Mungon bashkëpunimi ndërinstitucional në luftën kundër abuzimit me autoritetin publik

Prishtinë, 19 Janar 2011: Lëvizja FOL ka mbajtur sot debatin me temë “Fuqizimi i dialogut ndërinstitucional në luftën kundër abuzimit me autoritetin publik”. Debati u organizua me qëllim të diskutimit të gjerë për punën e Institucionit të Avokatit të Popullit(IAP), koordinimin ndërinstitucional, bashkëpunimin dhe mbështetjen që ka ky institucion nga vështrimi që i ka bërë Lëvizja FOL gjatë vitit 2010 duke monitoruar punën e këtij institucioni dhe duke organizuar takime dhe debate nëpër komuna të ndryshme të Kosovës.

Armend Pajaziti, koordinator i projektit theksoi raportet e institucioneve të pavarura shpeshherë bëjnë vetëm bujën mediale për disa ditë, ku ato mbesin vetëm raporte dhe nuk iniciohen masa për të përmirësuar gjendjen. “Një shembull i tillë është edhe raporti i Avokatit të Popullit si një institucion i cili vitin e kaluar ka prezantuar raportin e tij vjetor në Kuvendin e Kosovës që ka kaluar pa ndonjë debat të mirëfilltë. Në të njëjtën ditë ky raport është prezantuar edhe në tryezën e organizuar nga Lëvizja FOL, ku diskutimi ka qenë shumë më i thellë dhe më përmbajtjesor se në Kuvendin i Kosovës”. Sipas Pajazitit, këtë e dëshmon edhe fakti se asnjë rekomandim i prezantuar nga raporti i IAP-it nuk është inkorporuar në strategjinë e punës së Kuvendit të Kosovës. Pajaziti tha se Kuvendi i Kosovës nuk ka ndërmarrë asnjë nismë që të gjeturat nga raporti të diskutohen dhe të kërkohet nga institucionet të marrin masa apo që edhe vet Kuvendi të marrë masat që janë në përgjegjësi të tij.

Ardian Ajvazi, nga Komisioni për Ndihmë Juridike theksoi nevojën e bashkëpunimit ndërinstitucional si mënyrën më të mirë për të pasur rezultate të suksesshme. “Vetëm tani kemi hartuar një memorandum bashkëpunimi me Institucionin e Avokatit të Popullit për format e bashkëpunimit”, tha Ajvazi. Sipas tij, mungesë bashkëpunimi ka edhe me institucione të tjera siç është Këshilli Gjyqësor i cili nuk ka lejuar që Komisioni për Ndihmë Juridike të ofrojë asistencë juridike edhe për raste penale.

Petrit Zogaj, Menaxher i programeve në Lëvizjen FOL shpjegoi arsyet a realizimit të këtij projekti nga ana e Lëvizjes FOL. “Duke pas parasysh se Institucioni i Avokatit të Popullit është kategori kushtetuese dhe ka mandatin për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe luftën kundër abuzimit me pushtetin, kemi realizuar takime dhe debate nëpër komuna për të diskutuar rolin dhe punën e këtij institucioni, kemi realizuar një fushatë multimediale për të promovuar këtë institucion”, tha Zogaj. Sipas tij, gjatë punës është vërejtur se në nivelin lokal shumica e iniciativave të këtij institucioni janë shpërfillur. “Ndërsa në nivelin qendror viti 2010 është dalluar me vetëm një iniciativë serioze të iniciuar nga Shoqëria Civile që ka të bëjë me Ligjin për Privilegjet e Deputetëve e që Avokati i Popullit e ka ngritur çështjen në Gjykatën Kushtetuese”, tha ai.

Lëvizja FOL shpreh indinjatën e saj për mospjesëmarrjen e asnjë zyrtari të Institucionit të Avokatit të Popullit në këtë tryezë. Këtë e sheh si mungesë të vullnetit të sinqertë për të bashkëpunuar me Shoqërinë Civile në raport me zhvillimin e debateve për problemet ekzistuese që pengojnë luftën kundër abuzimit me pushtetin.
Ky debat është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i Dialogut Trekëndor Kundër Abuzimit të Autoritetit Publik Ndërmjet Avokatit të Popullit, Kuvendit të Kosovës dhe Shoqërisë Civile”, i mbështetur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile(KCSF).

Transparenca e investimeve publike në infrastrukturën rrugore

Ferizaj, 13 janar 2011 – Lëvizja FOL, me përkrahje të USAID përmes Programit për Fuqizimin e Shoqërisë Civile i implementuar nga ISC ” Instituti për Komunitete të Qëndrueshme, ka organizuar debatin me qytetarë në Komunën e Ferizajt, me temën “Transparenca e investimeve publike në infrastrukturën rrugore”. Në këtë debat janë trajtuar trendi i investimeve publike në infrastrukturën rrugore në nivelin qendror dhe lokal për vitet 2008-2010 dhe ato të parashikuara për vitet 2011-2013, niveli i transparencës së këtyre investimeve, gjendja aktuale dhe hapat që duhet të ndërmerren në të ardhmen.

Pjesëmarrës në këtë debat kanë qenë zyrtarë komunal, të kuvendit komunal (kryesuesi dhe shefat e të gjitha grupeve të partive në Kuvendin Komunal të Ferizajt), shefi i zyrës së prokurimit në këtë komunë, policia e trafikut, shoqëria civile, media, përfaqësues të bizneseve nga sektori i ndërtimit të rrugëve dhe qytetarë të kësaj komune.

Fillimisht koordinatori i projektit z. Fidan Kalaja, ka prezantuar në pika të shkurta të raportit që ka të bëjë me transparencën e investimeve publike në infrastrukturën rrugore në nivelin qendror si dhe një trend të këtyre investimeve të realizuara në Komuna e Ferizajt.

