Komunat nuk zbatojnë Udhëzimin Administrativ të MAPL-së nr.022019
Ky aktivitet është mbështetur nga Rockefeller Brothers Fund.
Ky aktivitet është mbështetur nga Rockefeller Brothers Fund.
Prishtinë, 22 shkurt 2022 – Lëvizja FOL, me mbështetjen e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), ka publikuar raportin “Shkarkimi i paligjshëm i të punësuarve në sektorin publik – pasojat në buxhetin e shtetit”, ku ka trajtuar në përgjithësi problematikën e largimeve të paligjshme nga marrëdhënia e punës në sektorin publik, si dhe koston e buxhetit të shtetit si pasojë e këtyre largimeve.
Qëllimi kryesor i raportit është tërheqja e vëmendjes së institucioneve përgjegjëse për impaktin dhe pasojat në buxhetin e shtetit me rastin e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës të të punësuarve në sektorin publik, kur të njëjtat bëhen duke mos i respektuar dispozitat e legjislacionit në fuqi.
Albana Hasani, nga Lëvizja FOL, tha se në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës gjatë vitit 2019 – tetor 2021 janë parashtruar gjithsej 128 ankesa nga shërbyesit civil ndaj vendimeve për ndërprerje të marrëdhënieve të punës te institucioneve shtetërore. 69 prej këtyre ankesave ishin parashtruar ndaj vendimeve të administratës qendrore (përkatësisht 54 %), ndërsa pjesa tjetër prej 54 ankesash, (apo 46 % ) ndaj vendimeve të administratës lokale.
“Sa i përket vendimeve të Këshillit, duhet të theksohet se prej datës 21 janar 2019 deri në tetor të vitit 2020, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës ka qenë jofunksional, andaj gjatë kësaj periudhe nuk ka qenë e mundur marrja e ndonjë vendimi në lidhje me kërkesat e parashtruara. Mosfunksionimi i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për gati dy vite ka shkaktuar vështirësi në mbrojtjen e të drejtave të shërbyesve civil të Kosovës, për shkak të pamundësisë së marrjes së vendimeve në njërën anë, dhe grumbullimit të numrit të madh të lëndëve, në anën tjetër”, tha Hasani.
Sipas Hasanit, nga tetori i vitit 2020 deri në tetor te vitit 2021, Këshilli ka vendosur për 40 ankesa për ndërprerje të marrëdhënies së punës, prej të cilave 11 janë aprovuar, 3 janë hedhur poshtë, 22 janë refuzuar, 3 janë shpallur jo kompetente dhe 1 është kthyer në rishqyrtim.
Hasani ka theksuar se gjatë periudhës janar – tetor 2021, nga Gjykatat e Republikës së Kosovës janë sjellë gjithsej 178 vendime për konteste pune, në rastet ku palë ishin institucionet shtetërore të përfaqësuara nga Avokatura Shtetërore. Nga të gjitha këto konteste, 109 konteste janë humbur nga institucionet shtetërore, 44 konteste janë fituar, 9 janë aprovuar pjesërisht, 5 janë kthyer në rigjykim, 3 në rivendosje dhe për 1 rast padia është hedhur për shkak të jo kompetencës.
Sa i përket kostos se këtyre vendimeve, sipas Hasanit, shuma e humbur nga buxheti i shtetit në lidhje me vendimet gjyqësore për ndërprerje të marrëdhënies së punës të sjella gjatë periudhës janar – tetor 2021 ne institucione publike, tejkalonte shumën 300 mijë euro.
“Pra, kjo nënkupton se më shumë se 300 mijë euro i kanë kushtuar buxhetit të Kosovës shkarkimet e paligjshme nga puna në institucionet publike, si dhe vendimet e tjera në lidhje me punën në këto institucione”, ka përfunduar Hasani.
Në fund, në lidhje me të gjeturat e këtij raporti, Lëvizja FOL ka dhënë këto rekomandime:
Prishtinë, 18 shkurt 2022 – Lëvizja FOL në bashkëpunim me Debate Center, kanë vazhduar me monitorimin e aktgjykimeve edhe për vitin 2022.
Gjatë muajit janar 2022, Gjykatat e Kosovës kanë publikuar 2168 aktgjykime. Gjykata Themelore e Prishtinës si dhe e Gjykata e Apelit janë gjykatat me më së shumti aktgjykime të publikuara.
