Rritja e Transparencës së Gjyqësorit përmes publikimit të aktgjykimeve

Prishtinë, 24 mars 2022 – Lëvizja FOL mbështetur nga Departamenti i Shtetit Amerikan, përmes Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Sundim të Ligjit (INL) sot ka publikuar “Raportin mbi Monitorimin e publikimit të aktgjykimeve (janar – dhjetor 2021)”.  Raport i cili ngërthen gjetjet nga monitorimi sistematik i publikimit të aktgjykimeve në web-faqen zyrtare të Këshillit Gjyqësor të Kosovës gjatë kësaj periudhe një vjeçare.

Ky raport ka për qëllim që të paraqes gjendjen faktike të publikimit të aktgjykimeve nga ana e gjykatave të Republikës së Kosovës, të identifikoj problemet dhe sfidat në publikimin e aktgjykimeve, si dhe të ofroj një listë rekomandimesh për veprimet që institucionet relevante duhet t’i ndërmarrin për të përmirësuar shkallën dhe cilësinë e këtyre vendimeve.

Gjatë këtij takimi FOL ka ndarë dhe “Çmimin për Gjykatën më Transparente”, sa i përket nivelit të publikimit të aktgjykimeve për vitin 2021.

Këtë vit, ky çmim i’u nda Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila gjatë periudhës janar – dhjetor 2021 kishte publikuar gjithsej 5,593 aktgjykime.

Qëllimi i ndarjes së këtij çmimi përkon me inkurajimin e Gjykatave të Republikës së Kosovës për publikimin e aktgjykimeve, si pjesë e rëndësishme e përmbushjes së mozaikut të madh të parimit të publicitetit dhe transparencës së punës së gjykatave. Me anë të kesaj synohet që të arrihet përmbushja e frymës së dispozitave ligjore dhe misionit të vet gjykatave.

 

Gjeni raportin në gjuhën shqipe këtu: https://bit.ly/3qASqyX dhe në gjuhën angleze në këtë link:

Integriteti i procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit

Raporti mbi Monitorimin e Publikimit të Aktgjykimeve (janar – dhjetor 2021)

Gjykata e Apelit prinë në publikimin e aktgjykimeve për muajin shkurt me 455 aktgjykime

Prishtinë, 22 mars 2022. Lëvizja FOL edhe gjatë muajit shkurt 2022 ka bërë monitorimin e publikimit të aktgjykimeve për të gjitha gjykatat në Kosovë. Gjatë muajit shkurt janë evidentuar 2605 aktgjykime të publikuara. Gjykatat me numrin më të madh të aktgjykimeve të publikuara për këtë muaj janë Gjykata e Apelit si dhe Gjykata Supreme.

Më poshtë mund të shihni inforgrafikat për secilin gjykatë si dhe degë. Po ashtu mund të shihni edhe numrin e aktgjykimeve të publikuara sipas natyrës penale, civile, administrative si dhe ekonomike.

 

Perceptimi mbi Prokurimin Publik

Të miratohet Ligji që i çelë kuletat e partive politike

Kuvendi i Kosovës pritet të shqyrtojë sot, mes tjerash, Projektligjin për Financimin e Subjekteve Politike. Kjo është hera e tretë, përkatësisht legjislatura e tretë me radhë, që ky projektligj kalon nëpër procedurë ligjvënëse në parlament.

Dështimi për shqyrtimin dhe miratimin e këtij ligji tejet të rëndësishëm ka cenuar vazhdimisht transparencën dhe llogaridhënien financiare të subjekteve politike, të cilat marrin çdo vit mbi 4 milion euro nga buxheti i shtetit, si dhe paraqet regres në zbatimin e Agjendës së Reformave Evropiane (ERA).

Projektligji i ri për Financim të Subjekteve Politike adreson në masë të madhe shqetësimet lidhur me mungesën e transparencës financiare të subjekteve politike. Duke ditur dështimet dhe vonesat e shumta në përzgjedhjen e auditorëve nga Kuvendi, me anë të këtij projektligji, kompetenca për përzgjedhjen e auditorëve kalohet tek Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, të cilës i është siguruar një nivel i lartë i pavarësisë funksionale dhe buxhetore. Po ashtu, janë definuar kontributet që mund të marrin subjektet politike, si dhe masat sanksionuese në rast të shkeljeve. Njëkohësisht, rikujtojmë që ky projektligj është në përputhje me opinionin e Komisionit të Venedikut si dhe kërkesave dhe rekomandimeve të kahmotshme të shoqërisë civile.

