FOL Hapur me Ambasadorin Amerikan në Kosovë z. Jeffrey M. Hovenier

Prishtinë, 7 dhjetor, Lëvizja FOL ka mbajtur sot FOL Hapur në kuadër të Javës Kundër Korrupsion, me ç’rast ?????????? ???????? ??̈ ??????̈ ?. ??????? ?. ???????? ka bërë adresimin e tij për luftën kundër korrupsionit në Kosovë.

Më poshtë gjeni fjalimin e plotë të Ambasdorit Hovenier.

Thank you for inviting me to join today’s open discussion about our shared efforts countering corruption in Kosovo.

To mark Anti-corruption week, organizations worldwide are promoting collective action against corruption.

Thank you to Meggy and the Levizja FOL team for organizing today’s event. I would also like to recognize the Anti-Corruption Coalition KLI, GLPS, INPO, CHO-Hu, and Columbus.

Last year, President Biden released a National Security Study Memorandum on the Fight Against Corruption that — for the first time — established that the fight against corruption is a core national security interest of the United States.

President Biden has called corruption “an insidious pandemic.” Secretary Blinken has noted that corruption “threatens security and stability.” That’s because corruption isn’t just a threat to the pocketbooks of ordinary citizens.

It also slows economic growth, reduces trust in public institutions, and ultimately threatens democracy itself.

Corruption diminishes public and private resources, and at its worst, funds transnational crimes and human rights abusers.
Because corruption chips away at the foundations of democracy, steals from average citizens, and empowers those seeking to undermine the rule of law, our U.S. strategy emphasizes the importance of working closely with our international partners to improve our collective actions to prevent corruption.

As a core U.S. national security objective, our current engagement seeks to hold corrupt actors accountable while strengthening the capacity of activists, investigative journalists, and civil society who are all on the front lines of exposing corrupt acts.

Civil society plays a tremendously important role in helping us build stronger, more effective democracies that protect the rights of all citizens regardless of their gender, ethnicity, background, religion, sexual orientation, or other affiliation.

That’s why I appreciate all of you from civil society working in Kosovo to eliminate corruption and ensure access to justice for all.

Civil society’s unique role in combating corruption bolsters public sector anti-corruption capacity and support. Your important role as independent auditors, provides necessary oversight of government institutions.

The fight against corruption requires a partnership between all stakeholders, governments, civil society, journalists, and the private sector.

In particular, governments should see civil society as partners in the front-line fight to hold corrupt actors accountable and strengthen society’s abilities to expose corrupt acts.

I commend your dedication to your work, especially when it is difficult and involves personal risk.

I encourage you to continue to speak up. You should continue to challenge government policies and practices when appropriate and recognize government action when they are doing good work to combat corruption and hold corrupt actors accountable.

Continue to partner with institutions to help them improve in the areas of transparency and accountability.

Our collective aim must be to increase public trust in the justice system and the rule of law, strengthen the social contract, and demonstrate how democracy can deliver what citizens need to live safe, secure, prosperous lives.

I encourage you to use your roles to strengthen the connections between institutions and the citizens they are mandated to serve.

As you do that, I can promise you that the U.S. Embassy will continue to support our civil society partners and look for ways we can work even more closely with you.

While much more work is needed to root out corruption, I think it is important to acknowledge the incredible accomplishments Kosovo has achieved since its independence.

We must acknowledge the legacy of the Milosevic years, when an entire generation of Kosovans was denied access to justice and when corruption among officials was the norm.
1999 changed that. Kosovo’s independence, too. Since 2008, we have witnessed the establishment of vital institutions.

It is important sometimes to step back and realize that Kosovo has accomplished remarkable things in this period.

The police, courts, prosecutors, and corrections are now Kosovan entities making notable progress to achieve a transparent and accountable government.

At the same time, we should also acknowledge that citizens in democracies like the United States and Kosovo expect, demand, and deserve more.

They expect transparent institutions that deliver results, and they expect that officials exercise more integrity. And they demand that officials are held accountable when they fail at either of these things.

This is because democracies and their institutions rely on the feedback from citizens to improve their services and understanding of the peoples’ needs.

With that I thank you for this opportunity to speak to you today on such a timely and important topic.

