Është mbajtur trjanimi “Ngritja e kapaciteteve të juristëve të rinj për shkrimin dhe praktikën ligjore”

Prishtinë, 24/25 shtator 2022 – Me datat 24 dhe 25 shtator, Lëvizja FOL ka organizuar trajnimin dy-ditor “Ngritja e kapaciteteve të juristëve të rinj për shkrimin dhe praktikën ligjore”.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të ndjekin trajnimin nga eksperti ligjor Alban Krasniqi sa i përket trajtimit të perspektivës praktike mbi aspektet kryesore të procedurës civile dhe procedurës penale, forcimit të aftësive analitike dhe argumentuese të juristëve të rinj përmes trajtimit të rasteve hipotetike, njoftimin me shkrimin ligjor sipas metodës “IRAC”, si dhe ngritjen e aftësive të të folurit publik dhe lidershipit etik në drejtësi.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Përfshirja Gjinore në Sistemin e Drejtësisë”, mbështetur nga Departamenti i Shtetit Amerikan, përmes Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Sundim të Ligjit (INL).

Studentët e Fakultetit Juridik kanë vizituar Gjykatën Themelore në Gjilan

Gjilan, 23 shtator 2022 – Lëvizja FOL mbështetur nga Departamenti i Shtetit Amerikan, përmes Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Sundim të Ligjit (INL), së bashku me studentët e Fakultetit Juridik kanë vizituar Gjykatën Themelore në Gjilan.
Studentët u pritën në takim nga z. Rilind Sermaxhaj, nënkryetar i Gjykatës Themelore në Gjilan. Gjatë këtyre takimeve, studentët u informuan nga afër me organizimin dhe funksionimin e kësaj gjykate, sfidat me të cilat përballet, fluksin e lëndëve dhe çështje të tjera që ndërlidhen me sistemin gjyqësorë, si dhe patën mundësi që të shohin për së afërmi sallat ku mbahen proceset gjyqësore.
Nënkryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit u shpreh i gatshëm që edhe në të ardhëm të bashkëpunoj me studentë si dhe i inkurajoi studentët që të aplikojnë për punë praktike pranë kësaj gjykatë.
Ky Projekt financohet nga Departamenti i Shtetit Amerikan, përmes Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Sundim të Ligjit (INL).

Prioritetet në luftën kundër korrupsionit

Prishtinë, 15 shtator 2022 – Lëvizja FOL me mbështetjen IFES, ka mbajtur sot diskutimimin në kuadër të projektit “Lufta Efektive Kundër Korrupsionit (ECAC)”. Gjatë këtij takimi FOL kishte bërë prezantimin e Draft-raportit, ku kishte prezantuar gjendjen aktuale në luftën kundër korrupsionit.

Gjatw kwtij takimi tw pranishmit diskutuan rreth zgjidhjeve afatgjata dhe rekomandimeve potenciale në luftën kundër korrupsionit. FOL do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet në vend, si dhe do të bëjë monitorimin e tyre nga afër në luftën kundër korrupsionit.

 

FOL ishte pjesë e panairit të Oranizatave të Shoqërisë Civile

Prishtinë, 15 shtator 2022 – Lëvizja FOL ishte sot pjesë e panairit të Oranizatave të Shoqërisë Civile, i cili u organizua nën ombrellën e Forumit për Transparencë Parlamentare të Kuvendit të Kosovës. Ky panair ishte organizuar në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë.

#ditanderkombetaredemokracise

 A DËSHIRONI TË MËSONI MË SHUMË RRETH PRAKTIKËS GJYQËSORE DHE TË ZHVILLONI SHKATHTËSITË E ARGUMENTIMIT LIGJOR?

Prishtinë, 9 shtator 2022 – Lëvizja FOL në kuadër të Projektit “Gender inclusive justice sector- GIJS” të mbështetur nga Departamenti i Shtetit Amerikan, përmes Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Sundim të Ligjit (INL), është duke organizuar një trajnim dy-ditor për forcimin e kapaciteteve të studentëve të drejtësisë dhe juristëve të rinjë.

