Implementimi i Programit Qeveritar 2008-2011
Programi i Qeverisë së Republikës së Kosovës 2008-2011 u miratua në prill 2008, tre muaj pas formimit të Qeverisë, gjë që në atë kohë s…
Programi i Qeverisë së Republikës së Kosovës 2008-2011 u miratua në prill 2008, tre muaj pas formimit të Qeverisë, gjë që në atë kohë s…
17 shkurt 2012 – Qytetarët e Kosovës sot festojnë katër vjetorin e pavarësisë që erdhi si rezultat i sakrificave të mëdha e shumë vjeçare të popullit të Kosovës si dhe mbështetjes së fuqishme nga shtete mike të popujve liridashës.
Të gjithë ne i gëzohemi krijimit të shtetit të Kosovës, i cili është ndërtuar mbi parime demokratike që nënkupton një shtet për qytetarët, nga qytetarët dhe prej qytetarëve.
Përderisa ne sot kemi shumë arsyeje që të festojmë, data 17 shkurt duhet gjithashtu të shërbej si një datë kur ne duhet të kujtojmë vlerat dhe parimet mbi të cilat është krijuar shteti i Kosovës. Përderisa elita politike në Kosovë do të flas për të arriturat, ne sot dëshirojmë të flasim për atë që më së shumti kërcënon shtetin e Kosovës, pra korrupsionin.
Korrupsioni dhe krimi i organizuar po dëmtojnë progresin ekonomik të Kosovës duke ndikuar drejtpërdrejt në përkeqësimin e situatës sociale, po pengon funksionimin demokratik të institucioneve të shtetit të Kosovës si dhe mbi të gjitha po parandalon përmbylljen e mirëfilltë të mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.
Në këtë kuptim, aksioni i ditës së sotme, Politikanët rreth Korrupsionit të Përbashkuar “Corruption Connecting Politicians”, është një protestë qytetare karshi një sjellje të pacipë prej anës së elitës politike të vendit, e cila e ka zhytur shtetin në korrupsion. Korrupsioni është i shpërndarë në të gjitha institucionet e shtetit sepse ky është vullneti i elitës politike të Kosovës, të cilët buxhetin publik të vendit e kanë shndërruar në një burim të përhershëm të financimit të kënaqësive të tyre.
Për ndërtimin e një shteti të fuqishëm e funksional është jetike që qytetarët të kenë besim në institucionet e vendit. Korrupsioni dhe krimi i organizuar kanë rrënuar lidhjen ndërmjet shtetit dhe qytetarit. Përderisa ne sot festojmë pavarësinë politike, ende ka rrugë për të bërë që shteti i Kosovës të ketë pavarësi të mirëfilltë në mënyrë që të ketë vetë-qëndrueshmëri. Korrupsioni është pengesa kryesore në këtë drejtim.
Korrupsioni dhe krimi i organizuar kanë mjegulluar të ardhmen e Kosovës. E vetmja rrugë për paqe të qëndrueshme në Kosovë është lufta kundër korrupsionit prej institucioneve të shtetit të Kosovës si dhe shkëputja e lidhjeve ndërmjet elitës politike na njërën anë dhe krimit e korrupsionit në anën tjetër.
Prishtinë, 15 shkurt – Sot me iniciativën e Presidentes së Republikës është mbajtur takimi i parë i Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsion. Konsiderojmë se themelimi i këtij Këshilli duhet të jetë hap vendimtar në rritjen e efektivitetit të aktiviteteve institucionale në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë.
FOL vlerëson se ky Këshill duhet të angazhohet njëmend në ndërmarrjen e veprimeve konkrete dhe rezultateve të prekshme, e assesi të reduktohet në fjalime retorike dhe boshe të zyrtarëve të lartë institucionalë në luftë kundër korrupsionit.
FOL kërkon nga Këshilli të ndërmerr hapa konkretë në sendërtimin e aktiviteteve të përbashkëta institucionale në luftë kundër korrupsionit, e assesi të shndërrohet në një nga mekanizmat e deritanishëm që nuk kanë dhënë rezultate konkrete.