Luftimi i korrupsionit në Administratën Publike të Kosovës

Prishtinë 05 dhjetor 2022- Lëvizja FOL në kuadër të “Javës Kundër Korrupsion 2022” ka mbajtur sot konferencë për media me ç’rast ka publikuar raportin “Masat disiplinore kundër nëpunësit civil për korrupsion dhe shkelje etike”.
Kosova ka krijuar një kornizë të fuqishme ligjore dhe institucionale për të forcuar etikën në administratën publike dhe shërbimin civil.
Ligji për zyrtarët publik i ndan shkeljet disiplinore në dy kategori: shkelje të rënda dhe të lehta. Shkeljet e rënda konsiderohen: mospërmbushja e detyrave të punës; mosrespektimi i afateve të përcaktuara për kryerjen e detyrave.
Burbuqe Kastrati tha se “ky raport ofron një pasqyrë të të dhënave të publikuara nga qeveria e Kosovës në lidhje me masat disiplinore të marra ndaj nëpunësve civilë për shkelje të etikës dhe legjislacionit kundër korrupsionit nga viti 2017 deri në vitin 2021”.
Sipas Kastratit, bazuar në këto të dhënat nga qeveria e Kosovës, për pesë vitet e fundit, përkatësisht nga viti 2017 deri në vitin 2021, vlerësohet se janë marrë 361 masa disiplinore ndaj nëpunësve civil, ose mesatarisht 72 masa disiplinore në vit.
Ndërkaq, sa i përket llojit të shkeljeve të kryera, rezulton se ndaj nëpunësve civil janë marrë 258 masa disiplinore për shkelje të rënda, ku përfshihen edhe rastet e korrupsionit, ndërsa 103 masa për shkelje të lehta. Shprehur në përqindje del se 71 % e të gjitha shkeljeve të kryera nga viti 2017 deri në vitin 2021 përfshinin shkelje të rënda, tha ajo.
Ndërkaq, sa i përket asaj se a janë shkelës më të mdhenjë në shërbimin civil të Kosovës burrat apo gratë, sipas të dhënave del se burrat janë kampionët e shkeljes së etikës dhe legjislacionit kundër korrupsionit. Bazuar në të dhënat e disponueshme, gjatë pesë viteve të fundit, shumica dërrmuese e masave disiplinore janë marrë ndaj meshkujve (171) krahasuar me vetëm 26 gra. Në përqindje kjo tregon se 87 % e të gjitha shkeljeve në shërbimin civil të Kosovës janë kryer nga meshkujt.
Institucionet nga niveli qendror i qeverisjes, si ministritë dhe agjencitë ekzekutive, kanë një numër më të madh të rasteve të shkeljes së legjislacionit të etikës dhe ligjit antikorrupsion në krahasim me nivelin komunal. Në bazë të të dhënave të disponueshme nga viti 2017 deri në vitin 2020, del se 63 % e masave të raportuara ndaj nëpunësve civilë për shkelje të etikës dhe legjislacionit kundër korrupsionit vijnë nga institucionet e nivelit qendror, tha Kastrati.
Nga të dhënat e këtij raporti del se qeveria duhet të përmirësojë transparencën dhe raportimin për zbatimin e dispozitave të Kodit të Procedurës Penale për rastet kur zyrtarët publik janë pezulluar për shkak të hetimeve për korrupsion. Në këtë kontekst dhe po ashtu shumë e rëndësishme për luftën kundër korrupsionit është monitorimi efektiv i zbatimit të nenit 62 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës i cili u mundëson gjykatave që “të ndalojnë kryerësin që të ushtroj funksione në administratën publike ose në shërbimin publik për një (1) deri në pesë (5) vjet pas vuajtjes së dënimit me burgim, nëse personi i tillë ka keqpërdorur këto funksione dhe është dënuar me burgim, si dhe zbatimin e aktvendimeve të Gjykatës bazuar në Kodin Penal për ndalimin e zyrtarëve për të ushtruar funksione publike.

Luftimi i korrupsionit në Administratën Publike të Kosovës – masat disiplinore kundër nëpunësve civil për korrupsion dhe shkelje etike

Nis “Java Kundër Korrupsion 2022”

Prishtinë, 5 dhjetor 2022 – Me organizim të Organizatave të Shoqërisë Civile, të hënën, filloi “Java Kundër Korrupsion 2022″, ku do të mbahen aktivitete të ndryshme, që për synim kanë sensibilizimin kundër korrupsionint.

Pjesë e koalicionit të OJQ-ve në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit”, janë 6 organizata: Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Lëvizja Fol, Iniciativa për Progres, Çohu dhe Colombus.

Për shënimin e kësaj jave, OJQ-të kanë planifikuar të kenë të ftuar të gjithë akterët vendor dhe ndërkombëtar në Kosovë, me qëllim të sensibilizimit në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies sa i përket luftës kundër korrupsionit.

Në kuadër të aktiviteteve, gjatë kësaj jave do të trajtohet korrupsioni, integriteti, llogaridhënia, transparenca, etj.

Ndër aktivitetet e planifikuara për të hënën, është tryeza e rrumbullakët me temë “Reforma në drejtësi”, e cila organizohet nga ora 10:00 deri në orën 12:00.

Ndërsa, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), nga ora 13:00 deri në orën 15:00, organizon tryezën e rrumbullakët, ku prezantohet raporti “Parashkrimi i korrupsionit”.

Kurse, nga ora 15:15 deri më 15:45, Lëvizja FOl organizon konferencë për medie me temë “Masat disiplinore kundër nënpunësit civil për korrupsion dhe shkelje etike”. Të gjitha këto ngjarje, organizohen në Hotel Sirius.

Motoja e “Javës Kundër Korrupsion për vitin 2022”, e Koalicionit të OJQ-ve është “Bashkë Kundër Korrupsionit”.