Ky projekt mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan, përmes Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Sundim të Ligjit (INL).
Lëvizja FOL me mbështetjen e Open Contracting Partnership hap thirrjen për aplikim për Çmimin “FOL për prokurim”.
Monitorimi i prokurimit publik nga gazetarët në mënyrë direkte apo indirekte do të shtyjë institucionet përkatëse të rishikojnë metodat e tyre të punës në mënyrë që të jenë më transparente dhe të përgjegjshme në shpenzimin e parasë publike.
Andaj, për të inkurajuar gazetarinë hulumtuese në fushën e prokurimit publik, FOL do të ndaj tre çmime për artikujt e botuar nga gazetarë hulumtues në këtë fushë, të cilët kanë paraqitur parregullsi dhe keqpërdorime përmes procedurave të prokurimit publik. Çmimi i parë do të jetë 500 euro, i dyti 300 euro, dhe i treti do të jetë 200 euro.
Kush mund të aplikojë?
Gazetarët/et që veprojnë në Kosovë dhe punojnë si të pavarur (freelancer) apo janë të punësuar nga mediat e regjistruara në Kosovë.
Procedura e aplikimit/nominimit:
Afati për aplikim: Afati i dorëzimit të aplikimit është 25.02.2022.
Vlerësimi: Juria e Çmimit “FOL për Prokurim” do të përbëhet nga ekspertë të medias dhe njohës të fushës së prokurimit publik.
Prishtinë, 31 janar 2022 – Lëvizja FOL ka vazhduar serinë e debateve FOL Hapur me Ministra/e të Kosovës, ku e ftuara e radhës ishte Zëvendës Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës znj. Liza Gashi.
Temë diskutimi ishte realizimi i Planit të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, prioritetet si dhe sfidat të cilat me të cilat po ballafaqohet kjo ministri.
Ky diskutim realizohet me mbështetjen e programit MATRA të Ambasadës Holandeze në Kosovë dhe zbatohet në bashkëpunim me PIPS.
Prishtinë, 28 janar 2022 – Lëvizja FOL në bashkëpunim me PIPS dhe me mbështetjen e Ambasadës e Mbretërisë së Holandës në Kosovë ka organizuar sot konferencën një ditore me temën “Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së: Sfidat në Drejtësi, Administratë Publike dhe Integrime Evropiane”.
Mexhide Demolli Nimani – drejtoreshë ekzekutive e Lëvizjes FOL tha se qëllimi i konferencës ishte reflektimi mbi përpjekjet e bëra nga Kosova për zbatimin e drejtë të reformave në drejtësi, administratë publike dhe integrim në Bashkimin Evropian.
Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo në fjalën e saj të rastit tha se këto lloje të takimeve na ndihmojnë që të kuptojmë më mirë për atë që po ndodh dhe janë të mirëseardhura. “Integrimi në BE në esencë do të thotë, të japësh për qytetarët e Kosovës, kryerja e reformave, miratimi i legjislacionit dhe zbatimi i të dyjave, është mënyra për ta arritur këtë. Është e rëndësishme që forcat të bashkohen për të afruar Kosovën më afër BE-së, më afër integrimeve evropiane dhe kjo bëhet duke bërë reforma dhe duke adaptuar legjislacionin me BE-në. Ende ka sfida të shumta dhe Holanda do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën me ekspertizë që të vazhdojë përpara”, tha Ambasadorja Lobbezoo.
Penalistë në sesionin e parë me të cilët u diskutua rrugëtimi i Kosovës dhe reforma në sistemin e drejtësisë ishin:
Ndërkaq, në sesionin e dytë u diskutuar për sfidat në Reformën e Administratës Publike. Funksionimi i mirëfilltë i administratës publike është një nga sfidat kryesore për qeverisjen demokratike dhe krijimin e besimit të qytetarëve në institucionet shtetërore. Administrata publike e Kosovës ballafaqohet me sfida serioze siç janë politizimi në proceset e emërimit, stafi i tej ngarkuar nëpër institucione dhe përpjekjet për përfshirje politike në rekrutimet e shërbimit civil të lartë. Në kuadër të këtij sesioni panelist ishin:
Në Sesionin e tretë të konferencës së sotme u diskutua për “Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së: Integrimi në BE”.
