Performanca E Prokurorisë Në Luftën Kundër Korrupsionit

Performanca E Prokurorisë Në Luftën Kundër Korrupsionit

Letër publike drejtuar Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes të Kuvendit të Republikës së Kosovës

LETËR PUBLIKE

Drejtuar: Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Kuvendi i Republikës së Kosovës

 

Të nderuar,

Përmes kësaj letre, ne organizatat e poshtëshënuara, ju drejtohemi që të filloni sa më parë procedurat për përzgjedhjen e Komisionerit/es për Informim dhe Privatësi. Siç jeni të njoftuar, fillimi i zbatimit të dispozitave të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike dhe të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale është i ndërlidhur me përzgjedhjen e Komisionerit/es të Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP).

Komisioneri/ja për Informim dhe Privatësi është autoriteti përgjegjës për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të personave fizik në lidhje me përpunimin e të dhënave personale, si dhe garantimin e qasjes në dokumente publike dhe për këtë shkak, pamundësia e përzgjedhjes së tij e ka stagnuar punën e Agjencisë në tërësi.

Prandaj, duke marrë parasysh rëndësinë dhe impaktin e këtij institucioni në sferën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe garantimin e qasjes në dokumente publike dhe domosdoshmërinë që sa më parë të arrihet funksionalizimi i Agjencisë për Informim dhe Privatësi, përmes kësaj letre kërkojmë nga Ju që të ndërmerren hapa konkrete dhe çështja e zgjedhjes së Agjencisë për Informim dhe Privatësi të jetë prioritet i lartë.

Në fund, ju njoftojmë që ne mbesim të përkushtuar të marrim pjesë edhe më tutje në monitorimin e përzgjedhjes së kandidatëve, gjithmonë me shpresën në finalizimin sa më të shpejtë të këtij procesi.

 

Me respekt,

 

Lëvizja Fol

Flutura Kusari

Instituti GAP

Grupi për Studime Juridike dhe Politike(GLPS)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile(KCSF)

Instituti Demokraci për Zhvillim(D4D)

Organizata ÇOHU

“Demokracia në Veprim” kërkon inicimin e procesit të reformës zgjedhor

“Demokracia në Veprim” kërkon inicimin e procesit të reformës zgjedhor

Sot, rrjeti i organizatave vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” (DnV), publikoi raportet përfundimtare lidhur me vlerësimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Eugen Cakolli nga DnV, vlerësoi që zgjedhjet janë zhvilluar në përputhje me standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe të drejta. “Përjashtim në këtë kualifikim përbën votimi në komunat me shumicë serbe, ku është evidentuar votim i orkestruar për dy subjekte politike nga radhët e komuniteteve, si dhe dalje e pazakontë e votuesve në zgjedhje deri në 85%.” shtoi Cakolli.

Dita e zgjedhjeve u vlerësua se është zhvilluar e qetë, pa ndonjë incident që do të mund të ndikonte në integritetin e procesit zgjedhor. Ndonëse procesi i votimit ishte i rregullt, i njëjti u tha se është karakterizuar nga disa probleme të përsëritura nga ciklet e mëparshme zgjedhore, si dhe me nivele jo të kënaqshme të respektimit të masave anti-COVID.

Procesi i numërimit të votave, sidomos të kandidatëve të subjekteve politike, u cilësua si një prej problematikave kryesore të procesit zgjedhor. Implikimi i personave të dyshuar në vepra penale të falsifikimit dhe manipulimit të rezultateve zgjedhore në QNR, e dëshmuar përmes publikimit të një video-incizimi, u tha se ka zbehur kredibilitetin e këtij procesi. Sa i përket rinumërimeve, u potencua që ndonëse numri i vendvotimeve të rinumëruara është dukshëm më i ulët se në zgjedhjet e vitit 2019, sërish, rinumërimi i rreth 700 kutive apo 29% të numrit të përgjithshëm të vendvotimeve, e përcjellë edhe me përsëritjen e numërimit të votave me kusht dhe atyre me postë për një subjekt politik, shpërfaqë politizimin e thellë dhe mungesën e integritetit në mesin e disa komisionerëve dhe stafit të QNR-së.
Edhe pse puna e KQZ-së u vlerësua si transparente, u theksua fakti që ndryshe nga proceset e mëparshme, në këto zgjedhje puna e KQZ-së është shoqëruar me polarizim dhe përplasjet verbale mes anëtarëve të KQZ-së. Po ashtu, puna dhe pavarësia e KQZ-së u tha se janë cenuar edhe nga ndërhyrjet nga palët e jashtme. Kurse, Kryetarja e KQZ-së ka qenë target i sulmeve të shumta edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, por edhe palë tjera.

Operacioni i votimit jashtë vendit dhe procesi i certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre u konsideruan si dy hallkat më të ndjeshme dhe problematike të këtyre zgjedhjeve. Ndërsa, institucionet përgjegjëse për trajtimin e ankesave dhe apeleve lidhur me zgjedhjet, u konsiderua se kanë vepruar me profesionalizëm dhe në mënyrë të paanshme në trajtimin e ankesave dhe apeleve, duke respektuar të gjitha afatet e përcaktuara ligjore.

Në anën tjetër, DnV lansoi edhe raportin lidhur me monitorimin e fushatës zgjedhore, të gjeturat e së cilit u prezantuan nga Visar Xhambazi nga DnV. Vlerësimi kryesor i këtij raporti është se fushata zgjedhore ishte e qetë dhe pa ndonjë incident serioz. Ndërsa, u theksua që një pjesë e konsiderueshme e ngjarjeve të organizuara nga subjektet politike nuk janë raportuar në institucionet përkatëse (KKZ). “Aktiviteti më i zakonshëm gjatë fushatës ishin vizitat tek qytetarët, derë-më-derë si dhe vizita në institucione të caktuara. Këto aktivitete u shoqëruan me grumbullime të mëdha qytetarësh, duke mos respektuar rregullat për distancë fizike dhe mbajtjen e maskave në mënyrë të duhur.” tha Xhambazi.

Gjithashtu, fushata u tha se ishte karakterizuar me pjesëmarrje të ulët të grave në ngjarje të fushatës zgjedhore si pjesëmarrëse dhe si folëse. Tutje, kjo fushatë u karakterizua me elemente të gjuhës së urrejtjes. Problem vazhdon të mbetet ofrimi i qasjes për personat me aftësi të kufizuara në ambientet ku subjektet politike kanë zhvilluar aktivitete të fushatës zgjedhore. Ndërkaq nuk ishte raportuar për ndonjë pengesë për mediat dhe organizatat e shoqërisë civile që të vëzhgonin dhe të ndiqnin aktivitetet e fushatës.

Në kuadër të këtij raporti u tha se përfshihen një listë të rekomandimeve të cilat bazohen tek të gjeturat e vëzhgimit të fushatës zgjedhore. Këto rekomandime synojnë përmirësimin e mbarëvajtjes së fushatës zgjedhore, respektimin e dispozitave ligjore në fuqi, si dhe krijimin e kushteve më të favorshme për grupet e margjinalizuara.