FOL konsideron se korrupsioni vazhdon të dëmtojë proceset e shtet-ndërtimit, ato të demokratizimit dhe qeverisjes cilësore.
Raportet e rregullta të Lëvizjes FOL kanë vënë në pah mungesën e koordinimit ndërmjet institucioneve që kanë përgjegjësi luftën kundër korrupsionit. Në shumë raste kemi kërkuar që të krijohet një platformë që mundëson një shkëmbim më të mirë të informatave ndërmjet këtyre institucioneve.
Megjithëse FOL nuk është pjesë e këtij Këshilli, ajo do ta bëjë monitorimin e vazhdueshëm të punës së tij.
Prishtinë, 27 Janar 2012 ” Lëvizja FOL ka mbajtur sot debatin me temën “Strategjia Kundër Korrupsion 2012-2016: Pritjet e institucioneve dhe shoqërisë civile në luftë kundër korrupsionit”. Në këtë debat është diskutuar për dobësitë dhe përparësitë e kësaj strategjie në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.
Hulumtuesi në Lëvizjen FOL, Armend Mazreku, ka thënë se “gjatë procesit hartues strategjia e re 2012-2016 ka përsëritur fatkeqësisht disa nga mangësitë e strategjisë së kaluar”. Më tutje, ai pohoi se “lufta kundër korrupsionit nuk mund të jetë e suksesshme nëse paraprakisht nuk ekziston vullneti politik nga institucionet publike. Mungesa e hulumtimeve paraprake që do të tregonin nivelin e lartë të korrupsionit, shkaqet dhe karakteristiket e tij, mungesa e një hulumtimi objektiv mbi zbatueshmërinë e strategjisë paraprake 2009-2011, si dhe qasja gjithëpërfshirës e shumë sektoriale e strategjisë 2012-2016 janë vetëm disa nga shqetësimet e Lëvizjes FOL, – tha më tej hulumtuesi Mazreku.
Ndërkaq, shefi i divizionit për legjislacion dhe edukim në Agjencinë Kundër Korrupsion, Burim Sadiku, tha në anën tjetër se Agjencia ka bërë një raport të strategjisë së mëparshme. Sipas tij, edhe “strategjia e re është bazuar në vlerësimet e institucioneve të brendshme dhe ndërkombëtare sa i përket nivelit të korrupsionit në vendin tonë”. Sipas tij, “qëllimi i strategjisë së re është reduktimi progresiv i nivelit të korrupsionit në vendin tonë”. Më tutje, ai pohoi se Agjencia, së bashku me institucionet tjera e shoqërinë civile, do të bëjë gjithçka që është e mundshme që kjo strategji të zbatohet dhe në këtë mënyrë të arrihen rezultatet e pritura.
Ndërkaq, pjesëmarrësit tjerë në këtë debat shprehën disa nga shqetësimet e tyre për ngutshmërinë e hartimit të kësaj strategjie, duke mos marrë parasysh thirrjet e shoqërisë civile për realizimin e hulumtimeve empirike, për një qasje më të drejtpërdrejt në përcaktimin e sektorëve që janë më të prekur nga korrupsioni, siç është prokurimi publik, privatizimi i ndërmarrjeve publike, partitë politike, si dhe një afatizim më i qëndrueshëm kohor i masave anti-korrupsion.
Prishtinë, 16 shkurt 2011. “Qeveria policore dhunoi qytetarët dhe institucionet e shtetit të Kosovës”, kjo ishte motoja e rreth 30 organizatave joqeveritare, të cilat protestuan sot në një protestë të qetë pranë Qeverisë së Kosovës. Lorik Bajrami, nga organizata “Çohu”, njëra nga OJQ-të organizatore të kësaj proteste, ka thënë para të tubuarve se “kjo protestë mbahet për të dënuar ashpër dhunën brutale të urdhëruar nga Qeveria e Kosovës dhe ushtruar nga policia ndaj protestuesve, të shtunën e kaluar”.
