Realizimi i Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-shtator 2021

Prishtinë, 15 tetor 2021 – FOL ka bërë monitorimin e realizimit të aktivitetve të cilat ishin paraparë të përfundonin në periudhën mars-shtator 2021 sipas Planit Vjetor të Punës së Qeverisë së Kosovës -15 Ministrive dhe Zyra e Kryeministrit. Nga 311 aktivitete të parapara për këtë periudhë kohore, kemi marrë përgjigjje vetëm për 267 aktivitete.

Zyra e Kryeministrit – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-shtator 2021, ka paraparë të realizoj 16 aktivitete nga të cilat 5 janë përfunduar.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-shtator 2021, ka paraparë të realizoj 31 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 5 nga këto aktivitete.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-shtator 2021, ka paraparë të realizoj 24 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 5 nga këto aktivitete.

Ministria e Drejtësisë – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-shtator 2021, ka paraparë të realizoj 26 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 14 nga këto aktivitete.

Ministria e Zhvillimit Rajonal – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-shtator 2021, ka paraparë të realizoj 28 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 17 nga këto aktivitete.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-shtator 2021, ka paraparë të realizoj 11 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 3 nga këto aktivitete.

Ministria e Ekonomisë – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-shtator 2021, ka paraparë të realizoj 10 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 4 nga këto aktivitete.

Ministria e Mbrojtjes – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-shtator 2021, ka paraparë të realizoj 2 aktivitete, prej të cilave i ka realizuar të gjitha.

Ministria e Punëve të Brendshme – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-shtator 2021, ka paraparë të realizoj 46 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 18 nga këto aktivitete.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-shtator 2021, ka paraparë të realizoj 42 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 13 nga këto aktivitete.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-shtator 2021, ka paraparë të realizoj 8 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 4 nga këto aktivitete.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-shtator 2021, ka paraparë të realizoj 30 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 5 nga këto aktivitete.

Ministrisa e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-shtator 2021, ka paraparë të realizoj 8 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 4 nga këto aktivitete.

Ministrisa e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-shtator 2021, ka paraparë të realizoj 31 aktivitete, 7 janë realizuar.

Ministria e Shëndetësisë – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-shtator 2021, ka paraparë të realizoj 32 aktivitete, 15 nga to janë realizuar.

Ministria për Kthim dhe Komunitete nuk ka paraparë asnjë aktivitet për periudhën mars-shtator 2021.

FOL Hapur me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës z. Liburn Aliu

Prishtinë 12 tetor 2021 – Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve FOL Hapur me Ministra/e të Kosovës, ku sot i ftuari i radhës ishte ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës z. Liburn Aliu.

Temë diskutimi ishte realizimi i Planit të Punës së Qeverisë për periudhën mars-shtator 2021, prioritetet si dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet kjo ministri.

Ky diskutim u realizua me mbështetjen e programit MATRA të Ambasadës Holandeze në Kosovë dhe zbatohet në bashkëpunim me PIPS.

Portalin Prokurimi i Hapur dhe Flamujt e Kuq u prezantuan në Odën Amerikane

Prishtinë, 11 tetor 2021 – Sot në Odën Amerikane Lëvizja FOL dhe Democracy Plus organizuan sesionin informues për Portalin Prokurimi i Hapur dhe Flamujt e Kuq. Qëllimi i këtij eventi është informimi dhe bashkëbisedimi me përfaqësuses të biznesve, në lidhje me prokurimin publik në Kosovë, të dhënat e hapura, si dhe platformat që ofrojnë këto të dhëna, siç janë Portali Prokurimi i Hapur dhe Flamujt e Kuq. Ky sesion informues do të shërbejë për të promovuar platformat e lartëpërmendura dhe për nxitur hulumtimin e kontratave publike nga bizneset kosovare. Ky aktivitet u mbështet nga USAID Kosovo-Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse.