Ne, organizatat e shoqërisë civile, vlerësojmë që zvarritja e mëtutjeshme e këtij projektligji është e paarsyeshme, si dhe dëmton integritetin e subjekteve politike dhe besueshmërinë e publikut ndaj tyre. Ne mirëkuptojmë qëndrimet e ndryshme që mund të kenë subjektet politike lidhur me projektligjin si tërësi apo pjesë të caktuara të tij, megjithatë, kërkojmë që këto qëndrime të shprehen dhe të përkthehen në kontribut gjatë shqyrtimit të projektligjit në mes të dy leximeve.

Prandaj, ju bëjmë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës, si të pozitës ashtu edhe të opozitës, që të votojnë për miratimin e këtij projektligji në parim pa vonesa të mëtutjeshme.

Ne do të vazhdojmë ofrimin e ekspertizës tonë përmes rekomandimeve konkrete në funksion të avancimit të projektligjit gjatë diskutimeve në periudhën mes dy leximeve. Gjithashtu, ne do të monitorojmë nga afër punën e trupave të Kuvendit që do të jenë të përfshira në shqyrtimin e këtij projektligji.

Organizatat:
Lëvizja FOL
Kosova Democratic Institute / Transparency International Kosova
Democracy Plus (D+)
Democracy for Development (D4D)
Organizata Çohu / Preportr

Prokuroria dhe Gjykata Themelore e Prizrenit me performancë më të mirë në trajtimin e lëndëve të korrupsionit për vitin 2021, ndërkaq Prokuroria Themelore e Mitrovicës dhe Gjykata Themelore e Prishtinës me performancë më të dobët

Prishtinë, 15.03.2022 – Lëvizja FOL sot ka publikuar raportin “Performanca e Sistemit Prokurorial dhe Gjyqësor në Zgjidhjen e Lëndëve të Korrupsionit gjatë vitit 2021 (analizë statistikore)”, i cili e adreson çështjen e performancës dhe efikasitetit të shkallës së parë të sistemit gjyqësor dhe të atij prokurorial në zgjidhjen e lëndëve të korrupsionit gjatë periudhës janar – dhjetor 2021, si dhe shtjellon nivelin e ngarkesës së punës së këtyre institucioneve në zgjidhjen e këtyre lëndëve.

Raporti është bazuar në të dhënat statistikore zyrtare të pranuara nga Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës për vitin 2021, ndërsa për matjen e performancës së këtyre institucioneve mbi bazën e këtyre statistikave zyrtare, FOL ka përdorur metodologjinë e Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ). Raporti nuk përfshinë cilësinë e lëndëve, apo cilësinë e punës së prokurorive dhe gjykatave, por vetëm matjen statistikore të tyre.

Albana Hasani, Hulumtuese në Lëvizjen FOL prezantoj gjetjet kryesore të këtij raporti, disa prej të cilave janë të listuara si më poshtë.

