Fillon zbatimi i pilot projektit “Sundimi i Ligjit në Administratën Publike në Nivelin Komunalë të Kosovës”

Prishtinë, 16 shtator 2015. Zhvillohet punëtoria e parë në kuadër të pilot projektit Sundimi i Ligjit në Administratën Publike në Nivelin Komunalë të Kosovës, i cili projekt është i financuar nga Folke Bernadotte Academy (FBA) dhe partnerët e saj UNDP Zyra në Kosovë dhe OSBE Misioni në Kosovë. Lëvizja FOL ka marrë pjesë në këtë punëtori pasi që është përzgjedhur partnerë zbatues i realizimit të hulumtimit dhe vlerësimit në komunën e Lipjanit, Gjakovës, Istogut dhe Kamenicës.

Në kuadër të këtij pilot projekti Lëvizja FOL në bashkëpunim të ngushët me partnerin e saj UBO Consulting, si fazë të parë do të realizojë hartën formale e cila ka për qellim krijimin e të dhënave bazike mbi sistemin ligjor dhe administrativ në përgjithësi duke identifikuar ligjet përkatëse, rregulloret, rregulloret e qeverisjes lokale si dhe do të realizojë hulumtim dytësor të  detajuar si dhe do të realizojë intervista me zyrtarët të cilët punojnë në departamentet e strehimit social në institucionet publike qendrore e lokale.

Në fazën e dytë të projektit FOL do të realizojë anketimin e agjencive ku një pyetësor i veçantë do të administrohet me zyrtarë të institucioneve të lartpërmendura. Qëllimi i kësaj faze do të jetë mundësia për të krahasuar të dhënat e përshkruara në hartën formale të pikëpamjeve personale dhe qëndrimeve  nëpunësve shtetërorë rreth asaj se çfarë funksionon dhe çfarë nuk funksionin. Pyetësori do të testohen paraprakisht duke përdorur fokus grupe dhe një raport i shkurtër progresi do të përgatitet dhe dorëzohet tek partnerët e projektit. Faza e tretë përfshin anketimin e banuesve të ndërtesave sociale ku rreth 600 intervista ballë për ballë do të realizohen me të rritur (mbi moshën 18 vjeçare). Para se të fillojë mbledhja e të dhënave, pyetësori do të testohen dhe çdo çështje e vërejtura do të adresohet në versionin përfundimtar të pyetësorit. Faza e katërt përfshin përgatitjen e raportit final dhe prezantimin e të gjeturave kryesore nëpër katër komunat e përfshira në këtë projekt.