Përmes këtij trajnimi synohet që studentëve të drejtësisë dhe juristëve të rinjë të ju ofrojë një mundësi alternative për ekspozim ndaj një moduli unik të marrjes së njohurive përmes kombinimit të metodave më të avancuara të facilitimit të trajnimeve ligjore.

Trajnimi do të mbahet përgjatë dy ditëve (24-25 shtator 2022) dhe programi i trajnimit synon të arrijë këto objektiva:

  • Trajtimi i perspektivës praktike mbi aspektet kryesore të procedurës civile dhe procedurës penale;
  • Forcimi i aftësive analitike dhe argumentuese të juristëve të rinjë përmes trajtimit të rasteve hipotetike;
  • Njoftimi i pjesmarrësve me shkrimin ligjor sipas metodës “IRAC”; 
  • Promovimi i aftësive të të folurit publik dhe lidershipit etik në drejtësi.

 Ju ftojmë të aplikoni për të qenë pjesë e këtij trajnimi duke plotësuar formën e mëposhtme: 

Kush mund të aplikoj? Studentët e Fakultetit Juridik të vitit të tretë dhe të katërt të nivelit Bachelor, apo studentët e nivelit Master.

Deri kur mund të aplikoni? Afati i fundit për aplikim është 18 shtator 2022.

Ky trajnim do të mbahet në zyret e Lëvizjes FOL në Prishtinë dhe trajnues do të jetë Alban Krasniqi, ekspert ligjor.

Në fund të trajnimit të gjithë pjesëmarrësit do të certifikohen.

 

 

 

Gjykata e Apelit me më së shumti aktgjykime të publikuara për muajin korrik 2022

Prishtinë, 17 gusht 2022 – Lëvizja FOL ka vazhduar me monitorimin e publikimit të aktgjykimeve për periudhën 1 korrik – 31 korrik 2022 për të gjitha gjykatat e Kosovës. Fokus i monitorimit kanë qenë departamentet penale, civile, ekonomike dhe administrative. Gjatë monitorimit të aktgjykimeve të publikuara në ueb-faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për periudhën e lartpërmendur, është vërejtur se në total janë të publikuara 2500. FOL në databazën e saj ka evidentuar 2402 aktgjykime. Gjykata Themelore e Gjilanit ka publikuar 93 aktgjykime për kundërvajtje, e të cilat sipas Udhëzimit Administrativ për publikimin e aktgjykimeve nuk duhet të publikohen, poashtu janë larguar 5 aktgjykime të cilat janë publikuar nga dy herë.

Gjykata me më së shumti aktgjykime të publikuara për muajin korrik 2022 është Gjykata e Apelit me 599 aktgjykime.

Më poshtë mund të shihni infografikat për secilën gjykatë si dhe degë. Poashtu mund të shihni edhe numrin e aktgjykimeve të publikuara sipas natyrës penale, civile, administrative si dhe ekonomike.

 

 

Plani Strategjik dhe Operacional i Qeverisë për periudhën janar-qershor 2022

Qeveria e Kosovës realizoi 48 % të Planit Strategjik dhe Operacional për periudhën e parë gjashtë mujore të viti 2022

Prishtinë, 9 gusht 2022 – Lëvizja FOL me mbështetjen financiare të Rockefeller Brothers Fund ka bërë monitorimin e Planit Strategjik Operacional(PSO) të Qeverisë për periudhën janar – qershor 2022 të 15 Ministrive dhe Zyrës së Kryeministrit. Nga 2077 aktivitete të parapara për këtë periudhë kohore, janë realizuar vetëm 996 aktivitete.

Mexhide Demolli-Nimani nga Lëvizja FOL tha se “nga 2077 aktivitete të parapara për këtë periudhë kohore, janë realizuar 996 aktivitete, ndërkaq 1081 kanë mbetur pa u realizuar”.

