t”i përgjigjet direkt argumenteve të skuadrës kundërshtare, të krahasojnë pozicionet përkatëse në lidhje me mocionin, në fund të fundit t”i japin gjykatësve një arsye për të votuar pro pozicionit që ata mbajnë, qoftë ky pro apo kundër temës të dhënë për debat.

Pse debatojmë?

Ka shumë arsye pse debatojmë. Arsyeja më e rëndësishme është të zhvillojmë aftësi të cilat do t”i ndihmojnë debatuesit gjatë gjithë jetës së tyre, në fusha nga më të ndryshmet. Debati do t”i mësojë ata të mendojnë në mënyrë kritike mbi botën dhe shoqërinë, mbi vendime dhe politika të ndryshme. Debati i inkurajon pjesëmarrësit në të ta shohin një çështje nga shume anë, të hedhin supozime, të kërkojnë fakte dhe të zhvillojnë argumente logjikë të tillë, që të mund të bindin të tjerët për atë çfarë ata po flasin. Çdo debatues duhet të jete një folës i mirë dhe një dëgjues akoma më i mirë. Debatuesit duhet t”i organizojnë mendimet dhe idetë tyre dhe t”i prezantojnë ato në mënyrë të qartë, efektive dhe bindëse. Aftësitë e mësuara me anë të debatit janë thelbësore në kohët që jetojmë. Për të arritur sukses në jetën akademike dhe shkollore, të rinjve u nevojitet të dinë se si t”i prezantojnë idetë e tyre dhe si ti përgjigjen argumentimit të të tjerëve që nuk janë dakord me idetë e tyre. Debati u jep nxënësve, në një shoqëri demokratike, mjetet për të kuptuar zhvillimet politike dhe për të argumentuar për çështje në te cilat ata besojnë.

Struktura e debatit në formatin Karl Popper
Në formatin Karl Popper të debatit janë dy skuadra kundërshtare që takohen në një raund debati. Njëra palë pohon rezolutën, tjetra e mohon atë, dhe e gjithë kjo ndodh në kornizën e një formati të caktuar dhe një kohe të limituar për secilin folës, format i cili siguron që të gjithë folësit të kenë mundësi të shprehim pozicionet e tyre ndaj çështjes.
Në formatin Karl Popper ka 10 kohë të veçanta fjalimesh dhe pyetje përgjigjesh. Çdo seksion kohor ka një karakter specifik dhe ka minuta të përcaktuara. Gjashtë prej tyre janë fjalime te debatuesve, prezantime të pandërprera te secilit folës, dhe katër të tjerat janë seksionet pyetje- përgjigje, të cilat do t”i hasni shpesh me termin cross-examinations. Këto të fundit konsistojnë në një seri pyetjes e përgjigjesh midis dy folësve nga skuadrat kundërshtare. Sfida në këtë debat është të ruhet ritmi i lojës dhe të ndiqet sa më mirë parafolësi/ja dhe idetë e tij/saj.

Debati ne formatin Karl Popper është një debat ku premisa bazë e diskutimit është vlera. Debati fokusohet në idetë, vlerat dhe shpirtin që duhet të udhëheqë qëndrimet tona mbi çështje politike, ekonomike, sociale, morale dhe estetike.
Skuadrat, folësit dhe Kohëzgjatja dhe radha e fjalimeve

Folësit me radhë Koha ne dispozicion
Fjalimi i parë nga Afirmativ 1 6 min
Negativ 3 merr në pyetje Afirmativ 1 (Cross-ex) 3 min
Fjalimi i Negativ 1 6 min
Afirmativ 3 merr në pyetje Negativ 1 (Corss-ex) 3 min
Fjalimi i Afirmativ 2 5 min
Negativ 1 merr në pyetje Afirmativ 2 3 min
Fjalimi i Negativ 2 5 min
Afirmativ 1 merr në pyetje Negativ 2 3 min
Fjalimi përmbyllës nga Afirmativ 3 5 min
Fjalimi përmbyllës nga Negativ 3 5 min

Përveç kohës për të mbajtur fjalimet e tyre dhe për të bërë pyetje e përgjigje, dy skuadrat kanë secila nga 8 minuta kohë përgatitore në dispozicion të cilën e përdorin sipas nevojave të çdo folësi. Këtë kohë ata duhet t”ia kërkojnë gjykatësit para çdo fjalimi ose seance pyetje-përgjigjesh. Një raund debati, duke shfrytëzuar të gjitha kohët e fjalimeve, për pyetje-përgjigje dhe kohën përgatitore, zgjat 58 minuta.

Lëvizja FOL takon Zëvendësen e Ombusman-it të Holandës znj. Adriana Stehouwer

Prishtinë, 16 Shtator 2010 “ Sot, në zyret e Lëvizjes FOL ka qenë për një vizitë zëvendësja e Ombusman-it të Holandës znj. Adriana Stehouwer dhe drejtori për të drejta të komuniteteve në ICO z. Ronald Hooghiemstra.

Në këtë takim u bisedua kryesisht rreth projekteve dhe çështjeve që Lëvizja FOL ka ngritur në vazhdimësi si dhe bashkëpunimin me Institucionet vendore dhe Ndërkombëtare, me theks të veçantë bashkëpunimin me institucionin e Avokatit të Popullit në Kosovë. Petrit Zogaj theksoi se : “Puna e FOL-it është fokusuar kundër abuzimit me autoritetin publik duke përfshirë llogaridhënien, transparencën dhe përgjegjësin institucionale”. Ndërsa Znj. Stehouwer deklaroj: “E çmoi lartë punën që është duke bërë Lëvizja FOL dhe ju inkurajoj që të vazhdoni më këtë ritëm të punës”.

Aksioni rrugor për zgjedhje të lira dhe të ndershme

14 Shtator 2010 – Prishtinë, 14 nëntor 2009 – Lëvizja FOL, Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut(YIHR), Nisma Ime dhe Iniciativa për Progres(INPO), kanë organizuar aksionin rrugor për pjesëmarrje

ZERO TOLERANCË…..ZERO TRANSPARENCË

Prishtinë, 7 shtator 2010 – Lëvizja Fol ka mbajtur sot konferencë për media me ç”rast ka lansuar fushatën multimediale të projektit “Promovimi i transparencës dhe llogaridhënies në investimet publike në infrastrukturën rrugore”. Petrit Zogaj, menaxher i programeve në Lëvizjen FOL tha se qëndrimi i Lëvizjes FOL është PRO ndërtimit të autostradës, mirëpo jemi kategorikë në kërkesat tona për transparencë dhe llogaridhënie rreth këtij projekti.

“Lëvizja FOL sot, lanson fushatën multimediale me anë të secilës i ftojmë personat fizikë dhe juridikë që të raportojnë çdo parregullsi që ata hasin në fushën e prokurimit në projektet e infrastrukturës rrugore, si dhe për projektin e ndërtimit të autostradës Morinë-Merdare. Deri me tani, kemi pasur deklarata të shumta mediale nga drejtues të institucioneve, që për secilin vendim që do të merret do jenë maksimalisht transparent, mirëpo gjendja ekzistuese dëshmon tërësisht të kundërtën. Fatkeqësisht institucionet e Republikës së Kosovës, e veçanërisht Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit ka shndërruar parimin e ZERO TOLERANCËS në parimin ZERO TRANSPARENCË”, tha Zogaj.

