Shkalla e parë e sistemit gjyqësor të Kosovës zgjidh vetëm 31 % të lëndëve të korrupsionit për vitin 2022

Prishtinë, 12 Maj – Lëvizja FOL me mbështetjen e Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Lëvizja FOL publikoi sot raportin “Performanca e Sistemit Prokurorial dhe Gjyqësor në Zgjidhjen e Lëndëve të Korrupsionit gjatë vitit 2022”, i cili adreson çështjen e performancës së këtyre dy sektorëve në zgjidhjen e lëndëve të korrupsionit gjatë periudhës janar – dhjetor 2022, si dhe shtjellon nivelin e ngarkesës së punës së këtyre institucioneve në zgjidhjen e këtyre lëndëve.

Albana Hasani, hulumtuese e lartë në Lëvizjen FOL tha se raporti është bazuar në të dhënat statistikore zyrtare të pranuara nga Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës për vitin 2022, ndërsa për matjen e performancës së këtyre institucioneve mbi bazën e këtyre statistikave zyrtare, Lëvizja FOL ka përdorur metodologjinë e Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ).

“Duhet të bëhet e çartë se raporti nuk përfshinë cilësinë e lëndëve, apo cilësinë e punës së prokurorive dhe gjykatave, por ajo shtrihet vetëm në matjen kuantitative të tyre”, tha ajo.

Gjetjet kryesore të raportit për sistemin prokurorial:
• Shkalla e parë e sistemit prokurorial të Kosovës gjatë vitit 2022 ka pasur në punë gjithsej 953 lëndë të korrupsionit, numër ky që në raport me vitin 2021 (ku në punë ishin 802 lëndë) ishte rritur për 19 %. Prej këtyre lëndëve të korrupsionit në punë, 393 lëndë (apo 41 % e lëndëve në punë) kanë qenë të bartura nga vitet paraprake, ndërsa 560 lëndë (apo 59% e lëndëve në punë) kanë qenë lëndë të reja të krijuara gjatë vitit 2022.

• Nga 953 lëndët e korrupsionit në punë, shkalla e parë e sistemit prokurorial ka arritur të zgjidh vetëm 430 lëndë, apo vetëm 45 % të të gjitha lëndëve që i ka pasur në punë gjatë vitit 2022. Ndërsa pjesa tjetër prej 523 lëndëve, apo 55 % të tyre, kanë mbetur të pazgjidhura dhe janë bartur për vitin 2023.

• Këto shifra, pra, tregojnë së shkalla e parë e sistemit prokurorial ka arritur të zgjidh më pak lëndë të korrupsionit se sa në vitin 2021, ku këto institucione kishin zgjidhur 51 % të lëndëve të korrupsionit që i kanë pasur në punë.

• Prokuroria Speciale dhe shtatë prokurorit themelore gjatë vitit 2022 kanë ngritur aktakuza për 263 persona për kryerjen e veprave penale të korrupsionit. Ky numër i aktakuzave për persona kishte pësuar rënie në krahasim me vitin 2021, ku 335 persona ishin akuzuar për veprat penale të korrupsionit.
• Norma mesatare e zgjidhjes së lëndëve të korrupsionit në shkallën e parë të sistemit prokurorial gjatë kësaj periudhe ka rezultuar të jetë 77 %, pra dukshëm më e ulët se në vitin 2021, kur kjo normë ishte 84%.

• Norma mesatare e qarkullimit të lëndëve të korrupsionit në shkallën e parë të sistemit prokurorial ka rezultuar të jetë 0.82, që është gjithashtu normë dukshëm më e vogël se në vitin 2021, ku kjo normë ishte 1.04.

• Nga pasqyra e përgjithshme e statistikave të pranuara nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, shihet se prokuroria që ka arritur rezultatet më të mira në zgjidhjen e lëndëve të korrupsionit (pra gjithmonë në aspekt kuantitativ) është PROKURORIA THEMELORE E GJILANIT. Nga 83 lëndë të korrupsionit sa ka pasur në punë kjo prokurori, ka arritur të zgjidh 68 lëndë, apo 82% të të gjitha lëndëve që i ka pasur në punë. Me këto shifra, kjo prokurori ka arritur normën më të lartë të zgjidhjes së lëndëve, normën më të lartë të qarkullimit të lëndëve, kohën më të shkurtër të nevojshme për zgjidhjen e lëndëve që në këtë vit kishin mbetur të pazgjidhura, si dhe indeksin më të ulët të lëndëve të grumbulluara.