DnV po ashtu publikoi edhe të gjeturat nga monitorimi i mediave gjatë periudhës së fushatës. Mexhide Demolli-Nimani nga DnV, deklaroi që gjatë fushatës zgjedhore zyrtare (3 – 12 shkurt 2021), janë monitoruar mbulueshmëria e aktiviteteve të subjekteve të certifikuara politike në paraqitjet e tyre në televizionet nacionale, duke përfshirë kronikat zgjedhore dhe spotet reklamuese, tubimet e transmetuara drejtpërdrejtë dhe paraqitjet e drejtpërdrejta (livestreams) nga portalet. Në këto zgjedhje, DnV po ashtu ka monitoruar aktivitetet e subjekteve politike si dhe kandidatëve për kryeministër në Facebook, përmes platformën SentiOne.

Demolli-Nimani deklaroi që gjetjet kryesore nga monitorimi tregojnë se në televizionet e monitoruara, kanë dominuar subjektet e mëdha politike të cilat kanë pasur hapësirë si në kronika zgjedhore ashtu edhe në debate televizive. Hapësira mediale është karakterizuar me diskrepancë të theksuar midis kandidatëve burra dhe atyre gra. Në këto zgjedhje janë evidentuar 60 spote reklamuese në televizione, për të cilat ka munguar informacioni nëse kanë qenë të sponsorizuara.

Komisioni i Pavarur i Mediave gjatë këtyre zgjedhjeve u tha se ka shqiptuar vërejtje për pesë televizione për shkeljet e bëra nga to para fillimit zyrtarë të fushatës. “KPM po ashtu ka dënuar 8 televizione për shkelje ligjore gjatë periudhës zyrtare të fushatës zgjedhore, ku kishte shqiptuar dënime me vlerë nga 2000 euro deri ne 7500 euro. Gjatë monitorimit janë evidentuar 60 spote reklamuese të subjekteve politike të cilat janë më të gjata se 2 minuta, gjë e cila është në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhje.” deklaroi ajo. Ndërsa, nga gjithsej 1,437 postime të monitoruara në Facebook, u potencua që vetëm gjashtë prej tyre kanë pasur përmbajtje që lidhen me pandeminë COVID-19.

Demokracia në Veprim ofroi gjithashtu rekomandime për përmirësimin e procesit zgjedhor, të cilat duhet të adresohen përmes një reforme zgjedhore, e cila bazohet në parimet e gjithëpërfshirjes dhe transparencës.

Rekomandimet të cilat i adreson raporti, përfshijnë sistemin zgjedhor, administrimin e procesit zgjedhor, trupat menaxhuese të zgjedhjeve, menaxhimit të zgjedhjeve në pandemi, votimin jashtë vendit, dizajnin e fletëvotimit dhe informimin e votuesve, fushatën zgjedhore, financimin e subjekteve politike gjatë fushatës, listën e votuesve, përfaqësimin gjinor dhe drejtësinë zgjedhore.

Videon e plotë të publikimit të raporteve mund t’a gjeni këtu.
Raporti përfundimtar i vëzhgimit të zgjedhjeve mund të shkarkohet në vegëzat në vijim: ALBENGSRB.
Raporti i monitorimit të fushatës zgjedhore mund të shkarkohet në vegëzat në vijim: ALBENGSRB.
Raporti i monitorimit të mediave gjatë fushatës zgjedhore mund të shkarkohet në vegëzat në vijim: ALBENGSRB.

Ndikimi i strategjive sektoriale në mjedis

Prishtinë, 31 mars 2021 – Lëvizja FOL me mbështetjen e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur( KFOS) ka publikuar raportin “Ndikimi i strategjive sektoriale në mjedis”.

Raporti shpërfaqë faktin se Kosova është duke u ballafaquar me dëme të mëdha mjedisore si rezultat i legjislacionit burokratik që në fund përfundon i pazbatuar, si rezultat i mungesës së bashkëpunimit ndër institucional, abuzimit me leje dhe licenca për shfrytëzim, ambicies së shfrenuar të OE-ve për ta maksimizuar profitin në dëm të ambientit dhe dështimit të institucioneve për t´i monitoruar dhe sanksionuar veprimet e tilla të dëmshme për mjedis dhe të mirën e përgjithshme. Shpesh, institucionet zgjedhin të mos bëjnë asgjë me arsyetimin e mungesës së buxhetit. Kështu ato dështojnë së parandaluari rrjedhjen edhe më të madhe buxhetore që shkaktohet si pasojë e rrezikimit të shëndetit të qytetarëve dhe degradimit të mëtutjeshëm të mjedisit.

Sfida më e madhe me të cilën ballafaqohet Kosova në këtë drejtim është balancimi i zhvillimit të tanishëm me ruajtjen e mjedisit për brezat e ardhshëm. Orientimi i politikave të cilitdo sektor bëhet përmes strategjive afatgjata të cilat zakonisht nuk synojnë vetëm zhvillimin, por synojnë zhvillimin e qëndrueshëm. Koncepti i zhvillimit të qëndrueshëm në thelb ka shfrytëzimin e resurseve. Duke pasur parasysh që resurset janë të shterrshme dhe nuk janë të shpërndara njësoj. Andaj, ato duhet të menaxhohen brenda kufizimeve të parapara me legjislacionin në fuqi dhe dokumentet tjera strategjike që orientojnë politikat publike.

Ky raport shqyrton ndikimin në mjedis të pesë strategjive:

1. Strategjia Minerare e Republikës së Kosovës 2012–2025,

2. Strategjia për Zhvillimin e Pylltarisë 2010–2020,

3. Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2017–2026,

4. Strategjia e Republikës së Kosovës për Menaxhimin e Mbeturinave 2013–2022, dhe

5. Strategjia e Cilësisë së Ajrit 2013–2022.

Secila Strategji ka të paktën një objektivë specifike që adreson mbrojtjen e mjedisit. Mirëpo, zotimi për mbrojtjen e mjedisit, fillon dhe mbaron vetëm në letër. Në disa fusha të caktuara (psh. cilësia e ajrit apo menaxhimi i mbeturinave) situata sa vije dhe përkeqësohet. Kostot e zbatimit ose mos zbatimit të Strategjive janë gjithnjë vetëm kalkulime financiare. Marrë parasysh natyrën e sektorëve që janë subjekt i këtyre Strategjive kostoja e ndikimit të sektorit (psh. të energjisë, apo minierave dhe mineraleve) në mjedis dhe në shëndetin e qytetarëve është anashkaluar. Si e tillë, kostoja reale e opsionit të ´mos-bërit asgjë´ është edhe më e lartë se kostoja e intervenimeve.

Në shumicën e rasteve, raportet e monitorimit të zbatimit të këtyre Strategjive nuk janë dokumente të publikuara në ueb faqe, dhe si të tilla nuk janë lehtë të qasshme për publikun. Versioni final dhe i pastër i Strategjive duhet të publikohet në ueb faqen e institucioneve përgjegjëse, së bashku me Anekset përkatëse dhe raportet e monitorimit të zbatimit. Në mungesë të transparencës së tillë, qytetarët janë të privuar nga informatat nëse Strategjitë e tilla janë zbatuar. Monitorimi i strategjive trajtohet si çështje burokratike e përmbushjes së një raporti, dhe jo si detyrim i vazhdueshëm institucional. Në dritë të përkeqësimit të gjendjes në disa sektor, institucionet përgjegjëse kanë dështuar të marrin veprimet e duhura çoftë për të ndëshkuar keqbërësit, apo për të përmirësuar bashkëpunimin ndër-institucional mes tyre.