Bashkëngjitur gjeni edhe agjendën e Javës Kundër Korrupsion:

Të hënën fillon “Java Kundër Korrupsion 2022”

Prishtinë 02 dhjetor 2022- Të hënën, me 5 dhjetor 2022, fillon “Java Kundër Korrupsion 2022”. Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile “Bashkë kundër Korrupsionit”, edhe këtë vit do ta organizojnë “Javën Kundër Korrupsion 5- 9 dhjetor 2022”. Gjatë kësaj Jave do të realizohen aktivitete të ndryshme që për synim kanë sensibilizimin kundër korrupsionit.

Pjesë e këtij koalicioni të organizatave joqeveritare në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2022” janë 6 organizata: Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Lëvizja Fol, Iniciativa për Progres, Çohu dhe Colombus.

Për shënimin e kësaj Jave, Koalicioni i OJQ-ve ka planifikuar që të ketë të ftuar të gjithë akterët vendor dhe ndërkombëtar në Kosovë, me qëllim të sensibilizimit në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies sa i përket luftës kundër korrupsionit. Në kuadër të aktiviteteve gjatë kësaj jave do të trajtohet korrupsioni, integriteti, llogaridhënia, transparenca etj.

Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 5-9 dhjetor 2022”, Koalicioni i OJQ-ve ka planifikuar organizimin e shumë aktiviteteve, ku ndër të tjera është planifikuar të prezantohen edhe raporte konkrete të korrupsionit me të cilat raporte pasqyrohen problemet dhe sfidat e institucioneve përgjegjëse në luftimin e korrupsionit.

Tutje, Koalicioni i OJQ-ve ka planifikuar që të mbahen tryeza të diskutimit me akterët relevant lidhur me luftën kundër korrupsionit, dhe po ashtu është planifikuar që të mbahen konferenca të ndryshme ku pritet prezantimi i shumë raporteve analitike. “Parashkrimi i Korrupsionit”, “Masat disiplinore kundër nëpunësit civil për korrupsion dhe shkelje etike”, “Reforma në Administratë Publike”, “Barometri i Transparencës së Qeverisë dhe Ndërmarrjeve Publike”, “Korrupsioni në Prokurimin Publik”, “Open data lidhur me patronazhin politik”, “Gazi në aspektin ekonomik dhe ambiental”, “Korrupsioni në Shëndetësi”, “Korrupsioni në ambient”, “Qeverisja me duar të pastërta”, janë disa nga raportet të cilat do të publikohen nga Koalicioni i OJQ-ve për “Javën Kundër Korrupsion 2022”.

Gjithashtu, Koalicioni i OJQ-ve gjatë kësaj Jave ka planifikuar që të realizojë edhe aktivitete tjera si: Tryezën e rrumbullakët “FOL me Ambasadorin Amerikan”, një Gjykim të simuluar për Korrupsion dhe tryezën për Reformën në Drejtësi. Pra, dinamika e shënimit të “Javës Kundër Korrupsion 2022”, do jetë e ngjeshur si asnjëherë më parë, ku përfshihet konferenca, tryeza dhe aktivitete të ndryshme në fusha të ndryshme. Ndryshe, motoja e “Javës Kundër Korrupsion për vitin 2022”, e Koalicionit të OJQ-ve është “Bashkë Kundër Korrupsionit”.

Bashkëngjitur gjeni edhe agjendën e Javës Kundër Korrupsion – 2022. file:///C:/Users/Levizja%20FOL%20-%20Fiki/Downloads/final-java-kk-shqip.pdf

Organizatat e Shoqërisë Civile organizojnë Javën Kundër Korrupsion

Prishtinë 24 nëntor 2022- Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile “Bashkë kundër Korrupsionit”, edhe këtë vit do ta organizojnë “Javën Kundër Korrupsion 5- 9 dhjetor 2022”.

Pjesë e këtij koalicioni të organizatave joqeveritare në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2022” janë: Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Lëvizja FOL, Iniciativa për Progres, Çohu dhe Colombus.
OJQ-të njoftojnë se gjatë kësaj Jave është planifikuar të realizohen aktivitete të ndryshme.
“Për shënimin e kësaj Jave, Koalicioni i OJQ-ve ka planifikuar që të ketë të ftuar të gjithë akterët vendor dhe ndërkombëtar në Kosovë, me qëllim të senzibilizimit në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies sa i përket luftës kundër korrupsionit. Në kuadër të aktiviteteve gjatë kësaj jave do të trajtohet korrupsioni, integriteti, llogaridhënia, transparenca etj”, thuhet në njoftimin e OJQ-ve.
Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 5-9 dhjetor 2022”, Koalicioni i OJQ-ve ka planifikuar organizimin e shumë aktiviteteve, ku ndër të tjera do të prezantohen edhe raporte konkrete të korrupsionit me të cilat raporte pasqyrohen problemet dhe sfidat e institucioneve përgjegjëse në luftimin e korrupsionit.

