Monitorimi i takimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Lëvizja FOL gjatë periudhës janar – mars 2023 ka monitoruar takimet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK) për të vlerësuar nivelin e transparencës dhe pajtueshmërinë e këtyre takimeve me Ligjin për Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Procesi i monitorimi është bërë përmes platformes elektronike Zoom. Gjatë kësaj periudhe tre-mujore, KGjK ka mbajtur gjithësej 5 takime dhe numri më i madh i këtyre takimeve është mbajtur në muajin shkurt, përkatësisht 3 takime, ndërsa 1 takim në muajin janar dhe 1 takim në muajin mars.

Vlenë të theksohet se asnjëra nga agjendat e këtyre takimeve nuk është publikuar me kohë, gjë që bie ndesh me nenin 14 të Ligjit për Këshillin Gjyqësor, i cili shprehimisht përcakton se rendi i ditës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës duhet të publikohet së paku 48 orë para takimit.

Ndërsa sa i përket gjuhës së publikimit të agjendave, 5 prej tyre janë publikuar në gjuhën shqipe dhe 4 prej tyre në gjuhën serbe. KGjK gjatë kësaj periudhe, në takimet e saj ka marrë gjithsej 61 vendime, ku 59 nga to janë publikuar në ueb-faqe të KGjK-së.

Detajet e këtij monitorimi i gjeni në linkun: https://bit.ly/3NgZKvO

Ky projekt mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan, përmes Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Sundim të Ligjit (INL).
#gjykatatransparente #keshilligjyqesorikosoves

Monitorimi i takimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës janar – mars 2023

REAGIM NDAJ MBYLLJES DHE MUNGESËS SË TRANSPARENCËS SË KËSHILLIT PROKURORIAL TË KOSOVËS

Prishtinë, 20 prill 2023 – Ne, organizatat e poshtëshënuara të shoqërisë civile shprehim shqetësimin tonë të thellë për veprimet e Këshillit Prokurorial të Kosovës për ‘mbyllje hermetike’ të veprimtarisë dhe për mungesën e theksuar të transparencës së këtij insititucioni.
Neni 14 i Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës shprehimisht parasheh se takimet e Këshillit janë të hapura për publikun dhe të njejtat mund të mbyllen vetëm për shkaqe të caktuara, të parapara me këtë ligj. Mirëpo, në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji, ky institucion nuk lejon qasjen e monitoruesve tanë për të vëzhguar në mënyrë të drejtpërdrejtë takimet e këtij institucioni.
Sipas zyrtarëve përgjegjës të këtij institucioni, monitorimi i takimeve të këshillit mund të bëhet vetëm në formë elektronike, përmes Platformës Zoom. Mirëpo, dihet se monitorimi përmes kësaj forme përcjellet me një sër vështirësish, duke filluar nga mungesa e përkthimit, zërimi i ulët, vështirësi në dëgjimin e të gjithë anëtarëve të këshillit, interferime etj., duke krijuar kështu pamundësi të monitorimit të mirëfilltë të mbledhjeve të mbajtura.
Monitorimi i mbledhjeve në formë elektronike dhe pamundësia e pjesëmarrjes në formë fizike në mbledhjet Këshillit është bërë gjatë situatës së krijuar për shkak të përhajpes së Pandemisë Covid-19, mirëpo dihet se situata ka ndryshuar, dhe nuk ka më arsye që të vazhdohet me këtë praktikë.
Një situatë e tillë, ku Këshilli Prokurorial i Kosovës nuk lejon qasjen për publikun dhe organizatat e shoqërisë civile në mbledhjet e këshillit, nuk është e lejuar në një demokraci të shëndoshë. Prandaj, ne kërkojmë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës të respektojë dispozitat ligjore duke lejuar publikun dhe monitoruesit që të vëzhgojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë aktivitetin e këtij institucioni.
Ne do të vazhdojmë të monitorojmë veprimtarinë e Këshillit Prokurorial dhe të ndërmarrim veprime të nevojshme për të siguruar që ky institucion të jetë i hapur dhe transparent në veprimtarinë e tij.

Organizatat:
Lëvizja FOL
Instituti i Kosovës për Drejtësi
Grupi për Studime Juridike dhe Politike
Instituti Demokratik i Kosovës

Performanca e Sistemit Prokurorial dhe Gjyqësor në Zgjidhjen e Lëndëve të Dhunës në Familje gjatë vitit 2022 (analizë statistikore)

Shkalla e parë e sistemit gjyqësor gjatë vitit 2022 ka pranuar 1,191 lëndë të dhunës në familje, ndërsa ka zgjidhur vetëm 961 lëndë

Prishtinë, 19 prill 2023 – Lëvizja FOL sot ka publikuar raportin “Performanca e Sistemit Prokurorial dhe Gjyqësor në Zgjidhjen e Lëndëve të Dhunës në Familje gjatë vitit 2022 (analizë statistikore)”, i cili e adreson aspektin kuantitativ të efikasitetit të shkallës së parë të sistemit gjyqësor dhe të atij prokurorial në zgjidhjen e lëndëve të dhunës në familje gjatë periudhës janar – dhjetor 2022, si dhe shtjellon nivelin e ngarkesës së punës së këtyre institucioneve në zgjidhjen e këtyre lëndëve.