Debati ka vazhduar me Kryesuesin e Kuvendit Komunal të Ferizajt, z. Agim Aliu, i cili shpalosi punën e Kuvendit Komunal në raport me investimet e komunës në infrastrukturën rrugore. Ai tha se për sa i përket transparencës së këtyre investimeve “komuna që nga planifikimi i buxhetit e deri tek miratimi i tij ka organizon dëgjime publike me qytetarë të komunës”. Sipas tij, kur jemi tek transparenca e investimeve në rrugë, atëherë duhet që kjo normë të diskutohet në bazë të fazave të realizimit të projektit. Në këtë kontekst ai tha se e sheh si të arritur që raporti vjetor i punës së Kuvendit Komunal nga ky vit do të publikohet më herët se sa që është publikuar viteve të më hershme si dhe projekti për emetimin direkt të mbledhjeve të Kuvendit Komunal është në fazën e fundit të realizimit. Ai theksoj se në Kuvendin Komunal nuk kemi asnjë ankesë nga qytetarët për sa i përket qasjes në dokumente zyrtare.

Drejtori për Planifikim dhe Zhvillim, z. Ardian Ferizi, shpalosi trendin e investimeve në infrastrukturën rrugore në Komunën e Ferizajt për vitet 2007-2010 që mesatarisht investimet sillen rreth 40% e buxhetit të shpenzimeve kapitale dhe ato te parashikuara për vitet 2011-2013 që sillen nga 16% e shkojnë deri në 58% e shpenzimeve kapitale. Ai theksoj se që hartimi i projekteve përshkohet me dëgjime publike me qytetarët e fshatrave ose të qytetit të Ferizajt për secilin projekt që realizohet në zonën ku ata jetojnë. Sipas tij nga 2008 e deri me tani MTPT ka investuar në infrastrukturën rrugore të kësaj komune rreth 6 milion euro.

z. Medain Hashani, shef i grupit të LDK-së në Kuvendin Komunal të Ferizajt, theksoj se mungesa e Strategjisë Nacionale për Zhvillim po shkakton problemet më të mëdha ndërsa problem themelor në këtë kontekst është vet Ligji për Prokurim Publik.

Problemet që janë identifikuar dhe çështjet tjera për të cilat është diskutuar në këtë debat:

1) Shkallë e ultë e investimeve nga MTPT në rrugët magjistrale Ferizaj ” Kaçanik, Ferizaj ” Gjilan dhe Ferizaj ” Shtime

2) Projektet rrugore të financuara nga MTPT në këtë komunë janë përshkuar me një planifikim, cilësi dhe një realizim të punëve të nivelit të dobët gjithashtu është kërkuar që projektet e financuara nga MTPT të mbikëqyren direkt nga komuna

3) Problemi i mbikëqyrjes së punimeve përgjatë realizimit të projekteve të infrastrukturës rrugore;

4) Mirëmbajtja e dobët e rrugëve, sidomos gjatë sezonit të dimrit;

5) Diskriminimi i kompanive serioze gjatë shpalljes së fituesve të tenderëve për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve

Të ndalen kërcënimet

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN), Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS), Klubi për Politikë të Jashtme, Instituti për Studime të Avancuara (GAP), Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Instituti Ballkanik i Politikave, Syri i Vizionit, Lëvizja FOL, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), Iniciativa për Progres (INPO), Qendra për Politika dhe Avokim (QPA)

DEKLARATË E PËRBASHKËT E ORGANIZATAVE JO-QEVERITARE NË MBROJTJE TË LIRISË SË SHPREHJES:

Të ndalen kërcënimet

Prishtinë, 8 janar 2011: Organizatat e lartshënuara të shoqërisë civile janë të shqetësuara lidhur me deklaratat urrejtje-nxitëse të përfaqësuesit të Shoqatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër personaliteteve publike. Në vargun e sulmeve të saj, kjo shoqatë ka vënë në shënjestër ditë më parë një lider politik dhe së fundmi gazetarin Halil Matoshi.

Duke akuzuar pa asnjë fakt dhe duke njollosur zërat kritikë në shoqërinë e Kosovës, qofshin ata gazetarë apo politikanë, personat që flasin në emër të veteranëve të UÇK-së dëmtojnë çdo debat publik, dhe njëkohësisht, dëmtojnë vetë projektin për çlirimin e Kosovës si dhe imazhin e vendit tonë. Gjuha e kërcënimeve ndotë idenë fisnike të çlirimit të Kosovës. Duhet të kemi kujdes që vlerat tona të përbashkët të mos shndërrohen në instrument të politikës ditore dhe të interesave të ngushta dhe personale, të cilat hedhin hije të keqe mbi angazhimin e pashembullt të shumë luftëtarëve të UÇK-së.

Shoqëria civile kërkon nga institucionet e Kosovës që të dënojnë sjelljet e papërgjegjshme të kreut të Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së. Po ashtu, kërkojmë si prej institucioneve të Kosovës ashtu edhe nga misioni i Bashkimit Evropian (EULEX) dhe nga diplomatët e akredituar në Prishtinë që të angazhohen me këmbëngulje në mbrojtjen e fjalës së lirë, e cila është parakusht për demokratizimin e mëtutjeshëm të shoqërisë sonë.

Shoqëria civile po ashtu dënon çdo përpjekje për përvetësimin dashakeqës të meritave për çlirimin e Kosovës. Pavarësia dhe liria e Kosovës janë rezultat i përpjekjeve shumëvjeçare të disa gjeneratave të këtij vendi. Synimet për privatizimin dhe monopolizimin e luftës për liri janë tejet të dëmshme për të ardhmen evropiane të Kosovës.

Ne e përkrahim të drejtën e të gjithëve për t’u shprehur në mënyrë të lirë dhe kritike, por jemi kundër keqpërdorimit të fjalës së lirë për sulme personale dhe për të mbytur kritikën.

Lufta kundër krimit dhe korrupsionit të prodhojë rezultate

Prishtinë, 6 janar 2011 – Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Republikën e Kosovës ka ardhur në një pikë kritike. Në situatën në të cilën jemi nuk ka hapësirë edhe për korrupsionin e krimin e organizuar krahas retorikës për sundim të ligjit. Duke qenë në këtë situatë, qytetarët e Republikës së Kosovës janë shikues të veprimeve që po e rrënojnë vlerat demokratike të shoqërisë sonë dhe të ardhmen evropiane të vendit.