Pjesëmarrës në këtë protestë ishin qindra qytetarë, të cilët dolën për të shprehur pakënaqësinë ndaj dhunës së ushtruar në protestën e 14 janarit.
Instituti për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), Lëvizja FOL, Iniciativa për Progres (INPO), Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut-Kosovë (YIHRKS), Qendra për Politika dhe Avokim (QPA) Ec Ma Ndryshe (ECI) Organizata për Demokraci, Dinjitet dhe Anti-Korrupsion (COHU), Rrjeti i Grupeve të Grave (RrRK), ATRC, Developing Together (DT) Community Building Mitrovica (CBM) Syri i Vizionit (SiV) Instituti për Studime të Avancuara (GAP), Klubi për Politikë të Jashtme (KPJ), Liria, Elena Gjika, Këshilli rinor lokal Istog, Podguri, Qendra rinore Istog, QR At Lorenc Mazdreku, Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ), Qendra Kosovare pwr Studime tw Sigurisë (QKSS), Qendrën Kosovare per Rehabilitimin e Viktimave te Tortures (QKRMT), ATTA,Cultural Heritage Foundation,EUIRC, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)
Qeveria policore dhunoi qytetarët dhe institucionet e shtetit të Kosovës
Prishtinë, 15 Janar 2012 – Ne, organizatat e lartshënuara të shoqërisë civile, dënojmë ashpër dhunën brutale të urdhëruar nga Qeveria e Kosovës dhe të ushtruar nga Policia ndaj qytetarëve në protestën e djeshme të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje!. Po ashtu, ne, shprehim revoltën tonë ndaj qëndrimeve të bashkësisë ndërkombëtare, e cila përmes deklaratave të saj ka legjitimuar dhunën e Qeverisë së Kosovës ndaj qytetarëve.
Protesta e djeshme është manifestim i vullnetit të qytetarëve dhe instrument tërësisht demokratik. Një e drejtë e tillë është e garantuar edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe aktet ndërkombëtare.
Një ndërhyrje e tillë e dhunshme është sulm i drejtpërdrejt ndaj parimeve demokratike, vlerave dhe praktikave të saj.
Për të kundërshtuar brutalitetin e dhunës qeveritare ndaj qytetarëve të Kosovës, shoqëria civile bën thirrje për protestë qytetare kundër dhunës. Protesta do të mbahet të hënën, më 16 janar 2012, para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, dhe fillon në orën 12.00.
Edhe përkundër faktit që FOL kishte marrëveshje të nënshkruar për monitorimin e aktiviteteve të prokurimit, pikërisht zyrtarët që sot janë arrestuar kanë bërë çmos që FOL dhe mediat të mos kenë qasje në aktivitete të tilla prokurimi. Prandaj, arrestimet e fundit për FOL janë sinjal i qartë që Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht zyrtarët e saj të lartë, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të përfshirë në afera të ndryshme korruptive.
Në fillim të tetorit të vitit që shkoi, FOL ka publikuar një raport mbi shkeljet dhe parregullsitë që janë bërë nga Ministria e Shëndetësisë, ku kemi përmendur pikërisht emrat e zyrtarëve që sot janë arrestuar për përfshirjen e tyre në vepra korruptive. Kështu që, bastisjet dhe arrestimet e sotme nga ana e EULEX-it tregojnë qartë se denoncimet tona publike për këtë ministri kanë qenë të drejta dhe së është e domosdoshme që rastet e të tilla të ndiqen penalisht.
Besojmë që kësaj radhe EULEX-i nuk ka planifikuar që të ndërmarrë vetëm aksione spektakulare, sikurse herëve të tjera, por do t”i procedojë seriozisht rastet e tilla. Po ashtu, kërkojmë nga Prokuroria e Shtetit që të jetë më aktive në hetimin e korrupsionit, duke treguar vullnetin dhe angazhimin e saj në ndjekjen e rasteve të krimit dhe të korrupsionit.