Raporti është bazuar në të dhënat statistikore zyrtare të pranuara nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) për vitin 2022, ndërsa për matjen e performancës së këtyre institucioneve mbi bazën e këtyre statistikave zyrtare, FOL ka përdorur metodologjinë e Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ).

Për t’a lexuar raportin e plotë, klikoni këtu:

Ky projekt mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan, përmes Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Sundim të Ligjit (INL).

Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Lëvizja FOL mbajnë takim virtual me mbi 60 zyrtarë të gjykatave për të diskutuar gjetjet nga monitorimi i publikimit të vendimeve gjyqësore

Prishtinë, 5 prill 2023 – Me ftesë të Kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Albert Zogaj, hulumtuesja nga Lëvizja FOL, Albana Hasani dhe KGjK kanë mbajtur takim virtual përmes platformës ZOOM me mbi 60 zyrtarë të gjykatave të vendit, të cilët janë përgjegjës për publikimin e vendimeve gjyqësore në ueb faqet e gjykatave.

Gjatë këtij takimi, u diskutua lidhur me gjetjet kryesore dhe rekomandimet nga monitorimi i këtij procesi, me qëllim të përmirësimit të shkallës dhe cilësisë së publikimit të këtyre vendimeve si dhe përmirësimit të ngecjeve të evidentuara nga Lëvizja FOL.

Raporti për monitorimin e publikimit të vendimeve gjyqësore (janar – dhjetor 2022), i publikuar nga Lëvizja FOL me mbështetjen e Departamentit të Shtetit Amerikan, përmes Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Sundim të Ligjit (INL), përmban të dhëna nga monitorimi sistematik i publikimit të aktgjykimeve në ueb faqen e KGJK-së, gjatë periudhës një vjeçare.

Kryesuesi Zogaj, vlerësoi faktin e rritjes së publikimit prej 41% në krahasim me vitin 2021 me ç’rast bëri thirrje për angazhim edhe më të madh, për të rritur nivelin e transparencës me publikun.
Po ashtu, Zogaj ka falënderuar Lëvizjen FOL për përgatitjen e këtij raporti dhe theksoi se publikimi i vendimeve rrit cilësinë e vendimmarrjes dhe vlera e publikimeve të tyre është e shumëfishtë, prandaj KGJK vazhdimisht ka shqyrtuar me prioritet gjetjet, vlerësimet dhe rekomandimet që kanë dalë nga raportet e OJQ-ve, me qëllim të realizimit të objektivave të përbashkëta drejt përmirësimit të sistemit gjyqësor.

Rritet publikimi i aktgjykimeve për 41 % në krahasim me vitin 2021

Prishtinë, 31 mars 2023 – Lëvizja FOL me mbështetje nga Departamenti i Shtetit Amerikan, përmes Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Sundim të Ligjit (INL), ka publikuar sot “Raportin mbi Monitorimin e Publikimit të Vendimeve Gjyqësore”, i cili përfshinë gjetjet nga monitorimi i publikimit të vendimeve nga Gjykatat e Kosovës për vitin 2022.

Mexhide Demolli – Nimani, Drejtoreshë Ekzekutive në Lëvizjen FOL, tha se publikimi i aktgjykimeve konsiderohet një prej segmenteve më të rëndësishme të sigurimit të transparencës në sistemin e drejtësisë. Pra nuk mund të flitet për transparencë dhe llogaridhënje në sistemin e drejtësisë, pa publikim të epilogjeve gjyqësore, tha ajo.

Ajo theksoi se, kësaj radhe, për të treguar një përqindje të saktë të shkallës së publikimit të aktgjykimeve nga Gjykatat e Kosovës, kemi ndërruar metodologjinë e vlerësimit. Pra kemi nxjerrur nga një përqindje të proporcionit ndërmjet lëndëve të zgjidhura në të gjitha gjykatat gjatë kësaj periudhe, dhe lëndëve të publikuara në ueb-faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Ndër të tjera, Nimani theksoj se, duke i marrë parasysh gjetjet e gjithë këtij monitorimi për këtë periudhë kohore, Lëvizja FOL edhe këtë herë do të ndajë “Çmimin për Gjykatën më Transparente” i cili do t’i ndahet Gjykatës Themelore që ka arritur përqindjen më të lartë të publikimit të aktgjykimeve në ueb-faqen e KGjK – së në raport me lëndët e zgjidhura gjatë vitit 2022.

Gjithashtu, Nimani tha se kemi vlerësuar që ky çmim duhet t`i ndahet njëres prej Gjykatave Themelore, për shkak të dinamikës së punëve dhe vëllimit të lëndëve që gjyaktat e shkallës së parë i kanë, në raport me gjykatat e shkallëve të tjera. Prandaj, ky Çmim i është ndarë Gjykatës Themelore të Ferizajt, për shkak se e njejta ka arritur shkallën më të lartë të publikimit të aktgjykimeve në raport me lëndët e zgjidhura.