“Në kuadër të këtyre aktiviteteve Koalicioni i OJQ-ve ka planifikuar që të mbahen tryeza të diskutimit me akterët relevant lidhur me luftën kundër korrupsionit, dhe po ashtu është planifikuar që të mbahen konferenca të ndryshme ku pritet prezantimi i shumë raporteve analitike”, thuhet më tej.

Ndryshe, motoja e “Javës Kundër Korrupsion për vitin 2022”, e OJQ-ve është “Bashkë Kundër Korrupsionit”

Shoqëria civile: Ulja e pagave për sistemin e drejtësisë paraqet ndërhyrje në drejtësi dhe rrit potencialin korruptiv

Prishtinë, 23 nëntor 2022: Organizatat e Shoqërisë Civile reagojnë ashpër ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës që në kundërshtim me standardet kushtetuese dhe duke përdorur fakte të pavërteta ka nxjerrë vendim për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Më 20 dhjetor 2017, Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila asokohe drejtohej nga ish-Kryeministri Ramush Haradinaj, kishte nxjerrë vendim të rritjet e pagave të kabinetit qeveritar. Sipas Ligjit Nr.03/L-199 për Gjykatat [ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 05/L -036], ky vendim kishte efekt edhe në raport me pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Atë kohë, shoqëria civile kishte reaguar ndaj këtij vendimi, të cilin e kishin cilësuar si të kundërligjshëm dhe të përfshirë në konflikt të interesit. Shoqria civile kishte reaguar edhe ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që sipas tyre , kishte prezumuar kushtetutshmërinë e vendimit arbitrar të Qeverisë. Më 12 shkurt 2020, Qeveria e Republikës së Kosovës, e kryesuar nga Kryeministri aktual, Albin Kurti, ka nxjerrë vendim për shfuqizimin e vendimit të ish-Qeverisë Haradinaj. Sipas dispozitivit të këtij vendimi, ky vendim nuk do të ndikonte në uljen e pagave aktuale në sistemin e drejtësisë dhe Gjykatën Kushtetuese. Sipas vendimit të datës 12 shkurt 2020, ky vendim do të vlejë deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me rastin KO219/19 për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit Nr.06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik.

Përkundër faktit se shoqëria civile vazhdimisht ka theksuar se vendimi për ngritje të pagave ka qenë në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjin, kushtetutshmëria e këtij vendimi është konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese. Ky vendim nuk është shfuqizuar nga asnjë institucion tjetër, derisa nuk është konfirmuar as përgjegjësia penale për nxjerrjen e këtij vendimi. I njëjti po ashtu është reflektuar edhe në vendimin e Qeverisë të datës 12 shkurt 2020. Sa i përket vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese përkitazi me Ligjin Nr.06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik, Gjykata Kushtetuese në këtë rast ka nxjerrë vendim për shfuqizimin e këtij ligji. Kështu, çështja e pagave nuk është rregulluar me këtë ligj. Tutje, që nga koha e publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese përkitazi me këtë ligj e deri më sot, kanë kaluar mbi dy (2) vite e katër (4) muaj.

Në këtë mënyrë, përtej pretendimeve, ngritja e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve tanimë është konfirmuar në rrugë institucionale. Kështu, përtej kualifikimit formal, vendimi i sotëm i Qeverisë paraqet ulje të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Vendimi i Qeverisë për ngritjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, vendim ky i nxjerrë si nga qeveria Haradinaj ashtu edhe nga qeveria Kurti, tanimë ka krijuar pritje legjitime për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët, se kushtetutshmëria dhe ligjshmëria e pagave të tyre tanimë është konfirmuar. Vendimi i sotëm i Qeverisë, me arsyetimin e nxjerrjes së aktgjykimit për Ligjin Nr.06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik, i cili aktgjykim është nxjerrë para dy (2) vite e katër (4) muajve qartazi cenon pritjet legjitime të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kjo shkelje e pritjeve legjitime paraqet shkelje të së drejtës në pronë, mbrojtja e së cilës garantohet përmes nenit 46 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 1 të Protokollit 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Tutje, Komisioni i Venecias ka përcaktuar standardet se ulja e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk është e lejuar, përjashtimisht rasteve shumë specifike, të cilat nuk paraqiten në situatën konkrete. Në shkurt të vitit 2020, kur në procedurë në Gjykatën Kushtetuese ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së Ligjit për Pagat, Gjykata i ishte drejtuar Komisionit të Venecias me një pyetje dhe disa nën pyetje thelbësore në lidhje më çështjen e uljes së pagës për pushtetin gjyqësor. Përgjigjet e Komisionit të Venecias ishin se “Ulja e pagave të gjyqësorit mund të ndodhë vetëm nën kushte të një krize të theksuar ekonomike dhe financiare dhe e cila për më tepër duhet të jetë e njohur zyrtarisht si të tillë” dhe se “Pavarësia gjyqësore kërkon një shkallë themelore të sigurisë financiare nga ndërhyrjet arbitrare nga ekzekutivi ose degët e tjera të pushtetit”. Për këto arsye, vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve paraqet qartazi ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit dhe është në kundërshtim me standardet e ndërtuara nga Komisioni i Venecias. Për më tepër, sa ishte në opozitë, vet Lëvizja Vetëvendosje në kërkesën e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese kishte theksuar se “…ulja dhe rritja e tyre[pagave], është kompetencë e Kuvendit të Republikës së Kosovës…”.