Kosova në aspektin politik dhe ekonomik vazhdon të qëndrojë mbrapa sa i përket kritereve për integrim në BE pavarësisht se në përafrim të legjislacionit ka bërë hapa të mirë. Rrugëtimi i Kosovës në BE ka filluar me nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, dhe më tutje është zgjeruar në mekanizma tjerë si ERA I dhe ERA II. Në këtë panel u nda përvoja e shteteve të anëtarësuara së fundmi në BE duke e parë si kanë vepruar ata në avancimin e një procesi të tillë të integrimit dhe se ku duhet të fokusohen institucionet e Kosovës për të vendosur Kosovën në një pozitë më të favorshme në raport me integrimin në Bashkimin Evropian.
Për të diskutuar për këtë temë panelistë ishin:
Prishtinë, 26 janar 2022 – FOL ka bërë monitorimin e realizimit të aktivitetve të cilat ishin paraparë të përfundonin në periudhën në vitin 2021 gjegjësisht periudhën mars- dhjetor 2021 sipas Planit Strategjik dhe Operacional të Qeverisë së Kosovës -15 Ministrive dhe Zyra e Kryeministrit.
Erblin Hoxha nga Lëvizja FOL tha se “nga 764 aktivitete të parapara për këtë periudhë kohore, janë realizuar 428 aktivitete, ndërkaq 336 kanë mbetur pa u realizuar”.
Hoxha theksoi se, Qeveria e Kosovës ka realizuar 56 % të Planit Strategjik dhe Operacional për vitin 2021.
Gjatë këtij takimi u diskutua me akteret kryesorë të ministrive përkatëse për sfidat me të cilat përballen ata për realizimin e këtij plani.
Më shumë detaje rreth perfomancës së Zyrës së Kryeministrit dhe secilës nga ministritë i gjeni në vazhdim;
Zyra e Kryeministrit – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 77 aktivitete prej të cilave ka realizuar 40 nga këto aktivitete.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 71 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 35 nga këto aktivitete.
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 76 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 22 nga këto aktivitete.
Ministria e Drejtësisë – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 59 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 40 nga këto aktivitete.
Ministria e Zhvillimit Rajonal – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 35 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 33 nga këto aktivitete.
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 37 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 20 nga këto aktivitete.
Ministria e Ekonomisë – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 27 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 14 nga këto aktivitete.
Ministria e Mbrojtjes – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 57 aktivitete, prej të cilave i ka realizuar 50 nga këto aktivitete.
Ministria e Punëve të Brendshme – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 98 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 64 nga këto aktivitete.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 42 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 22 nga këto aktivitete.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 11 aktivitete, prej të cilave ka realizuar të gjitha aktivitetet.
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 52 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 19 nga këto aktivitete.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 31 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 21 nga këto aktivitete.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 37 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 12 nga këto aktivitete.
Ministria e Shëndetësisë – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 43 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 20 nga këto aktivitete.
Ministria për Kthim dhe Komunitete – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 11 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 5 nga këto aktivitete.
Ju lutem, gjeni të bashkangjitur linkun e publikimit të raportit me detaje për secilën ministri; https://bit.ly/3H8GËcf
Prishtinë, 21 janar 2022 – Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve FOL Hapur me Ministra/e të Kosovës, ku sot i ftuar ishte zëvendës Ministri i Mbrojtjes z. Shemsi Syla.
Temë diskutimi do të jetë realizimi i Planit të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, prioritetet si dhe sfidat të cilat me të cilat është ballafaquar ministria e Mbrojtjes gjatë vitit 2021.
Ky diskutim realizohet me mbështetjen e programit MATRA të Ambasadës Holandeze në Kosovë dhe zbatohet në bashkëpunim me PIPS.
Prishtinë, 19 janar 2022 – Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve FOL Hapur me Ministra/e të Kosovës, ku sot e ftuar ishte Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë znj. Rozeta Hajdari.
Temë diskutimi ishte realizimi i Planit të Punës së Qeverisë për vitin 2021, prioritetet si dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet kjo ministri.
Ky diskutim u realizua me mbështetjen e programit MATRA të Ambasadës Holandeze në Kosovë dhe zbatohet në bashkëpunim me PIPS.
Prishtinë, 18 janar 2022 – Lëvizja FOL në bashkëpunim me Debate Center, kanë vazhduar me monitorimin e aktgjykimeve edhe për muajin dhjetor 2021.