Albert Zogaj, Kreyesuesi i Këshillit Gjqësor të Kosovës, tha se ne po vërejmë që trendi i publikimit në propocion me lëndët e zgjidhura do të jetë një prioritet i joni, dhe ftojmë të gjithë partnerët që edhe mediat edhe shoqëria civile të bëj kontributin e tyre që të kërkoj transparëncën.

Më tutje, z. Zogaj tha, “unë falëndëroj dhe mirëpres raportin si dhe INL që përkrah Lëvizjen FOL për punën e saj dhe mirëpres ndryshimin e metodologjisë për të përzgjedhur edhe Gjykatën më Transparente që kjo do të rritë edhe më shumë konkurrencën dhe do të jetë një shtyes e mire për Gjykatat tjera”.

Tamra Greig, Drejtoreshë e INL në Kosovë, tha se në këtë raport po shohim një hap tjetër për një demokraci dhe transparencë të shëndoshë, nga ky raport po shohim përpjekjet nga sistemi gjyqësor për të sjellë transparencën tek publiku dhe publikimi i këtij raporti është një tjetër reflektim për të sjellë transparencë.

“Do të doja të falenderoja edhe Këshillin Gjyqësor për punën e juaj dhe rrugën drejt tansforimimeve dhe se ky raport është një tjetër hap që tregon se sistemi gjyqësor ka bërë përparime në këtë sektor duke sjellë transparencën tek qytetarët. Ne, si INL do të vazhdojmë të mbështesim partnerët tanë përmes projekteve tona dhe programeve tona për të rritur vetdijësimin tek qytetarët që të kërkojnë drejtën e tyre dhe që sistemi gjyqësor ta sjellë atë.”, ka thënë ndër të tjera Greig.

Krenare Sogojeva, Komisionere e Agjencisë për Informim dhe Privatësi ndër të tjera tha se Agjencia për Informim dhe Privatësi si shtyllë të dytë e ka edhe qasjen në dokumente publike dhe ne këtë e kemi

fuqizuar përmes fushatave vetdijsuese, dhe se përmes këtij raporti ne shohim të dhëna që tregojnë rritjen e nivelit të transparencës së institucioneve gjyqësore, dhe se kjo është një e drejtë që ju takon qytetarëve edhe me Kushtetutë.

Albana Hasani, zyrtare ligjore dhe hulutmuese ligjore në Lëvizjen FOL, prezantoj gjetjet e këtij raporti. Ajo tha se “Raporti mbi Monitorimin e Publikimit të Vendimeve Gjyqësore (Janar – Dhjetor 2022)” ka për qëllim që të paraqes gjendjen faktike të publikimit të aktgjykimeve dhe aktvendimeve nga ana e Gjykatave të Republikës së Kosovës, të identifikoj problemet dhe sfidat në publikimin e këtyre vendimeve, si dhe të ofroj një listë rekomandimesh për veprimet që institucionet relevante duhet t’i ndërmarrin për të përmirësuar shkallën dhe cilësinë e këtyre vendimeve.

Ajo shpjegoj metodologjinë e vlerësimit të aktgjykimeve, ku tregoj se janë krahasuar numrin e lëndëve të zgjidhura dhe numrin e lëndëve të publikuara në secilën gjykatë gjatë vitit 2022. Numri i lëndëve të zgjidhura nga të gjitha gjykatat dhe degët e tyre është nxjerrur nga Raporti Statistikor i Këshillit Gjyqësor të Kosovës për vitin 2022.

Hasani tha se gjatë periudhës janar-dhjetor 2022 në ueb-faqen zyrtare të Këshillit Gjyqësor të Kosovës janë publikuar gjithsej 34,700 vendime. Gjatë kësaj periudhe janë zgjidhur mbi 97,000 lëndë, që nënkupton se janë publikuar rreth 36 % e lëndëve të zgjidhura.

Sipas Hasanit, ky nivel i publikimit dëshmon rritje të publikimit të aktgjykimeve dhe aktvendimeve prej 41 % në krahasim me vitin 2021, ku në ueb-faqen e KGjK-së ishin publikuar rreth 24,500 vendime.

Hasani tha se tri gjykatat me më së shumti aktgjykime të publikuara gjatë vitit 2022 në proporcion me lëndët e zgjidhura gjatë periudhës përkatëse janë: Gjykata Supreme, e cila gjatë këtij viti ka zgjidhur 4,551 lëndë, ndërsa ka publikuar 3,188 vendime (pra, 70 % të lëndëve të zgjidhura); Gjykata e Apelit, e cila gjatë këtij viti ka zgjidhur 15,013 lëndë, ndërsa ka publikuar 7,451 vendime (apo 50 % të lëndëve të zgjidhura); si dhe Gjykata Themelore e Ferizajit, e cila gjatë këtij viti ka zgjidhur 6,282 lëndë, ndërsa ka publikuar 2,875 vendime (46 % të lëndëve të zgjidhura).