Ramadan Ilazi, drejtor ekzekutiv në Lëvizjen FOL tha se organet e rendit vendëse e ndërkombëtare duhet t`i japin fund praktikës së reagimit retorik ndaj veprimeve kriminale e korrupsionit. Sipas tij, lufta kundër krimit dhe korrupsionit është përgjegjësi e institucioneve të Kosovës, por edhe detyrim i Misionit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë ” EULEX-it.

“Përderisa gjatë vitit 2010 ka pasur progres në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ky progres ka qenë i kufizuar, minimal dhe në asnjë mënyrë në përputhje me atë që vendi ka nevojë të shoh në këtë aspekt. Emërimi i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, nxirrja e ligjit për Gjykatat pastaj krijimin i Task Forcës Antik-korrupsion, ne i vlerësojmë si lajmet e mira të vitit 2010. Mirëpo, përderisa në aspektin institucional është bërë diçka, raporti i progresit për Kosovën nga Komisioni Evropian ka konstatuar përsëri se vendi ka probleme serioze me korrupsionin dhe krimin e organizuar”, tha Ilazi.

Sipas tij, sistemi gjyqësor në Kosovë vazhdon të jetë në gjendje të rëndë dhe si pjesë kryesore në kuadër të sundimit të ligjit, gjendja e gjyqësorit është treguesi më i mirë i progresit të EULEX-it në kuadër të komponentës së sundimit të ligjit. “Përderisa pjesa më e madhe e stafit të Misionit EULEX është koncentruar në sektorin e Policisë, këta të fundit deklarojnë se nuk kanë policë për veriun e Kosovës e, në anën tjetër, vlerësimi për Policinë e Kosovës është shumë i lartë nga vetë EULEX-i! Prandaj, kërkojmë nga ky mision që të përqendrohet në sektorin e drejtësisë më shumë”, tha ai.

Ndërkaq Armend Mazreku, analist i politikave në Lëvizjen FOL tha se në disa raste EULEX-i, në vend që t”i arrestojë, burgosë dhe dënojë personat e përfshirë në aktivitete kriminele dhe të korrupsionit, ky mision është treguar i “mëshirshëm” në lirimin e tyre, me arsyetimin “mungesë provash”. Në këto raste, sipas Mazrekut, gjyqtarët kosovarë dhe ata të EULEX-it do të mund t”i dënonin këto grupe së paku për ndërtime ilegale ose armë-mbajtje pa-leje.
“Kërkojmë nga EULEX-i që ta arsyetojë prezencën e vetë në Kosovë, duke luftuar kështu korrupsionin dhe aktivitetet kriminale. Mandati i tij nuk është vetëm t”i këshillojë dhe mbikëqyrë institucionet kosovare, sepse ky mision ka edhe mandat ekzekutiv në veçanti për lëndët që kanë të bëjnë me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Nëse EULEX-i vazhdon me praktikën e deritashme, ku lufta kundër krimit dhe korrupsionit është vetëm në nivel fjalësh atëherë ky mision është i pakuptimtë”, tha ai.

Mazreku tha se me këtë rast, dëshirojmë të shprehim edhe brengën tonë në lidhje me mos-nënshkrimin e vendimit për shkarkimin e ish-Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës nga ana e Ushtruesit në Detyrë të Presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi. “Edhe pse rekomandimi për shkarkimin e tij ishte miratuar nga ana e Bordit të BQK-së dhe aprovuar nga Kuvendi i Kosovës, u.d. Krasniqi ende nuk e ka nënshkruar shkarkimin e tij. Ne kërkojmë fuqishëm nga ana e Presidentit në detyrë që sa më parë ta nënshkruajë shkarkimin e ish-Guvernatorit, i cili është mbajtur i arrestuar dhe më pas është liruar nën dyshimin se është përfshirë në afera korruptive”.deklaroj ai.

Sipas tij, Lëvizja FOL ka vlerësuar pozitivisht krijimin e Task Forcës Anti-korrupsion dhe besojmë se tani është koha që ky organ që, së bashku me Prokurorinë Speciale të Kosovës, të bëjnë një bilanc të punës së tyre gjatë vitit 2010.

Zgjedhjet që nuk zgjodhën gjë

Nga: Ramadan Ilazi

Zgjedhjet e 12 dhjetorit megjithatë kanë prodhuar diçka pozitive- kërkesën për Qeveri të pastër. Ky është momenti nga i cili Kosova duhet të ngrihet si fituese, jo me patriotizëm provincial, por duke luftuar krimin dhe korrupsionin me gjithë mend

Meqë në Kosovë demokracia është reduktuar vetëm në demokraci elektorale,  dëmtimi edhe i këtij procesi ka rrezikuar vetë thelbin e këtij koncepti.  Zgjedhjet e 12 dhjetorit nuk e zgjidhen krizën politike e institucionale në Kosovë. Përkundrazi, e kanë thelluar atë duke e futur vendin në një krizë edhe më të vështirë. Sfida për të dëshmuar pjekuri demokratike, është barrë e të gjitha partive politike që morën pjesë në zgjedhje, por jo vetëm.

Duke qenë të vetëdijshëm për shkallën e lartë të krimit dhe korrupsionit në Kosovë, do të kishte qenë surprizë nëse zgjedhjet do të shkonin në rregull. Vështir të ketë zhvillim ekonomik, stabilitet politikë dhe zgjedhje të lira e të ndershme në Kosovë përderisa krimi i organizuar dhe korrupsionit që janë futur thellë në sistem të zhduken.  Situata e krijuar, përkatësisht manipulimet e zgjedhjeve po çojnë vendin drejt një krizë të re, një krizë nga e cila Kosova ka mundësi të ngritët vetëm duke shpallur luftë të njëmend krimit dhe korrupsionit.