• Ndërkaq prokuroria që ka arritur rezultatet me të dobëta në zgjidhjen e lëndëve të korrupsionit, (pra gjithmonë bazuar në statistikat e Këshillit Prokurorial të Kosovës), është PROKURORIA THEMELORE E MITROVICËS, e cila nga 155 lëndë të korrupsionit sa ka pasur në punë, ka arritur të zgjidh 49 lëndë, apo vetëm 32 % të të gjitha lëndëve. Me këto shifra, kjo prokurori ka arritur normën më të ulët të qarkullimit të lëndëve, kohën më të gjatë të nevojshme për zgjidhjen e të gjitha lëndëve që këtë vit kishin mbetur të pazgjidhura, si dhe indeksin më të lartë të lëndëve të grumbulluara.

Gjetjet kryesore të raportit në lidhje me performancën e zgjidhjes së lëndëve të korrupsionit nga ana e sistemit gjyqësor të Kosovës:

• Shkalla e parë e sistemit gjyqësor të Kosovës gjatë vitit 2022 ka pasur në punë gjithsej 268 lëndë të korrupsionit, numër ky që në raport me vitin 2021 (ku ishin 383 lëndë në punë) ishte zvogëluar për 20 %. Prej këtyre lëndëve të korrupsionit në punë, 59 % kanë qenë të bartura nga vitet paraprake, ndërsa 41% kanë qenë lëndë të reja të krijuara gjatë vitit 2022.

• Nga 268 lëndët e korrupsionit në punë, shkalla e parë e sistemit gjyqësor ka arritur të zgjidh 81 lëndë, apo vetëm 31 % të të gjitha lëndëve që i ka pasur në punë gjatë vitit 2022. Ndërsa pjesa tjetër prej 184 lëndëve, apo 69 % të tyre, kanë mbetur të pazgjidhura dhe janë bartur për vitin 2023.

• Këto shifra tregojnë për ulje të nivelit të zgjidhjes së lëndëve të korrupsionit nga ana e shkallës së parë të sistemit gjyqësor, në krahasim me vitin 2021, ku këto institucione kishin zgjidhur 38 % të lëndëve të korrupsionit që i kanë pasur në punë.

• Nga 82 lëndët e zgjidhura gjatë këtij viti, janë nxjerrë 41 aktgjykime fajësuese, 23 aktgjykime liruese, 4 aktgjykime refuzuese, si dhe 14 lëndë janë zgjidhur në mënyra të tjetra.

• Gjatë kësaj periudhe, 42 persona janë dënuar më burgim, 22 persona janë dënuar me kusht, 31 persona janë dënuar me gjobë, ndërsa për 5 persona është shqiptuar dënimi plotësues: ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike.

• Norma mesatare e zgjidhjes së lëndëve të korrupsionit në shkallën e parë të sistemit gjyqësor gjatë kësaj periudhe ka rezultuar të jetë 75 %, normë kjo dukshëm më e ulët në krahasim me vitin 2021, ku gjykatat kishin arritur normë të zgjidhjes së lëndëve në 106%.
• Ndërkaq norma mesatare e qarkullimit të lëndëve të korrupsionit në shkallën e parë të sistemit gjyqësor gjatë kësaj periudhe ka rezultuar të jetë 0.44.

• Nga pasqyra e përgjithshme e statistikave të pranuara nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, shihet se gjykata që ka arritur rezultatet më të mira në zgjidhjen e lëndëve të korrupsionit gjatë vitit 2022 është GJYKATA THEMELORE E PEJËS. Nga 12 lëndë të korrupsionit sa ka pasur në punë kjo gjykatë, ka arritur të zgjidh 6 lëndë, apo 50 % të të gjitha lëndëve që i ka pasur në punë. Me këto shifra, kjo gjykatë ka arritur normën më të lartë të qarkullimit të lëndëve, kohën më të shkurtër të nevojshme për zgjidhjen e lëndëve që në këtë vit kishin mbetur të pazgjidhura, si dhe indeksin më të ulët të lëndëve të grumbulluara.

• Ndërkaq gjykata që ka arritur rezultatet me të dobëta në zgjidhjen e lëndëve të korrupsionit bazuar në statistikat e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, është GJYKATA THEMELORE E MITROVICËS, e cila nga 45 lëndë të korrupsionit sa ka pasur në punë, ka arritur të zgjidh vetëm 6 lëndë, apo 13 % të të gjitha lëndëve. Me këto shifra, kjo prokurori ka arritur normën më të ulët të zgjidhjes së lëndëve, normën më të ulët të qarkullimit të lëndëve, kohën më të gjatë të nevojshme për zgjidhjen e të gjitha lëndëve që këtë vit kishin mbetur të pazgjidhura, si dhe indeksin më të lartë të lëndëve të grumbulluara.