Gjatë muajit dhjetor 2021, Gjykatat e Kosovës kanë publikuar 3874 aktgjykime. Gjykata Themelore e Prishtinës si dhe e Gjykata e Apelit janë gjykatat me më së shumti aktgjykime të publikuara.
Ky projekt mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan, përmes Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL).
A jeni i ri apo e re nga komuniteti Rom, Ashkali dhe Egjiptian? A po kërkoni mundësi për të fituar njohuri dhe aftësi praktike që do t’ju ndihmojnë të përparoni në shoqëri, të vizitoni institucionet publike, por njëkohësisht edhe të shoqëroheni? Lëvizja FOL ju prezanton programin e Shkollës për Përfshirjen Sociale, për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë.
Ju ftojmë të aplikoni për të qenë pjesë e Shkollës për Përfshirjen Sociale, duke plotësuar formën më poshtë:
https://docs.google.com/…/1R59C9GAy9ElQVsXXeuTDlmTSnRz…/
Inkurajohet aplikimi për të rinjtë dhe të rejat të cilët vijnë nga qyteti i Pejës, Gjakovës, Prizrenit, Ferizajit dhe Fushë Kosovës. Të gjitha shpenzimet e Shkollës mbulohen nga FOL.
Kush: Të rinjtë dhe të rejat e komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian.
Mosha: 14 deri 18 vjeç.
Kur: Shkolla do të mbahet gjatë muajit Shkurt 2022, dhe do të zgjas 5 ditë.
Afati i fundit për aplikim: 1 Shkurt, 2022. 11:59.
Për çdo pyetje apo paqartësi, na shkruani në [email protected]
FOL dhe Debate Center hapin thirrje për tre (3) praktikantë, studentë të fakultetit Juridik apo të shkencave tjera (Gazetari, Shkenca Politike, Sociologji, Teknologji dhe të ngjajshme) të nivelit Bachelor dhe Master.
Programi i praktikës është me pagesë dhe zgjat 4 muaj – 30 orë pune në javë, duke filluar nga data 1 shkurt 2022. Nëpërmjet këtij programi, praktikantët do të kenë mundësi të fitojnë njohuri të ndryshme në sektorin e drejtësisë si dhe në fushën e debatit, dhe poashtu të ndihmojnë në punët e përditshme të organizatave.
Për të aplikuar, ju lutemi dërgojeni CV-në tuaj në [email protected] si dhe plotësojeni formën e aplikimit në këtë link:
Konkursi është i hapur deri me datë 17 janar 2022 në ora 11:00.
Kandidatët e listës së ngushtë do të kontaktohen për intervista.
Ky program realizohet nga Lëvizja FOL në bashkëpunim me Debate Center mbështetur nga nga Departamenti i Shtetit Amerikan, përmes Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL).
Prishtinë, 22 dhjetor 2021 – Lëvizja FOL edhe këtë vit ka ndarë Çmimin për Guxim Qytetar për vitin 2021, i cili në këtë vit iu nda z. Arsim Halili.
Mexhide Demolli-Nimani, drejtoreshë e Lëvizjes FOL tha se është viti i 13-të që FOL ndan këtë çmim në shenjë vlerësimi për personalitetet më të angazhuara në mbrojtjen e interesit publik dhe të drejtave të njeriut të vendit tonë. “Arsimi dhe banorët e tjerë të lagjes Lakrishtë janë shembull për qytetarët e tjerë sepse me tërë angazhimin e tyre, ata jo vetëm që arritën të ndalin rrënimin pa kontroll të mbetjeve të azbestit kancerogjen, por falë angazhimit të tyre dolën në pah edhe shumë parregullsi në tërë këtë proces”, tha ajo.
Kushtrim Palushi, anëtar i Bordit Këshillëdhënës të Lëvizjes FOL tha se aktivizmi i treguar nga Arsimi duhet të jetë shembull dhe inkurajim për qytetarët që të mos heshtin përballë dukurive negative me të cilat ata ballafaqohen në komunitetin ku jetojnë.
Ndërsa në anën tjetër, Arsim Halili fitues i Çmimit për Guxim Qytetar tha se ngritja e zërit ndaj fenomeneve që cenojnë qytetarët duhet të bëhet e zakonshme për secilin. Ai falënderoi banorët e lagjes Lakrishtë dhe familjen për mbështetjen që i kanë dhënë për të shtyrë përpara këtë reagim i cili solli pezullimin e punimeve të cilat rrezikonin shëndetin e banorëve dhe nxori në pah një varg parregullsish e keqpërdorimesh institucionale nga Komunës së Prishtinës dhe Ndërmarrjes Publike Banesore.