Demolli-Nimani theksoi se, Qeveria e Kosovës për periudhën e parë gjashtë mujore të vitit 2022 ka realizuar 48 %  të Planit Strategjik Operacional.

Ministritë të cilat kanë paraparë një numër më të madh të aktiviteteve janë ajo e Kulturës dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, përderisa Ministria për Komunitete dhe Kthim ka paraparë të realizoj vetëm 8 aktivitete i bie që përqindja e realizimit të del më e madhe në krahasim me ministritë e lartcekura për shkak të numrit të madh të aktiviteteve të parapara.

Për më shumë detaje rreth perfomancës së Zyrës së Kryeministrit dhe secilës nga ministritë i gjeni në vazhdim:

Zyra e Kryeministrit – në kuadër të Planit Strategjik dhe Operacional për periudhën janar – qershor 2022, ka paraparë të realizoj 98 aktivitete prej të cilave ka realizuar 46 nga këto aktivitete.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës – në kuadër të PSO-së, për periudhën janar – qershor 2022, ka paraparë të realizoj 35 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 15 nga këto aktivitete.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës –  për periudhën janar – qershor 2022, ka paraparë të realizoj 461 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 103 nga këto aktivitete.

Ministria e Drejtësisë – në kuadër të për periudhën janar – qershor 2022, ka paraparë të realizoj 94 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 53 nga këto aktivitete.

Ministria e Zhvillimit Rajonal në kuadër të PSO-së, për periudhën janar – qershor 2022 ka paraparë të realizoj 40 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 38 nga këto aktivitete.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit – për periudhën janar – qershor 2022, ka paraparë të realizoj 96 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 56 nga to.

Ministria e Ekonomisë – për këtë periudhën ka paraparë të realizoj 135 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 77 nga këto aktivitete.

Ministria e Punëve të Brendshme – në kuadër të PSO-së për periudhën janar – qershor 2022, ka paraparë të realizoj 191 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 103 nga  këto  aktivitete.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë – për periudhën janar – qershor 2022 ka paraparë të realizoj 123 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 63 nga këto aktivitete.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – në kuadër të PSO-së për periudhën janar – qershor 2022 ka paraparë të realizoj 25 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 22 nga këto aktivitete.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve – në kuadër të PSO-së për periudhën janar – qershor 2022, ka paraparë të realizoj 126 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 80 nga këto aktivitete.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – për periudhën janar – qershor 2022 ka paraparë të realizoj 43 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 33 nga këto aktivitete.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – në kuadër të PSO-së ka paraparë të realizoj 512 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 259 nga këto aktivitete.

Ministria e Shëndetësisë – kishte paraparë të realizoj 76 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 28.

Ministria për Kthim dhe Komunitete –  për periudhën janar – qershor 2022 ka paraparë të realizoj 8 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 7 nga to.

Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes – në kuadër të Planit Strategjik Operacional për periudhën janar – qershor 2022, ka paraparë të realizoj 14 aktivitete dhe ka realizuar 13 nga to. Vlen të theksohet se përgjigjja në pyetësorin e FOL-it, nga kjo ministri ka ardh një ditë pas publikimit të rezultateve per ministritë tjera.

Ajo çka duhet theksuar është se shumë nga ministritë kanë dërguar dhe informacione shtesë sa i përket realizimit të planit, mirëpo FOL në këtë periudhë 6 mujore ka bërë vetëm matjen statistikore të realizimit të aktiviteteve duke u bazuar në afatet kohore që ministritë i kanë caktuar në planin e punës, tha Demolli-Nimani.

 

Pas reagimit dhe kërkesës së FOL, Agjencia kundër Korrupsion gjen shkelje ligjore në shpërblimin me tender të ish-shefit të prokurimit të Komunës së Klinës nga ekzekutivi komunal i kësaj komune

Prishtinë, 28 korrik 2022 – Lëvizja FOL me 2 qershor 2022 ka bërë kërkësë për opinion ligjor në Agjencinë kundër Korrupsion në lidhje me ligjshmërinë e shpërblimit me tender të ish-shefit të prokurimit në Komunën e Klinës nga kjo komunë, ende pa u bërë dy (2) vite nga koha e pensionimit të tij në këtë pozitë.