Kuvendi i Republikës së Kosovës, Gjyqësori si dhe Misioni Evropian për Sundim të Ligjit EULEX janë institucionet të cilat kanë mundësuar zhvillimet e fundit në Kosovë me neglizhencën dhe indiferencën e tyre. Përderisa gjatë vitit 2010 progresi në luftën kundër krimit dhe korrupsionit ka qenë evident në krahasim me vitet e kaluara, ky progres ka qenë i kufizuar, minimal dhe në asnjë mënyrë në përputhje me atë që vendi ka nevojë të shoh në këtë aspekt.
Mos-ndëshkimi i shkelësve të ligjit nga ane organeve të drejtësisë, ka krijuar hapësirë për trima të dorës së tretë, të krijojnë  kulturën e mbi-ligjit.

Kuvendi i Kosovës asnjëherë nuk ka kërkuar llogari nga institucionet për gjendjen e rëndë të sundimit të ligjit, përkatësisht për nivelin e lartë të krimit dhe korrupsionit në vend.  Ngjarjet e 12 dhjetorit, besoj kështu duhet ti quajmë tani e tutje,  shpjegojnë edhe gjendjen që kemi në Kuvend. Prej deputeteve që fitojnë mandate përmes manipulimeve nuk mund të presim shumë. Shumë prej deputetëve të legjislaturës së kaluar kanë qenë në konflikt interesi dhe nuk kanë gëzuar pavarësi të vendimmarrjes. Si mund të presim që një deputet të përfaqësoj qytetarët në një diskutim për KEK-un, ose PTK-në kur janë të punësuar dhe marrim paga të majme nga këto institucione.

Përderisa opsion për dalje nga kriza e krijuar në shtator dhe tetor të vitit 2010 ishin zgjedhjet e parakohshme, mbetet të shihet se si kriza e krijuar tani do të adresohet. Në cilindo rast vetëm rruga dhe mënyra institucionale duhet të mundësojë zgjidhje. Një gjë është e sigurt: ato parti politike që do ta injorojnë problemin e krijuar, duke nxituar në krijimin e koalicioneve për formimin e qeverisë do ta thellojnë edhe më tej krizën.  Andaj, duhet të dialogu politik nga i cili do të krijohej konsensusi i nevojshëm për dalje nga situata. Një dialog i tillë duhet të prodhoj mbështetje për reformën e ligjit të zgjedhjeve dhe mbi të gjitha për pastrimin e sistemit nga krimi dhe korrupsionit sepse ndryshe Qeveria e pastër mund thjesht të jetë një grimë që përpiqet të mbuloj një shëmti.

Botuar ne Koha Ditore me 17 janar 2011

EULEX-i reagon pas kritikave të FOL-it

Misionit evropian i janë dashur disa orë të reagoj pas konferncës për shtyp të lëvizjes FOL, e cila kritikoi punën e EULEX-it në Kosovë. Në një komunikatë për media, thuhet se EULEX-i mirëpret debatet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit në Kosovë, si dhe pjesëmarrjen aktive të shoqërisë civile në këto çështje, por është mjaft punë në Kosovë.

?Megjithatë, EULEX-i dëshiron të thekson se e merr shumë seriozisht luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Që nga themelimi i misionit, gjyqtarët e EULEX-it kanë marrë rreth 160 vendime, duke përfshirë 13 vendime për raste të korrupsionit dhe 4 vendime për raste të krimit të organizuar. Prokurorët e EULEX-it po hetojnë 91 raste të korrupsionit dhe 55 raste të krimit të organizuar. Për më tepër, së bashku me institucionet e Kosovës, është themeluar Task Forca Kundër Korrupsion me qëllim të hetimit të rasteve të profilit të lartë. Duhet të merret parasysh që për të hetuar rastet në mënyrë të duhur nevojitet kohë?, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se ?EULEX-i, si mision i Bashkimit Evropian për sundimin të ligjit, raporton rregullisht tek institucionet si dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian për punën në Kosovë, dhe gëzon mbështetje të plotë nga BE-ja?. Lëvizja FOL kritikoi gjatë ditës misionin për mospunë dhe luftën kundër korrupsionit e ka retorik dhe asgjë tjetër. /indeksonline/

Diskutim – Transparenca e investimeve publike në infrastrukturën rrugore

Ferizaj, 13 janar 2011 ? Lëvizja FOL, me përkrahje të USAID përmes Programit për Fuqizimin e Shoqërisë Civile i implementuar nga ISC ? Instituti për Komunitete të Qëndrueshme, ka organizuar debatin me qytetarë në Komunën e Ferizajt, me temën ?Transparenca e investimeve publike në infrastrukturën rrugore?. Në këtë debat janë trajtuar trendi i investimeve publike në infrastrukturën rrugore në nivelin qendror dhe lokal për vitet 2008-2010 dhe ato të parashikuara për vitet 2011-2013, niveli i transparencës së këtyre investimeve, gjendja aktuale dhe hapat që duhet të ndërmerren në të ardhmen.

Pjesëmarrës në këtë debat kanë qenë zyrtarë komunal, të kuvendit komunal (kryesuesi dhe shefat e të gjitha grupeve të partive në Kuvendin Komunal të Ferizajt), shefi i zyrës së prokurimit në këtë komunë, policia e trafikut, shoqëria civile, media, përfaqësues të bizneseve nga sektori i ndërtimit të rrugëve dhe qytetarë të kësaj komune.

Fillimisht koordinatori i projektit z. Fidan Kalaja, ka prezantuar në pika të shkurta raportin që ka të bëjë me transparencën e investimeve publike në infrastrukturën rrugore në nivelin qendror si dhe një trend të këtyre investimeve të realizuara nga Komuna e Ferizajt.