Raportin e plotë me të dhëna më të detajuara e gjeni në këtë link:

REAGIM: OJQ-të kërkojnë shkarkimin e të gjithë anëtarëve të OSHP-së

Prishtinë, 10 maj 2023 – Organizatat e shoqërisë civile (OJQ-të) të poshtëshënuara reagojnë kundër vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës që vetëm anëtarja e bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (tutje OSHP) respektivisht Kryetarja e Panelit Shqyrtues në rastin e insulinave, Kimete Gashi, të propozohet për shkarkim nga ana e Kuvendit, duke e vlerësuar si vendim selektiv, i cili aministon nga përgjegjësia anëtarët e tjerë të Bordit të OSHP-së që votuan njëjtë sikurse e propozuara për shkarkim.
OJQ-të i bëjnë me dije Qeverisë së Republikës së Kosovës se votimi në shqyrtimin e prokurimit është i ndërtuar sipas parimit “një anëtarë, një votë”, pavarësisht rolit të anëtarit në panele, siç janë kryetar, referues apo anëtar.
Në frymën e Ligjit për Prokurimin Publik në Kosovë dhe Rregullores së Punës së OShP-së, vota e anëtarëve të paneleve shqyrtuese është e barabartë dhe duhet të bëhet sipas bindjes së lirë së anëtarit në raport me provat dhe argumentet e çështjes kontestimore. Në këtë drejtim, vendimi i sotshëm i qeverisë që anëtaren e OShP-së, Kimete Gashi, t’ia propozoj Kuvendit për shkarkim, me arsyetimin se ajo e ka udhëhequr panelin shqyrtues, i cili përmes një vendimi ka mundësuar importin e insulinave pa autorizim-marketing, është diskriminues dhe selektiv, si dhe cënon parimet Kushtetuese të Republikës së Kosovës, siç është ai i barazisë para ligjit dhe mosdiskriminimit.
Roli i Kimete Gashit, sipas procedurës, si kryetare e paneleve shqyrtuese, në rastin e shqyrtimit të tenderit për insulina, është administrativ, bazuar në rregulloren e OShP-së. Respektivisht, pasojat e vendimeve të nxjerra nga panelet e kryesuara nga ajo, nuk mund t’i faturohen vetëm asaj duke pas parasysh se vendimmarja në këto shqyrtime është kolegiale. Rrjedhimisht, të gjithë anëtarët e paneleve shqyrtuese, që kanë votuar njëjtë si Kimete Gashi, duhet të propozohen për shkarkim, dhe ndaj të njëjtëve duhet të kërkohet llogaridhënie institucionale dhe jo të amnistohen.
Andaj, OJQ-të e poshtëshënuara kërkojnë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të mos aplikojë qasje selektive ndaj anetarëve të OShP-së, të plotësojë/ndryshojë vendimin për propozimin për shkarkim edhe me anëtarët e tjerë të OShP-së që përmes votimit të tyre kanë mundësuar që në Kosovë të importohen insulina pa autorizim – marketing.

???-??̈ ??̈?????????:
Levizja Fol
Democracy Plus
Group for Legal and Political Studies
Iniciativa për Progres – INPO
Kosova Democratic Institute / Transparency International Kosova
Kosovo Law Institute

FOL Hapur me përfaqësues të bizneseve në Komunën e Prizrenit

Prizren, 04 maj 2023 – Lëvizja FOL ka mbajtur diskutimin “FOL Hapur” me përfaqësues të bizneseve në Komunën e Prizrenit. Gjatë këtij takimi u diskutua në lidhje me sfidat e bizneseve në implementimin e dispozitave të Ligjit të Punës, si dhe të dispozitave të Ligjit për Mbrojtjen Sinjalizuesve.

Në këtë diskutim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga Oda Ekonomike e Kosovës, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Komunën e Prizrenit.

Ky aktivitet është realizuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të Projektit “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të punës për grupet e cënueshme në tregun e punës”. Përmbajtja është përgjegjësi e vetme e Lëvizjes FOL dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian’, Advocacy Training and Resource Center – ATRC ose BIRN KOSOVA.

Raporti i shoqërisë për të drejtat e njeriut në Kosovë në vitin 2022

Gjykata e Apelit me 629 vendime gjyqësore të publikuara për muajin mars 2023

Prishtinë, 4 maj 2023 – Lëvizja FOL ka vazhduar me monitorimin sistematik të aktgjykimeve dhe aktvendimeve të publikuara në ueb faqen zyrtare të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Të gjitha këto vendime të publikuara nga Gjykatat e Kosovës gjatë kësaj periudhe janë monitoruar një nga një sa i përket përmbushjes së kërkesave që përcaktohen me aktet nënligjore në fuqi.