Ndërsa degët e gjykatave me më së shumti vendime të publikuara në proporcion me lëndët e zgjidhura gjatë përiudhës së monitorimit janë: Dega e Kaçanikut, e cila gjatë këtij viti ka zgjidhur 974 lëndë, ndërsa ka publikuar 601 vendime (apo 61 % të lëndëve të zgjidhura), Dega e Rahovecit, e cila gjatë këtij viti ka zgjidhur 1,493 lëndë, ndërsa ka publikuar 853 vendime (apo 49 % të lëndëve të zgjidhura), si dhe Dega e Malishevës, e cila gjatë këtij viti ka zgjidhur 1,067 lëndë, ndërsa ka publikuar 565 vendime (pra 53% të lëndëve të lëndëve të zgjidhura).

Në fund të raportit, Lëvizja FOL ka dhënë edhe disa rekomandime me të cilat vlerëson se do të ngritej dinamika e publikimit të aktgjykimeve në periudhën kohore në vijim, disa prej të cilave janë: të shmanget publikimi i aktgjykimeve në të cilat përfshihen personat e mitur në çfarëdo cilësie, aktgjykimet nga kontestet martesore dhe llojet e tjera të aktgjykimeve dhe aktvendimeve që përjashtohen nga publikimi; secila lëndë ta ketë numrin unik të lëndës; të gjitha aktgjykimet të publikohen në formatin PDF; si dhe të ndermerren veprime sistematike për rritjen e numrit të vendimeve të publikuara, në mënyrë që të kemi një transparencë të qëndrueshme institucionale.

Raportin e plotë mund ta gjeni; https://bit.ly/3K13e29

MONITORIMI I PUBLIKIMIT TË VENDIMEVE GJYQËSORE

Gjykata e Apelit me më së shumti aktgjykime të publikuara për muajin shkurt 2023

Prishtinë, 30 mars 2023 – Lëvizja FOL ka vazhduar me monitorimin sistematik të aktgjykimeve dhe aktvendimeve të publikuara në ueb faqen zyrtare të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga të gjitha gjykatat e Kosovës edhe gjatë muajit shkurt. FOL gjatë monitorimit rëndësi të veçantë i ka kushtuar përputhshmërisë së vendimeve të publikuara me Udhëzimin Administrativ për Publikimin e Aktgjykimeve të Përpunuara, si dhe me Vendimin për Standardizimin e Formave të Aktgjykimeve. Gjatë muajit shkurt gjykatat kanë publikuar 2306 aktgjykime dhe aktvendime në ueb-faqen zyrtare të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, si dhe 3 procesverbale, e të cilat nuk janë evidentuar në databazën tonë. Numrin më të madh të vendimeve i ka publikuar Gjykata e Apelit, përkatësisht 542 vendime gjyqësore, për t’u pasuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit me 321 vendime të publikuara gjatë kësaj periudhe. Të dhënat e detajuara në lidhje me publikimin e vendimeve nga secila gjykatë në veçanti, duke përfshirë degët dhe depratamentet e tyre, mund t’i shihni në grafikonët e mëposhtëm.

FOL Hapur me përfaqësues të bizneseve në Komunën e Ferizajt

Ferizaj, 18 mars 2023 – Lëvizja FOL ka mbajtur diskutimin “FOL Hapur” me përfaqësues të bizneseve në Komunën e Ferizajt. Gjatë këtij takimi u diskutua në lidhje me sfidat e bizneseve në implementimin e dispozitave të Ligjit të Punës, si dhe të dispozitave të Ligjit për Mbrojtjen Sinjalizuesve.
Në këtë diskutim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga Oda Ekonomike e Kosovës, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Komunën e Ferizajt.
Ky aktivitet është realizuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të Projektit “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të punës për grupet e cënueshme në tregun e punës”. Përmbajtja është përgjegjësi e vetme e Lëvizjes FOL dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian’, Advocacy Training and Resource Center – ATRC ose BIRN KOSOVË.

FOL Hapur me përfaqësues të bizneseve në Komunën e Kamenicës

Kamenicë, 28 shkurt 2023 – Lëvizja FOL ka mbajtur sot diskutimin “FOL Hapur” me përfaqësues të bizneseve në Komunën e Kamenicës. Në këtë takim u diskutua në lidhje me sfidat e bizneseve në implementimin e dispozitave të Ligjit të Punës, si dhe të dispozitave të Ligjit për Mbrojtjen Sinjalizuesve.
Në këtë diskutim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Odës Ekonomike e Kosovës, përfaqësues të Komunës së Kamenicës, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Komunën e Kamenicës.
Ky aktivitet është realizuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të Projektit “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të punës për grupet e cënueshme në tregun e punës”. Përmbajtja është përgjegjësi e vetme e Lëvizjes FOL dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian’, ATRC ose BIRN KOSOVË.