Debati ka vazhduar me Kryesuesin e Kuvendit Komunal të Ferizajt, z. Agim Aliu, i cili shpalosi punën e Kuvendit Komunal në raport me investimet e komunës në infrastrukturën rrugore. Ai tha se për sa i përket transparencës së këtyre investimeve ?komuna që nga planifikimi i buxhetit e deri tek miratimi i tij ka organizon dëgjime publike me qytetarë të komunës?. Sipas tij, kur jemi tek transparenca e investimeve në rrugë, atëherë duhet që kjo normë të diskutohet në bazë të fazave të realizimit të projektit. Në këtë kontekst ai tha se e sheh si të arritur që raporti vjetor i punës së Kuvendit Komunal nga ky vit do të publikohet më herët se sa që është publikuar viteve të më hershme si dhe projekti për emetimin direkt të mbledhjeve të Kuvendit Komunal është në fazën e fundit të realizimit. Ai theksoj se në Kuvendin Komunal nuk kemi asnjë ankesë nga qytetarët për sa i përket qasjes në dokumente zyrtare.

Drejtori për Planifikim dhe Zhvillim, z. Ardian Ferizi, shpalosi trendin e investimeve në infrastrukturën rrugore në Komunën e Ferizajt për vitet 2007-2010 që mesatarisht investimet sillen rreth 40% e buxhetit të shpenzimeve kapitale dhe ato te parashikuara për vitet 2011-2013 që sillen nga 16% e shkojnë deri në 58% e shpenzimeve kapitale. Ai theksoj se që hartimi i projekteve përshkohet me dëgjime publike me qytetarët e fshatrave ose të qytetit të Ferizajt për secilin projekt që realizohet në zonën ku ata jetojnë. Sipas tij nga 2008 e deri me tani MTPT ka investuar në infrastrukturën rrugore të kësaj komune rreth 6 milion euro.

z. Medain Hashani, shef i grupit të LDK-së në Kuvendin Komunal të Ferizajt, theksoj se mungesa e Strategjisë Nacionale për Zhvillim po shkakton problemet më të mëdha ndërsa problem themelor në këtë kontekst është vet Ligji për Prokurim Publik.

Problemet që janë identifikuar dhe çështjet tjera për të cilat është diskutuar në këtë debat:

1) Shkallë e ultë e investimeve nga MTPT në rrugët magjistrale Ferizaj ? Kaçanik, Ferizaj ? Gjilan dhe Ferizaj ? Shtime

2) Projektet rrugore të financuara nga MTPT në këtë komunë janë përshkuar me një planifikim, cilësi dhe një realizim të punëve të nivelit të dobët gjithashtu është kërkuar që projektet e financuara nga MTPT të mbikëqyren direkt nga komuna

3) Problemi i mbikëqyrjes së punimeve përgjatë realizimit të projekteve të infrastrukturës rrugore;

4) Mirëmbajtja e dobët e rrugëve, sidomos gjatë sezonit të dimrit;

5) Diskriminimi i kompanive serioze gjatë shpalljes së fituesve të tenderëve për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve.

Ajnishahe Shala-Halimi fiton Çmimin për Guxim Qytetar për vitin 2010

Në një ndej të organizuar për fundvit,  Lëvizja FOL ndau për herën e dytë Çmimin për Guxim Qytetar.  Në vitin 2009 për herë të parë ky çmim u nda për z. Rufki Suma, kandidat i pavarur që fitoi zgjedhjet për kryetar të Komunës së Hani të Elezit përderisa për vitin 2010 Çmimin për Guxim Qytetar e fitoi znj. Ajnishahe Shala- Halimi.
Znj. Halimi është aktiviste e shoqërisë civile, e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të grave dhe fëmijëve me theks të posaçme në përmirësimin e pozitës se femrës në shoqëri. Ajo, ishte koordinatore e Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Skenderaj kurse në vitin 2004, ka themeluar dhe e udhëheq aktualisht Qendrën e Gruas ?Prehja? në Skenderaj.
Lëvizja FOL duke ndarë çmimin për Guxim Qytetar njeh dhe mbështet kontributin e çmuar dhe të guximshëm të individëve në kultivimin dhe zhvillimin e demokracisë dhe kulturës politike në Republikën e Kosovës. Aktiviteti të tilla sikurse ka zhvilluar znj. Halimi-Shala kanë dëshmuar guxim për të sfiduar procese dhe çështje të rëndësishme të komunitetit ku ajo jeton.
Hajrullah Ceku, Kryesues i Bordit Këshillëdhënës të Lëvizjes FOL duke dorëzuar çmimin, deklaroi se ?Është nder për mua që për herë të dytë e ndaj këtë çmim e aq më shumë se këtë vit këtë çmim e fiton një femër. Znj. Shala-Halimi a ka dëshmuar sukses në iniciativën e saj dhe ne duhet ta çmojmë këtë guxim?.
Me rastin e pranimit të çmimit znj. Shala – Halimi deklaroi se e pranoj këtë çmim më shumë kënaqësi dhe njëkohësisht edhe më shumë përgjegjësi. ?Unë jam vetëm një nga shumë gra që mundohen punojnë për të mirën e këtij vend andaj ndihem e privilegjuar që unë jam zgjedhur për të marrë këtë çmim?, tha ajo.
Pas ndarjes së çmimit pjesëmarrësit u shërbyen me një koktej rasti.

Njëherësh ky ishte aktiviteti i përmbyllës i Lëvizjes FOL për vitin 2010.

Ajnishahe Shala “Halimi fiton Çmimin për Guxim Qytetar për vitin 2010

Prishtinë, 23 Dhjetor 2010: Në një ndej të organizuar për fundvit, Lëvizja FOL ndau për herën e dytë Çmimin për Guxim Qytetar.

Në vitin 2009 për herë të parë ky çmim u nda për z. Rufki Suma, kandidat i pavarur që fitoi zgjedhjet për kryetar të Komunës së Hani të Elezit përderisa për vitin 2010 Çmimin për Guxim Qytetar e fitoi znj. Ajnishahe Shala- Halimi.
Znj. Halimi është aktiviste e shoqërisë civile, e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të grave dhe fëmijëve me theks të posaçme në përmirësimin e pozitës se femrës në shoqëri. Ajo, ishte koordinatore e Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Skenderaj kurse në vitin 2004, ka themeluar dhe e udhëheq aktualisht Qendrën e Gruas “Prehja” në Skenderaj.

