Kërkesë për sqarime shtesë nga OSHP rreth tenderit Furnizim me Automjete të Policisë së Kosovës
Prishtinë, 26 gusht 2014. Lëvizja FOL, sot i ka dërguar letër Organit Shqyrtues të Prokurimit – OSHP me anë të së cilës ka kërkuar sqarime shtesë rreth dy vendimeve të OSHP-së në lidhje me tenderin “Furnizim me Automjete” të Policisë së Kosovës.
Në vendimin e parë Paneli Shqyrtues i OSHP-së me datën 30 korrik 2014 aprovon pjesërisht si të bazuar ankesat e tre operatorëve ekonomik dhe lënda duhet të kthehet në ri-tenderim. Ndërsa Kryetari i OSHP-së me datën 08 gusht 2014, merr vendim tjetër ku shpallë këtë vendimin e Panelit Shqyrtues të OSHP-së si pa efekt juridik duke potencuar se Paneli Shqyrtues ka marrë vendim nën masën e ndikimit në kundërshtim Ligjin e Prokurimit.
Në këtë kontekst Lëvizja FOL, ka kërkuar nga ana e OSHP-së sqarime shtesë rreth konkluzionit të kryetarit të OSHP-së se vendimi i parë i Panelit Shqyrtues është marrë nën masën e ndikimit, atëherë:
1. Bazuar sidomos në nenin 130 të LPP-së specifikisht nën çfarë ndikimi kanë rënë anëtarët e Panelit Shqyrtues.
2. Nëse Kryetari i OSHP-së ka konkluduar se ky vendim është marrë nën ndikim atëherë çfarë masash janë marrë nga ana e OSHP-së për anëtarët e këtij Paneli Shqyrtues.
3. A është njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme rreth kësaj situate dhe a ka dhe çfarë janë rezultatet e MPB-së rreth kësaj çështje në përputhje me nenin 130 pika 3 të Ligjit të Prokurimit.
Letrën dërguar OSHP-së mund ta gjeni të bashkangjitur në këtë link