Gjykatat e Kosovës kanë publikuar 3050 vendime në ueb-faqen e KGjK-së gjatë muajit janar 2023

Prishtinë, 21 shkurt 2023 – Lëvizja FOL ka vazhduar me monitorimin sistematik të aktgjykimeve dhe aktvendimeve të publikuara në ueb faqen zyrtare të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga të gjitha gjykatat e Kosovës edhe gjatë muajit janar. FOL gjatë monitorimit rëndësi të veçantë i ka kushtuar përputhshmërisë së vendimeve të publikuara me Udhëzimin Administrativ për Publikimin e Aktgjykimeve të Përpunuara, si dhe me Vendimin për Standardizimin e Formave të Aktgjykimeve. Gjatë muajit janar gjykatat kanë publikuar 3,050 aktgjykime dhe aktvendime në ueb-faqen zyrtare të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, si dhe 1 procesverbal. Numrin më të madh të vendimeve i ka publikuar Gjykata Themelore e Gjakovës, përkatësisht 660 sosh, për t’u pasuar nga Gjykata e Apelit, me 528 vendime të publikuara gjatë kësaj periudhe. Të dhënat e detajuara në lidhje me publikimin e vendimeve nga secila gjykatë në veçanti, duke përfshirë degët dhe depratamentet e tyre, mund t’i shihni në grafikonët e mëposhtëm.

Qeveria e Kosovës realizoi vetëm 49 % të objektivave të Planit Strategjik dhe Operacional periudhën janar-dhjetor 2022

Prishtinë, 15 shkurt 2023 – Lëvizja FOL ka bërë monitorimin e Planit Strategjik dhe Operacional të Qeverisë për periudhën janar-dhjetor 2022 të 15 Ministrive dhe Zyrës së Kryeministrit. Nga 964 objektiva të parapara për këtë periudhë kohore, vetëm 471 objektiva kanë arritur të realizohen në tërësi nga ana e institucioneve të pushtetit ekzekutiv.

Totali përqindjes së realizimit të PSO nga Qeveria e Kosovës është llogaritur përmes matjes së realizimit të objektivave në masën 100 për qind.
Ndërkaq për secilën ministri përqindja tregon realizimin e aktiviteteve në total, duke sqaruar më poshtë se sa objektiva janë realizuar në tërësi, sa nuk kanë filluar të realizohen dhe sa janë në proces të realizimit.

Zyra e Kryeministrit nga 255 aktivitete të parapara në kuadër të Planit Strategjik dhe Operacional të Qeverisë, ka realizuar 131 aktivitete ndërkaq 94 nuk i ka realizuar.

Këto aktivitetet janë paraparë në kuadër të 78 objektivave:

• 39 objektiva janë realizuar 100 %

• 12 objektiva janë realizuar nga 50 % deri ne 99 %

• 8 objektiva janë realizuar nga 1 deri ne 50 %

• 19 objektiva të parapara për vitin 2022 nuk kanë filluar të realizohen.

Ministria për Komunitete dhe Kthim nga 18 aktivitete të parapara në kuadër të Planit Strategjik dhe Operacional të Qeverisë, ka realizuar 15 aktivitete dhe 3 nuk i ka realizuar.

Këto aktivitetet janë paraparë në kuadër të 6 objektivave:

· 4 objektiva janë realizuar 100 %

· 1 objektivë është realizuar nga 50 % deri ne 99 %

· 1 objektivë është realizuar nga 1 deri ne 50 %.

Ministria e Shëndetësisë nga 123 aktivitete të parapara në kuadër të Planit Strategjik dhe Operacional të Qeverisë, ka realizuar 76 aktivitete ndërkaq 47 nuk i ka realizuar.

Këto aktivitetet janë paraparë në kuadër të 26 objektivave:

· 8 objektiva janë realizuar 100 %

· 10 objektiva janë realizuar nga 50 % deri ne 99 %

· 8 objektiva të parapara për vitin 2022 nuk kanë filluar të realizohen.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nga 204 aktivitete të parapara në kuadër të Planit Strategjik dhe Operacional të Qeverisë, ka realizuar 108 aktivitete ndërkaq 96 nuk i ka realizuar.

Këto aktivitetet janë paraparë në kuadër të 38 objektivave:

· 15 objektiva janë realizuar 100 %

· 8 objektiva janë realizuar nga 50 % deri ne 99 %

· 7 objektiva janë realizuar nga 1 deri ne 50 %

· 8 objektiva të parapara për vitin 2022 nuk kanë filluar të realizohen.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nga 111 aktivitete të parapara në kuadër të Planit Strategjik dhe Operacional të Qeverisë, ka realizuar 81 aktivitete ndërkaq 30 nuk i ka realizuar.

Këto aktivitetet janë paraparë në kuadër të 32 objektivave:

· 19 objektiva janë realizuar 100 %

· 8 objektiva janë realizuar nga 50 % deri ne 99 %

· 1 objektivë është realizuar nga 1 deri ne 50 %

· 4 objektiva të parapara për vitin 2022 nuk kanë filluar të realizohen.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve nga 201 aktivitete të parapara në kuadër të Planit Strategjik dhe Operacional të Qeverisë, ka realizuar 101 aktivitete ndërkaq 100 nuk i ka realizuar.