Investimet më të mëdha në mbrojtjen e mjedisit kanë ndodhur jo nga buxheti i shtetit, por nga asistenca zhvillimore. Perceptimi se mbrojtja e mjedisit është vetëm kërkesë ndërkombëtare, në masë të madhe ka shkaktuar varësi të financimit të projekteve të tilla kryesisht nga donatorët. Pronësia vendore dhe marrja seriozisht e mjedisit do të matet me alokimin e mjeteve vetanake nga buxheti i Kosovës për projekte të tilla që synojnë mbrojtjen e mjedisit.

Ky aktivitet përkrahet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS).

Ndikimi i strategjive sektoriale në mjedis

Reformat e administratës publike në gjendjen e stagnimit

REFORMAT E ADMINISTRATËS PUBLIKE NË GJENDJEN E STAGNIMIT

Mungesa e lidershipit politik për reformën e administratës publike, ka dëmtuar buxhetin e shtetit me miliona euro

Prishtinë, 30 mars 2021 – Lëvizja FOL me mbeshtetjen e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur( KFOS) ka mbajtur konferencë me ç’rast u publikua raporti “Reforma e Administratës Publike në gjendjen e stagnimit”.

Panelistë në këtë konferencë ishin: Luigi Brusa, Shef i sektorit për Bashkëpunim nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe Ibadete Mehmeti nga Departamenti për Reformën e Administratës Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Mexhide Demolli-Nimani, drejtore ekzekutive e Lëvizjes FOL tha se që nga muaji tetor i vitit të kaluar FOL ka monitoruar zbatimin e Kontratës së Reformës Sektoriale për Reformën e Administratës Publike. “Qëllimi i këtij raporti është të mbështes angazhimin aktiv të shoqërisë civile me procesin e Reformës në Administratë Publike, si dhe të inkurajoj diskutimin mbi sfidat dhe mundësitë për të ecur përpara reformat në administratën publike”, tha ajo. Sipas saj, Kosova negociatat me Komisionin Evropian për të përfituar nga Mbështetja Buxhetore Sektoriale i filloi në vitin 2017, ndërkaq në dhjetor, 2017 Kontrata e Reformës së Sektoriale për Reformën e Administratës Publike (KRS për RAP) në vlerë prej 25 milion € u ratifikua nga Kosova dhe zbatimi i saj filloi në vitin 2018.

Luigi Brusa, Shef i sektorit për Bashkëpunim nga Zyra e BE-së tha se, ne kemi krijuar një program në mënyrë që të monitorojmë implementimin real të reformës në përgjithësi. “Qëllimi ynë kryesor është përmisimi i koordinimit të punëve, kualiteti i implementimit të reformës në fjalë, por njëkohësisht edhe krjimi dhe implementimi i një rregulloreje më efikase. Ngritja e transparencës dhe përgjegjësisë, është kyçe sa i përket zhvillimit përmes kësaj reforme”, tha ai.

Sipas tijm qeveritë e kaluara nuk kanë kryer punë siç duhet dhe rrjedhimisht jemi mbrapa me implementim të Reformës. “Targetet nuk janë të vështira për t’u arritur, mirëpo kërkojnë diciplinë në kryerjen e tyre nga stafi civil. Deri më tani kemi parë se si qeveritë e kaluara kanë punësuar staf jo-meritor, duke rritur nepotizmin e kështu edhe punët e pa-kryera, andaj shpresojmë se qeveria e tanishme do bëj reformë të brendshme, duke punësuar staf meritor të cilët do të mbahen përgjegjës për punën e tyre, njëkohësisht edhe drejtor dhe staf menaxherial të aftë. Unë inkurajoj qeverinë e re të reformojë administratën dhe të përfundojë reformën në fjalë. Administrata publike është vështirë për t’u reformuar, por jo e pamundur”, tha Brusa.

Ndërkaq, Ibadete Mehmeti nga Departamenti për Reformën e Administratës Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme tha se duke pas parasysh që reforma e Administraës është prioritet, kemi pasur sfida në arritjen e objektivave, ku për mosarritjen këtyre objektivave dukshëm ka ndikuar situata politike në vend si dhe pandemia. “Ajo çka duhet të përmendet është se kemi arritur progres në disa pika, këtu duhet të përmendet progresi per reformen buxhetore sektoriale nga trashi fix”, ta ajo, duke shtuar se raporti paraqet gjendjen reale në të cilën ndodhemi, por mbetet të punohet në arritjen e objektivave të cilat i kemi caktuar vetit.

 

 

 

Gjetjet Kryesore të raportit janë:

  • -Objektivi i përgjithshëm i Kontratës së Reformës Sektoriale për Reformen ne Administrate Publike është “të ndihmojë qeverinë e Kosovës në rritjen e llogaridhënies, transparencës dhe efektivitetit të administratës publike, me fokus në nevojat e qytetarëve dhe bizneseve”. Ky objektiv i përgjithshëm përcaktohet më tej përmes objektivave specifike dhe rezultateve të pritura.
  • Kontrata e Reformës Sektoriale për Reformën e Administratës Publike (KRS për RAP) është një mjet shumë efektiv për nxitjen e pronësisë lokale dhe ofrimin e fokusit në reformat kryesore në administratën publike. KRS për RAP përmban objektiva jashtëzakonisht të rëndësishme të reformës që janë thelbësore për qytetarët dhe komunitetin e biznesit. Si i tillë, ky partneritet midis qeverisë së Kosovës dhe Komisionit Evropian duhet të vazhdojë, megjithatë, synimet e reformave duhet të jenë më realiste;
  • Në 2018 qeveria bëri relativisht mirë në arritjen e synimeve të reformës nga KRS për RAP duke siguruar 3.1 milion € nga fondet e BE-së që u disbursuan drejtpërdrejt në thesarin kombëtar në vitin 2019. Sidoqoftë, kjo ishte minus 2.4 milion € nga ndihma financiare e zotuar nga BE në shumën prej 5.5 milion € nëse do të ishin arritur të gjitha synimet e reformës.
  • Viti 2019, ishte një vit i trishtueshëm për reformat në administratën publike, pasi vetëm një tregues u vlerësua nga BE-ja si i arritur, duke rezultuar me 420,000 € të disbursuara në këste të ndryshueshme për qeverinë e Kosovës. Mungesa e progresit në vitin 2019 rezultoi me humbjen e mbi 5 milion € nga qeveria. Synimet e reformës për vitin 2020 u zhvendosën në vitin 2021 për shkak të ndikimit të Covid-19, duke i dhënë qeverisë një mundësi të re për të siguruar 5.5 milion euro nga fondet e BE.
  • Mungesa e arritjes së të gjitha synimeve të rëna dakord të reformave nga KRS për RAP për vitin 2018 dhe 2019 rezultoi me mbi 7 milion euro që nuk u disbursuan në thesarin kombëtar nga fondet e BE.
  • Agjendës së reformës së administratës publike i mungon lidershipi politik, kryesisht si rezultat i bashkimit të ish-Ministrisë së Administratës Publike me Ministrinë e Punëve të Brendshme, e cila nuk ka funksionuar. Mungesa e lidershipit politik, ka minuar reformat në administratën publike;
  • Nuk ka vullnet të mjaftueshëm politik për të zbatuar synimet kryesore të reformave nga Kontrata e Reformës Sektoriale për RAP, veçanërisht racionalizimi i agjencive dhe institucioneve të pavarura;
  • Qeveria duhet t’i qaset zbatimit të KRS-së për RAP si e rëndësishme për qytetarët e saj dhe komunitetin e biznesit. Sigurisht, stimujt financiarë nga BE janë gjithashtu të rëndësishme. Viti 2021 paraqet një mundësi madhore për qeverinë për të zbatuar me sukses Kontratën e Reformës së Sektorit për RAP dhe të merr 5.5 milion €;
  • Departamenti për Reformën e Administratës Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme, i cili është i ngarkuar të koordinojë agjendën e RAP-it është një mekanizëm pozitiv, që punon në mënyrë proaktive për të mbështetur, monitoruar dhe koordinuar procesin e reformës, megjithatë vetë departamenti nuk është i ngarkuar për të zbatuar synime të veçanta të reformës. Departamentit i nevojitet mbështetje e nevojshme politike për t’u bërë më efektive në shtyrjen përpara të zbatimit të synimeve të reformës nga institucionet përgjegjëse.

