Studentët nga Programi Evropian për të Drejtat e Njeriut vizituan Lëvizjen FOL
Prishtinë, 17 Janar 2018 – Lëvizjen FOL e vizituan sot rreth 20 studentë nga vende të ndryshme të botës të cilët janë duke kryer studimet e Magjistraturës në programin evropian për të drejtat e njeriut dhe demokraci – në Venedik dhe Vjenë.
Jeton Zulfaj, drejtor i Programeve në Lëvizjen FOL, prezantoi punën e FOL-it gjatë këtyre viteve si dhe foli për situatën politike në vend.
Gjatë këtij takimi studentët u njohën më afër me hapësirat dhe me punën që ka bërë dhe po bën aktualisht FOL-i.