Ajnishahe Shala “Halimi fiton Çmimin për Guxim Qytetar për vitin 2010

Prishtinë, 23 Dhjetor 2010: Në një ndej të organizuar për fundvit, Lëvizja FOL ndau për herën e dytë Çmimin për Guxim Qytetar.

Në vitin 2009 për herë të parë ky çmim u nda për z. Rufki Suma, kandidat i pavarur që fitoi zgjedhjet për kryetar të Komunës së Hani të Elezit përderisa për vitin 2010 Çmimin për Guxim Qytetar e fitoi znj. Ajnishahe Shala- Halimi.
Znj. Halimi është aktiviste e shoqërisë civile, e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të grave dhe fëmijëve me theks të posaçme në përmirësimin e pozitës se femrës në shoqëri. Ajo, ishte koordinatore e Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Skenderaj kurse në vitin 2004, ka themeluar dhe e udhëheq aktualisht Qendrën e Gruas “Prehja” në Skenderaj.

Lëvizja FOL duke ndarë çmimin për Guxim Qytetar njeh dhe mbështet kontributin e çmuar dhe të guximshëm të individëve në kultivimin dhe zhvillimin e demokracisë dhe kulturës politike në Republikën e Kosovës. Aktiviteti të tilla sikurse ka zhvilluar znj. Halimi-Shala kanë dëshmuar guxim për të sfiduar procese dhe çështje të rëndësishme të komunitetit ku ajo jeton.
Hajrullah Ceku, Kryesues i Bordit Këshillëdhënës të Lëvizjes FOL duke dorëzuar çmimin, deklaroi se “Është nder për mua që për herë të dytë e ndaj këtë çmim e aq më shumë se këtë vit këtë çmim e fiton një femër. Znj. Shala-Halimi a ka dëshmuar sukses në iniciativën e saj dhe ne duhet ta çmojmë këtë guxim”.

Me rastin e pranimit të çmimit znj. Shala – Halimi deklaroi se e pranoj këtë çmim më shumë kënaqësi dhe njëkohësisht edhe më shumë përgjegjësi. “Unë jam vetëm një nga shumë gra që mundohen punojnë për të mirën e këtij vend andaj ndihem e privilegjuar që unë jam zgjedhur për të marrë këtë çmim”, tha ajo.
Pas ndarjes së çmimit pjesëmarrësit u shërbyen me një koktej rasti.

Njëherësh ky ishte aktiviteti i përmbyllës i Lëvizjes FOL për vitin 2010.