Takimi i parë i “Forumit për Qasje në Drejtësi” në komunën e Podujevës

Podujevë, 6 Gusht 2013 – Lëvizja FOL në kuadër të projektit “Afrimi i qytetarëve me institucionet e drejtësisë”, i cili financohet nga populli amerikan përmes USAID/ATRC, ka mbajtur sot takimin e parë për formimin e “Forumit për Qasjen në Drejtësi” në Komunën e Podujevës. Në këtë forum të ftuar ishin përfaqësues të Gjykatës, Policisë, përfaqësues të Odës së Avokatëve, OJQ-ve, mediave dhe qytetarët e interesuar në Komunën e Podujevës.

Kenan Tora-koordinator i projekteve në Lëvizjen FOL fillimisht paraqiti para pjesëmarrësve idenë e formimit të forumit dhe qëllimet e tij, kurse më pas Granit Thaqi – koordinator lokal i Lëvizjes FOL, paraqiti të gjeturat mbi vështirësitë e hasura për qasje në informacion mbi lëndët gjyqësore, gjatë tentimeve për të monitoruara seanca gjyqësore për lëndët e korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Ai tregoi se edhe informacionet më të thjeshta siç janë numri i lëndëve të tilla që janë në gjykim e sipër në gjykatën e Podujevës ka qenë e pamundur të sigurohen nga gjykata në fjalë dhe është dashur që të kontaktohet me Këshillin Gjyqësor të Kosovës për të siguruar këto informacione.

Minir Hoti, gjykatës informoi se në bazë të ligjit të ri lëndët për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare kanë kaluar në Departamentin për Krime të Rënda në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë , dhe të gjitha lëndët janë transferuar atje dhe nuk ka më në Podujevë, mirëpo lëndët e transferuara regjistrohen në bazën e të dhënave. Përveç kësaj ai tha se ekziston monitori për informimin e palëve të interesuara për kohën e zhvillimit të seancave gjyqësore por se nuk ishte në gjendje të konfirmojë se sa është funksional ky monitor për tu informuar. Po ashtu z. Hoti potencoi mungesën e kapaciteteve në gjykatën e Podujevës dhe numrin e madh të lëndëve gjë e cila e vështirëson shumë punën e gjykatësve.

Kurse avokati Hasan Përvetica tha se në sistemin e drejtësisë në Kosovë janë bërë vetëm eksperimente dhe rezultatet e reformave janë shumë të pakta. Po ashtu Përvetica potencoi problemin e mungesës së një prokurori rezidencial në Podujevë dhe përveç se zgjatjen në gjykimin e lëndëve edhe problemin e zgjatjes në ekzekutimin e vendimeve.

Në vazhdim të diskutimit Fadil Halimi, gazetar tregoi se gjatë punës së tij ka monitoruar seanca gjyqësore dhe ritheksoi se vështirësitë për qasje në informacion në Gjykata janë relevante dhe se shpreson që takimet e Forumit për Qasje në Drejtësi do të kenë ndikim pozitiv në këtë aspekt.

Fatmir Potera, nga Policia e Kosovës dha përkrahjen e tij për forumin dhe potencoi se mos ekzistimi i një prokurori rezidencial për Podujevën po shkakton probleme dhe vonesa të shumta për punën e Policisë së Kosovës.

Nexhat Tovërlani, gazetar nga Koha Ditore potencoi se shpeshherë kemi të bëjmë me raste kur zyrtarët e gjykatës shfaqen të pa informuar mbi kompetencat e tyre. Më tutje ai vazhdoi se për një rast të caktuar i është dashur të komunikojë Këshillin Gjyqësorë të Kosovës për të siguruar informacionin e saktë pasi që zyrtarët e gjykatës ishin shfaqur të pa informuar mbi kompetencat dhe bazën ligjore për rastin në fjalë.
Kurse Malsor Neziri, qytetar i Podujevës tregoi për një rast personal të tij, ku procesi gjyqësor për rastin në fjalë ka zgjatur 10 vite, si dhe shprehu shqetësimin e tij për ndikimin që mund të bëhet mbi gjykatësit nga palët e caktuara të interesuara.

Të gjithë pjesëmarrësit shprehën mbështetjen e tyre që puna e forumit të vazhdojë sepse besojnë që mund të ketë ndikim pozitiv në përmirësimin e punës së sistemit të drejtësisë.

Lëvizja FOL synon që takimet e këtij Forumi të jenë të rregullta në ardhmen.
Ky projekt financohet nga populli amerikan përmes USAID/ATRC.

Galeria e aktivitetit

Foto Galeria: Takimi i parë i "Forumit për Qasje në Drejtësi" në komunën e Podujevës
Foto Galeria: Takimi i parë i “Forumit për Qasje në Drejtësi” në komunën e Podujevës
Foto Galeria: Takimi i parë i "Forumit për Qasje në Drejtësi" në komunën e Podujevës
Foto Galeria: Takimi i parë i “Forumit për Qasje në Drejtësi” në komunën e Podujevës
Foto Galeria: Takimi i parë i "Forumit për Qasje në Drejtësi" në komunën e Podujevës
Foto Galeria: Takimi i parë i “Forumit për Qasje në Drejtësi” në komunën e Podujevës