  • Prokuroria Speciale dhe shtatë prokuroritë themelore të Republikës së Kosovës gjatë vitit 2021 kanë pasur në punë gjithsej 802 lëndë të korrupsionit, prej të cilave ato kanë arritur t`i trajtojnë gjithsej 409 lëndë, përkatësisht 51 % të të gjitha lëndëve që i kanë pasur në punë gjatë këtij viti. Ndërkaq, pjesa prej 393 lëndëve kanë mbetur të pazgjidhura dhe janë bartur për vitin 2022.- Prokuroria Speciale dhe shtatë prokuroritë themelore të Republikës së Kosovës gjatë vitit 2021 kanë pasur në punë gjithsej 802 lëndë të korrupsionit, prej të cilave ato kanë arritur t`i trajtojnë gjithsej 409 lëndë, përkatësisht 51 % të të gjitha lëndëve që i kanë pasur në punë gjatë këtij viti. Ndërkaq, pjesa prej 393 lëndëve kanë mbetur të pazgjidhura dhe janë bartur për vitin 2022.
  • Norma e zgjidhjes së lëndëve të korrupsionit në të gjitha prokuroritë e Republikës së Kosovës për vitin 2021 rezulton të jetë 84 %, që nënkupton së numri i lëndëve të zgjidhura gjatë kësaj periudhe ishte më i ulët se numri i lëndëve të reja të pranuara gjatë vitit.
  • Bazuar në të dhënat e përgjithshme statistikore të pranuara nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, Prokuroria që ka arritur rezultatet më të mira në trajtimin e rasteve të korrupsionit gjatë kësaj periudhe është Prokuroria Themelore e Prizrenit, e cila gjatë kësaj periudhe ka arritur normën më të lartë të zgjidhjes së lëndëve (120 %), normën më të lartë të qarkullimit të lëndëve (4.29 %) si dhe kohën më të shkurtë të nevojshme për zgjidhjen e lëndëve që këtë vit kishin ngelur të pazgjidhura. Me fjalë të tjera, nga 90 lëndë të korrupsionit sa ka pasur në punë kjo prokurori, ka arritur të zgjidh 73 prej tyre, apo 81 %.
  • Ndërkaq prokuroria me rezultatet më të dobëta në trajtimin e lëndëve të korrupsionit gjatë vitit 2021 (njëjtë sikurse në vitin 2020) ishte Prokuroria Themelore e Mitrovicës, e cila gjatë kësaj periudhe ka arritur normën më të ulët të qarkullimit të lëndëve (0.26), normën më të ulët të zgjidhjes së lëndëve (44 %) si dhe indeksin më të lartë të lëndëve të grumbulluara ( 2.96 ). Me fjalë të tjera, nga 133 lëndë sa kjo prokurori ka pasur në punë gjatë këtij viti, ka arritur të zgjidh vetëm 28  prej tyre, apo vetëm 13 % të të gjitha lëndëve që i ka pasur në punë.
  • Sa i përket numrit të aktakuzave të ngritura gjatë kësaj periudhe, shtatë prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale gjatë vitit 2021, kishin ngritur aktakuza për 335 persona në lidhje me veprat penale të korrupsionit.

Ndërsa sa i përket gjetjeve në lidhje me sistemin gjyqësor, Hasani deklaroj se:

 

  • Shtatë gjykatat themelore të Republikës së Kosovës gjatë vitit 2021 i kanë pasur në punë gjithsej 383 lëndë të korrupsionit (281 prej të cilave kanë qenë të trashëguara nga viti paraprak dhe 102 lëndë të reja të krijuara gjatë vitit), ndërsa kanë arritur të zgjidhin vetëm 108 lëndë, apo 28 % të të gjitha lëndëve që i kanë pasur në punë.- Shtatë gjykatat themelore të Republikës së Kosovës gjatë vitit 2021 i kanë pasur në punë gjithsej 383 lëndë të korrupsionit (281 prej të cilave kanë qenë të trashëguara nga viti paraprak dhe 102 lëndë të reja të krijuara gjatë vitit), ndërsa kanë arritur të zgjidhin vetëm 108 lëndë, apo 28 % të të gjitha lëndëve që i kanë pasur në punë.
    73 % e lëndëve të korrupsionit që kanë qenë në punë gjatë vitit 2021, përkatësisht 281 lëndë, ishin trashëguar nga vitet paraprake.
  • Norma e zgjidhjes së lëndëve të korrupsionit në të gjitha gjykatat themelore gjatë vitit 2021 ishte  106 %, që nënkupton se numri i lëndëve të zgjidhura gjatë kësaj periudhe e tejkalon numrin e lëndëve të reja të krijuara gjatë vitit.
  • Bazuar në statistikat e përgjithshme të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, rezultatet më të mira në zgjidhjen e lëndëve të korrupsionit gjatë kësaj periudhe i ka arritur Gjykata Themelore e Prizrenit, e cila gjatë kësaj periudhe e ka arritur normën më të lartë të qarkullimit të Lëndëve (1.15), indeksin më të ulët të lëndëve të grumbulluara (1.13), si dhe kohën më të shkurtër të nevojshme për zgjidhjen e lëndëve që këtë vit kishin mbetur të pazgjidhura (317 ditë). Me fjalë të tjera, nga 43 lëndë të korrupsionit sa ka pasur në punë kjo gjykatë, ka arritur të zgjidh 23 lëndë, apo 53% të të gjitha lëndëve.
  • Ndërsa rezultatet më të dobëta në trajtimin e lëndëve të korrupsionit gjatë vitit 2021 i ka arritur Gjykata Themelore e Prishtinës, e cila nga 197 lëndë sa ka pasur në punë në vitin 2021, ka arritur të zgjidh vetëm 34 prej tyre, apo vetëm 17 %. Kjo gjykatë gjatë kësaj periudhe e ka arritur normën më të ulët të qarkullimit të lëndëve (0.20), indeksin më të lartë të grumbullimit të lëndëve (4.61), si dhe kohën më të gjatë për zgjidhjen e lëndëve që këtë vit kishin ngelur të pazgjidhura.
  • Gjykatat themelore  gjatë vitit 2021 kanë nxjerrë 59 aktgjykime fajësuese, 26 aktgjykime liruese, 4 aktgjykime refuzuese, si dhe 19 lëndë janë zgjidhur në mënyra tjera. Nga aktgjykimet fajësuese, për pjesën më të madhe të tyre, përkatësisht për 31 lëndë, janë shqiptuar dënime më gjobë, ndërsa për 22 lëndë janë shqiptuar dënime me burg dhe për 6 lëndë dënime me kusht.