Pas kërkesës, FOL ka pranuar opinionin ligjor nga Agjencia kundër Korrupsion (nr. PKI-06-2857/22), ku thuhet se shpërblimi me tender i ish zyrtarit të lartë të prokurimit pa kaluar dy vite nga përfundimi i funksionit publik (pensionimit) nga institucioni në të cilin ka qenë i punësuar zyrtari është në kundërshtim me dispozitën e nenit 18, paragrafi 1, nënparagrafi 1.2 të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, si dhe ka kërkuar anulimin e kontratës dhe pasojave të krijuara nga lidhja e kontratës në fjalë.

Për më tepër, FOL në artikullin e publikuar me titull: “?ë ????ë?????? ?? ??????, ?????? ? ????ë? ???ë????? ?? ?????? ???-?????? ? ?????????? ??????”, kishte gjetur se ish – shefi i prokurimit të kësaj komune, që e ka fituar tenderin përkatës, për më shumë se dy dekada ka punuar në Zyrën e Prokurimit në Komunën e Klinës si shef i kësaj zyreje, deri në kohën e pensionimit. Por, angazhimi i tij në komunë do të vazhdonte të paktën edhe një vit, pasi së fundmi ai përfitoi një kontratë një-vjeçare në vlerë prej 7 mijë e 200 eurove.

Në Këtë link mund ta gjeni artikullin e FOL https://bit.ly/3vlCLpH, si dhe Opinioni Ligjor i Agjenisë kundër Korrupsion. 

Lëvizja FOL bashkë me studentë të Fakultetit Juridik kanë vizituar Gjykatën Supreme

Prishtinë, 26 korrik 2022 – Lëvizja FOL mbështetur nga Departamenti i Shtetit Amerikan, përmes Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Sundim të Ligjit (INL), së bashku me studentët e Fakultetit Juridik kanë vizituar Gjykatën Supreme.
Studentët u pritën në takim nga Kryetari i Gjykatës Supreme, z. Enver Peci. Gjatë këtij takimi, studentët u informuan nga afër me organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Supreme, kompetencat, historikun, sfidat me të cilat përballet, fluksin e lëndëve, numrin e gjyqtarëve, publikimin e aktgjykimeve, si dhe çështje të tjera që ndërlidhen me sistemin gjyqësorë.
Kryetari i Gjykatës Supreme u shpreh i gatshëm që edhe në të ardhmen të pres studentë në takime apo dhe grupe tjera që shfaqin interesim për organizimin dhe punën e Gjykatës Supreme.
Lëvizja FOL së bashku me studentë do të vizitojnë edhe gjykatat tjera të Republikës së Kosovës.
Ky Projekt financohet nga Departamenti i Shtetit Amerikan, përmes Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Sundim të Ligjit (INL).

REAGIM: MUNGESË E THEKSUAR E TRANSPARENCËS DHE OBJEKTIVITETIT NË PROCESIN E PËRZGJEDHJES SË 1 (NJË) ANËTARI TË BORDIT TË RTK-SĒ

Prishtinë, 25 korrik 2022 – Lëvizja FOL ka monitoruar procesin e intervistimit të kandidatëve për anëtar të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), dhe tërë mbarëvajtjen e punëve të komisionit përgjegjës në këtë fazë e cilëson me mungesë të theksuar të transparencës dhe të vlerësimit objektiv të kandidatëve.

Në këtë proces kishin aplikuar gjithsej 14 kandidatë, ndërsa fazës së intervistimit i janë nënshtruar vetëm 9 prej tyre. Anëtarë të Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e këtyre kandidatëve ishin: Fitim Hajrizi (LVV), Arbëreshë Kryeziu (LVV), Njazi Isaku (LVV), Valon Ramadani (LVV), Besim Muzaqi (LVV), Ergjan Galushi (LPRK), Albana Bytyqi (AAK) dhe Agim Veliu (LDK).

