Tre vjet punë për qytetari aktive, kundër korrupsionit

Lëvizja FOL, sot me 25 qershor, shënon përvjetorin e themelimit, një punë tre-vjeçare për qytetari aktive, kundër korrupsionit. Falënderojmë familjet tona, anëtarësinë e organizatës, partnerët, miqtë, donatorët dhe në veçanti mediet për bashkëpunimin dhe përkrahjen që kanë ofruar për organizatën. Shprehim mirënjohjen tonë tw thellë për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që kemi marr nga qytetarët e Kosovës, për të rritur transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve publike të Kosovës.

FOL-i filloi punën me një kompjuter të vetëm dhe një staf prej tre personave. Sot, organizata punëson pesëmbëdhjetë persona, dhe ka një-qind anëtar të cilët në kuadër të Kuvendit të Anëtarëve në mënyrë të drejtpërdrejt qeverisin organizatën.

Për këto vite besojmë që kemi kontribuar në përfshirjen e shoqërisë civile në procesin e shtet-ndërtimit dhe ngritjen e debatit për qeverisje të mirë si komponent qenësore e këtij procesi.

Vlerat, që janë themel i punës së Lëvizjes FOL, si: përkushtimi ndaj të mirës ne interes te publikut, Përgjegjshmëria ndaj publikut, Përkushtimi përtej ligjit, Respekti për vlerën dhe dinjitetin e individëve, Paanshmëria politike, Respekti për pluralizmin dhe diversitetin si dhe transparenca, integriteti, dhe ndershmëria, e mbajnë organizatën të përkushtuar ndaj misionit.

Ne gjejmë inkurajim në parimet që drejtojnë punën tonë, të cilat na obligojmë të jemi ndërtues të koalicioneve të interesit të përbashkët për te ndihmuar proceset sociale, ekonomike dhe politike ne vend. Të jemi të përgjegjshëm, të hapur dhe llogaridhënës në marrëdhëniet tona ndaj anëtarësisë, me mbështetësit, bashkëpunëtorët, donatorët dhe qytetarët.

Ne, punojmë dhe angazhohemi në kuadër të qëllimeve që i kemi caktuar vetës duke mos bërë kompromise për vlerat dhe orientimin e organizatës.

Arritjet tona për këto tre vite janë të shumta: qindra nxënës të shkollave të mesme kanë përfituar nga programi i debatit, i cili ofron mundësinë më të mirë për të rinjtë që të zhvillojnë potencialin e tyre të mendimit kritik, të pjesëmarrjes aktive dhe të reagimit. FOL ka qenë pioniere në hapjen e zyrave të prokurimit për mbikëqyrje dhe kontroll nga shoqëria civile, diçka që ka kontribuar drejtpërdrejt në reduktimin e mundësive për keqpërdorim. Po ashtu, kemi ofruar qytetarin me institucionet publike. Një fushate një-mujore gjatë vitit 2011 në bashkëpunim me Kryeprokurorin e Shtetit, ka hapur këtë institucion, duke ulur paragjykimet tradicionale për institucionin e akuzës. Puna jona ka inkurajuar organizata të tjera të shoqërisë civile që të vazhdojnë më tej këtë iniciativë.

Me ritëm edhe më të shtuar do të vazhdojmë më tej punën tonë, në funksion të misionit, në mbrojtën e interesit publik-si mision fisnik i çdo qytetari e shoqërie.

Galeria e aktivitetit

g18

g17

g16

g15

g14

g13

g12

g11

g10