Raportin e plotë dhe rekomandimet mund t’i gjeni duke klikuar këtu.

 

Performanca e sistemit prokurorial dhe gjyqësor në luftën kundër korrupsionit gjatë vitit 2021

Gratë të papërfaqësuara në këshillat lokale: nga 740 kryesues, vetëm 7 janë gra

Prishtinë, 1 mars 2022 – Lëvizja FOL me mbështetjen financiare të Rockefeller Brothers Fund ka mbajtur sot konferencë për media ku ka publikuar monitorimin e raportit “Komunat nuk zbatojnë Udhëzimin Administrativ të MAPL-së Nr.02/2019”.

FOL ka monitoruar nivelin e implementimit të Ligjit Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale si dhe Udhëzimin Administrativ (MAPL) nr. 02/2019 për Organizimin, Funksionimin dhe Bashkëpunimin e Komunave me Fshatrat, Vendbanimet dhe Lagjet Urbane ku në mënyrë të hollësishme është shtjelluar çështja e përzgjedhjes së këshillave lokalë.

Ardi Shatri tha se “sipas udhëzimit administrativ në fuqi, komunat duhet të miratojnë rregullore të reja komunale për rregullimin e këshillave lokale në përputhshmëri me kërkesat e këtij udhëzimi administrativ brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e tij”.

Shatri tha se “sipas monitorimit të FOL, nga 38 Komunat e Kosovës, 14 komuna (Prizren, Pejë, Ferizaj, Gjakovë, Mitrovicë, Skenderaj, Kamenicë, Hani i Elezit, Lipjan, Klinë, Kaçanik, Viti, Kllokot, Graçanicë) i kanë të publikuara në ueb-faqet e tyre zyrtare versionet e reja të rregulloreve komunale për organizimin dhe funksionimin e këshillave lokal, të cilat janë në përputhshmëri me kërkesat e udhëzimit administrativ në fuqi”.

Nga komunat që i kanë publikuar rregulloret e reja, vetëm 2 komuna (Komuna e Gjakovës dhe Komuna e Pejës) janë duke e implementuar plotësisht rregulloren e re në praktikë, tha ai. Nërkaq, 13 komuna (Deçan, Istog, Dragash, Obiliq, Leposaviq, Rahovec, Prishtinë, Suharekë, Vushtrri, Gllogoc, Podujevë, Gjilan dhe Novobërdë) janë duke funksionuar me rregulloret e vjetra, që nuk janë në përputhshmëri me udhëzimin administrativ në fuqi. 11 komuna (Fushë Kosovë, Partesh, Shtime, Shtërpcë, Zveçan, Zubin Potok, Mitrovicë e Veriut, Junik, Mamushë, Malishevë, Ranillugë) nuk kanë publikuar asnjë version të rregulloreve.

Sipas Shatrit “komunat të cilat kanë publikuar rregulloren e re komunale në përputhshmëri me kërkesat e udhëzimit administrativ janë Komuna e Mitrovicës, Gjakovës dhe ajo e Pejës”, ndërkaq komuna e Podujevës ka treguar se rregullorja gjendet ende në fazën e konsultimit publik”. Ndërkaq, komuna e Gjilanit e ka të publikuar rregulloren e vjetër komunale që nuk është në përputhshmëri me kërkesat e udhëzimit administrativ.

Shatri tha se sa i përket statusit të përzgjedhjes së këshillave lokal, sipas të dhënave të dërguara nga zyrtarët përgjegjës të komunave, nga gjithsej 38 Komunat e Kosovës, 18 prej tyre (apo 47 %) i kanë themeluar këshillat lokal të cilat janë duke funksionuar normalisht, 8 komuna (apo 8%) kanë raportuar që këshillave lokale ju ka kaluar mandati, apo se ende nuk janë zgjedhur, kurse 12 komuna (apo 31%) nuk kanë kthyer fare përgjigje rreth statusit të themelimit dhe funksionimit të këshillave lokal.