Nisur nga fakti se, siç u tha, gjyqtarët dhe prokurorët tanimë kanë krijuar pritje legjitime për pagat e tyre, të cilat pritje janë manifestuar edhe në kuptim të hyrjes së tyre në obligime financiare, ky vendim i Qeverisë tanimë ngrit potencialin korruptiv në sistemin e drejtësisë.

Për arsyet si më lartë, Organizatat e Shoqërisë Civile, i kërkojnë Qeverisë së Republikës së Kosovës që urgjentisht ta anulojnë vendimin e sotëm për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. /BetimipërDrejtësi

Organizatat mbështetëse të këtij reagimi:

Columbus
Çohu
Grupi për Studime Juridike dhe Politike
Iniciativa për Progres
Instituti i Kosovës për Drejtësi
Lëvizja Fol

Gjykata e Apelit me 555 aktgjykime të publikuara për muajin tetor 2022

Prishtinë, 21 nëntor 2022 – Lëvizja FOL gjatë muajit tetor 2022 ka monitoruar publikimin e aktgjykimeve të publikuara në ueb faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Fokus i monitorimit kanë qenë të gjitha gjykatat në Kosovë duke përfshirë departamentet penale, civile, ekonomike dhe administrative. Gjatë monitorimit të aktgjykimeve të publikuara në ueb-faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për periudhën e lartpërmendur, Gjykatat kanë publikuar 3091 aktgjykime. Në databazën e Levizjes FOL janë regjistruar 12 aktgjykime më pak, pasi që tek Gjykata Themelore e Prishtinës janë larguar 5 akgjykime ku 4 prej tyre kanë qenë aktgjykime për konteste martesore, ndërsa 1 aktgjykim është publikuar mbas dates 31 tetor, si dhe tek Gjykata Themelore e Pejes janë larguar 7 aktgjykime sepse janë publikuar të njejtat aktgjykime më shumë se një herë.

Më poshtë mund të shihni infografikat për secilën gjykatë si dhe degë. Poashtu mund të shihni edhe numrin e aktgjykimeve të publikuara sipas natyrës penale, civile, administrative si dhe ekonomike.

 







Përzgjedhja e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM)

Komisioni Ad-Hoc i Kuvendit të Kosovës në përbërje të deputetëve: Valon Ramadani (LVV), Nijazi Isaku (LVV), Besim Muzaqi (LVV), Fitim Haziri (LVV), Isak Shabani (LVV), Fidan Jilta (KDTP), Mergim Lushtaku (PDK), Albana Bytyqi (AAK) dhe Valentina Bunjaku (LDK), ka përfunduar sot procesin e intervistimit të kandidatëve për përzgjedhjen e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM).

Për këto pozita kishin aplikuar gjithsej 15 kandidatë, por vetëm 9 prej tyre i kishin përmbushur kushtet për të ju nënshtruar procesit të intervistimit.

Procesi ishte i hapur për publikun dhe shoqërinë civile, por ndryshe nga praktikat e krijuara me mbikëqyrjen e ekspertëve britanik (BDO), deputetët në fund të procesit të intervistimit i publikuan vetëm pikët totale për kandidatët, duke mos dhënë sqarime për poentimet përkatëse.

Kandidatët të cilët i janë propozuar Kuvendit për votim janë: Luljeta Aliu (816 pikë); Granit Musliu (799 pikë); Xhevat Latifi (799 pikë); Violeta Hyseni – Kelmendi (769 pikë); Veton Kasapolli (757 pikë); dhe Jeta Abazi – Gashi (710 pikë).

Lëvizja FOL kërkon që i tërë procesi të përmbyllet pa ndërhyrje politike dhe në bazë të meritave të kandidatit, në mënyrë që të ruhet pavarësia dhe kredibiliteti i Komisionit të Pavarur të Mediave.

Përzgjedhja e Anëtarit të Bordit për Ankesa (KPM)

Prishtinë, 11 nëntor 2022 – Komisioni Ad-Hoc për përzgjedhjen e Anëtarit të Bordit për Ankesa në KPM, në përbërje të deputetëve:Arbëreshë Kryeziu Hyseni(LVV), Agim Veliu (LDK), Fitim Haziri(LVV), Ganimete Musliu (PDK), Hajdar Beqa (PDK), Nijazi Isaku (LVV), Valon Ramadani (LVV), Fidan Jilta (KDTP), Time Kadriaj (AAK), Besim Muzaqi (LVV), sot ka intervistuar tre kandidatë nga katër sa kishin aplikuar për këtë pozitë: Martin Komani, Granit Mavriqi dhe Dren Salihu. Kandidatja Ajsela Ahmeti ishte diskualifikuar sepse nuk kishte plotësuar kushtet e parapara me konkurs.
Dy kandidatët që shkuan pêr votim në Kuvend janë: Granit Mavriqi dhe Martin Komani.