Këto aktivitetet janë paraparë në kuadër të 66 objektivave:

· 27 objektiva janë realizuar 100 %

· 10 objektiva janë realizuar nga 50 % deri ne 99 %

· 10 objektiva janë realizuar nga 1 deri ne 50 %

· 19 objektiva të parapara për vitin 2022 nuk kanë filluar të realizohen.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastruktures nga 486 aktivitete të parapara në kuadër të Planit Strategjik dhe Operacional të Qeverisë, ka realizuar 255 aktivitete ndërkaq 231 nuk i ka realizuar.

Këto aktivitetet janë paraparë në kuadër të 127 objektivave:

• 40 objektiva janë realizuar 100 %

• 44 objektiva janë realizuar nga 50 % deri ne 99 %

• 12 objektiva janë realizuar nga 1 deri ne 50 %

• 31 objektiva të parapara për vitin 2022 nuk kanë filluar të realizohen.

Ministria e Drejtesisë nga 147 aktivitete të parapara në kuadër të Planit Strategjik dhe Operacional të Qeverisë, ka realizuar 100 aktivitete ndërkaq 47 nuk i ka realizuar.

Këto aktivitetet janë paraparë në kuadër të 56 objektivave:

• 38 objektiva janë realizuar 100 %

• 5 objektiva janë realizuar nga 50 % deri ne 99 %

• 6 objektiva janë realizuar nga 1 deri ne 50 %

• 7 objektiva të parapara për vitin 2022 nuk kanë filluar të realizohen.

Ministria e Zhvillimit Rajonal nga 110 aktivitete të parapara në kuadër të Planit Strategjik dhe Operacional të Qeverisë, ka realizuar 105 aktivitete ndërkaq 5 nuk i ka realizuar.

Këto aktivitetet janë paraparë në kuadër të 27 objektivave:

• 25 objektiva janë realizuar 100 %

• 0 objektiva janë realizuar nga 50 % deri ne 99 %

• 1 objektiva janë realizuar nga 1 deri ne 50 %

• 1 objektiva të parapara për vitin 2022 nuk kanë filluar të realizohen

Ministria e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit nga 224 aktivitete të parapara në kuadër të Planit Strategjik dhe Operacional të Qeverisë, ka realizuar 142 aktivitete ndërkaq 82 nuk i ka realizuar.

Këto aktivitetet janë paraparë në kuadër të 69 objektivave:

• 29 objektiva janë realizuar 100 %

• 18 objektiva janë realizuar nga 50 % deri ne 99 %

• 13 objektiva janë realizuar nga 1 deri ne 50 %

• 9 objektiva të parapara për vitin 2022 nuk kanë filluar të realizohen

Ministria e Ekonomisë nga 236 aktivitete të parapara në kuadër të Planit Strategjik dhe Operacional të Qeverisë, ka realizuar 170 aktivitete ndërkaq 66 nuk i ka realizuar.

Këto aktivitetet janë paraparë në kuadër të 57 objektivave:

• 29 objektiva janë realizuar 100 %

• 15 objektiva janë realizuar nga 50 % deri ne 99 %

• 6 objektiva janë realizuar nga 1 deri ne 50 %

• 7 objektiva të parapara për vitin 2022 nuk kanë filluar të realizohen

Ministria e Punëve te Brendshme nga 416 aktivitete të parapara në kuadër të Planit Strategjik dhe Operacional të Qeverisë, ka realizuar 264 aktivitete ndërkaq 152 nuk i ka realizuar.

Këto aktivitetet janë paraparë në kuadër të 166 objektivave:

• 95 objektiva janë realizuar 100 %

• 21 objektiva janë realizuar nga 50 % deri ne 99 %

• 19 objektiva janë realizuar nga 1 deri ne 50 %

• 31 objektiva të parapara për vitin 2022 nuk kanë filluar të realizohen.

Ministria e Mbrojtjes nga 53 aktivitete të parapara në kuadër të Planit Strategjik dhe Operacional të Qeverisë, ka realizuar 45 aktivitete ndërkaq 8 nuk i ka realizuar.

Këto aktivitetet janë paraparë në kuadër të 34 objektivave:

• 27 objektiva janë realizuar 100 %

• 3 objektiva janë realizuar nga 50 % deri ne 99 %

• 0 objektiva janë realizuar nga 1 deri ne 50 %

• 4 objektiva të parapara për vitin 2022 nuk kanë filluar të realizohen

Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nga 323 aktivitete të parapara në kuadër të Planit Strategjik dhe Operacional të Qeverisë, ka realizuar 173 aktivitete ndërkaq 150 nuk i ka realizuar.

