Studentët nga Norvegjia vizituan Lëvizjen FOL

Prishtinë, 21 shtator 2016 – Lëvizjen FOL sot e kanë vizituar një grup studentësh nga Kolegji Universitar i Lillehammer në Norvegji, të cilët gjatë kësaj jave po qëndrojnë në Kosovë. Jeton Zulfaj nga Lëvizja FOL informoi studentët për punën e organizatës si dhe për gjendjen e përgjithshme në Kosovë.

Gjithashtu, studentët u njoftuan edhe me Qendrën e Edukimit Kundër – Korrupsion dhe u njohën më afër me hapësirat dhe mundësitë që ofron kjo qendër si dhe qëllimin e krijimit të saj. Përndryshe QEAK, ofron materiale edukative në fushën antikorrupsion dhe është e hapur për të gjithë të interesuarit të cilët dëshirojnë ti avancojnë studimet dhe njohuritë e tyre në këtë fushë.

 

14408214_10207262976636605_279641224_o   img_0339-2img_0336-2img_0337 14454011_10154984287730016_2025059640_o