FOL ka mbajtur takim me Kryetarin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj
Ferizaj, 06 Tetor 2017 – Përfaqësues nga Lëvizja FOL sot u takuan me z.Shukri Jashari, Kryetar i Prokurorisë Themelore në Ferizaj. Gjatë këtij takimi u diskutua për punën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, në veçanti për lëndët e natyrës korruptive. z. Jashari tha se “lëndët e kësaj natyre janë një sfidë për Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në veçanti në këtë periudhë ku jemi me një numër shumë të vogël të prokurorëve. Shumë prokurorë kanë ike në Prokurori të Shtetit, disa në Speciale. Shkak i mungesës së Prokurorëve, lëndët e natyrës korruptive nuk mund të mbrrin në piken zero” tha ai.
Gjatë periudhës Janar-Qershor 2017, Prokuroria Themelore Ferizaj nga 125 lëndë, i ka zgjidhur 45 nga to.
Ndërkaq sa i përket kushteve të punës, objekti i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka disa muaj që është përuruar dhe i plotëson të gjitha standardet e punës.
Ky takim është aktivitet nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).