Gjatë muajit mars gjykatat kanë publikuar 3414 aktgjykime dhe aktvendime në ueb-faqen zyrtare të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, si dhe 7 vendime të përsëritura, e të cilat nuk janë evidentuar në databazën tonë. Numrin më të madh të vendimeve e ka publikuar Gjykata e Apelit, përkatësisht 629 vendime gjyqësore, për t’u pasuar nga Gjykata Themelore e Gjakovës me 553 vendime të publikuara gjatë kësaj periudhe. Të dhënat e detajuara në lidhje me publikimin e vendimeve nga secila gjykatë në veçanti, duke përfshirë degët dhe depratamentet e tyre, mund t’i shihni në grafikonët e mëposhtëm.

Në Ditën e Punëtorëve reflektojmë për rritjen e numrit të aksidenteve në vendet e punës dhe nevojën për një mjedis më të sigurtë në punë

Prishtinë, 01 maj 2023 – Bazuar në statistikat e siguruara nga raportet e punës të Inspektoratit të punës, numri i aksidenteve të shkaktuara në vendet e punës ka shënuar rritje përgjatë viteve të fundit.

Në vitin 2020 në vendet e punës kanë ndodhur 176 aksidente, në vitin 2021 numri i tyre është rritur në 188, ndërsa në vitin 2022 numri i aksidenteve ka arritur në 394. Në total, gjatë këtyre tre viteve, kanë ndodhur 758 aksidente në vendet e punës, ku 40 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet.

Pra brenda 3 vitesh, numri i aksidenteve të ndodhura në vendet e punës është rritur për 124 %.

Kjo rritje shqetësuese e numrit të aksidenteve në vendet e punës thekson nevojën për të vënë masa më të forta për garantimin e sigurisë në vendet e punës. Kjo mund të bëhet përmes sigurimit të kushteve më të favorshme, si dhe sensibilizimit të punonjësve rreth rrezikut të mundshëm në vendet e punës.

Infografikat në vijim paraqesin të dhënat statistikore të aksidenteve që kanë ndodhur në vendet e punës gjatë viteve 2020, 2021 dhe 2022, si dhe numri i personave që kanë përfunduar me pasoja të lehta, të rënda, si dhe me fatalitet si pasojë e këtyre aksidenteve.

Ky aktivitet është realizuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të Projektit “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të punës për grupet e cënueshme në tregun e punës”. Përmbajtja është përgjegjësi e vetme e Lëvizjes FOL dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian, Advocacy Training and Resource Center – ATRC ose BIRN Kosovo.

Monitorimi i takimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Lëvizja FOL gjatë periudhës janar – mars 2023 ka monitoruar takimet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK) për të vlerësuar nivelin e transparencës dhe pajtueshmërinë e këtyre takimeve me Ligjin për Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Procesi i monitorimi është bërë përmes platformes elektronike Zoom. Gjatë kësaj periudhe tre-mujore, KGjK ka mbajtur gjithësej 5 takime dhe numri më i madh i këtyre takimeve është mbajtur në muajin shkurt, përkatësisht 3 takime, ndërsa 1 takim në muajin janar dhe 1 takim në muajin mars.

Vlenë të theksohet se asnjëra nga agjendat e këtyre takimeve nuk është publikuar me kohë, gjë që bie ndesh me nenin 14 të Ligjit për Këshillin Gjyqësor, i cili shprehimisht përcakton se rendi i ditës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës duhet të publikohet së paku 48 orë para takimit.

Ndërsa sa i përket gjuhës së publikimit të agjendave, 5 prej tyre janë publikuar në gjuhën shqipe dhe 4 prej tyre në gjuhën serbe. KGjK gjatë kësaj periudhe, në takimet e saj ka marrë gjithsej 61 vendime, ku 59 nga to janë publikuar në ueb-faqe të KGjK-së.