Lëvizja FOL duke ndarë çmimin për Guxim Qytetar njeh dhe mbështet kontributin e çmuar dhe të guximshëm të individëve në kultivimin dhe zhvillimin e demokracisë dhe kulturës politike në Republikën e Kosovës. Aktiviteti të tilla sikurse ka zhvilluar znj. Halimi-Shala kanë dëshmuar guxim për të sfiduar procese dhe çështje të rëndësishme të komunitetit ku ajo jeton.
Hajrullah Ceku, Kryesues i Bordit Këshillëdhënës të Lëvizjes FOL duke dorëzuar çmimin, deklaroi se “Është nder për mua që për herë të dytë e ndaj këtë çmim e aq më shumë se këtë vit këtë çmim e fiton një femër. Znj. Shala-Halimi a ka dëshmuar sukses në iniciativën e saj dhe ne duhet ta çmojmë këtë guxim”.

Me rastin e pranimit të çmimit znj. Shala – Halimi deklaroi se e pranoj këtë çmim më shumë kënaqësi dhe njëkohësisht edhe më shumë përgjegjësi. “Unë jam vetëm një nga shumë gra që mundohen punojnë për të mirën e këtij vend andaj ndihem e privilegjuar që unë jam zgjedhur për të marrë këtë çmim”, tha ajo.
Pas ndarjes së çmimit pjesëmarrësit u shërbyen me një koktej rasti.

Njëherësh ky ishte aktiviteti i përmbyllës i Lëvizjes FOL për vitin 2010.

FOL kërkon Komision Vlerësimi të Zgjedhjeve të 12 dhjetorit nga Avokati i Popullit

Prishtinë, 23 dhjetor 2010 – Lëvizja FOL sot ka realizuar një takim me përfaqësues të institucionit të Avokatit të Populli të cilët i ka falënderuar për bashkëpunimin gjatë vitit 2010 e në veçanti për rastin e fituar në Gjykatën Kushtetuese për privilegjet e deputetëve.

Lëvizja FOL duke qenë në dijeni se Institucioni i Avokatit të Popullit ka qenë monitorues i zgjedhjeve të 12 dhjetorit ka kërkuar që sa më parë raporti për të gjeturat gjatë procesit të vëzhgimit të publikohet. FOL është njoftuar se raporti është përfunduar dhe iu është dërguar institucioneve relevante dhe se do të jetë i qasshëm në ueb faqen e Avokatit të Popullit,
FOL ka kërkuar që Institucioni i Avokatit të Popullit në mbështetje të Nenit (132), pika (1) e Kushtetutës së Republikës së Kosovës krijoj një Komision ad-hoc për Vlerësimin e Zgjedhjeve të 12 dhjetorit.

FOL në këtë takim ka adresuar edhe çështjen e ngritjes së çmimit të bukës dhe ka kërkuar që Institucioni i Avokatit të Popullit në përputhje me nenin (132) pika (3) e Kushtetutës së Republikës së Kosovës të kërkojë nga autoritet përkatëse (Autoriteti i Konkurrencës) mos shtrenjtimin e bukës në mbrojtje të nenit (7) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Prokuroria të ngre padi penale ndaj komisionarëve të 21 qendrave të votimit

Prishtinë, 17 dhjetor 2010: Lëvizja FOL përmes kësaj deklarate kërkon nga Kryeprokurori i Shtetit z. Ismet Kabashi të ngre padi penale ndaj Komisionerëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në 21 qendrat e votimit ku Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka konstatuar se ka pasur manipulim të votave dhe parregullsi, gjithashtu, kërkojmë hetime edhe për qendra të tjera të vendvotimeve.
Vendimet e PZAP dëshmojnë se vota e qytetarëve, në pjesë të ndryshme të Kosovës nuk ishte personale, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë ashtu siç e përcakton Kushtetuta e Republikës në nenin (45).

Lëvizja FOL konsideron që me veprimet e tilla është shkaktuar vepra penale: Mashtrimi në votime, i paraparë me nenin 180 të Kodit Penal të Kosovës.
Kultura e mos-ndëshkimit duhet të ndërpritet. Para datës 9 janar 2011, Prokuroritë përkatëse duhet të ngrenë padi ndaj komisionerëve dhe personave të tjerë përgjegjës në 21 qendrat e votimit ku do të përsëriten zgjedhjet.Po ashtu, Lëvizja FOL shprehë shqetësimin me numrin e madh të fletëvotimeve të pavlefshme dhe kërkon që Prokuroria e Shtetit të nis një hetim për këtë çështje. KQZ nuk ka dhënë ndonjë shpjegim bindes për pavlefshmërinë e mijëra fletëvotimeve.

Petrit Zogaj tha: Që nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2007 si dhe nga zgjedhjet lokale të vitit 2009 personat që kanë shkaktuar parregullsitë dhe manipulimin e votave të qytetarëve nuk janë ndjekur penalisht siç do të duhej të ndodhte. Kjo neglizhencë e institucioneve të drejtësisë për të ndëshkuar shkelësit e ligjit dhe së drejtës së votës ka kontribuar drejtpërdrejt në parregullsitë që janë evidentuar në zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010.

Monitoruesi i Korrupsionit për muajin tetor

Prishtinë, 3 dhjetor 2010: Sot lëvizja FOL publikoi raportin Monitoruesi i Korrupsionit për muajin tetor 2010. Me këtë rast Armend Mazreku, analist i politikave në Lëvizjen FOL deklaroi se “Nga 8 vendime të Qeverisë së Kosovës për muajin tetor asnjë një vendim nuk ka qenë në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ky muaj shënjon muajin më të dobët të aktiviteteve qeveritare në luftë kundër korrupsionit”.