Sipas tij, këtë fakt e dëshmon edhe refuzimi i kërkesës së Lëvizjes FOL drejtuar MTPT-së për qasje në dokumente zyrtare gjegjësisht kontratën e ndërtimit të autostradës Morinë-Merdare me arsyetimin se ky dokument është me interes publik madhor dhe është i ndjeshëm.

“Është përgjigje paradoksale sepse për të njëjtën çështje vet ministri i kësaj ministrie z. Limaj citoj është zotuar se do të jetë transparent gjatë gjithë procesit të ndërtimit të autostradës, por sipas tij, shumë detaje të kontratës Qeveri -“Bechtel-Enka” nuk mund të bëhen publike, pasi për këtë duhet marrë edhe konfirmimin e konsorciumit amerikano-turk”.
Në anën tjetër, në një raport, e që nuk është bërë publik të përgatitur nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave për Komisionin Evropian thuhet se kostoja për ndërtimin e autostradës do të tejkalojnë shifrën mbi 1 miliard euro dhe se parashikon se punimet të përfundojnë në vitin 2015. Këtë raport zyrtarët e MTPT-së e demantojnë duke deklaruar se “koston përfundimtare të autostradës do ta bëjmë të ditur në momentin kur do të bëhet përurimi i saj”. Ne, si Lëvizje FOL këtë gjendje e konsiderojmë fyerje për qytetarët e Kosovës që njëherit bartin çmimin e ndërtimit të autostradës.

Sipas Zogajt, investimet në infrastrukturë dominojnë në kategorinë buxhetore investimeve kapitale që financohen nga buxheti i Kosovës, ku rreth 60% e mjeteve nga kjo kategori investohen në projektet rrugore. “Edhe pse investimet në këtë sektor janë top prioritet i Qeverisë së Kosovës, në praktik nga MTPT kemi një jo transparencë dhe stërzgjatje të punimeve në këto projekte. Kemi rrugën nacionale M-2, segmenti Fushë-Kosovë-Sllatinë, ku punimet kishin nisur në muajin gusht të vitit 2008, ndërsa kompanitë kishin 180 ditë pune për të përfunduar ndërtimin e këtij segmenti. Ende as sot pas rreth 550 ditësh pune, MTPT nuk ka dhënë asnjë informacion se kur kjo rrugë do të përfundojë. Një punë e tillë dëmton jetën e qytetarëve dhe se çdo stërzgjatje e tillë kërkon edhe më shumë para duke ndikuar direkt në zhvillimin e sferave tjera”, tha Zogaj. Lëvizja FOL kërkon nga institucionet qeveritare të Kosovës, Kuvendi i Republikës së Kosovës, nga qytetarët e Kosovës që të na bashkëngjiten në përpjekjet tona për të larguar shtresën e zezë të jo-transparencës nga investimet publike të projekteve rrugore.
Projekti “Promovimi i transparencës dhe llogaridhënies mbi investimet publike në infrastrukturën rrugore” mbështetet nga USAID përmes Programit për Fuqizimin e Shoqërisë Civile në Kosovë implementuar nga Instituti për Komunitete të Qëndrueshme – ISC

MTPT refuzon qasjen në Kontratën për ndërtimin e autostradës Morinë-Merdare

Letër dërguar nga MTPT Lëvizjes FOL, mbi qasjen në kontratën për ndërtimin e autostradës Morinë-Merdare.

Ngecjet në procesin e riemërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Kosovë, shqetësuese

Lëvizja FOL, përmes kësaj deklarate publike ka njoftuar autoritetet përgjegjëse, ato vendore e ndërkombëtare, me të gjeturat tona në këtë proces, të nisur zyrtarisht në muajin Shkurt të këtij viti (2009) si dhe rekomandimet që procesi në fjalë të jetë efikas dhe transparent

Prishtinë 12 nëntor 2009 – Lëvizja FOL, ka mbajtur sot konferencën për media, lidhur me ngecjet në procesin e shumë përfolur të riemërimit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Kosovë.

Lëvizja FOL, përmes kësaj deklarate publike ka njoftuar autoritetet përgjegjëse, ato vendore e ndërkombëtare, me të gjeturat tona në këtë proces, të nisur zyrtarisht në muajin Shkurt të këtij viti (2009) si dhe rekomandimet që procesi në fjalë të jetë efikas dhe transparent.

I financuar nga Komisionit Evropian me 5.5 mil. ? dhe Qeveria Amerikane me 1 mil.?, procesi i riemërimit ka nisur zyrtarisht më 13 shkurt të vitit 2009. Sipas kësaj marrëveshje të nënshkruar procesi i riemërimit të gjyqtarëve është ndarë në katër faza ndërsa si i tillë është paraparë të përfundoj për 18-24 muaj. Faza e parë përfshinë testin e etikës, faza e dytë aplikimin për pozita në Gjykatën Supreme dhe në Prokurorinë e Kosovës, faza e tretë aplikimin për pozita në Gjykatat dhe Prokurorit e Qarkut dhe faza e katërt aplikimin për pozita në Gjykatat dhe Prokuroritë Komunale si dhe në Gjykatat për Kundërvajtje.

Nga 870 gjyqtarë, prokurorë e juristë të rinj që kanë hyrë në testin e etikës me 26 Prill dhe 23 Maj 2008, 200 prej tyre nuk kanë arritur që t?i plotësojnë 30 nga 50 pyetjet që ishin kusht për kalueshmërinë e testit. Distanca në kohë e mbajtjes së testit në mes të dy grupeve ka bërë që në grupin e parë të ketë më pak kalueshmëri ndërsa në të dytin shumë më shumë.

Ramadan Ilazi, drejtor ekzekutiv i Lëvizjes FOL deklaroj se ata të cilët nuk e kanë kaluar testin e etikës janë përjashtuar nga vazhdimi i garës për në fazat e tjera për aplikim për pozita konkrete në Gjyqësor dhe Prokurori. Mirëpo, këta persona shumë nga ta të cilët kanë punuar si gjyqtarë apo prokuror kanë vazhduar punën edhe pse nuk kanë kaluar këtë test. ?Në anën tjetër largimi i disa prej tyre nga pozitat që kanë, siç është rasti në Gjykatën Komunale të Prishtinës, ku 3 gjyqtar kanë dhënë dorëheqje pas dështimit në testin e etikës ndërsa disa nga të tjerët e kanë paralajmëruar një gjë të tillë, ka ndikuar në efikasitetin e punës së Gjykatës. Numri i lëndëve në këtë gjykatë dhe në të tjerat është në rritje, ndërsa numri i gjyqtarëve në zvogëlim e sipër?, tha Ilazi.