Gjykata Themelore e Prishtinës prin në publikimin e aktgjykimeve edhe për muajin shkurt 2021

monitorimi

Prishtinë, 29 mars 2021 – Lëvizja FOL ka vazhduar me monitorimin e publikimit të aktgjykimeve nga gjitha gjykatat e Kosovës edhe për muajin shkurt 2021. Gjatë monitorimit të aktgjykimeve të publikuara në ueb-faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për muajin shkurt, Lëvizja FOL ka evidentuar 1407 aktgjykime apo 5 aktgjykime më pak se sa janë publikuar në ueb portalin e KGjK-së. Në databazën e FOL nuk evidentohen aktvendimet e Gjykatave Themelore. Poashtu FOL ka monitoruar edhe gjyqtarët me më së shumti aktgjykime të publikuara për secilën gjykatë.

Gjatë muajit shkurt, gjykata me më së shumti aktgjykime të publikuara është Gjykata Themelore e Prishtinës, e cila ka publikuar në total 292 aktgjykimeve. Edhe pse në ueb portal figurojnë 297 aktgjykime, 5 nga to ishin aktvendime, të cilat ne nuk i evidentojmë në databazën tonë. Gjykata Themelore e Prishtinës (bashkë me degët në Lipjan, Podujevë, Gllogovc, Graçanicë) ka publikuar 68 lëndë civile, 93 penale, 4 ekonomike dhe 127 administrative. Ndërkaq, sa i përket gjyqtarëve me më së shumti aktgjykime të publikuara në Gjykatën Themelore të Prishtinës janë: Krenar Berisha (36 aktgjykime), Fisnik Nuli (24 aktgjykime), Arjeta Sadiku (22 aktgjykime), Anita Nikçi Morina (18 aktgjykime) Dardan Kadolli (17 aktgjykime).

Gjykata Themelore e Mitrovicës (së bashku me degët saj Skënderaj, Vushtrri, Zubin Potok, Leposaviç) ka publikuar në total 96 aktgjykime: 37 lëndë civile dhe 59 penale. Gjyqtarët me më së shumti aktgjykime të publikuara janë: Agron Maxhuni (18 aktgjykime), Gëzim Ademi (11 aktgjykime), Avduallah Mecinaj (9 aktgjykime), Bekim Veliqi (8 aktgjykime). Skender Shala (7 aktgjykime).

Gjykata Supreme (përfshirë Dhomën e Posaçme dhe Kolegjin e Apelit) ka publikuar në total 134 aktgjykime. Nga to 124 janë civile, 4 penale, 4 ekonomike dhe 2 administrative.

Pesë gjyqtarët me më së shumti aktgjykime të publikuara janë: Gazmend Sylaj (37 aktgjykime), Sabri Halili (28 aktgjykime), Manushe Karaçi (21 aktgjykime), Beshir Islami (9 aktgjykime), Albert Zogaj (8 aktgjykime).

Gjykata e Apelit (bashkë me Divizionin e Apelit të Mitrovicës) ka publikuar gjithsej 81 aktgjykime: 57 civile, 18 penale, 6 lëndë ekonomike dhe asnjë administrative.

Gjyqtarët që kanë publikuar më së shumti aktgjykime në këtë gjykatë janë: Afrim Shala (16 aktgjykime), Gëzim Llulluni (13 aktgjykime), Kujtim Pasuli (12 aktgjykime), Nora Bllaca-Dula (11 aktgjykime), Gani Avdiu (aktgjykime)

Gjykata Themelore e Ferizajt (bashkë me degët Kaçanik dhe Shtërpce) kanë publikuar gjithsej 143 aktgjykime: 45 civile dhe 98 penale.

Pesë gjyqtarët me më së shumti aktgjykime të publikuara ishin: Mirlinda Bytyçi – Rexhepi (20 aktgjykime), Burim Çaka (19 aktgjykime), Shabi Idrizi (17 aktgjykime), Fitore Daci (15 aktgjykime), Mimoza Shabani (12 aktgjykime).

Gjykata Themelore e Gjakovës (bashkë me degët Malishevë dhe Rahovec) ka publikuar gjithsej 152 aktgjykime: 66 civile dhe 86 penale.

Pesë gjyqtarët me më së shumti aktgjykime të publikuara ishin: Mizahir Shabani (21 aktgjykime), Diana Sina (20 aktgjykime), Ilirjana Hoti (20 aktgjykime), Malsor Kryeziu (20 aktgjykime), Drilon Haraçia (19 aktgjykime).

Gjykata Themelore e Gjilanit (bashkë me degët Viti, Kamenicë dhe Novobërdë) ka publikuar gjithsej 45 aktgjykime: 10 civile dhe 35 penale.

Në Gjykatën Themelore të Gjilanit pesë gjyqtarët me më së shumti aktgjykime të publikuara janë: Rilind Sermaxhaj (10 aktgjykime), Sadri Krasniqi (9 aktgjykime), Emine Salihi (7 aktgjykime), Naser Maliqi (4 aktgjykime), Blerim Beshtica (4 aktgjykime).

Gjykata Themelore e Prizrenit (bashkë me degët Dragash dhe Suharekë) ka publikuar në total 212 aktgjykimeve: 27 civile dhe 185 penale.

Gjyqtarët me më së shumti aktgjykime të publikuara janë: Shpresa Emra (28 aktgjykime), Vjollca Buzhala (18 aktgjykime), Qemail Suka (16 aktgjykime), Luan Berisha (14 aktgjykime), Arjeta Gashi (13 aktgjykime).

Gjykata Themelore e Pejës (bashkë me degët Klinë dhe Istog) ka publikuar një total prej 252 aktgjykimeve: 83 civile dhe 169 penale.

Gjyqtarët me më së shumti aktgjykime të publikuara janë: Shaqë Curri (28 aktgjykime), Murat Hulaj (26 aktgjykime), Arben Mustafaj (25 aktgjykime), Sulltan Dobraj (18 aktgjykime), Ahmet Rexhaj (17 aktgjykime)

Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve – ligj për të cilin shumë pak dihet në sektorin privat

Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve – ligj për të cilin shumë pak dihet në sektorin privat

Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve është miratuar tash e dy vite në Kosovë, mirëpo ky ligj nuk po gjen zbatim në fushën e sektorit privat. Përveç që nuk po zbatohet, për ekzistimin e një ligji të tillë që prek edhe sektorin privat në vend ka shumë pak informata.

Madje, Telegrafi ka kontaktuar me disa kompani vendore e përfaqësues të odave por të njëjtit kanë thënë se kanë pak informata për punën dhe përgjegjësitë e këtij ligji.

Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve që ka për qëllim të raportojë çdo parregullsi në sektorin privat dhe publik që është në dëm të interesit publik, është miratuar në Kuvendin e Kosovës më 18 dhjetor të vitit 2018.