Sipas të dhënave të siguruara nga FOL, nga 740 kryesuesit e zgjedhur të këshillave lokal, 733 prej tyre, apo 99% janë burra, kurse vetëm 7 janë gra (përkatësisht vetëm 1%). Komunat të cilët kanë zgjedhur kryetare gra të këshillave lokal janë: Komuna e Pejës (me 3 gra kryetare të këshillave), Komuna e Shtimes dhe Komuna e Prizrenit (me nga 2 gra kryetare të këshillave), tha Shatri.

FOL i rekomandon Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal që të koordinohet me Asociacionin e Komunave të Kosovës rreth aprovimit të rregulloreve të reja komunale për përzgjedhjen e këshillave lokal, si dhe themelimit dhe funksionimit të këshillave lokal në përputhshmshmëri me rregulloren komunale, udhëzimin administrativ dhe ligjin për vetëqeverisje lokale.

Për më shumë ju lutem gjeni të bashkangjitur linkun e raportit: .

Komunat nuk zbatojnë Udhëzimin Administrativ të MAPL-së nr.022019

Ky aktivitet është mbështetur nga Rockefeller Brothers Fund.

Dëmtimet e buxhetit të shtetit si pasojë e shkarkimeve të paligjshme të të punësuarve në sektorin publik

Prishtinë, 22 shkurt 2022 – Lëvizja FOL, me mbështetjen e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), ka publikuar raportin “Shkarkimi i paligjshëm i të punësuarve në sektorin publik – pasojat në buxhetin e shtetit”, ku ka trajtuar në përgjithësi problematikën e largimeve të paligjshme nga marrëdhënia e punës në sektorin publik, si dhe koston e buxhetit të shtetit si pasojë e këtyre largimeve.

Qëllimi kryesor i raportit është tërheqja e vëmendjes së institucioneve përgjegjëse për impaktin dhe pasojat në buxhetin e shtetit me rastin e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës të të punësuarve në sektorin publik, kur të njëjtat bëhen duke mos i respektuar dispozitat e legjislacionit në fuqi.

Albana Hasani, nga Lëvizja FOL, tha se në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës gjatë vitit 2019 – tetor 2021 janë parashtruar gjithsej 128 ankesa nga shërbyesit civil ndaj vendimeve për ndërprerje të marrëdhënieve të punës te institucioneve shtetërore. 69 prej këtyre ankesave ishin parashtruar ndaj vendimeve të administratës qendrore (përkatësisht 54 %), ndërsa pjesa tjetër prej 54 ankesash, (apo 46 % ) ndaj vendimeve të administratës lokale.

Sa i përket vendimeve të Këshillit, duhet të theksohet se prej datës 21 janar 2019 deri në tetor të vitit 2020, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës ka qenë jofunksional, andaj gjatë kësaj periudhe nuk ka qenë e mundur marrja e ndonjë vendimi  në lidhje me kërkesat e parashtruara. Mosfunksionimi i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për gati dy vite ka shkaktuar vështirësi në mbrojtjen e të drejtave të shërbyesve civil të Kosovës, për shkak të pamundësisë së marrjes së vendimeve në njërën anë, dhe grumbullimit të numrit të madh të lëndëve, në anën tjetër”, tha Hasani.

Sipas Hasanit, nga tetori i vitit 2020 deri në tetor te vitit 2021, Këshilli ka vendosur për 40 ankesa për ndërprerje të marrëdhënies së punës, prej të cilave 11 janë aprovuar, 3 janë hedhur poshtë, 22 janë refuzuar, 3 janë shpallur jo kompetente dhe 1 është kthyer në rishqyrtim.

Hasani ka theksuar se gjatë periudhës janar – tetor 2021, nga Gjykatat e Republikës së Kosovës janë sjellë gjithsej 178 vendime për konteste pune, në rastet ku palë ishin institucionet shtetërore të përfaqësuara nga Avokatura Shtetërore. Nga të gjitha këto konteste, 109 konteste janë humbur nga institucionet shtetërore, 44 konteste janë fituar, 9 janë aprovuar pjesërisht, 5 janë kthyer në rigjykim, 3 në rivendosje dhe për 1 rast padia është hedhur për shkak të jo kompetencës.

Sa i përket kostos se këtyre vendimeve, sipas Hasanit, shuma e humbur nga buxheti i shtetit në lidhje me vendimet gjyqësore për ndërprerje të marrëdhënies së punës të sjella gjatë periudhës janar – tetor 2021 ne institucione publike,  tejkalonte shumën 300 mijë euro.