KPGJP (Komisionit të Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial) pas përfundimit të mbajtjes së testit të etikës dhe shpalljes së rezultateve, ka vazhduar me aplikimin e kandidatëve për gjyqtar të Gjykatës Supreme dhe për Prokurorinë e Kosovës, ku për këto pozita kanë aplikuar 56 kandidatë, ndërkaq vetëm 39 prej tyre janë thirrur në intervistë.

Sipas Ramadan Ilazit, pas përfundimit të intervistës nga ana e KPGJP-së, një listë me emrat e personave që kanë kaluar intervistën dhe me rekomandime ka shkuar në Këshillin Gjyqësor të Kosovës. Mirëpo, Komisioni i Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk kanë bërë transparente listën përkatëse megjithëse janë zotuar për proces transparent. ?KPGJP-ja i ka dërguar emrat e të rekomanduarve më 18 shtator, ndërsa KGJK ende nuk ka bërë asnjë veprim konkrete në këtë drejtim. Dhe sipas informacioneve që ne kemi ende nuk ka filluar shqyrtimi i dosjeve. Kanë kaluar afër dy muaj dhe as më e vogla informatë rreth procesit nuk ka dalë nga KGJK?.

Ndërkohë, Mexhide Demolli, menaxhere e zyrës për media në Lëvizjen FOL, tha se donacionet për këtë proces janë të garantuara vetëm deri në tetor të vitit 2010. ?Nuk ka garancion që donatorët do të vazhdojnë financimin shtesë të këtij procesi. Nëse vazhdohet me zvarritjet e nisura dhe me shtyrjet e shqyrtimeve, procesi nuk do të përfundoj siç ishte paraparë?, tha Demolli.

Konform ligjit, KPGJP-së i ka ndihmuar Institutit Gjyqësor të Kosovës (IGJK- institucion vendor) që të merret me kandidatët që kanë më pak se shtatë vjet përvojë pune në sistemin e drejtësisë por jo që nuk kanë qenë gjyqtar apo prokuror më parë. Testi është organizuar në zyrën e IGJK-së në formë të shkruar dhe verbale.

Sipas Demollit, rezultatet e publikuara janë ndryshuar dy herë me arsyetimin se janë bërë gabime teknike. ?Për më tepër, në mesin e anëtarëve të komisionit (që të gjithë vendor) që kanë kontrolluar punimet me shkrim dhe që i kanë intervistuar kandidatët ka pasur edhe të tillë, dy prej tyre, që nuk e kanë kaluar testin e etikës të organizuar nga KPGJP?, tha ajo.

Duke pasur parasysh tërë këto zhvillime dhe këto ngecje të ngjara në procesin e reformimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë, Lëvizja FOL apelon tek institucionet gjegjëse, tek përfaqësuesit e institucioneve që kanë qenë pjesë e nënshkrimit të marrëveshjes për fillimin e procesit të riemërimit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, që të monitorojnë punën e bërë deri më tani dhe punën që është në zhvillim e sipër, me qëllim që në Kosovë të kemi vërtetë një sistem të drejtësisë çfarë e meriton një shtet i ri dhe në tranzicion.

Rekomandime:
1. Institucionet gjegjëse të gjejnë një zgjidhje në mënyrë që të mos kemi paralizim të punës në gjyqësor.
2. KPGJP-ja të vazhdoj ti respektojë afatet duke pasur parasysh se nuk kemi fonde shtesë të garantuara nëse procesi zvarritet.
3. Këshilli Gjyqësor i Kosovës që të jetë më transparent karshi publikut dhe të kryej punën e tij konform ligjit. Kërkojmë që sa më shpejt të përzgjidhet lista në mënyrë që si e tillë të dërgohet në Presidencë për emërime.
4. KPGJP-ja dhe Ministria e Drejtësisë po ashtu duhet ta rishikoj edhe njëherë zgjedhjen e bërë nga IGJK-ja si dhe integritetin moral të disa anëtarëve të komisionit i cili e ka bërë këtë listë dhe të sugjeroj veprime konkrete për eliminimin e lëshimeve.

Debatojnë nxënësit për “votimet e obligueshme”

Prishtinë, 15 Dhjetor 2009: Lëvizja FOL në bashkëpunim me BIRN dhe Syrin e Vizionit, kanë organizuar një debat mes shkollave të mesme me qëllim të avancimit të të rinjve nëpër debate. Tema e debatit ishte Pjesëmarrja e obligueshme në votime ku pjesëmarrës ishin nxënësit e Shkollës Amerikane dhe Shkollës së Ferizajt

OJQ të ndryshme, me qëllim të ngritjes profesionale të të rinjve dhe pjesëmarrjen aktive të nxënësve dhe studentëve në çështjet në interes të tyre, kanë organizuar një debat të tipit Karl Poper, ku si temë ishte Pjesëmarrja e obligueshme në votime. Ky debat është mbajtur në mes të Shkollës Amerikane dhe Shkollës së Ferizajt, ku nxënësit e këtyre dy shkollave kanë paraqitur pikëpamjet e tyre. Drejtori i Shkollës Amerikane, Charli Londor është shprehur i kënaqur për organizimin e këtij debati, i cili, sipas tij , ka për qëllim ngritjen profesionale të studentëve dhe avancimin e tyre për të marrë pjesë në çështje publike, të cilat atyre iu interesojnë. Është hera e parë që ky lloj debati organizohet në mënyrë formale, por nuk është hera e parë që ne debatojmë, ka thënë Londor.

Sipas Londor, debatet kanë rëndësi, sepse me anë të tyre mund ti bindim të tjerët për idetë tona, mund të prezantojmë vetën dhe të dëgjojmë të tjerët. Qëllimi i debateve është ti bindim të tjerët me argumentet, të cilat ne i posedojmë, të shprehim mendimet tona, të themi qartë atë që kemi për të thënë dhe të dëgjojmë mirë, në mënyrë që të kemi më lehtë për të kundërshtuar ekipin tjetër, ka thënë Londor. Shpend Ahmeti, nga Instituti KAP, tha se Mënyra më e mirë për të mundur frikën është të debatosh. Më tej, ai foli për disa eksperienca personale për pjesëmarrjen e tij nëpër debate. Duke inkurajuar të rinjtë që të marrin pjesë në debate, Ahmeti potencoi se debati përgatit kuadrot të, cilët janë ambicioz dhe duan të jenë të suksesshëm.

Turneu i debatit kombëtar “Prishtina Open 2010”

Lëvizja Fol së bashku me BIRN-in dhe në bashkëpunim me organizatat: Syri i Vizionit në Pejë, Iniciativa për Progres(INPO) në Ferizaj dhe Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut(YIHR) në Prishtinë, ka mbajtur me 27 dhe 28 shkurt 2010, turneun kombëtar të debatit në formatin ?Karl Popper – ?Prishtina Open 2010? në temën ?A duhet të lejohen fëmijët të punojnë??. Formati Karl Popper i debatit synon te prekë dhe trajtojë elementët thelbësorë të një çështjeje kontradiktore. Ai thekson mbi të gjitha zhvillimin e të menduarit kritik, tolerancës dhe vlerësimit të pikëpamjeve të ndryshme. Ky format është i zhvilluar në shkolla të mesme.