Kryetari i Odës Amerikane Ekonomike në Kosovë, Arian Zeka për Telegrafin thotë se sektori privat ka shumë pak njohuri sa i përket Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve.

“Mendoj që ekzistojnë njohuri modeste brenda ndërmarrjeve të sektorit privat sa i përket ekzistimit të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, edhe kur po them modeste po e potencoj nevojën e një fushate pak më agresive edhe nga ana e asociacioneve të bizneseve por edhe nga ana e institucioneve përgjegjëse, por pse jo edhe të organizatave të shoqërisë civile. Oda Ekonomike Amerikane në këtë aspekt ka organizuar ose bashkë-organizuar disa ngjarje edhe me Lëvizjen FOL për të informuar vetë bizneset për ekzistencën e një ligji të tillë, përfitimeve që dalin edhe për vetë punëdhënësit e sektorit privat, respektivisht drejtuesit e ndërmarrjeve të sektorit privat”, ka thënë ai.

Zeka thotë që Inspektorati i Punës duhet të vazhdojë me rolin e tij, por të mos jetë ndëshkues.

“Besoj që Inspektorati i Punës duhet që të vazhdojë me rolin e tij informativ, përderisa në vitet e fundit IPK ka qenë kogja aktiv në promovimin e sigurisë në punë dhe të punësuarve, duke pasur parasysh edhe incidentet që kanë ndodhur në këtë aspekt. Besoj që fushata të tilla duhet të bëhen në promovimin e Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve. Qasja nuk duhet të jetë ndëshkimore, pasi që kemi një ligj relativisht të ri, për të cilin ka pasur pak njohuri, prandaj duhet të shmangemi nga sanksionet e mundshme apo nga ndëshkimet”, tha ai.

Për funksionimin e Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve është deklaruar edhe Florent Spahija nga Instituti Demokratik i Kosovës.

“Mbrojtja e Sinjalizuesve është fushë shumë e rëndësishme edhe ligji i ri aplikim ende nuk gjen, fatkeqësisht në totalin e tij, për shkak se nuk e kemi një rregullore, ku obligohen prej 6 muajve menjëherë pas miratimit ta nxjerrë Ministria e Drejtësisë, në këtë kuptim, fatkeqësia qëndron se ende institucionet tona nuk e kanë arrit ligjin me zbatu në tërësi. Ka pasur sinjalizime të kohë pas kohe, por që edhe gjykatat edhe vetë institucionet kanë hezitu t’i mbrojnë në kuptimin e ligjit të ri”, ka thënë ai për Telegrafin.

Spahija pohon se sektori privat ka shumë pak njohuri për Ligjin për Mbrojtjen e Sinjalizuesve.

“Sektori privat nuk është se ka shumë njohuri, për faktin se pjesa e sektorit privat është lënë pak më anash me ligjin, obligohet sektori privat mbi 50 persona me pas një zyrtar përgjegjës për sinjalizim, në anën tjetër ajo që shohim është së nuk ka persona të vendosur në institucion”, është shprehur ai.

Kurse, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve, Jusuf Azemi thotë se gjendja e punëtorëve në sektorin privat vazhdon të jetë e keqe. Ndërsa për Ligjin për mbrojtjen e sinjalizuesve në Kosovë, Azemi thotë se nuk beson se i njëjti do të respektohet.

“Në gjithherë kemi dhënë pasqyrën se gjendja e punëtorëve në sektorin privat është shumë e rëndë dhe me shenja të përkeqësimit , pasi që nuk kemi asnjë element që pozita e tyre do të rregullohet, përkundrazi duke u nis nga mungesa e kontratës, nga paga vogël, nga mos mbështetja në aspekt ligjor, dhe nga marrëveshja kolektive, e bëjnë të vetën që gjendja e punëtorëve të jetë më e keqja në rajon. As Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve nuk besoj se do të gjej zbatim”, theksoi Azemi.

Në anën tjetër nga Inspektorati i Punës që është përgjegjës për monitorimin e zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, thonë se për shkak të pandemisë nuk kanë arritur të ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij ligji.

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Ekrem Kastrati në një përgjigje elektronike për Telegrafin është deklaruar rreth kësaj teme.

“Ju njoftojmë se ndër tjera për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia, si dhe faktit se deri më tani nuk është hartuar një rregullore e cila do të rregullonte procedurën që duhet ndjekur deri më tani për arsyet si më lartë dhe numrit të vogël të inspektoreve, të cilit në pjesën e parë të viti 2020 edhe kanë qenë të angazhuar në mbikëqyrjen e masave antiCOVID-19 nuk kemi arritur që të ndërmarrim veprimet e nevojshme në zbatim të Ligjit Nr. 06/L-085 për mbrojtjen e Sinjalizuesve.

Përveç si më lartë në baza të informacioneve tona të marra nga punëtorit e realizuar në të cilat IP ka qenë palë pjesëmarrëse në lidhje me ketë temë, është kuptuar se ka qenë obligim i Ministrisë së Drejtësisë që të hartoj rregulloren për sinjalizuesit, mirëpo deri më tani e njëjta nuk ka miratuar rregulloren në fjalë, e cila për kundër faktit fushëveprimi i kësaj rregullore është përcaktuar të jetë për zbatim në sektorin publik, në rastin tonë ka mundur të shërbej si udhërrëfyes për krijimin dhe konkretizimin e rregullave edhe në sektorin privat”, thotë Kryeziu.

Megjithatë, Inspektorati i Punës thotë se në planin vjetor të punës për vitin 2021, kanë paraparë aktivitete për ketë temë.

Ndryshe, Ligji për mbrojtjen e sinjalizuesve përcakton rregullat për sinjalizimin, procedurën e sinjalizimit, të drejtat dhe mbrojtjen e sinjalizuesve dhe detyrimet e institucioneve publike dhe subjekteve private në lidhje me sinjalizimin.

Sinjalizues është çdo person i cili raporton ose shpalos informacione për një kërcënim ose cenim të interesit publik në kontekstin e marrëdhënies së vet të punës në sektorin publik ose privat.

Lëvizja FOL nga shkurti i vitit 2020 kishte filluar monitorimin e zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, në sektorin privat. FOL gjatë kësaj periudhe ka organizuar takime të shumta informuese me biznese të ndryshme, me Oden Ekonomike te Kosovës dhe Oden Ekonomike Amerikane.

Përveç kësaj FOL ka hartuar dokumentin “Doracak me 10 skenarë të reagimit për rastet e sinjalizimit në sektorin privat”  i cili synon të kontribuojë drejtpërsëdrejti në ndërtimin e urave dhe kanaleve të komunikimit ndërmjet institucioneve të ndryshme dhe sektorit privat.

Është hartuar Udhëzuesi për sinjalizimin në sektorin privat i cili përmban udhëzime të përgjithshme të cilat lehtësojnë kuptimin dhe përmbajtjen e Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizueseve, lidhur me sinjalizimin në sektorin privat. Ky udhëzues është modeluar për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë të punësuarave në sektorin privat, të cilët mund të sinjalizojnë veprimet apo praktikat e dyshimta në vendin e tyre të punës. Udhëzuesi gjithashtu përmban edhe një Rregullore Model e cila mund të shërbejë si udhëzues për hartimin e akteve të brendshme të sektorit privat për zbatimin e ligjit.