“Pra, kjo nënkupton se më shumë se 300 mijë euro i kanë kushtuar buxhetit të Kosovës shkarkimet e paligjshme nga puna në institucionet publike, si dhe vendimet e tjera në lidhje me punën në këto institucione”, ka përfunduar Hasani.

Në fund, në lidhje me të gjeturat e këtij raporti, Lëvizja FOL ka dhënë këto rekomandime:

  • Ndërprerja e marrëdhënies së punës së të punësuarve nga ana e punëdhënësve duhet të bëhet kryekëput konform dispozitave të Ligjit të Punës së Kosovës dhe të Ligjit për Shërbimin Civil të Kosovës.

 

  • Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike të krijojë një databazë elektronike në të cilën do të regjistrohen të gjitha rastet e shkarkimeve, largimeve vullnetare të punëtorëve dhe kontesteve nga shërbimi civil në institucionet e administrates qendrore dhe lokale.

 

  • Rrjedhimisht, të detyrohen të gjitha institucionet e pushtetit qendror dhe lokal, si dhe organet tjera, të raportojnë të dhënat në databazën elektronike të ketij institucioni, në rastet e tilla, më së voni 1 muaj nga dita e shkarkimit, largimit, apo fillimit të kontestit.

 

  • Gjykatat e Republikës së Kosovës t’i respektojnë afatet ligjore të trajtimit të lëndëve nga kontestet e punës si dhe rastet nga marrëdhëniet e punës t`i trajtojnë me prioritet.

 

  • Ministria e Punëve të Brendshme dhe e Administratës Publike të ndërmarrë hapa konkret me qëllim të informimit dhe vetëdijesimit të institucioneve për mbrojtjen e të drejtave të të punësuarve.

 

  • Të rritet funksioni mbikëqyrës/monitorues i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës ndaj institucioneve të administratës publike, lidhur me zbatimin e rregullave dhe parimeve të legjislacionit për shërbimin civil. Rrjedhimisht, raportet në lidhje me të gjeturat e monitorimit të publikohen rregullisht në ueb-faqen e KPMShC-së.

 

 

 

Shkarkimi i paligjshëm i të punësuarve në sektorin publik – pasojat në buxhetin e shtetit

Gjykatat e Kosovës kanë publikuar 2168 aktgjykime për muajin janar 2022

Prishtinë, 18 shkurt 2022 – Lëvizja FOL në bashkëpunim me Debate Center, kanë vazhduar me monitorimin e aktgjykimeve edhe për vitin 2022.

Gjatë muajit janar 2022, Gjykatat e Kosovës kanë publikuar 2168 aktgjykime. Gjykata Themelore e Prishtinës si dhe e Gjykata e Apelit janë gjykatat me më së shumti aktgjykime të publikuara.

Ky projekt mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan, përmes Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Sundim të Ligjit (INL).

Thirrje për Çmimin: “FOL për prokurim”

Lëvizja FOL me mbështetjen e Open Contracting Partnership hap thirrjen për aplikim për Çmimin “FOL për prokurim”.

Monitorimi i prokurimit publik nga gazetarët në mënyrë direkte apo indirekte do të shtyjë institucionet përkatëse të rishikojnë metodat e tyre të punës në mënyrë që të jenë më transparente dhe të përgjegjshme në shpenzimin e parasë publike.

Andaj, për të inkurajuar gazetarinë hulumtuese në fushën e prokurimit publik, FOL do të ndaj tre çmime për artikujt e botuar nga gazetarë hulumtues në këtë fushë, të cilët kanë paraqitur parregullsi dhe keqpërdorime përmes procedurave të prokurimit publik. Çmimi i parë do të jetë 500 euro, i dyti 300 euro, dhe i treti do të jetë 200 euro.

Kush mund të aplikojë?

Gazetarët/et që veprojnë në Kosovë dhe punojnë si të pavarur (freelancer) apo janë të punësuar nga mediat e regjistruara në Kosovë.

  • Artikujt duhet të jenë të publikuar për të gjitha format e gazetarisë (shtyp, në internet, radio dhe TV) të transmetuara në mediat e Kosovës në gjuhën zyrtare.
  •  Artikujt/storiet e dorëzuara për aplikim duhet të jenë të publikuara gjatë vitit kalendarik 1 janar – 31 dhjetor 2021.