Le t’flasim me komuna për prokurimin publik

Obiliq, 8 tetor 2021 – Lëvizja FOL sot ka realizuar emisionin “Le t’flasim me komuna për prokurimin publik” në Paper Radio 91.1, ku të ftuar ishin Yllka Buzhala nga Lëvizja FOL dhe Sherif Hoti nga Zyra e Prokurimit në Komuna e Obiliqit- Faqja Zyrtare.
Tema e këtij emisioni ishte Prokurimi i publik në Komunën e Obiliqit dhe prezantimi i Portalit Prokurimi i Hapur dhe Transparent. Këto diskutime po organizohen me qëllim të informimit të publikut të gjerë në lidhje me transparencën dhe llogaridhënien mbi prokurimin publik në komunat e Kosovës.
Këto aktivitete u realizuan me përkrahjen e USAID përmes aktivitetit të Komunave Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (USAID TEAM).

Rrjetëzimi: Ndërlidhja në mes bizneseve dhe institucioneve

Në këtë infografikë paraqitet rrjetëzimi i cili ka për qëllim të tregoj ndërlidhjen në mes bizneseve dhe institucioneve, më specifikisht përmban të dhëna në lidhje me biznesin, pronarin dhe institucionin publik.

Si të kërkohen kontratat në platformën Prokurimi i Hapur?

Në këtë infografikë mund të gjeni informata për mënyrat se si mund te gjinden kontratat në platformën Prokurimi i Hapur.

Gjakovë – Prezantohet Portali Prokurimi i Hapur dhe Flamujt e Kuq

Gjakovë, 5 tetor 2021 – Sot në Gjakovë Lëvizja Fol dhe Democracy Plus organizuan sesionin informues për Portalin Prokurimi i Hapur dhe Flamujt e Kuq. Qëllimi i këtyre sesioneve që po organizohen nëpër qytetet e Kosovës është informimi dhe bashkëbisedimi me përfaqësues të shoqërisë civile dhe studentë në lidhje me prokurimin publik, të dhënat e hapura, si dhe platformat që ofrojnë këto të dhëna, siç janë Portali “Prokurimi i Hapur dhe Flamujt e Kuq”.

Këto organizime poashtu synojnë nxitjen e qytetarisë aktive për të monitoruar dhe kërkuar llogari për shpenzimin e parasë publike nga institucionet shtetërore. Ky aktivitet u mbështet nga USAID Kosovo-Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse.

FOL HAPUR me Ministrinë e Punëve të Brendshme

Prishtinë, 4 tetor 2021 – Lëvizja FOL sot ka mbajtur debatin FOL Hapur me Ministra/e të Kosovës, ku sot në emër të ministrit Xhelal Sveçla prezente ishte Jeta Tela – shefe e kabinetit dhe Këshilltare e Lartë politike në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Temë diskutimi sot ishte realizimi i Planit të Punës së Qeverisë për periudhën mars- shtator 2021, prioritetet si dhe sfidat të cilat me të cilat po ballafaqohet kjo ministri.

Ky diskutim realizohet me mbështetjen e programit MATRA të Ambasadës Holandeze në Kosovë dhe zbatohet në bashkëpunim me PIPS.

Realizimi i planit të punës së Qeverisë për periudhën mars-shtator 2021

Presioni 3 vjeçar nga FOL bënë që Ministria e Financave të ofrojë qasje në të dhënat mbi vlerësimin e shpronësimeve

Prishtinë, 23 shtator 2021- Në vitin 2018 Lëvizja FOL kishte adresuar një Kërkesë për Qasje në Dokumente Publike në Ministrinë e Financave mbi procesin e vlerësimit të pronave përgjatë trasesë së ndërtimit të autostradës Prishtinë – Gjilan. Këto të dhëna përgjatë tërë kësaj periudhe, me gjithë insistimin e Lëvizjes FOL për publikimin e tyre, dhe përkundër ndërrimit të 3 partive në pushtet janë mbajtur të mbyllura për publikun.

Ministria e Financave gjatë kësaj periudhe me arsyetime të ndryshme ka mohuar qasjen tonë për t’u informuar rreth këtij procesi. Tek sot, pas një presioni publik tre-vjeçar si dhe pas ankesës në Agjencianë për Informim dhe Privatësi u arrit që FOL të ketë qasje në këto të dhëna.

Të dhënat e pranuara nga Ministria e Financave do të analizohen dhe do të bëhen publike në ditët në vijim.