Në një ndej të organizuar për fundvit, Lëvizja FOL ndau për herë të tretë Çmimin për Guxim Qytetar. Përderisa në dy vitet e fundit ky çmim ju nda z. Rufki Suma, kandidat i pavarur që fitoi zgjedhjet për kryetar të Komunës së Hani të Elezit dhe znj. Ajnishahe Shala-Halimi, në këtë vit ky çmim ju nda z. Ejup Bajrami.
z. Bajrami që nga viti 2002 ka filluar angazhimin e tij qytetar kundër ndërtimeve të paligjshme. Ai për shkak të angazhimit të tij në lëvizjet kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës, në fund të viteve të ?80-ta është diferencuar ideo-politikisht. Ndërkaq, pas përfundimit të luftës është angazhuar në Prishtinë, ku jeton që nga viti 1965, duke bërë në këtë mënyrë denoncimin e ndërtimeve të paligjshme në kryeqytetin e Republikës së Kosovës. Z. Bajrami është njëri nga themeluesit e OJQ-së “Iniciativa Qytetare për Mbrojtjen e Qytetit të Prishtinës”, ku me këtë organizatë ai ka ushtruar padi të shumta ndaj Komunës së Prishtinës, institucioneve tjera qeveritare, kompanive të ndryshme ndërtuese, por edhe ndaj qytetarëve të papërgjegjshëm.
Petrit Zogaj nga Lëvizja FOL, tha se ?Lëvizja FOL duke ndarë çmimin për Guxim Qytetar njeh dhe mbështet kontributin e çmuar dhe të guximshëm të individëve të cilët pa hezitim mbrojnë interesin publik të Republikës e Kosovës?. Ai më tej shtoi se ?duke parë angazhim e z. Bajrami, në parandalimin dhe ndalimin e ndërtimeve ilegale në lagjet e ndryshme të Prishtinës, shumë qytetarë filluan të mobilizohen dhe të kundërshtojnë ndërtimet e ?egra??.
Genc Salihu, Kryesues i Bordit Këshillëdhënës të Lëvizjes FOL duke dorëzuar çmimin, deklaroi se ?është nder për mua që të ndaj këtë çmim e aq më shumë kur kihet parasysh se z. Ejup Bajrami ka dëshmuar sukses në iniciativën e tij dhe ne duhet ta çmojmë këtë guxim?. ?z. Bajrami është shembull i palodhshëm i angazhimit qytetar, duke vazhduar të rezistojë përballë praktikave abuzive edhe në moshën e tij prej pensionisti, Çmimi për Guxim Qytetar 2011 mbanë me plot meritë emrin e tij?, përfundoi fjalimin e tij Genc Salihu. .
Me rastin e pranimit të çmimit z. Ejup Bajrami deklaroi se e pranoj këtë çmim më shumë kënaqësi dhe njëkohësisht edhe më shumë përgjegjësi. Ai tha se ?ky çmim e ka dëshmuar qëllimin e iniciativës sime dhe disa qytetarëve të Prishtinës, e gjithashtu ky çmim dëshmon se ne nuk duhet të ndalemi asnjë herë së mbrojturi interesin publik, që njëherësh është edhe vet interesi ynë.
Prishtinë, 23 Dhjetor 2011. Në një ndej të organizuar për fundvit, Lëvizja FOL ndau për herë të tretë Çmimin për Guxim Qytetar. Përderisa në dy vitet e fundit ky çmim ju nda z. Rufki Suma, kandidat i pavarur që fitoi zgjedhjet për kryetar të Komunës së Hani të Elezit dhe znj. Ajnishahe Shala-Halimi, në këtë vit ky çmim ju nda z. Ejup Bajrami.