Procedura e aplikimit/nominimit: 

  • Aplikoni duke dërguar artikullin, linkun e publikimit dhe një bio të shkurtër në email-in: [email protected] dhe shkruaj në subjekt “Aplikim/nominim për çmimin FOL për prokurim”.

Afati për aplikim: Afati i dorëzimit të aplikimit është 25.02.2022.

Vlerësimi: Juria e Çmimit “FOL për Prokurim” do të përbëhet nga ekspertë të medias dhe njohës të fushës së prokurimit publik.

FOL Hapur me Zëvendës Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Prishtinë, 31 janar 2022 – Lëvizja FOL ka vazhduar serinë e debateve FOL Hapur me Ministra/e të Kosovës, ku e ftuara e radhës ishte Zëvendës Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës znj. Liza Gashi.

Temë diskutimi ishte realizimi i Planit të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, prioritetet si dhe sfidat të cilat me të cilat po ballafaqohet kjo ministri.

Ky diskutim realizohet me mbështetjen e programit MATRA të Ambasadës Holandeze në Kosovë dhe zbatohet në bashkëpunim me PIPS.

Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së: Sfidat në Drejtësi, Administratë Publike dhe Integrime Evropiane

Prishtinë, 28 janar 2022 – Lëvizja FOL në bashkëpunim me PIPS dhe me mbështetjen e Ambasadës e Mbretërisë së Holandës  në Kosovë ka organizuar sot konferencën një ditore me temën “Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së: Sfidat në Drejtësi, Administratë Publike dhe Integrime Evropiane”.

Mexhide Demolli Nimani – drejtoreshë ekzekutive e Lëvizjes FOL tha se qëllimi i konferencës ishte reflektimi mbi përpjekjet e bëra nga Kosova për zbatimin e drejtë të reformave në drejtësi, administratë publike dhe integrim në Bashkimin Evropian.

Ambasadorja e Mbretërisë së  Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo në fjalën e saj të rastit tha se këto lloje të takimeve na ndihmojnë që të kuptojmë më mirë për atë që po ndodh dhe janë të mirëseardhura. “Integrimi në BE në esencë do të thotë, të japësh për qytetarët e Kosovës, kryerja e reformave, miratimi i legjislacionit dhe zbatimi i të dyjave, është mënyra për ta arritur këtë. Është e rëndësishme që forcat të bashkohen për të afruar Kosovën më afër BE-së, më afër integrimeve evropiane dhe kjo bëhet duke bërë reforma dhe duke adaptuar legjislacionin me BE-në. Ende ka sfida të shumta dhe Holanda do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën me ekspertizë që të vazhdojë përpara”, tha Ambasadorja Lobbezoo.

Penalistë në sesionin e parë me të cilët u diskutua rrugëtimi i Kosovës dhe reforma në sistemin e drejtësisë ishin:

  • Lulzim Beqiri – Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë
  • Donikë Qerimi – Profesoreshë në Universitetin e Prishtinës
  • Albert Avdiu – Ekspert ligjor
  • Ehat Mistaraj – Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi

Ndërkaq, në sesionin e dytë u diskutuar për sfidat në Reformën e Administratës Publike.  Funksionimi i mirëfilltë i administratës publike është një nga sfidat kryesore për qeverisjen demokratike dhe krijimin e besimit të qytetarëve në institucionet shtetërore. Administrata publike e Kosovës ballafaqohet me sfida serioze siç janë politizimi në proceset e emërimit, stafi i tej ngarkuar nëpër institucione dhe përpjekjet për përfshirje politike në rekrutimet e shërbimit civil të lartë. Në kuadër të këtij sesioni panelist ishin:

  • Edmir Sejdiu, Udhëheqës i Divizionit për Koordinimin, Monitorimin dhe Zbatimin e Reformave, Ministria e Punëve të Brendshme
  • Naser Shamolli, Hulumtues, Grupi për Studime Juridike dhe Politike
  • Albana Rexha, Hulumtuese, Demokraci Plus

Në Sesionin e tretë të konferencës së sotme u diskutua për “Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së: Integrimi në BE”.

Kosova në aspektin politik dhe ekonomik vazhdon të qëndrojë mbrapa sa i përket kritereve për integrim në BE pavarësisht se në përafrim të legjislacionit ka bërë hapa të mirë. Rrugëtimi i Kosovës në BE ka filluar me nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, dhe më tutje është zgjeruar në mekanizma tjerë si ERA I dhe ERA II. Në këtë panel u nda përvoja e shteteve të anëtarësuara së fundmi në BE duke e parë si kanë vepruar ata në avancimin e një procesi të tillë të integrimit dhe se ku duhet të fokusohen institucionet e Kosovës për të vendosur Kosovën në një pozitë më të favorshme në raport me integrimin në Bashkimin Evropian.