Lëvizja FOL dhe BRIN me mbështetjen e Fondacionit SOROS/KFOS që nga fillimi i Janarit 2010 kanë punuar me organizatat partnere INPO, SiV dhe YIHR për të krijuar klubet e debatit të qytetit si dhe për të trajnuar anëtarët e klubit në formatin e debatit Karl Popper. Tani në Kosovë kemi 3 klube të debatit në 3 komunat përkatëse (Ferizaj, Prishtinë dhe Pejë) të cilat numërojnë nga 15 debater që vijnë nga shkollat e mesme të qytetit.

Me 27 dhe 28 shkurt 2010 në Kosovë pas një kohe relativisht te gjatë është organizuar turniri i debatit kombëtar ku klubet nga Peja, Prishtina dhe Ferizaj kanë testuar njohuritë e tyre për temën dhe formatin e debatit.

Gjatë ditës së shtunë(27 Shkurt) për gjatë tri rundeve të debatit janë ballafaquar 15 skuadra nga tri komuna të Kosovës: Prishtinë, Pejë dhe Ferizaj. Ndërkaq, gjysmëfinalja dhe finalja e debatit janë mbajt të dielën. Në gjysmëfinale kanë arritur katër ekipet të cilat kanë grumbulluar më shumë pikë në bazë të numrit fitoreve dhe pikëve që kanë grumbulluar folësit e ekipeve. Gjysmëfinalistë të këtij debati ishin Ferizaj 1 dhe Ferizaj 2 nga Klubi i debatit të Ferizajt, dhe Nisma Ime 1 dhe Nisma Ime 4 nga Klubi i debatit të Prishtinës. Ndërkaq, në finale arritën Nisma Ime 1 dhe Ferizaj 2.

Gjyqtarë të këtij turneu ishin ish- debaterë të cilët më parë kanë marrë pjesë në debate të formatit ?Karl Popper?. Ekipi i gjyqtarëve të cilët e gjykuan finalen e këtij turneu i përbërë nga : Jeta Xharra, Kujtim Kerveshi, Vjosa Beqaj, Valon Berani, Shpend Lila, Krenare Maloku, Ramadan Ilazi, Donikë Qerimi, Visar Ramaj, shpallën fitues të këtij turneu skuadrën nga Ferizaj, me pesë vota pro dhe katër kundër.

Dy ekipet finaliste të këtij turneu do të prezantojnë Kosovën në Youth Forum në Holandë korrik/gusht 2010. http://workserver.idebate.org/ideaforum/

Programi i debatit mbështet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur.

Çfarë është Debati i Formatit Karl Popper?

Një debat, brenda një formati të caktuar, nis me rezolutën ose temën- që është një pohim i thjeshtë dhe i qartë që përkufizon se mbi çfarë do te argumentojnë të dy palët në debat. Çdo skuadër, ajo pozitive dhe ajo negative, përpiqen të bindin një gjykatës neutral, e rëndësishme kjo, se pozicioni të cilin ata mbajnë në lidhje me temën është i drejtë. Skuadrat gjithë këtë e bëjnë duke ndërtuar argumentet e tyre pro temës së dhënë dhe duke hedhur poshtë argumentet e skuadrës kundërshtare.

Karakteristika kryesore në një debat formal është se ai përmban rregulla të cilat inkurajojnë përballen midis dy skuadrave me anë të argumenteve, arsyetimeve logjike dhe evidencave. Nuk është e mjaftueshme që të dy palët të paraqesin fjalimet e tyre. Secila prej tyre në kohë të barabarta duhet t?i përgjigjet direkt argumenteve të skuadrës kundërshtare, të krahasojnë pozicionet përkatëse në lidhje me mocionin, në fund të fundit t?i japin gjykatësve një arsye për të votuar pro pozicionit që ata mbajnë, qoftë ky pro apo kundër temës të dhënë për debat.

Pse debatojmë?

Ka shumë arsye pse debatojmë. Arsyeja më e rëndësishme është të zhvillojmë aftësi të cilat do t?i ndihmojnë debatuesit gjatë gjithë jetës së tyre, në fusha nga më të ndryshmet. Debati do t?i mësojë ata të mendojnë në mënyrë kritike mbi botën dhe shoqërinë, mbi vendime dhe politika të ndryshme. Debati i inkurajon pjesëmarrësit në të ta shohin një çështje nga shume anë, të hedhin supozime, të kërkojnë fakte dhe të zhvillojnë argumente logjikë të tillë, që të mund të bindin të tjerët për atë çfarë ata po flasin. Çdo debatues duhet të jete një folës i mirë dhe një dëgjues akoma më i mirë. Debatuesit duhet t?i organizojnë mendimet dhe idetë tyre dhe t?i prezantojnë ato në mënyrë të qartë, efektive dhe bindëse. Aftësitë e mësuara me anë të debatit janë thelbësore në kohët që jetojmë. Për të arritur sukses në jetën akademike dhe shkollore, të rinjve u nevojitet të dinë se si t?i prezantojnë idetë e tyre dhe si ti përgjigjen argumentimit të të tjerëve që nuk janë dakord me idetë e tyre. Debati u jep nxënësve, në një shoqëri demokratike, mjetet për të kuptuar zhvillimet politike dhe për të argumentuar për çështje në te cilat ata besojnë.

Struktura e debatit në formatin Karl Popper

Në formatin Karl Popper të debatit janë dy skuadra kundërshtare që takohen në një raund debati. Njëra palë pohon rezolutën, tjetra e mohon atë, dhe e gjithë kjo ndodh në kornizën e një formati të caktuar dhe një kohe të limituar për secilin folës, format i cili siguron që të gjithë folësit të kenë mundësi të shprehim pozicionet e tyre ndaj çështjes.

Në formatin Karl Popper ka 10 kohë të veçanta fjalimesh dhe pyetje përgjigjesh. Çdo seksion kohor ka një karakter specifik dhe ka minuta të përcaktuara. Gjashtë prej tyre janë fjalime te debatuesve, prezantime të pandërprera te secilit folës, dhe katër të tjerat janë seksionet pyetje- përgjigje, të cilat do t?i hasni shpesh me termin cross-examinations. Këto të fundit konsistojnë në një seri pyetjes e përgjigjesh midis dy folësve nga skuadrat kundërshtare. Sfida në këtë debat është të ruhet ritmi i lojës dhe të ndiqet sa më mirë parafolësi/ja dhe idetë e tij/saj.

Debati ne formatin Karl Popper është një debat ku premisa bazë e diskutimit është vlera. Debati fokusohet në idetë, vlerat dhe shpirtin që duhet të udhëheqë qëndrimet tona mbi çështje politike, ekonomike, sociale, morale dhe estetike.