Më shumë rreth rrënimit të kulmit me azbest!
Banorët e lagjes Lakrishtë, në fillim të tetorit, kanë ngritur alarmin pasi, në lagjen e tyre me shpejtësi dhe pa paralajmërim, kishin filluar të shkatërroheshin pa kontroll, me ekskavator, objekte të vjetra me tjegulla të azbestit kancerogjen, në kuadër të realizimit të një projekti afaristo-banesor bashkëinvestim mes Ndërmarrjes Publike Banesore që është nën menaxhimin e Komunës së Prishtinës dhe të një bashkëinvestitori privat.
Të shqetësuar për shëndetin e tyre dhe të habitur me atë që po ndodhte, banorët përmes videove dhe fotove nga vendi i ngjarjes, i kanë njoftuar institucionet dhe kanë kërkuar ndalimin e punimeve.
Pas ngritjes së këtij alarmi, si pasojë e këtyre veprimeve të sanksionuara me ligj, punimet janë ndërprerë nga Inspektorati i Policisë së Mjedisit dhe Policia e Kosovës ndërsa, me qëllim të vlerësimit mjedisor, është pezulluar për dy ditë mësimi në Gjimnazin “Xhevdet Doda” që gjendet në këtë lokacion. Më vonë një laborator gjerman konstatoi se mostrat e azbestit të shkatërruar i përkasin shkallës së tretë të mbetjeve kancerogjene me rrezikshmëri të lartë kontaminimi.
Banorët i kanë denoncuar këto zhvillime përmes rrjeteve sociale, kanë organizuar protestë me qëllim të sensibilizimit të opinionit teksa kanë kërkuar takim urgjent me ministrin e Mjedisit, të cilin e kanë sinjalizuar se në këtë projekt kishte pasur parregullsi që prej fazës fillestare të ndarjes së parcelave kadastrale.
Denoncimi i skandalit të shkatërrimit të azbestit ishte momenti vendimtar, që nxori në pah një varg parregullsish dhe shkeljesh ligjore lidhur me këtë projekt ku ishin të përfshirë kryesisht Ndërmarrja Publike Banesore dhe Komuna e Prishtinës, e cila i kishte lëshuar lejet.
Shkeljet u ekspozuan në mënyrë sistematike, fillimisht përmes një konferencë të jashtëzakonshme të ministrit të mjedisit edhe më pas nga njëri prej banorëve të lagjes përmes rrjetit social Facebook pas një procesi hulumtues dhe kërkesave për qasje në dokumente zyrtare.
Lidhur me projektin nuk kishte pasur transparencë dhe debat publik paraprak me qytetarë ndërsa realizimi i tij praktik kishte nisur në kohë fushate zgjedhore dhe në përfundim të mandatit të qeverisjes komunale.
Shkeljet e ekspozuara bënë që brenda një kohe të shkurt Policia të njoftonte për fillimin zyrtar të hetimit lidhur me këtë projekt që është një prej investimeve më të mëdha ndërtimore që janë bërë në komunën e Prishtinës nga një investitor privat, i cili pritet të ketë një vlerë prej 120 milionë euro.
Aktualisht procesi është pezulluar.
Pas ekspozimit të shkeljeve të bëra në këtë projekt bordi i NPB-së ka marrë vendim për të shkarkuar drejtorin e NPB-së, por vendimi për shkarkim nuk kishte arritur të protokolohej për tri ditë. Kjo kohë u shfrytëzua nga aksionarët politikë nga Komuna e Prishtinës që të shkarkojnë bordin, duke e lënë në punë kryeshefin që të shtyjë përpara projektin ndërtimor. Dy aksionarët e ndërmarrjes, i kanë zëvendësuar anëtarët e shkarkuar të bordit me katër persona të tjerë, pa konkurs publik.
Deri më tash, Komuna e Prishtinës ka shfuqizuar Lejen e rrënimit që ia kishte lëshuar ndërmarrjes Publike Banesore duke konstatuar se në Elaboratin e dorëzuar nga NPB-ja gjatë aplikimit për leje nuk është cekur askund se në ndërtesat e vjetra janë të mbuluara me lesonit me dyshim përmbajtje azbesti të cilat duket të kenë trajtim të veçantë sipas legjislacionit në fuqi.