Vlen të theksohet që edhe ky Komisioni Ad-Hoc ka publikuar vetëm pikët totale dhe nuk kanë arsyeturar pikët e dhëna për secilin kandidatë.

Ky aktivitet u bë me mbështetjen financiare të Rockefeller Brothers Fund.

Drejtoresha e Lëvizjes FOL, Mexhide Demolli – Nimani u takua sot me drejtorin e Akademisë së Drejtësisë z. Enver Fejzullahu

Prishtinë, 8 nëntor 2022 – Drejtoresha e Lëvizjes FOL, Mexhide Demolli – Nimani u takua sot me drejtorin e Akademisë së Drejtësisë z. Enver Fejzullahu.
Qëllimi i këtij takimi ishte rritja e bashkëpunimit mes Lëvizjes FOL dhe Akademisë së Drejtësisë sa i përket zhvillimit dhe përditësimit të programit të trajnimit si dhe mbështetjen për Akademinë e Drejtësisë me ekspertizë ndërkombëtare për trajnimin e trajnerëve të Akademisë, e gjitha kjo që të kontribuoj në rritjen e kapaciteteve të gjyqtarëve dhe prokurorëve në luftën kundër korrupsionit.
Drejtori i Akademisë së Drejtësisë, z. Fejzullahu u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me Lëvizjen FOL dhe ofroi mbështetjen e tij në realizimin e aktiviteteve të parapara nga FOL.

REAGIM: TERHEQJA E SERBVE NGA INSTITUCIONET E KOSOVËS

Prishtinë, 7 nëntor 2022 – Në ditët e fundit personeli nga Komuniteti Serb në institucionet e Republikës së Kosovës është tërhequr nga jeta institucionale. Kryetarët e Komunave me shumicë Serbe, Deputetët, dhe së fundi edhe Gjyqtarët, Prokurorët dhe  Policët, kanë paraqitur dorëheqjen e tyre tek institucionet gjegjëse. Ky veprim politik i një pjesë të përfaqësuesve Serb në Kosovë, nën dirigjimin dhe pas takimeve me Presidentin serb në Beograd, është bërë me pretekstin se Drejtori i Policisë në Mitrovicë të Veriut u suspendua nga detyra pasi që refuzoi të zbatojë vendimin e ligjshëm të Qeverisë së Kosovës të 28 tetorit 2022.

Pjesëmarrja e qytetarëve serb në institucionet e Kosovës, me theks në Polici e Gjyqësi, ka ardhur si rrjedhojë e një procesi të dialogut të lehtësuar nga ana e Bashkimit Evropian dhe me ndihmën e ShBA-ve që nga viti 2011 e tutje. Nëpërmjet këtij procesi u mundësua shkrirja e institucioneve paralele Serbe dhe integrimi i personelit të tyre në institucionet e Republikës së Kosovës.

Prandaj, tërheqja e tyre nga jeta institucionale minon çdo arritje të dialogut deri më tani, dhe veprimet e një pjese të përfaqësuesve të komunitetit serb të dirigjuara nga Beogradi zhvlerësojnë çdo arritje në dialog. Me këto veprime bien poshtë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani, garantues i zbatimit të së cilave është Bashkimi Evropian.

Në periudhën kur palët me inkurajimin dhe ndërmjetësimin nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke biseduar për arritjen e një marrëveshje finale ligjërisht të obligueshme, veprimet e fundit të Listës Serbe me dirigjim nga Serbia, anulojnë vet Marrëveshjen e vitit 2013 dhe marrëveshjet tjera të arritura, si dhe cenojnë çdo mundësi të arritjes së marrëveshjeve të tjera.

Pamundësia e komunitetit ndërkombëtar nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian dhe me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të garantuar zbatimin e marrëveshjeve të arritura nëpërmjet dialogut krijojnë një ambient të mos besimit në këtë proces. Prandaj, Bashkimi Evropian duhet të ketë një qëndrim të prerë karshi këtyre veprimeve, të mos lejojë që marrëveshjet e dialogut të jenë kaq të cenueshme nga politikat ditore të palëve në dialog, si dhe të garantojë që çdo marrëveshje e arritur deri më tani dhe marrëveshjet e reja janë obligative për palët.