Shpenzimi i parasë publike duhet të jetë transparent. Aty ku mungon transparenca ka dyshime për keqpërdorime.

Mitrovicë – Prezantohet Portali “Prokurimi i Hapur dhe Flamujt e Kuq”

Mitrovicë, 29 Shtator 2021 – Në Mitrovicë Lëvizja FOL dhe Democracy Plus sot kanë vazhduar serinë e sesioneve informuese për Portalin “Prokurimi i Hapur dhe Flamujt e Kuq”.

Aktivistët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile nga Mitrovica sot patën rastin që të njoftohen me mënyrën se si mund ta përdorin Portalin “Prokurimi i Hapur dhe Flamujt e Kuq” që të monitorojnë dhe kërkojnë llogari për shpenzimin e parasë publike nga institucionet shtetërore.

Ky aktivitet u mbështet nga USAID Kosovo-Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse.

 

 

 

Në Prizren prezantohet Portali “Prokurimi i Hapur dhe Flamujt e Kuq”

Prizren, 28 shtator 2021 – Sot, në Prizren Lëvizja Fol dhe Democracy Plus organizuan sesionin informues për Portlalin “Prokurimi i Hapur dhe Flamujt e Kuq”.

Qëllimi i këtyre sesioneve që po organizohen nëpër qytetet e Kosovës është informimi dhe bashkëbisedimi me përfaqësues të shoqërisë civile dhe studentë në lidhje me prokurimin publik, të dhënat e hapura, si dhe platformat që ofrojnë këto të dhëna, siç janë Portali “Prokurimi i Hapur dhe Flamujt e Kuq”. Këto organizime poashtu synojnë nxitjen e qytetarisë aktive për të monitoruar dhe kërkuar llogari për shpenzimin e parasë publike nga institucionet shtetërore.
Ky aktivitet u mbështet nga USAID Kosovo-Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse.

U mbajt sesioni informues në Prishtinë për Portalin “Prokurimi i Hapur dhe Flamujt e Kuq”

Prishtinë, 23 shtator 2021 – Lëvizja Fol dhe Democracy Plus organizuan sesionin informues për Portalin “Prokurimi i Hapur dhe Flamujt e Kuq”. Qëllimi i këtij eventi ishte informimi dhe bashkëbisedimi me studentë në lidhje me prokurimin publik në Kosovë, të dhënat e hapura, si dhe platformat që ofrojnë këto të dhëna, siç janë Portali “Prokurimi i Hapur dhe Flamujt e Kuq” në mënyrë që të nxitet qytetaria aktive për të monitoruar dhe kërkuar llogari për shpenzimin e parasë publike nga institucionet shtetërore.

Ky aktivitet u mbështet nga USAID Kosovo-Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse.

Integrimi i programit elektoral të Vetevendosjes në Programin Qeveritar

Performanca e Prokurorisë në zgjedhjen e lëndëve të korrupsionit janar -qershor 2021

Dështimet e Agjencisë kundër Korrupsion në zbatimin e Ligjit për Deklarimin e Pasurisë

Prishtinë, 26 gusht 2021 – Lëvizja FOL ka mbajtur sot konferencë për media me ç’rast ka publikuar raportin “(Mos) zbatimi i Ligjit për Deklarim të Pasurisë nga Qeveria Haradinaj, Kurti 1 dhe Hoti”.

Mexhide Demolli Nimani, drejtore ekzekutive e Lëvizjes FOL tha ky raport përveç një analize të bërë ligjit aktual që është në fuqi dhe projektligjit që është duke u hartuar nga qeveria aktuale, gjithashtu ka monitoruar publikimin e formularëve të deklarimit të pasurisë nga Agjencia Kundër Korrupsion dhe ofron të dhënat për secilin prej ministrave dhe zëvendësministrave të tri qeverive të kaluara si Qeverisë Haradinaj, Qevrisë Kurti 1 dhe Qeverisë Hoti në lidhje me respektimin e afateve ligjore për deklarimin e pasurisë me rastin e emërimit, deklarimin e rregullt vjetor dhe deklarimin me rastin e shkarkimit apo përfundimit të mandatit.