Deklaratë e përbashkët për lirinë e shprehjes në Kosove

Përmes kësaj deklarate, shprehim shqetësimin tonë për kanosjen e vazhdueshme të fjalës së lirë dhe punës së shoqërisë civile në Kosovë. Një kanosje e tillë, në vazhdën e përpjekjeve për të disiplinuar fjalën e lirë dhe mendimin kritik, është bërë në shkrimin kryesor të gazetës së përditshme Express, shkrim ky që shkel të gjitha parimet etike e profesionale të gazetarisë.

?Raporti Intim? botuar në Express me 30 maj 2010, me qëllim të njollosë një raport të publikuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR-Kosovë) rreth gjendjes së lirisë së shprehjes në Kosovë, ka ndërhyrë në jetën private të autorit të raportit, Alex Anderson, duke vënë paralele të pabaza dhe jo-etike mes jetës së tij private dhe raportit në fjalë.

Shkrimi në Express, i botuar në ballinë të gazetës, jo veç që është i pa-balancuar dhe joprofesional, por për më shumë nxitë urrejtje ndaj zotëriut Anderson, Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut YIHR-Kosova si dhe Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese në BIRN-Kosova.

Përderisa, ne nuk gjykojmë orientimin politik të një mediumi, ne vlerësojmë lartë punën profesionale disa mujore që ka çuar deri tek hartimi dhe publikimi i raportit ?Tkurrja e hapësirës publike? nga YIHR-Kosova, i cili vë në pah probleme të cilat mbështeten në fakte.

Shkrimi i botuar në Express tërheq vëmendjen e publikut nga faktet e prezantuara të korrupsionit dhe keqpërdorimeve me fonde publike në Raportin ?Tkurrja e hapësirës publike?, në çështje të parëndësishme në këtë kontekst, siç është statusi martesor i bashkë-autorit të raportit në fjalë.

Dënojmë shkrimin e botuar në Express si të pa-balancuar, jo-etik dhe tendencioz. Në të njëjtën kohë, shprehim mbështetjen tonë të fuqishme për punën profesionale që YIHR ka bërë me botimin e raportit ?Tkurrja e hapësirës publike?, dhe bëjmë thirrje për respektim të privatësisë dhe lirisë së shprehjes.

Mbrojtësit e të Drejtave Civile (ish- Komiteti Suedez i Helsinkit Klubi për Politikë të Jashtme, Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), Lëvizja FOL,Zhvillimi i Komuniteteve ne Mitrovicë (CBM), Iniciativa për Progres (INPO), Syri i Vizionit (SiV), Instituti Ballkanik i Politikave (IPOL), Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS)

H.E. Miss Catherine Margaret Ashton, Baroness Ashton of Upholland

To: H.E. Miss Catherine Margaret Ashton, Baroness Ashton of Upholland,
High Representative of European Union for Foreign Affairs and Security Policy
First Vice-President of European Commission

Your Excellency,

Through this letter we want to bring to your attention our concerns over the rule of law situation in Kosovo. Two years after Kosovo declared independence and the European Rule of Law Mission (EULEX) was invited to deploy, we have seen very limited progress in the rule of law area. Emblematic of this is the lack of law and order in northern Kosovo as well as the lack of meaningful results in fighting corruption and organized crime throughout our country. This is also evident in the findings of European Commission?s progress reports on Kosovo both in 2008 and 2009.

We have engaged in dialogue with EULEX, out of which we have concluded that the mission lacks a clear political support, political will and internal capacities to fulfill its mandate. Kosovo?s civil society reflects the expectations of its citizens that EULEX is in Kosovo to change the existing realities, rather than adapt to them. It is crucial for the mission to show to our society what a meaningful and functioning rule of law is, something we have been deprived of historically. Your commitment and determined support is crucial for the success of EULEX and functional rule of law beneficial to the people of Kosovo, regardless of their ethnic and religious background.

The year 2010 is pivotal in determining the future of Kosovo ? will it be a functioning democratic society or will be a stagnant state. The latter would place at risk the joint achievements of the past decade, and our EU future. Success or failure will be a joint merit and responsibility not only for the future of Kosovo but also peace and stability in the whole Western Balkans region, as well as for the future of ESDP.

Our recent past has shown that the unity of EU countries coupled with determination and commitment is decisive for tangible progress. Your Excellency, we urge You to exert Your influence to ensure that EULEX has sufficient capacities and political support to fulfill its mandate, and to deliver in line with the priorities of the citizens of Kosovo.

Please accept, Your Excellency, the assurances of our highest consideration,

Signed by:
Foreign Policy Club (FPC),
Kosovar Institute for Policy Research and Development (KIPRED),
Balkan Policy Institute (IPOL),
Fol Movement,
Balkan Investigative Reporting Network (BIRN),
Kosovo Foundation for Civil Society (KCSF),
Institute for Advanced Studies (GAP),
Kosovo Democratic Institue (KDI),
Forum for Civic Initiatives (FIQ),
Community Building Mitrovica (CBM),
Syri I Vizionit,
Initiative for Progress (INPO),
Kosovo Womens Network (KWN),
Internews Kosova,
Crossing Bridges

Leter drejtuar James Steinberg

Shkëlqesia juaj,

Me anë të kësaj letre dëshirojmë t?ju njoftojmë me shqetësimet tona për gjendjen në fushën e sundimit të ligjit në Kosovë. Dy vite pasi Kosova shpalli pavarësinë dhe ftoi Misionin evropian për sundimin e ligjit (EULEX) kemi pare shumë pak përparim në fushën e sundimit të ligjit. Tregues për këtë është mungesa e sundimit të ligjit në veri të Kosovës si dhe mungesa e rezultateve të prekshme në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në tërë territorin e vendit tonë. Kjo bëhet e qartë edhe në gjetjet e Raportit për të Drejtat e Njeriut në Kosovë të Departamentit të Shtetit për dy vitet, 2008 dhe 2009. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë pjesë e EULEX-it që është ndërmarrja e parë trans-atlantike e këtij lloji.

Së voni kemi nisur një dialog me EULEX-in nga i cili kemi parë se misionit i mungon përkrahja e qartë politike, vullneti politik dhe kapacitetet e brendshme për të përmbushur mandatin e vet. Shoqëria civile e Kosovës pasqyron pritjet e qytetarëve të saj se EULEX-i është në Kosovë që të ndryshojë realitetin e tashëm e jo t?i përshtatet atij. Është qenësore për misionin që t?i tregojë shoqërisë sonë se çfarë është sundimi i ligjit kuptimplotë dhe funksional, diçka që na është mohuar gjatë historisë. Përkushtimi juaj dhe përkrahja e vendosur është kusht i domosdoshëm për suksesin e EULEX-it dhe për sundim të ligjit të mirëfilltë për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike apo fetare.

