Komuna e Kamenicës nikoqire e debatit publik për Sundimin e Ligjit

Kamenicë, 11 Maj 2016 – Lëvizja FOL sot në komunën e Kamenicës ishte nikoqire e debatit të katërt për sundimin e ligjit të mbajtur në katër komunat e Kosovës, të përfshira në projektin “Matja e Sundimit të Ligjit në Administratën Publike në Komunat e Kosovës”, projekt ky i mbështetur nga Folke Bernadotte Academy, UNDP Kosovë dhe Misioni i OSBE–së në Kosovë.

Lëvizja FOL, si partneri implementues i këtij projekti, sikurse në tre komunat e tjera (Lipjan, Gjakovë, Istog) edhe në Kamenicë shpalli rezultatet e hulumtimeve të bëra me zyrtarët e kësaj komune dhe me përdoruesit ( përfitues të banimit social, personat e refuzuar dhe ata në pritje të përgjigjes).
Korrdinatorja e projekteve, Fitore Metbala theksoi se gjithsej janë intervistuar 12 zyrtatë komunal e në anën tjetër, 42 përdorues prej të cilëve 20 persona që kanë përfituar banesa sociale, 16 aplikantë të refuzuar dhe 6 në pritje të përgjigjes.

U prezentuan qëndrimet e të intervistuarve për çështjen e ligjshmërisë, qasjes, të drejtës për tu dëgjuar, të drejtës së ankesës, transparencës dhe llogaridhënies.
Qytetarët e pranishëm, vlerësuan disiplinën e vetë banorëve të qendrës së banimit kolektiv/social në mirëmbajtje dhe pastrim, njejtë vlerësuan edhe kushtet e banesave si të mira kurse nga ana e zyrtarëve, dhanë qëndrim Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Kamenicë dhe Kryesuesja e Komisionit përzgjedhës së përfituesve.
Ata vlerësuan se ka mungesë të kapaciteteve banesore në këtë komunë, nevojën për ndërtim të një objekti të ri, numrin e madh të kërkesave në nevojë për zgjidhjen e çështjes së banimit .
Sa i përketë procesit të pranimit të aplikacioneve, shqyrtimit dhe përzgjedhjes, kryesuesja e komisionit, znj Kimete Kryeziu ka theksuar që të gjitha janë bërë në përputhje me legjislacionin në fuqi.