Të gjithë kandidatëve nuk u janë parashtruar pyetjet e njëjta nga ana e komisionit, duke krijuar kështu trajtim të pabarabartë të kandidatët dhe vlerësim jo objektiv dhe jo meritor nga ana e komisionit.

Gjithashtu, duke mos e respektuar parimin e transparencës, anëtarët e komisionit e kanë mbajtur të fshehur poentimin për secilin kandidat individualisht, si dhe nuk i kanë arsyetuar ato para monitoruesve të shoqërisë civile dhe aktivistëve. Publike u bënë vetëm totali i pikëve për secilin kandidat në fund të procesit. Në këtë mënyrë, deputetët e Kuvendit kanë vepruar në kundërshtim me praktikën e mirë të krijuar në procesin e kaluar të përzgjedhjes së anëtarëve të Bordit të RTK-së, si dhe me standardet e krijuara nga ekspertët britanik (BDO) për proceset rekrutuese.

Gjithashtu, duhet theksuar se Kuvendi i Kosovës nuk mori parasysh pohimin e njërit prej kandidatëve se është pozitiv me COVID 19. Pra, kandidati qysh më herët kishte deklaruar se është në ditën e 9 të karantinimit, dhe pavarësisht kësaj është ftuar për tu intervistuar fizikisht nga ana e kuvendit.

Kandidatët që i janë propozuar Kuvendit për votim për anëtar të Bordit të RTK-së janë: Mehmet Kalisi (697 pikë) dhe Besnik Aliu (622 pikë).

FOL konsideron se i tërë procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të Bordit të RTK-së duhet domosdoshmërisht të përsëritet në mënyrë që të ruhet pavarësia dhe kredibiliteti i Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.

FOL Hapur me Kryetarin e Komunës së Vushtrrisë z. Ferit Idrizi

Vushtrri (Stanoc i Epërm) 21 korrik 2022 – Lëvizja FOL në kuadër të debateve FOL Hapur me Kryetarët e Komunave të Kosovës, ka mbajtur takim me tretë me Kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi.

Temë diskutimi e këtij takimi me qytetarë ishte implementimi i Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, si dhe Udhëzimi Administrativ (MAPL) për Organizimin, Funksionimin dhe Bashkëpunimin e Komunave me Fshatrat, Vendbanimet dhe Lagjet Urbane.

Gjithashtu, gjatë këtij diskutimi në mënyrë të hollësishme u shtjellua çështja e përzgjedhjes së këshillave lokal, funksionimi i tyre si dhe mënyra më e mirë e bashkëpunimit në mes komunës dhe kryetarëve të këshillave për adresimin e kërkesave të të gjithë qytetarëve.

Poashtu, pjesëmarrësit kishin mundësinë që të diskutonin me Kryetarin Idrizi për problemet me të cilat këta qytetarë përballen çdo ditë. Debati me qytetarë do është mbajtur në ambientet e shkollës së fshatit Stanoc i Epërm (SHFMU “Migjeni”) komuna e Vushtrrisë.

Debate të këtij formati FOL do të mbajë dhe në komunat e tjera të Kosovës

Ky diskutim mbështetet nga Rockfeller Brothers Fund.

FOL Hapur me Kryetarin e Komunës së Podujevës z. Shpejtim Bulliqi

Podujevë ( Gllamnik) 20 korrik 2022 – Lëvizja FOL në kuadër të debateve FOL Hapur me Kryetarët e Komunave të Kosovës, ka mbajtur takim me dytë me Kryetarin e Komunës së Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi.

Temë diskutimi e këtij takimi me qytetarë ishte implementimi i Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, si dhe Udhëzimi Administrativ (MAPL) për Organizimin, Funksionimin dhe Bashkëpunimin e Komunave me Fshatrat, Vendbanimet dhe Lagjet Urbane.