Viti 2010 është kryesor në përcaktimin e të ardhmes së Kosovës ? se a do të jetë shoqëri demokratike funksionale apo do të jetë shtet i prapambetur. Kjo e fundit do të vë në rrezik të arriturat e përbashkëta të dekadës së fundit si dhe të ardhmen tonë evropiane. Suksesi apo dështimi do të jenë meritë e jona e përbashkët dhe përgjegjësi jo vetëm për të ardhmen e Kosovës por për paqen e stabilitetin në tërë Ballkanin Perëndimor dhe të ardhmen e Politikave të Përbashkëta të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

E kaluara jonë e afërt na mëson se lidershipi amerikan i vendosur dhe këmbëngulës është vital për përparim të prekshëm. Shkëlqesia juaj, ju lusim që të shfrytëzoni ndikimin tuaj për të siguruar që EULEX-i ka kapacitetet e mjaftueshme dhe përkrahjen politike që të përmbushë mandatin e vet dhe të japë rezultate ashtu siç presin qytetarët e Kosovës. Shkëlqesia juaj, ju lutem pranoni mirënjohjet tona më të përzemërta.

Nënshkruar nga:

Foreign Policy Club (FPC),
Kosovar Institute for Policy Research and Development (KIPRED),
Balkan Policy Institute (IPOL),
Fol Movement,
Balkan Investigative Reporting Network (BIRN),
Kosovo Foundation for Civil Society (KCSF),
Institute for Advanced Studies (GAP),
Kosovo Democratic Institue (KDI),
Forum for Civic Initiatives (FIQ),
Community Building Mitrovica (CBM),
Syri I Vizionit, Initiative for Progress (INPO),
Kosovo Womens Network (KWN),
Internews Kosova,

DEKLARATË E PËRBASHKËT E ORGANIZATAVE JO-QEVERITARE PËR SUNDIMIN E LIGJIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Zotimet e zyrtarëve të lartë të Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) se do të luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivelet më të larta të shoqërisë dhe politikës kosovare janë mirëpritur. Por vonesat në zbatimin e tyre kanë filluar të vënë në dyshim përmbushjen e këtyre zotimeve. Këtë shqetësim e shprehë shoqëria civile e Kosovës me anë të kësaj deklarate.

Ne konsiderojmë se korrupsioni dhe krimi i organizuar janë kërcënimet kryesore për Kosovën sot. Këto po dëmtojnë institucionet e vendit dhe shoqërinë tonë në përgjithësi duke penguar rimëkëmbjen ekonomike dhe duke cenuar demokracinë e brishtë të Kosovës. Së bashku sistematikisht dhe sigurt po dëmtojnë të ardhmen tonë evropiane.

Dëshmitë rrëqethëse të dala në opinion në rastin Bllaca, shëtitja e lirë e personave të implikuar në krimin e organizuar nëpër Kosovë, gjendja e jashtëligjshme në veri të Kosovës si dhe raportet e shumta të organizatave e institucioneve vendore e ndërkombëtare e bëjnë edhe më urgjente nevojën për vendosjen e rendit dhe ligjit në Kosovë. EULEX-i është i thirrur t?i ndihmojë dhe mbështesë autoritetet kosovare në këtë drejtim.

Hapja e procesit gjyqësor kundër Albin Kurtit në kohën kur nga EULEX-i pritej të zbatonte zotimet për arrestime të individëve të inkriminuar, ka shtuar hutinë ndër qytetarët e Kosovës por edhe frikën se EULEX-i nuk do të përqendrohet në atë që qytetarët e Kosovës e konsiderojnë prioritet.

Shoqëria civile, por sigurisht edhe të gjithë qytetarët e Kosovës, nuk dëshirojnë të paragjykojnë për punën e EULEX-it apo të ndërhyjnë në zbatimin e drejtësisë. Megjithatë bindja jonë është që në kandarin e prioriteteve të Kosovës, më me peshë është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar se sa trajtimi i rastit të z. Kurti.

Çelës i suksesit të misionit të EULEX-it në Kosovë është mbështetja që qytetarët e Kosovës do t?ia japë këtij misioni. I bëjmë thirrje EULEX-it që të përqendrohet në përmbushjen e misionit të vet dhe të ndihmojë në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në mënyrë që të shohim Kosovën duke bërë progres në integrimet evropiane dhe në zhvillimin e gjithëmbarshëm të vendit.

FOL kërkon transparencë për projektin e autostradës Morinë-Merdare

Komuna e Prizrenit, 24 Korrik 2010 – Lëvizja FOL sot organizoj një marsh në fshatrat e komunës së Prizrenit, Vermicë, Zhur dhe Shpinadi, që janë të përfshira në trasenë e autostradës Morinë-Merdare. Gjatë vizitës në këto vendbanime përfaqësuesit e Lëvizjes FOL deklaruan mbështetjen për projektin e ndërtimit të autostradës, një mbështetje që u konfirmua edhe nga banorët e fshatrave. Megjithatë, Lëvizja FOL protestoi për mungesën e transparencës në këtë projekt, duke filluar nga kontrata e Qeverisë me kompaninë Bechtel and Enka.

Ramadan Ilazi, drejtor ekzekutiv i Lëvizjes FOL, gjatë një prononcimi për medie deklaroi se megjithëse ndërtimi i autostradës mbështet nga të gjithë, prapë se prapë ka mungesë serioze të transparencës financiare dhe ekzekutive në zbatimin e projektit duke shtuar se ?Lëvizja FOL që nga muaji Janar i këtij viti është duke monitoruar investimet dhe projektet në infrastrukturën rrugore në Kosovë, me theks të veçantë projektin e autostradës Morinë-Merdare. Ne kërkojmë që sa më parë të bëhet publike kontrata e Qeverisë me Bechtel and Enka si dhe kërkojmë transparencën e kritereve të shpronësimit. Një kërkesë e tillë tani është deponuar zyrtarisht nga Shoqëria Civile në adresë të MTPT?.

Përfaqësuesi i fshatit Vërmicë z. Fehmi Fanaj, kërkoj nga Qeveria e vendit që të mbajë premtimet e dhëna banorëve për kompensimin e pronave si dhe kërkoji nga qeveria të hap një zyre për komunikim me banorët e fshatrave në afërsi të zonës.

Gjatë vizitës në fshatin Shpinadi përfaqësuesi i fshatit z. Simon Veseli, përderisa shprehi mbështetjen për projektin e ndërtimit të autostradës, kritikoj procesin e shpronësimit duke kërkuar më shumë komunikim dhe konsultime me banorët e fshatit. Në Shpinadi u kërkua shtyrja e afatit për ankesa në
Gjykatën Supreme sa i përket vendimeve për shpronësim.

