FOL Hapur me kryetarin e Hanit të Elezit- z.Rufki Suma

Seçishtë, 05 Prill 2016 – Lëvizja FOL me përkrahjen e Charles Stewart Mott Foundation, ka filluar serinë e debateve në formatin FOL Hapur me kryetarët e Komunave. Për dallim nga debatet e kaluara në FOL Hapur, FOL kësaj radhe do të jetë prezente në shumë fshatra të komunave të ndryshme, ku do të ketë diskutim të hapur mes kryetarëve dhe banorëve të fshatrave të përzgjedhura.

Diskutimi i parë është  mbajtur sot në komunën e Hanit të  Elezit më saktësisht në  fshatin Seçishtë.

Petrit Zogaj, drejtori ekzekutiv i Lëvizjes FOL bëri prezantimin e të gjeturave të  hulumtimit që FOL ka bërë gjatë kësaj periudhe  për investimet kapitale që komuna e Hanit të Elezit ka investuar gjatë  dy viteve të  fundit, si dhe të  gjeturat për nevojat e banorëve për invesimte në këto fshatra. Ai po ashtu sqaroi se FOL ka zgjedhur katër fshatrat e komunës së  Hanit të Elezit me numrin më  të  madh të  banorëve, hulumtimi është bërë në fshatrat; Secishtë, Paldenicë, Pustenik dhe Gorancë.

Ndërkaq, kryetari i komunës së Hanit të Elezit, z.Rufki Suma foli hapur me banorët e fshatit Seçishtë dhe banorët e tri fshatrave të  përzgjedhura për investimet e bëra deri tani nga komuna e Hanit të Elezit si dhe mundësitë për të investuar në vitet e ardhshme.