Ndërkaq, Albana Hasani, hulumtuese në Lëvizjen FOL tha se nga të gjeturat kryesore të raportit sa i përket respektimit të afateve ligjore nga ministrat dhe zëvendësministrat e tri qeverive, del se:

– Nga 131 ministrat/zëvendësministrat e Qeverisë Haradinaj, vetëm 62 nga ta kishin respektuar afatet ligjore për deklarim të pasurisë me rastin e emërimit në këto pozita (pra brenda një muaji nga emërimi në detyrë), si dhe deklarimin e rregullt vjetor, mirëpo asnjë nga ta nuk e ka deklaruar pasurinë me rastin e dorëzimit të detyrës zyrtare.

– Nga 45 ministrat/zëvendësministrat e Qeverisë Kurti 1, vetëm 20 nga ta e kanë respektuar afatin ligjor për deklarim të pasurisë me rastin e emërimit në këto pozita. Ndërkaq vetëm 15 nga ta e kanë bërë deklarimin e pasurisë me rastin e dorëzimit të detyrës zyrtare apo me rastin e shkarkimit nga detyra.

– Ndërkaq nga 77 ministrat/zëvendësministrat e Qeverisë Hoti, vetëm 32 prej tyre e kanë respektuar afatin ligjor për deklarim të pasurisë me rastin e emërimit në këto pozita, duke deklaruar pasurinë brenda periudhës së paraparë me ligj. Ndërkaq asnjë nga zyrtarët e kësaj qeverie nuk e ka deklaruar pasurinë me rastin e dorëzimit të detyrës zyrtare, apo me rastin e shkarkimit.

Këto të dhëna, pra, janë bazuar në formularët e publikuar në ueb faqen zyrtare të AKK-së. Gjithashtu, duhet të duhet të theksohet se, pavarësisht se këta zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë me rastin e emërimit, lirimit nga detyra apo shkarkimit, këta zyrtarë nuk figurojnë “në listën e personave që nuk e kanë deklaruar pasurinë”, të publikuar në ueb faqen e AkK-së. Detajet për secilin zyrtarë nga këto tri Qeveri i gjeni në raport, duke klikuar këtu.

Bazuar në këto gjetje dhe në analizën e kornizës ligjore aktuale dhe projektligjit që është duke u punuar nga Qeveria e Kosovës, FOL jep këto rekomandime:

• Të rritet vigjilenca e zyrtarëve publik në lidhje me respektimin e afateve ligjore për deklarimin e pasurisë me rastin e emërimit, deklarimin e rregullt vjetor dhe deklarimin me rastin e përfundimit të mandatit apo shkarkimit;

• Të largohet kategoria e mjekëve, profesorëve dhe asistentëve universitar nga lista e subjekteve deklaruese të deklarimit të pasurisë, që parashihet të bëhet në Ligjin e ri për Deklarimin e Pasurisë. Kjo ngase përfshirja e këtyre kategorive do të rrezikonte pamundësimin e zbatimit të ligjit në praktikë, për shkak të mungesës së kapaciteteve dhe burimeve njerëzore të AKK-së, si dhe do të ndikonte në dekurajimin e tyre në kryerjen e funksioneve. Ligji duhet të fokusohet në zyrtarët e lartë publik dhe në disa kategori të tjera që janë potencialisht më të ekspozuara ndaj korrupsionit;

• Të largohet mundësia e pranimit të dhuratave të rastit nga zyrtarët publik;

• Të rritet bashkëpunimi i agjencisë kompetente me policinë, prokurorinë, administratën tatimore, Njësinë e Inteligjencës Financiare dhe institucionet e tjera relevante në lidhje me shkëmbimin e të dhënave dhe informacioneve në lidhje me deklarimin e pasurisë;

(Mos) zbatimi i Ligjit për Deklarim të Pasurisë nga Qeveria Haradinaj, Kurti 1 dhe Hoti

Komisioni i Kuvendit fshehurazi përzgjedhë për emërim kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese

Prishtinë, 24 gusht 2021 – Ne, organizatat e poshtëshënuara reagojmë ndaj mungesës së transparencës me rastin e propozimit të kandidatëve për Gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese nga Komisioni i posaçëm i Kuvendit.