z. Bajrami që nga viti 2002 ka filluar angazhimin e tij qytetar kundër ndërtimeve të paligjshme. Ai për shkak të angazhimit të tij në lëvizjet kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës, në fund të viteve të “80-ta është diferencuar ideo-politikisht. Ndërkaq, pas përfundimit të luftës është angazhuar në Prishtinë, ku jeton që nga viti 1965, duke bërë në këtë mënyrë denoncimin e ndërtimeve të paligjshme në kryeqytetin e Republikës së Kosovës. Z. Bajrami është njëri nga themeluesit e OJQ-së “Iniciativa Qytetare për Mbrojtjen e Qytetit të Prishtinës”, ku me këtë organizatë ai ka ushtruar padi të shumta ndaj Komunës së Prishtinës, institucioneve tjera qeveritare, kompanive të ndryshme ndërtuese, por edhe ndaj qytetarëve të papërgjegjshëm.
Petrit Zogaj nga Lëvizja FOL, tha se “Lëvizja FOL duke ndarë çmimin për Guxim Qytetar njeh dhe mbështet kontributin e çmuar dhe të guximshëm të individëve të cilët pa hezitim mbrojnë interesin publik të Republikës e Kosovës”. Ai më tej shtoi se “duke parë angazhim e z. Bajrami, në parandalimin dhe ndalimin e ndërtimeve ilegale në lagjet e ndryshme të Prishtinës, shumë qytetarë filluan të mobilizohen dhe të kundërshtojnë ndërtimet e “egra””.
Genc Salihu, Kryesues i Bordit Këshillëdhënës të Lëvizjes FOL duke dorëzuar çmimin, deklaroi se “është nder për mua që të ndaj këtë çmim e aq më shumë kur kihet parasysh se z. Ejup Bajrami ka dëshmuar sukses në iniciativën e tij dhe ne duhet ta çmojmë këtë guxim”. “z. Bajrami është shembull i palodhshëm i angazhimit qytetar, duke vazhduar të rezistojë përballë praktikave abuzive edhe në moshën e tij prej pensionisti, Çmimi për Guxim Qytetar 2011 mbanë me plot meritë emrin e tij”, përfundoi fjalimin e tij Genc Salihu. .
Me rastin e pranimit të çmimit z. Ejup Bajrami deklaroi se e pranoj këtë çmim më shumë kënaqësi dhe njëkohësisht edhe më shumë përgjegjësi. Ai tha se “ky çmim e ka dëshmuar qëllimin e iniciativës sime dhe disa qytetarëve të Prishtinës, e gjithashtu ky çmim dëshmon se ne nuk duhet të ndalemi asnjë herë së mbrojturi interesin publik, që njëherësh është edhe vet interesi ynë”.
Prishtinë, 15 dhjetor 2011. Është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit Këshillëdhënës të Lëvizjes FOL, me ç”rast u diskutua për gjendjen e përgjithshme të organizatës.
Në këtë takim janë diskutuar raporti gjashtëmujor i punës, raporti financiar, e të cilët u miratuan nga ana e anëtarëve të Bord-it në mënyrë unanime. Gjithashtu, në këtë mbledhje u diskutua rreth organizimit të ceremonisë vjetore për ndarjen e çmimit për Guxim Qytetarë, ku Bordi vendosi që kjo ceremoni të zhvillohet me 23 dhjetor 2011.
Pikë tjetër e rendit të ditës në këtë mbledhje ka qenë edhe caktimi i mbledhjeve të Bordit për vitin 2012, e ku në bazë të Statutit të Lëvizjes FOL duhet të mbahen katër mbledhje të rregullta vjetore.
Anëtarët e Bordit Këshillëdhënës kanë diskutuar dhe analizuar punën e Lëvizjes FOL dhe kanë ofruar mbështetjen e tyre për aktivitetet e ndërmarra nga FOL në vitin 2011, si dhe kanë ofruar përkrahjen e tyre për zhvillimin dhe avancimin e objektivave dhe aktiviteteve të cilat me planin strategjik janë planifikuar që të realizohen në vitin e ardhshëm.