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur 3 seanca plenare. Gjatë këtyre seancave janë parashtruar gjithsej 25 pyetje parlamentare, 10 prej të cilave kanë qenë për korrupsion. Deputetët më aktivë kanë qenë Driton Tali me 4 pyetje parlamentare, Naim Rrustemi me 3 dhe Riza Smaka me 3;

Nga 66 artikuj të publikuar nga gazetat e përditshme (Koha Ditore, Zëri, Kosova Sot dhe Express), 20 janë realizuar si tema, 41 lajme dhe 7 intervista. Derisa Koha Ditore dhe Zëri janë fokusuar më shumë në kritikat ndaj Ekzekutivit të vendit dhe ndërmarrjeve publike, kritikat e Kosova Sot janë përqendruar më shumë në Gjyqësorin e Kosovës ndërkaq, gazeta Express në dështimet e ministrive të LDK-së dhe të Komunës së Prishtinës;

Jetmirë Bajrami, koordinatore e projektit Monitoruesi i Korrupsionit tha se gjatë muajit tetor organizatat jo-qeveritare kanë publikuar Raportin e Progresit “Made in Kosova”, i cili është një version kosovar për Kosovën. Ky raport ofron një pasqyrë alternative ndaj progresit në Kosovë ne krahasim me raportin e progresit te Komisionit Evropian. Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë ka arrestuar dy persona për krim të organizuar dhe kontrabandë

Për më shumë informacion rreth Monitoruesit të Korrupsionit ju lutem vizitoni www.monikorr.org

Partitë nuk zotohen për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar

Prishtinë, 30 nëntor 2010 – Lëvizja FOL shprehë zhgënjimin me mungesën e vullnetit nga ana e partive politike për të nënshkruar një deklaratë të zotimit për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Republikën e Kosovës.
Lëvizja FOL me 24 nëntor ka dërguar në adresat elektronike të drejtuesve të partive politike (LDK, PDK, AAK, AKR, FER dhe Vetëvendosje) një deklaratë të zotimit për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar e cila ka përmbajtur disa zotime konkrete të cilat do të kontribuojnë në efektivitetin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Partitë janë ftuar që sot në ora 11:00 të nënshkruajnë deklaratën, mirëpo asnjëra prej partive politike nuk është përgjigjur në ftesat e dërguara.

Injorimi i kësaj nisme nga ana e partive politike dërgon sinjale shqetësuese sa i përket cilësisë së agjendës së tyre anti-korrupsion, si dhe është indikator i mungesës së vullnetit politik për të bashkëpunuar me shoqërinë civile në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Lëvizja FOL, gjithashtu, me 10 nëntor ka dërguar tek të gjitha partitë politike një kërkesë, me anë të së cilës ka kërkuar që ato të bëjnë publike financat e tyre. Mirëpo, edhe këtë herë, FOL shprehë zhgënjimin e saj me mungesën e përgjigjeve nga ana e partive politike, për të bërë transparente burimet dhe financat në përputhje me Ligjin për Financimin e Partive Politike.

KPJ dhe FOL të shqetësuara me gabimet e “paqëllimshme” në Rahovec

Klubi për Politikë të Jashtme dhe Lëvizja FOL ia kanë adresuar shefit të ICO-s, Peuter Feith shqetësimet për paraqitjen e “gabimeve teknike” gjatë numërimit të votave në Rahovec.

“Gabimi teknik” për shkak të rezultatit të ngushtë, në fakt, ishte përcaktues për atë se cili do të jetë kandidati i dytë më i votuar në Komunën e Rahovecit. Dhe po që se ky gabim nuk do të vërehej nga pala e dëmtuar, fare lehtë do të mund të përfundonim me një rezultat i cili do ta çonte në balotazh kandidatin e PDK-se, kundër vullnetit të qytetarëve të Rahovecit.

Ishim me fat që kësaj radhe partia e dëmtuar (AAK-ja) doli të jetë e përgatitur në mbrojtje të votës dhe arriti të sfidojë KQZ-në me një ankesë zyrtare, në të cilin paraqiteshin faktet që argumentonin se rezultati preliminar ishte i gabuar.”, thuhet në letër.(indeks)

Në letër shprehet shqetësimi edhe për faktin se edhe Demkracia në Veprim bëri “gabimin teknik” krejt të njëjtë me KQZ-në.

Aty kërkohet nga Feith që të ushtrojë ndikimin që procesi zgjedhor të mos degjenerojë në një kontest të ardhshëm mes subjekteve politike, pasojat e të cilit do të ishin të papërballueshme për Kosovën.

u.d. i Presidentit të Republikës z. Jakup Krasniqi të mos jetë pjesë e fushatës parazgjedhore

Prishtinë, 22 Nëntor 2010: Lëvizja FOL përmes kësaj komunikate konsideron se pjesëmarrja e z. Jakup Krasniqi, u.d. i Presidentit të Republikës në takime elektorale të PDK-së (siç është rasti i fundit në Prizren) përbën potencial për shkelje të Kushtetutës së Republikës të nenit 82 mbi statusin e Presidentit si dhe Nenit 88 pika 2 mbi pa-papajtueshmërinë në ushtrimin e funksioneve të Presidentit.

Neni 88 në mënyrë të drejtpërdrejtë ndalon ushtrimin e funksioneve në parti politike për Presidentin, duke qenë se z. Krasniqi ushtron postin e Presidentit të njëjtat ndalesa aplikohen edhe për të.
Në kohën kur në Kosovë kemi u.d. të Presidentit si dhe një Qeveri në dorëheqje konsiderojmë se përfshirja dhe angazhimi në partinë politike i z. Krasniqi cenon stabilitetin politikë dhe vendos precedent të keq të funksionimit demokratik të Institucioneve Publike në Kosovë.

Kërkojmë nga z. Krasniqi që në këtë kohë të vështirë të demonstroj pjekuri si përfaqësues i institucionit të Presidentit i cili duhet të jetë simbol i unitetit të popullit.

Mbledhja e rregullt e Bordit Këshillëdhënës të Lëvizjes FOL

Prishtinë, 18 nëntor 2010 – Në përputhje me nenin 9.3. të Statutit të Lëvizjes FOL, është mbajtur mbledhja e Rregullt e Bordit Mbikëqyrës të organizatës. Mbledhja është kryesuar nga kryesuesi i Bordit Hajrulla Çeku. Në këtë mbledhje u diskutua për raportin financiar dhe raportin e punës në organizatë për periudhën Korrik “Nëntor 2010.