Gjithashtu, gjatë këtij diskutimi në mënyrë të hollësishme u shtjellua çështja e përzgjedhjes së këshillave lokal, funksionimi i tyre si dhe mënyra më e mirë e bashkëpunimit në mes komunës dhe kryetarëve të këshillave për adresimin e kërkesave të të gjithë qytetarëve.

Poashtu, pjesëmarrësit kishin mundësinë që të diskutonin me Kryetarin Bulliqi për problemet me të cilat këta qytetarë përballen çdo ditë. Debati me qytetarë është mbajtur në komunën e Podujevës, në ambientet e shkollës së fshatit Gllamik (SHFMU “Kongresi i Manastirit”).

Debate të këtij formati FOL do të mbajë dhe në komunat e tjera të Kosovës

Ky diskutim mbështetet nga Rockfeller Brothers Fund.

FOL ka mbajtur takime me zyrtarë komunal dhe shoqëri civile në disa komuna të Kosovës

Prishtinë, 21 korrik 2022 – Lëvizja FOL me mbështetjen e Rockfeller Brothers Fund, ka mbajtur disa sesione informative me zyrtarët komunalë lidhur ku është diskutuar rreth legjislacionit të ri dhe mjetet në dispozicion për përfshirjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse në nivel lokal, si dhe përmirësimin e praktikave demokratike të konsultimeve publike.

FOL gjithashtu në kuadër të aktiviteteve të mbështetura nga Rockfeller Brothers Fund ka mbajtur tamike dhe me OJQ-të lokale ku është diskutuar për t’u përfshirë shoqwria civile në mënyrë efektive në procesin e vendimmarrjes. Si dhe pwr angazhim mw tw madhw tw qytetarëve në proceset vendimmarrëse.

Takime të tilla FOL ka mbajtur në Komunën e Ferizajt, Pejës, Podujevës dhe Vushtrrisë.

The FOL movement together with students of the Faculty of Law have visited the Court of Appeal and the Basic Court of Pristina

Pristina, July 19, 2022- The FOL movement supported by the US State Department, through the International Bureau for Narcotics Issues and Rule of Law (INL), together with the students of the Faculty of Law, have visited the Court of Appeal and the Basic Court of Pristina.
The students were welcomed to the meeting by the Chairman of the Court of Appeal, Mr. Valon Totaj, and the Deputy Chairman of the Basic Court in Pristina, Mr. Dren Rugova. During these meetings, the students were closely informed about the organization and functioning of these courts, the challenges they face, the flow of cases and other issues related to the judicial system, as well as they had the opportunity to see the halls where the processes are held. judicial.
he Chairman of the Court of Appeal and the Deputy Chairman of the Basic Court of Pristina expressed their willingness to host students in meetings or other groups that show interest in the organization and work of the courts in the future.
The FOL movement, together with students, will also visit other basic courts, as well as the Supreme Court.
This Project is funded by the US State Department, through the International Bureau on Narcotics and Rule of Law (INL).

Gjykatat e Kosovës kanë publikuar 3567 aktgjykime për muajin qershor 2022

Prishtinë, 15 korrik 2022 – Lëvizja FOL ka vazhduar me monitorimin e publikimit të aktgjykimeve për periudhën 1 qershor – 30 qershor 2022 për të gjitha gjykatat e Kosovës.

Gjatë monitorimit të aktgjykimeve të publikuara në ueb-faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për periudhën e lartpërmendur, është vërejtur se në total janë të publikuara 3567. Gjykata me më së shumti aktgjykime të publikuara për muajin qershor 2022 është Gjykata e Apelit me 746 aktgjykime.

Më poshtë mund të shihni infografikat për secilën gjykatë si dhe degë. Po ashtu mund të shihni edhe numrin e aktgjykimeve të publikuara sipas natyrës penale, civile, administrative si dhe ekonomike.