Prishtinë – Qeveria e Kosovës gjatë dy muajve (shtator-tetor) ka miratuar gjithsej 61 (gjashtëdhjetë e një) vendime, nga të cilat 25 janë në muajin shtator, 36 në muajin tetor. Në muajin shtator nga 25 vendime të marra vetëm 1 është i lidhur me sektorin kundër korrupsion, kurse në muajin tetor Qeveria ka nxjerr dy vendime të fushës kundër korrupsion.
Kuvendi i Kosovës gjatë muajve shtator- tetor 2011 ka mbajtur 3 seanca plenare, nga të cilat njëra është mbajtur gjatë muajit shtator dhe dy tjerat në muajin tetor. Nga këto tri seance plenare për këto dy muaj, vetëm në seancën e muajit shtator është diskutuar për çështjen kundër korrupsion, respektivisht gjatë seancës së muajit shtator ku është zgjedhur drejtori I Agjencisë Kundër Korrupsion.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) Bazuar në statistikat e këtij institucioni për muajin gusht-shtator shohim se në kuadër të kategorisë “shpërdorim i detyrës zyrtare” 14 lëndë janë pranuar në punë, asnjë lëndë në ka qenë në shqyrtim dhe vetëm 9 lëndë janë zgjidhur. Në kuadër të kategorisë “marrje e ryshfetit” kemi 2 lëndë të pranuara në punë dhe vetëm 1 lëndë është zgjidhur në fund të periudhës raportuese. Ndërkaq në kuadër të kategorisë “dhënie e ryshfetit” kemi vetëm një lëndë të pranuar në punë dhe 1 lëndë po ashtu të zgjidhur në fund të periudhës raportuese.
Sipas statistikave të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion (DHKEK) rezulton se në muajt shtator-tetor janë dërguar gjithsej 44 lëndë në Prokurori: 16 raste në muajin shtator dhe 28 raste të tjera në muajin tetor. Prej hetimeve të Policisë së Kosovës 13 zyrtarë kanë përfunduar të arrestuar: 4 në muajin shtator dhe 9 në muajin tetor. Ndërkaq vlera e dëmeve të supozuara përllogaritet të jetë 679,285.00 “: 398,170.00 ” në muajin shtator dhe 281,115.00 ” në muajin tetor.
Doganat e Kosovës gjatë dy muajve kanë shqiptuar gjithsej 11 masa disiplinore. Në kuadër të tyre 2 kanë qenë në muajin shtator dhe nëntë tjerat në muajin tetor. Në kuadër të këtyre masave disiplinore 9 raste janë vërejtje me shkrim, 1 rast ndalim promovimi dhe një vërejtje gojore.
Shkarko raportin:
http://monikorr.org/images/uploads/pdf/Monitoruesi_i_Korrupsionit_-_Shtator_Tetor_2011.pdf
Prishtinë, 9 dhjetor 2011 ” Me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Lëvizja FOL! përmes një aksioni të saj ka “dezinfektuar” qeveritarët e korruptuar. Ky aksion është realizuar para hyrjes kryesore të ndërtesës qeveritare. Përmes këtij aksioni Lëvizja FOL! ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me nivelin e lartë të korrupsionit dhe shtrirjen e gjerë të tij në institucionet publike. Sipas hulumtuesit të kësaj Lëvizje, Armend Mazreku, “është pikërisht korrupsioni qeveritar që keq-qeverisja është bërë sistem qeverisës, që vendi ynë ka varfërinë dhe papunësinë më të lartë Evropë, dhe që e ardhmja e shtetit tonë është vënë në pikëpyetje”.
Më tutje, sipas FOL arsyeja kryesore pse republika jonë vazhdon të thyejë rekorde korrupsioni është pikërisht për shkak të korrupsionit politik të kësaj qeverie. Si rezultat i aferave të tilla, qeveritari dhe i korruptuari janë bërë sinonim i njëri tjetrit, është thënë më tutje nga përfaqësuesit e Lëvizjes FOL!.
Sipas Lëvizjes FOL! sot është dita e atyre që nuk janë të korruptuar dhe që e luftojnë seriozisht korrupsionin, e jo dita e atyre që deri në palcë janë të korruptuar, por që bëhen kinse e luftojnë atë.
