Thirrje për aplikim: Kampi Veror 2016

Prishtinë, 4 Gusht 2016 – Lëvizja FOL me mbështetjen e USAID dhe ATRC, po implementon projektin “Përfshirja e të rinjëve në promovimin e luftës kundër korrupsion në sistemin e Edukimit në Kosovë”. Përmes këtij projekti synohet përfshirja e të rinjëve të pesë komunave të Kosovës: Prishtinës,Podujevës, Mitrovicës, Gjakovës dhe Ferizajit në promovimin e luftës kundër korrupsionit si dukuri negative, edukimin e tyre për mekanizmat përgjegjës si dhe nxitjen e aktivizimit përmes teknologjisë informative.

Lëvizja FOL fton për aplikim të rinjtë e komunave të lartcekura, të moshës 16-24 vjeç për Kampin Veror 2016 “Të rinjtë – luftimi i korrupsionit”.

Të rinjtë pjesëmarrës do të ndjekin 4 module gjatë këtij kampi:

Shteti
Zgjedhjet
Gjyqësori
Teatri i rrugëve
Kriteret për aplikim:

Të jenë të moshës 16 – 24 vjeç
Të jenë aktiv/të përfshirë në aktivitetet e rrjeteve të organizatava apo këshillave rinore.
Kampi do të mbahet nga datat 26-29 Gusht, në Akademinë për Siguri Publike të Kosovës në Vushtrri dhe të gjitha shpenzimet janë të mbuluara.

Afati i fundit për aplikim është data 16 Gusht 2016.

Për të aplikuar, plotësoni formularin në vijim:

Apliko: http://www.sedukorrupsionin.org/sq/kurs/kampi-veror-2016/