Parim i përgjithshëm i funksionit të shtetit ligjor është pavarësia e funksionimit të Gjykatave, Prokurorive, si dhe Polici e orientuar drejt komunitetit. Parime të cilat burojnë nga praktikat më të mira ndërkombëtare dhe të cilat janë të mishëruara në praktikën Evropiane, parime të cilat Kosova është duke i ndërtuar me ndihmën e partnerëve ndërkombëtar. Tërheqja e një pjesë të përfaqësuesve Serb në Kosovë nga jeta institucionale, me theks në sektorin e Drejtësisë cenon pavarësinë e këtyre institucioneve. Tërheqja e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga detyra e tyre bazuar në vendime politike pamundëson funksionimin e tyre të pavarur. Po ashtu pamundëson që mekanizmat relevant siç janë Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial të marrin vendime të pavarura dhe të bazuara në rregullativën në fuqi. Vendimet e këtyre institucioneve nuk janë subjekt i etnitetit apo edhe zonës gjeografike të Kosovës. Veprimet e tyre në funksion të zbatimit të ligjit janë në funksion të gjithë qytetarëve pa marrë parasysh komunitetin, komunën, fenë, gjuhën, etj. Prandaj, gjyqtarët dhe prokurorët e integruar në sistemin e drejtësisë duhet të mirëmbajnë këto parime dhe të mos ndikohen nga vendimet politike, qofshin ato të Kosovës apo edhe të Serbisë. Tërheqja e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga Gjykatat dhe Prokuroritë e Republikës së Kosovës, ka ndikime negative të pa-riparueshme për këto institucione dhe si pasojë edhe për qytetarët.

Nga ana tjetër, parimi i përgjithshëm i dialogut i paraqitur në Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara është përmirësimi i jetës së qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë. Dialogu deri më tani ka arritur, edhe pse me zvarritje të madhe, të përmirësojë jetën e qytetarëve në shumë sfera. Si Qeveria e Kosovës e ashtu edhe ajo në Serbi duhet të jenë më të përkushtuara në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani pa dallim, dhe të shmangin retorikën dhe veprimet që cenojnë sigurinë dhe stabilitetin e arritur me shumë mund.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jenë më kategorik në qëndrimet e tyre, duke kërkuar prerazi që serbët të kthehen pa asnjë kusht në pozitat e tyre në institucionet e Republikës së Kosovës, për të vazhduar pastaj me kërkesat për zbatimin e obligimeve të dy palëve ndaj marrëveshjeve të Brukselit, si dhe përkushtim në dialog për arritjen e marrëveshjes finale.

 

Organizatat e shoqërisë civile që mbështesin këtë reagim:

Çohu

Grupi për Studime Juridike dhe Politika

Iniciativa për Progres

Instituti Columbus

Instituti i Kosovës për Drejtësi

QKSS

Lëvizja Fol

Takim me drejtorin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit z.Yll Buleshkaj

Prishtinë, 3 nëntor 2022 – Drejtoresha e Lëvizjes FOL, Mexhide Demolli – Nimani u takua sot me drejtorin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit z.Yll Buleshkaj.
Qëllimi i këtij takimi ishte rritja e bashkëpunimit me Agjencinë, dhe aktivitetet e përbashkëta që mund ti kemi në të ardhmen si FOL dhe APK në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. Drejtori i APK-së, z. Buleshkaj u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me Lëvizjen FOL dhe ofroi mbështetjen e tij në realizimin e aktiviteteve të parapara nga FOL.

DISKUTIMI MBI PADITË STRATEGJIKE KUNDËR PJESËMARRJES PUBLIKE (PADITË SLAPP)

Prishtinë, 31 tetor 2022 – Lëvizja FOL ka mbajtur diskutimin “FOL Hapur” në lidhje me paditë SLAPP me gazetarë, studentë dhe aktivistë. Pjesëmarrësit u informuan dhe diskutuan në lidhje me nivelin e përhapjes së padive SLAPP në Kosovë, sa e rrezikojnë këto padi lirinë e shprehjes së gazetarëve dhe aktivistëve dhe se cilët janë mekanizmat ligjor për mbrojtjen nga këto padi. Ky aktivitet mbështetet nga Bashkimi Evropian, në kuadër të Programit Mbështetës “safejournalists.net”.

Përzgjedhja e kandidatëve për Gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese

Prishtinë, 31 tetor – Komisioni Ad-Hoc për shqyrtimin e kandidatëve për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese në përbërje të: Adnan Rrustemi(LVV), Mimoza Kusari-Lila (LVV), Driton Selmanaj (LDK), Pal Lekaj(AAK), Abelard Tahiri (PDK), Enes Kervan (Grupi 6 Plus) Albert Zogaj (Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës), Gresa Caka-Nimani, (Kryetare e Gjykatës Kushtetuese), Naim Qelaj (Avokat i Popullit), Agim Ferati (Këshilli Konsultativ për Komunitete) ka përfunduar sot intervistimin e pesë kandidatëve për dy pozita për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Nga gjashtë kandidatë sa kishin aplikuar gjithsej, vetëm pesë nga ta i kishin plotësuar kushtet për t’iu nënshtruar testit dhe intervistës.

Komisioni vendosi që për votim në Kuvend të shkojnë që të gjithë kandidatët të cilët janë intervistuar,  të cilët janë: Dukagjin Abdyli, Enver Peci, Bardh Bokshi, Flamur Mrasori, Valon Hasani.

Vlen të theksohet që në fund janë publikuar vetëm pikët totale nga testi dhe intervista por jo edhe pikët individuale të secilit anëtarë të komisionit për kandidatët përkatës.