Detajet e këtij monitorimi i gjeni në linkun: https://bit.ly/3NgZKvO

Ky projekt mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan, përmes Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Sundim të Ligjit (INL).
#gjykatatransparente #keshilligjyqesorikosoves

Monitorimi i takimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës janar – mars 2023

REAGIM NDAJ MBYLLJES DHE MUNGESËS SË TRANSPARENCËS SË KËSHILLIT PROKURORIAL TË KOSOVËS

Prishtinë, 20 prill 2023 – Ne, organizatat e poshtëshënuara të shoqërisë civile shprehim shqetësimin tonë të thellë për veprimet e Këshillit Prokurorial të Kosovës për ‘mbyllje hermetike’ të veprimtarisë dhe për mungesën e theksuar të transparencës së këtij insititucioni.
Neni 14 i Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës shprehimisht parasheh se takimet e Këshillit janë të hapura për publikun dhe të njejtat mund të mbyllen vetëm për shkaqe të caktuara, të parapara me këtë ligj. Mirëpo, në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji, ky institucion nuk lejon qasjen e monitoruesve tanë për të vëzhguar në mënyrë të drejtpërdrejtë takimet e këtij institucioni.
Sipas zyrtarëve përgjegjës të këtij institucioni, monitorimi i takimeve të këshillit mund të bëhet vetëm në formë elektronike, përmes Platformës Zoom. Mirëpo, dihet se monitorimi përmes kësaj forme përcjellet me një sër vështirësish, duke filluar nga mungesa e përkthimit, zërimi i ulët, vështirësi në dëgjimin e të gjithë anëtarëve të këshillit, interferime etj., duke krijuar kështu pamundësi të monitorimit të mirëfilltë të mbledhjeve të mbajtura.
Monitorimi i mbledhjeve në formë elektronike dhe pamundësia e pjesëmarrjes në formë fizike në mbledhjet Këshillit është bërë gjatë situatës së krijuar për shkak të përhajpes së Pandemisë Covid-19, mirëpo dihet se situata ka ndryshuar, dhe nuk ka më arsye që të vazhdohet me këtë praktikë.
Një situatë e tillë, ku Këshilli Prokurorial i Kosovës nuk lejon qasjen për publikun dhe organizatat e shoqërisë civile në mbledhjet e këshillit, nuk është e lejuar në një demokraci të shëndoshë. Prandaj, ne kërkojmë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës të respektojë dispozitat ligjore duke lejuar publikun dhe monitoruesit që të vëzhgojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë aktivitetin e këtij institucioni.
Ne do të vazhdojmë të monitorojmë veprimtarinë e Këshillit Prokurorial dhe të ndërmarrim veprime të nevojshme për të siguruar që ky institucion të jetë i hapur dhe transparent në veprimtarinë e tij.

Organizatat:
Lëvizja FOL
Instituti i Kosovës për Drejtësi
Grupi për Studime Juridike dhe Politike
Instituti Demokratik i Kosovës

Performanca e Sistemit Prokurorial dhe Gjyqësor në Zgjidhjen e Lëndëve të Dhunës në Familje gjatë vitit 2022 (analizë statistikore)

Shkalla e parë e sistemit gjyqësor gjatë vitit 2022 ka pranuar 1,191 lëndë të dhunës në familje, ndërsa ka zgjidhur vetëm 961 lëndë

Prishtinë, 19 prill 2023 – Lëvizja FOL sot ka publikuar raportin “Performanca e Sistemit Prokurorial dhe Gjyqësor në Zgjidhjen e Lëndëve të Dhunës në Familje gjatë vitit 2022 (analizë statistikore)”, i cili e adreson aspektin kuantitativ të efikasitetit të shkallës së parë të sistemit gjyqësor dhe të atij prokurorial në zgjidhjen e lëndëve të dhunës në familje gjatë periudhës janar – dhjetor 2022, si dhe shtjellon nivelin e ngarkesës së punës së këtyre institucioneve në zgjidhjen e këtyre lëndëve.

Raporti është bazuar në të dhënat statistikore zyrtare të pranuara nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) për vitin 2022, ndërsa për matjen e performancës së këtyre institucioneve mbi bazën e këtyre statistikave zyrtare, FOL ka përdorur metodologjinë e Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ).

Për t’a lexuar raportin e plotë, klikoni këtu:

Ky projekt mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan, përmes Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Sundim të Ligjit (INL).

Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Lëvizja FOL mbajnë takim virtual me mbi 60 zyrtarë të gjykatave për të diskutuar gjetjet nga monitorimi i publikimit të vendimeve gjyqësore

Prishtinë, 5 prill 2023 – Me ftesë të Kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Albert Zogaj, hulumtuesja nga Lëvizja FOL, Albana Hasani dhe KGjK kanë mbajtur takim virtual përmes platformës ZOOM me mbi 60 zyrtarë të gjykatave të vendit, të cilët janë përgjegjës për publikimin e vendimeve gjyqësore në ueb faqet e gjykatave.