      

 

Lëvizja FOL bashkë me studentë të Fakultetit Juridik kanë vizituar Gjykatën Themelore të Pejës, Gjakovës, Ferizajt dhe  të Prizrenit

Prishtinë, 14 korrik 2022- Lëvizja FOL mbështetur nga Departamenti i Shtetit Amerikan, përmes Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Sundim të Ligjit (INL), së bashku me studentët e Fakultetit Juridik kanë vizituar Gjykatën Themelore të Pejës, të Gjakovës, të Ferizajt dhe Gjykatën Themelore të Prizrenit.

Studentët u pritën në takim nga kryetarët apo nënkryetarët e këtyre gjykatave. Gjatë takimeve të mbajtura studentët u informuan nga afër për organizimin dhe funksionimin e këtyre gjykatave, sfidat me të cilat përballen dhe fluksin e lëndëve, si dhe patën mundësi që të shohin për së afërmi sallat ku mbahen proceset gjyqësore.

Kryetarët e gjykatave u shprehën të gatshëm që edhe në të ardhmen të presin studentë në takime apo dhe grupe tjera që shfaqin interesim për organizimin dhe punën e gjykatave.

Lëvizja FOL së bashku me studentë do të vizitojnë edhe gjykatat tjera themelore, si dhe Gjykatën Supreme dhe atë të Apelit.

Ky Projekt financohet nga Departamenti i Shtetit Amerikan, përmes Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Sundim të Ligjit (INL).

FOL Hapur me nënkryetarin e Komunës së Ferizajt z. Lulzim Aliu

Pleshinë, 13 korrik 2022 – Lëvizja FOL sot ka filluar serinë e debateve FOL Hapur me Kryetarët e Komunave të Kosovës, ku i ftuari i parë i këtij formati ishte nënkryetari i Komunës së Ferizajt z. Lulzim Aliu. Diskutimi me qytetarët u mbajt në fshatin Pleshinë të Komunës së Ferizajt.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth implementimit të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, si dhe zbatimi i Udhëzimit Administrativ të (MAPL) për Organizimin, Funksionimin dhe Bashkëpunimin e Komunave me Fshatrat, Vendbanimet dhe Lagjet Urbane.

Gjatë këtij takimi pjesëmarrësit kishin mundësinë që të diskutonin me nënkryetarin z. Aliu për problemet me të cilat këta qytetarë përballen çdo ditë. Po ashtu, gjatë këtij diskutimi në mënyrë të hollësishme u shtjellua çështja e përzgjedhjes së këshillave lokal, funksionimi i tyre, si dhe mënyra më e mirë e bashkëpunimit në mes komunës dhe kryetarëve të këshillave për adresimin e kërkesave të të gjithë qytetarëve.

Debate të këtij formati FOL do të mbajë dhe në komunat e tjera të Kosovës.

Ky diskutim mbështetet nga Rockfeller Brothers Fund.

FOL Hapur me aktivistë dhe gazetarë në Komunën e Pejës dhe Ferizajt

Prishtinë, 12 korrik 2022 – Lëvizja FOL, me mbështetjen e “Safe Journalist” ka mbajtur të martën sesionet  informuese në lidhje me Paditë Slapp (Paditë Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike) me aktivistë dhe gazetarë të Konunës së Pejës dhe të Ferizajt.

Në këtë diskutim gazetarët dhe aktivistët kishin rastin të informohen në lidhje me kuptimin e Padive Slapp, nivelin e përhapjes së këtij fenomeni në vendin tonë, si dhe se sa janë të rrezikuar gazetarët dhe aktivistët kosovar nga ushtrimi i këtyre padive.

Ky takim kishte për qëllim që gazetarët të njihen me Paditë Slapp dhe mënyrën e luftimit të këtyre padive, si dhe rolin e rëndësishëm që luajnë gazetarët dhe akterët e tjerë të medias në një shoqëri demokratike.

Diskutime të tilla me gazetarë dhe aktivistë në vazhdim do të mbahen edhe nëpër komuna të tjera të Kosovës.

Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian përmes safejournalists.net.