Për të diskutuar për këtë temë panelistë ishin:

  • Demush Shasha, Drejtor Ekzekutiv, Insitituti EPIK
  • Bekim Çollaku, ish Ministër i Integrimeve Europiane
  • Ingrid Shikova (Bullgari) – Shefe e Departamentit të Studimeve Evropiane të Qendrës së Ekselencës Jean Monnet dhe Drejtoreshë e Qendrës së Informacionit të BE-së 2001-2007
  • Jeton Zulfaj, Këshilltar Politik i Kryeministrit

Qeveria e Kosovës realizoi 56% të Planit Strategjik dhe Operacional për vitin 2021

Prishtinë, 26 janar 2022 – FOL ka bërë monitorimin e realizimit të aktivitetve të cilat ishin paraparë të përfundonin në periudhën në vitin 2021 gjegjësisht periudhën mars- dhjetor 2021 sipas Planit Strategjik dhe Operacional të Qeverisë së Kosovës -15 Ministrive dhe Zyra e Kryeministrit.

Erblin Hoxha nga Lëvizja FOL tha se “nga 764 aktivitete të parapara për këtë periudhë kohore, janë realizuar 428 aktivitete, ndërkaq 336 kanë mbetur pa u realizuar”.

Hoxha theksoi se, Qeveria e Kosovës ka realizuar 56 % të Planit Strategjik dhe Operacional për vitin 2021.

Gjatë këtij takimi u diskutua me akteret kryesorë të ministrive përkatëse për sfidat me të cilat përballen ata për realizimin e këtij plani.

Më shumë detaje rreth perfomancës së Zyrës së Kryeministrit dhe secilës nga ministritë i gjeni në vazhdim;

Zyra e Kryeministrit – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 77 aktivitete prej të cilave ka realizuar 40 nga këto aktivitete.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 71 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 35 nga këto aktivitete.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 76 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 22 nga këto aktivitete.

Ministria e Drejtësisë – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 59 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 40 nga këto aktivitete.

Ministria e Zhvillimit Rajonal – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 35 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 33 nga këto aktivitete.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 37 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 20 nga këto aktivitete.

Ministria e Ekonomisë – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 27 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 14 nga këto aktivitete.

Ministria e Mbrojtjes – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 57 aktivitete, prej të cilave i ka realizuar 50 nga këto aktivitete.

Ministria e Punëve të Brendshme – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 98 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 64 nga këto aktivitete.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 42 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 22 nga këto aktivitete.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 11 aktivitete, prej të cilave ka realizuar të gjitha aktivitetet.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 52 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 19 nga këto aktivitete.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 31 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 21 nga këto aktivitete.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 37 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 12 nga këto aktivitete.

Ministria e Shëndetësisë – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 43 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 20 nga këto aktivitete.

Ministria për Kthim dhe Komunitete – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 11 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 5 nga këto aktivitete.

Ju lutem, gjeni të bashkangjitur linkun e publikimit të raportit me detaje për secilën ministri; https://bit.ly/3H8GËcf

Realizimi i Planit të Punës se Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021

FOL Hapur me zëvendës Ministrin e Mbrojtjes z. Shemsi Syla

Prishtinë, 21 janar 2022 – Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve FOL Hapur me Ministra/e të Kosovës, ku sot i ftuar ishte zëvendës Ministri i Mbrojtjes z. Shemsi Syla.

Temë diskutimi do të jetë realizimi i Planit të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, prioritetet si dhe sfidat të cilat me të cilat është ballafaquar ministria e Mbrojtjes gjatë vitit 2021.

Ky diskutim realizohet me mbështetjen e programit MATRA të Ambasadës Holandeze në Kosovë dhe zbatohet në bashkëpunim me PIPS.

FOL Hapur me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë znj. Rozeta Hajdari

Prishtinë, 19 janar 2022 – Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve FOL Hapur me Ministra/e të Kosovës, ku sot e ftuar ishte Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë znj. Rozeta Hajdari.

Temë diskutimi ishte realizimi i Planit të Punës së Qeverisë për vitin 2021, prioritetet si dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet kjo ministri.

Ky diskutim u realizua me mbështetjen e programit MATRA të Ambasadës Holandeze në Kosovë dhe zbatohet në bashkëpunim me PIPS.