Gjatë këtij takimi, u diskutua lidhur me gjetjet kryesore dhe rekomandimet nga monitorimi i këtij procesi, me qëllim të përmirësimit të shkallës dhe cilësisë së publikimit të këtyre vendimeve si dhe përmirësimit të ngecjeve të evidentuara nga Lëvizja FOL.

Raporti për monitorimin e publikimit të vendimeve gjyqësore (janar – dhjetor 2022), i publikuar nga Lëvizja FOL me mbështetjen e Departamentit të Shtetit Amerikan, përmes Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Sundim të Ligjit (INL), përmban të dhëna nga monitorimi sistematik i publikimit të aktgjykimeve në ueb faqen e KGJK-së, gjatë periudhës një vjeçare.

Kryesuesi Zogaj, vlerësoi faktin e rritjes së publikimit prej 41% në krahasim me vitin 2021 me ç’rast bëri thirrje për angazhim edhe më të madh, për të rritur nivelin e transparencës me publikun.
Po ashtu, Zogaj ka falënderuar Lëvizjen FOL për përgatitjen e këtij raporti dhe theksoi se publikimi i vendimeve rrit cilësinë e vendimmarrjes dhe vlera e publikimeve të tyre është e shumëfishtë, prandaj KGJK vazhdimisht ka shqyrtuar me prioritet gjetjet, vlerësimet dhe rekomandimet që kanë dalë nga raportet e OJQ-ve, me qëllim të realizimit të objektivave të përbashkëta drejt përmirësimit të sistemit gjyqësor.

Rritet publikimi i aktgjykimeve për 41 % në krahasim me vitin 2021

Prishtinë, 31 mars 2023 – Lëvizja FOL me mbështetje nga Departamenti i Shtetit Amerikan, përmes Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Sundim të Ligjit (INL), ka publikuar sot “Raportin mbi Monitorimin e Publikimit të Vendimeve Gjyqësore”, i cili përfshinë gjetjet nga monitorimi i publikimit të vendimeve nga Gjykatat e Kosovës për vitin 2022.

Mexhide Demolli – Nimani, Drejtoreshë Ekzekutive në Lëvizjen FOL, tha se publikimi i aktgjykimeve konsiderohet një prej segmenteve më të rëndësishme të sigurimit të transparencës në sistemin e drejtësisë. Pra nuk mund të flitet për transparencë dhe llogaridhënje në sistemin e drejtësisë, pa publikim të epilogjeve gjyqësore, tha ajo.

Ajo theksoi se, kësaj radhe, për të treguar një përqindje të saktë të shkallës së publikimit të aktgjykimeve nga Gjykatat e Kosovës, kemi ndërruar metodologjinë e vlerësimit. Pra kemi nxjerrur nga një përqindje të proporcionit ndërmjet lëndëve të zgjidhura në të gjitha gjykatat gjatë kësaj periudhe, dhe lëndëve të publikuara në ueb-faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Ndër të tjera, Nimani theksoj se, duke i marrë parasysh gjetjet e gjithë këtij monitorimi për këtë periudhë kohore, Lëvizja FOL edhe këtë herë do të ndajë “Çmimin për Gjykatën më Transparente” i cili do t’i ndahet Gjykatës Themelore që ka arritur përqindjen më të lartë të publikimit të aktgjykimeve në ueb-faqen e KGjK – së në raport me lëndët e zgjidhura gjatë vitit 2022.

Gjithashtu, Nimani tha se kemi vlerësuar që ky çmim duhet t`i ndahet njëres prej Gjykatave Themelore, për shkak të dinamikës së punëve dhe vëllimit të lëndëve që gjyaktat e shkallës së parë i kanë, në raport me gjykatat e shkallëve të tjera. Prandaj, ky Çmim i është ndarë Gjykatës Themelore të Ferizajt, për shkak se e njejta ka arritur shkallën më të lartë të publikimit të aktgjykimeve në raport me lëndët e zgjidhura.

Albert Zogaj, Kreyesuesi i Këshillit Gjqësor të Kosovës, tha se ne po vërejmë që trendi i publikimit në propocion me lëndët e zgjidhura do të jetë një prioritet i joni, dhe ftojmë të gjithë partnerët që edhe mediat edhe shoqëria civile të bëj kontributin e tyre që të kërkoj transparëncën.

Më tutje, z. Zogaj tha, “unë falëndëroj dhe mirëpres raportin si dhe INL që përkrah Lëvizjen FOL për punën e saj dhe mirëpres ndryshimin e metodologjisë për të përzgjedhur edhe Gjykatën më Transparente që kjo do të rritë edhe më shumë konkurrencën dhe do të jetë një shtyes e mire për Gjykatat tjera”.