Komisioni i posaçëm i Kuvendit për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese, i kryesuar nga deputeti Adnan Rrustemi, në mënyrë të fshehur ka zhvilluar procesin për përzgjedhjen e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Megjithëse në hapat fillestarë të këtij procesi më 22 Korrik 2021 (në fazën e përgatitjes së pyetjeve testuese) pjesëtarë të shoqërisë civile kishin marrë pjesë në monitorim të procesit, në fazat e mëvonshme (të testimit dhe përzgjedhjes) shoqëria civile nuk është lajmëruar fare për mbledhjet e Komisionit, megjithëse disa organizata të shoqërisë civile kishin parashtruar kërkesa dhe shprehje interesimi tek zyrtarët e Kuvendit dhe kryesuesi i Komisionit. Njëherit, vetë kryesuesi i Komisionit z. Rrustemi i kishte njoftuar të pranishmit në mbledhjen fillestare që për takimet e radhës do të informohen me kohë.

Një informim i tillë nuk ndodhi kurrë (me gjithë kërkesat e bëra), ndërkaq ky Komision, tetë ditë më pas, publikoi në ueb faqe lajmin se procedoi tutje në Kuvend për emërim listën e ngushtë prej gjashtë kandidatësh, ku vetëm dy do të emërohen eventualisht nga Kuvendi në seancat e radhës. Ky proces u zhvillua pa pjesëmarrjen e shoqërisë civile — megjithëse mbledhjet e Komisionit do duhej të ishin të hapura dhe transparente konform Rregullores së Punës së Kuvendit.

Ne si Organizata të Shoqërisë Civile në Kosovë e shohim me shqetësim faktin që ky Komision injoron përfshirjen e shoqërisë civile në një proces kaq të rëndësishëm siç është përzgjedhja e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Komisioni as nuk ka dërguar ftesa për pjesëmarrje në mbledhje të Komisionit e as nuk është përgjigjur në shprehjet e interesimit për pjesëmarrje të dërguara në adresë të tij. Kjo nuk kishte ndodhur në procesin paraprak për shqyrtimin e kandidatëve për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, ku shoqëria civile në mënyrë aktive kishte marrë pjesë. Ndryshimi i kësaj praktike, është i pakuptueshëm dhe pa bazë ligjore. Për më tepër, ky veprim i Komisionit prek në thelb edhe vet integritetin e procesit të përzgjedhjes së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, zgjedhja eventuale e të cilëve do të cilësohej si jo transparente.

Kjo nuk është hera e parë që Komisionet e legjislaturës aktuale shpërfillin pjesëmarrjen e rëndësishme të shoqërisë civile në monitorim të proceseve me interes publik. Ne organizatat e poshtëshënuara, tendencat e tilla i shohim si shumë shqetësuese dhe bëjmë thirrje që të tilla të konsiderohen edhe nga i gjithë spektri politik e shoqëror në Kosovë. Mbi të gjitha, legjislatura aktuale duhet ta ketë të qartë rolin dhe rëndësinë që ka shoqëria civile, duke krijuar kushtet e nevojshme për ushtrimin e misionit të saj.

Organizatat nënshkruese:

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)

Lëvizja FOL

Grupi për Studime Politike dhe Juridike(GLPS)

Instituti Demokratik i Kosovës(KDI)

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile(KCSF)

Studentët e fakultetit Juridik kanë vizituar Prokurorinë Themelore të Mitrovicës

Mitrovicë, 24 gusht 2021- Lëvizja FOL në kuadër të vizitave me studentë të Fakultetit Juridik,  ka organizuar vizitën e fundit në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.

Studentët patën mundësinë që përmes këtyre vizitave, të njoftoheshin nga afër me punën e Kryeprokurorëve dhe prokurorëve të Mitrovicës, Pejës, Prishtinës,Gjakovës, Prizrenit, Gjilanit dhe Ferizajt.

Korrupsioni në prokurimin publik

Prishtinë, 13 gusht 2021- FOL ka përunduar ciklin e ligjëratave mbi dispozitat ligjore dhe luftën kundër korrupsionit.

Në ligjëratën e 10-të të kësaj serie, i ftuar ishte Isuf Zejna i cili ligjëroi rreth korrupsionit në prokurimin publik.