Po ashtu Bordi Këshillëdhënës diskutoi për ndarjen e çmimit për “Guxim Qytetar” , diskutoi rreth vlerësimit të jashtëm për organizatën nga Nicole Fansvorth, rreth statutit të Organizatës, Rregulloren e punës dhe diskutuan kornizën e programit dhe Strategjisë së Lëvizjes FOL .

Pasojat e një kontrate të “fshehur”

Prishtinë, 18 nëntor 2010 – Parimi i “zero transparencës” i zbatuar nga MTPT rreth procesit të ndërtimit të autostradës Morinë-Merdare ka filluar të gjenerojë pasoja serioze duke anashkaluar parimet bazë të transparencës dhe duke u përcjellë me një shkelje të vazhdueshme të ligjeve të Republikës së Kosovës.

Sot, në të përditshmen KOHA Ditore, është publikuar artikulli “Kontrata me Bechtel-Enka-n në kundërshtim me ligjin”. Sipas këtij artikulli, rezulton se “me këtë kontratë është paraparë që për operatorin që e ka fituar këtë tender t”i kryhen pagesa shtesë deri në 20 për qind të vlerës së përgjithshme të kontratës”. Ky detaj i kontratës është në kundërshtim të plotë me ligjin e Prokurimit Publik, sipas të cilit nuk lejohet ekzekutimi i pagesave për punë shtesë që kalojnë vlerën e 10 përqindëshit të vlerës totale të një projekti.

MTPT edhe në këtë rast po dëshmon se injoron kërkesat për transparencë në këtë proces si dhe po vazhdon me shkelje të rënda të ligjeve të Republikës së Kosovës siç është dëshmuar më herët me refuzimin që i ka bërë kërkesës së Lëvizjes FOL dhe organizatave tjera të shoqërisë civile në Kosovë për qasje në dokumentacionin e këtij tenderi, përkatësisht kontratën e autostradës Morinë-Merdare.

Lëvizja FOL, kërkon nga institucionet e Republikës së Kosovës, përkatësisht nga MTPT që ta bëjë publike kontratën për ndërtimin e autostradës Morinë-Merdare, në mënyrë që detajet e kësaj kontrate me interes publik të jenë transparente për qytetarët e Republikës së Kosovës, që njëherësh nga taksat e tyre është duke u ndërtuar ky projekt.

Deputetët në procedura penale do ta largojnë Kosovën nga integrimi në BE

Lëvizja FOL mbështet deklaratën e z. Andy Sparkes në lidhje me kandidaturat e personave të cilët janë duke u hetuar apo kanë problem me ligjin. Partitë Politike nuk duhet të shantazhojnë sistemin e drejtësisë në Kosovë por ato të tregojnë pjekuri demokratike dhe të kenë filtra të brendshëm për kandidatët.

Lëvizja FOL kërkon nga partitë politike që të mos i shfrytëzojnë zbrazëtirat ligjore për të kandiduar njerëz me procedura penale të cilët do ta cenojnë edhe më shumë imazhin e Kosovës dhe do ta largojnë vendin edhe më shumë nga procesi i liberalizimit të vizave dhe integrimi në Bashkimin Evropian që do të duhej të ishte synimi dhe qëllimi i të gjithëve përfshirë edhe partitë politike.

Lëvizja FOL kërkon nga Komisioni Qendror Zgjedhor që të realizoj analiza të thella ligjore rreth kandidaturave të personave të dyshimt për korrupsion dhe krim të organizuar. Po ashtu kërkojmë nga KQZ-ja, Prokuroria e Shtetit si dhe Policia e Kosovës që të vendosin një bashkëpunim të mirëfilltë gjatë certifikimit të kandidatëve.

Partitë Politike të bëjnë publike Financat e tyre

Prishtinë, 10 Nëntor 2010 – Përderisa Republika e Kosovës bëhet gati të mbajë zgjedhjet e parakohshme me 12 Dhjetor të këtij viti, çështja e korrupsionit dhe krimit të organizuar dominojnë agjendën dhe retorikën e të gjitha partive politike në Kosovë.

Andaj, Lëvizja FOL i ka dërguar sot nga një letër shtatë partive politike në Kosovë (PDK, LDK, AAK, AKR, LDD, FER, VETËVENDOSJE), dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve(KQZ), përmes së cilës kërkon që partitë politike të bëjnë publike burimet dhe financat e tyre.

Ramadan Ilazi, drejtor ekzekutiv i Lëvizjes FOL deklaroj se një veprim i tillë do të ishte një shenjë pozitive nga ana e partive politike se seriozisht janë për luftimin e korrupsionit. “Transparenca dhe llogaridhënia duke qenë parime qenësore të demokracisë janë mënyra më e mirë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Në këtë kontekst, buxheti dhe burimet e financimit të partive politike janë shumë të rëndësishme”, tha Ilazi, duke shtuar se këtyre letrave i është bashkangjitur edhe nga një kopje e Ligjit për Financat e Partive Politike, i cili është shpallur në Gazetën

Zyrtare të Republikës së Kosovës, duke u bazuar në nenin 80 paragrafi 5 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në numrin Nr. 82 me 21 tetor 2010.

Ndërkaq, në letrën drejtuar KQZ-së, Lëvizja FOL ka përgëzuar këtë institucion për punën që është duke bërë në organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Ilazi tha se nga KQZ-ja është kërkuar që të përmbush obligimet e saj të dala nga Ligji për Financat e Partive Politike. “Në bazë të Nenit 15 alineja 4, të Ligjit për Financat e Partive Politike KQZ-ja duhet ti publikoj të gjitha raportet vjetore financiare (të partive politike) së bashku me deklaratën e auditimit të subjekteve politike në faqen zyrtare të saj. Andaj kemi kërkuar nga KQZ-ja që sa më parë të bëni publike në ueb faqe raportet financiare të partive politike”, tha Ilazi. Edhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i është dërguar një kopje e Ligjit për Financat e Partive Politike.