Tamra Greig, Drejtoreshë e INL në Kosovë, tha se në këtë raport po shohim një hap tjetër për një demokraci dhe transparencë të shëndoshë, nga ky raport po shohim përpjekjet nga sistemi gjyqësor për të sjellë transparencën tek publiku dhe publikimi i këtij raporti është një tjetër reflektim për të sjellë transparencë.

“Do të doja të falenderoja edhe Këshillin Gjyqësor për punën e juaj dhe rrugën drejt tansforimimeve dhe se ky raport është një tjetër hap që tregon se sistemi gjyqësor ka bërë përparime në këtë sektor duke sjellë transparencën tek qytetarët. Ne, si INL do të vazhdojmë të mbështesim partnerët tanë përmes projekteve tona dhe programeve tona për të rritur vetdijësimin tek qytetarët që të kërkojnë drejtën e tyre dhe që sistemi gjyqësor ta sjellë atë.”, ka thënë ndër të tjera Greig.

Krenare Sogojeva, Komisionere e Agjencisë për Informim dhe Privatësi ndër të tjera tha se Agjencia për Informim dhe Privatësi si shtyllë të dytë e ka edhe qasjen në dokumente publike dhe ne këtë e kemi

fuqizuar përmes fushatave vetdijsuese, dhe se përmes këtij raporti ne shohim të dhëna që tregojnë rritjen e nivelit të transparencës së institucioneve gjyqësore, dhe se kjo është një e drejtë që ju takon qytetarëve edhe me Kushtetutë.

Albana Hasani, zyrtare ligjore dhe hulutmuese ligjore në Lëvizjen FOL, prezantoj gjetjet e këtij raporti. Ajo tha se “Raporti mbi Monitorimin e Publikimit të Vendimeve Gjyqësore (Janar – Dhjetor 2022)” ka për qëllim që të paraqes gjendjen faktike të publikimit të aktgjykimeve dhe aktvendimeve nga ana e Gjykatave të Republikës së Kosovës, të identifikoj problemet dhe sfidat në publikimin e këtyre vendimeve, si dhe të ofroj një listë rekomandimesh për veprimet që institucionet relevante duhet t’i ndërmarrin për të përmirësuar shkallën dhe cilësinë e këtyre vendimeve.

Ajo shpjegoj metodologjinë e vlerësimit të aktgjykimeve, ku tregoj se janë krahasuar numrin e lëndëve të zgjidhura dhe numrin e lëndëve të publikuara në secilën gjykatë gjatë vitit 2022. Numri i lëndëve të zgjidhura nga të gjitha gjykatat dhe degët e tyre është nxjerrur nga Raporti Statistikor i Këshillit Gjyqësor të Kosovës për vitin 2022.

Hasani tha se gjatë periudhës janar-dhjetor 2022 në ueb-faqen zyrtare të Këshillit Gjyqësor të Kosovës janë publikuar gjithsej 34,700 vendime. Gjatë kësaj periudhe janë zgjidhur mbi 97,000 lëndë, që nënkupton se janë publikuar rreth 36 % e lëndëve të zgjidhura.

Sipas Hasanit, ky nivel i publikimit dëshmon rritje të publikimit të aktgjykimeve dhe aktvendimeve prej 41 % në krahasim me vitin 2021, ku në ueb-faqen e KGjK-së ishin publikuar rreth 24,500 vendime.

Hasani tha se tri gjykatat me më së shumti aktgjykime të publikuara gjatë vitit 2022 në proporcion me lëndët e zgjidhura gjatë periudhës përkatëse janë: Gjykata Supreme, e cila gjatë këtij viti ka zgjidhur 4,551 lëndë, ndërsa ka publikuar 3,188 vendime (pra, 70 % të lëndëve të zgjidhura); Gjykata e Apelit, e cila gjatë këtij viti ka zgjidhur 15,013 lëndë, ndërsa ka publikuar 7,451 vendime (apo 50 % të lëndëve të zgjidhura); si dhe Gjykata Themelore e Ferizajit, e cila gjatë këtij viti ka zgjidhur 6,282 lëndë, ndërsa ka publikuar 2,875 vendime (46 % të lëndëve të zgjidhura).