Lëvizja FOL nga fshati Shpinadi nëpërmes balonave lëshojë 7 kërkesa drejtuar Qeverisë sa i përket projektit të ndërtimit të autostradës Morinë-Merdare të cilat janë:

1. Bërjen publike të kontratës së nënshkruar për ndërtimin e autostradës Morinë?Merdare në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe konsorciumit Bechtel&Enka Joint Venture.
2. Bërjen publike të tërë procesit të tenderimit dhe të dokumentacionit që tregon arsyet e përzgjedhjes së konsorciumit Bechtel&Enka Joint Venture për ndërtimin e autostradës Morinë-Merdare.
3. Zhvillim të debateve parlamentare dhe angazhim me të madh nga Kuvendi i Republikës së Kosovës për monitorim dhe kërkim të llogaridhënies për këtë projekt.
4. Bërjen publike të projekt buxhetit dhe kostos përfundimtare për ndërtimin e autostradës Morinë?Merdare.
5. Bërjen publike të kohëzgjatjes së planifikuar për ndërtimin e autostradës.
6. Bërjen publike të procedurave të shpronësimit, procesit të vlerësimit dhe vendimet për shpronësim të pronave.
7. Inicim dhe rritje të bashkëpunimit në mes Qeverisë së Kosovës, Presidencës, Kuvendit të Kosovës, shoqërisë civile, mediave, grupeve të interesit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës për projektin e autostradës.

Për më shumë informacion sa i përket projektit ?Promovimi i transparencës dhe llogaridhënies në investimet publike në infrastrukturën rrugore? i cili mbështetet nga USAID dhe ISC përmes Grantit për Partnerët e Avokimit Kombëtar

Investimet Publike në Arsimin e Lartë në Kosovë

Prishtinë, 31 Gusht 2010: Lëvizja FOL, ka organizuar sot tryezën me temën: “Investimet Publike në Arsimin e Lartë në Kosovë”, ku është trajtuar gjendja aktuale e fondeve publike në këtë sektor dhe mundësitë apo nevojat për ngritjen e tyre. Vlerësimet dhe vërejtjet e të pranishmëve do të inkorporohen në raportin për të njëjtën çështje i cili do të publikohet gjatë muajit shtator.

Të ftuar në këtë tryezë ishin: Përfaqësues nga Ministria e Arsimit, përfaqësues nga Kuvendi i Kosovës, përfaqësues nga partitë politike, përfaqësues të institucioneve private të arsimit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe mediat. Armend Mazrekaj nga Lëvizja FOL ka prezantuar një analizë të shkurtër rreth çështjes së “Investimeve Publike në Arsimin e Lartë në Kosovë”,

Abdulla Alija, Drejtor i Departamentit për arsimin e lartë në Ministrin e Arsimit, deklaroj se deri më tani Ministria e Arsimit ka ngritur buxhetin e përgjithshëm për arsimin e lartë në rreth 4 milion euro. “Hartimi i programeve akademike është në pajtueshmëri me nevojat e tregut. Stafit akademik i janë ngritur pagat, niveli i gjithëpërfshirës në arsimin e lartë ka pasur një rritje të dukshme në krahasim me vitet e kaluara. Aktualisht autonomia financiare dhe menaxheriale në arsimin e lartë është e plotë”. Sipas tij, gjithashtu është investuar në infrastrukturë, janë ndarë fonde për hulumtime shkencore dhe është arrit që të ketë diversitet të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë. “Aktualisht nga Banka Botërore është duke u bërë studimi i fizibilitetit mbi format e financimit në arsimin e lartë. Nga kjo presim gjetjen e një formule e cila në mënyrë të suksesshme do të zgjidh këtë problem”. Aliaj tha se me Draft ligjin për Arsimin e Lartë fuqizohet autonomia financiare dhe menaxheriale e këtyre institucioneve ku MASHT do të ketë vetëm rol monitorues rreth disa çështjeve.

Jonuz Salihaj, (Kryetar i komisionit për Arsim në AKK), tha se Kosovës i duhet një plan ekonomik-strategjik, ku si prioritet kryesor do të vije arsimi. “Përqindja aktuale e investimeve në Arsimin e Lartë është e pamjaftueshme për ngritjen e cilësisë në arsim. Po ashtu duhet të ketë ngritje të përqindjes se GDP-së në përputhje me përqindjen e të rinjve në Kosovë”. Sfidë tjetër sipas Salihajt, është Universiteti i Mitrovicës Veriore, i cili merr fonde nga Qeveria e Kosovës. Salihaj kërkoj krijimin e mekanizmave për vlerësimin e programeve të akredituara nga Agjencioni për Akreditim, gjithashtu sipas tij po ballafaqohemi me mos realizim të objektivave të planifikuara siç është rasti me Universitetin e Prizrenit cili është paraparë të jetë universitet regjional mirëpo këtë vit nuk ka asnjë student nga regjioni. “Autonomia e Universitetit të Prishtinës nuk është në gjendje ideale, senati i UP-së nuk po i zbaton vendimet e veta, dhe kjo lë hapësirë për dyshime për implikime politike”, tha ai.

Investimet Publike në Arsimin e Lartë në Kosovë

Lëvizja FOL, ka organizuar sot tryezën me temën: ?Investimet Publike në Arsimin e Lartë në Kosovë?,  ku është trajtuar gjendja aktuale e fondeve publike në këtë sektor dhe mundësitë apo nevojat për ngritjen e tyre. Vlerësimet dhe vërejtjet e të pranishmëve do të inkorporohen në raportin për të njëjtën çështje i cili do të publikohet gjatë muajit shtator. Të ftuar në këtë tryezë ishin: Përfaqësues nga Ministria e Arsimit, përfaqësues nga Kuvendi i Kosovës, përfaqësues nga partitë politike, përfaqësues të institucioneve private të arsimit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe mediat.

Armend Mazrekaj nga Lëvizja FOL ka prezantuar një analizë të shkurtër rreth çështjes së ?Investimeve Publike në Arsimin e Lartë në Kosovë?.

Abdulla Alija, Drejtor i Departamentit për arsimin e lartë në Ministrin e Arsimit, deklaroj se deri më tani Ministria e Arsimit ka ngritur buxhetin e përgjithshëm për arsimin e lartë në rreth 4 milion euro. ?Hartimi i programeve akademike është në pajtueshmëri me nevojat e tregut. Stafit akademik i janë ngritur pagat, niveli i gjithëpërfshirës në arsimin e lartë ka pasur një rritje të dukshme në krahasim me vitet e kaluara. Aktualisht autonomia financiare dhe menaxheriale në arsimin e lartë është e plotë?. Sipas tij, gjithashtu është investuar në infrastrukturë, janë ndarë fonde për hulumtime shkencore dhe është arrit që të ketë diversitet të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë. ?Aktualisht nga Banka Botërore është duke u bërë studimi i fizibilitetit mbi format e financimit në arsimin e lartë. Nga kjo presim gjetjen e një formule e cila në mënyrë të suksesshme do të zgjidh këtë problem?.

Aliaj tha se me Draft ligjin për Arsimin e Lartë fuqizohet autonomia financiare dhe menaxheriale e këtyre institucioneve ku MASHT do të ketë vetëm rol monitorues rreth disa çështjeve.