 

VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI PADITË STRATEGJIKE KUNDËR PJESËMARRJES PUBLIKE (PADITË SLAPP)

KONKURS PËR PUNË PRAKTIKE

Prishtinë, 26 tetor 2022- Lëvizja FOL në partneritet me Ministrinë e Drejtësisë, hap thirrjen për gjashtë (6) praktikantë, juristë të diplomuar apo studentë të vitit të katërt të Fakultetit Juridik të Universiteteve Publike dhe Private, të akredituara në Republikën e Kosovës.

Puna praktike do të zhvillohet në Lëvizjen FOL, si dhe në Ministrinë e Drejtësisë dhe konsiston në kryerjen e detyrave dhe udhëzimeve në kuadër të dhënies së asistencës apo hulumtimit ligjor mbi sektorin e drejtësisë në Republikën e Kosovës. Përmes këtij programi, praktikantët do të kenë mundësi të fitojnë njohuri praktike dhe profesionale mbi sektorin e drejtësisë në Kosovë, t’i kuptojnë sfidat me të cilat përballet sistemi i drejtësisë, si dhe të zhvillojnë aftësitë profesionale gjatë procesit të zbatimit të detyrave konkrete në punën praktike.

Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve:

  1. Të jenë në vitin e fundit të studimeve themelore apo juristë të diplomuar;
  2. Të kenë aftësi të mira komunikimi;
  3. Të kenë shkathtësi në shkrim dhe hulumtim ligjor;
  4. Të kenë njohuri të avancuara të gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar;
  5. Të kenë njohuri të mira të punës me Microsoft Office.

Programi i praktikës është me pagesë dhe zgjat nga 4 muaj – duke filluar nga data 14 nëntor 2022.

Për të aplikuar, ju lutemi plotësojeni formën e aplikimit në këtë link: , si dhe dërgojeni CV-në tuaj në [email protected], me subjekt: Aplikimi për punë praktike.

 

  • Konkursi është i hapur deri me 6 nëntor 2022 në ora 15:00.

Vetëm kandidatët e listës së ngushtë, të cilët do t’i përmbushin kriteret për përzgjedhje në programin e praktikës do të kontaktohen për intervistë.

VËREJTJE: Asnjë telefonatë nuk pranohet dhe çfarëdo përpjekje për të kontaktuar në lidhje me këtë praktikë, do të rezultojë me diskualifikim të menjëhershëm. Po ashtu, aplikacionet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.

Lëvizja FOL ju inkurajon që të aplikoni!

Ky program realizohet nga Lëvizja FOL mbështetur nga Departamenti i Shtetit Amerikan, përmes Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL).

Gjykata Themelore e Prishtinës, gjykata me numrin më të madh të publikimit të aktgjykimeve për muajin shtator 2022

Prishtinë, 25 tetor 2022 – Lëvizja FOL ka vazhduar me monitorimin e publikimit të aktgjykimeve për periudhën 1 shtator – 30 shtator 2022 për të gjitha gjykatat e Kosovës. Fokus i monitorimit kanë qenë departamentet penale, civile, ekonomike dhe administrative. Gjatë monitorimit të aktgjykimeve të publikuara në ueb-faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për periudhën e lartpërmendur, Gjykatat kanë publikuar 2208 aktgjykime.

Gjykata me më së shumti aktgjykime të publikuara për muajin shtator 2022 është Gjykata Themelore e Prishtinës me 406 aktgjykime të publikuara.

Më poshtë mund të shihni infografikat për secilën gjykatë si dhe degë. Poashtu mund të shihni edhe numrin e aktgjykimeve të publikuara sipas natyrës penale, civile, administrative si dhe ekonomike.

Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial në zgjidhjen e lëndëve të korrupsionit dhe të dhunës në familje

Gjykata e Apelit, gjykata me më së shumti aktgjykime të publikuara për muajin gusht 2022

Prishtinë, 26 shtator 2022- Lëvizja FOL ka vazhduar me monitorimin e publikimit të aktgjykimeve për periudhën 1 gusht – 31 gusht 2022 për të gjitha gjykatat e Kosovës. Fokus i monitorimit kanë qenë departamentet penale, civile, ekonomike dhe administrative. Gjatë monitorimit të aktgjykimeve të publikuara në ueb-faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për periudhën e lartpërmendur, Gjykatat kanë publikuar 2621 aktgjykime.

Gjatë monitorimit tonë kemi vërejtur se nga 2621 aktgjykime, 88 janë aktgjykime për kundërvajtje, e të cilat sipas Udhëzimit Administrativ për publikimin e aktgjykimeve nuk duhet të publikohen si dhe 8 aktgjykime janë publikuar për të mitur si dhe 8 të tjera janë publikuar nga dy here, andaj të gjitha këto nuk evidentohen në databazën tonë.

Gjykata me më së shumti aktgjykime të publikuara edhe për muajin gusht 2022 është Gjykata e Apelit me 508 aktgjykime të publikuara.

Më poshtë mund të shihni infografikat për secilën gjykatë si dhe degë. Poashtu mund të shihni edhe numrin e aktgjykimeve të publikuara sipas natyrës penale, civile, administrative si dhe ekonomike.