Ndërsa degët e gjykatave me më së shumti vendime të publikuara në proporcion me lëndët e zgjidhura gjatë përiudhës së monitorimit janë: Dega e Kaçanikut, e cila gjatë këtij viti ka zgjidhur 974 lëndë, ndërsa ka publikuar 601 vendime (apo 61 % të lëndëve të zgjidhura), Dega e Rahovecit, e cila gjatë këtij viti ka zgjidhur 1,493 lëndë, ndërsa ka publikuar 853 vendime (apo 49 % të lëndëve të zgjidhura), si dhe Dega e Malishevës, e cila gjatë këtij viti ka zgjidhur 1,067 lëndë, ndërsa ka publikuar 565 vendime (pra 53% të lëndëve të lëndëve të zgjidhura).

Në fund të raportit, Lëvizja FOL ka dhënë edhe disa rekomandime me të cilat vlerëson se do të ngritej dinamika e publikimit të aktgjykimeve në periudhën kohore në vijim, disa prej të cilave janë: të shmanget publikimi i aktgjykimeve në të cilat përfshihen personat e mitur në çfarëdo cilësie, aktgjykimet nga kontestet martesore dhe llojet e tjera të aktgjykimeve dhe aktvendimeve që përjashtohen nga publikimi; secila lëndë ta ketë numrin unik të lëndës; të gjitha aktgjykimet të publikohen në formatin PDF; si dhe të ndermerren veprime sistematike për rritjen e numrit të vendimeve të publikuara, në mënyrë që të kemi një transparencë të qëndrueshme institucionale.

Raportin e plotë mund ta gjeni; https://bit.ly/3K13e29

MONITORIMI I PUBLIKIMIT TË VENDIMEVE GJYQËSORE

Gjykata e Apelit me më së shumti aktgjykime të publikuara për muajin shkurt 2023

Prishtinë, 30 mars 2023 – Lëvizja FOL ka vazhduar me monitorimin sistematik të aktgjykimeve dhe aktvendimeve të publikuara në ueb faqen zyrtare të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga të gjitha gjykatat e Kosovës edhe gjatë muajit shkurt. FOL gjatë monitorimit rëndësi të veçantë i ka kushtuar përputhshmërisë së vendimeve të publikuara me Udhëzimin Administrativ për Publikimin e Aktgjykimeve të Përpunuara, si dhe me Vendimin për Standardizimin e Formave të Aktgjykimeve. Gjatë muajit shkurt gjykatat kanë publikuar 2306 aktgjykime dhe aktvendime në ueb-faqen zyrtare të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, si dhe 3 procesverbale, e të cilat nuk janë evidentuar në databazën tonë. Numrin më të madh të vendimeve i ka publikuar Gjykata e Apelit, përkatësisht 542 vendime gjyqësore, për t’u pasuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit me 321 vendime të publikuara gjatë kësaj periudhe. Të dhënat e detajuara në lidhje me publikimin e vendimeve nga secila gjykatë në veçanti, duke përfshirë degët dhe depratamentet e tyre, mund t’i shihni në grafikonët e mëposhtëm.

FOL Hapur me përfaqësues të bizneseve në Komunën e Ferizajt

Ferizaj, 18 mars 2023 – Lëvizja FOL ka mbajtur diskutimin “FOL Hapur” me përfaqësues të bizneseve në Komunën e Ferizajt. Gjatë këtij takimi u diskutua në lidhje me sfidat e bizneseve në implementimin e dispozitave të Ligjit të Punës, si dhe të dispozitave të Ligjit për Mbrojtjen Sinjalizuesve.
Në këtë diskutim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga Oda Ekonomike e Kosovës, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Komunën e Ferizajt.
Ky aktivitet është realizuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të Projektit “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të punës për grupet e cënueshme në tregun e punës”. Përmbajtja është përgjegjësi e vetme e Lëvizjes FOL dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian’, Advocacy Training and Resource Center – ATRC ose BIRN KOSOVË.

FOL Hapur me përfaqësues të bizneseve në Komunën e Kamenicës

Kamenicë, 28 shkurt 2023 – Lëvizja FOL ka mbajtur sot diskutimin “FOL Hapur” me përfaqësues të bizneseve në Komunën e Kamenicës. Në këtë takim u diskutua në lidhje me sfidat e bizneseve në implementimin e dispozitave të Ligjit të Punës, si dhe të dispozitave të Ligjit për Mbrojtjen Sinjalizuesve.
Në këtë diskutim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Odës Ekonomike e Kosovës, përfaqësues të Komunës së Kamenicës, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Komunën e Kamenicës.
Ky aktivitet është realizuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të Projektit “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të punës për grupet e cënueshme në tregun e punës”. Përmbajtja është përgjegjësi e vetme e Lëvizjes FOL dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian’, ATRC ose BIRN KOSOVË.