FOL Hapur me Ben Blushin

Prishtinë, 22 dhjetor 2015 – Lëvizja FOL ka mbajtur forumin e radhës “FOL Hapur”  me politikanin/shkrimtarin Ben Blushi,ku temat për të cilat është diskutuar ishin: reflektimi për qeverisjen në Shqipëri në këto dy vitet e fundit, raportet Shqipëri-Kosovë si dhe relacioni i shqiptarëve me Islamin.

Blushi foli për diferencën mes Shqipërisë dhe Kosovës, “Diferenca që ka Kosova me Shqipërinë është se Shqipëria është optimiste ndërsa Kosova pesimiste. Kosova sot nuk prodhon progres, ka nevojë për të emigruar ka një opozitë e cila akoma nuk e gjen vetën në suazën e një loje të rregullt politike”, ka thënë Blushi. Sipas tij, gjendja aktuale në Kosovë më e është e vështira që prej pavarësisë së Kosovës. “Mendoj se ky është momenti më i vështirë nga pavarësia e deri më sot, Kosova mbetet ishulli më optimist ku jetojnë shqiptarët dhe Prishtina është vendi ku shqiptarët qeshin më së shumti” ka thënë Blushi. Blushi veprimet e opozitës në Kosovë i ka quajtur jo të drejta.

Ai tha se Albin Kurti është një martir dhe jo politikan, duke mos i pranuar kështu veprimet e tyre. “Ju keni të drejtë të jeni të pa kënaqur dhe është e drejtë por deri ku shkon rezistenca juaj. Albin Kurti çka është sipas jush, politikan apo martir. Po pra, martir është. Unë nuk shkoj në parlament me gaz ka tjera forma për të kundërshtuar”, ka folur para të pranishmëve Blushi. Sipas Blushit, opozita në Kosovë nuk po e gjen veten ende në suazat e një loje politike.

[av_masonry_gallery ids=’7391,7389,7392,7390,7393,7394,7395′ items=’24’ columns=’flexible’ paginate=’pagination’ size=’flex’ gap=’large’ overlay_fx=’active’ caption_elements=’none’ caption_display=’always’ container_links=’active’ id=”]