Jonuz Salihaj, (Kryetar i komisionit për Arsim në AKK), tha se Kosovës i duhet një plan ekonomik-strategjik,  ku si prioritet kryesor do të vije arsimi. ?Përqindja aktuale e investimeve në Arsimin e Lartë është e pamjaftueshme për ngritjen e cilësisë në arsim. Po ashtu duhet të ketë ngritje të përqindjes se GDP-së në përputhje me përqindjen e të rinjve në Kosovë?. Sfidë tjetër sipas Salihajt, është Universiteti i Mitrovicës Veriore, i cili merr fonde nga Qeveria e Kosovës.  Salihaj kërkoj krijimin e mekanizmave për vlerësimin e programeve të akredituara nga Agjencioni për Akreditim, gjithashtu sipas tij po ballafaqohemi me mos realizim të objektivave të planifikuara siç është rasti me Universitetin e Prizrenit cili është paraparë të jetë universitet regjional mirëpo këtë vit nuk ka asnjë student nga regjioni.  ?Autonomia e Universitetit të Prishtinës nuk është në gjendje ideale, senati i UP-së nuk po i zbaton vendimet e veta, dhe kjo lë hapësirë për dyshime për implikime politike?, tha ai.

Trekëndëshi Bermudës – Vështrim mbi marrëdhëniet e institucioneve anti-korrupsion

Prishtinë, 27 Gusht 2010: Sot, Lëvizja FOL publikoi një vështrim mbi marrëdhëniet e institucioneve anti-korrupsion, përkatësisht për marrëdhëniet ndërmjet Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, Prokurorisë Publike si dhe EULEX-it. Mungesa e mekanizmave ose kanaleve të koordinimit dhe shkëmbimit të informacioneve kanë krijuar situata shumë të vështira në raportet ndërmjet institucioneve gjë që ka ndikuar shumë keq në punën e institucioneve në luftën kundër korrupsionit. Megjithëse lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, e sidomos toleranca zero ndaj këtyre fenomeneve, ishte prioritet i deklaruar nga ana e institucioneve të Kosovës që nga themelimi i tyre, vetëm në vitin 2010 kemi krijimin e një task force kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ramadan Ilazi, drejtor ekzekutiv i Lëvizjes FOL, rreth vështrimit të publikuar u shprehë se “Megjithëse viti 2010 shënon progres të theksuar në përmirësimin e komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve anti-korrupsion, sidomos pas ndërrimeve në kreun e Prokurorisë së Shtetit, vullneti i krerëve të institucioneve përkatëse për bashkëpunim nuk është përkthyer dhe shpërndarë në tërë institucionin përkatës, sidomos tek Prokuroria Publike, ku kemi vërejtur probleme të mëdha nga ana e Kryeprokurorit Kabashi për të komunikuar me prokurorët e tjerë”

Më tutje ai shtoi se shumë raste të dyshimeve për korrupsion që Agjencia Kosovare kundër Korrupsionit (AKK) ka dërguar në Prokurori, janë hedhur poshtë pa asnjë njoftim zyrtar nga ana e Prokurorisë për AKK për arsyet e një vendimi të tillë. Për shkak të mungesës së marrëdhënieve të mira ndërinstitucionale, sot, Prokuroria e Shtetit ka humbur dosjet që AKK ka dërguar në prokurori.

Megjithëse AKK-ja nuk është organ i akuzës por punon në mbledhjen e informacioneve, përpunimin dhe dërgimin në Prokurori, kjo e fundit nuk e ka pasur shumë parasysh këtë fakt. Pra, rastet e dërguara nga AKK-ja nuk janë zhvilluar më tej nga Prokuroria por thjesht janë hedhur poshtë. Në këtë rast konsiderojmë se kemi edhe shkelje të mandatit kushtetues të Prokurorisë e cila do të duhej që të urdhërojë hetime të mëtejme ndaj rasteve dhe jo ti hedhë poshtë ato.

Lëvizja FOL kërkon që sa më parë Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Fatmir Sejdiut në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor të Kosovës, në Prokurorinë Publike të Qarkut të Prishtinës të plotësoj numrin e prokurorëve të nevojshëm. Ky numër duhet të jetë 20 prokuror dhe jo 6 sa janë aktualisht pasi që rastet më të rënda janë nën përgjegjësinë territoriale dhe lëndore të kësaj prokurorie. Po ashtu FOL propozon që në secilën prokurori të emërohen prokurorë të specializuar vetëm për luftimin e krimeve ekonomike të cilët nuk do të merreshin me vepra tjera penale. Si dhe propozojmë që në Prokurorinë e Qarkut të Prishtinës të emërohen pesë prokurorë vetëm për luftimin e korrupsionit ndërsa në atë të Gjilanit, Pejës, Mitrovicës dhe Prizrenit nga dy prokurorë.

Publikimi u mundësua nga mbështetja financiare e Ambasadës Mbretërore të Norvegjisë në Republikën e Kosovës.

Kontakt për më shumë: Ramadan Ilazi, 044 324 377 dhe [email protected]

FUND

Të pavërtetat e kryeministrit dhe të Ardian Gjinit

Petrit Zogaj, aktivist i lëvizjes FOL, ka thënë se deklarata e kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi që Brukseli tashmë ka një qëndrim unik për mbështetjen e plotë për perspektivën evropiane dhe se pret njohjet e pesë vendeve të BE-së, është e pavërtetë pasi, sipas tij, edhe pas vendimit të GJND-së këto pesë vende kanë deklaruar se nuk do të ndryshojnë qëndrimin e tyre për Kosovën.

Edhe dorëheqja e parevokueshme e kryetarit të Rahovecit Qazim Qeska, sipas Zogajt, është vlerësuar e pavërtetë, duke thënë se që nga monitorimi i deklaratave të bëra, kjo ka qenë njëra ndër deklarata më të pavërteta që kanë hasur deri më tani. Zogaj ka shtuar se kryeministri Thaçi në mënyrë joligjore e ka detyruar Qeskën të kthehet në detyrë, ndërsa është skandaloze edhe, siç tha ai, përpjekja e kryeministrit për t”ia mbyllur publikisht gojën Qeskës, i cili po bënte një deklarim publik në ditën e vizitës së Thaçit në Rahovec.

Edhe deklarata e nënkryetarit të AAK-së, Ardian Gjini, i cili ka premtuar që do t”i bëjë publike faktet për gjoja bisedimet sekrete mes zyrtarëve të Kosovës me ata serbë, sipas “Matësit të së vërtetës”, është vlerësuar e pavërtetë, pasi Gjini nuk solli asnjë fakt që dëshmoi se ka bisedime.

Si deklaratë tjetër të pavërtetë, lëvizja FOL, të shtunën në konferencën për media, ka përmendur deklaratën e kryeministrit Thaçi për ndarjen e mjeteve financiare dhe konkretizimin e projektit për hapjen e universitetit të dytë publik, atij të Prizren, për 5 mijë studentë. FOL e ka vlerësuar edhe këtë deklaratë të pavërtetë, sepse numri i të pranuarve do të jetë larg prej premtimit të kryeministrit.

Zogaj ka thënë se në muajt në vijim “Matësi i së vërtetës ” do të ndryshojë formatin e vlerësimit të deklaratave të zyrtarëve shtetërorë, duke u marrë me vetëm një çështje më të spikatur