FOL Hapur me kryetarin e komunës së Suharekës z.Sali Asllanaj

Mushtisht, 07 qershor 2016 –Lëvizja FOL me përkrahjen e Charles Stewart Mott Foundation, vazhdon serinë e debateve në formatin FOL Hapur me kryetarët e Komunave. Diskutimi i radhës është mbajtur në komunën e Suharekës më saktësisht në fshatin Mushtisht.

Petrit Zogaj, drejtori ekzekutiv i Lëvizjes FOL prezantoi të gjeturat e hulumtimit që FOL ka bërë gjatë kësaj periudhe për investimet kapitale që komuna e Suharekës ka bërë gjatë dy viteve të fundit, në katër fshatra me numrin më të madh të banorëve të kësaj komune si dhe kërkesat e banorëve për investime. Sipas tij, pjesë e këtij hulumtimi kanë qenë katër fshatra: Bllacë, Studençan, Mushtisht dhe Samadrexhç dhe se këto kërkesa do të dërgohen në komunë në mënyrë që të shihet mundësia e investimeve me rishikim të buxhetit apo edhe vitin e ardhshëm.

Ndërkaq, kryetari i komunës së Suharekës, z.Sali Asllanaj, shpalosi investimet e bëra nga komuna deri më tani dhe premtoj se me rishikimin e buxhetit por edhe me buxhetin e vitit të ardhshëm do të shikohen mundësit për investime.

13407047_616670981816370_6791291857354832017_n IMG_7761 13407047_616670981816370_6791291857354832017_nIMG_7762  IMG_7762