Lëvizja Fol dhe Komuna e Ferizajt nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi në fushën e luftës kundër korrupsion në sistemin e edukimit

Ferizaj, 04 nëntor 2015. Lëvizja FOL në vazhdimin e bashkëpunimit me komunat e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me komunën e Ferizajt me qëllim të zbatimit të projektit “Përfshirja e të rinjve në promovimin e luftës kundër korrupsionit në sistemin e edukimit në Kosovë”, projekt ky që mbështetet nga Programi për Angazhim dhe Barazi (E4E) e i financuar USAID/ATRC.

Kjo Marrëveshje e Bashkëpunimit ka për qëllim të rrisë përfshirjen e të rinjve në promovimin e luftës kundër korrupsion në sistemin e edukimit në Kosovë.

Nënshkrues të kësaj marrëveshje ishin Kryetari i Komunës së Ferizajt z.Muharrem Svarqa si dhe Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes FOL, z.Petrit Zogaj.

Të dy nënshkruesit e marrëveshjes thanë se kjo do t’i kontribuoj parandalimit dhe luftimit të korrupsionit dhe formave tjera të keq-menaxhimit dhe keqpërdorimit në sistemin e edukimit, si dhe do të kontribuoj në rritjen e komunikimit në mes të institucioneve të sistemit të edukimit, të rinjve dhe shoqërisë civile.