FOL përmes video-animacioneve të ndryshme të publikuara në televizione dhe rrjete sociale ka bërë promovimin dhe sensibilizimin e opinionit publik rreth rëndësisë së sinjalizimit dhe zbatimit të këtij ligji në praktikë.

 

Ky artikull / storie është realizuar në kuadër të projektit të Lëvizjes FOL “Sinjalizues, Ligji të mbronë”, i cili është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). /Telegrafi/.

Qeveria Hoti realizoi vetëm 42% të planit një vjeçar të punës

Prishtinë 16 mars 2021 – FOL ka bërë monitorimin e Planit Vjetor të Punës së Qeverisë së Kosovës të 15 Ministrive dhe Zyrën e Kryeministrit, të cilat në bazë të realizimit të planit tregojnë se ka pasur nivel të ulët të realizimit të aktiviteteve të cilat ishin paraparë të përfundonin për vitin 2020. Nga ky monitorim del se Plani Vjetor i Punës së Qeverisë për periudhën janar-dhjetor 2020 u realizuara vetëm 42%.

Erblin Hoxha koordinator i projektit në Lëvizjen FOL tha se ministritë të cilat arritën të realizojnë mbi 90% e planit të punës janë; Ministria e Pushtetit Lokal, Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Ministria për Kthim dhe Komunitete.

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 9 objektiva me 89 aktivitete, nga të cilat 38 kanë mbetur pa përfunduar.

Ministria për Komunitete dhe Kthim në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 4 objektiva me 12 aktivitete ku vetëm 1 ka mbetur pa përfunduar.

Ministria e Zhvillimit Rajonal në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 3 objektiva me 18 aktivitete, nga të cilat 1 ka mbetur pa përfunduar.

Ministria e Shëndetësisë në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 5 objektiva me gjithsej  29 aktivitete. Nga 29 aktivitetet e parapara 14 kanë mbetur pa përfunduar.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 2 objektiva me gjithsej 10 aktivitete. Nga to 4 kanë mbetur pa u realizuar.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 6 objektiva gjithsej 71 aktivitete. Janë 19 aktivitete kanë mbetur pa përfunduar.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 4 objektiva me gjithsej 56 aktivitete, nga të cilat 31 kanë mbetur pa përfunduar.

Ministria e Punëve të Brendshme në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 8 objektiva me gjithsej 159 aktivitete nga të cilat 72 kanë mbetur pa përfunduar.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 2 objektiva me gjithsej 20 aktivitete. Nga të 20 aktivitetet e parapara 12 kanë mbetur pa përfunduar.

Ministria e Financave në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 5 objektiva me 51 aktivitete gjatë gjithë vitit. Nga 51 aktivitetet e parapara 10 kanë mbetur pa përfunduar.

Ministria e Infrastrukturës në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 5 objektiva me gjithsej 30 aktivitete, nga të cilat 16 kanë mbetur pa përfunduar.

Zyra e Kryeministrit në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 28 objektiva me gjithsej 166 aktivitete prej të cilave ka realizuar vetëm 73 aktivitete.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës  në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 6 objektiva me 46 aktivitete, ku të papërfunduara kanë mbetur 33 aktivitete.

Ministria e Drejtësisë në kuadër të planit vjetor të punës se Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 5 objektiva. Në kuadër të këtyre 5 objektivave ishin paraparë të realizohen gjithsej 52 aktivitete, mirëpo kanë mbetur 24 aktivitete të parealizuara.

Ministria e Pushtetit Lokal në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 3 objektiva në kuadër të të cilave ishin planifikuar të realizohen 23 aktivitete. Nga 23 aktivitete vetëm 1 ka mbetur parealizuar.

Ministria e Mbrojtjes në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 4 objektiva me gjithsej 23 aktivitetet, nga të cilat 7 kanë mbetur parealizuar.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj  6 objektiva me 149 aktivitete. Fatkeqësisht përkundër insistimit tonë nuk kemi pranuar përgjigje nga zyra e sekretarit të kësaj ministrie rreth realizimit të planit të punës.

Realizimi i Planit Vjetor të Punës së Qeverisë së Kosovës për vitin 2020

Trajnim për ngritje të kapaciteteve ligjore për organizata të Shoqërisë Civile në Kosovë

Lëvizja FOL, në kuadër të projektit “Sektori i drejtësisë – i përgjegjshëm, i besueshëm dhe transparent në Kosovë – ACT-JS” hap thirrje për pjesëmarrje në trajnim për ngritje të kapaciteteve ligjore të organizatave të shoqërisë civile në Kosovë.

Qëllimi i këtij trajnimi është ngritja e kapaciteteve të pjesëmarrësve nga shoqëria civile për monitorimin e sektorit të drejtësisë, si dhe përdorimin e mekanizmave ligjorë për shtyerjen e agjendave të organizatave të tyre.

Për të qenë pjesë e këtij trajnimi, dërgoni të dhënat e juaja (Emrin Mbiemrin, Pozita dhe Organizata) në [email protected], deri më datë 26 mars, 2021 11:59.

Trajnimi do të mbahet me datë 30 mars 2021 dhe do të jetë një ditor. Për përfaqësuesit e organizatave jashtë Prishtinës, do të mbulohen shpenzimet e rrugës.

Trajnimi do të mbahet duke respektuar rekomandimet e IKSHPK-së.

Ky projekt mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan, përmes Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL).

Pasuria e (pa)ndarë – Analizë e posedimit të pasurisë nga zyrtaret politike dhe bashkëshortet e zyrtarëve politik

Prishtinë, 8 mars 2021 – Lëvizja FOL me mbështetjen e Konrad Adenauer Stiftung (KAS) ka analizuar të dhënat nga deklarimi i pasurisë së zyrtarëve publike sa i përket posedimit të pasurisë së grave zyrtare publike dhe të grave të zyrtarëve publik. Për të diskutuar për gjetjet e këtij raporti të ftuara ishin Edi Gusia, kryeshefe ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore, Zyra e Kryeministrit dhe Luljeta Demolli, Drejtore Ekzekutive, Qendra Kosovare për Studime Gjinore. Gjithashtu në linjë direkte ishte edhe Daniel Braun, drejtor i zyrës së KAS’it për Kosovë dhe Maqedoni.

Mexhide Demolli-Nimani- drejtore ekzekutive e Lëvizjes FOL tha qëllimi i këtij raporti ishte të reflektojë mbi kushtet e grave zyrtare publike si dhe gratë e zyrtarëve publikë në deklaratën e pasurisë në emër të të dy bashkëshortëve, por edhe pjesëmarrjen e gruas si pronare në trashëgiminë e dhuruar ose (individualisht) pronë e blerë. “Ky raport përfshinë deputetët e dy legjislaturave të fundit të Kuvendit, kabinetet qeveritare të qeverisë Haradinaj, Kurti dhe Hoti si dhe kryetarët e Komunave”, tha ajo.

Daniel Braun – drejtor i zyrës së KAS-it për Kosovë dhe Maqedoni tha se barazia ekonomike është shumë e rëndësishme për t’u arritur në mënyrë që gratë të jenë të barabarta pastaj në të gjitha sferat e tjera.