Me këtë rast Lëvizja FOL! ka kërkuar nga institucionet që të mos përfshihen në afera korruptive, por t”i luftojnë ato me të gjithë mekanizmat ligjorë e institucionalë. Lëvizja FOL! kërkon rezultate të prekshme dhe veprime konkrete në luftë kundër korrupsionit, e jo fjalë boshe siç jemi mësuar të dëgjojmë nga ta për çdo ditë.
Prishtinë, 4 dhjetor 2011 – Lëvizja FOL ka publikuar sot analizën e saj mbi “Dobësitë e Strategjisë Kundër Korrupsion 2009-2011”.
Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes FOL, Petrit Zogaj, tha se “niveli i lartë I korrupsionit në vend është duke i dëmtuar interesat e qytetarëve të Kosovës”. Më tutje, ai pohoi se edhe Raporti i Transparency International e konfirmon që institucionet nuk e kanë luftuar korrupsionin, duke qenë se Kosova renditet në dy vende më poshtë.
Ndërkaq, hulumtuesi i politikave në këtë Lëvizje, Armend Mazreku, tha se “strategjia kundër korrupsion 2009-2011″ ka qenë shumë pak strategji, por më keq se kaq, ka qenë shumë më pak në luftë kundër korrupsionit”. Më tutje, ai tha se “edhe kjo strategji është hartuar brenda modelit keqqeverisës, i cili konsiston vetëm në pasjen e këtyre strategjive, por jo edhe në zbatimin e tyre”.
Më pastaj, z. Mazreku tha se “strategjinë e tillë e kanë karakterizuar dobësi të shumta, gjë që një strategji e tillë nuk ka ndikuar në uljen e korrupsionit në institucionet publike”.
Sipas të gjeturave të kësaj Analize, rezulton se dobësitë kryesore që e kanë shoqëruar strategjinë kundër korrupsion 2009-2011 janë: Mungesa e studimeve, hulumtimeve dhe raporteve paraprake për karakteristikat, natyrën dhe shkaqet e korrupsionit; Mungesa e përfshirjes së shoqërisë civile në procesin hartues të SKK dhe PVV 2009-2010; Qasja gjithëpërfshirëse: shpërputhja ndërmjet SKK-së dhe PV-së 2009-2011; Mungesa e seriozitetit në përcaktimin kohor të masave anti-korrupsion dhe kostos financiare të tyre; Mungesa e mbikëqyrjes së zbatimit të SKK dhe PV 2009-2011 nga ana e Agjencisë Kundër Korrupsion dhe; Mos-përmbushja e mjaftueshme e objektivave dhe masave vepruese kundër korrupsion.
Ndërkaq, kjo Analizë adreson edhe këto rekomandime: Të realizohen hulumtime paraprake për karakteristikat, natyrën dhe shkaqet e korrupsionit në Kosovë; Të bëhet një analizë e integruar e paketës ligjore anti-korrupsion; Të identifikohen sektorët të cilët janë më të afektuar nga korrupsioni ” me theks të veçantë prokurimin publik; Të përcaktohen objektivisht afatet kohore të realizimit të veprimeve konkrete që dalin nga Plani i Veprimit; Të përcaktohet përafërsisht kostoja financiare për realizimin e masave të parapara me SKK dhe PV 2012-2016; Të forcohet mbikëqyrja e zbatimit të SKK dhe PV 2012-2016 nga ana e Agjencisë Kundër Korrupsion dhe Shoqërisë Civile si dhe; Të promovohet Strategjia si dokument strategjik ” në mënyrë që të gjitha politikat institucionale, e veçmas ato qeveritare, të burojnë nga dokumenti i tillë strategjik.
Lëvizja FOL do të zbatojë një fushatë të gjerë multimediale për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për pasojat e konfliktit të interesit dhe nevojën për zbatimin e duhur të legjislacionit ekzistues të konfliktit të interesit.