Poashtu me kërkesë të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Komuna e Prishtinës përkatësisht drejtoria e Kadastrit ka pezulluar ndyshimet kadastrale që i kishte bërë kundërligjshëm me rastin e përcaktimit të kufirit mes pronës së NPB-së dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit, pa pëlqimin e kësaj të fundit.
Ky aktivitet u mbështet nga Rockfeller Brothers Fund.
Prishtinë, 21 dhjetor 2021 – Lëvizja FOL me datën 24 nëntor i ishte drejtuar me kërkesë për sqarime Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku kishte kërkuar bazën ligjore për diskualifikimin e një prej kandidatëve nga procesi i rekrutimit për zgjedhjen e drejtorit të Agjencisë kundër Korrupsion. Mirëpo, kanë kaluar afër një muaj nga dërgimi i kërkesës, ndërsa Lëvizja FOL nuk ka pranuar asnjë përgjigjje në lidhje me arsyet e diskualifikimit të kandidates në fjalë.
Kjo kërkesë ishte parashtruar për shkak se, sipas certifikatës së lëshuar nga gjykata, figuron se ndaj të njëjtës është duke u zhvilluar procedura penale, por e njëjta nuk është e dënuar për ndonjë vepër penale me vendim të formës së prerë. Rrjedhimisht, sipas nenit 8 të Ligjit për Agjencinë Kundër Korrupsion, ku përcaktohen kriteret që duhet të përmbushen për tu përzgjedhur drejtori i këtij institucioni, njëra prej këtyre kritereve është që të mos ketë qenë i/e dënuar për vepër penale (ndërsa si kriter nuk përcaktohet që ndaj kandidatit/es të mos jetë duke u zhvilluar procedura penale).
Në qoftë se diskualifikimi i kandidates nuk mbështetet në ndonjë bazë tjetër ligjore, atëherë konsiderojmë se me diskualifikimin e kandidates në fjalë është cenuar parimi i prezumimit të pafajësisë dhe është paragjykuar integriteti i kandidates, përderisa nuk ekziston ndonjë vendim i formës së prerë nga gjykatat e Republikës së Kosovës.
FOL po ashtu ka ndjekur rrugën ligjore për mos dhënien e informatës së kërkuar nga Kuvendi, duke iu drejtuar Agjencisë për Informim dhe Privatësi.
Prandaj, përmes këtij reagimi kërkojmë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës që të ndërmarr hapa konkret drejt ngritjes së llogaridhënies, në mënyrë që i gjithë procesi i përzgjedhjes të konsiderohet si proces kredibil dhe i zhvilluar me respektim të plotë të dispozitave ligjore.
Prishtinë, 21 nëntor 2021 – Lëvizja FOL në bashkëpunim me Debate Center, gjatë muajit nëntor kanë monitoruar publikimin e aktgjykimeve për të gjitha gjykatat e Kosovës.
Gjatë muajit nentor 2021, Gjykata Themelore e Prishtinës si dhe e Gjykata e Apelit janë gjykatat me më së shumti aktgjykime të publikuara. Në ueb-faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës janë të publikuara 2968 aktgjykime. ndërsa Lëvizja FOL ka regjistruar në databazën e saj 2935 aktgjykime. Gjykata Themelore e Prishtinës ka publikuar 33 aktgjykime të përsëriturat e të njejtat nuk janë evidentuar.
Ky projekt mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan, përmes Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL).
Prishtinë, 09 dhjetor 2021 – Lëvizja FOL sot ka publikuar gjetjet nga hulumtimi “Perceptimet e sektorit privat rreth prokurimit publik”.
