Matësi i deklaratave të udhëheqësve shtetëror të Kosovës

Deklarata 1

“Gjatë 15 muajve të mandatit tonë të ardhshëm qeverisës, qeveria ime do ti përmbush të gjitha kriteret për të mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës pa viza në tërë Evropën.”
Autori: Hashim Thaçi � Kryeministër i Kosovës
Data: 10 dhjetor 2010
Burimi: http://www.pdk49.com

Vlerësimi: E PAVËRTETË
Arsyetimi: Ky premtim është dhënë gjatë fushatës elektorale të vitit 2010 nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, z. Hashim Thaçin. Mirëpo, ky premtim nuk u realizuar dhe si i tillë deklarimi i tij është i pavërtetë. Kanë kaluar më shumë se 15 muaj dhe Qeveria e Kosovës nuk i ka përmbushur kriteret që do të mundësonin lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në shtetet e Bashkimit Evropian. Vetë Komisioni Evropian në ditën e dorëzimit të udhërrëfyesit për viza ka përcaktuar për Qeverinë e Kosovës plot 101 kritere, të cilat duhet të përmbushen nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Deklarata 2

“Jam e bindur që klasa politike në Kosovë pa përjashtim ka arritur që të kuptojë që lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit do të jetë parakusht për proceset e mëtejshme integruese.”
Autori: Vlora Çitaku, ministre e Integrimeve
Data: 13 qershor 2012
Burimi: http://www.kohaditore.com/”page=1,13,103136

Vlerësimi: Kontradiktore
Arsyetimi: Çka nënkupton ky deklarim i ministres Çitaku” Që klasa politike nuk ishte e vetëdijshme para qershor të vitit 2012 për rëndësinë e luftimit të korrupsionit si një parakusht për integrim në BE”! A po nënkuptojmë me këtë deklaratë se luftimi i korrupsionit dhe i krimit të organizuar duhet të ndodhë vetëm për hatër të Bashkimit Evropian” Është një deklaratë kontradiktore dhe shqetësuese, sepse nxjerrë në pah një situatë tepër brengosëse për sa i përket rolit negativ të politikës në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Deklarata 3

“Po e them publikisht se edhe tash mund të thuhet se ka keqpërdorime për këtë nivel.”
Autori: Fehmi Mujota, ministër i Infrastrukturës
Data: 06 qershor 2012
Burimi: http://www.koha.net/”page=1,13,102504

Vlerësimi: Kontradiktore
Arsyetimi: Me gjithë keqpërdorimet e shumta në Ministrinë e Infrastrukturë, ministri Mujota bën sikur thuaj ai nuk ka asnjë përgjegjësi për aferat e tilla në ministrinë e tij. Për më tepër është vetë ministri Mujota, i cili ia ka besuar kohë më parë mikut të tij shtypjen e testeve për patentë shofer, duke mos respektuar procedurat e prokurimit dhe duke qenë në konflikt të pastër interesi.

Deklarata 4

“EULEX-i nuk është duke bërë asgjë në luftën kundër korrupsionit në nivele të lartë.”
Autori: EULEX, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit
Data: 12 qershor 2012
Burimi: http://www.eulex-kosovo.eu/al/pressreleases/0298.php

Vlerësimi: E VËRTETË
Arsyetimi: Përderisa prania e EULEX-it në Kosovës është e një rëndësie të veçantë në kuadër të marrëdhënieve BE-Kosovë, si dhe kontributi i këtij Misioni vazhdon të jetë i rëndësishëm në procesin e shtet-ndërtimit dhe sundimit të ligjit, fatkeqësisht rezultatet e EULEX-it janë të pamjaftueshme. FOL ka vendosur t”i jep përgjigje pyetjes se parashtruar nga EULEX-i, duke thënë se ky Misioni nuk është duke bërë luftën kundër korrupsion në nivelet e larta shtetërore. E vërteta është se shpërndarja dhe gjendja e korrupsionit në Kosovë nuk ka ndryshuar asgjë që nga ardhja e EULEX. Një angazhim i EULEX-it kinse për të hetuar raste e korrupsionit të nivelit të lartë si: Bankës Qendrorë, ministra, ish-ministra dhe zyrtarë të tjerë të lartë publik është parë të jetë jo-serioz dhe i pamundur për këtë misioni. Nëse shikojmë statistikat anti-korrupsion, dalin prokurorët dhe gjyqtarët kosovarë, dhe jo EULEX, ata që kanë bërë diçka kundër korrupsionit. Në fund, të gjithë ata që kanë shikuar këtë fushatë kanë vërejtur se në billborde gjithçka që po bën EULEX është karakterizuar “në vijim”.

Deklarata 5

“Ligji (për konfiskimin e pasurisë së paligjshme) do të nxirret brenda këtij gjashtëmujori dhe ai do të vlejë për të gjithë.”
Autori: Hajredin Kuçi
Data: 16 mars 2012
Burimi: http://www.koha.net/”page=1,13,91834

Vlerësimi: E PAVËRTETË
Arsyetimi: Këtë deklaratë z. Kuci e ka bërë me 16 mars 2012. Me gjithë fjalët e shumta të Ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, që ligji do të nxjerrët brenda 6 mujorit të parë të këtij viti, dhe që rekomandimet e Shoqërisë Civile do të gjejnë vend në këtë draft ligj, veprimet e tij kanë treguar pikërisht të kundërtën. Kjo për vetë faktin se ky ligj ende s”është miratuar nga Kuvendi i Kosovës dhe për më tepër rekomandimet e Shoqërisë Civile janë shpërfillur nga ana e Ministrisë së Drejtësisë si draftuese e këtij ligji.

Galeria e aktivitetit

foto (8)

g33

g30