Alba Jakupi nga Lëvizja FOL prezantoi gjetjet e raportit ajo tha se:

  • Në Qeverinë Hoti, vetëm 36% e ministrave kanë pasuri në emër të bashkëshortes, ndërsa 18.5% e zëvendësministrave kanë pasuri në emër të bashkëshortes: Kjo qeveri ka pasur 3 ministre gra, dy nga te cilat kanë pasuri në emër të tyre ndërsa një nuk ka.
  • Në Qeverinë Kurti, 85% e ish ministrave kanë pasuri në emër të bashkëshortes; 50% e zëvendësministrave kanë pasuri në emër të bashkëshortes. Në këtë qeveri, 50% e ministreve gra kanë pasuri të tyre, ndërsa vetëm 33% e zëvendësministreve kanë pasuri të tyren.
  • Në Qeverinë Haradinaj, vetëm 25% e ish ministrave kanë pasuri në emër të bashkëshortes; ndërsa 50% e ish zëvendësministrave kanë pasuri në emër të bashkëshortes. Kjo qeveri ka pasur vetëm një ministre grua, e cila ka pasur pasuri në emër të saj, tha Jakupi.

Edi Gusia, drejtoreshë e Agjencisë Për Barazi Gjinore në zyrën e kryeministrit, ka thënë se pavarësisht që Ligji për familjen e njeh pronën e krijuar pas martesës si pronë që ju përket të dy bashkëshorteve, fatkeqësisht ende nuk janë vetëdijesua që të regjistrojnë në emër të të dy bashkëshortëve. “Më vjen mirë që 55% e kryetarëve të komunave kanë të regjistruar pasuri në emër të bashkëshorteve edhe pse asnjë grua nuk udhëheq në nivelin komunal”, tha Gusia.

Ndërkaq, Luljeta Demolli – drejtoreshë në Qendrën Kosovare për Studime Gjinore, ka thënë se në Kosovë nuk është e kënaqshme ndarja e trashëgimisë dhe siç thotë ajo, kjo tregon se ka ende mbetje të patriarkatit në familje dhe institucione. “Ndarja e pasurisë është ndarje e pushtetit prandaj mund të shihet se në Kosovë ky pushtet nuk ju takon të dy gjinive njësoj”, tha ajo.

Pasuria e (pa)ndare

Thirrje për Çmimin: “FOL për prokurim”

Lëvizja FOL me mbështetjen e USAID Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse hap thirrjen për aplikim për Çmimin “FOL për prokurim”.

Monitorimi i prokurimit publik nga gazetarët në mënyrë direkte apo indirekte do të shtyjë institucionet përkatëse të rishikojnë metodat e tyre të punës në mënyrë që të jenë më transparente dhe të përgjegjshme në shpenzimin e parasë publike.

Andaj, për të inkurajuar gazetarinë hulumtuese në fushën e prokurimit publik, FOL do të ndaj tre çmime për artikujt e botuar nga gazetarë hulumtues në këtë fushë, të cilët kanë paraqitur parregullsi dhe keqpërdorime përmes procedurave të prokurimit publik. Çmimi i parë do të jetë 500 euro, i dyti 300 euro, dhe i treti do të jetë 200 euro.

Kush mund të aplikojë?

Gazetarët/et që veprojnë në Kosovë dhe punojnë si të pavarur (freelancer) apo janë të punësuar nga mediat e regjistruara në Kosovë.

– Artikujt duhet të jenë të publikuar për të gjitha format e gazetarisë (shtyp, në internet, radio dhe TV) të transmetuara në mediat e Kosovës në gjuhën zyrtare.

– Artikujt/storiet e dorëzuara për aplikim duhet të jenë të publikuara gjatë vitit kalendarik 1 janar – 31 dhjetor 2020.

Procedura e aplikimit/nominimit:

– Aplikoni duke dërguar artikullin, linkun e publikimit dhe një bio të shkurtër në email-in: [email protected] dhe shkruaj në subjekt “Aplikim/nominim për çmimin FOL për prokurim”,

Afati për aplikim:

– Afati i dorëzimit të aplikimit është 26.03.2021.

Vlerësimi:

Juria e Çmimit “FOL për Prokurim” do të përbëhet nga ekspertë të medias dhe njohës të fushës së prokurimit publik.

Letër mbështetëse për aktivisten Shpresa Loshaj

Shoqëria Civile: Kelkos ta tërheq padinë ndaj aktivistes Shpresa Loshaj

Deçan, 2 mars 2021 – Koalicioni ad-hoc i organizatave të shoqërisë civile kanë mbajtur sot konferencë për media, me ç’rast është bërë dorëzimi i përgjigjes në padinë e ngritur nga kompania Kelkos ndaj aktivistes Shpresa Loshaj.

Adem Lushaj, aktivist nga Deçani lexoi një deklaratë të dërguar nga Shpresa Loshaj e cila thotë: “Kjo padi agresive ndaj meje po tregon qartë se Kelkosi ka shumë çka për të fshehur dhe mbuluar, për këtë edhe po lëshohen në masa ektreme. Po më padisin për fakte që ne si Deçanas i kemi para sysh qe gati 10 vjet, por edhe janë të dokumentuara nga institucionet publike, Avokati i Popullit dhe shoqëria civile. Por sa shumë qe po mundohen të mbulojnë evidencën dërrmuese për krimet e tyre mbi Grykë të Deçanit, aq më shumë janë duke rrëshqitur më poshtë. Më paditën mua se ndoshta menduan se do të jem vetëm, por ne ju dëshmuam ndryshe. Faleminderojë dhjetra, mijëra qytetarë nga Kosova dhe diaspora për mesazhe mbështetëse, ofrim të ndihmës profesionale, finaciare dhe çdo gjë të mundur vetëm që të mbrohemi nga Kelkosi. Dua të ju siguroj se tentimet e tyre të na heshtin nuk na trembin syrin, por vetëm sa na e kanë forcu vendosshmërine, dhe na kanë bashkuar edhe më shumë në mbrojtje të vendit dhe demokracisë tonë, e ne nuk do te ndalemi #DERINEFUND!”.

Ndërkaq, avokatja Rina Kika tha se Kelkos ka paditur aktivisten mjedisore Shpresa Loshaj dhe ka kërkuar nga ajo që t’ia paguajë (1) dëmshpërblimin 100,000 euro për dëmtim të reputacionit ; (2) të kërkojë falje  publikisht për deklaratat e dhëna dhe 3) të përmbahet në të ardhmen nga deklarata të tilla. Kelkos pretendon mes tjerash se Shpresa pa u bazuar në asnjë fakt, ka deklaruar publikisht (1) se Kelkos ka prodhuar rrymë me vite pa leje mjedisore dhe (2) se Kelkos ka degraduar mjedisin në Grykën e Deçanit. Të gjitha dekaratat e Shpresës janë të mbështetura në fakte dhe janë të mbrojtura me lirinë e shprehjes që mbrohet me nenin 40 të Kushtetutës sonë. ”Deklarata e Shpresës se Kelkos ka prodhuar rrymë me vite pa leje mjedisore e pa licencë mbështetet në Raportin e monitorimit të ndërmarrjes Kelkos Sh.p.k. të datës 14 dhjetor 2016, të cilin e ka nxjerrë ZRRE. Në këtë raport konstatohet se në mungesë të lejes mjedisore ZRRE nuk i ka lëshuar licencë për operim dhe se pavarësisht kësaj Kelkos ka vazhduar me operimin e HC Deçani dhe HC Belaje, pa licencë dhe pa leje mjedisore. Në Raportin vjetor 2018, ZRRE konstaton sërish se nga data 1 prill 2016 Kelkos ka vazhduar operimin komercial pa licencë e pa leje mjedisore. Prandaj deklaratat e Shpresës se Kelkos ka prodhuar rrymë me vite pa leje mjedisore janë deklarata të bazuara në fakte dhe mbrohen me lirinë e shprehjes”, tha Kika, duke shtuar se Shpresa ka shfrytëzuar të drejtën e saj kushtetuese për tu shprehur lirshëm për një çështje me interes publik siç është mbrojtja e mjedisit dhe ujërave andaj ne sot e kemi dorëzuar përgjigjen në padi dhe kemi kërkuar që Gjykata në Deçan ta refuzoj padinë si të pabazuar.
Mexhide Demolli-Nimani tha se është hera e dytë që ne si shoqëri civile gjendemi para kësaj ndërtese të gjykatës në Deçan, për të përkrahur aktivistët e paditur me padi SLAPP e fatkeqsisht padia vjen nga e njëjta kompani, vetëm ndryshojnë emrat e aktivistëve dhe shifrat e kërkuara si dëmshpërblim. “Unë sot përfaqësoj këtu zërin e mbi 75 OJQ-ve dhe aktivistëve dhjetëra organizatave të shoqërisë civile të cilat i japin mbështetje Shpresës në këtë rast, sikurse edhe Adriatikut vitin e kaluar. “Përveç që i japim mbështetje Shpresës, gjithashtu shprehim shqetësimin tonë për trendin e përdorimit të padive SLAPP ndaj aktivistëve dhe gazetarëve. Ne konsiderojmë se paditë SLAPP nëse do të jenë të suksesshme në Gjykatë do të përbënin një kërcënim të demokracisë dhe të drejtës së lirisë së shprehjes”.  Shoqëria Civile do ti përcjell dhe mbështes edhe me tutje rastet e tilla dhe do të vazhdojmë të punojnë në luftimin e padive SLAPP.