Yllka Buzhala nga FOL, tha se “për të marrë vlerësimin dhe perceptimin e përvojave të bizneseve rreth prokurimit publik në Kosovë, janë realizuar 150 anketa. Nga këta biznese, 95 ishin pjesëmarrës në prokurim publik dhe 55 nga to nuk ishin”. Sipas saj, bizneset e anketuara aktualisht konsiderojnë se situata pandemike (67%) është njëra ndër sfidat kryesore me të cilat ata po ballafaqohen. E dyta me radhë përmendet mungesa e investimeve të huaja (14%), pastaj vjen korrupsioni (9%), mungesa e fuqisë punëtore (8%) dhe burokracia e institucioneve (6%). Megjithëse nuk e konsiderojnë korrupsionin si sfidën kyçe aktualisht, afërsisht një në katër prej tyre mendojnë se trajtimi i favorshëm në procedura të hapura (28%), përshpejtimi i një procedure burokratike (26%), shmangia e dënimeve (23%) janë arsye që i shtyjnë bizneset të përfshihen në korrupsion.
Ardi Shatri nga FOL, tha se “mbi gjysma e bizneseve (56%) po ashtu mendojnë se korrupsioni në prokurim publik është i pranishëm”. Nga këto biznese, rreth një në tre mendojnë se faktorët që lehtësojnë ndikimin e korrupsionit në prokurim publik janë pandëshkueshmëria (35%), zvarritja e proceseve gjyqësore (32%) dhe mosraportimi i korrupsionit (32%). Më pak mendojnë se zbrazëtitë ligjore (20%), apo mungesa e vullnetit politik (19%) lehtësojnë korrupsionin. Sipas tij, disa praktika negative që ndikojnë në procesin e prokurimit publik janë përshtatja e specifikave tenderuese për kompani të caktuara, paqartësia e informatave në tenderë, abuzimi me dispozita ligjore për përfitime apo edhe konflikti i interesit. Nga këto praktika, bizneset e anketuara besojnë se më e përhapur është përshtatja e specifikave tenderuese (45%).
Lidhur me perceptimet se prokurimi publik është i lidhur me apo zhvillohet në përputhje me partitë politike në pushtet, 25% e bizneseve pohojnë se bizneset që fitojnë tenderë, ndryshojnë ndonjëherë pas ardhjes së një ministri/eje apo kryetari/je të ri në pushtet, e 27% mendojnë se ndryshojnë shpesh ose pothuajse gjithmonë. Ngjashëm, rreth 31% mendojnë se akterët politikë që tregojnë mirënjohje për biznese që i kanë dhuruar para partisë apo kandidatit për fushatë shpërblehen me kontrata prokurimi pas fitimit të zgjedhjeve dhe 24% mendojnë se kjo ndodh ndonjëherë. Shumica e bizneseve pjesëmarrëse në prokurim publik kishin fituar tenderë dhe atë disa herë dhe në vlera të ndryshme. Mbi gjysma e tyre (53%) u shprehën se kanë hasur në raste kur specifikat e tenderit janë përshtatur për biznese të caktuara. Kurse, 31% e tyre kanë deklaruar se kanë pasur raste kur oferta e tyre për tenderim iu është refuzuar disa herë, tha Shatri. Nga bizneset që deklarojnë se iu janë refuzuar ofertat, vetëm 18% e tyre kanë ndërmarrë hapa të ndryshëm sikurse të ankohen në OSHP (26 prej tyre), të bëjnë kërkesë për rishqyrtim të tenderit (13 prej tyre), apo të bëjnë ankesë tek autoriteti kontraktues (11 prej tyre).
Ndërkaq, sa i përket asaj se sa nga bizneset e njohin Organin Shqyrtues të Prokurimit, Ardi Shatri tha se “rreth 61% e bizneseve që e njohin Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP-në) mendojnë se ky organ funksionon si duhet”. Nga ato biznese që e përdorin E-prokurimin, 58% e bizneseve janë shumë të kënaqura me sistemin elektronik të prokurimit; 61% e bizneseve janë shumë të kënaqura me ndërveprimin me E-prokurimin; 59% e bizneseve janë shumë të kënaqura me funksionalitetin e dorëzimit të ofertës për tender; dhe po aq biznese janë shumë të kënaqura me lehtësinë e gjetjes së tenderëve për të cilët janë të interesuar, theksoi Ardi Shatri. Sipas gjetjeve të kësaj ankete, duket se bizneset janë të ndara në dysh rreth përshtypjeve të tyre mbi prokurimin publik në të shumtën e rasteve që anketa ka shtjelluar. Shatri tha se, “gjetjet tregojnë se ka ende shumë hapësirë për të përmirësuar proceset në prokurimin publik dhe për të rritur vetëdijen e bizneseve mbi mekanizmat ligjore që ekzistojnë për rregullimin e prokurimit publik”.