Këto aktivitetet janë paraparë në kuadër të 99 objektivave:

• 45 objektiva janë realizuar 100 %

• 11 objektiva janë realizuar nga 50 % deri ne 99 %

• 10 objektiva janë realizuar nga 1 deri ne 50 %

• 33 objektiva të parapara për vitin 2022 nuk kanë filluar të realizohen

Ministria e Administrimit te Pushtetit Lokal nga 60 aktivitete të parapara në kuadër të Planit Strategjik dhe Operacional të Qeverisë, ka realizuar 42 aktivitete ndërkaq 18 nuk i ka realizuar.

Këto aktivitetet janë paraparë në kuadër të 16 objektivave:

• 9 objektiva janë realizuar 100 %

• 2 objektiva janë realizuar nga 50 % deri ne 99 %

• 2 objektiva janë realizuar nga 1 deri ne 50 %

• 3 objektiva të parapara për vitin 2022 nuk kanë filluar të realizohen.

Ministra e Punëve të Jashtme dhe Diasporës 118 aktivitete të parapara në kuadër të Planit Strategjik dhe Operacional të Qeverisë, ka realizuar 76 aktivitete ndërkaq 42 nuk i ka realizuar.

Këto aktivitetet janë paraparë në kuadër të 37 objektivave:
22 objektiva janë realizuar 100 %
6 objektiva janë realizuar nga 50 % deri në 99 %
2 objektiva janë realizuar nga 1 deri në 50 %
7 objektiva të parapara për vitin 2022 nuk kanë filluar të realizohen.

Znj. Demolli- Nimani tha se ministritë si (ZKM, MASHT, MINT, MAPL, MFPT, MBPZHR, MKRS, MKK) kanë planifikuar aktivitete afatgjata, të cilat kanë filluar në vitin 2022 ndërkaq realizimi i tyre do të vazhdoj në vitet në vijim. Secila nga këto ministri ka dërguar edhe informacione shtesë sa i përket realizimit të këtyre aktiviteteve deri në periudhën raportuese janar – dhjetor 2022. FOL do të vazhdojë të bëjë monitorimin e Planit Strategjik dhe Operacional të Qeverisë edhe gjatë vitit 2023.

Ky aktivitet u mbështet nga Rockefeller Brothers Fund.

Gjykata Komerciale ka publikuar 422 aktgjykime për muajin dhjetor 2022

Prishtinë, 1 shkurt 2023 – Lëvizja FOL gjatë muajit dhjetor 2022 ka monitoruar publikimin e aktgjykimeve të publikuara në ueb faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Fokus i monitorimit kanë qenë të gjitha gjykatat në Kosovë duke përfshirë departamentet penale, civile, ekonomike dhe administrative.

Gjatë monitorimit të aktgjykimeve të publikuara në ueb-faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për periudhën e lartpërmendur, gjykatat kanë publikuar 3468 aktgjykime. Ajo se cfarë vlen të theksohet është se Gjykata Komerciale ka filluar për herë të parë që pas funksionalizimit të saj si Gjykatë e re e rregulltë, të publikoj 422 aktgjykime.

Më poshtë mund të shihni infografikat për secilën gjykatë si dhe degë. Poashtu mund të shihni edhe numrin e aktgjykimeve të publikuara sipas natyrës penale, civile, administrative si dhe ekonomike.

Monitorimi i takimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Prishtinë, 30 janar 2023 – Lëvizja FOL, me mbështetjen e Departamentit të Shtetit Amerikan, përmes Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Sundim të Ligjit (INL) gjatë periudhës tetor – dhjetor 2022 ka monitoruar takimet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK) për të vlerësuar nivelin e transparencës dhe pajtueshmërinë e këtyre takimeve me Ligjin për Këshillin Gjyqësor të Kosovës. Procesi i monitorimit është zhvilluar përmes pjesëmarrjes fizike në mbledhjet e KGjK-së, si dhe përmes platformës elektronike Zoom.
Gjatë kësaj periudhe tre-mujore, KGjK ka mbajtur gjithsej 10 takime, 2 prej të cilave ishin të mbyllura për publikun. Numri më i madh i këtyre takimeve është mbajtur gjatë muajit nëntor, përkatësisht 5 takime, ndërsa 2 takime janë mbajtur gjatë muajit tetor dhe 3 gjatë dhjetorit.
Vetëm 3 agjenda të këtyre takimeve janë publikuar në pajtueshmëri me kohën e paraparë në Ligjin për Këshillin Gjyqësor të Kosovës për publikimin e agjendave dhe rendit të ditës, ku kërkohet që agjendat të publikohen 48 orë para takimeve, ndërsa 7 agjenda nuk janë publikuar me kohë.
Vlen të theksohet se përkthimi simultan gjatë mbledhjeve të këshillit është ofruar në të dy gjuhët zyrtare, mirëpo në platformën elektronike Zoom ka munguar përkthimi në gjuhën serbe.
Mesatarja e vonesave të fillimit të këtyre takimeve ishte 15 minuta.

