FOL Hapur me kryetarin e komunës së Shtimes z. Naim Ismajli

Lagjja e Pajtimit, 20 Prill 2016 – Lëvizja FOL me përkrahjen e Charles Stewart Mott Foundation, ka mbajtur debatin e radhës në formatin FOL Hapur me kryetarët e Komunave. Diskutimi i radhës është mbajtur sot në komunën e Shtimes në fshatin Lagjja e Pajtimit.
Petrit Zogaj, drejtori ekzekutiv i Lëvizjes FOL prezantoi të gjeturat e hulumtimit që FOL ka bërë gjatë kësaj periudhe për investimet kapitale që komuna e Shtimes ka bërë gjatë dy viteve të fundit, në katër fshatra me numrin më të madh të banorëve të kësaj komune si dhe të kërkesat e banorëve për investime. Sipas tij, pjesë e këtij hulumtimi kanë qenë katër fshatra: Petrovë, Godanc I Epërm, Reçak dhe Lagjja e Pajtimit dhe se këto kërkesa do të dërgohen në komunë në mënyrë që të shihet mundësia e investimeve me rishikim të buxhetit apo edhe vitin e ardhshëm.

Ndërkaq, kryetari i komunës së Shtimes, z.Naim Ismajli, shpalosi investimet e bëra nga komuna deri më tani dhe premtoj se me rishikimin e buxhetit por edhe me buxhetin e vitit të ardhshëm do të shikohen mundësitë e për investime të reja në këtë fshat.

IMG_7154 IMG_7128IMG_7101 IMG_7110