 

Publikimi i Aktgjykimeve Janar-Dhjetor 2020

Publikimi i aktgjykimeve vazhdon edhe gjatë vitit 2021, të udhëhequr nga Gjykata Themelore e Prishtinës

Prishtinë, 11 shkurt 2021 – Lëvizja FOL ka vazhduar të monitorojë publikimin e aktgjykimeve nga të gjitha gjykatat e Kosovës. Gjatë monitorimit të aktgjykimeve të publikuara në ueb faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për janar 2021, janë publikuar 1628 aktgjykime. FOL gjithashtu ka monitoruar gjyqtarët me më shumë vendime të publikuara për secilën gjykatë.

Gjatë muajit janar, gjykata me më së shumti aktgjykime të publikuara është Gjykata Themelore e Prishtinës, e cila ka publikuar gjithsej 342 aktgjykime. Kjo gjykatë (së bashku me degët në Lipjan, Podujevë, Gllogovc, Graçanicë) ka publikuar 135 lëndë civile, 163 penale, 5 ekonomike dhe 39 administrative. Ndërkaq, sa i përket gjyqtarëve me më së shumti aktgjykime të publikuara në Gjykatën Themelore të Prishtinës janë: Avdirrahman Gashi (27 aktgjykime), Shefshet Baleci (26 aktgjykime), Selman Salihi (22 aktgjykime), Fisnik Nuli (20 aktgjykime), Hidajete Gashi (19). gjykimet).

Gjykata Themelore e Mitrovicës (së bashku me degët e saj në Skënderaj, Vushtrri, Zubin Potok, Leposaviq) ka publikuar gjithsej 165 aktgjykime: 57 lëndë civile dhe 108 lëndë penale. Gjyqtarët me më shumë aktgjykime të publikuara janë: Rrahman Beqiri (36 aktgjykime), Sladjana Gabic (22 aktgjykime), Agron Maxhuni (22 aktgjykime), Gëzim Ademi (21 aktgjykime), Naim Meholli (19 aktgjykime).

Gjykata Supreme (duke përfshirë Dhomën e Posaçme dhe Kolegjin e Apelit) ka nxjerrë gjithsej 131 aktgjykime. Nga këto, 94 janë civile, 14 penale, 1 ekonomike dhe 22 administrative.

Pesë gjyqtarët me më shumë aktgjykime të publikuara janë: Teuta Ibrahimi (35 aktgjykime), Sabri Halili (20 aktgjykime), Hasim Sogojeva (18 aktgjykime), Hajrie Shala (16 aktgjykime), Jelena Krivokapic (7 aktgjykime).

Gjykata e Apelit (së bashku me Divizionin e Apelit në Mitrovicë) ka nxjerrë gjithsej 91 aktgjykime: 82 civile, 9 penale dhe asnjë lëndë ekonomike apo administrative.

Gjyqtarët që kanë publikuar më së shumti aktgjykime në këtë gjykatë janë: Makifete Saliuka (20 aktgjykime), Valon Totaj (16 aktgjykime), Kujtim Pasuli (12 aktgjykime), Gëzim Llulluni (11 aktgjykime), Nora Bllaca-Dula (9 aktgjykime).

Gjykata Themelore e Ferizajt (së bashku me degën Kaçanik dhe ërtrpcë) ka publikuar gjithsej 148 aktgjykime: 39 lëndë civile dhe 109 lëndë penale.

Pesë gjyqtarët me më shumë aktgjykime të publikuara ishin: Adem Shabani (14 aktgjykime), Fitore Daci (14 aktgjykime), Shabi Idrizi (14 aktgjykime), Zajrete Muhaxhiri (13 aktgjykime), Imri Sejda (12 aktgjykime).

Gjykata Themelore e Gjakovës (së bashku me degët Malishevë dhe Rahovec) ka publikuar gjithsej 205 aktgjykime: 61 lëndë civile dhe 144 lëndë penale.

Pesë gjyqtarët me më shumë aktgjykime të publikuara ishin: Mizahir Shabani (21 aktgjykime), Diana Sina (20 aktgjykime), Ilirjana Hoti (20 aktgjykime), Malsor Kryeziu (20 aktgjykime), Drilon Haraçia (19 aktgjykime).

Gjykata Themelore e Gjilanit (së bashku me degët Viti, Kamenicë dhe Novobërdë) ka publikuar gjithsej 124 aktgjykime: 74 lëndë civile dhe 50 lëndë penale.

Në Gjykatën Themelore të Gjilanit pesë gjyqtarët me më së shumti aktgjykime janë: Rilind Sermaxhaj (18 aktgjykime), Florije Qerimi (15 aktgjykime), Mirvete Alidemi (13 aktgjykime), Gazmend Ajvazi (11 aktgjykime), Sadri Krasniqi (10 aktgjykime). .

Gjykata Themelore e Prizrenit (së bashku me degën Dragash dhe Suharekë) ka publikuar gjithsej 120 aktgjykime: 11 lëndë civile dhe 109 lëndë penale.

Gjyqtarët me më shumë aktgjykime të publikuara janë: Qemail Suka (20 aktgjykime), Shpresa Emra (15 aktgjykime), Refik Piraj (11 aktgjykime), Sebahate Kurteshi (10 aktgjykime), Arjeta Gashi (10 aktgjykime).

Gjykata Themelore e Pejës (së bashku me degën Klinë dhe Istog) ka publikuar gjithsej 302 aktgjykime: 80 lëndë civile dhe 222 lëndë penale.

Gjyqtarët me më shumë vendime të publikuara janë: Violeta Husaj Rugova (37 gjykime), Arben Mustafaj (24 gjykime), Sulltan Dobraj (22 gjykime), Murat Hulaj (22 gjykime), Sami Sharaxhiu (22 gjykime).