FOL Hapur me Komisioneren për Informim dhe Privatësi znj. Krenare Sogojeva – Dermaku

Prishtinë, 23 janar 2023 – Lëvizja FOL në kuadër të shënimit të javës për informimin dhe promovimin e së drejtës së privatësisë ka mbajtur diskutimin “FOL Hapur” me Komisioneren për Informim dhe Privatësi znj. Krenare Sogojeva – Dermaku.

FOL Hapur është mbajtur me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Disa nga temat të cilat ishin diksutuar gjatë këtij debati ishin;
Ku jemi sot me sistemin e vëzhgimit me kamera në territorin e Kosovës? Kush janë shkelësit më të mëdhenj të të dhënave personale dhe cila është natyra e shkeljes së këtyre të dhënave, roli i Agjencisë për Informim dhe Privatësi në mbrojtjen e të dhënave personale janë vetëm disa nga temat që do të diskutohen në këtë forum me Komisioneren për Informim dhe Privatësi.

Ky aktivitet u bë me mbështetjen financiare të Rockefeller Brothers Fund.

Gjykata e Prishtinës me 640 aktgjykime të publikuara për muajin nëntor 2022

Prishtinë, 27 dhjetor 2022 – Lëvizja FOL gjatë muajit nentor 2022 ka monitoruar publikimin e aktgjykimeve të publikuara në ueb faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Fokus i monitorimit kanë qenë të gjitha gjykatat në Kosovë duke përfshirë departamentet penale, civile, ekonomike dhe administrative. Gjatë monitorimit të aktgjykimeve të publikuara në ueb-faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për periudhën e lartpërmendur, gjykatat kanë publikuar 3120 aktgjykime. Në databazën e Levizjes FOL janë regjistruar 27 aktgjykime më pak pasi që tek Gjykata Themelore e Prishtinës 1 prej tyre ka qenë procesverbal, ndërsa 26 kanë qenë “Urdhër për Përmbarim”, andaj edhe nuk janë regjistruar në databazën tonë.

Më poshtë mund të shihni infografikat për secilën gjykatë si dhe degë. Poashtu mund të shihni edhe numrin e aktgjykimeve të publikuara sipas natyrës penale, civile, administrative si dhe ekonomike.

Mrika Nikçi, fituese e Çmimit për Guxim Qytetar për vitin 2022

Prishtinë, 16 dhjetor 2022 – Lëvizja FOL edhe këtë vit ka ndarë Çmimin për Guxim Qytetar për vitin 2022, i cili në këtë vit iu nda znj. Mrika Nikçi.

Mexhide Demolli-Nimani, drejtoreshë e Lëvizjes FOL tha se është viti i 13-të që FOL ndan këtë çmim në shenjë vlerësimi për personalitetet më të angazhuara në mbrojtjen e interesit publik dhe të drejtave të njeriut të vendit tonë. “Ndryshimet e mëdha në shoqëri janë produkt i qytetarëve të guximshëm. Në këtë kuptim, emancipimi shoqëror padyshim që fillon nga veprimet e vogla, që transformohen në lëvizje të mëdha”.

Leonora Kryeziu kryetare e Bordit Këshilldhënës të Lëvizjes FOL, tha se përballja me fenomenet e kohës kërkon shtytje titanike për thyerje të tabuve sociale, prandaj duke u bazuar në sfidat aktuale me të cilat shoqëria jonë po përballet, Çmimi për Guxim Qytetar këtë vit i ndahet 21 vjeçares, Mrika Nikçi, për shkak të guximit të treguar me rastin e denoncimit publik të sulmit seksual të bërë ndaj saj.

Mrika Nikçi, tha se uroj të mos ketë asnjë rast si i imi, mirëpo të gjitha rastet duhet bërë publike. “Të gjitha ne, duhet ta dijmë se nuk jemi vetëm. Askush nuk duhet të hesht, edhe nesë ju ka ndodh direkt juve por keni dëgjuar për dikënd ju lutem raportojeni. Në këtë betejë të ne vajzave, ne kemi nevojë për mbështetje ju lutem djemve që të na ndihmojnë”, tha Nikçi.

Alpinistja kosovare Mrika Nikçi në mbrëmjen e 27 shtatorit të këtij viti kishte publikuar një video në rrjetin e saj social Facebook, në të cilën shihen qartë veprimet e një personi duke e sulmuar atë seksualisht në qendër të qytetit të Pejës. Nikçi ka përshkruar edhe gjendjen emocionale në të cilën ndodhej në momentin kur ndodhi sulmi.

Veprimet e Mrikës, përveç që paraqesin guxim qytetar, nënkuptojnë edhe inkurajim të qytetarëve të tjerë për të kundërshtuar dhe për të reaguar publikisht ndaj dhunës dhe veprimeve të tjera të pahijshme. Andaj, Mrika përfaqëson shembullin më të mirë të qytetarit të guximshëm.

Prandaj, parandalimi i dhunës paraqet një kauzë me interes të përgjithshëm publik ndaj të cilës askush nuk mund të qëndroj indiferent. Ky fenomen nuk duhet të shihet asnjëherë si çështje private dhe raportimi i saj duhet të bëhet në të gjitha format.